hallall ia bofte zoti qe e ka hapur kete shkolle !!! i lumshin duart !!!
hallall ia bofte zoti qe e ka hapur kete shkolle !!! i lumshin duart !!!
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Urimet e mia per perpjekjen dhe mundimin qe beni ne lidhje me egzistencen e shkolles Shqipe
une jam nxenes i kesaj shkolle dhe jam i kenaqur dhe entuziast per ecurine e kesaj shkolle.
Edhe njehere urime...
Ndryshuar për herë të fundit nga Ardiani07 : 17-06-2008 më 13:42 Arsyeja: nje gabim i vogel
Qyfyre
i/e regjistruar
Anëtarësuar: 10-08-2007
Vazhdon të funksionojë shkolla?
Nuk e di ne jeni i informuar per kete pyetje...gjithesesi une po te pergjigjem edhe pse me vones..."Shkolla Shqiptare" ekziston akoma dhe shume shpejt do kete ambjente te reja per zhvillimin e mesimit...1kate i plote rreth 200 m me kushte mjaft komode do te mirepres nxenesit shqiptare ne cdo kohe...ne ambjentet e reja do te ekzistoj 1biblioteke me libra Shqip, laborator kompjuterik, klasa me hapesir te mjaftueshme per mesimet e gjuhes Shqipe, Angleze dhe Greke...
Kjo shkolle organizon dhe shume ekskursione...ekskursioni i radhes organizohet ne D.T 22.6.2008..vizitoret do shkojne drejt qendres arkeologjike EPIDHAVRO...Pershendetje shume e madhe per Z.KOKA...eshte 1 njeri qe sheh larg ne horizont dhe dinamik...ecen me shpejtesin e eres ne jete dhe une e adhuroj per kete...I uroj sa me shume kurajo ne hapat e reja drejt suksesit te ardhshem qe do jete pa dyshim 1 arritje qe do admirohet!
Me respekt...
Mund te merrni me shume informacion per kete shkolle dhe ne vendrrjetin: www.bestxpert.com
jam shume i kenaqur qe jame regjistruar ne shkollen shqiptare ne athine.Oret qe kalojme
ketu jane me vlere.
SOS
Viti i ri shkollor po afron. Nxënësit shqiptar si çdo vit do të gjejnë kohën të shkojnë në kurset e mësimit të gjuhëve të huaja dhe në sporte e në balet (dhe shumë mirë bëjnë).
Po në kurset për mësimin e gjuhës shqipe? Sa nxënës shkojnë? Sa fëmijë shqiptarë ka në shtetin Helen? Praktika tregon se kurse janë hapur në të gjithë Greqinë. Shpesh me sakrifica private të individëve apo shoqatave. Në të gjitha rastet që njohim këto kurse ofrohen FALAS. Këta janë rilindësit e rinj, siç shprehej publicisti Abdurahim Ashiku.
Por a i përkrah komuniteti këta «Rilindës të rinj» në punën e tyre fisnike? Praktika tregon se nuk përkrahen sa duhet.
PROBLEMI KRYESOR QË HASIN KËTO KURSE ËSHTË NUMRI I VOGËL I NXËNËSVE QË I FREKUENTOJNË.
Le të mos fshihemi nga vetvetja. Nuk mund ti thurim lavde gjuhës sonë dhe të botojmë shkrime akademike për bukurinë dhe lashtësinë e gjuhës sonë dhe në të njëjtën kohë fëmijët tanë të mos i çojmë të mësojnë shqip.
Le të përpiqemi të gjithë së bashku të ndryshojmë sadopak situatën që është tepër kritike. Të gjithë kemi fëmijë, nipër e mbesa ose miq që kanë fëmijë. Le të bëmi të gjithë misionar të gjuhës shqipe. Le ta propagandojmë atë.
Le të ndihmojmë të gjithë së bashku që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën shqipe.
Po botojmë disa adresa shkollash dhe kursesh të mësimit të gjuhës shqipe:
Athinë:
Shkolla Shqiptare e Athinës
Rruga Feron 15, kati 3
Athinë 10434
Tel. 2105203179 – Cel. 693 7187695
URL: www.bestxpert.com – E-mail: info@bestxpert.com
Selanink:
Shoqata Shqiptarët e Selanikut
Dashmir Zace - shoq_nene_tereza@yahoo.com - 6972 466 475
Mimoza Demollari - demolbar@yahoo.gr - 6944 05 44 61
Korinth
Marinela Duri - mduri@atenet.gr – Korinth - +3027480523
Volos
Esmeralda Kasaj - 6944102400
Në muajin shtator 2008 shkolla u shpërngul në mjedise të reja e tepër komode.
Tashmë Shkolla Shqiptare e Athinës zotëron një katë të tërë me rreth 200 m2 në qendër të Athinës në rrugën Ferron 15, kati 3, Platia Viktorias.
Mësimet e gjuhës shqipe vazhdojnë të ofrohen FALAS.
Jeni te mirepritur të na vizitoni tju tregojme mjediset, klasat dhe laboratorët modern dhe të pimë një kafe së bashku.
Krijoni Kontakt