Une jam kunder vendosjes se kufinjve ne muzike.Jam kunder idese qe urren nje kengetar duke u bazur nga prejardhja.Personalisht me terheq muzika e Bregovic edhe pse nuk e njoh shume.Tek tuk ndonje kenge kam degjuar.
Por nuk me pelqen fakti qe erdhi te kendoje ne Tirane dhe jam kunder ketyre shkembimeve kulturore per momentin.
Eshte akoma heret,pa permendur tragjedite e popullit te Kosoves qe ne quajme mik e vella.
Koha do te tregoje nese serbet kane per qellim bashkejetesen ne rajon,kane per qellim shkembimet kulturore e te tjera.
Nuk eshte e lehte per nje kosovar te pranoje ardhjen e nje kengetari "serb" ne Shqiperi.
Nuk ka pse te akuzojme njeri tjetrin ne kete teme.
Sigurisht kush ka shkuar ne koncert nuk ka pasur per qellim te "plagosi"zemrat e kosovareve.Eshte paradoks.
Jane gusto personale qe nuk duhen te bijne pre e paragjykimeve dhe te sulmeve.
Muzika dhe politika duhet te jetojne te ndara nje jera tjetra por ne kete rast u mpleksen,besoj pa keqdashje nga organizatoret e koncertit.
Diskutim te mbare dhe pa ofendime.
Krijoni Kontakt