Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 71
  1. #51

    Adresa e re

    Adresa e re:
    FERRON 15
    (Kati i 3-të)
    PLATIA VIKTORIAS
    ATHINË 10434
    TEL. 210 5203179
    CEL. 693 7187695
    URL: www.bestxpert.com
    e-mail: info@bestxpert.com

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    urime urime , ju lumte per kete qe keni bere . vertet nje nisem shume e guximshme .

  3. #53

    FTESË - Shkolla Shqiptare e Athinës.

    Ditën e shtunë, data 24 Janar, ora 19:00 do të bëhet inaugurimi i mjediseve të reja të shkollës.
    Jeni të ftuar të pimë së bashku nga një “poç me verë” dhe të gëzohemi të gjithë bashkë.
    Hyrja është e lirë për të gjithë.
    Mos harroni të merrni me vete shumë “qejf dhe energji” për të kënduar e për të kërcyer.
    Ju mirëpresim,
    Adresa e re:
    Rruga Ferron Nr. 15 (kati 3-të)
    Platia Viktoria, Athinë
    Tel. 0030 210 5203179, Cel. 0030 693 7187695

  4. #54
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    Kerkoj nje Abetare te gjuhes shqipe.
    Kerkesa behet nga Detroiti .
    besoj se dote dale ndonje dashamires te me jape nje drejtim, se si ta gjeje.
    Flm.
    Pershendetje:

    Ketu eshte nje link qe ndoshta mund te te interesoje-nje abetare interaktive per gjuhen shqipe:

    http://www.geocities.com/mesonishqip/
    Shpresoj te te interesojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mallakastrioti : 12-01-2009 më 07:27

  5. #55
    Citim Postuar më parë nga mallakastrioti Lexo Postimin
    Pershendetje:

    Ketu eshte nje link qe ndoshta mund te te interesoje-nje abetare interaktive per gjuhen shqipe:

    http://www.geocities.com/mesonishqip/
    Shpresoj te te interesojne.
    Faleminderit dhe nga ne mallakastrionti!

    Ishte një abetare interesante.
    Një metodë për mësimin e gjuhës shqipe nga Anglisht folës.

    Përsa i përket emigrantëve të greqisë, fëmijët nuk dinë mirë anglisht dhe detzrohemi të përdorim Abetaret e shkollave publike në shqipëri.
    I porosisim shoferët e autobuzave të linjës Tiranë-Athinë (kuptohet duke i paguar)
    dhe na i sjellin.
    Këto abetare (ka disa botime) do ti gjeni nëpër librari të librit shkollor kudo në Shqipëri dhe në Kosovë. Mos harroni ti porosisni te afërmit në atdhe t'ju dërgojnë dhe fletoren e punës bashkë me abetaren.
    Suksese!

  6. #56
    Citim Postuar më parë nga Xpert Lexo Postimin
    Ditën e shtunë, data 24 Janar, ora 19:00 do të bëhet inaugurimi i mjediseve të reja të shkollës.
    Jeni të ftuar të pimë së bashku nga një “poç me verë” dhe të gëzohemi të gjithë bashkë.
    Hyrja është e lirë për të gjithë.
    Mos harroni të merrni me vete shumë “qejf dhe energji” për të kënduar e për të kërcyer.
    Ju mirëpresim,
    Adresa e re:
    Rruga Ferron Nr. 15 (kati 3-të)
    Platia Viktoria, Athinë
    Tel. 0030 210 5203179, Cel. 0030 693 7187695
    Për ata që do të vinë, na merrni ndonjë telefon të konfirmoni pjesëmarrjen.
    Të dimë sa shishe me verë e sa qofte të porosisim.
    Se këtu në greqi thonë
    "Ariu me barkun bosh nuk kërcen" ))
    LOL

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Themeluesit e kesaj shkolle perfaqesojne ajken e emigranteve ne Greqi. Rasti ma solli qe te aplikoj per ne lloton amerikane tek keto ambiente dhe kam ngelur shume i kenaqur ,si dhe nga niveli profesional i vellezerve Koka ,por edhe nga miresjellja qytetare e tyre .Rrallehere kam pare emigrante shqiptare ne kete nivel profesional,por edhe njerezor. Keto me lane pershtypje qe te shkruaj keto rreshta "i fshehur "pas anonimatit tim si anetar i F.Sh. ! Respekt maksimal per ata edhe pse s`do te kontriboj me poce me vere ,sepse detyrimet familjare s`ma lejojne !Dhe suksese ne punen e tyre FISNIKE!
    Ndryshuar për herë të fundit nga klaus fisher : 13-01-2009 më 18:52

  8. #58
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Hapja e kësaj shkolle në Athinë padashur më sjell ndërmend hapjen e shkollave të para Shqipe nëpër viset Shqiptare. Edhe historia e gjetjes së bazës materjale e përshkruar nga Xpert, duke porositur shoferët e autobuzëve të linjës Tiranë - Athinë e bën këtë akoma më të ngjashme.........
    Pa e zgjatur shumë unë do të doja tju përshëndesja të gjithëve ju që keni dhënë kontributin tuaj qoftë edhe me mbështetjen morale të këtij akti të madh dhe të rëndësishëm në çështjen tonë Kombëtare. Ndoshta kjo shkollë do të kthehet në çerdhen e parë të Shqiptarëve të rinj në Greqi. Kjo do të jetë çerdhja e atyre që nesër do të drejtojnë ndoshta dhe parti politike në mbështetje të komunitetit Shqiptar që po krijohet në Greqi, numri i të cilëve është i konsiderueshëm që po të përfshijmë këtu edhe Arvanitët dhe Çamët, i kalojnë të 2 milionët.
    Suksese të mëtejshme kësaj shkolle dhe shpresoj që qeverria Shqiptare dhe ambasada Shqiptare në Athinë të shkunden dhe të vihen në mbështetje të nismave të tilla me qënë se vet nuk janë në gjendje të bindin shtetin Grek për hapjen e shkollave në Gjuhën Shqipe për Emigrantët dhe për popullsinë autoktone Shqiptare atje.
    Ju përshëndes!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #59

    Ceremonia e inaugurimit

    Ditën e shtunë, në datën 24 Janar, u organizua ceremonia e inaugurimit të mjediseve të reja të shkollës BESTXPERT ose siç e thërrasim dhe e njohim gjithë këto vite “Shkolla Shqiptare e Athinës”, emër që besojmë se e meriton me plot gojën. Është shkolla e parë private në shtetin Helen me pronar shqiptar dhe që organizon mësimet në gjuhën shqipe për fëmijë e për të rritur.
    Mbas 4 vjetësh aktiviteti shumë të suksesshëm në fushën e arsimit dhe jo vetëm, biznesi i çiftit intelektual Lorenc dhe Orjeta Koka realizoi ëndrrën e tyre dhe të shumë miqve dhe dashamirësve të kësaj shkolle dhe u shpërngulën në mjedise të reja e tepër komode.
    Tashmë kjo shkollë zotëron një kat të tërë në një nga pikat qendrore të Athinës. Me një investim të konsiderueshëm dhe me ndihmën e shumë nxënësve e miqve të shkollës kati i tretë në rrugën Ferron nr. 15 është shndërruar tashmë në një nga shkollat më komode në Athinë. Tashmë të gjithë nxënësit e kësaj shkolle mund të ndjekin mësimet në klasa e laboratorë moderne dhe me kushte higjienike dhe hidrosanitare për tu admiruar.
    Mbi 250 emigrantë shqiptar por dhe miq të ftuar grek respektuan çiftin Koka me prezencën e tyre në këtë ditë të shënuar për ta por pse jo dhe për komunitetin shqiptar në Greqi. Ishin të pranishëm Ambasadori në Greqi zoti Vili Minarolli dhe zonja Minarolli, drejtoresha e qendrës multikulturore në bashkinë e Athinës zonja Stamatula Tranaka, gazetarë, mjek e biznesmen shqiptar këtu në Greqi.
    Në fjalën e mirëseardhjes zoti Lorenc Koka falënderoi pjesëmarrësit dhe bëri një prezantim të shkurtër të historikut të shkollës dhe të perspektivës së saj. Zoti Koka me gëzim shpalli se tashmë kjo shkollë njihet si qendër e ligjshme trajnimi dhe testimi për diplomat e kompjuterit E.C.D.L. që janë dhe diplomat më të kërkuara në tregun evropian të punës dhe njihen dhe nga shteti Helen.
    Zoti Ambasador Vili Minarolli në fjalën e përshëndetjes falënderoi çiftin Koka për shërbimet që i ka ofruar gjithë këto vite komunitetit shqiptar këtu në Athinë dhe theksoi sidomos punën shembullore dhe patriotike që bëhet në këtë shkollë për mësimin falas të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve. Zoti Ambasador shprehu mbështetjen për këtë punë të bërë dhe theksoi se iniciativa të tilla duhen përkrahur dhe inkurajuar.
    Zonja Tranaka falënderoi për punën e bërë në këtë shkollë, e theksoi si një shembull pozitiv të emigrantëve që kanë biznesin e vet në Greqi dhe bëri një ekspoze të punës që institucioni i saj bën në dobi të emigrantëve. Zoti Jovan Mëhilli kryetar i “Këshillit Pedagogjik” falënderoi mësueset e kësaj shkolle dhe i dorëzoi zotit Koka një “Plaket falënderimi” për punën patriotike në shërbim të komuniteti.
    Zoti Agim Basha, një nga nxënësit e parë të kësaj shkolle, plot emocion e gëzim theksoi se “ëndrrat që bënim para katër vjetëve me nxënësit e tjerë dhe me Lorencin, në klasën e vogël në rrugën “3 Septemvriu Nr18” për një shkollë moderne e plot me nxënës tashmë u realizuan.”
    Më pas fëmijët që mësojnë falas gjuhën shqipe në këtë shkollë dhe që sivjet shënojnë mbi 35 vet, recituan vjersha të rilindësve shqiptarë dhe të poetëve të kohës sonë. Pasoji një bufe e pasur me pije e me ushqime të shumëllojshme dhe argëtim në një nga sallat e shkollës. Nxënësit dhe të rinjtë e kthyen shkollën në një diskotekë të vërtetë ku deri vonë kërcehej dhe këndohej shqip.
    U ndamë natën vonë duke lënë takim përsëri ditën e shtunë, data 7 Shkurt në sallën e Pritjeve “Agrino” për të festuar 4-vjetorin e krijimit të shkollës dhe për të vazhduar traditën e bukur të kësaj shkolle që vazhdimisht organizon aktivitete social-kulturore dhe argëtuese që ndihmojnë nxënësit të argëtohen por dhe të forcojnë lidhjet midis tyre.

  10. #60
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Urime për përpjekjen dhe për ecurinë.

    Ekzistojnë ashtu siç është përmendur edhe më lart kurse të gjuhës shqipe dhe të gjuhës angleze falas. Cilësia dhe niveli mësimor është i një niveli të mirë pasi mësusesit kanë eksperiencën e duhur dhe edukimin e përshtatshëm. Për disa mund të jetë e njohur përpjekja që bëhet nga një çift amerikan Robert & Janice Newell për tu ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në Athinë dhe për të mbajtur gjallë gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare.


    Dyert janë të hapura për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël dhe për të gjithë ata emigrantë që nuk kanë mundësinë ekonomike të ndjekin kurse me pagesë.

    Për më tepër informacion më kontaktoni me mesazh privat.


    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •