Close
Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 367
  1. #91
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Disi e larguar keto dite nga forumi per ceshtje personale, me sakte e mbytur ne pune, keshtu qe u kerkoj falje atyre qe kane bere thirrje per Moderatoret te nderhyjne, se ndryshe do ishit share 10 breza, e jo tre sa ishin share deri tani.

    Sa per temen, po i hidhja nje sy forumit, postimeve te reja, dhe aksidentalisht pashe titullin "Goran Bregovic ne Tirane." Nuk e kisha idene kush ishte Gorani keshtu qe u bera kurioze.

    Sipas postimeve te sjella ketu (po flas vetem per ato informuese, dhe jo tragji-sensaciolizmat e momentit) qenka kengetar serbo - kroat me grua myslymane, me nje tradite kengesh, permbledhjesh ballkanase, qe kendon ne serbisht, por sipas infos dhe ne shqip.

    Tema mbyllet ketu. Kulturen e debatit ne rradhe te pare, nuk ua meson ky forum apo stafi. Ne kete teme cfare eshte per t'u thene eshte thene ne te gjitha prizmat, "fetar", "atdhetar", "muzikor", "tradhtar" etj.

    Ne mbyllje e siper po shtoj dicka: Gjuha serbe qe flet Gorani eshte gjuhe sllave, ku flitet (ne forma te ndryshme) qe nga Mali i Zi e deri ne stepat i Siberise. Doni te urreni gjithe sllavofonet, shume mire per ju, Zoti (apo cfaredo qofte) u dhente force dhe zemer ta mbani nje urrejtje aq te madhe. Per ata qe me hiqen ketu si patriote te medhenje se urrejne serbishten, keni kandar shume te lehte ku peshoni patriotizmin. Kam njohur shqiptare nga Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, me specifikisht kam punuar me shqiptare nga Kosova dhe Mali i Zi, (dhe me nje Boshniak.) Kur donin te flisnin qe mos t'i merrte vesh njeri, ia kthenin ne Serbisht per shtate pale qejfe, pa iu dridhur goja fare, dhe shume mire benin. Bile ironikisht, dje po ngacmoja nje vajze nga Mali i Zi nga Podgorica, sepse po fliste me nje Serbe (boshnjake) shoqe te saj ne Serbisht, dhe i thashe qe ma flet serbishten me mire se shqipen moj cupke dhe po qeshte.

    Per ata qe urrejne gjithe popullin serb, Zoti (apo cfaredo tjeter) ua befte te lehte urrejtjen, se eshte peshe e rende per t'u mbajtur. Kam pasur rastin te njoh serb ne US, por kam pare dhe dokumentare per anen tjeter te monedhes, per ata serbe qe urrenin Miloshevicin dhe politiken e tij, per ata serbe qe duan te jetojne ne paqe, qe duan femijet e tyre (ne pamundesi per kete brez) te rriten pa urrejtje.

    Kuptohet, plaget jane akoma te fresketa, ka akoma trupa, viktima qe nuk po prehen ne varre, qe nuk po u fle shpirti i qete. Si shqiptare (e Shqiperise, e Kosoves, e Malit te Zi, e Maqedonise) me pikon ne shpirt per vuajtjet e kombit tone historikisht dhe deri ne ditet tona. Me gjak e kemi lare ate cope truall qe na ka mbetur. Por si Shqiptare, si Ballkanase, si individe, kam te drejte te pamohuemshme humane te pyes veten: Deri kur do t'i mbajme damaret e gjakut te hapur? Sa te na shterojne komplet? Sa te tretemi si kufoma te se kaluares por pa te ardhme?! Deri kur do te urrejme? Sa te gryejme zemren nga kanceri i urrejtes deri ne ate pike kur te mos mbetet me zemer?
    Ju qe keni ate force, nuk u kam zili, sepse une nuk e kam. Por kam nje ender, (dhe jam shprehur disa here nga forum) te Nje Ballkani, me identitet, tradita, histori (here me gjak e here pa te) te pakrahasueshme me ndonje rajon tjeter. Kam nje ender te Nje Ballkani, me muzike, folklor, valle, gatime nga me te larmishmit ne bote, ku ndoshta nje instrument mund te quhet/te jete ndryshe nga nje fshat ne tjetrin, nga nje qytet ne tjetrin, por qe tingellon Njesoj ne gjithe rajonin. Pra: I have a dream .... (Martin Luther King) Kam nje enderr per Paqe mbi te gjitha, per humanitet.... Me quani naive, me quani tradhtare pune per ju. Ne fakt eshte shume me e lehte te besh lufte se te besh paqe ...

    Sikur ky kengetar, te vije ne Shqiperi dhe te kendoje nje nate apo dy nete, ne emer te atij ideali, edhe pse nje ideal i prere nga shpata nder shekuj, sikur te mbyllja syte per nje moment te harroja tmerret e luftes, klithmat e urrejtjes ... sikur per nje nate apo dy, te jemi Nje qofte edhe vetem nen muzike, atehere le te vije.

    Persa i perket fese se sllavit, apo fese se njerit apo tjetrit, kujtoj disa ketu se feja e sllavit eshte gjithashtu dhe feja e shume shqiptareve. Feja nuk eshte komb, etnicitet. Se po te ishte ashtu, jemi te gjithe hebrenje (prej nga ku kane rrjedhur tre fete kryesore.) Dhe debatin per njeren fe apo per te tjetren keni plot vend te "toleranca" fetare ku te nxirrni dufin.

    Shkurt, koncerti i Goranit behet ne Shqiperi, kush te doje do veje, kush nuk do te mos veje. Mesa lexova me lart, ky koncert eshte "problematike shqiptare" vetem ne Forumin Shqiptar, se ne mediat apo ne rruget e Shqiperise nuk ekzistoka. Por, virtualitetit i qofshim fale qe na jep mundesine te diskutojme apo sajojme problematike.

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127

    Protest kundra gjestit ndaj Goran Bergovic-it!!!

    Te nderuar anetare:

    Po e hap kte teme te ju njoftoj per koncertin e Goran Bergovi-cit ne Tirane para ca ditesh ku kryebashkiaku Edi Rama i dhuroi kengetarit Serb celesin e qytetit, nderkohe ku ne Kosove ka qene nje kohe e tmerrshme me vellezerit e motrat kosovar duke pritur trupat e viktimave te egersise se 99-se shkaktuar nga Serbia. Ne kosove dite te zeza, me nena, motra, vellezer, baballare duke vajtuar humbjen e jeteve te pafajshme te te afermit e tyre ndersa ne shqiperi gaz e hare ne kryeqytet--qendra e simboli i shqiptarizmit---per nje muzikant Serb qe nuk ka bzojtur nje here kundra luftes ndaj shqiptareve dhe madje eshte treguar indiferent gjate gjith drames se shkaterrimit te jugosllavise dhe masakrimit ndaj kosovareve. E kuptoj qe ne jemi popull tolerant, me horizot e hapesire dhe nuk fajesojme artistet per akte politike, por eshte vullgaritet nga ana jone si shqiptar te organizojme nje koncert dhe miting kaq te madh per nje reprezantues se artit Serb nderkohe qe ne Kosove greva dhe trupa akoma po zbulohen dhe nje falje nuk eshte degjuar jo vetem nga populli Serb (nenkuptohet dhe artistet e aktivistet) por as nga politikanet e dipllomatet. Nese keni nje pik seder e koshience per ethnosin tuaj, per vendit tuaj, popullin tuaj i cili cenohet nga miqte cdo dite.....nese keni pak atdhetarizm dhe krenari per prejardhjen tuaj, dhe mbitegjitha, pak meshire per popullin e kosoves, Ju lutem lexoni kte leter proteste me poshte dhe dergojeni ne zyren e Edi Rames, i cili, per mendimin e shume emigranteve, ka bere shume gabim kesaj rradhe dhe ka treguar nje moskokecarje dhe 'insensitivity, ndaj gjendjes ne kosove.

    Per mua Rama eshte nje nga politikanet me te ndergjegjshem ne Shqiperi, dhe pikerisht ky akt i tij me duket absurd, i eger, i papjekur, dhe jasht karakterit tij.

    Ju falederoj per kohen tuaj

    Ju lutem dergoni ne: info@tirana.gov.al


    -------------------------------------------------------
    Bashkia e Tiranës
    Kryebashkiaku Z. Edi Rama

    e-mail: info@tirana.gov.al


    7 Prill 2006


    I nderuar Zt. Kryebashkiak

    Vendimi i juaj ta shpërbleni serbin Goran Bergoviç me “Çelësin e Qytetit” (1 Prill 2006) është i gabueshëm dhe prek rëndë në ndijenjat tona kombëtare.

    Ky nderim i papritur nëçmon vlerën e çelësit, pranuesit e tij të mëparshëm, dhe emrin e kryeqyteit tonë krenar.

    Ndër më të keqet është që ky gjest i juaj ka fyer rëndë familjet Shqiptare që ende vujanë dhembshëm nga dora e tmershme e vllezërve të Bregoviçit, dëshmitarë i qetë i një populli që na preu dhe na dhunoj, na dëboj nga shtëpitë tona dhe, që nga ardhja e tyre në trojet tona, ka vepruar aktivisht të na zhduk si komb.

    Por më e rrezikshmja është se keni goditur rëndë përpjekjet tona kombëtare për një bashkim shpirtëror, me shekuj të ndarë e përqarë në krahina artificiale nga armiqt tanë.

    Është e vërtet se Bregoviçi, si thjeshtë një artist, nuk duhet të të përzihet me politikë. Mirëpo, si një artist, i cili gjithmonë ka zhvilluar artin e tij në liri, ai (së paku) kurr nuk foli kundër shkeljes së artit Shqiptar në Kosovë edhepse, gjithmonë ka përfituar nga interesi ynë.

    Ju kujtoj Zt. Rama se, në ditët kur qyteti i juaj festonte me gaz melodinë sërbe, në Gjakovë, nga sërbia, u kthyen trupat e pajetë të 49 vllezërve tanë të rrëmbyer nga forcat serbe shtatë vite më parë. Shtatë vite askush nuk dinte për fatin e tyre.

    Në momentin kur ti përqafove dhe nderove lartë një serb, shteti i tij mbante fshehtasi informatat mbi tre mijë vllezër e motra që na mungojnë që shtatë vite.

    Çdo ditë shteti i tij bën përpjekje të pandërprerëshëm t’i coptoj trojet tona edhe më shumë, ndërsa, miku juaj i ndershëm mbetet i qetë.

    Tani Zt. Kryebashkiak, krahas vendimit tuaj, si Shqiptar krenar që jam, kërkoj nga ju që të:

    1. ju kërkoni falje familjeve Shqiptare që ndijejtën dhembjen e gjestit të juaj,
    2. kërkoni nga miku i juaj, si sërb i çmuar, ta apelon udhëheqësinë e tij t’i dorëzon gjitha informatat e të munguarëve Shqiptar të rrëmbyer nga serbia,
    3. kërkoni nga miku i juaj ta apelon udhëheqësinë e tij të mar përsipër përgjegjësinë për shkatërrimin e Kosovës, dhe
    4. filloni dhe mbështeteni një fushatë madhështore për bashkimin shpirtëror në mes Shqiptarëve të gjitha krahinave tona.

    Sinqerisht

  3. #93
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe mua me duket i tepruar gjithe ky respekt per Goren.Por Edi Rama e di me mire se ne se si eshte puna.Fundja dhuratat dhe miqesia nuk i bejne dem askujt dhe jane investim per te ardhmen.

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    te kuptoj por kjo nuk ishte koha per dhurata e investime. ne te njejten kohe, trupat po u kthenin ne kosove, e ne kryeqytetin e shqiptareve ushetinte muzika Serbe. Te duket normale kjo? Dhuratat le ti bej Serbia e para e nese jo ne duhet te kishim zgjedhur nje kohe tjeter.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Desha te shtoj qe autori i letres nuk jam une. Une vetem po ndihmoj nje njeri te ndergjegjshem qe ka nje jete te plot dhe prap si prap ben cmos per vendin e vet. U nxitova pak me par dhe nuk e qartesova. Deri tani disa anetar te siteve te ndryshme e kan derguar letren tek bashkia dhe shpresoj qe dhe ju ta merni kte iniciative.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Asgjë e jashtëzakonshme do të thoja. Vecse vazhdon serviliteti "shqiptar" ndaj serbi e greku, ....xhelatëve të tij historik...Gjhithësesi mjerim dhe përulje për kombin tonë që, megjithatë e quan vetën krenar!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    e mer zot! dilni e shifni car thone ato slavet (serbe, kroate, malazes, maqedonas) e flliqt per ne neper forument e tyne, kurse ne u derzojm dhe celsat e kryeqytetit.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Fara e keqe cetnike-gabele-enveriste edhe ne shtetin ame edhe andej kufinit tash e sa vite qojne ujin ne mullirin e magjupeve Shkije...

    Proletaret cetnike-enveriste-staliniste duan te bashkohen nen flamurin e perbashket te internacionales proletare.

    Nuk eshte qudi nese edhe shoku i idealit proletar cetnik socialist, Thaci nje dite te bej te njejtin gjest ne ndonje nga qytetet e elektoratit te tij ne Kosove...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #99
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Akoma me kete teme ju? Ju a kuptoj dhimbjen por edhe ju duhet te beni nje perpjekje e ta kuptoni ate qe nuk mendon si ju. Koncerti nuk u be ne Prishtine por ne Tirane, dhe Rama si bashkiak i Tiranes si dhe si artist qe eshte nuk ka asnje faj ne kete mes. Let it go ppl.

  10. #100
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Per mendimin tim nuk ka bere ndoni kontribut Goran Bregoviqi qe ti dhurohet celsi mendoj per Tiranen ,njelloj ky celsi ju dorzua edhe Branko Crvenkovskit me rastin e vizties se tij ne Shqiperi..

    Edhe nje gje dua te shtoj se : Ate cke e ka bere nje regjim i Millosheviqit dhe politika shume vjecare edhe ne kohen e Jugosllavise nuk dmth se duhet te urehen secili serb pasi ne me kete rast : DEMOSNTROJME NJE FRIKE ABSOLUTE NGA CDO GJE SERBE QE DMTH SE SERBET I'A KANE ARITUR QELLIMIT TE VET QE SHQIPTARET KUR TE NDEGJOJNE FJALEN SERBE DHE CDO GJE SEBRE TE FRIKSOHEN MAKSIMUM.

    Me kete ne qe bejme ne forum dhe ne jeten e perditshme tregojme se ne ja kena friken Serbise dhe Serbeve prandaj kisha pas deshire qe keto postime sa u perket ketyre problematike njehere e pergjithmone ti largojme prej mendjemadhesise tone pasi me kete defitinivisht shprehim nje vetedije dhe emancipim te ulet qytetar ..

Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •