Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    RTK - Shqiptare apo kineze - serbo sllave

    Nga Sabri SELMANI,
    Kiel - (GJERMANI)

    Radiotelevizioni i Kosovės, si medium i gjithėmbarshėm shqiptar, duhet nė realitet tė jetė medium ku pėrmes tė cilit gjeneratat si tė vjetra ashtu edhe ato tė reja, tė furnizohen me ide tė reja kulturore dhe kombėtare. Por duke mos e anashkaluar edhe misionin e saj tė informimit dhe argėtimit. Ēka po ndodhe nė tė vėrtet nė ketė shtėpi informative?

    Nė krye tė saj punon jo vetėm njė staf vendor por edhe ai ndėrkombėtar i cili menaxhon kėtė shtėpi informative si ėshtė mė sė keqi. Shumė emisione bėhen duke mos i kuptuar as titujtė, sepse pėrdoret njė gjuhe qė pėrveē termeve, serbo-sllave pėrfshinė nė vete edhe barbarizma tjera tė gjuhėve tė ndryshme tė huaja, si psh : Amejzing, be njeri, rtk-sound, top.rtk, info, aveny etj.

    Mendoj se kjo bėhet me qėllim tė caktuar vetėm e vetėm tė lihet pėrshtypja si nė gjeneratat e reja, ashtu edhe ne opinionin e gjėrė evropian e botėror se nė Kosovė ( Dardaninė antike ) tė Ilirisė shqiptare, jeton njė komb qe nuk ėshtė shqiptar, por se nė ketė tokė jeton njė popull i ashtuquajtur kosovar e qė nuk ėshtė shqiptar.

    Pra vėnia nė media tė Kosovės, e sidomos nė RTK-nė e Kosovės njė gjuhe e cila nuk ka ekzistuar asnjėherė me parė, ėshtė dukuri mė tepėr se tragjike. Pra bordi i RTK-sė, me pa tė drejt e quajnė veten 100%, i Kosovės, pėr arsye se emisionet e paraqitura me gjuhė dhe terme tė serbofilisė e tė grekofilisė , nuk ėshtė e as nuk mund te jete 100% i Kosovės.

    Gjuha e pėrdorur ka aq barbarizma tė tmerrshme sa shpeshherė edhe njohėsi i mirė i gjuhėve sllave ka vėshtirėsi t’i kuptoi. A thua ēfarė gjuhe na qenka kjo? Serbe e pastėr nuk ėshtė, greke jo se jo, atėherė ēfarė pra? Nėse dėgjohet me vėmendje do te lihet pėrshtypja se ka diēka tė bėjė me njė gjuhė tė pėrzier ruso-kineze.

    Pra RTK-ja qė i thotė vetes se ėshtė 100% e Kosovės, ėshtė e pabazė, pėr arsye se ajo nuk flet gjuhėn e shqiptarėve te Kosovės por flet kinezisht, rusisht , turqisht, e shumė gjuhė tė tjera pėrveē asaj shqipe. Pra ēfarė ėshtė RTK-ja e Kosovės? Ėshtė shtėpi informimi qe i bėn shqiptarėt e Kosovės dhe ata qė pėrkohėsisht jetojnė jashtė trojeve etnike, tė ēmenden me emisione qe nuk flasin shqip e sė tepėrmi tė pėrsėritura.

    Unė personalisht shprehu indinjatė tė theksuar lidhur me pėrdorimin e kėsaj gjuhe amorfe e qė nuk ėshtė pėrdorur asnjėherė me parė. Si po vėrehet dal nga dal plani i Rankoviqit dhe nė kėto 20 vitet e fundit tė Dobrica -Qosiqit po realizohen me tė shpejt kėto gjashtė vitet e fundit.

    Pra, fatkeqėsisht me ndihmėn edhe te disa shqipfolėsve tė tipit Zatriq ( company ) kompani dhe vasalėve tė dėgjueshėm tė tjerė, tė cilėt pėr njė pagė mujore shesin jo vetėm prapanicėn ( bythėn ) e vet por, vejnė nė pikėpyetje edhe vlerat: kulturore, arsimore, shkencore, thėne shkurt vejnė nė pikėpyetje vlerat e identitetit kombėtar.

