Ti qenke c'te te them, po i le analogjite se nuk dua te prish "humorin" e temes.Postuar më parë nga fjollat
Ve ne nje kandar prostitutat dhe femrat e tjera ne gjithe boten (apo shumicen) qe lahen me rroba banje. Po ve ne nje kandar me prostitutat nenen time apo te tjetrit apo te tjetres qe lahen me rroba banje.
Si inteligjente qe je duhet ta dish qe (pervecse eshte praktike te kesh rroba banje), rrezet e diellit (apo heliotherapia) ne menyre te kontrolluar, jane te dobishme per shendetin e njeriut, dhe burimi kryesor natyral per vitaminen D. Nqs inteligjenca e nje individi nuk varet nga sasia e rrobave, atehere perse meshkujt myslymane apo te feve te tjera shkojne ne plazh me rroba banje, ndersa femrat nuk duhet? Nejse, se s'do pres ndonje mirekuptim nga ty, femer pro segregimit te sekseve.
Sa per kuriozitet per "atrakcionet (thene ndryshe terheqje) turistike" nje myfti ne Egjipt nxori nje fatua per te shkaterruar statujat e antikitetit mbare Egjiptit se helbete, jane ofendim ndaj popullesise myslymane.
Sa per temen, as nuk e di kush eshte Bregovici, as nuk dua ta di, se as s'e kam degjuar ndonjehere dhe s'kam ndonje mendje ta degjoj. Por nuk e mas inteligjencen apo patriotizmin tim me kenget qe degjoj. Per hir te harmonise se vendit dhe te rajonit, me duhet te respektoj perkatesine fetare te bashkeatdhetareve te mi, edhe pse ajo perkatesi eshte rrjedhoje e 500 vjet zinxhirave te pushtimit otoman, per hir te asaj harmonie, toleroj dhe firmen tende "Islam is the way" dhe jo (kur pret tolerance nga te tjeret) "Islam is a way."
Eshte nje teme ne forum per Kanalin Turk qe do hapet ne Kosove, dhe nje nga anetaret tha se pse e beni kaq tragjike, nje kanal televizori eshte. Por per nje kengetar serb/kroat/boshnjak qe erdhi ne Tirane, po behet gjithe ky sherr, disa ketu po aludojne se Kosovaret duhet te bojkotojne Shqiperine si destinacion turisitik apo investimi si pergjigje te ketij "akti kaq te shemtuar."
Pfffff, mendje mendje kjo dynja.
Krijoni Kontakt