Nuk kam luajtur mendesh jo.![]()
Behet fjale per filmin V for Vendetta. Ma kishin bere interesant edhe prandaj shkova sot ta shikoja meqe kisha ca kohe midis klasave bosh. Te them te drejten me pelqeu shume. Nje nga filmat me te bukur te koheve te fundit.
V for Vendetta eshte nje film me tematike interesante. Tregon se si pas nje lufte te 3te boterore eventuale shtete si Anglia do rikthehen ne diktature edhe se si edhe besimet fetare behen te ndaluara. S'ma kish marre mendja qe te te gjenin me Kuran ne shtepi te denonin me vdekje.
historia eshte bazuar ne karakterin Guy Fawkes i cili ishte nje i konvertuar Katolik ne shekullin e 17. Me pas ai varet ne litar per herezi. Nga aty del edhe shprehja e njohur qe perseritet ne film. "Trupi im nuk perfaqson vetem mishin edhe kockat por perfaqson edhe nje ide, edhe ideja eshte e pavdekshme"
![]()
Krijoni Kontakt