Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fabio Capello: Kam pėrdorur doping!

    Trajneri i Juves, 360 gradė: Kam frikė tė shkoj nė Romė. Pas 3 vitesh dua tė drejtoj Anglinė dhe do tė votoj pėr Berluskonin 24-03-2006

    Fabio Capello: Kam pėrdorur doping!

    Deklaratė e papritur nga ana e Fabio Kapelos pėr problemin e dopingut. Trajneri bardhezi ka pohuar nė njė intervistė tė dhėnė pėr "Espresso"-n, pėrdorimin e substancave dopuese kur ishte futbollist:

    "Edhe unė pėrdorja Mycoren, madje edhe nė kombėtare, por nė atė kohė nuk klasifikohej si doping, ka thėnė ai. Nė karrierėn time si lojtar dhe trajner kam parė gjėra tė ndryshme qė janė bėrė, por nuk mė duket me vend t'i denoncoj tani."

    Ai s'kishte thėnė kurrė asnjė fjalė pėr dopingun, as gjatė gjyqit ku ishte i akuzuar Juventusi, pasi kishte mbajtur njė qėndrim neutral, por tani Fabio Kapelo ka vendosur tė rrėfejė pėrvojat e tij tė pėrjetuara si lojtar dhe trajner, qė nė njėfarė mėnyre kanė pasur tė bėjnė me njė nga plagėt mė tė thella qė pėrfshijnė futbollin dhe sportin nė pėrgjithėsi: dopingun.

    "Gjatė karrierės sime si lojtar dhe trajner kam parė disa gjėra qė bėheshin, por nuk mė duket me vend t'i denoncoj tani, - ka deklaruar "Don Fabio". - Kishte ilaēe qė dikur nuk konsideroheshin doping dhe qė u ndaluan vetėm mė vonė. Mycoren-in, pėr shembull, e pėrdornin tė gjithė, e pėrdorja edhe unė, madje edhe nė kombėtare. Por asokohe nuk klasifikohej si substancė dopuese."

    Nė krahasim me tė kaluarėn, Kapelo ndihet mjaft optimist pėr luftėn ndaj dopingut, por nė tė njėjtėn kohė ka disa shqetėsime tė tjera:

    "Sot ėshtė mė e vėshtirė tė bėsh doping, sepse ka kontrolle mė tė rrepta, edhe nė gjak, por me siguri dopingu ndodhet njė hap pėrpara antidopingut."

    Trajneri bardhezi duket se nė mėnyrė indirekte i jep tė drejtė Zemanit, i cili ishte i pari qė e hapi kėtė ēėshtje, por mė pas saktėsoi:

    "Zemani? Kur flitet pėr disa gjėra tė caktuara, ėshtė e nevojshme tė kesh qenė dėshmitar direkt ose tė kesh prova, nuk mund tė flitet me ato qė ke dėgjuar."

    Kapelo kėsaj here shprehet 360 gradė dhe i kthehet edhe aventurės sė tij te Roma, me njė keqardhje:

    "E kam dashur shumė Romėn, perėndimet e saj dhe historinė qė pėrjetohet nė ēdo qoshe. Pėr fat tė keq tani mund tė shkoj shumė rrallė atje dhe me masa tė forta mbrojtėse. Atje kam dentistin tim tė besuar, por pėr tė shkuar, duhet tė lajmėroj mė parė policinė. Eshtė e pamundur tė eci vetėm nėpėr rrugė apo tė shkoj pėr tė pirė ndonjė kafe nė bar."

    Ai pėrfundon, duke treguar se cilat janė planet e tij pėr tė ardhmen:

    "Pas tri vitesh, shpjegoi trajneri i Juves, do tė heq dorė nga skuadrat e klubeve dhe mė pas do tė doja tė realizoja ėndrrėn qė e kam brenda prej njė jete, tė drejtoj Anglinė. Pas kėsaj mund tė tėrhiqem nga gjithēka, ndoshta pėr tė kaluar njė pleqėri tė qetė nė Panteleria, ku kam blerė njė tokė pikėrisht pėr kėtė arsye."

    Kapelo nė jetėn e tij private ėshtė njė katolik praktikues.

    "Jam kundėr abortit dhe mė pėlqen Papa Ratzinger. Kishte nevojė kisha pėr njė anim tradicionalist."

    Dhe pėr tė mos lėnė asgjė mangut, trajneri theksoi mė pas qėllimin e tij pėr tė votuar pėr Silvio Berluskonin, presidentin e Milanit nė vitet e tij tė arta nė stolin e kuqezinjve.

    "Pėr mua, kryeministri ka qenė para sė gjithash njė sipėrmarrės i madh. Ndodhej nė njė pozicion, ku mund tė vendoste gjithēka ose thuajse gjithēka. Ndėrsa nė politikė ėshtė njė njeri me duart e lidhura, i ėshtė dashur tė kėnaqė shumė njerėz dhe ka mundur tė bėjė atė qė do tė kishte dashur tė bėnte vetė. Megjithatė do ta votoj sėrish." Dhe nėse e thotė ai, tė jeni tė sigurt.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Shume interesant ky lajm,gjithe ato vite i ka kaluar tash e kalon sekretin.
    lol lol
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  3. #3
    www.Alb-IT.com Maska e ylber1998
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    253
    Flmd per info...Interesont valla shum bile

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Kuptimi i pėremrit “Ne” siē ėshtė i pėrdorur nė Kur’an?
    Nga ЯinoR nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 13:40
  4. Juventus ka perdorur DOPING per 4 vjet ...
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-12-2004, 11:23
  5. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •