Close
Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 367
  1. #181
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar më parë nga anja bojku
    Pse e kontradikton veten kur me siper e pohon qe eshte nje gjest politik, pra qe te servilohemi e te sakrifikojme ndershmerine per nje te ardhme .
    Aman moj moter ku ma gjete ate ndershmeri dhe ate te ardhme te shqiptarve ti ? akoma se ke kuptuar pse jemi llumi europes ? Sepse kemi pasur mentalitete te tipit bar do ham e doren nuk do ja shtrim njeriu , prandaj duhet te ndryshojme se menduari dhe ti gjykojme gjerat me ndryshe , sepse me kokefortesi e me politikan te tipit palestinez ne nuk na prano njeri as ne hale e jo me ne europe .

    Ky ishte hap politik, dipllomat dhe shume i kalkuluar me shenjester Europen dhe deri diku jam dakord me ty ama JO nuk me duket mire qe ne ta benim kte ne dite qe ne kosove sapo u zbuluan trupe te cdo moshe e gjinie. Eshte popull yn dhe duhet te kishim treguar meshire dhe elegance... duhet, te pakten, ta kishim shtyer kte feste per me vone.
    Kosova vajton ? shume e drejte , edhe une shpreh indinjaten time per te ndjeret , Por nuk besoj qe aktivitete te tilla qe perfaqsojne paqe ne gjithe ballkanin duhet te pezullohen vetem e vetem se filan fisteku na paska nje nene boshnjake dhe nje baba serbo-kroat .

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga Titi
    Aman moj moter ku ma gjete ate ndershmeri dhe ate te ardhme te shqiptarve ti ? akoma se ke kuptuar pse jemi llumi europes ? Sepse kemi pasur mentalitete te tipit bar do ham e doren nuk do ja shtrim njeriu , prandaj duhet te ndryshojme se menduari dhe ti gjykojme gjerat me ndryshe , sepse me kokefortesi e me politikan te tipit palestinez ne nuk na prano njeri as ne hale e jo me ne europe .



    Kosova vajton ? shume e drejte , edhe une shpreh indinjaten time per te ndjeret , Por nuk besoj qe aktivitete te tilla qe perfaqsojne paqe ne gjithe ballkanin duhet te pezullohen vetem e vetem se filan fisteku na paska nje nene boshnjake dhe nje baba serbo-kroat .

    JO, sot mentaliteti yne eshte: shkelma do ham dhe prap do ju lepime!

    filan fisteku po kendonte ne serbisht, kenge folkorike serbe, e populli tiranas po brohoriste per ca tinguj serb (se eshte thare shpirti per muzike serbe) te 'elektrizuar' (sic thot artikulli) dhe ne kosove ishin githe ne funerale duke varrosur femije te masakruar. Shteti am duhet te ket icik me shume pergjegjesi ndaj femijeve te vet. Po, sic e kemi treguar, ne skemi pike dinjiteti dhe sic kemi shitur vajzat tona per nji cop buke po shesim popullin tone per nji cik 'kulture' yea right!!! jo jo jo, hajt mjafton na jep pak buke (se sduam me bar) dhe jeni te mirepritur te na perdhunoni!

  3. #183
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Bregoviçi në traktor!

    Beqë Cufaj

    Këtë javë jam penduar. Jam penduar pse kam lexuar gjëra që nuk ia vlen të lexohen. Për shembull të lexoj gazetat për Bregoviçin. Ishte, dhe disi në mënyrë absurde, po kjo temë vazhdon të jetë e vetojë në shtyllat e gazetave të shqipeve të malit gjithandej në Ballkan. Tiranë, Prishtinë e Shkup.

    Ajo që bie në sy në tërë këtë katrahurë prej “debati” e debati, është fakti i tërbimit, ose thënë edhe më mirë: fatalitetit, të shumicës së publicistëve dhe do-të-doja-të-jem-publicistëve kosovarë që kanë prekur këtë temë. Këta pra u tërbuan. U tranuan. U çmendën pse një Tiranë pret një Goran Bregoviç. Thua se ky Bregoviçi ia kishte mësy (me çka tjetër veç!) me Kallashnikov nga fushbetejat serbo-çetnike të Bosnjës drejt kryeqytetit shqiptar për të masakruar e vrarë. Dhe jo për të bërë muzikë. Për të argëtuar ata që për më shumë se një dekadë e kishin parë e dëgjuar në qendrat më të mëdha botërore, nëpër kinematë e kafenetë më të njohura të Evropës e SHBA-ve se si shkonte muzika e tij për miliona e miliona njerëz. Në rregull, duhet ta pranojmë: tek kosovarët Bregoviçi është dëgjuar, ose që të jem edhe më i saktë, është pranuar si “babai” dhe mësuesi i rokerëve kosovarë deri në fazën e ardhjes së Milosheviçit në pushtet.

    Dhe pas kësaj faze, ai nga kosovarët nuk është dëgjuar publikisht, por gjithsesi privatisht. Në dhomat e tyre të gjumit apo ndejës! Nuk thuhet kot: njëherë të pëlqen - gjithmonë të pëlqen!

    Problemi pra qëndron aty që kosovarët (më vonë do u them se cilët janë këta kosovarë!) edhe këtë paraqitje të serbit Bregoviç e kanë shfrytëzuar për të bërë ndonjë katapultim revulucionar në gotat e tyre - të revolucionit! Dhe këto hidhërime e leksione e kanë fillin në një periudhë goxha të gjatë. Gjëja më tragjikomike në këtë mes është që derisa populli, qytetari krejt i zakonshëm i Kosovës (së Dukagjinit, Drinit të Bardhë a Drenicës) ka filluar fare mirë të jetojë me Shqipërinë e sodit, është intelektuali i Prishtinës ai që vazhdon të jetojë në gëzhojën e “shokut” dhe shokut kulturor të fillimviteve ‘90 kur filloi të preket e fërkohet me Shqipërinë e rrëgjuar nga diktatura e pashoqe për nga egërsia e tandemit Enver & Nexhmije Hoxha.

    Qytetari i Kosovës e ka kaluar pra trandjen, të cilën gjithmonë e quaj, trandja e traktorit. Them kështu, sepse në fillimvitet ‘90, kur shqiptarët e nga Shqipëria e veriut fillonin të hynin për herë të parë në Dukagjin të Kosovës, u drejtoheshin bashkëkombasve të tyre me fjalët “Ç’keni ju që ngreni kokë kundër Milosheviçit... Ai po ju lejon të keni shtëpi të bukura, tokë e traktorë?!”. Duhet ta imagjinoni fytyrën dhe përgjigjen e dukagjinasit të fyer për vëllaun nga Shqipëria që nuk e kuptonte se çfarë don të jesh i kolonizuar!

    I kësaj forme tragjike e komike ishte edhe konflikti lartë. Në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. Kur kosovarët nuk i mbushnin valixhet që merrnin me vete me pizhama nate, por me librat e tyre të cilat në Tiranë jo vetëm që nuk donte t’i lexonte askush por elitarët kosovarë përjetonin përbuzje nga e cila edhe sot e kësaj dite duket që nuk janë shëruar. Gjë kjo e cila nuk mund të thuhet për vdekatarët e zakonshëm - popullin! Ishte periudha e mortit të madh - viti 1999, ajo që bëri që shqiptari nga Kosova dhe ai nga Shqipëria më kurrë të mos kenë probleme të natyrës së njohjes dhe me këtë edhe traktorit... Edhe ato keq apo moskuptime që ekzistojnë në dhe për gjuhën, përkatësisht dialektin, do të mund t’i mvesheshin një komunikimi (jo)normal që një austriak nga Steiermarku do të mund ta ketë me një prusian gjerman nga Brandenburgu!

    Dhe këta jetojnë sot e mot me këtë keqkuptim për të cilin dinë në mënyrë fare spirituoze ta tallin njëri-tjetrin! Problemi është tek Prishtina. Që të jem edhe më i saktë: problemi është tek ai grupi, tek ajo kasta e fëmijëve të fyer të Prishtinës të cilët sot jo vetëm që nuk e duan Bregoviçin në Tiranë por nuk e duan as Tiranën. Pse? Sepse u mungon Beogradi! U mungon Bregoviçi! Apo nuk u ka rënë në sy që të gjithë ata që deri dje (1990) ishin “Beogradski Djaci” (nxënës Beogradi) sot janë kundërshtarët dhe luftëtarët më të mëdhenjë të Tiranës! Të Shqipërisë. Të shkëmbimit dhe afrimit (krejt normal dhe krejt kulturor) mes këtyre dy kryeqendrave kulturore. Janë pra këta shpikësit e shpifur të “kombit” dhe “gjuhës” kosovare që pështyjnë mbi çdo gjë që vjen nga Shqipëria.

    Prandaj, mos u çuditni kur i shihni se si ai kosovari i vitit 1990, këta mistrecë që nuk dalin kurrë nga gëzhoja e Prishtina City-t, marrin këtë Bregoviçin e shkretë dhe e hipin në atë traktorin e kosovarit të fillimviteve ’90. Që pastaj, si fëmijët e fyer, të ankohen tek njëri-tjetri por më së shumti tek Tirana për këtë apo atë padrejtësi.

    Në fakt, situata është më e mirë edhe për këta jugo-nostalgjikët tanë. Tek Beogradi nuk guxonin kurrë të ankoheshin. Tek Tirana po. Prandaj ec e mos i thuaj nëna Shqipëri!

  4. #184
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Titi
    duam te shetisim gjithe boten pa u endur maleve te greqise e ambasadave si leckamane rrugesh me muaj te tere per nje vize 1 mujorshe , do na duhet diplomacia nderkombetare , qofte edhe me armikun !!

    duke ndjekur hapat e perendimit dhe duke i zbatuar ato qofte edhe me servilizem jane aty ku jane sot Ne bashkimin europian !!

    .
    Nese ti mendon se rruga qe do ta shpieje Shqiperine ne EU dhe bote, eshte nepermjet Serbise, atehere ti me te vertete ke me mbet tane jeten duke i kaluar kufinjte maleve ilegalisht dhe ske me pa EU kurre me syte e tu.

    Kete jam duke e thene me siguri te plote, 100%. Po derisa te tjeret mundohen te ecin para, shkiet ende jetojne ne vitin 1389.

  5. #185
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Reagim ndaj nje artikull kunder Bregovicit (Marre nga Shekulli)

    Me mire Bregoviçin apo Çiljetën?”

    Valon Arifi

    Pasi lexova artikull-analizen tuaj per Goran Bregoviçin, vokalistin dhe kompozitorin e famshëm të Bjello Dugme, me erdhi nje ide reagimi. Or, z.Shala, une jam nga Presheva, jetoj dhe punoj ne Prishtine, ato gjera qe ti po i thua, jane krejt OK, edhe kane ndodhur. Por ç’kane lidhje Politika dhe Arti ?

    Personalisht, Bregoviçin nuk e shoh nga nacionaliteti, thjesht ka zerin, komponimet, textet dhe nuk shoh asgje te keqe ne to. Shembull: Çiljeta dhe Geti me kengen e tyre "Kam bothen e mire", nuk besoj se mund t’i bejne ndonje konkurrence kenges "Kad bi bio Bjelo Dugme", them ne personalitetin tim. Mund ta analizosh edhe vetë. Kenget qe permenda, jane Art, e para degjenerues, e dyta argetues. Patriotizmi, zoteri nuk shprehet ashtu si ti e perfill.

    Ndoshta, se ju jeni "hidheruar" nga Bregoviç, eshte aryseja se ju paska lene te beni gjume ne nje hotel, nga me te keqinjt e Sarajeves. Por eshte çeshtje juaja personale ajo. Plus, pse lidhni Tiranen, Prishtinen me Sarajeven, kur dihet fakti se edhe sot presidenti boshnjak nuk e pranon pavarësinë e Kosoves? Atehere, ç’kam te mire nga Bosnja politikisht?

    Ta them edhe nje qe eshte me interesante: Personalisht, une ne Serbi iu kam derguar mbi 100 te rinjve albume shqip, nder to rreth 50 te Adelina Ismajlit. Meqe kam shoke serbë, si ne Presheve e deri ne Beograd, ata me kane kerkuar dhe te them se jane adhurues me te medhej se une te Adelines. Ështe art dhe duhet marre si art. Thashë Adelinen, e njohin krejt, eshte ekstravagante, them patriote, por ama, kjo gje nuk i intereson shokeve te mij sërb, ata kenaqen nen tingujt e kengeve te saj, siç une kenaqem me kenget e Dugmes, Merlinit. Per fund, jam shqiptar, dhe mburrem se jam shqiptar, por kurre ne jete nuk do te beje dallime nacionale, politike, fetare etj., etj. Thjesht, jemi rob te Zotit, ai do te na gjykoje!

  6. #186
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar më parë nga anja bojku
    JO, sot mentaliteti yne eshte: shkelma do ham dhe prap do ju lepime!

    filan fisteku po kendonte ne serbisht, kenge folkorike serbe, e populli tiranas po brohoriste per ca tinguj serb (se eshte thare shpirti per muzike serbe) te 'elektrizuar' (sic thot artikulli) dhe ne kosove ishin githe ne funerale duke varrosur femije te masakruar. Shteti am duhet te ket icik me shume pergjegjesi ndaj femijeve te vet. Po, sic e kemi treguar, ne skemi pike dinjiteti dhe sic kemi shitur vajzat tona per nji cop buke po shesim popullin tone per nji cik 'kulture' yea right!!! jo jo jo, hajt mjafton na jep pak buke (se sduam me bar) dhe jeni te mirepritur te na perdhunoni!
    Nuk te kuptoj se ku po te rref samari , nga politika kalove ne perdhunim tani ?
    Artistet s'kane kufinj moj ti (kupton ), siç mund te jete idhull per ty nje Robi williams ashtu mund te jete per dike tjeter Berkoviç ? Kujt i ka pelqyer ka shkuar e ka pare , kujt nuk i ka pelqyer ka qendruar ne shtepi , çte keqe ka ?

    Kosova duhet ta kuptoje dicka qe deri dje edhe pse ne lufte me serbine e praktikonte dhe e degjonte muziken serbe nga mitrovica ne gjakove , dhe nuk ka pse ti vari turit se pse shqiperia paska pranuar nje serbo-boshnjak te zhvilloje nje koncert ne tirane ku ne fund te fundit nuk perfaqeson gje tjeter veçse paqe ne ballkan dhe nje shenje te mire mbi emancipimin e kultures shqiptare . Grow up people se lat nom me kto mendime enveriste .

    Po e le me kaq , sja vle te diskutosh me shume .

  7. #187
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Bregoviçi në traktor!

    Beqë Cufaj

    Këtë javë jam penduar. Jam penduar pse kam lexuar gjëra që nuk ia vlen të lexohen. Për shembull të lexoj gazetat për Bregoviçin. Ishte, dhe disi në mënyrë absurde, po kjo temë vazhdon të jetë e vetojë në shtyllat e gazetave të shqipeve të malit gjithandej në Ballkan. Tiranë, Prishtinë e Shkup.

    Ajo që bie në sy në tërë këtë katrahurë prej “debati” e debati, është fakti i tërbimit, ose thënë edhe më mirë: fatalitetit, të shumicës së publicistëve dhe do-të-doja-të-jem-publicistëve kosovarë që kanë prekur këtë temë. Këta pra u tërbuan. U tranuan. U çmendën pse një Tiranë pret një Goran Bregoviç. Thua se ky Bregoviçi ia kishte mësy (me çka tjetër veç!) me Kallashnikov nga fushbetejat serbo-çetnike të Bosnjës drejt kryeqytetit shqiptar për të masakruar e vrarë. Dhe jo për të bërë muzikë. Për të argëtuar ata që për më shumë se një dekadë e kishin parë e dëgjuar në qendrat më të mëdha botërore, nëpër kinematë e kafenetë më të njohura të Evropës e SHBA-ve se si shkonte muzika e tij për miliona e miliona njerëz. Në rregull, duhet ta pranojmë: tek kosovarët Bregoviçi është dëgjuar, ose që të jem edhe më i saktë, është pranuar si “babai” dhe mësuesi i rokerëve kosovarë deri në fazën e ardhjes së Milosheviçit në pushtet.

    Dhe pas kësaj faze, ai nga kosovarët nuk është dëgjuar publikisht, por gjithsesi privatisht. Në dhomat e tyre të gjumit apo ndejës! Nuk thuhet kot: njëherë të pëlqen - gjithmonë të pëlqen!

    Problemi pra qëndron aty që kosovarët (më vonë do u them se cilët janë këta kosovarë!) edhe këtë paraqitje të serbit Bregoviç e kanë shfrytëzuar për të bërë ndonjë katapultim revulucionar në gotat e tyre - të revolucionit! Dhe këto hidhërime e leksione e kanë fillin në një periudhë goxha të gjatë. Gjëja më tragjikomike në këtë mes është që derisa populli, qytetari krejt i zakonshëm i Kosovës (së Dukagjinit, Drinit të Bardhë a Drenicës) ka filluar fare mirë të jetojë me Shqipërinë e sodit, është intelektuali i Prishtinës ai që vazhdon të jetojë në gëzhojën e “shokut” dhe shokut kulturor të fillimviteve ‘90 kur filloi të preket e fërkohet me Shqipërinë e rrëgjuar nga diktatura e pashoqe për nga egërsia e tandemit Enver & Nexhmije Hoxha.

    Qytetari i Kosovës e ka kaluar pra trandjen, të cilën gjithmonë e quaj, trandja e traktorit. Them kështu, sepse në fillimvitet ‘90, kur shqiptarët e nga Shqipëria e veriut fillonin të hynin për herë të parë në Dukagjin të Kosovës, u drejtoheshin bashkëkombasve të tyre me fjalët “Ç’keni ju që ngreni kokë kundër Milosheviçit... Ai po ju lejon të keni shtëpi të bukura, tokë e traktorë?!”. Duhet ta imagjinoni fytyrën dhe përgjigjen e dukagjinasit të fyer për vëllaun nga Shqipëria që nuk e kuptonte se çfarë don të jesh i kolonizuar!

    I kësaj forme tragjike e komike ishte edhe konflikti lartë. Në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. Kur kosovarët nuk i mbushnin valixhet që merrnin me vete me pizhama nate, por me librat e tyre të cilat në Tiranë jo vetëm që nuk donte t’i lexonte askush por elitarët kosovarë përjetonin përbuzje nga e cila edhe sot e kësaj dite duket që nuk janë shëruar. Gjë kjo e cila nuk mund të thuhet për vdekatarët e zakonshëm - popullin! Ishte periudha e mortit të madh - viti 1999, ajo që bëri që shqiptari nga Kosova dhe ai nga Shqipëria më kurrë të mos kenë probleme të natyrës së njohjes dhe me këtë edhe traktorit... Edhe ato keq apo moskuptime që ekzistojnë në dhe për gjuhën, përkatësisht dialektin, do të mund t’i mvesheshin një komunikimi (jo)normal që një austriak nga Steiermarku do të mund ta ketë me një prusian gjerman nga Brandenburgu!

    Dhe këta jetojnë sot e mot me këtë keqkuptim për të cilin dinë në mënyrë fare spirituoze ta tallin njëri-tjetrin! Problemi është tek Prishtina. Që të jem edhe më i saktë: problemi është tek ai grupi, tek ajo kasta e fëmijëve të fyer të Prishtinës të cilët sot jo vetëm që nuk e duan Bregoviçin në Tiranë por nuk e duan as Tiranën. Pse? Sepse u mungon Beogradi! U mungon Bregoviçi! Apo nuk u ka rënë në sy që të gjithë ata që deri dje (1990) ishin “Beogradski Djaci” (nxënës Beogradi) sot janë kundërshtarët dhe luftëtarët më të mëdhenjë të Tiranës! Të Shqipërisë. Të shkëmbimit dhe afrimit (krejt normal dhe krejt kulturor) mes këtyre dy kryeqendrave kulturore. Janë pra këta shpikësit e shpifur të “kombit” dhe “gjuhës” kosovare që pështyjnë mbi çdo gjë që vjen nga Shqipëria.

    Prandaj, mos u çuditni kur i shihni se si ai kosovari i vitit 1990, këta mistrecë që nuk dalin kurrë nga gëzhoja e Prishtina City-t, marrin këtë Bregoviçin e shkretë dhe e hipin në atë traktorin e kosovarit të fillimviteve ’90. Që pastaj, si fëmijët e fyer, të ankohen tek njëri-tjetri por më së shumti tek Tirana për këtë apo atë padrejtësi.

    Në fakt, situata është më e mirë edhe për këta jugo-nostalgjikët tanë. Tek Beogradi nuk guxonin kurrë të ankoheshin. Tek Tirana po. Prandaj ec e mos i thuaj nëna Shqipëri!
    Hajde, Beqe, Hajde, Po ku ke ma heret? Ca paska shkru

    Une i njoh shumicen e rokereve te Kosoves, si ata te vjetrit e edhe keta te rinjte, bile shume prej tyre i njoh edhe personalisht, por asnjeri nuk ka pasur asnje bashkepunim e ndoshta edhe kontakt me Bregoviqin, e si mund ta pranojne Bregoviqin si baba e mesues te rokut te tyre? Hajde Beqe Hajde

    Ata qe nuk e duan Tiranen ne Kosove (edhe pse te paket, qe i numeron ne gishta dhe qe kane disa arsye sado naive te jene ato), jo vetem qe nuk kane shkruar fare per kete problem, por as qe e kane dijtur qe ka qene Bregoviqi ne Tirane, sepse nuk ju intereson fare se cfare behet ne Tirane. E poashtu asnjeri nga ta nuk eshte as jugo-nostalgjik e as nuk ju ka munguar ndonjehere Beogradi, sepse edhe keta jane shqiptare, apo kosovare, qe kane qene te demtuar ne Kosove nga serbet njesoj sikur gjithe shqiptaret tjere.

    Une per vete e te gjithe ata qe njoh, e kemi degjuar Bregoviqin deri me 1989, por pastaj nuk e kam degjuar fare, asnjehere nuk e kam degjuar Kallashnikovin (kenge e pas kesaj periudhe) apo kenget tjera te reja te tij, dhe as nuk e kam ndermend ti degjoj ndonjehere, bashke me kenget e vjetra qe ka kohe qe prej 1989-tes nuk i kam degjuar dhe as qe do i degjoj me.

    Ata qe kane shkruar kunder ketij koncerti, jane kryesisht drenicake, dukagjinsa e te tjere, qe kane dhene me shume per lirine e Kosoves, qe kane vuajtur me shume se tjeret, e keta Beqe nuk mund ti quash jugonostalgjike. Une nuk njoh asnje shqiptare Kosove qe eshte jugonostalgjike, as edhe ata qe ndoshta i kane pare ndonje hajer ish-Zhugosllavise ndonjehere.

    Pamvaresisht kesaj, edhe njehere po e perseris mendimin tim, qe nuk ka ndonje gje te keqe nga ardhja e Bregoviqit. Ne do hapemi me njeri-tjetrin, keshtu ngadale-dale, ata do bejne koncerte te ne, ne do bejme koncerte atje, sikur qe po shesim e blejme mallra me ta. Jemi fqinje te pare dhe medoemos do na duhet te bashkepunojme si fqinje. Mirepo, duhet kuptuar kundershtimet e atyre qe jane kunder kategorikisht, sepse kane arsyet e veta, dhe nuk duhet ti shajme, ofendojme, sic po bejne disa, pamvaresisht qe ne mund te mos jemi te nje mendimi me ta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 09-04-2006 më 16:19
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    As nuk kam me deshire te diskutoj per kte gje. Muri mur ngelka.

    Kaq veshtire e paske ta kuptosh si dola nga politika tek ajo shrehje, apo s'te intereson tani?

    Lere fare, ne te shqiperise vertet paskemi qene njerez te lehte. Enverista!!! So hajde te bejme te kunderten ekstreme tani dhe te pranojme cdo gje pa pik diskriminimi.

    Ato artikuj me lart jo vetem qe jan shkruajtur shume keq (mezi kuptohen) por jane teper te ceket dhe qesharak.

    good luck per te gjithe

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Oooooj Tirona Jon?

    Pak Ka Kengetar Kosova? Apo Pa Tjeter Duhet Te Jet Nje Serb I Prisht Qe Na Vrau E Na Preu E Sot Te Vie Te Mbahet Koncert Neper Tiron.. Po Sikur Te Vie Noj Grek Ne Kosov Dhe Ti Japim Noj Cmim Apo Dicka Atij Si Do Ju Duket Juve?

    Turppppp Per Gjith Ata Shipeca Qe Perkarhin Serbin Ne Kete Tem Por Tani Po E Shoh Qe Paska Ende Shqipfoles Qe Ja Duan Te Miren Serbis Dhe Kan Bisneset E Tyre Me Serbin..

    Turpppp I Madh..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Postime
    31
    Koncerti
    Data 1 dhe 2 prill
    Vendi Pallati i Kongreseve
    Biletat 15, 20, 25 mijë lekë të vjetra
    Vendi i shitjes Pallati i Kongreseve, Teatri Kombëtar, Akademia e Arteve
    Këngët “War”, Dreams”, “In the death car”, “Lubenica”, “Lost lamb Scherzzo”, “Se nevo si”, “St. Bartholomy night”, “Santus Deus/ Pater Noster”, “Natura”, “Maki, maki”, “Policia”, “Underground Tango”, “Hop, hop, hop”, etj.
    Surpriza 4-5 këngë polifonike shqiptare
    Kohëzgjatja mbi 2 orë
    ______________________________________________
    Une nuk shreh kurrefare vleresimi per muziken e Bregoviqit,por per vendin prej nga vjen dhe vendin ku kendon.

    Se pari them se une e vlersoj muziken folklorike,popullore dhe te lehte te gjithe ballkanasve.

    Pajtohem se arti nuk njeh kufij.Pajtohem se kultura ,tregtia jane pa kufij.

    Mirepo cfare konkluzionesh mund te nxirren nga kjo dalldisje per mentalitetin dhe
    identitetin e tiranasve?Tiranasit e varfer te paguajne aqe shume per nje kengetar nga Serbia qe i ka pushtuar me dhune gjysmen e tokave te Shqiperise,qe i ka vra qe 100 vjet qindra dhe mira shqiptar,vellazer te tyre(serbia ,jo kengetari).
    A mund te mendohet se do ta respektojne ne Beograd nje kengetar nga
    Shqiperia ne kete menyre.?Respekti duhet te jete reciprok,perndryshe e nenqmon veteveten!
    Shtrohet pyetja se a iu eshte shperlare truni kombetar tiranasve,a jane ba ata nga komunist ne kosmopolit?Apo kane nje kulture ma te larten demokratike ne
    Europe!
    Para 15 vjeteve turmat serbe kendonindi napred Slobodane ,ako treba do Tirane!(Shko perpara Sllobodan nese duhet deri ne Tirane!)
    Ky popull nuk ka fuqi as te kerkoj falje per krimet e tyre ndaj shqiptreve dhe jo te
    dalldiset dhe te haparllaiset ndaj nje kengetari shqiptar!
    Verimi

Faqja 19 prej 37 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •