Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 220
  1. #211
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ate qe desha per te thene me larte eshte se shtimi i popullsise islame ne bote nuk eshte arritje e perhapjes islame por thjesht vjen nga fakti se kemi shtim te popullsise qe banon ne shtetet islame dhe dhe nje stabilizim (apo dhe humbje) te popullsise ne vendet e krishtera.

    Kjo nuk ka te beje me fene por kryesisht me faktore ekonomiko-demografik. Te gjitha vendet e zhvilluara kane nje potencial shume te vogel te rritjes se popullsise. Psh Japonia eshte nje vend shume i zhvilluar por popullsia e saj plaket. Te njejtin problem kane edhe shume vende te Evropes.

    Besoj se tani u bera me i kuptueshem

    Faleminderit per respektin qe tregon per personin tim, dua te te them se nuk eshte i njeanshem.

  2. #212
    Shpirt Mirditori Maska e Sui Juris
    Anėtarėsuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    Brussel/Bruxelles
    Postime
    56

    Post Rreziku i fondamentalizmit vjen nga varferia mendore e gjithsecilit!

    Rreziku i fundamentalizmit vjen ne rralle te pare nga moskuptimi i histerise qe eshte krijuar rreth "fundamentalizmit". Dhe nese te gjithe mendoje dhe gjykojme ne inerci, pa kuptuar dhe vene ne pyetje pse-ne krijimit te gjykimit ne kete menyre, atehere kemi gjetur rrenjen e rrezikut te fundamentalizmit!

    Pse valle flitet kaq shume per fundamentalizmin apo terrorizmin islamik vitet e fundit? Mos ra nga qielli diēka e tille dhe nuk ekzistonte me pare? Dhe aq me shume, kujt i intereson krijimi i nje klime e tille te frikes dhe te ankthit? Me duket e pakujdesshme ti visheni gjerave kot sepse keshtu thone dhe bejne 'te gjithe' pa krijuar nje mendim kritik origjinal.

    Nuk dua aspak te mbeshtes ato anetar qe bazojne pikepamjet e tyre ne citime te paēavureve te "shenjta" qe me bejne per te vjelle, sepse pasqyrojne skllaverim te mjerueshem dhe friken per te guxuar per te menduar ne menyre te pavarur dhe te lire, por ka mjaft arsye te kuptohet qe nje konflikt i tille eshte i krijuar dhe behet me shume fjale per perplasje te fundamentalizmave sesa te perplasjes se qyteterimeve.

    Dihet qe pasja ose krijimi i ‘Tjetrit” ka qene i nevojshme dhe eshte akoma i domosdoshem per te siguruar kohezionin e brendshem te shteteve, per tu dalluar nga shtetet e tjera, dhe per te justifikuar qendrime te caktuara, gjoja kudra ‘Tjetrit’ per mbrojtjen e interesave te shtetit qe perfaqesojne. Dhe ēuditerisht ‘Tjetrit’ i jepen tiparet me negative dhe me te frikshme per te legjitimuar veprimet kundra tij. Dhe “terrorizmi” dhe “fundamentalizmi” islamik mund kuptohen ne te njejten logjike. Pas zhdukjes se armiqve pas luftes se ftohte jane ‘Tjetri’ i domosdoshme per te ti dhene kuptim te qenit te tyre si shtet apo si shoqeri, per te justifikuar shpenzimet ushtarake marramendese, angazhimin e vazhdueshem ne luften e pafund kundra fantazmave dhe nese nuk gjinden keto fantazma duhet te krijohen....dhe keshtu vazhdon krijimi i realitetit dhe te konflikteve ku njerezit pa logjike bien preh e tyre dhe luajne lojen e tyre dhe e perceptojne boten me ‘kuptimin e duhur te gjerave’ dhe jo me syte e tyre dhe me formimin e mendimit te tyre individual.

    Nuk pret askush te demaskohen te gjitha konstruksionet sociale ne kete forum, por eshte e pritshme nje qendrim me kritike ndaj asaj qe mendoj dhe bejme, dhe keshtu do te kuptoni se shume re do te largohen dhe do te shikoni me kthjellet gjerat dhe nuk do ti lejoni vetes se shfryni nervezimin dhe injorancen tuaj kundrejt te tjereve.
    The important thing is not to stop questioning. -Albert Einstein

  3. #213
    Pershendetje!
    Desha te shkruaj dicka ne lidhje me temen.
    Fondamentalizem si term na vjen nga anglishtja dhe ne shqip ne rastin ne fjale e perkthejme si "te bazes".
    C'eshte baza e Islamit?!
    Islami eshte fe e paqes.
    ------------------------------------------------------------Me respekt
    ---------------------------------------------------------------Olsi

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-04-2006
    Postime
    4

    Ja cfare mesojne femijet ne Arabine Saudite

    Tekstet mėsimore saudite. (Pas heqjes sė intolerancės)


    Nga Nina Shea
    Washington Post
    E Diel, 21 maj, 2006



    Tanimė njė kohė tė gjatė shkollat publike nė Arabinė Saudite janė tė pėrmendura pėr demonizimin e Perėndimit, si dhe tė tė krishterėve, hebrenjve dhe tė gjithė "mosbesimtarėve." Por pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 – nė tė cilat 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditė – mendohej se kjo do tė ndryshonte.

    Mė 2004 njė grup studiuesish nga oborri mbretėror saudit erdhėn nė pėrfundim se reformat janė tė nevojshme pasi kurrikulumet e studimeve fetare nė Arabinė Saudite "e inkurajojnė dhunėn kundėr tė tjerėve, dhe i nxisin gabimisht nxėnėsit tė mendojnė se pėr tė mbrojtur fenė e tyre ata duhet t'i shtypin dhe madje t'i eliminojnė fizikisht 'tė tjerėt'." Qė atėherė qeveria saudite vazhdimisht ka deklaruar se i ka ripunuar tekstet shkollore.

    Princi Turki Al-Faisal, ambasador i Arabisė Saudite nė Amerikė, ka punuar nė mėnyrė agresive pėr tė shpėrndarė kėtė porosi. "Mbretėria i ka rishikuar tė gjitha praktikat dhe materialet arsimore, dhe ka larguar ēdo element qė s'ėshtė nė pėrputhje me nevojėn pėr arsimim modern," – kishte thėnė nė njė turne tė tijin tė vonshėm nėpėr disa qytete amerikane. "Jo vetėm qė kemi mėnjanuar atė qė mund tė shihej si intolerancė nga tekstet e vjetra shkollore qė ishin pjesė e sistemit tonė, por kemi zbatuar njė plan tė brendshėm gjithėpėrfshirės pėr revizion dhe modernizim." Qeveria saudite madje kishte bėrė njė reklamė njėfaqėshe nė New Republic dhjetorin e kaluar duke u mburrur me suksesin e saj pėr "modernizimin e planeve tona mėsimore pėr t'i pėrgatitur mė mirė fėmijėt tanė pėr sfidat e sė nesėrmes." Para njė viti njė zėdhėnės ambasade deklaroi: "Ne i kemi recensuar kurrikulumet tona mėsimore. I kemi hequr materialet qė nxisin urrejtje dhe jotolerancė ndaj njerėzve tė feve tė tjera." Ambasada ėshtė duke shpėrndarė edhe njė dokument 74-faqėsh mbi reformėn e kurrikulumit pėr tė treguar se tekstet shkollore janė moderuar.

    Problemi ėshtė se: Kėto pohime nuk janė tė vėrteta.

    Njė analizė e disa teksteve zyrtare saudite pėr studime islame qė janė pėrdorur gjatė kėtij viti akademik zbulon qė, me gjithė deklaratat e kundėrta tė qeverisė saudite, ideologjia e urrejtjes ndaj tė krishterėve dhe hebrenjve dhe myslimanėve qė nuk e ndjekin doktrinėn vehabiste ende mbetet pjesė e sistemit tė shkollave publike. Tekstet mėsojnė njė vizion dualist, duke e ndarė botėn nė besimtarė tė vėrtetė tė Islamit ("monoteistėt") dhe nė jobesimtarė ("politeistėt" dhe "tė pafetė").

    Ky indoktrinim fillon nė tekstin e klasės sė parė dhe mėpastaj riafirmohet dhe zgjerohet nė ēdo vit, duke kulminuar nė tekstin e klasės sė 12-tė, qė i udhėzon studentėt se detyrimi i tyre fetar pėrfshin xhihadin kundėr tė pafeve me qėllim tė "pėrhapjes sė fesė."

    Freedom House i ka kuptuar kėto sepse Ali Al-Ahmedi, disident saudit qė ėshtė nė krye tė Institute for Gulf Affairs, na i ka dorėzuar njė dyzinė tekstesh shkollore fetare qė gjoja janė pastruar nga Ministria e Arsimit e Arabisė Saudite. Kopjet e tij nuk i ka siguruar nga qeveria, por nga mėsuesit, administruesit dhe familjet fėmijėt e tė cilėve janė nxėnės tė shkollave saudite, qė i kanė nxjerrė ato njė nga njė.

    Disa nga burimet tona janė shiitė dhe sunitė nga traditat jovehabiste – njerėz qė etiketohen nė kėto tekste si "politeistė" ose "tė lajthitur" ose "tė kėqinj" – tė tjerėt janė vetėm tė mllefosur qė kėta libra bėjnė fare pak pėr t'i pėrgatitur nxėnėsit e rinj pėr botėn moderne.

    Mė pas ne i angazhuam dy folės arabė tė pavarur pėr t'i pėrkthyer ato secili veē e veē.

    Feja ėshtė themeli i ideologjisė politike tė shtetit saudit; ajo ėshtė gjithashtu lėmė kyq nė arsimin saudit ku studentėve u mėsohet interpretimi i Islamit i njohur si Vehabizėm (lėvizje e themeluar 250 vjet mė parė nga Muhamed ibn Abd Al-Vehhabi) dhe qė pasqyrohet nė kėto tekste shkollore.

    Dijetarėt vlerėsojnė se brenda kurrikulumit tė shkollave publike saudite studimet islame pėrbėjnė ēerekun ose njė tė tretėn e orėve mėsimore nė njė javė, nė arsimin e ulėt dhe tė mesėm, dhe disa orė ēdo javė nė shollėn e lartė. Mėsimdhėnėsit qė vėnė nė dyshim ose s'pajtohen me interpretimin zyrtar tė Islamit mund tė pėsojnė ndėshkime tė ashpra. Nė nėntor 2005 njė mėsues saudit qė kishte bėrė komente pozitive pėr hebrenjtė dhe Dhjatėn e Re ishte larguar nga puna dhe ishte dėnuar me 750 fshikuj dhe burgim. (Ai ishte amnistuar pas protestave publike dhe ndėrkombėtare.)

    Sistemi i shkollave publike nė Arabi Saudite pėrfshin 25000 shkolla, me rreth 5 milionė nxėnės. Veē kėsaj, Arabia Saudite ka akademi tė veta nė 19 kryeqytete tė botės, pėrshirė edhe njė jashtė Uashingtonit, nė Fairfaks Kaunti, qė i pėrdorin disa prej kėtyre teksteve.

    Arabia Saudite gjithashtu u shpėrndan tekstet e veta fetare gjithandej botės shkollave islamike dhe medreseve qė nuk i kontrollon nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė. Pa u brengosur me statusin historik periferik dhe sektar tė Vehabizmit, Arabia Saudite po pėrpiqet tė afirmojė veten si zėri autoritativ nė botė i Islamit – si njė "Vatikan" pėr Islamin, siē kanė deklaruar disa zyrtarė sauditė – dhe kėto tekste janė pjesė integrale e kėtyre pėrpjekjeve. Si vė re edhe raporti i komisionit pėr sulmet e 11 shtatorit: "Madje edhe nė vendet e begata, shkollat vehabiste tė financuara nga Saudia janė shpeshherė tė vetmet shkolla islamike."

    Arsimi ėshtė nė qendėr tė debatit pėr lirinė nė botėn myslimane. Prijėsi i Al-Kaidės Usama bin Laden, e kupton kėtė fare mirė; sė voni nė njė audioincizim ai mallkonte tė gjithė ata qė do t'i "ndryshonin kurrikulumet shkollore"

    Pasazhet nė vijim -- tė nxjerra nga po ata libra qė citohen nė dokumetin 74-faqėsh pėr reformimin e kurrikulumit qė tani po shpėrndahet nga Ambasada Saudite – janė duke i trajtėsuar pikėpamjet e brezit tė ri tė sauditėve dhe myslimanėve nė tėrė botėn. Nėse mbesin tė pandryshuara, ato vetėm do tė forcojnė dhe tė thellojnė urrejtjen, intolerancėn dhe dhunėn ndaj feve dhe kulturave tė tjera. A kėtė e quan Riadi reformė?

    KLASA E PARĖ
    "Ēdo fe pėrveē Islamit ėshtė e rreme."

    "Mbushni vendet bosh me fjalėt e sakta (Islam, ferr): Ēdo fe pėrveē *________ ėshtė e rreme. Kush vdes jashtė Islamit do tė hyjė nė ______."

    KLASA E PESTĖ
    "Kush i bindet Profetit dhe pranon njėjėsinė e Zotit nuk mund tė mbajė shoqėri besnike me ata qė e kundėrshtojnė Zotin dhe Profetin e Tij, edhe nėse ata janė kushėrinj tė vet mė tė ngushtė."

    "Ėshtė e ndaluar pėr myslimanin tė jetė shok besnik i dikujt qė nuk beson nė Zotin dhe Profetin e Tij, ose i atyre qė e luftojnė fenė e Islamit."

    "Myslimani, edhe nėse jeton larg, ėshtė vėlla yti nė fe. Nėse dikush kundėrshton Zotin, edhe nėse ėshtė vėllai yt nė familje, ai ėshtė armiku yt nė fe."

    KLASA E GJASHTĖ
    "Ashtu si kanė qenė tė suksesshėm nė tė kaluarėn kur janė bashkuar nė pėrpjekjet e tyre tė sinqerta pėr t'i pėrzėnė kryqtarėt e krishterė nga Palestina, arabėt dhe myslimanėt sėrish do tė dalin fitimtarė, dhėntė Zoti, kundėr hebrenjve dhe aleatėve tė tyre nėse qėndrojnė tė bashkuar dhe luftojnė njė xhihad tė vėrtetė pėr hir tė Zotit, sepse ėshtė nė fuqi tė Zotit ta bėjė kėtė."

    KLASA E TETĖ
    "Siē ėshtė cituar nga Ibn Abbasi: Majmunėt janė hebrenjtė, njerėzit e Sabbatit; ndėrsa derrat janė tė krishterėt, tė pafetė e bashkėsisė sė Jezuit."

    "Zoti i ka thėnė Profetit tė Tij, Muhamedit, pėr hebrenjtė, se nga disa pjesė tė librave tė Zotit [Torės dhe Ungjijve] ata kanė mėsuar se vetėm Zoti vlen tė adhurohet. Pėrkundėr kėsaj, ata shfaqin besime tė rreme nėpėrmet idhujtarisė, fallthėnies dhe magjisė. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė ata i nėnshtrohen djallit. Nga mėria dhe armiqėsia ata i duan njerėzit e gėnjeshtrave nė vend tė njerėzve tė sė vėrtetės. Prandaj ata janė tė mallkuar dhe Zoti na paralajmėron qė tė mos bėjmė si ata."

    "Ata janė hebrenjtė, tė cilėt Zoti i ka mallkuar dhe me tė cilėt Ai ėshtė aq i hidhėruar saqė Ai kurrė mė nuk dė tė jetė i kėnaqur [me ta]."

    "Disa nga njerėzit e Sabbatit Zoti i dėnoi duke i shndėrruar nė majmunė dhe derra. Disa prej tyre u bėnė adhurues tė djallit, dhe jo tė Zotit, nėpėrmjet flijimeve, lutjeve, kėrkimit tė ndihmės dhe formave tė tjera tė adhurimit tė djallit. Disa hebrenj e adhurojnė djallin. Edhe disa pjesėtarė tė kėtij kombi e adhurojnė djallin, dhe jo Zotin."

    "Aktivitet: Studenti duhet tė shkruajė njė ese pėr rrezikun nga imitimi i tė pafeve."

    KLASA E NĖNTĖ
    "Konflikti ndėrmjet kėsa umma-je (bashkėsisė myslimanė) dhe hebrenjve dhe tė krishterėve i ka bėrė ballė kohės, dhe do tė vazhdojė aq sa tė dojė Zoti."

    "Ėshtė pjesė e urtėsisė sė Zotit qė lufta ndėrmjet myslimanėve dhe hebrenjve do tė vazhdojė deri nė ditėn e gjykimit."

    "Myslimanėt do tė triumfojnė ngase janė me tė drejtėn. Ai qė ėshtė me tė drejtėn gjithmonė do tė fitojė, edhe nėse shumica e njerėzve janė kundėr tij."

    KLASA E DHJETĖ
    Teksti i klasės sė dhjetė pėr jurisprudencė mėson se jeta pėr jomyslimanėt (si dhe pėr gratė, dhe rrjedhimisht, edhe pėr skllevėrit) vlen vetėm sa njė pjesėz e jetės sė njė "burri tė lirė mysliman." Paratė e gjakut janė shpagim qė i bėhet viktimės ose familjes sė viktimės pėr vrasje ose lėndim:

    "Taksa e gjakut pėr njė tė pafe tė lirė. [Sasia e saj] ėshtė gjysma e parave tė gjakut pėr njė burrė mysliman, qoftė ai nga "ithtarėt e librit", qoftė nga tė tjerėt (jo nga "tė librit", d.m.th. paganė, zoroastrianė etj).

    "Paratė e gjakut pėr njė grua: Gjysma e parave tė gjakut pėr njė burrė, nė pėrputhje me fenė e tij. Taksa e gjakut pėr njė grua myslimane ėshtė gjysma e parave pėr njė burrė mysliman, dhe taksa e gjakut pėr njė grua jomyslimane (kafir) ėshtė sa gjysma e parave pėr njė burrė jomysliman."

    KLASA E NJĖMBĖDHJETĖ
    "Pėrshėndetja "Selamu alejkum [Paqja qoftė mbi ty]" ėshtė vetėm pėr besimtarėt. Ajo nuk mund t'u thuhet tė tjerėve."

    "Nėse shkoni nė njė vend ku ka myslimanė dhe tė pafe, duhet tė ofroni pėrshendetjen pėr myslimanėt."

    "Mos iu bind atyre [tė krishterėve dhe hebrenjve] nė rrugė tė ngushtė nė shenjė nderimi dhe respekti."

    KLASA E DYMBĖDHJETĖ
    "Xhihadi nė rrugėn e Zotit – qė pėrbėhet nga lufta lundėr pabesimit, shtypjes, padrejtėsisė dhe bėrėsve tė tyre – ėshtė kulminacion i Islamit. Kjo fe ėshtė ngritur nėpėrmjet xhihadit dhe nėpėrmjet xhihadit ėshtė ngritur lart flamuri i saj. Ai ėshtė njė nga veprat mė fisnike, qė tė afrojnė te Zoti, dhe prej akteve mė madhėshtore tė bindjes ndaj Zotit."

    Nina Shea ėshtė drejtore e Qendrės pėr Liri fetare nė Freedom House.

  5. #215
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Po edhe ketu ne forum ka keso gjallesash qe bejne perpjekje per t'i futur keto ligje dhe ligje neper shkolla.

    Keto bisha jene qelbesirat e planetit.

  6. #216
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ne kete forum une pashe dhe lexova shume me teper shprehje agresive, blasfemi dhe ofendime kunder muslimanizmit nga te krishteret se sa nga muslimanet kunder Krishterimit.

    Pyetja ime eshte :

    A eshte me i rrezikshem per ne Shqiptaret fundamentalizmi Musliman apo fundamentalizmi Krishtian ???

  7. #217
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Ku ka fondamentalizem kristian shqiptar, c'ia fut pordhes kot edhe ti Zeus, apo lexo ndonje lajm per evangjelizmin ne Amerike dhe kujton se Shqiperia eshte aq e zhvilluar. Ti shif vete disa forume myslimane apo website te vllezerve tone mysliman ku valon shpata e diskutimet se kush lloj qafiri duhet vrare, dhe e kupton se ku eshte rreziku i vertete. pastaj pyet pse kercejne shqiptaret ashtu 'me shprehje agresive' e me sharje qe nuk editohen nga moderatoret

  8. #218
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Xhamia e Rrugės sė Kavajės, fortesa e radikalėve myslimanė
    gazeta-albania.net

    Muaji i Madhnueshėm i Ramazanit mbledh ēdo ditė, gjatė orėve tė faljes, qindra tė rinj myslimanė nga Tirana tė cilėt kanė si qendėr tė tyre xhaminė nė Rrugėn e Kavajės. Aty shihet qartė rregullsia dhe devotshmėria e tė rinjve myslimanė tė edukuar me fenė islame tė cilėt praktikojnė ritualet fetare. Pjesa mė e madhe e besimtarėve qė vijnė nė kėtė xhami dallojnė nga besimtarėt e tjerė jo tė rregullt tė kėsaj feje edhe nga veēoritė e jashtme. Pamja mistike e tyre, mjekrat e gjata, flokėt e shkurtėr, pantallonat treēerekėshe dhe pėrshėndetjet e pėrzemėrta "selam-alegum" tregojnė qartė pėr njė pėrngjashmėri me profetin Muhamed. Ai pėr besimtarėt myslimanė ėshtė dhe simboli mė fisnik i besimit tė tyre. Nė xhaminė pranė Rrugės sė Kavajės shihet qartė fryma e komunitetit tė vėrtetė islam, qė tė rinjtė, pjesa mė e madhe e tė cilėve tė shkolluar dhe tė formuar edhe nė vendet arabe, pėrpiqen ta mbajnė sa mė tė fortė. Kjo xhami ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe kulti mė i preferuar pėr besimtarėt myslimanė joshqiptarė qė vijnė rregullisht aty. Pėr kėtė, sipas imamit tė kėsaj xhamie, "besimtari mban njė veshje tė veēantė kur vjen pėr falje nė xhami, ndryshe nga ato qė mund tė pėrdorė pėr punė tė tjera gjatė ditės". Gjatė njė bashkėbisedimi me tė, mėsojmė se nė kėtė xhami janė vetė besimtarėt e rinj qė pėrpiqen ta mbajnė sa mė tė fortė jo vetėm kulturėn fetare, por mbi tė gjitha besimin islam. Pėr kėtė, ata pėrpiqen tė dallojnė nga njerėzit e tjerė qė herė-herė pėrpiqen tė tallen me kėtė besim, pa menduar se hyjnė nė gjynah me Allahun. "Ėshtė haram dhe jazėk tė tallesh me besimin e tjetrit", - na thotė imami i kėsaj xhamie. Ai mė tej shton edhe shembullin e grave dhe vajzave myslimane qė pėr tė respektuar besimin e tyre vendosin shaminė. Nga tė gjithė besimtarėt, ato konsiderohen si motra nė kėtė xhami. Kjo, sipas imamit, pėrbėn shembullin mė tė fortė tė besimit, ndryshe nga njerėzit e tjerė qė besimin nė Zot nė kėtė lloj mėnyre e mendojnė si tė turpshėm, duke futur shpirtin e tyre nė gjynah.

    "Islami kėrkon vullnet dhe rregull nė besim"
    Pėr njė pjesė tė madhe tė besimtarėve tė rinj myslimanė, ata qė janė dhe praktikantėt mė tė rregullt tė kėtij besimi, Islami mbi tė gjitha kėrkon rregullsi. Ata kanė nisur tė mendojnė ndryshe nga tė vjetrit qė gjatė gjithė kohės kanė ushqyer nė kulturėn e tyre njė besim mjaft tė hapur dhe tolerant. Kjo mėnyrė tė konceptuari, sipas Ervin Ēullhajt, pėrbėn nė vetvete njė gabim qė padashur nuk ėshtė vėnė re nga breznia e vjetėr e myslimanėve. "Pėr kėtė tani kemi shumė tė rinj dhe familje myslimane qė qėndrojnė jashtė besimit dhe traditave tona e pėr mė tepėr kanė hyrė nė rrugė tė gabuar", - thotė Ervin Ēullhaj, njė i ri qė ėshtė duke ndjekur shkollėn teologjike nė Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai, duke folur pėr "Almania", ka shpjeguar qartė ato mendime tė ndryshme qė ekzistojnė nė bashkėsinė islame mes breznive, por qė rėndom nga ata qė nuk e njohin kėtė besim konsiderohen si ndarje konfliktuale.

    Ēfarė synimesh kanė tė rinjtė myslimanė, si e konsiderojnė ata besimin?


    - Besimi pėr njė mysliman ėshtė njė gjė e shenjtė dhe dhuratė e Allahut. Pėr njė tė ri kjo gjė ėshtė dyfish dhuratė, pasi ai ka tė gjithė kohėn e duhur pėr t'u njohur me fenė sė cilės i pėrket dhe pėr ta praktikuar atė sipas rregullave tė Profetit Muhamed. Tė rinjtė myslimanė qė kanė nisur tė edukohen me kulturėn islame dhe tė mėsojnė mbi tė dhe besimin e tyre, tani i kanė tė gjitha mundėsitė qė t'i aplikojnė mė mirė rregullat. Besimi ynė ėshtė i shenjtė dhe i bazuar mbi rregullat e Kuranit, pėr tė cilin ēdo besimtar mysliman praktikant ka tė drejtėn dhe detyrimin t'i respektojė dhe zbatojė ato. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr besimin dhe kulturėn islame dhe mendojmė se ajo mund tė zbatohet sipas porosive tė profetit Muhamed vetėm nėse ndiqen rregullat e Kuranit. Pėr kėtė, unė, por dhe tė gjithė shokėt e mi besimtarė, mendojmė se nuk mund tė ketė njė rrugė tjetėr pėrveē asaj tė Allahut e qė duhet zbatuar vetėm sipas rregullave tė shkruara nė Kuran. Nuk mund tė ketė njė rrugė tjetėr veē asaj. Tė tjerat janė tė mbrapshta dhe jo tė pėrshtatshme pėr njė mysliman.

    Sa rregulltarė janė tė rinjtė myslimanė dhe pse mendojnė se e njohin mirė besimin?

    - Tė rinjtė myslimanė janė mjaft tė rregullt me ardhjen nė xhami dhe me ritualin e saj. Ne kemi kohė qė bėjmė mėsimin mbi fenė tonė, ku, pėrveē atyre qė kanė njė shkollim nė botėn arabe, edhe tė tjerėt mund ta marrin atė kėtu. Tė gjithė tė rinjtė i zbatojnė rregullat e fesė, duke nisur qė nga ardhja nė ēdo falje nė xhami, praktikimi i fesė edhe nė familje, mbajtja e njė pamjeje besimtari dhe sjellja si i tillė. Rregullat e Kuranit janė tė shenjta dhe Islami na porosit qė t’i zbatojmė ato pėr tė qenė myslimanė sa mė tė mirė. Ata qė nuk i ndjekin kėto rregulla, nuk janė besimtarė tė vėrtetė por vetėm mendojnė se janė tė tillė. Vetėm ata qė vijnė rregullisht t’i falen nė xhami Allahut e qė e respektojnė ēdo ditė besimin e tyre dhe e demonstrojnė atė janė ndjekėsit e shembullit tė Muhamedit.

    A ka ndarje mes tė rinjve dhe pjesės sė vjetėr tė besimtarėve myslimanė?

    - Nuk ka asnjė ndarje. Ka vetėm mosmarrėveshje qė vijnė si pasojė e mėnyrės sė tė trajtuarit tė rregullave tė fesė sonė Islame. Unė personalisht mendoj se tė vjetrit e komunitetit tonė kanė pėrgjegjėsira pėr disa gjėra. Ata sillen si tė jenė zotėr tė kėtij besimi dhe shpesh tregohen tė hapur edhe me ata qė nuk na duan tė mirėn. Myslimani nuk mund t'i bėjė rixha atij qė e pėrbuz fshehurazi apo qė nuk e respekton fenė e tij. Faji i pleqve apo tė vjetėrve ėshtė se nga hapja e madhe e tyre dhe nga toleranca e treguar nė vite sot kemi tė shkėputur shumė besimtarė dhe familje myslimane. Shumė nuk e njohin fenė e tyre dhe nuk vijnė nė xhami. Ka dhe shumė tė rinj myslimanė qė tani e kanė humbur fenė e tyre apo dhe e kanė ndėrruar duke u futur nė gjynah. Ky ėshtė faji i tė vjetėrve, tė cilėt nuk bien dakord me parimet tona dhe nuk duan qė besimi ynė tė jetė vėrtet i fortė si nė tė gjithė botėn Islame, duke i bėrė qejfin vendeve qė nuk ngurojnė ta sulmojnė botėn Islame.

  9. #219
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Shumė nuk e njohin fenė e tyre dhe nuk vijnė nė xhami. Ka dhe shumė tė rinj myslimanė qė tani e kanė humbur fenė e tyre apo dhe e kanė ndėrruar duke u futur nė gjynah. Ky ėshtė faji i tė vjetėrve, tė cilėt nuk bien dakord me parimet tona dhe nuk duan qė besimi ynė tė jetė vėrtet i fortė si nė tė gjithė botėn Islame, duke i bėrė qejfin vendeve qė nuk ngurojnė ta sulmojnė botėn Islame.
    Demokracia Ackbar...Zoti i largoft sa me shume dhe sa me shpejt nga feja e te pafeve arab.

  10. #220
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22
    Ku ka fondamentalizem kristian shqiptar, c'ia fut pordhes kot edhe ti Zeus, apo lexo ndonje lajm per evangjelizmin ne Amerike dhe kujton se Shqiperia eshte aq e zhvilluar. Ti shif vete disa forume myslimane apo website te vllezerve tone mysliman ku valon shpata e diskutimet se kush lloj qafiri duhet vrare, dhe e kupton se ku eshte rreziku i vertete. pastaj pyet pse kercejne shqiptaret ashtu 'me shprehje agresive' e me sharje qe nuk editohen nga moderatoret
    Jo jo, s'ka nevoje ti shikoi Websitet e mUslimanve shqiptare, se po shoh mjaft ketu ne kete forum se kush eshte pjelle ma e poshter, se kush po pohon sikur Serbet e Greket se paska fundamentalizem islamik te shqiptaret.

    Deri dje nuk ka patur kurrfar "armiqsie", kurrfar fundamentalizmi ne mes shqiptareve me besime te ndryshme, e tash ju mesuan Greket, Serbet, Italianet, Turqit e Arabet se si duhet te jeni njerz pa kurrfar kulture, mentaliteti e pa kurrfar fytyre, ose siē thot populli "njez pa kurrfar feje".

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Tema tė Ngjashme

  1. Rreziku i ecurive aktuale dhe armiqtė
    Nga Gresa_01 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-11-2008, 19:50
  2. Islami ne rrezik apo rreziku islamik?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 07:00
  3. Rreziku Berisha si deshtim i socialisteve (Fatos Lubonja)
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 09:43
  4. Copėtimi - Rreziku Mė I Madh Pėr Kosovėn
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2004, 11:44
  5. Rreziku i ri kosovar i trafikimit tė njerėzve
    Nga mani nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •