Ka kohë që nuk e kam ndier afërsinë tënde sikur sonte. Më duket që isha me ty tërë kohën. Të dua.
Merrem me vete,merrë në krahët e tua, a po e merr? Ndalemi diku vetëm pak nja 2-3-4 orë dhe shko prap e mua më kthe sërsih brenda ëndërrës tënde!
Ka kohë që nuk e kam ndier afërsinë tënde sikur sonte. Më duket që isha me ty tërë kohën. Të dua.
Merrem me vete,merrë në krahët e tua, a po e merr? Ndalemi diku vetëm pak nja 2-3-4 orë dhe shko prap e mua më kthe sërsih brenda ëndërrës tënde!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Pergezime poeti, dhe te faleminderit qe po na mundeson ti lexojme shkrimet tua kaq te bukura.
Pershendetje te perzemerta nga molle e ndaluar
Po, po të tregoj, nuk dua pergjigje, nuk dua thjeshtë përgjigje.
Ja,problemi qëndron se e kam vërejtur që nuk po mundem thjeshtë s’po mundem me të nda edhe pikë. E di që s’më takon mua as s’do të më takosh kurrë, por prap se prap më është bërë fiksim kjo punë. E di që çdo gjë po e rris si me mikroskop, ndoshta të qëna ose të paqëna,por thjeshtë s’po mundem. Sikur të bindem që s’ka më asgjë në mes nesh do te isha më i qetë, do ta kuptoja që jeta jote është e jotja, dhe ti duhët ta jetosh, përndryshe (e di që është gabim i madh) por mendoj që jeta jote është e imja andaj ... keq puna, keq. Më lejo për disa kohë të jem larg teje, thjeshtë dua ta bëj, të qetësohem dhe të bindem me realitetin, ose do të pëlcas një ditë. Nese e di që s’je e imja, s’më dhemb më asgjë. E kështu, po e sheh edhe vet që po luaj me nervat e mia dhe besa po pesojnë edhe të tjerët nga kjo gjendje që kurrë në jetë nuk e kam pas dhe shpresoj që s’do ta kem kurrë. Thjeshtë, e kam vërejtë që kohët e fundit po bëhem tepër xheloz kur je ti në pyetje,tej mase dhe kjo është katastrofë. Andaj dua të largohem nga kjo lidhje sa s’kam pësuar keq me shëndetin dhe sa s’të kam shkatërruar edhe ty me nervozën time. S‘ke nevojë ti të më arsyetohesh çdo herë, unë e kuptoj që s’ke faj, megjithatë po bëhem i tillë (tepër i keq, e di këtë edhe vet). S’dua të shkojm aq larg sa të mos na mbetet as edhe një pershendetje e kjo krejt nga xhelozia që më është krijuar. Athu pse? Ndoshta të dua më shumë se që e kam pranuar ndonjëherë, dhe kjo nuk më qon askund, pos humnerës dhe humbjes tënde si shoqe dhe si mike. Në rregull, e kuptove, dhe tash ... ika, ika. Më fal për shqetësimet që t’i kam shkaktuar, ti s’je fajtore, jam unë dhe këtë e pranoj plotesisht.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
E di qe sot e ke ditë të lirë, është e dielë. E di që deri të hënën kur te vish që ti lexosh këto mesazhe , ndoshta do të grumbullohen, se nuk mundem dot pa të shkruajtur. I dhashë vetes aq kohë sa të hyj në msn... ti nuk qenke, dhe shumë më mirë që nuk ishe, sepse i lexova dhe rilexova disa herë letrat e tua që m’i ke dërguar, lexova edhe në albasoul diçka, që më dukej që pasqyronte shpirtin tim ,por aty mungonte vetëm edhe paqyrimi i frikës nga mëkati, mëkati më i ëmbël që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Është ora 20.59… dhe ti nuk je në msn( edhe pse edhe po të hysh nuk do të më shofësh, sepse nuk dua të flas , jo njehëre), dhe të paramendoj të shtrirë të lodhur nga puna, duke kërkuar te gjesh prehje të trupit, por e di qka mendon në këto momente. Dhe nëse ndjen një puhi të lehtë që të afrohet,,, leje, ajo puhi jam unë në këtë çast , nuk desha të të tremb por vetëm të të puth lehtas duke ta marr lodhjen( ta ndajmë përgjysmë). Unë po iku, por besoj që do të gjej(vjedh) kohë prap të të shkruaj, se E DI që nuk mundem ndryshe, nuk mundem pa TY.
Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 26-03-2006 më 09:18
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
TË LUTEM MOS MË DUAJ AQ SHUMË, SE PO KAM FRIKË NGA VETJA, NGA REALITETI NGA ËNDËRRA. Kam frikë nga hapat që duhet bërë, nga erërat e jetës, nga çdo hije që më del përpara , thjeshtë kam frike nga vetë JETA. Pse duhet të jetë kështu? Të prita mbrëmë , doja të flisja me ty, edhe pse e dija që nuk mund të flas ,doja të të shihja edhe pse e dija që do të hapej vetëm një katror i vogël që tregon një fytyrë një buzëqeshje ...por jo zemrën,jo ndjenën që ka ajo. Ne do të duhej të luanim një rol që nuk na shkon per shtati, por skenari është shkruar më heret nga vet jeta dhe... do të duhej ta luanim patjetër.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Se di sa më kupton(e di që më kupton) por mbrëmë isha xheloz në çdo gjë, në tastarurën që e prekinin gishtërinjët tu, në këmishën që të kishe veshur dhe ta ndiente aromën e trupit, në mollën që ti prekte buzët, në gjumin që do të mirrte në prehër deri sa ti mbyllje sytë, andaj dola shumë shpejtë që të mos i paramendoj ato gjëra, të mos prekje më atë tastaturë, ta zdishje këmishën, dhe unë doja të bëhem gjumi yt e të mbaj në duar deri në mëngjes.
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Në atë moment kur të duhem më së shumti më paramendo që më kë në prehër, se aty më ke, më paramendo në kraherorin tënd duke të vërshuar me puthje e ledhatime, se aty jam, më njdej me terë ngrohtësin e shpirtit se jam unë po ai që ta ngoh çdo skutë të jetës me rrezet e dashurisë sime. Më fal nëse nuk ma dëgjon zërin kur më ke aq afër, se gjuha e dashurisë flitet në heshtje. Mos provo të më prekësh, se jam mbrenda teje në këtë moment,duke ti puthur çdo qelizë trupore me tërë forcën e mbledhur vetëm për ty,,, mos më kërko se aty jam, vetëm më ndjej!
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA
Per Dashurine!
.......................
Me fal qe te dua kaq shum
Me fal qe ne zemer te lendoi
Me fal qe eshte teper von
Nuk mundem une ty te harroi.
Me fal qe e bera pa dashur
Per mua pa qellim te mendosh
Me fal qe te bera per mua
Poezi me dhimbje te krijosh!
Me fal por njeriu prandaj vuan
Te dashuroi nje njeri si ti
Ti thaje lotete pa kaluar qerpikun
Dhe kur te prek buzet te quhet (dashuri)
Me fal por nuk te them te dua
Nuk dua me puthje nga ty
Ato jen veq dhimbje per zemer
Ato me bejn te ndihem njeri.
Por une njeri nuk dua me te jem
Nuk dua une me te flas per dashurin
Sepse ti me nxore nga zemra
Pa ty jeta ime s'ka kuptim.
Me fal qe prap po te lendoi
Me fal qe perjete do te dua
Me fal por nuk di si behet
Me nje njeri te qmendur si mua.
I qmendur se tregoi te verteten
I qmendur se jam i sinqert
Se ty te dua me shum se nje jete.
Me fal per te metat e mija
Me fal qe te dhash nje shekull dashuri
Por jeta i ka keto padrejtesi
Jeta s'me solli tek ti..!!
Dhe ti si nje qenie e pafaj
Si nje engjull me zemer te vrare
Ti ke diqka te veqante
Ti ke shum lote te pathare!
Me ne fund arrita
Te te kthej buzeqeshjen perseri
Ashtu sic ti ma ktheve mua
Dhe me bere te ndihem njeri.
I Cmendur!!
.....................
Me than se jam i qmendur
I qmendur se ndjej dashuri
Me thon se jam i qmendur
Sa mall ndjej te shkruaj poezi
I qmendur me thon se jam
Se besoi tek ti,
Se fjalet e tua jan te kota
Jan fare pa dashuri !
Ohh, i qmendur un jam
Se besoi tek ti,
Se te dashuroi pa hile
Valle kjo quhet qmenduri... ?
Enderr e heshtur!
...............................
Edashura ime, e mir ime e panjohur
Tani s'me nxe gjumi duke menduar per ty
Ne dritaren time rrah shiu i pasosur
Me trishtim enderror e mallengjim te ri
Edashura ime e pa qfaqur
E shtrenjta ime sa ednrra
Dil mos mu mshef ne misterin e vetes time
Mjaft ndjete mbrenda ne kete shpirt
E dashura ime drita ime ejetes te lutem me ndihmo
Si mundem te mbaj gjithe kete dashuri???
