Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Petkoviç: Baton Haxhiu bashkëpuntor i shërbimit sekret serb

    18:45/23.03.06 - Sllavisha Petkoviç: Baton Haxhiu qe nga viti 90 eshte bashkepuntor i sherbimit sekret serb

    Sipas nje lajmi te botuar ne kosovapress, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, i ka quajtur të enjten akuzat e gazetës Ekspress kundër tij si shpifje, ndërsa ka akuzuar drejtuesin e saj e Baton Haxhiun se përmes gazetës po tenton ta kthejë kohën e Millosheviçit. Betohem që një gjë të tillë nuk do të mund të ndodhë, dhe e informoj publikisht Baton Haxhiun se Millosheviqi dhe koha e tij kanë vdekur, tha ai.Keni dëgjuar kush jam unë, ndërsa tani po ju tregoi kush është Baton Haxhiu. Ai që nga vitet e 90 është bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb. Nuk është Sllavisha Petkoviç ai i cili është ulur me njeriun e parë të sigurimit shtetëror serb, Jovica Staniçiç në Brezovicë, ishin disa nga akuzat që ai bëri ndaj Baton Haxhiut, drejtor i gazetës Express, ndërsa për të gjitha akuzat e bëra ndaj tij ai ka kërkuar duel televiziv me Haxhiun.

    |||Lajme.Net|||
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-08-2007 më 11:15
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asht dit kjo pun or shoq moti..
    aii..

    eja sllob a na myt kejt
    se kem ushtri me vec tre vet
    po nder faksa e ne gazet..
    i shtojm xerrot si dum vet..
    nji daut e bajm 700 vet
    nji selim e bajm raket
    nji kodosh e bajm brigad..
    nji hu gardhit e bajm armat..
    e ti sllob hin pa merak
    se ta shtrum ta bam japrak..
    mos me te hi ferr ty aspak..
    qe dhe letra e komunikat
    qe me na gri e me na berbat..

    kjo ish politika rogneriste udbashoiste..


    nuk kemi than kot ktu moti... perkthejeni mire voten e atyre njerzve..

    sepse ata din dicka qe nuk votuan shtabet mafioze..

    ska nevoj hic me fol stanishi..
    e din poplli vet se ju dogj mishi..
    prej mashtrusve rognerist..
    dor e zgjatun e serbise..
    pik..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-03-2006 më 17:19

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ministri Petkoviq ngrin përkohësisht funksionin e tij dhe akuzon gazetarin Baton Haxhiu

    Prishtinë, 24 mars - I pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, Ministri për Kthim, Sllavisha Petkoviq ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë. Ai po ashtu ka demantuar edhe disa shkrime në të përditshmen Express dhe ka paralajmëruar se do të ngritë padi kundër kësaj gazete dhe për ish shefin e kabinetit në këtë ministri Radomir Dimiq, i cili ka thënë se një nga bashkëpunëtorët e ministrit është vrasës dhe ka plaçkitur nëpër Kosovë. Ai tha se do ta padisë edhe gazetarin që e ka shkruar këtë shkrim dhe drejtorin ekzekutiv të kësaj gazete Baton Haxhiu.
    Sipas tij marrëveshja ka qenë që pasi lista serbe nuk është duke marrë pjesë në Kuvend e Qeveri, atëherë postet e zëvendësministrit në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Pushtetit Lokal dhe postin e Ministrit të Bujqësisë, t'i takojnë partisë së tij - Partisë Demokratike serbe të Kosovës.
    Petkoviq ka thënë se ngrirja e postit të ministrit nënkupton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, por do t[i kryej të gjitha aktivitetet brenda Ministrisë.
    Sa i përket Dejan Jankoviqit, ish komandant i një stacioni të policisë, i emëruar në postin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Petkoviq tha se ai nuk vjenë nga partia e tij dhe sipas tij është një njeri që shumë shpejt ka marrë gradë të lartë të policisë.
    Lidhur me vendimin e fundit të Ministrit Petkoviq për ngrirjen e postit, Zëvendëskryeministri Lutfi Haziri e quajti si presion mbi institucionet e Kosovës dhe u shpreh se kjo çështje do të tejkalohet me kthimin e Kryeministrit Çeku në Kosovë.


    Petkoviq ka thënë për vete se po përpiqet të krijojë një shoqëri normale, shoqëri multietnike të cilën, sipas tij, po përpiqet ta rrënojë Baton Haxhiu.
    "E kush është Baton Haxhiu?", ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: "Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën "Koha Ditore", por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla", ka pyetur ministri.
    "Ndoshta dëshiron që në mënyrë eksprese ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot", ka shtuar Petkoviq. Për të forcuar këtë që po thoshte, ai ka shtruar edhe disa pyetje tjera. Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë? "Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombarditneve. "Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ku lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet", ka pohuar Petkoviq duke shtuar se përveç këtyre që tha, ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme. Ai madje është shprehur i gatshëm të ballafaqohet publikisht me vetë z. Haxhiun.
    "Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë", ka shtuar Petkoviq, duke përmbyllur, siç tha, "kapitullin Haxhiu" dhe duke iu kthyer problemeve politike, përkatësisht problemeve të tij me Qeverinë e Kosovës.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    e si eshte e mundur ldkja te bej politik 9 vite para selis te udbes shkinis,si eshte e mundur qe rugoviqi te shpall zgjedhje te lira e ti fitoj 115% para hunve te udbes, si eshte e mundur qe rugoviqi te kerkoj qe te bombardohet shkinia e milloshi e siguron jeten e tij per itali
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Interesant baton Haxhiu ne Shqiperi cmohet si analist i madh ndersa ne Kosove pas intervistes se mirenjohur ne Zeri kur e shpaloi veten ska kurfare peshe
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-08-2007
    Postime
    36
    po valla i madh batoni edhe i vetmi ka korrespodent nga beogradi ...nejse analist eshete ska diskutim ama edhe pak si s...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e sokrati
    Anëtarësuar
    02-03-2007
    Postime
    8
    Kjo pune me Baton Haxhiun eshte e dyshimt qysh atehere,por eshte interesant se dikujt "kungulli i ec mbi uje".Le ta brej ndergjeja,nese ka ndergjegje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-08-2007
    Postime
    36
    Pse sOKDAT MENDON se ka ndergjegje vaton haxhiu. Une mendoj se ai eshte nje klysh i keq i cili na e turperoi rodin

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Neni I Denimit Politik 55

    Citim Postuar më parë nga Brari
    asht dit kjo pun or shoq moti..
    aii..

    eja sllob a na myt kejt
    se kem ushtri me vec tre vet
    po nder faksa e ne gazet..
    i shtojm xerrot si dum vet..
    nji daut e bajm 700 vet
    nji selim e bajm raket
    nji kodosh e bajm brigad..
    nji hu gardhit e bajm armat..
    e ti sllob hin pa merak
    se ta shtrum ta bam japrak..
    mos me te hi ferr ty aspak..
    qe dhe letra e komunikat
    qe me na gri e me na berbat..

    kjo ish politika rogneriste udbashoiste..


    nuk kemi than kot ktu moti... perkthejeni mire voten e atyre njerzve..

    sepse ata din dicka qe nuk votuan shtabet mafioze..

    ska nevoj hic me fol stanishi..
    e din poplli vet se ju dogj mishi..
    prej mashtrusve rognerist..
    dor e zgjatun e serbise..
    pik..

    NE KOHEN E ATIJ QOFTE LARGUT DEHOHESHI NJERZIT POLITIKISH ME NENIN FAMKEQE ENVERIST 55!!!

    NE FORUM KETA SHKENCETARET E SHKOLLES SE PARTI DUHET TE PREGADITEN TU PERGJIGJEN TEMAVE DHE JO TA MBYLLIN TE MOSE MARRE PJESE NE FORUM ,PRANDAJ JEMI SHOQERI DEMOKRATIKE !!!PRANDAJ I BEJE THIRRE FORUMIT TE ANOLLOJ VENDERMIN E SAJ POLITIK KUNDRA DEMOKRATIN E ORVE TE PARA BRARI!!!
    KA IKURE TURKU TASHE 95 VJETE DHE SHQIPETARET THONE AKOMA LALA MBRET!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Patrioti
    e si eshte e mundur ldkja te bej politik 9 vite para selis te udbes shkinis,si eshte e mundur qe rugoviqi te shpall zgjedhje te lira e ti fitoj 115% para hunve te udbes, si eshte e mundur qe rugoviqi te kerkoj qe te bombardohet shkinia e milloshi e siguron jeten e tij per itali

    O patriot me bateria
    Eshte e mundur po si nuk eshte,bile mos te ardhet merzi e para LDK-ja ja ka thy hundet serbis.LDk-a me rugoven ne kry i fitoj pa konkurenc te gjitha zgjidhjet.Jo nje her por te pakten nje her ne jav(gjat dhjet viteve rresht) ibrahim rugova ka kerku nga bashkesia nderkombtare qe ta marri kosoven ne mbrojtje dhe kjo ndodhi,po qti bejsh kur patriotet e llojit ten nuk marrin vesh ne politik msa pula ne telefon.Dhe ne fund fare sa i perket baton hagjiut une per veti kam shum rezerva ndaj tij eshte njeri shum labil dhe fare leht te jep me kuptu se mund te ket qen edhe bashkpuntor i serbis.Por tani nuk eshte koha per keto gjera,koha do ta vertetoj jo vetem per batonin por shum batona qe sot vehten e quajn pa fije turpi patriot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drenicaku : 30-08-2007 më 13:48

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Sllavisha Petkoviç: Baton Haxhiu bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 16:31
  4. Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:17
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •