A ėshtė libėr liturgjik kishtar Meshari i Buzukut?
nga Dr. Don Nikė Ukgjini *
Nė tė kaluarėn e afėrt, nga studiues tė ndryshėm u bėnė pėrpjekje tė mėdha pėr tė hedhur dritė mbi Mesharin nė fusha tė ndryshme si, gjuhėsia, letėrsia, historia etj, duke lėnė pasdore anėn esenciale tė tij se, a ishte Meshari libėr liturgjik kishtar, apo jo? Ē`ėshtė e vėrteta, pėr kėtė lėndė nė fillim tė viteve 30, albanologu frėng Mario Rok (Roques) si dhe me vonė prof. Ēabej, Injac Zamputi etj, kishinė afruar rreth kėsaj ēėshtje diēka por, pastaj ēėshtja mbeti pa u thelluar dhe e pa avancuar.
Pėr ta bėrė pėrsaktėsimin e kėtij libri deri tani tė parė nė gjuhėn shqipe, sa ishte dhe a ishte libėr liturgjik kishtar, duhet tė bėhet njė analizė sintetizuese e kushteve kishtare, (pa hyrė nė ato politike) tė kohės sė Buzukut!
Rrethanat e kohės
Bota perėndimore e shek. XV dhe XVI nga trazirat e brendshme qė kishte, tė shkaktuara nga zgjimi i ideologjive tė reja dhe pėrpjekjeve pėr ti pėrcaktuar kufinjtė mbetėrorė nė nivele kombėtare, nuk ishte mė e bashkuar. Ajo tashmė merrej me interesat vetiake dhe jo mė me ato tė pėrgjithshme. Nė kėtė rrėmujė evropiane gjendej edhe Kisha katolike, si pushtet shpirtėror dhe politik i Perėndimit e cila ishte e stėrmbushur me padira tė ndryshme kundrejt saj.
Papėt e Renesansės, vitet 1431-1513, si majė e piramidės kishtare dhe shtetėrore, nė vend qė tė merreshin me problemet e kohės me tė cilat ballafaqohej Kisha Shtetėrore universale (katolike), siē ishte edhe pushtimi i Konstantinopojės prej sulmeve Turke (1453) si dhe paralajmėrimi i Reformacionit (ndarjes se Kishės), pėrqendroheshin nė interesat e ngushta shtetėrore tė kryeqytetit romak duke e zbukuruar me vepra artistike, pėr ta bėrė qendėr tė njohur tė humanizmit dhe tė kulturės botėrore.
Si rezultat i moskuptimit tė ndėrsjelltė tė kokave tė nxehta brenda kishės katolike, lindi reformacioni evropian nė mesjetė, me tė cilėn fillonte epoka e re kishtare, e cila, sipas historianėve, i kishte sjellur Kishės sė Romės njė tronditje te madhe, pasojat e sė cilės ishin tė pallogaritura. Reformacioni shkatėrroi unitetin e deriatėhershėm tė kishės dhe pėrēau themelet e besimit. Nga ajo kohė mendimi kishtar nė aspektin dogmatik, liturgjik etj, nuk ishte mė unik, por i shpėrndarė nė katolike, luterane, reformatore, protestante, kalviniste, heretike etj. Por, ky ballafaqim pėr Kishėn e Romės ishte njė ndėr ato tė shumta me tė cilat ndeshej nė tė kaluarėn Barka e Shėn Pjetrit!
Kisha e Romės dhe librat liturgjike
Kisha e Romės si trashėguese e primatit nga shėn Pjetri Apostull, nė tė kaluarėn kishte mbi tė gjitha njė kujdes tė veēantė ndaj mėsimeve dogmatike, baritore, ideologjike, kulurore, tė cilat shpreheshin nėpėrmjet librave tė ndryshėm e sidomos nėpėrmjet librave liturgjikė. Ky kujdes ėshtė ripohuar pothuajse nė tė gjitha. Koncilet e pėrgjithshme tė mbajtura, gjithsejt 19 (duke llogaritur kėtu edhe atė tė Trentos),
Librat liturgjikė dallojnė nga librat e fushave tė lartpėrmendura. Fjala liturgji ėshtė fjalė greke qė nė leksikun e krishterizmit ka domethėnien e shėrbesės hyjnore, shėrbesė e cila pėrcaktohet nga Selia e Shenjtė dhe autoritetet e larta kishtare. Edhe librat liturgjikė janė tekste tė pėrcaktuara po nga Selia e Shenjtė dhe autoritetet e larta kishtare, me tė cilat kryhet shėrbesa hyjnore. Nė librat liturgjikė nė kohėn parabuzukiane hynin Breviari (officium-lat), libėr i lutjeve tė orėve tė ditės, me tė cilin janė shėrbyer klerikėt dhe personat e kushtuar (urdhėrat e ndryshėm rregulltarė) dhe Meshari (Missale-lat) libėr i cili pėrmban leximet dhe lutjet e shėrbesės euharistike.
Kėta libra liturgjikė tė pėrcaktuar mė dekrete papnore, kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes tė papėve dhe Koncileve tė ndryshėm, por njė pėrcaktim tė pėrafėrt nga forma dhe gjuha (latine). e bėri papa Gregori VII nė shek XII. Mė pas, nė shek XIII-XIV nė kėtė drejtim u bėnė ndryshime, pėrmirėsime, zgjerime, tė ndikuara nga urdhėra tė ndryshėm si pasqyrim e vlerave shpirtėrore. Njė lloj pėrkujdesi dhe interesi mė i madh pėr kėto libra u tregua nė Koncilin e pestė tė Lateranit mbajtur nė Bazilikėn e Shėn Gjonit nė Lateran, mė 1512-1517, nė veēanti nga papa Leoni X.
Prova e njė tradite tė pandėrprerė
Nė pėrfundimet e Koncilit nė fjalė, shek, XVI, ishte konstatuar se nė librat liturgjikė ka ndryshime sidomos nė pėrdorimin e tyre nė gjuhėt e ndryshme popullore. Prandaj, Koncili bėntė apel tek ipeshkvijtė dhe abatėt qė ndryshime tė tilla tė bėheshin nėn mbikqyrjen e tyre. Kisha katolike, pasi ėshtė universale, ka lejuar qė tė ketė pjesė tė shtuara nė Breviar dhe Meshar nė gjuhėt e popujve tė ndryshėm, por gjithnjė, pa prishur esencėn (korrnizen) e kėtyre librave liturgjikė si shprehje e unitetit me Kishėn e Romės. Edhe pse disa gjėra kanė qenė tė pėrcaktuara, apo tė urdhėruara nga Selia e Shenjtė, me dekretet papnore tė quajtura Ekstravagantes Comunes (dekrete tė veēanta tė pėrbashkėta) tė viteve 1281-1478, pėr shkak tė kėrkesave nė kėtė kohė, nė to janė bėrė pėrshtaje tė pjesėve dytėsore, shprehje besimi e njėjtė nėpėrmjet formave tė kulturave tė ndryshme, por duke ruajtur gjithnjė vazhdimėsinė e traditės sė Kishės sė Romės gjatė shekujve. Kėtė dėshmi, tė traditės sė pandėrprerė e pėrforcon edhe Papa Pali V nė Hyrjen e Pėrgjithshme tė Mesharit Romak, Romė 1969, ku ndėr tė tjera thotė: Vėrtet Meshari i vitit 1570 fort pak dallohet nga Meshari i parė, i botuar nė vitin 1474 i cili ndjek besnikėrisht Mesharin e kohės sė Papės Inocenti III, fundi e shek.XII (1198 1216.) Kėtė fenomen Selia e Shenjtė e ka toleruar pėr shkak tė situatės, rrethanave dhe dobisė shpirtėrore tė besimtarit dhe nuk ka marrė ndonjė ndėshkim ndaj tyre. Kjo gjė shihet sipas dokumentave tė Koncilit tė Lateranit tė larpėrmendur.
Koncili i Trentit dhe librat liturgjikė
Kisha e Romės e shek. XVI, nė kohėn kur po ballafaqohej me njė shthurje tė brendshme, e pa tė domosdoshėm organizimin njė Koncili tė ri, tė cilin e mbajti nė qytetin e Trentos nė vitin 1545-1563. Koncili i Pėrgjithshėm Kishtar i Trentit, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara (tė presioneve tė bėra nga jashtė sidomos nga gjermanėt), dashur e padashur kishte marrė njė pozicionim tė njė demokratizimi kishtar. Ai, me punėt e zhvilluara nė periudhėn e parė, tė dytė dhe tė tretė tė saj, (1545-49, 1551-52, 1561-63) nė sferėn teologjike dhe baritore, kishte pėrcaktuar temat mbi: Euharistinė (Meshėn e shenjtė), librat liturgjikė (tekstet zyrtare) tekstet biblike, lutjet, ritet sakramentale dhe ēėshtjen e pėrdorimit tė gjuhės sė vendit etj. Koncili, duke u ballafaquar me idetė e reformės protestante dhe pėr tė justifikuar mėsimet dogmatike, botimet e teksteve liturgjike si: Breviarit Romak (lutja zyrtare e orėve) nė vitin 1568 dhe tė Mesharit nė 1570 (libri i kremtimit tė Meshės sė shenjtė), vendosi nė formė tė prerė qė ti mbante nėn kompetencėn e Selisė sė Shenjtė dhe tė jenė nė gjuhėn latine dhe jo nė atė vendore, nė krahasim me Biblėn, tekstet rituale dhe ato katekistike qė lejoheshin tė pėrktheheshin nė gjuhėn vendore tė mbikqyrura nga ipeshkvijtė vendorė. Madje, ndėr tė tjera, Koncili kishte vendosur edhe institucionet e censurės dhe tė indeksit tė librave tė ndaluar (Index librorum prohibitorum) tė vitit 1559 dhe 1564.
Libri i Buzukut
Libri i Dom Gjon Buzukut, botuar nė vitin 1555, u pėrkthye dhe u pėrgatit gjatė sesionit tė dytė dhe tė tretė tė Koncilit tė Trentos. Kėtij libri nga studiues tė mirėfilltė i janė bėrė njė sėrė leximesh si: Imzot Pal Schkiroj (1909), Atė Justin Rrota, i cili tri kopjet e Mesharit i solli nga Biblioteka e Vatikanit nė Shqipėri nė vitin 1929, Namik Ressuli, Martin Camaj, Eqrem Ēabej. Sa pėr kujtesė, pėrmendim paksa pėrmbajtjen: Officium parvum B. M. Virginis (Ofici i vogėl i sė Lumes Mari Virgjėr) f.13-33, (faqet janė shėnuar sipas transkriptimit tė Ēabejt); Officio in Aduentu, (Lutjet e Kohės sė Ardhjes sė Krishtit), fq33-41, me antifona, lekcionar dhe lutje; Septem psalmi paenitentiales (shtatė psalmet pendestare), fq 41-49; Litanie (Litanitė), fq 49-55; Suffragia deprecatiuncule ose Ad vesperas officii defunctorum (Lutjet e mbrėmjes pėr tė vdekur), fq 55-61, me himne, psalme dhe antifona; Cathecuminum exorcismorum (Katekizmi mbi ekzorcizmin), fq 61-83. Nė kėtė kapitull gjenden temat: Decem precepta, (Dhjetė urdhėrimet e Zotit), fq 61-63, me njė shpjegim tė zgjerua; De septem operibus misericordie (shtatė veprat e mėshirshme), fq 65-69; Duodecimo artikuli fidei, (dymbėdhjetė artikujt e fesė tė urdhėruara nga Kisha e shenjtė) fq 69; Rituale baptizmi cum cathecesi (Rituali i pagėzimit tė tė rriturve me katekezė), fq 69-81 dhe Ordo desposandi, (Riti i kurorėzimit), fq 81-83. Nė Kapitullin e fundit nė pjesėn me tė madhe tė librit gjenden tė pėrfshira pjesėt e Mesharit (Missalae) 85-387, si: leximet e ndryshme biblike dhe lutjet pėr gjithė vitin liturgjik kishtar dhe tė kremtet e rėndėsishme kishtare. Nė fundin tė faqes ėshtė dhe Colophon (Kolofoni) me shėnimet biografike dhe data e botimit. Prof. Ēabej, nė studimin e tij thotė se nga 110 fletė ose 220 faqe, kanė humbur 16 fletė ose 32 faqe. Ai konstaton se nė fletėt e humbura e tė grisura (nėntė copė skizma) ka pjesė katekizmi nga Besėlidhja e Vjetėr (Zanafilla), ndėrsa nė fletėt tė para tė librit, ndėr tė cilat gjithashtu mungojnė 8, ka qenė titulli i librit dhe vendi botimit. Sipas pėrmbajtjes sė librit, disa autorė si Ēabej e tė tjerė konstatojnė se ky libėr ėshtė njė meshar.
Duke u mbėshtetur nė argumentet e thėna mė lart, mė rezulton se libri i Buzukut me konceptin e paraqitur, nuk mund tė quhet e as mund tė hyjė nė radhėn librave liturgjikė kishtarė.
Njė Meshar apo Breviar sipas ligjeve kishtare, pėrveē tė tjerash (gjuhės, lejes sė botimit), nuk ka mundur qė ta ketė njė pėrmbajtje tė tillė, siē paraqitet mė lart. Po ashtu kėtij libri nė kuptimin e njė Meshari, i mungon pėrveē Kalendarit tė tė Kremteve e disa pjesėve tė tjera, Rendori i Meshės, pjesė e sė cilės ėshtė Kanoni i Meshės (Canon Missae), lutja euharistike dhe lutja e shugurimit tė ostes dhe verės qė ėshtė esenca dhe pjesė e pandryshuar nga koha apostolike, e cila do tia jepte tė drejtėn pėr tė qenė Meshar. As autori nė fjalė (Buzuku) nė paraqitjen e temave nuk e shėnon askund njė gjė tė tillė!
Nėse do tė quhej Meshar Romak, sipas Imzot Kazazit dhe studiuesve tė tjerė pasues tė tij, atėherė kjo vepėr pėr kishėn katolike do tė cilėsohej si vepėr intriguese. Meshari Romak nė gjuhėn shqipe, i autorizuar nga Selia e Shenjtė dhe autoritet kishtare vendore pėr tu pėrdorur me popull ėshtė Meshari i tė Kremteve, botuar nė Romė vitin 1966, pėrkthyer dhe zhvilluar nga Atė Daniel Gjeēaj. Ky libėr, nga pėrmbajtja, ėshtė mė i pėrafėrti i atij tė Buzukut. Ndėrsa Meshari i fundit ėshtė Meshari Romak, qė ėshtė nė pėrdorim edhe sot, pėrkthyer nga Dom Simon Filipaj (Ferizaj 1991).
Meshari titullim i gabuar
Nė bazė tė asaj qė ėshtė thėnė mė lart, vepra e Dom Gjon Buzukut nuk ėshtė hartuar dhe botuar sipas direktivave tė Selisė sė Shenjtė as tė ndonjė ipeshkvi vendor. Ky mendim bazohet duke shikuar veprėn si tėrėsi. Por Dom Gjon Buzuku nuk ishte nė njė pėrballje me kėto autoritete kishtare, sepse tek Litanitė e pėrgjithshme tė shenjtėrve, bėn lutje pėr Papėn dhe Ipeshkvin. Edhe pse gjinden emrat e disa meshtarėve (emrat e tė cilėve janė shkruar nė dorėshkrim) qė janė shėrbyer me kėtė libėr, ky nuk ishte as libėr liturgjik qė mund tė pėrdorej brenda njė dioqeze, sepse nė fund tė litanive ai lutet, duke pėrmendur edhe emrin e vet dy herė dom Gjoni dhe lutet pėr ... shpirtit sė tatėsė tim e tė mamėsėsime.. dhe mamėn time (fq 55). Gjėra tė pa pranueshme pėr librat liturgjike kishtare.
Pikėrisht, pėrkthimi, hartimi dhe botimi i tij nga Dom Gjon Buzuku, nuk do tė ēmohej ndryshe veēse njė pėrpjekje e njė prifti tė thjeshtė idealist, i pėrkrahur apo jo nga ndonjė prelat i lartė kishtar (ipeshkėv) pėr ruajtjen e gjuhės sė popullit dhe besimit katolik nė trevat shqiptare, tė cilat ishin nė prag tė pushtimit tė plotė nga turqit, qė mė 1571 morėn Ulqinin dhe Tivarin. Kėto shqetėsime tė tij, pasi populli shqiptar, si mė i vjetri nė Gadishullin Ballkanik, po rrezikohej tė asimilohej jo vetėm nga pushtuesi osman, por edhe nga fqinjėt ortodoksė, serbė, bullgarė e grekė, Don Gjon Buzuku i shpreh tek De septem operibus misericordie (Shtatė veprat e mėshirshme), (fq 65-79) ku shumė shkurt, pėrmend 12 artikujt e fesė (fq 69), e ndėr tė tjera ai thotė: ai qė nuk e mban fenė Krishtit veten e banem turk.
Kjo veprimtari e Dom Gjom Buzukut, pėrveē qė pėrtėrinte, ruante, edukonte dhe zgjeronte besimin katolik shqiptar, pėr kohėn pėr tė cilėn bėhet fjalė, plotėsonte boshllėkun e literaturės kishtare shqiptare tė kėsaj natyre pėr tė cilėn na flet edhe Imzot Pjetėr Bogdani nė relacionin e vet dėrguar Selisė sė Shenjtė mė 1665. Synimin e ngritjes sė kulturės fetare kombėtare me botimet e tyre e treguan me pėrkrahjen e Selisė sė Shenjtė edhe Papas Lekė Matrenga, duke pėrkthyer nė shqip katekizmin E mbėsueme e Kreshtere nė vitin 1592, Imzot Pjetėr Budi, me Doktrina e Krishtere, 1618, Rituali Romak, Pasqyra e tė rrėfyemit, 1621, si njė ndihmesė siē thotė ai Prifnėt e shėrbėtorėvet kishesė Tinzot qi tė gjindene ndė giuhu te Arbeneshe, Imzot Frango Bardhi, me proverbat e tij biblike tė botuara nė Fjalorin latinisht shqip, 1635, Imzot Pjetėr Bogdani, Ēeta e Profetėve 1685, Dokumentet nė shqip tė Kuvendit tė Arbėrit 1706, madje, pėrkthimet e para tė teksteve biblike tė shek. XIX e nė vazhdim nga Gregori i Durrėsit, Vangjel Meksi, Konstatin Kristoforidhi, Fan Noli e Dom Simon Filipaj.
Si pėrfundim, nė bazė tė te gjithė argumentave qė shtrova gjatė kėsaj ligjėrate, vepra e Don Gjon Buzukut, e cila deri tani ėshtė quajtur Meshar nga shumė studiues, nuk mund tė jetė as Meshar dhe as njė libėr liturgjik e mirėfilt, por thjesht njė vepėr e rėndėsishme pėr kohėn e vet, i cili shumė mirė luajti rolin e njė Meshari, Breviari, Rituali dhe Katekizmi. Vepra e Buzukut e quajtur Meshar titullim i gabuar.
Bibliografi:
Eqrem ĒABEJ, Universiteti Shtetėror i Tiranės, Instituti i historisė dhe gjuhėsisė, Meshari i Gjon Buzukut, pjesa e parė dhe e dytė, Tiranė, 1968
Grup Autoresh, Buzuku dhe gjuha e tij, Akademia e Shkencave e Shqiprisė, Instituti i gjuhėsis dhe letėrsisė, Tiranė, 2005.
Grup Autoresh, La liturgia, Pontificio Instituto Liturgia, S. Anselmo di Roma, botim 2, Roma 1983.
Grup Autoresh, Direttorio su Pieta popullare e liturgia, Congregacione per il culto Divino, Citta del Vatikano, 2002.
Grup Autoresh, Enciclopedia Cattolica, Citta del Vaticano, vol. IV, Firence, 1950. (Corpus iuris canonici).
Grup Autoresh, Enciclopedia Cattolica, Citta del Vaticano, vol. VII, Firence ???? (Liturgia dhe Concili).
Grup Autoresh, Enciclopedia Cattolica, Citta del Vaticano, vol. XII, Firence, 1954. ( Trento).
Justin A. RROTA, Monumenti ma i vjetri gjuhės shqype, (botimi II), Shkodėr 1933.
August FRANZEN, Kleine Kirchengeschichte, Freiburg, 1968.
Meshari i Gjon Buzukut monument i kulturės Shqiptare, (Sesioni shkencor, 19 20 maj, mbajtur nė Ulqin,) Art Club, Ulqin, 1995.
Engjėll SEDAJ, Bibla e pėrkthimet e saj nė gjuhėn shqipe, Shtufi, Prishtinė, 1999.
Vinēenz P. MALAJ, Tė dhanat Albanologjike, 2, Shoqata, Don Gjon Buzuku, Ulqin Tuz, 1999.
Meshari Romak, (pėrkthyer nga dom Simon Filipaj) Ferizaj, 1992.
Vili KAMSI, Gjon Buzuku e Koncili i Trentit, Semeniari XVII, ndėrkombėtare, pėr gjuhėn, letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, Gjon Buzuku dhe tradita e shkrimit, Tiranė, 16 31 gusht, 1995. Eurorilindja, Tiranė, 1995.
Meshari i tė Kremteve, (Pėrkthyer nga Danile Gjeēaj) Romė 1966 .
_______
* INSTITUTI I GJUHĖSISĖ DHE I LETĖRSISĖ
AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPĖRISĖ
Seminari mbi 450-vjetorit tė botimit tė Mesharit tė Buzukut
Tiranė 18. XI. 2005.
Krijoni Kontakt