Sikur ta dish sa shum gjera ma djegin gjoksin pa then
Sikur ta dish se'qlendim ka shpirti im
Si nje lule e vyshkur ne pranver,
Duke te pritur ty se mos po vjen njihere....
kushtuar mikut, ndihmese teknike...lol!
me fal,MIKU besoi qe nuk te bezdis...hajla,
Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII
Ah, sa e qetë u ndjeva këto ditë! Mendova se më në fund të kisha harruar, dhe e gjeta qetësinë shpirtërore që kaherë e kisha humbur. Që atëhere kur hyre ti në jetën time dhe si merimangë më mbështolle mendjen me mendimet për ty, dhe zemra ime ra në rrjetën tënde të dashurisë dhe më kot mundohesha të largohem nga aty. Që atë ditë shpirti im jetonte si një det i trazuar i pushtuar nga erërat e dashurisë tënde që mi dërgoje nga larg, dhe më bënin të jetoj si rob I dashurisë së pashpresë. Dhe shumë gjatë jetova duke vuajtur për këtë dashuri që se shijova kurrë, e që mundohesha çdo çast ta largoj nga unë. Dhe tash kur mendova se u çlirova nga ai mister që s’më linte të qetë asnjë sekond të jetës sime, u desh të thërrisje dhe të ngjallje prap shpresat e rreme në mua.
Trazove pamëshirshëm mallin që sa kohë po e shtrydhja thellë në veten time, lëshovë rrëken e lotëve që çdoherë më rrinin në qepallë, gati për të shpërthyer, lëndove shpirtin që jetonte veç për ty, më ktheve nga fillimi, më ktheve tek mendimi i parë për ty, tek ëndërra e parë, vuajtja e parë …
Përse e bëre këtë, kur prap do të më lësh vetëm?
Përse? Përse?Përse?
Qytetin e bukur X, do ta kujtoj, në mos për asgjë tjetër për çastet e ëmbëla por aq të shkurtëra e të paharruara me ty! Gjithçka që ka të bëjë me ato ditë mbetet në hijen e atyre pak minutave që mi falët e për të cilat do të jem mirënjohës për jetë. Thonë se koha shëron plagë! Nuk e besoj, sepse malli për Ty, jo që nuk shuhet por sa vjen e ndizet më shumë. Do dëshiroja që ato çaste të shkurtëra, sa një hapje mbyllje sysh të zgjasin për jetë.
Fragmente të zërit tuaj të ëmbël më rrijnë nëpër mendje dhe më sjellin prehje si cicërima pranverore e bilbilit. Por, kur zgjasin shkurt, si çdo kujtim i ëmbël, zatën ma humbin qetësinë e më bëjnë të vuaj që jemi larg njëri-tjetrit. Përpiqem të kujtoj hollësi të atyre çasteve, por copat e këputura të bisedës nuk i lidh dot se nuk më lë ai shikimi yt i ëmbël që më shqetëson sa herë e kujtoj e që më bëhet se më përcjell në çdo çast; s’më lënë ata sy që me shkëndija zjarri përshkojnë zemrën time të lënduar pa mëshirë.
Pse, vallë të gjitha çastet e bukura e të ëmbëla të jetës zgjasin kaq pak?
Fytyra jote, me atë shprehje engjëllore më ndjek kudo; më jep kurajo të qëndroj kur e kam më së vështiri, më qetëson kur jam në kulm të dëshpërimit, më bën ta dua jetën kur ajo më përplasë me valet e veta sa këtu-atje pa një çikë mëshirë. Prandaj, ju jam mirënjohës dhe me përulje i lutem dhe përgjërohem Perëndisë që të sjell në qytetin X, dhe të na takojë sa më shpejtë! Prej se jam kthyer nga atje kam humbur gjysmën time. Një gjysmë e imja ka mbetur atje tek Ju! Takimet dhe njohjet e ëmbëla paskan ndarjet e hidhura e të rënda? Më duket e largët dhe e paarritshme dita kur do të shoh përsëri. Deri atëherë, më mban të gjallë shpresa se së shpejti do të ju takoj dhe të vazhdojmë bisedën e lënë në gjysmë; e unë do kënaqem, do rilindem duke dëgjuar ligjërimin tënd, të zërit tuaj si cicërima më e bukur pranverore e bilbilit!
S’dua të besoj se nuk kam të drejtë të shpresoj se do të takohemi sërish.
Krijoni Kontakt