Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Sllavisha Petkoviç: Baton Haxhiu bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb

    Sllavisha Petkoviç: Baton Haxhiu qe nga viti 90 eshte bashkepuntor i sherbimit sekret serb

    23.03.06 - Lajme.

    Sipas nje lajmi te botuar ne kosovapress, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, i ka quajtur të enjten akuzat e gazetës Ekspress kundër tij si shpifje, ndërsa ka akuzuar drejtuesin e saj e Baton Haxhiun se përmes gazetës po tenton ta kthejë kohën e Millosheviçit. Betohem që një gjë të tillë nuk do të mund të ndodhë, dhe e informoj publikisht Baton Haxhiun se Millosheviqi dhe koha e tij kanë vdekur, tha ai.Keni dëgjuar kush jam unë, ndërsa tani po ju tregoi kush është Baton Haxhiu. Ai që nga vitet e 90 është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb. Nuk është Sllavisha Petkoviç ai i cili është ulur me njeriun e parë të sigurimit shtetëror serb, Jovica Staniçiç në Brezovicë, ishin disa nga akuzat që ai bëri ndaj Baton Haxhiut, drejtor i gazetës Express, ndërsa për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ai ka kërkuar duel televiziv me Haxhiun.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ministri Petkoviq ngrin përkohësisht funksionin e tij dhe akuzon gazetarin Baton Haxhiu



    Prishtinë, 24 mars - I pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, Ministri për Kthim, Sllavisha Petkoviq ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë. Ai po ashtu ka demantuar edhe disa shkrime në të përditshmen Express dhe ka paralajmëruar se do të ngritë padi kundër kësaj gazete dhe për ish shefin e kabinetit në këtë ministri Radomir Dimiq, i cili ka thënë se një nga bashkëpunëtorët e ministrit është vrasës dhe ka plaçkitur nëpër Kosovë. Ai tha se do ta padisë edhe gazetarin që e ka shkruar këtë shkrim dhe drejtorin ekzekutiv të kësaj gazete Baton Haxhiu.

    Sipas tij marrëveshja ka qenë që pasi lista serbe nuk është duke marrë pjesë në Kuvend e Qeveri, atëherë postet e zëvendësministrit në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Pushtetit Lokal dhe postin e Ministrit të Bujqësisë, t'i takojnë partisë së tij - Partisë Demokratike serbe të Kosovës.

    Petkoviq ka thënë se ngrirja e postit të ministrit nënkupton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, por do t[i kryej të gjitha aktivitetet brenda Ministrisë.

    Sa i përket Dejan Jankoviqit, ish komandant i një stacioni të policisë, i emëruar në postin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Petkoviq tha se ai nuk vjenë nga partia e tij dhe sipas tij është një njeri që shumë shpejt ka marrë gradë të lartë të policisë.

    Lidhur me vendimin e fundit të Ministrit Petkoviq për ngrirjen e postit, Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri e quajti si presion mbi institucionet e Kosovës dhe u shpreh se kjo çështje do të tejkalohet me kthimin e Kryeministrit Çeku në Kosovë.





    Petkoviq ka thënë për vete se po përpiqet të krijojë një shoqëri normale, shoqëri multietnike të cilën, sipas tij, po përpiqet ta rrënojë Baton Haxhiu.

    "E kush është Baton Haxhiu?", ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: "Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën "Koha Ditore", por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla", ka pyetur ministri.

    "Ndoshta dëshiron që në mënyrë eksprese ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot", ka shtuar Petkoviq. Për të forcuar këtë që po thoshte, ai ka shtruar edhe disa pyetje tjera. Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë? "Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombarditneve. "Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ku lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet", ka pohuar Petkoviq duke shtuar se përveç këtyre që tha, ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme. Ai madje është shprehur i gatshëm të ballafaqohet publikisht me vetë z. Haxhiun.

    "Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë", ka shtuar Petkoviq, duke përmbyllur, siç tha, "kapitullin Haxhiu" dhe duke iu kthyer problemeve politike, përkatësisht problemeve të tij me Qeverinë e Kosovës

    Fund.



    Ky Baton Haxhiu eshte Drejtori i gazetes 'KosovaPress'
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 24-03-2006 më 20:05
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Sllavisha Petkoviç: Baton Haxhiu qe nga viti 90 eshte bashkepuntor i sherbimit sekret serb

    Ai që nga vitet e 90 është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb. Nuk është Sllavisha Petkoviç ai i cili është ulur me njeriun e parë të sigurimit shtetëror serb, Jovica Staniçiç në Brezovicë, ishin disa nga akuzat që ai bëri ndaj Baton Haxhiut, drejtor i gazetës Express, ndërsa për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ai ka kërkuar duel televiziv me Haxhiun.
    Pasi Petkovic ka kerku duel televiziv, RTKja si televizion shtetror e ka per obligim t'i ftoje edhe Baton Haxhiun edhe Sllavisha Petkoviçin ne nje debat.
    Baton Haxhiu eshte njeri kombetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ideus : 24-03-2006 më 20:06

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Pasi Petkovic ka kerku duel televiziv, RTKja si televizion shtetror e ka per obligim t'i ftoje edhe Baton Haxhiun edhe Sllavisha Petkoviçin ne nje debat.
    Baton Haxhiu eshte njeri kombetar.

    Kombëtar po ,por i cilit komb ësht fjala .

    Se Batoni në hagë ( gjat gjykimit të milloshit ) tha se kishte punuar me stanishën e milloshit për kombin sërb ( njetë sikur të gjithë rugaçët e LPK-së ) .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Pasi Petkovic ka kerku duel televiziv, RTKja si televizion shtetror e ka per obligim t'i ftoje edhe Baton Haxhiun edhe Sllavisha Petkoviçin ne nje debat.
    Baton Haxhiu eshte njeri kombetar.
    Baton Haxhiu, Veton Surroi me shoke jane zogj Shkine...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    ...Iliri... Maska e IiLlIiRrIi
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Vendndodhja
    massachusetts, usa (dikur Fushë Kosova dhe Bregu I Diellit)
    Postime
    32
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Baton Haxhiu, Veton Surroi me shoke jane zogj Shkine...
    E per fat te keq shum shqiptar te kosoves nuk i din kto sene e jau jepin voten ores se serbis.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nuk ësht aspak e vërtetë se shqiptarët e Kosovës i dhan votën partisë ORA.Partia ora mori disa vende në parlamentin e Kosovës pikërisht se kështu votoi për ta e deshën disa bajraktar të Europës e të Komunitetit Ndërkombëta.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    kujna po ja q...i nanen e po mi fshin mesazhet
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Patrioti
    kujna po ja q...i nanen e po mi fshin mesazhet
    A ke shkru naj here a?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Arb
    A ke shkru naj here a?
    shihemi n´gjykate

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Petkoviç: Baton Haxhiu bashkëpuntor i shërbimit sekret serb
    Nga Iliriani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 06-09-2007, 13:38
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:17
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •