Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 142
  1. #1

    Smile Zhgarravinat e mia

    PORNOELEGJI

    Oj mike e ke ndier ndonjėher kėnaqsinė mishtore?
    Eja, mjaltė dėshire bashkė tė prodhojmė
    lermė tė rend ndėr tė butat e tua kodrinore
    ndėr figura kapitėse bashkė tė fluturojmė.
    Eja tė ndjellim djersėn mes rėnkimesh e spazmash
    tė dridhemi pėr tė ngrirė mė pas mes nxehtėsisė
    tė recitojme bashkė vjersha orgazmash
    tė ngjirim instiktin tonė tė kafshėrisė.
    Eja tė zhubrosim ca ēarēafėt
    dhomės aromėn t'i ndryshojmė
    tė derdhim plot djersė tė athėt
    hartat tė njohim,tė nxehtat tė bashkojmė.
    Eja tė ngatėrrojmė ca kėmbėt
    bota dot mos ndajė ku fillon njėri
    e tjetri mbaron
    me gjuhė(a ē'tė duash)tė t'gudulis ca bajamet
    tė na shohė i verbri e ndiejė ai qė s'dėgjon.
    Mbi njėri-tjetrin eja tė vallzojmė
    te kok' e krevatit tė shėmbim suvanė
    kuaj tė egėr kozakēe tė kalėrojmė
    me vete tė marrim diēka andej matanė.
    Eja!
    Sot s'ndiej lodhje nė mes
    sytė tė mė veshėsh me avuj ofshamash
    gropėzėn nėn gushė tė t'ta shoh ca me djersė
    nė agim prap te dalim pėr gjueti orgazmash...




    p.s.
    Nuk mu ndejt pa e nxjerre kete nga sendyqi i harreses

    © SOKOL NIKA
    Athine
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-05-2002 mė 14:28
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Pornoelegji???-Po kur shkruan bukur ti!!
    Ke te tjera si kete ne sendyqin tend? Nxirri dhe ajrosi pak, s'dalin kurre nga moda...Sokol, me pelqeu shume, sinqerisht e kam...Eshte me e bukur se "Leter Shpirtit".

  3. #3

    Lotė

    Nė Botė?
    Derdhen lotė!
    Lotė frike,hidhėrimi
    marazi,dėshtimi
    pendese,trishtimi
    melankolie,vetmie
    lotė koti
    lotė loti.
    Lotė shprese
    lotė gėzimi
    lotė ēlrimi
    lotė bashkimi
    lotė orgazme
    lotė spazme
    lotė...lotė,
    plot lotė,
    lotė tė plotė.
    Tė lotofsha lotin mu nė lot!
    E ne ēapitemi tė njėjtės rrugė
    tė panjohur
    me legenin e shpirtit mbi kokė
    plot lotė
    E sa here shkelim nje gropėz
    tė hidhur,
    a ngjisim njė kodrėz gėzimi,
    tronditemi
    e derdhim legenin prej sysh
    pa ēare kokėn se kė lagim.
    E mblodha lėngun ngjyra-ngjyra,
    tė legenit.
    Emrin Jetė i vura!
    E pagėzova, e urova
    i ngrita dollinė.
    Me fund e ktheva legenin e Jetės,
    per Jetėn.
    Tė jetofsha Jetėn mu ne Jetė!!!





    © Sokol Nika

    Michigan
    22/2/2002
    02 : 31 AM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 04-05-2002 mė 15:27
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4

    Pylli i fshatit tim

    Jam njė degė nė lisin e mbiemrit tim
    njė vit e kam jetėn si gjith tė tjerėt
    buis,gjelbėroj,skuqem,verdhoj
    prėditė furishėm ndeshem me erėn.

    E pėrzura unė qukapikun thumbues
    bashkė me harabelin e shėmtuar,
    tė thjeshtė
    ndolla sa munda gardalina,bilbila
    u marrosa pas pishės qė gjelbėron
    dhe nė Vjeshtė.

    Shpejt Dimri erdh me shpurėn e tij
    nė degėn time qėndrojn veē laraska
    kėngėtarėt shumėngjyrėsh u larguan tė heshtur
    nė shenjė kujtimi mė lanė disa glasa.

    Harabeli,qukapiku paskėshin qėn tė dhembshur
    prap' erdhėn t'mė bėjnė shoqėri
    cicėrim' e harabelit paska qėn kaq e ėmbėl
    ēukitje qukapikut paskėsh qėn guduli.

    Mė ndihmuan tė qesh Dimrit tė ashpėr
    mė rrėfenin ē'ish bėr me lėndet e mi
    shumė qen' ngrėnė nga derra tė egėr
    disa qen' shpėtuar,
    i pat Toka nė gji.

    Pishėn e pėrkulur prej Dimrit vėshtroj
    tani krenar
    buzėqeshur lėshoj veten ngadalė nė abis
    sėrish do t'marr jet ndėr lėndet shpėrndarė
    Jam Lis ... Jam Lis!!!




    © Sokol Nika

    Michigan
    24/2/2002
    17 : 30
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-05-2002 mė 05:41
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5

    Je Femėr

    -Kėshtu vishesh gjithmonė,
    apo mė prisje mua?
    I pėrplas atakėn
    qė s'mbaj mėnd ku kam dėgjuar.
    -Jo!Nė shtėpi rri lakuriq!
    -Mė falni,po...
    ē'kėrkoni nga mua?
    -Tė shkallmoj turinjtė,
    ndėr tė butat e tua!
    Sinqerisht?
    Prisja nje dackė...
    Ēuditėrisht!
    Pėrfunduam nė hotel atė natė.
    Pas seksit ndez Marlboron si zakonisht,
    ajo shtrirė pėrbri,nė shpinė
    e brishtė.
    Realizoj...
    Sikur ti qeshė afruar njė orė mė parė
    a pesė minuta mė pas.
    s'ka rėndėsi.
    Jam tepėr i bindur
    do e haja atė dackė.
    Hidhėroem me sfondet qė vendosin
    pėr jetėn time.
    Marr e shtrydh nė radhė
    mendime...mendime,
    mes vogėlsis' sime
    mundohem t'u vė emėr.
    Mė kot...mė kot mundohem.
    Je femėr,je femėr...


    © Sokol Nika
    Athinė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 08-05-2002 mė 02:09
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    re:

    Realizoj
    sikur ti qeshė afruar njė orė mė parė,
    a pesė minuta mė pas,
    s'ka rėndėsi
    jam tepėr i bindur
    do e haja atė dackė.


    kjo e mesipermja eshte dituri e rrezikshme.

  7. #7

    Foleja e milingonave

    U lodha nga aktorėt Hollivudjanė qė shpėtojn gjithmonė,
    planetin.
    U lodhe me artistėt qė kėndojn' me brekė
    nė skenė.
    U lodh prej shpirtzbathurve qė ngatėrrojn shpėtimin
    me profetin.
    U lodhėm me ujkun e keq qė ngrėnka gjithmon
    dhen.

    Herkuli vdiq!Vaj o milet!
    U kėput sė bėri pa e ndjerė njeri.
    Heronj nuk ka mė,
    u korruptuan
    tė fundmin ua morėn
    e bėn Perėndi.

    Verbojn,
    pėrfundimet e gatshme ndėr rreklama.
    Qėrrojn,
    qelqe e metale luksoze gjith shkėlqim.
    Ngarkuar prezervativė,taka e tanga,
    mes Sokratėsh tė kėnaqur rrėmojnė lumturinė.

    Robėr,qė kėrkojn shpėtim mes paradoksesh lirie.
    Tė bardhė a tė zinj qofshin,
    tullecėr a mjekrroshė.
    Kor blegėrimash nė vathė si tufė bagėtie.
    U endkan tė lirė brenda nė kavanoz!

    Mes pėrrallash mendjembyllurit pėrtace tė nxinė.
    Nuk dinin ndryshe tė bindnin fėmijėt e vegjėlth.
    Mjegullėn plakė gris e jotja ulėrimė.
    Falna o ujk...falna,
    se jemi njerėz...

    E u lodhėt me mua qė ngjall fantazma pėr t'i vrarė
    mė vonė.
    U lodhėn me ne,
    qė s'dimė asgjė e vetėm keqkuptojmė,
    koklavisim ngatėrrojmė
    e vėmė duart nė kokė pėr tė nxjerrė prapė mė pas
    ca heronj...



    © Sokol Nika
    Athinė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 07-05-2002 mė 23:38
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8

    Milingona

    Un jam perėndi,- tha milingona.Kėputi njė degė kashte e me tė goditi kokrrizėn e rėrės.
    Njė pikė ujė doli shatėrvanēe prej andej.
    Nga nje kokrrizė rėrė, dhe nė kopshtin tėnd.
    Kopshtit tė njė njeriu te vogėl si ti.
    Ti,banor i padukshėm nė kėtė planet.
    Kėtij planeti tė padukshem nė kėtė galaktikė.
    Kėsaj galaktike kokrrizė dheu nė kopshtin e dikujt tjetėr.
    Dikujt tjetėr,mbase tė ngjashėm me ty...



    © Sokol Nika
    Michigan 2002-3-10
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  9. #9
    ~* rrapatushja *~ Maska e Pretty Devil
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Londer, Angli
    Postime
    61

    Thumbs up oooo Sokol

    je i mrekullushem...........ate Je femer e ke shkri krejt nji here .... e kam te printuar ne shpi dhe e lexoj shpesh.... bravoooo

    suksese ne jete e kudo

    pretty :a :b :a
    [size=0.5]You may shoot me with your words,
    You may cut me with your eyes,
    You may kill me with your hatefulness,
    But still, like air, I`ll rise.

    Leaving behind nights of terror and fear --- I rise
    Into a daybreak that`s wondrously clear --- I rise
    Bringing the gifts that my ancestors gave,
    I am the dream and the hope of the slave.[/size]

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lotė

    e bukur!

    komplimenta Koli,eshte kenaqesi te lexosh nder vargjet e tua!

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •