Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Injoranca është fuqi!

    Blerim Latifi

    Problemet me të cilat sot ndeshen shoqëritë bashkëkohore janë aq komplekse, saqë ky fakt, në rrafshin e qeverisjes, ka determinuar një lloj kombinacioni në mes parimeve kushtetuese të demokracisë dhe nevojës se pashmangshme për ekspertizë në trajtimin e problemeve. Këtë kombinim, sociologu francez Diverzhe e quan “teknodemokraci”. Demokracitë e sotme në esencën e tyre janë të tilla, pra teknodemokraci. Ato bashkojnë nevojën për një pushtet të legjitimuar me rrugë demokratike, me nevojën për efikasitet teknik në menaxhimin e shoqërive. Ky trend ka një kundërshembull të shquar këtu te ne në Kosovë.

    Vendi qeveriset nga një qeveri, e cila nevojën për legjitimitet demokratik dhe atë për efikasitet teknik i ka të plotësuara në mënyrën më joadekuate të mundshme. Gjysma e pushtetit ekzekutiv drejtohet nga një parti minore, duke përfshirë edhe pozicionin e kryeministrit, një precedent që nuk ndeshet në praktikat normale të demokracive. Një fakt i tillë ka bërë që funksioni i kryeministrit të jetë shumë i dobët dhe fare pak funksional, ngase i vogli edhe kur i veshë petkat e të madhit nuk mund të dalë dot prej lëkurës së tij.

    Falë këtij precedenti, kryeministri i Kosovës ka fare pak ndikim në politikat që ndjekin ministritë. Korrupsioni mund të lulëzoi nën hundët e tij dhe ai nuk ka rrugë të tjera të veprimit përpos t’i mbyllë sytë para tij ose të bëjë apologjinë e tij. Ky i riu e pranoi edhe vetë këtë fakt, duke u shprehur se mundësitë e tij janë të tjera nga dëshirat e tij. Në rrafshin e efikasitetit teknik, gjendja është e mjerë.

    Formimi arsimor i shumicës së ministrave është në shpërputhje të plotë me natyrën e dikastereve që ata drejtojnë. Poshtë tyre, në nivelet administrative, parimi mbretërorë nuk është profesionalizmi, por parimi i fisit, kodi i pashkruar i lidhjeve të gjakut. Puna e parë që bënë ministrat, me të marrë postet, ishte zgjidhja e problemit të papunësisë për fisin e tyre. Kështu që sot vendi, në vend të një administrate profesionale, më shumë ka një administratë fisnore. Besnikëria fisnore është një mburojë e mirë për korrupsionin.

    Me një sistem të tillë, qeveritarësh dhe administrativësh mund të pritet çkado, veçse efikasitet dhe sundim të ligjit jo. Në kohën e krizës strukturore të ekonomisë kosovare resorin qeveritarë të industrisë dhe tregtisë e drejton një ekspert i kryengritjeve të kaçakëve të Drenicës në fillim të shekullit XX. Në kohën kur vendi, shtatë vite pas luftës përjeton kolapsin energjetik, resorin qeveritar të energjisë e drejton një ekspert i historisë së grupeve ilegale shqiptare marksiste-leniniste gjatë kohës së Jugosllavisë së Titos. Në kohën kur vendi ka sistemin më të dobët dhe më jofunksional shëndetësorë në Evropë ky sistem drejtohet nga një ministër që mësuesinë e ka vokacion profesional.

    Ndërkaq, në krye të arsimit është një njeri i cili kurrë nuk e kishte marrë seriozisht arsimin. Pasi ishte bërë kryetar komune, pas lufte, kishte marrë një diplomë për fakultetin e lënë përgjysmë dhjetëra vite me parë që të shpëtojë nga pikëtimi si i pashkolluar. Metoda më gjasë është ajo e lashta: pushteti të bën të dijshëm me diplomë, të bën të pasur, të bën me status etj., etj. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, një biolog i mbetur në gjysmë të formimit, në vazhdimësi që 15 muaj ka probleme me shqiptimin dhe dallimin e fjalëve të gjuhës shqipe. Në vend të fjalës “kontekst” thotë “kontest” e në vend të fjalës “tekst” e përdorë fjalën “test”.

    Kështu, simptomat e mjerimit kulturor janë vetë evidente te djali i Gjilanit. Ministri i Kulturës nuk ua lëshon hiq rrugën shokëve të tij. I përfolur nga mediet se ka blerë një diplomë fakulteti, ashtu siç blihet një mall në supermarket, Haraqija e ka degraduar Ministrinë e Kulturës në një menaxhuese të shoubiznesit privat dhe sobizmit kulturor, që e kanë kthyer këtë vend në një vend ku çdo gjë është plagjiaturë (vjedhje intelektuale), pirateri dhe imitim të keq të vlerave të të tjerëve. Kjo është tragjikomedia e kësaj qeverie që nuk përfundon vetëm në këto raste, e të cilat janë vetëm maja e ajsbergut.

    Prej një qeverie të tillë në mënyrë paradoksale pritet përmbushja e standardeve demokratike, duke harruar faktin elementarë se vetë përbërja e saj është mospërmbushje e një standardi demokratik, standardit të teknodemokracisë. Kjo qeveri me përbërjen e saj nuk lë pa të kujtuar sloganin famoz nga romani i Xhorxh Oruellit “Viti 1984” : “Injoranca është fuqi”. Qeveria e Kosovës e meriton që në çdo derë dhe në çdo hyrje të saj të shkruhet ky slogan: “INJORANCA ËSHTË FUQI”.

    Autori është këshilltar i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nese koalicioni qeveritar nuk merr masa per te ndrequr keto probleme (bashke me problemet tjera si emerimi i njerezve qe nuk kane lidhje me ekonomine e financat, ne ministrite perkatese etj.), ne zgjedhjet e ardhshme e kane siguruar nje humbje katastrofale dhe nuk besoj qe mund te marrin as 20% te votave gjithe koalicioni qeveritar se bashku.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    LDK gjithe votat i ka marre bazuar ne personalitetin e Rugoves dhe kuadrot profesionale ne LDK. Rugova vdiq tani, dhe nese edhe qeveria nuk udhehiqet me profesionalizem, atehere nuk ngelet me asnje arsye per te votuar LDK-ne ne zgjedhjet e ardhshme.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Injoranca më e madhe - (Remastered Edition)
    Nga vampiro në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-06-2008, 09:35
  2. Injoranca ose xhahiliteti
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 12:36
  3. Cfare eshte injoranca???????
    Nga Eda H në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-02-2003, 13:58
  4. Injoranca, Kulmi i Lumturise.
    Nga SSALB në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-01-2003, 17:55
  5. Angjelina dhe injoranca
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2002, 02:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •