Close
Faqja 25 prej 37 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 367
  1. #241
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Skam qene ndonje here ne Serbi por edhe po te kisha qene ca? Duhet ta ngaterroj Bregovicin me Milloshevicin? Njerin e denon gjithe bota, tjetrin e adhuron gjysma e saj. Bregovic do japi koncert ne USA ne vere ne 8 qytete, vetem ne New York ka shitur 12 000 bileta qe tani. Ta marrim inat edhe ameriken qe po i hap deren? Pfft.

    Ne greqi po kam qene, ne Korfuz dhe Krete. Te sugjeroj te shkosh, do te kenaqesh me siguri. Buzuk, det, diell dhe jete nate pafund. Yummmm.
    E di e di kame pare dhe kam qene para se te shkoni ju dhe mbase dhe i kam pare te gjitha,por ju tani e beni si ne kohen e ENVER HOXHES çka thonte ai te behet,jo mer djale nuk eshte ashtu ti nese e adhuron mere pra edhe ne shtepi kerkush nuk ta ndale,edhe SHQIPETARE te famshem ka si artista si kengetare pse si mendon ti sllavet as nuk duan te na shohin me sy jo lere te degjojne kenget SHQIPETARE, per mua e keni shume gabim por kjo eshte dhe dashuria e juaj ndaj sllaveve, se nuk keni pas te beni shume dhe nuk ju ka djege kur tu djege ateheres keni te drejte dhe te flitni,shko ne serbi dhe kendo e te shikojsh sa e dashure qenka MEMEDHEU.

  2. #242
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Po te jap edhe nje keshille shume miqesore o dodon. Mos u fut ne politike me ato mendime qe ke. Politika eshte fleksibilitet dhe ekuilibrim, e jo ide fikse dhe paramendime sic ke ti. Nuk negociohet duke thene ...une keshtu mendoj dhe pike...
    Politikani duhet te kete vizione dhe parime e jo te shkoje kah te fryn era. Megjithese, une thashe po te dua te futem ne politike, e jo do futem.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga whisper
    Fort te dashur kosovare forumiste, katundare dhe qytetare, mendjeholle dhe mendjetrashe, te shkolluar dhe gjysmake,paqesore dhe luftenxites, tolerante dhe hakmarres !

    Sipas logjikes se atyre qe jane anti-Bregovic (pra anti koncertit te bregovic ne Tirane) duhet qe te mos njohim artin dhe kulturen greke meqenese ishin greket qe cdo nate me qindramijera protestonin kunder Natos dhe pro Serbise gjate bombardimeve te Beogradit, duhet te mos njohim artin dhe kulturen ruse meqenese Rusia ishte mbeshtetsja kryesore e rregjimit te Miloshevicit...
    Sipas kesaj logjike kosovaret qe denojne rregjimin diktatorial komunist te Enver Hoxhes nuk duhet te flasin as gjuhen shqipe, e as te njihen me artin dhe kulturen shqiptare...meqe edhe Enver Hoxha ishte shqiptar...Pra...nje argument teper qesharak dhe absurd i anti-Bregoviceve (pra i atyre qe kundershtojne koncertin e Bregovic ne Tirane )


    Dikush me lart permendi U2....Ceshtje gustosh (edhe mua me pelqen shume U2...) por: Kontributi i Goran Bregovic ne bashkimin e kulturave te shteteve ballkanike, te kombeve dhe minoriteteve ballkanike te cilat vazhdimisht ne shekuj kane qene ne luftra dhe armiqesi me njera tjetren sigurisht qe tejkalon cdo lloj fame apo buje te cdo lloj koncerti bamiresie qe mund te japin here pas here per show edhe grupet muzikore me te mira perendimore...

    Kaq tani se jam i zene...

    Miresevjen ne Tirane Goran Bregovic!
    HARROVE TE FUSESH TURQIT

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga GL_Branch
    Ok Gorani mire net vjen Tirane ska problem pasi me duket nuk eshte si gjithe serbet nacionalist

    Po cfare kerkojne kenget serbe ne TV Tirana...cdo nate japin kenge serbe...si ka mundesi kjo? asnje fjale serbe nuk e dini?

    Neve Kosove edhe pse 90% shqiptar ata shqipen e kane urrejt shumeee shumeee deri sa qe shkollat sna kane leje me mesu ne shqip, as radio sna kane leju e shume gjera elementare...

    Paramendo ata neve gjithe te keqijat na kane be deri sa shqip ne shkolla sna kane leju me mesu keta midis Tiranes lishojne kenge serbe...ku ne Tirane as 1 serb ska me saktesisht ne Shqipni asnje familje serbe nuk jetojne kurse ne Kosove 90% shqiptar skane leju gjerat me elementare......e mos ti permendi krimet kunder shqiptarve se sna del nata

    Gjithe gjuhet e botes jane mireseardhura kudo ne trojet shqiptare por jo serbe sepse ata neve na urrejn panvarsisht ne shqiptaret jemi demtuar ne cdo aspekte ndaj tyre.....dhe p.sh ku guxon ti sot ne lokal me lishu kenge shqipe ne Beograd...ta prejne koken ne vend sikur ne Kosove qe kane pre.....kurse Shqipni neper TV lishojne......per kenge greke mos te flasim i kane pushtu krejt kanalet televizive...

    ku mbeten ndenjat kombetare ...po ne athine me flamur shqiptare sguxon me dal se te masakrojne e lere te lishojsh kenge shqipe.....pse vlla kenge shqipe nuk ndegjoni? ok angleze kuptohet eshte gjuhe zyrtare e Botes edhe ne Shqipni ma shume kenget angleze ndegjohen 10 here se sa shqipe....po cfare kerkojne serbe dhe greke sidomos serbe....une kete se kuptoj?!
    JAM SHUME DAKORDE ME TY. POR POHARRON DHE NJE VEND TJETER QE SOT PO E QUAJME POPULL VLLA DHE QE VRAU I MBUSHI GARDHIQET ME KOKA SHQIPTARESH EVRAU FMIJE E GRA SI ME KEN TU VRA ZOGJ PULASH. MA KRYESORJA NA NDALOJE RREPTESISHT GJUHEN E TE PARVE ,PRA TE MOS HARROJME SE GREKU NUMRI 1 SERBI DHE TURKU KURR SJA KAN DASHTE DHE SJA DUAN TE MIREN SHQIPTARVE ,VEC PER QELLIME TE TYRE.
    PO TE MOS PERZIHET MUZIKA ME POLITIKEN DO ISHTE ME MIR PO JA QE ATO PERZIHEN DHE ESHTE SHUME E VESHTIRE TE NIGJOSH NJE MUZIKE QE PERFAQSON NJE VENDE QE DON TE NA ZHDUKE NGA FAQJA E DHEUT. HAJT TUNG

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    lunesta, shko e merre bregoviqin breg me breg, se ti e tille qenke e coje ne shtepi tenden - askush ketu nuk po thote mos ta duan bota ate drogist cigan, por ai shqiptar qe e don bregen - kosovari nuk ka deshire te ia shoh sorratin as atij as tjetrit. bota le ta doje e ta coj ne qiell, po na e dijme kush e don e kush shtiret - si mutsafai si brega njesoj... shqiptari ta doje armikun e shqiptarit, kush eshte ai/ajo pise? Ju disa dashamire te medhenj te artit cigan qenkeni!

    Lereni e mos e zgjatni kete zuzone, fara e don faren e vet, soji e don sojin e vet!

  6. #246
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    OPA!!!

    Qe ta marri vesh anen tjeter te medaljes disa nga ju, ju ftoj te lexoni kete Artikull te Kosovarit me mistrec qe gjallon: Migjen Kelmendi

    http://gazetajava.com/artman/publish/article_443.shtml

    Per ata qe pertojne, autori e hap me



    dhe e mbyll me
    Qafir Arnauti,

    I ka do sene te forta Migjeni qe nuk mun ja mohon kurrkush. Eshte nje nga baballaret e rokut shqiptar dhe eshte shume kreativ. Sa ishte drejtor i RTK-se, RTK pati suksesin me te madh qe ka pasur ndonjehere, por UNMIK e pengonte ne punen e tij dhe ky nuk i toleronte dot e dha doreheqje pastaj.

    Gjithe shkrimi i tij meriton te sillet ketu.

    PUCAAAAJ……
    Nga Migjen Kelmendi
    Apr 6, 2006, 12:46

    Email'o
    Print'o


    Goran Bregovic me Orkestrin per Dasma e Deka ne Tirane, 1 Prill 2006
    Me 1 Prill, Ditën e Rrenave, Tirana pat rastin me e shijue dhe me dal mendsh me muzikën e njanit nga autorët ma të njoftun në Ballkan, Goran Bregovic, të cilit thonë se fjala autor nuk i shkon, sepse asht ‘rrenc’. ‘Rrenc’ si autor, si krijues, sepse krejt arti i tij asht njifar rrene, njifar pjelle e mendjes se turbullume me raki e droga, nji konglomerat idiomash muzikore e ritmesh rome e turke, nji lojë, nji mahi.
    Mirëpo, Bregovic, jo vetëm me Orkestrin e tij Për Dasma e Deka, por edhe me bendin legjendar “Bijelo Dugme”, si nji astronaut i postmodernizmit, moti e ka shpall të dekun “autorin”. Moti e ka pasë ba publike atitudën e tij që ma së miri e artikulojke asokohe shkrimtari Danio Kis, se “tashma gjithçka asht thanë e shkrue, une vetëm jam tue shtue diçka pak”.
    Muzika “diçka pak” e Bregovicit, që ai ja shton përjetimit tonë dhe kënaqësis sonë, asht provë e suksesshme se intelekti dhe kombinatorika mujn me qenë hiq ma pak ‘autoriale’ e origjinale. Ai patchwork i Bregovicit me Orkestrin për Dasma e Deka asht dëshmi e përkryeme e ‘dekës së autorit’ dhe lindjes së ‘kombinatorit’.
    Por edhe me kombinue duhesh – me dijtë. Duhesh me njoftë e përjetue për me mujt me kombinue, njashtu si i kombinoi Bregovici idiomat muzikore të bujqve serbë me tarabukat dhe tupanat turk, koret e grave bullgare me defatoret nga kanaxhexhet e grave kosovare, korin e burrave që a thue se e ka formue Rauf Dhomi p’ej Gjakove me folklorin rom e turk e me “Trubaca’t e Dragacevo’s”, si e njohim na në Kosovë ate bandën me instrumente frymore, dhe krejt kjo shkrie e artikulue në gjuhën rome, në Lingua Frangan e Ballkanit.
    Nganjihere e ke përshtypjen se krejt kjo përziemje idiomash muzikore a la Bregovic, asht nji përziemje dhe hallakamë që ka ndodhë në trunin e ndonji romi nga Jugu i Serbisë, i pijtë mortuz, i pijtë çytyk, si kishin me thanë ata vetë, ku me procese të padituna kimike e alkimike, asht sintetizue ky qull muzikor, ky buqkurish i tana idiomave të Ballkanit, ky “koktell”, si kishin me thanë romët, që si nji raki e fortë, e trentë, t’qetë mendsh! T’pin, t’ban budallë. Nashta edhe ka plotësisht të drejtë prifti ortodoks rom, nga filmi i hatashëm dokumentar i autores bullgare Adela Peeva, “Whose this Song?” (“E kujt asht kjo Kangë?”, mos e leni pa e pa), se Bregovic asht vetëm nji ‘hajn’ i folklorit rom, të cilin ai kishte vendosë me e paditë në gjyq(sic!).


    Bregovici tue e imitue Bekim Fehmiun


    Edhe mizanskena edhe veshja e Bregovicit asht kopje, huazim. Bregovici me ato tesha të bardha kat asht kurkush tjetër pos Bekim Fehmiu në rolin e pavdekshëm të tij si Bora në “Skupljaci perja”(“Tubustë e pendalve”), të regjisorit Aleksandar Petrovic. Pakkush e ka hetue se me çdo gjest, me çdo lëvizje, me çdo nojmë të tij në koncert Bregovic imiton Bora Ciganinin e Bekim Fehmiut.
    Edhe gratë bullgare me veshjet popullore e ke zor me ja qillue se a janë nga jugu i Shqipnisë, apo veshje të grave të katundeve ortodokse rreth Xhevxhelije, apo xhamadana punue në Çarshinë e Gatë të Gjakovës që u shitshin edhe në Bash-Çarshinë e Sarajevës gjatë kohës së Titos.
    Dhe, Bregovic, ashtu si e mbaj mend gjithmonë, intelegjent, me shumë shije, hedonist i pandreqshëm, provokator i tmerrshëm dhe me talentin e rrallë për me t’qitë mendsh (ashtu e mbaj mend edhe me bendin “Bjelo Dugme” kur në vitin 1980 në sallën 25 Maji në Prishtinë na çoi tanëve në kambë e duelëm mendsh me “Jesi li mala ljubila bosanca”; ashtu si disa vjet ma vonë, mbas demonstratave të vitit 1981 këndoi shqip me bendin e tij, kangën “Roka mandolinën”, tue qenë dhe mbet i vetmi rock-band jugosllav që kishte knue ndonji kangë në gjuhën shqipe), isha i bindun se Bregovic ka me e kallë Tiranën, Pallatin e Kongreseve, tempullinë e Enver Hoxhës, dhe ka me i qitë mendsh shqiptarët “europianë” të Ismail Kadaresë. Sidomos shqiptarkat europiane.


    Me dancue e jo me denoncue!



    Spektatoret ne Pallatin e Kongreseve, te dalldisun me muziken e Bregovicit
    Çfarë tushi i ftoftë dhe çfarë gjegje e gjetun për Kadarenë kur në Tempullin e legjitimimit të Shqiptarit të Ri, Pallatin e Kongreseve, pasardhësit e Enver Hoxhës, Shqiptarët e Ri, “europianët” dhe “europiankat” e Kadaresë, veç s’patë tavolina, se kenë ty hypë mbi to e me u dalldisë e me u tranue krejt me muzikën rome e turke. E po t’mos kenë kamerat, edhe me u cullakue! Ashtu si kudo ku Orkestri për Dasma e Deka i Bregovicit performon, n’Stamboll e n’Athinë, n’Shkup e n’Sarajevë, n’Romë e n’Bolonja.
    Bash këte e kishte kap dhe kuptue Brega, si i thonë me përkdhelje, në muzikën rome: dalldinë, nevojën e celebrimit të jetës, traninë dhe dehjen me jetën…me seksin…rakinë…ushqimin…dancin…(Jam i bindun se “europiankat” e Kadaresë, që ishin në koncert, ate mbramje kanë qenë ma të nxehta se kurrë!)


    Muzika si jogging i shpirtit


    Këte e kishte pa dhe nxan Brega ndër romët e Jugosllavisë. Këte e shndërroi në Trade Mark regjisori Emir Kusturica, tue e artikulue për bukuri në filmin “Macja e zezë, maçoku i bardhë” - iracionalitetin si pjesë të pandashme të mentalitetit ballkanas. Të njeriut, përgjithësisht. Por edhe vetdijen për te.
    Mirëpo, tue qenë koshient për iracionalitetin në vetvete, asht e domosdoshme diqysh me e kanalizue, me e kontrollue, me e qitë jashtë…me e qitë t’keqtit, me u shprazë, me u pastrue e me u purifikue.
    Muzika e Bregovicit asht nji formë e purifikimit të shpirtit nga t’keqtit që mbledhet nëpër ditët e jetës...Muzika e Bregovicit asht nji jogging i shpirtit, sepse simbas Bregës, t’keqtit asht nji proces fiziologjik ma shumë se shpirtnor. Qitet me djersë, me seks, me shurrë mbas dehjes dhe seksit. Këte na e thojke Bregovic me muzikën e tij. Dilni mendsh ndaqi me pshtue. Dilni kapak mendsh ndaqi mos me u tranue krejt!

    Muzika, rakia, seksi, dalldia….qe forma me e pshtue shpirtin. E jo si në kohën e Enverit, kur Shqiptarët e Ri, ‘europianët’ e Kadaresë, racionalë e vigjilentë, e qitshin t’keqtit tue i ba keq njerëzve të afërt, tue i denoncue e tue i mbyll nëpër kampe e gullaga. Brega i kujtoi Shqiptarët e Ri të Enver Hoxhës dhe “europianët” e Kadaresë se, jo Denoncimi po Dancimi ka mujt me e pshtue Shqipninë prej gullagave, varfnisë e kompromitimit. Sepse njeriu, koshient për iracionalen në vetvete, ka nevojë për nji lloj ventili, nji lloj filtrimi e t’qituni t’keqti…se përndryshe ata t’keq ja kthen manej njerëzve që i don e i ka t’afërt.
    Me Dancue e jo me Denoncue ishte mesazhi qe Bregovic solli në vendin e Shqiptarëve të Ri të Enver Hoxhës dhe “europianëve” të Kadaresë.


    Bregovic si gjegja ma e mirë që ju ba Ismail Kadaresë dhe “Identitetit europian” të shqiptarit


    Vetëm disa ditë para koncertit të Goran Bregovicit dhe Orkestrit për Dasma e Deka të tij në Tiranë, tana gazetat e Shqipnisë dhe Kosovës e multiplikuen nji ese, nji reflektim të shkrimtarit Ismail Kadare, me titull “Identiteti europian i shqiptarëve”.
    Për ata që veprën e Kadaresë nuk e shohin të ndame nga jeta e tij, dhe nuk e lirojnë shkrimtarin nga përgjegjësia me qenë qytetar, ku e fus edhe veten, çdo reflektim dhe eseizim i Kadaresë asht i mirëseardhun, sepse askush ma mirë se ai vet nuk e portretizon dhe vizaton veten dhe mendimin e tij. Asht fat se Kadare edhe eseizon dhe e ka kompleksin e të qenunit intelektual, në kuptimin francez të kësaj fjale (diçka totalisht e parrokshme dhe e panjoftun për te), sepse vetëm disa vjet ma vonë s’kanë me na besue se shkrimtari që në gjallje të tij asht shpall Ajatollah i letërsisë dhe kulturës shqiptare, ka mujt me mendue si ka shkrue vet në eseun e përmendun: “…Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë... Ne nuk e kemi shpikur Shqipërinë, ashtu siç kanë dashur të na mbushin mendjen disa….”
    Gjegjen ma të gjetun Kadaresë ia bani Bregovic: e qiti ‘europianin’ e imagjinuem të Kadaresë mendsh bash me muzikën dhe ritmin e civilizimit të cilin Kadare e kupton si të huej dhe të rrezikshëm për Identitetin Shqiptar – civilizimin lindor. Thelbore në mendimin e Kadaresë për identitetin asht se ai mendon se me qenë shqiptar, me e pasë këte identitet, asht diçka e gjetun, jo e krijueme, e farkueme, e inventueme. “Ne nuk e kemi shpikur Shqipërinë…” thotë Kadare, tue çimentue bindjet e tij mistike se mbrapa këtij realiteti shqiptar egziston e vërteta shqiptare, esenca shqiptare, nji model platonian, divin, natyra intrinsike e shqiptarit. Kadare harron se tanë kohës flet Ai, Kadare, se krejt ai kullim i nji historicizmi simplifikues e reduktues për Identitetin Shqiptar, asht vetëm nji Narracion i tij, asht nji lexim i tij selektiv e sipërfaqësor i nji historie pesë shekullore, nji prrallë. Prrallë e mbytun me paragjykime e stereotipe, me esencializëm, që mos ta përdori ndonji kualifikim ma të randë, si racizëm. “Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë…” Çka me ba me nji shqiptar që kish me na lind i zi? A munden Njerëzit e Zi me qenë europianë?
    Kadare, edhe pse njani prej atyne inxhinierave shpirtnorë që e inxhinieruen (ai vazhdon me e inxhinierue) “shqiptarin”, në përpjekje me e ba e krijue e inventue Shqiptarin e Ri, nuk i jep randësi nji fakti historik se ‘Revolucioni Francez (njashtu si revolucioni komunist në Shqipni, MK), provuen dhe e dëshmuen se i tanë fjalori i marrëdhanieve shoqnore, i tanë spektrumi i institucioneve sociale po mujkan me ndrrue mbrenda nate’ (Rorty).
    Sado për tana ato dekada të nji pushteti të pakufishëm të komunistave, u eksperimentue e u inxhinierue “shqiptari”, dhe Kadare tashma asht i bindun se egziston nji esencë shqiptare, nji Shqiptar Intrinsik, Bregovic me muzikën e tij e shkërdheu dhe shkërmoqi këte fantazmë, tue e ba me u kallë me ate që Kadare asht i bindun se nuk i takon esencës shqiptare – lindoren. Muzikën dhe ritmet lindore.
    Nëse shqiptari qenka sterilizue prej tyne gjatë asaj epoke komuniste, kush ishin ata njerëz në Pallatin e Kongreseve, të ri e në moshë, çika t’reja e gra, që dolën mendsh e u gëzuen e dalldisën me ritmet rome e turke? Bregovic po them e shkërdheu Shqiptarin Intrinsik të Kadaresë.
    Identitetin Shqiptar Kadare nuk e kupton si fluid, si të tillë që i nënshtrohet proceseve historike tue perpetue e tue u ndrrue, tue u farkue në kazanin shoqnor e institucionet shoqnore, tue marrë trajtat e shoqnisë njashtu si ajo ndrrohet gjatë procesit historik. Jo. Identiteti shqiptar asht i pandryshueshëm, monolit, unik. Njerëzit ndoshta ndrrojnë, por identiteti dhe të qenunit shqiptar – jo.
    Ata që e kanë rrezikue dhe e rrezikojnë identitetin shqiptar gjithmonë janë Tjerët, turqit, serbët, tradhtarët…e jo shqiptarët. Sepse shqiptari i njimendtë kurrë s’kishte me i ba asgja të keqe Identitetin Shqiptar. Mirëpo, askush ma shumë e ma keq nuk i ka ba ‘shqiptarit’ se sa shqiptari vetë. Kush ka mujt kaq keq e kaq shumë me e damtue ate që tash për tash asht e vetmja dëshmi e jona se jemi kush jemi – Gjuha Shqipe – sa me ja kput e sakatue trupin, tue ja heq e kput tri të katërtat e saj – Gegnishten. Si mundet me folë dikush që ka nënshkrue dokumentin me të cilin damtohet Identiteti Shqiptar si asnjihere në historinë e vet, tue ja mungue e ndalue idiomën ma të vjetër, idiomën ma të folun, përmendoren tingullore të Identiteti Shqiptar – Gegnishten. Si mundet me u dekodue e kuptue Identiteti Shqiptar – pa Gegnishten?
    A janë shqiptarë e europianë edhe ata që flasin Gegnisht?

    Bregovic dëshmoi se krejt ai eksperimet komunist, në të cilin mori pjesë edhe Kadare, që kishte për qëllim me e shpla e sterilizue shqiptarin prej feve, prej t’kaluemes, prej ideve dekadente perendimore, prej kapitalizmit, prej Islamit, prej Gegnishtes, prej autorëve katolikë, prej Shkodre, prej të Ndryshmes me ta, në të vërtetë paska dështue. Njashtu si ka dështue edhe përpjekja me e dlirë e pastrue “Shqiptarin” prej Gegnishtes e Islamit. Mbasardhësit e Enverit e t’Kadaresë u kallën me muzikën rome të Bregovicit e me ritmet e melosin turk posi çdokush tjetër n’Ballkan. Njisoj si n’Stamboll. Shqiptari i Ri i Enverit dhe “Europiani” fatamorgan i Kadaresë diku mbrenda vetes e paskan ate dellin ballkanik, ate telin sensitiv që dridhet me ritme turke e rome, e që për bukuri e dridhke e i bijke atij teli Bregovic n’Tiranë, tue dëshmue se shqiptari, posi edhe krejt popujt tjerë të Ballkanit, ka jetue e jo hibernue gjatë atyne pesë shekujve të Perandorisë Osmane.
    Mirëpo, përkundër Kadaresë, Bregovic me koncertin e tij n’Tiranë, nuk e shef nga perspektiva e sotme kohën kalue nën perandori si mallkim, si gjamë, si aksident, po si pasuni. Shqiptarë kanë diçka ma shumë, e jo diçka ma pak, si e kupton Kadare. Prishtina, besoj si edhe Tirana e ka aftësinë me u kallë e me dalë mendsh njisoj si me Techno e House, njashtu edhe me Orkestrin për Dasma e Deka të Bregovicit.
    Me Bregovicin shqiptarët vetmësa kallxuen se janë – si tanë tjerët. As ma të mirë e as ma të këqij. Janë njerëz ma s’pari, njerëz të Ballkanit, e mandej shqiptarë.
    Misioni i çdo shqiptari në planet, nëse kisha me a parafrazue Kadarenë dhe nëse duhet shqiptari me pasë mision, kishte me qenë ma s’pari me qenë e me mbet njeri, e mandej edhe shqiptar (i padlirun e i papurifikuem Gegnishte).


    Juriiis……pucaaaaaj!


    Asht nji kangë dhe nja 2 komanda ushtarake që i japin nji dimension ma shumë krejt kësaj dalldie me ritme e muzikë. Kanga “Kalasnjikov” dhe ato 2 komanda ushtarake që i ka adaptue si komanda për orkestër Bregovici: “Pucaj”, asht nji fjalë rrënqethëse, që domethanë “Krisja” (pushkës), “Qillo”; dhe, “Juris”, që dmth “Sulmo”. Me këto dy komanda ushtarake, Bregovic na kthen në kontekstin e krejt ngjarjeve të dekadave të fundit në Ballkan, ku Milosevic dhe skuadrat e tij të vdekjes patën rolin kryesor. Po mundohem me argumentue se asht bash kjo kangë dhe këto 2 komanda ushtarake që e bajnë si të ngutun e të pamatun mirë vendimin e Edi Ramës, me ja dhanë Çelësin e Qytetit të Tiranës, si qytetar nderi, Bregovicit.
    “Pucaaaaj…” asht komandë që i jepet togës së pushkatimit, si n’Srebrenicë, komandë që i jepet njisisë tenkiste, si gjatë rrethimit dhe shkatërrimit që ju ba Vukovarit e Sarajevës. Janë fjalët ma të urryeme e ma të randa që u shqiptuen në gjuhën serbe. Janë fjalët që i paraprinë urbicidit të qyteteve dhe egzekutimit të qinda-mija viktimave në tanë ish Jugosllavinë. Njeriu i mentalitetit që prodhoi këto komanda dhe i shqiptoi para njisisë tenkiste në Sarajevë e Vukovar, në Srebrenicë e n’Qyshk, asht ai njeri dhe ai mentalitet që ka emanue kangën “Kalasnjikov”.
    Kanga “Kalasnjikov” e ka nji histori të vocërr. Asht pjesë e muzikës për film të regjisorit Emir Kusturica, nji pamfleti politik që shërbeu si ‘maskirna uniforma’ për njisitet tenkiste për me e shkatërrue Sarajevën –“Underground”.
    Filmi “Underground” u xhirue në kulmin e fuqisë së Milosevicit. Beogradi, kur duhej me xhirue Kusta e me incizue Brega, ndalej. Ata ishin dy artista që mujshin me e ndal qytetin e Beogradit nëse ju duhej për artin e tyne. Beogradi ishte kryeqendra e Milosevicit në kohën kur ai ndalej sahere donte Kusta e Brega. Imaxhinoni fuqinë dhe afrinë që kishin këta dy artista me SPS, partinë që udhëhite Beogradin në kulmin e pushtetit dhe fuqisë së Milosit.

    Njeriu i mentalitetit që emanoi kangën “Kalasnjikov” edhe dhuratat edhe rakin e blen në formën e armëve, si kjo vodka „Red Army“ në formën e pushkes Kalasnjikov (shif foton ma naltë) dhe ne formën e bombës si në këte foto ma poshte
    Po kush ishin ata njerëz që vrajshin dhe kallshin nëpër Jugosllavi, si dukeshin, çka pëlqenin…Fatkeqësisht, muzika e Bregovicit asht muzika e preferueme edhe e kriminelave të Milosevicit. Sidomos, kanga “Kalasnjikov’, sepse ata ishin njerëzit e atij mentaliteti që fëmiut të tij për ditëlidje ja blejnë pushkën si lodër; njerëz që si dhuratë mikut ja falin rakinë në shishen me formën e kallashnjikovit, si në foton e „Javës“, dhe konjakun në shishen me formën e bombës; njerëzit që i shofin nëpër tytën e pushkëve mjediset ku jetojnë, komshitë, Tjerët; gjithmonë me idenë e ekspandimit dhe grabitjes; njerëz që edhe para aktit seksual piskasin: Juriiiis; njerëz që edhe në koncert, në situata benigne përdorin komanda ushtarake si, „Pucaaaaaaj“!


    Vodka ne shishen me formen e pushkes "Kalasnjikov"

    Konjaku ne shishen ne formen e bombes. Prodhim rus.

    „Ne tako...ovako“


    Ky asht njeriu i mentalitetit që emanoi kangën “Kalasnjikov”, që frymëzoi artistin dhe mbeti i shenuem në këte kangë. Për mue personalisht kjo kangë ka domethanie të nji materiali kulturor me randësi antropologjike, sepse na ndihmon me e dekodue dhe kuptue mendësinë që ka mujt me pjellë Bllacen, Stankovecin, Srebrenicen, Vukovarin, Sarajevën.
    Brega nuk distancohet, nuk merr qëndrim të kundërt e as akuzon politikën dhe veprimet e Milosevicit.. Eventualisht kisha me thanë vetëm polemizon. „Ne tako…ovako“ (Jo ashtu …kështu). Brega ma shumë dialogon me miqtë e tij milosevician si Milorad Vucelic (ish shefi i SPS, partia e Milosevicit), tue u thanë se ka qenë e gabueme metoda, por jo edhe ideja e ekspandimit të Serbisë. Brega prej Tirane, tue i shti tironasit e Edi Ramës me piskat „Juriiis“, e tue i ba gratë e çikat europiane të Kadaresë me u dalldisë e me u bo horr, i çonte mesazh miqve të tij në Beograd e Republika Srpska se JO me hekurin e tenkave, po me llamarinën e Trubave të Dragacevo’s realizohet andrra e moçme serbe me e ‚pushtue’ Tiranën. Jo me helmeta n’krye, po me sajkaca (kapelat popullore serbe) n’krye hyhet n’Tiranë. Bregovic prej Tirane dialogonte pandërpre gjatë tanë koncertit me mikun e tij Milorad Vucelic, ish kryetarin e SPS, parti e Milosevicit, dhe ish drejtorin e Radio Televizionit Serb, RTS, se me kulturë e jo me ushtri pushtohen vendet sot, qytetet, njashtu si u pushtue Tirana metaforikisht nga Brega.
    “Ne tako…ovako”, dialogonte Brega me miqtë e tij serbë. Dhe, jo se ata tuten prej teje, por të donë, ta japin vet Çelësin. “Vidis….ne tako…nego ovako” (E shef, jo ashtu, po kështu!).
    E bani prrallë Brega Tironën e dalldisun, tue i ba me piskatë “juriiiis” e “kalasnjikov”. E për çudi, ishte publiku që e kërkonte në bis bash kangën – „Kalasnjikov“ (!).
    Kur e ki parasysh vitin 1997, nashta edhe s’asht me u çuditë shumë me këta njerëz.


    Provincializmi i Edi Ramës


    Edi Rama reagoi tamam si nji provincialist i vocërr, që sa e pa se kah mahalla po i kalon nji nga emnat që i ka ndigjue nëpër Ballkan, u ngut me ja dhanë Çelësin. Jo se Bregovic ban pjesë në grupin e serbëve që nuk duhet me jau dhanë Çelësin, por nëse Rama po don me u ba njeri prej gjesti, njeri që don me çue mesazh paqe e me i ndihmue zhdukjes së urrejtjes mes serbëve e shqiptarëve, asht nji njeri i madh, nji serb - arkitekti Bogdan Bogdanovic - ish kryetari i qytetit të Beogradit, njeriu i cili nga shkaku i nji oponence të haptë e direkte kundër Milosevic’it, jo tashti në fund, por që nga viti 1986 kur Milosevic duel n’skenë, u desh që nga kërcënimet me e lshue vendin e me kërkue azil në Vjenë, ku edhe sot jeton. Çelësi i Tiranës në duert e Bogdanovicit, njeriut që farkoi termin URBICID, si reagim ndaj shkatërrimit të qytetit të Sarajevës, njeriu i parë që sapo u çlirue Sarajeva në vitin 1996, u ftue dhe tanë Sarajeva u çue n’kambë e i aplaudonte, qe gjesti që i shkon nji kryebashkiaku të kryeqytetit shqiptar. Ky asht kalibri i intelektualit, njeriut dhe serbit të cilin ne shqiptarët duhet me i respektue gjestin dhe me e dëshirue komshi e mik.
    Dhe, jo se Bregën e paskemi anmik, assesi. Bregovic asht njeriu që këndoi shqip atëhere kur në Jugosllavi me knue shqip i bjen si sot n’Shqipni me knue Gegnisht!
    Edi Rama si nji fan i zakontë i mahnitun me nji yll përnime që i kaloi kah mahalla, u ngut me shit mend keshe asht ‚cool’. Muzika e Bregovicit shijohet, por nuk dekorohet. E krejt çka ka qenë dasht me ba Rama, asht që ato dy natë koncerti, që nuk i huqi, me u çue e me u dridh e me e dridh pak trupin, me u çue e me u dalldisë, me e qitë t’keqtit, në mënyrë që nesër me u dalë n’punë e me punue që kurrë njeriu dhe mentaliteti që ka emanue kangët si „Kalasnjikov“ mos me u lejue me iu afrue bedenave të Tiranës, as nga jashtë e as nga mbrenda. Janë dy qytete që njerëzit e këtij mentalitetei që emanojnë kangë si „Kalasnjikov“ i kishin te bedenat: quheshin Sarajevo dhe Vukovar.
    Këto dy komanda, „Pucaj“ dhe „Juris“, ishin fjalët ma të shpeshta të Goranit në Tiranë. Natyrisht, të hequna prej konteksti, ato janë ironi, sarkazëm, lojë….mahi….Tirana e ka pasë fatin mos me i ndie në fushëbeteja këto komanda, te bedenat e qytetit, po në koncert, në fushëbetejen metaforike të Bregovicit. Mirëpo, jo edhe familjet e viktimave në ish Jugosllavi. Nuk mund të mahitesh me nji fakt historik si Srebrenica, Sarajeva, Qyshku, Reçaku, Bllace...sepse, si thotë Gluksmann, refuzimi për t’u ballafaquar me faktet ma të randa historike e me u mahit me to, paralajmëron rikthimin e mizorisë.
    Nuk asht kanga “Kalasnjikov’ ajo që e ban Bregovicin të madh. Ajo e kompromiton ate. Janë shumë e shumë kangë tjera të Bregovicit që Tirana e Enver Hoxhës dhe Kadaresë i kanë huq gjatë asaj kohe eksperimenti me komunizëm, që e bajnë me e pëlqye muzikën e tij. Manej, Tirana me nji vonesë gadi dhetë vjeçare po e shijon e përjeton Bregën. Në Prishtinë, Brega asht pase, si tha producenti i famshëm Ilir Osmani. Tallava babës, tallava.

    Nejse, u desh me shkrue e me reague, sepse shumëkush në Prishtinë e përjetoi keq dhe shumë randë këte dalldi të Tiranës me Bregovicin. Personalisht, tue e ndjek në TV KLAN koncertin, dola mendsh si krejt tjerët në ate sallë. E vetmja gja që ma prishi qejfin ishte bis për kangën “Kalasnjikov”. E çuditshme, bash në këte kohë nisën me u kujtue e me u (keq)interpretue disa ide për Identitetin Kosovar dhe vogëlsinë teme, në kontekstin e nevojës së diferencimit të qartë kulturor të Prishtinës me Tiranën mbas Bregovicit. Sa shumë u zhgënjyen patriotët kosovarë me Manjola Nallbanin, me Kastriot Tushën, e artistë tjerë që i diktuen në ekranin e TV KLAN. Mirëpo, kush i ka faj kosovarëve që gjithmonë e kanë marrë Shqipninë e Tiranën përnime!
    E di, edhe kjo ka me kalue e gjithçka ka me u harrue, ose si thuhet në nji ndër kangët ma të bukura nga koha jeme, vitet e 80ta, kangë e Bregovicit dhe Bijelo Dugme’s, “Sve ce to o mila moja, prekriti ruzmarin, snjegovi i sas” (“Krejt këte, e dashtuna jeme, ka me e mbulue rozmarina, bora dhe bari”)

    Dhe, bash këtu, kur po e përmendim harresën, kalimësinë, bash këtu na shfaqet si prej qielli prap ai personazhi i Bregovicit nga kanga “Kalasnjikov”, ai i Srebrenicave, Vukovarave, Reçakave, Bllaceve, Sarajevave:
    “Nime…nime krejt harrohet a?!...Nime gjithçka po e mbulojka bora e bari a...ue: PUCAAAAAAJ!”

    © by Gazetajava.com

    Sen i forte a??
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 12-04-2006 më 20:52
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #247
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga a Tree walking
    hallall mi moter. (romet e vlores dore e forte, he te keqen)

    Rome nuk jam une djale, jo se eshte ndonje ofendim, por per dreq nuk kam qene mire kurre me defin.
    Po ti vazhdo me teorite e tua cigane, se mbase nxjerr ndonje gje ne drite.

  8. #248
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2006
    Postime
    8

    ra kjo deke e u pame

    duke lexuar keto reagime nga ata qe e mbrojne dhe e simpatizojne Bregoviqin, me kane zgjedhur nje dyshim qe kam pasur prej kohesh per ngjarjet e 97 ne shqiperi, dhe perfundimisht arrita te kuptoj se pas gjithe aty ngjarjeve qendron shteti serb, i cili, iu financoi ju qe sot e mbroni kete bregoviqin, i cili ua mesoi juve se cka është arti dhe muzika, dhe se Kallashnikovi është instrument muzikor dhe me të bëhet muzikë. Për ju si artista virtuozë që jeni, me shkoi në mendje një tekst që do të mund të bëhet si hit i madhë. ja teksti ne vijim:

    në fakt do e përdori emrin e Edi Ramës udhëheqës kryesor (pasi edhe i dha qelësin) si personazhin kryesor në këtë tekst:


    po sa hapa Televizorin
    në vitin 1997
    e pash Edi Ramën me Kallash në dorë
    si një artist virtuoz
    bënte muzikë si goran bergoviq....

    mbase ky do të ishte vetëm si fillim. Ndonjë poet më i spikatur do të ishte i mirëseardhur për ta vazhduar , so do të ishte këngë e ardhshme HIT......

  9. #249
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga xhaba
    duke lexuar keto reagime nga ata qe e mbrojne dhe e simpatizojne Bregoviqin, me kane zgjedhur nje dyshim qe kam pasur prej kohesh per ngjarjet e 97 ne shqiperi, dhe perfundimisht arrita te kuptoj se pas gjithe aty ngjarjeve qendron shteti serb, i cili, iu financoi ju qe sot e mbroni kete bregoviqin
    Ore ti, mos shko nga kahu tjeter ekstrem. 97 ishte pjelle e vete Shqiptarit, katundarit. Ne Shqiperi nuk ka shtet koheziv. Ka shtysa klanore, e mbi te gjitha zhdukja e 2 miliard dollareve te popullit nen hunden e shtetit e shtyu katundarin te mendoje se shteti nuk meriton te ekzistoje.

    Serbi as qe ka hy fare ne ket mes. Sidomos, po te mendosh qe armatimi i lehte i UCKs ishte bash rezultat i kaosit te 1997. (ndonese edhe F. Nano do t'ju kishte shitur arme)

    Pra kujtes me keto arsyetime se nuk te cojne kurrkund.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #250
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo nuk eshte gje hic. Me sa morra vesh nga shoket e mij ne SHqiperi, Anna Vissi kengetarja me fame galaktike qe u prit nga kryepeshkopi Jannulatos, ju be dhe nje darke ne nderim te saj, dhe se fundmi i qenkerka dhene nje lloj kemishe, veshje e siperme si dhurata nga trapat e shqiperise e qepur rreth para 100 vjeteve, pra nje pjese muzeu.

    Tani e kuptoj se si mund te jete zhdukur "Vajza e vlones" e shume statuja te tjera Ilire qe qysh ne kohen e Ugolinit qe filluan kerkimet arkeologjike u zhduken. Nuk kam pa popull qe e jep kulturen dhe gjakun e vet sikur me qene buke e djath per interesa kryenece, aq me teper kur kemi te bejme me popuj qe gjithmone na kane shfaros.

    E sic thoshte ky i shkreti, qe i paska kursyer shume vuajtje Perendia, se kushedi cdo bente te jetonte ne absurditetin e sotem :

    "Merre prape kamcikun, Shen Pjetri u pergjeq,
    Se perndryshe kjo pune na del mos me keq
    Perkedhelu kurrizin dhe do te t'besojne,
    Vraji shtypi dhe shtrydhi dhe do t'adhurojne
    "

    Jesu Krishti s'degjoi, dhe s'e mori vesh mikun.
    Dhe s'u unj perseri qe ta merrte kamcikun:
    dhe e kapne kamcikun sarafet per fene
    dhe e shempne clironjesin fen' e atdhene.

    Fan Noli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 13-04-2006 më 12:06
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 25 prej 37 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •