Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Shtajner u bėn thirrje serbėve nė veri tė Kosovės ta pranojnė planin e tij pėr Mitrov

    MITROVICE, 2 tetor - Kryeadministratori i Kosovės, Mihajl Shtajner, po qėndron sot nė Mitrovicė, pasi mbrėmė nė Zveēan ka bėrė publik njė plan prej shtatė pikash pėr bashkimin e qytetit tė Mitrovicės. Shtajner ka paraqitur mbrėmė nė Zveēan planin e tij prej shtatė pikash, me qėllim tė bėrjes sė Mitrovicės njė qytet normal dhe evropian, siē tha ai nė prononcimin drejtuar qytetarėve tė Mitrovicės veriore, qė e kanė transmetuar njė televizion dhe radio lokale serbe dhe televizioni public i Kosovės. Vendosja e rendit dhe ligjit, inkuadrimi i serbėve tė veriut tė Mitrovicės nė Shėrbimin Policor tė Kosovės, bashkėqeverisja komunale, decentralizimi i pushtetit, zhvillimi i shpejtė ekonomik, konferenca e donatorėve pėr Kosovėn dhe pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhjet lokale, pėrbėjnė shtatė pikat e strategjisė sė shefit tė UNMIK-ut nė Kosovė, Mihajl Shtajner, pėr bashkimin e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Kėtė strategji Shtajner e bėri publike mbrėmė pėrmes televizionit lokal serb nė Zveēan “Most”, ku ai ftoi serbėt e veriut tė Mitrovicės tė mendojnė dhe punojnė pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė Mitrovicės. “Ėshtė koha tė bėjmė diēka, nėse lėmė gjėrat kėshtu si janė atėherė situata vetėm sa do tė pėrkeqėsohet, prandaj ne duhet ta ndalojmė kėtė. Unė kam plan ta bėj Mitrovicėn njė qytet normal evropian, tė sigurt, qytet ku funkisonon administrata, ku do tė ketė zhvillim ekonomik. Plani im ėshtė ta zėvendėsoj frikėn me besueshmėrinė”, iu drejtua kryeadministratori Shtajner publikut serb nė veri tė Mitrovicės. Ai u premtoi qytetarėve serbė se nuk do tė ketė dhe as nuk do tė lejohet kurrfarė ndėrhyrje me dhunė e shqiptarėve nė jug tė Mitrovicės ndaj serbėve nė veri tė qytetit. Shtajner u bėri po ashtu thirrje serbėve nė Mitrovicėn veriore qė ta pranojnė Shėrbimin Policor tė Kosovės, si forcė tė veten policore. Pėr bashkėqeverisjen komunale si pikė e tretė e strategjisė pėr bashkimin e Mitrovicės, Shtajner tha se pas zgjedhjeve, me ndėrmjetėsimin e tij, duhet tė formohej njė koalicion i partive shqiptare dhe serbėve nė kuvendin e komunės, i cili do tė merrte vendime tė barabarta pėr tė gjitha bashkėsitė etnike. “Pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhje do tė ēonte nė decentralizimin e pushtetit”, tha Shtajner, duke veēuar atė si pikė tė katėrt tė strategjisė sė tij. “Ju nuk mund tė decentralizoni pa u njohur komuna. Kėshtu nuk funksionon demokracia. Nėse merrni pjesė nė zgjedhje unė marr pėrsipėr fillimin e decentralizimit tė pushtetit menjėherė pas zgjedhjeve”, tha Shatjner. Sipas tij, situata e rėndė politike ka privuar edhe zhvillimin ekonomik tė qytetit, qė vlerėsohet ēėshtje shumė e rėndėsishme pėr integrimin e Mitrovicės. Lidhur me kėtė, Shtajner tha se ka planifikuar tė zhvendos njė pjesė tė rėndėsishme tė administrimit tė UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės, qė pėrbėn pikėn e pestė nė strategjinė e tij pėr Mitrovicėn. “Jam i gatshėm qė Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit tė zhvendos kėtu. Duke zhvendosur Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit kėtu do tė kishim zhvillim mė tė shpejtė ekonomik. Kjo do t’ua pėrmirėsonte kushtet e jetės sė njerėzve. Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ėshtė njė ndėr institucionet mė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen ekonomike tė Kosovės. Zhvendosja e Agjencisė nė Mitrovicė do tė bind investitorėt e huaj se ėshtė koha tė investohet nė Mitrovicė”, theksoi Shtajner. Sipas tij, pikė e gjashtė pėr bashkimin e Mitrovicės ėshtė organizimi i njė konference tė donatorėve pėr Mitrovicės, pėrmes sė cilės do tė bindeshin donatorėt tė investojnė nė zhvillimin ekonomik tė kėtij qyteti. Ndėrkaq, pika e shtatė dhe e fundit ėshtė pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhjet komunale tė 26 tetorit, nga e cila, sipas Shtajner, varet e ardhmja e Mitrovicės. “Ėshtė koha kur vendoset pėr fatin e Mitrovicės. Mitrovica ėshtė nė udhėkryq dhe ju qė jetoni nė veri ballafaqoheni me njė zgjidhje: stagnim i situatės apo ndryshim i saj. Nėse gjėrat mbesin kėshtu si janė, kjo do tė thotė vazhdim i parregullsive, pasigurisė, frikės, mbetjes nė errėsirė. Pra zgjidhja ėshtė te ju”, porositi shefi i UNMIK-ut nė Kosovė, serbėt nė veri tė Mitrovicės.
    Ndėrkohė Shtajner sot takohet me udhėheqjen komunale, ndėrkaq mė vonė sė bashku me komandantin e KFOR-it, Marsel Valenten, pėrmes urės kryesore do tė kalojė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ku do tė vėzhgojė ngjyrosjen e njė ndėrtese. Zyrtarė tė UNMIK-ut nė Mitrovicė thanė se megjithatė kjo vizitė e sotme nuk lidhet me ndonjė fushatė tė kryeadministratorit, qė ky plan tė pranohet nga ana e serbėve.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Deputetėt serbė nė Parlamentin e Kosovės kundėr planit tė Shtajnerit pėr Mitrovicėn
    PRISHTINE, 5 tetor - Anėtari i Kryesisė sė Parlamentit tė Kosovės Oliver Ivanoviq kundėrshtoi planin e Mihael Shtajnerit pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Mitrovicės. Sipas tij ky plan ėshtė tepėr i vonuar dhe ai ėshtė shpallur vetėm tri javė para zgjedhjeve dhe se serbėt janė vėnė para aktit tė kryer. Ndėrkaq, Marko Jakshiq tha se serbėt nuk i besojnė aspak kryeadministratorit Shtajner. Ai u shpreh se vendimin pėr pjesėmarrjen ose jo nė zgjedhjet lokale duhet ta marrin sė bashku tė gjithė serbėt.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. A e duan shqiptarėt bashkimin kombėtar?
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •