Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 80
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Cili është sekreti yt?

    Cili është sekreti yt?

    Ende nuk e kam të kjartë misterin e quajtur dashuri për ty. Kot jam
    perpjekur me orë, me ditë, muaj po bëhen edhe vite dhe ende nuk e di si
    mund të dal nga rrjeta e dashurisë me të cilën TI më mbulon. Jeta
    disa here më tha : mjaft! TI ishe me e fortë se jeta. Vuajtja më tregoi pamjen e saj të trishtuar, dhe në sytë e vuajtjes shihja pamjen tënde prej engjulli. Sa here dhembja më goditi në fytyrë dhe çdo goditje mbante emrin tënd, unë filloja ti dua ato goditje sepse përplaseshin në fytyren time, dhe mbetej gjurma e emrit dashuri. Tani kam humbur në mes vuajtjesh, ankthit, frikës, ëndrrës dhe pritjes. Rruga deri tek ti është e pakalueshme më thotë bota, e ata nuk e kuptojnë që unë çdo natë e kaloj me ty, në përqafimin tënd, në gjoksin tënd, me puthjen tënde hipnoze.
    Me thuaj cila je ti që je më e fuqishme se vuajtja, se jeta bile bile edhe më e fuqishme se vdekja që më sillet vërdallë.
    Nuk e di, as nuk dua ta di, dua të luaj me vdekjen deri sa të kam ty në perqafim, dashuria ime e ëmbël.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 23-03-2006 më 12:20
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Mos më kërko falje!

    Kurr mos më kërko falje pse vuaj, nëse fjalët e thëna dhe të shkruara
    nga ti jane te vërteta. Falje përulesisht do të duhej të kërkoje nëse me
    fjalet e tua ke zënë rob zemrën time, sa për të më bërë të vuaj,të qaj dhe
    te lutem për ty. Atëherë mos më kërko falje mua, por ndiz një qiri, dhe
    në flakën e tij le të marrin zjarr të gjitha letrat e tua që mi ke
    dërguar, dhe kujdes po të digjen gishtrinjët se aty ka fjalë me forcë
    vullkani, dhe atëherë s’do të mund të i shkruajsh më askujt!!
    Mos më kërko falje as për poezit e mia kushtuar ty, as për jetën time që e jetoj për ty, por kërkoj falje vetvehtes nëse më ke gënjyer mua dhe vehten, kërkoj falje zemrës tënde nëse rrejshëm e ke ushqyer me dashuri, kërkoj falje ëndërrave tua nëse në to rrejshëm kam qenë unë dhe në fund kërkoj falje AMORIT për dashurinë e rrejshme!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    SEKRETI

    1.
    Cili është sekreti yt
    Që të dua kaq shumë
    Fjalët tua, puthja jote
    Përse më lënë me net pa gjumë!

    2.
    Cila është fuqia jote
    Që më mbanë të robëruar,
    Si më bëre kaq të fortë
    Edhe vdekjen për t’luftuar!

    3.
    Cila është rrezja jote
    Që mëngjeseve më zgjon,
    Si e robërove zemrën time
    Që më shumë se vehten të don!?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    kengen po edi, por zeri s'po me (shkon) ndjeshem
    pergezime poeti ne te triat(3) poezit tejet prekese, (ambicioze&misterioze):
    ..kan prekur skajin, e botes...lol!


    Pershendes,hajla!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Zgjodhëm rrugën e heshtjes, bisedat që dikur bëheshin përmes mesazheve do ti vejmë në gjumë shekullor dhe mbi to të lulëzojnë trëndafilat e egër me gjemba? Ngrohtësinë që i përshkonte fjalët e thëna tani do ti mbyllim në qelin e ftohët të burgut që quhet jetë! Në rregull s’ka problem. Dakord jam edhe unë. Nga tash do të mbretëroj heshtja mikesha ime, një heshtje që do ta dëgjojmë vetëm ne dhe askush tjetër, një heshtje që do të flas më shumë se çdo fjalë e thënë gjer tani.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Forca e fjalës

    E kupton kur të vlon diqka në shpirt, kur të zen frymën dhe të humb forcën deri në molisje. Çudi ishte e mjaftueshme vetëm nje fjalë të ta them dhe shpirti u qetësua, dhe mora forcë. Tash më duhet prap të filloj me ndrydhje ndjenje deri kur nuk mundem më, dhe do të të them prap... deri ateherë mirë mbetsh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 26-03-2006 më 03:33
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Koha që mund të mos vijë

    Mos me keqkupto në asnjë shkronjë, por lexo mirë. Nëse mundem unë të i "harroj" me gjithë tërë dashurinë që kam për ty, kur me tërë forcën e shpirtit të them Të dua, kur mundem të hesht dhe të mos ja them më askujt këtë fjalë se më duket të lëndoj ty nëse vetëm e mendoj për dike e jo të ia them, kur kurrë në jetë nuk flej apo zgjohem pa pamjen tënde në sy... dhe kur unë mundem ti hesht këto ndjenja, duhët edhe ti për hir te dashuris sonë. Të lutem. Çdo gjë thuhet dhe bëhet në kohën e vet,dhe ajo kohë nuk është tani dhe nuk dihet kur mund të jetë dhe a do të vijë fare, më kupto.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 26-03-2006 më 03:34
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Më mjafton

    Mua më mjafton vetëm një gjë që të i përballoj të gjitha.Të e di qe ti je dikund, që je gjallë e shëndosh.. më shume nuk dua. S’ka rëndësi me kend je, apo me kend je e lumtur për një moment, dua të jetosh tepër gjatë, e të të dua atëhere kur plakesh dhe nuk e ke askend afër, dua të jem unë pran teje, dhe të të dua me tërë forcën time, të rrefej çka do të thotë të dashurosh përnjemend.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Më fal që të dua

    Sidoqoftë e di që nga bota virtuele, nuk mund të të prek e as të të përqafoj, nuk mundem të të puthë e as të pushoj në gjirin tënd. Dhe askush s’e din se çka ka trupi im që nuk ngopet frymë,ja pse, po ma marrin ajrin të tjeret! Në rregull zemër, desha vetem të të kërkoj falje ... më fal shpirt që të dua !
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Mu beto

    Më shtrëngo shumëëë, më puth shumë shumë shumë dhe mos më lësho më kurrë në jetë. Ah sikur jeta të ishte pak më ndryshe, sa do të doja të kisha mundësi të jem së paku disa ditë me ty, vetëm në një vend malor me shumë borë, dhe në një shtëpizë të vogël me oxhak me dru, e të shtriheshim afër zjarrit, të të puthja e të bisedoja shumë gjatë me ty duke të shikuar çdo herë në sy, të e veja kokën në krahërorin tënd e të pushoja nga hallet dhe fjalët e botës.
    MË PREMTOOO TË LUTEM QË KURËDOQOFTË DO TË REALIZOJMË KËTË ËNDËRR, MU BETO NË DASHURINË TONË.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. - Sekreti në dëm të tjetrit -
    Nga rabija në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 10:10
  2. Sekreti i Budës
    Nga Tannhauser në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 21-09-2006, 15:43
  3. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  4. Sekreti, cka është ky fenomen?
    Nga Davius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 05:34
  5. Sekreti i tyre...
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-10-2005, 12:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •