Lulzim Zeneli zėdhėnės i LDK-sė : "MOSMBAJTJA E TAKIMEVE TĖ KRYESISĖ SĖ LDK ĖSHTĖ NJĖ LOJĖ SHUMĖ E FĖLLIQTĖ" !! - nė revistėn "JAVA"
Lulzim Zeneli zėdhėnės i LDK-sė : "MOSMBAJTJA E TAKIMEVE TĖ KRYESISĖ SĖ LDK ĖSHTĖ NJĖ LOJĖ SHUMĖ E FĖLLIQTĖ" !! - nė revistėn "JAVA"
- Pjesė nga intervista e Lulzim Zenelit zėdhėnės i LDK-sė dhėnė revistės "JAVA"
JAVA: Kohėve tė fundit Kryesia e LDK-sė shpesh ndodh qė nuk i mban mbledhjet e rregullta tė Kryesisė? Pse?
Zeneli: Kjo ėshtė njė e metė e madhe qė po i ndodh LDK-sė. Do e quaja edhe fatkeqėsi nė realitet po ndodh kjo.
JAVA: As juve si zėdhėnės nuk ju shpjegohen arsyet e mosmbajtjeve tė kėtyre mbledhjeve?
Zeneli: Nuk ka shpjegime. Unė duhet tė potencoj se nė kohėn e presidentit Rugova ne jemi takuar 3 herė nė javė, e tash ndodh 3 javė tė mos takohemi. Kjo tregon se ka tė meta nė funksionalitetin e brendshėm tė LDK-sė. Ėshtė momenti kur niveli i pėrgjegjėsisė duhet tė rritet brenda vetė LDK-sė, pėrndryshe nuk do tė jemi nė nivelin e pėrgjegjėsisė qė na e ka besuar elektorati. Po them elektorati, pėr vetė faktin se ekzistojnė shumė gjėra pėr tė cilat duhet tė mirren vendime urgjente, shumė tė shpejta, dhe kjo kėrkohet prej nesh. Prej Kryesisė sė LDK-sė ka shumė pėrgjigje qė priten. Do thosha se mosmbajtja e takimeve ėshtė njė lojė shumė e fėlliqtė.
JAVA: Cili ėshtė qėllimi i kėsaj loje?
Zeneli: Ekziston mundėsia se kėto janė kalkulime politike.
JAVA: A lidhen kėto nė njėfarė mėnyre me shtyerjen e zgjedhjeve tė brendshme?
Zeneli: Plotėsisht lidhen kėto kalkulime me shtyerjen e zgjedhjeve tė brendshme nė LDK dhe lidhen edhe me elemente tjera, e kjo ėshtė me denigrimin e figurave tė mėdhaja tė LDK-sė.
JAVA: A do tė mbahen kėto zgjedhje nė afatin e caktuar nga OSBE-ja?
Zeneli: Grupi punues do tė dalė me njė dokument dhe Kryesia e LDK-sė do tė jetė ajo e cila do tė caktojė datėn. Kėshilli i Pėrgjithshėm i partisė ėshtė ai organi kompetent qė do ta merr vendimin pėr shpalljen e datės sė zgjedhjeve. Kėto janė zgjedhjet mė tė rėndėsishmet nė histori pėr LDK-nė.
Krijoni Kontakt