
Postuar mė parė nga
Arcimedes
Mirembrema Capuccino,
Po pse jam katolik un, nuk duhet me pasur simpati, dashuri dhe rrespekt per kengetare, apo njerez me fe Islame, apo per njerez nga vendet e lindjes???
Aman, mor njerez na leni rehat me k'to argumente e juaj. Cat Stevens eshte per mua nje kengetaret per me hequr kapelen dhe muzika e atij ndigjohet nga lloj, lloj njerezish, edhe nga njerez me besime te ndryshme.
Per ate trajnerin Francez, por edhe per Cat Stevens, Muhammed Ali dhe Richard Gere mua me behet qefi, sepse ata edhe pse jane rritur dhe edukuar ne Perendim, prape ata marrin nje fe qe u deshiron zemra dhe shpirti i tyre, pa marre parasysh se cfare mendojne njerezit e tjere. Dhe un i dua njerezit e zemres dhe njerezit qe e njohin, apo qe jane ne kerkim te jetes dhe te vetvetes.
Un nuk jam musliman, por un kam mesuar dhe po mesoj shume nga feja Islame, nga popujt dhe nga kultura Arabe dhe nga shkrimtaret e tyre.
Ne vendjet e lindjes po te duash dhe te kerkosh gjen nje thesar me gjera mjaft interesante, fjale dhe shprehje te urta popullore, gjen tregime dhe perralla mjaft kurioze, por edhe shume te vlefshme per jeten e perditshme per njohjen e jetes. Nje nga veprat me te njohura ne bote "1001 net" eshte Arabe. Por ka edhe shume gjera mjaft te vlefshme qe un nuk po i permend njehere per njehere.
Gjithashtu edhe popujt Kristiane, por edhe popuj me fe te tjera kane shume gjera mjaft interesante dhe te vlefshme qe un nuk po i permend.
Shume gjera dhe njohuri qe kam lexuar nga popujt e lindjes kane qene dhe jane mjaft te vlefshme per mua, si nga ana mendore, ashtu edhe nga shpirterore.
Jeta deri tani me mesoi mua qe cdo njeri, cdo kulture, dhe cdo popull ka edhe ato te mirat e tij. Feja katolike eshte feja e ime, por un kam gjetur shume gjera te perbashkta midis fese Katolike, por edhe feve te tjera.
Per mendimin tim eshte dituri dhe mesim te dish edhe nga feja Islame, por edhe nga populli Arab me ata shkencetaret, historianet, filozofet, matematikanet dhe me ate profetin e tyre te njohur dhe te rrespektuar nga shume njerez, Mohammed.
Te gjitha keto dituri qe kam mbledhur un gjate jetes time me kane bere mua me te sigurte dhe me te qete nga ana mendore, por edhe nga ana shpirterore.
Dituria me beri mua qe te njoh veteveten time. Dituria eshte per mua mesim i jetes time.
Te uroj gjitha te mirat, Capuccino
Krijoni Kontakt