    Unė nga kėndi im i vėshtrimit apeloi te Zatriqat dhe kompania e tij qė sa mė parė tė largohen nga kjo lojė e ndytė qė ėshtė shumė shkatėrruese pėr shqiptaret kudo qe janė e sidomos atyre tė Kosovės dhe rreth saj.

    Zatriqat dhe kompania e tij nė ketė mėnyrė, tė lejimit dhe tė skicimit tė njė gjuhe tė tillė tė zhanrit kinse "kosovar" bėn nė mėnyrė automatike asimilimin e shqiptarėve nė truallin e vet etnik shqiptar, pikėrisht nė ketė mėnyrė hedhė ujė ne mullirin serbo-sllave, dhe ruso-kinez. Aspiratat e kamotshme e tė cilėve ka qenė qė nė Dardaninė ilire te mos flitet gjuha e kamotshme shqiptare.

    Pra, nė ketė mėnyrė RTK-ja kineze-serbosllave, ruso-musoline tė tipit stalinist vepron lirshėm nė truallin shqiptar pa u penguar nga askush, e as nga elita e politi ( kuajve ) kanteve tė Kosovės , tė cilėt kanė bėrė nė parlamentin e Kosovės dhe sjellin disa vendime qesharake, kinse te dobishme pėr popullin e Kosovės , por nuk sjellin vendime e rekomandime pėr mbrojtjen dhe pėrdorimin e gjuhės shqipe edhe nė shtėpitė informative.

    Duhet ta kenė tė qartė kėta Zatriq ( dhe “cimpany” ) dhe kompania e tij se nuk janė tė pėrjetshėm, dhe njė ditė do tė vdesin ( ngordhin ) dhe dikush duhet te ua bėjė shushurimėn ( lutjen ) apo thėnė qartė – “tallkinin” para varreve te tyre. Shtrohet pyetja: nė ēfarė gjuhe do ta bėj hoxha atėherė, lutjen pėr kėta dėshmor tė kombit "kosovar" serbo-sllav ?

    Me siguri hoxha do ta bėjė lutjen nė gjuhėn e RTK-sė - kineze. Por, ketė gjuhė: zoti nuk e pranon, xhemati nuk e kupton, hoxha si duhet nuk e shushurin, natyra nuk e miraton, ēka mbetet ? Mbetet qė Zatriqat dhe kompania e tij Shkelzeno-sllave pėr se vdekuri t’i luten zotit ( nėse kanė mundėsi tė ngjallen ) qė t’i kthej nė jetė se pastaj mė kurrė nuk do te flasin gjuhėn e mėparshme, dhe se do tė luten e tė falen pėr mėkatet e bėra.

    A do te jete vone? Pėr ta kurrė, se vampirėt gėnjejnė dhe janė real vetėm deri sa tė krijojnė mundėsinė tė thithin gjak nga ku popull qė Zatriqat me kompani i asimilojnė pamėshirshėm ēdo dite.

    Them, Zoti - qoftė me ta - por Zoti dhe populli shqiptar asnjėherė nuk ėshtė dhe nuk ka qenė me ata qė kanė mbjell kunguj me dreqen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Shkrim i qelluem.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kritikat duhet te jene konstruktive dhe pa sharje e ofendime paushalle. Poashtu, autorit te shkrimit i duhet pak optimizem e te largohet pak nga pesimizmi ekstrem sepse nuk i ben mire.

    Miqesisht

    Tung dhe gjithe te mirat
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Skandaloze!

    RTK-ja eshte i vetmi medium qe ja vlen te shikosh ne Kosove, sepse tjerat jane TV Katunde, tere diten me seriale spanjolle dhe me kenge shund e kyc.

    Te mesohemi njehere e pergjithmone, te vlersojme ate qe duhet dhe te urrejte ate qe s'duhet, por ne jemi krejt m'brapsht.

    Sa te lig qe jemi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pėr Davius,

    Po serili kafeneja joė,nuk ėshtė marr kryekėput nga seriali i dikurshėm serbijan i Beogradit: nasha kafana,po seriali i cili gėnjen shqiptarėt se ėshtė prodhim vendor- familja moderne- a nuk ėshtė marr kryekėput nga seriali serbijanorodica u kuqi,etj.Unė pyes:a nuk janė kėto elemente tipike serbo-sllave,apo keni dėshirė ti mshefni realitetet.Ata tė cilėt mshefin realitetet,ata janė tė lig i nderuar.Sido qė tė jetė tė gjithė adhuruesve tė RTK-sė,iu dėshiroi argėtim tė kėndshėm me seriale "vendore"serbijane.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ato nuk jane seriale vendore serbijane, por jane seriale te punuara nga aktore shqiptare te medhenj si: Dibran Tahiri, Leze Qena, Adem Mikullovci, e tjere e tjere... qe jane me te rinj ne moshe...

    Me ngadal zotrote me vleresimet, sepse liria e fjales se lire ka nje kufi, dhe nese me ate cenohet integriteti i tjetrit edhe denohet me ligj, okey.

    Nje pyetje, ky Sabri Selmani, a je ty personalisht, apo?

    Kaq per sonte, por kam edhe shume gjera per te thene, por s'me premton koha...

    Flasim...
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pėr Davius,

    Ate qė ti thua mė lartė i nderuar thėnė sinqerisht nuk e kan vlerėn pėr t`ia mbushur mendjen as njė fėmiu tė klasit tė parė.Ta them tė vėrtetėn ti nuk paske njohuri as tė njė analfabeti tė Afrikės sė jugut.E di ti zotri ligjin mirė apo llomotit palidhje kėtu.Me pyetjen se:a je ti Sabri Selmani personalisht apo?unė tė pyes ty se :ēdo tė thuash me kėte?pse flet e pyet kėshtu si njė i marr e bandit,mos tė kan trimėruar serialet serbe?,nuk ėshtė kėtu fjala pėr Dibranin e Miranin se ata i njoh edhe personalisht,por pėr politikėn e punės sė pėrgjithėshme tė RTK,sė.
    Urdhėro zotrrote kur tė kesh kohė mund tė shkruash, e se a jam unė Sabri Selmani,mund edhe tė takohemi pse jo,nėse ke dėshir t`ia njohim njeri tjetrit suratin.Edhe diqka:

    Stafi i RTK-sė,bėnė edhe njė punė edhe mė tė ndyer se sa ate qė kam shkruar.Ajo pėrmes kėtij mediumi bėnė asimilimin e shqiptarėve nė tokėn e Kosovės pikėrisht me gjuhėn ēė shqiptarėve qėllimisht u servohet nge stafi vendor dhe aj ndėrkombėtar.Ajo jo vetėm qė asimilon pamėshirshėm por edhe tradhėton kur u thot shqiptarėve se RTK,ja-ėshtė 100% shqiptare.Ate ēė ėshtė duke bėrė RTK-ja pėrmes punės sė saj me shqiptarėt nė pėrgjithėsi e ka bėrė policia dhe ushtria e Millosheviēit me armė.
    Tani thuaj edhe ti diēka,llomotit..llomotit e kėrcno,sa tė mundesh.Me kėto unė jamė mėsuar ka 15 vite pa ndėrprerė,e ndoshta"ti do tė dalėsh tė ma mbyllėsh gojėn" more Deivius kalamaja.
    Ndoshta tė kam nėmqmuar se edhe Al-kaponön e kan quajtur kalama e i vocköl por,pör basö duhe tö kem kujdes unö nga kalamajt si Al-kapone.

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Une s'jam kalama, por si duket ti nga pamundesia t'i pergjigjesh pyetjeve te mia, fillove me ofendime, qe une nuk t'i kthej, sepse nuk jam nje njeri qe ofendoj dikend nese humb debatin.

    Jam mesuar te debatoj si i ka hije nje njeriu te emancipuar. Une nuk ofendoj njeri pa piken e arsyes, sic e ben ty ne kete rast. Po te keshe te drejte une te heq edhe kapelen, por ne keto qe thuash me larte, shifet qarte se flet marrezira, dhe se ke nje xhelozi per RTK-ne dhe punet e saj te mire qe ben per Kosoven.

    Mos je valle sherbimi sekret i RTV21 apo KTV, ku i dihet?
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Pėr Davius,

    Po serili kafeneja joė,nuk ėshtė marr kryekėput nga seriali i dikurshėm serbijan i Beogradit: nasha kafana,po seriali i cili gėnjen shqiptarėt se ėshtė prodhim vendor- familja moderne- a nuk ėshtė marr kryekėput nga seriali serbijanorodica u kuqi,etj.Unė pyes:a nuk janė kėto elemente tipike serbo-sllave,apo keni dėshirė ti mshefni realitetet.Ata tė cilėt mshefin realitetet,ata janė tė lig i nderuar.Sido qė tė jetė tė gjithė adhuruesve tė RTK-sė,iu dėshiroi argėtim tė kėndshėm me seriale "vendore"serbijane.


    Sabri
    Kjo puna e RTK-es kishte me qene me vend sikur ky kanal te ruhej
    vetem e vetem si nje nder kanalet qe ndalesh per momentin edhe
    ushqehesh me ide per nje skenar humori.
    Femijet nen moshen 18 vjet udheheqin programin,dizajnojne lajmin,
    kefcejne,qmenden,bertasin...me nje fjale RTK-ja eshte qerdhe femish,njifar `krash`-i si e quejne.

    Derisa te luante vetem rolin e qerdhes,prap nuk do te me ngritej edhe aq tensioni,
    mirepo,siq thot Sabriu kur veshtron se nje televizion publik e ka Kosova,dhe po ai
    shkon dhe vetem i perkthen programet ,muziken dhe serialet e shkijenis?!


    Oi

    Ti Davius sigurisht je djal i ri,e nuk di ma shume se nuk ke pas shansin ,ndoshta,te kalosh neper kanale te tjera neper bote dhe cfardo qe te servon rtk-ja ,ti i rreh shuplakat...me vie keq nqs eshte keshtu,mirepo ti thuash te keqes `mashallah`eshte turp.Besom.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pasi jeni kunder RTK-es, pse nuk ndermerni ndonje masė me radikale per t'i permiresuar gjerat, dhe t'ja shpalosni popullit kosovar, platformen tuaj 'patriotike' dhe te hedhni poshte aktivitet pro-sllave ose pro-kineze te RTK-es.

    Une mendoj se gjerat ketu jane te interesave te ngushta profitabile, dikujt nuk i konvenon qe RTK-ja te mbane statusin e Televizionit Publik te Kosoves, dhe te merr para nga populli, dhe aq!

    Sa per ato femijet qe dizajnojne lajmin dhe udheheqin programin, ato jane te afte te bejne nje gje te tille, edhe pse nuk i pelqen dikujt.

    Thoni shkurt dhe truē, pse nje RTK te financohet nga populli dhe nje medium tjeter te mos financohet, dhe kjo na pengon!

    Ja kush eshte RTK-ja:

    Transmetues publik

    RTK ėshtė transmetues publik i Kosovės. Pėrbėhet nga shėrbimi televiziv, transmetimi nė rrjetin transmetues tokėsor dhe atė satelitor digjital, si dhe nga dy radio stacione, "Radio Kosova" dhe "Radio Blue Sky". RTK-ja ėshtė editorialisht e pavarur. Nuk bėn komentime tė veta editoriale dhe ėshtė e paanshme dhe pa paragjykime. Ajo i pėrkushtohet informimit tė drejtė, tė balancuar dhe tė saktė dhe u shėrben tė gjitha komuniteteve nė Kosovė. RTK-ja funksionon sipas Rregullorės sė UNMIK-ut 2001/13 si njė organizatė vetė-menaxhuese e udhėhequr nga Drejtori Gjeneral i cili i pėrgjigjet njė Bordi jopolitik tė Drejtorėve.

    Audienca

    Sipas hulumtimeve tė fundit, Televizioni i Kosovės vazhdon tė prijė nė treg dhe preferohet nga 92.1% e shikuesve nė mbarė vendin. Pėr nga shpejtėsia e informimit RTK pėrkrahet me 80.2%. Pėr objektivitet , Televizioni i Kosovės kryeson me 73.0%. Ndėr radio stacionet, besueshmėrinė mė tė lartė tek audienca e ka Radio Kosova, me 22.3%. Pėr nga dėgjueshmėria radio Kosova ėshtė nė vendin e dytė me 17.5 %.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •