Deri para dy minutash mendoja qe kete teme ta trajtoja per nje problem timin personal por ne fakt kjo teme nuk kerkon egoizem por vertete nje trajtim te vacante pasi me zhvillimin e teknologjise moderrne nje ves i tille mund te posedoje kedo.
Bizhozi nuk eshte me si ai i rendomti me zara apo me letra boxhozi, sot biznesi qe po lulezon me shpejtesi jane lojrat elektronike. Para dy vitesh i paragjykoja njerezit qe kishin ves bixhozin ndersa per fat te keq sot jam nje i semure prej tij. Edhe pse jam betuar me qindra here qe do heq dore per fat te keq ka qene shume e veshtire. Humbjet ekonomike kane qene ne shifra te llahtarshme por ajo qe eshte me e keqja eshte se dita dites humbas shoqerine e njerezve me te dashur. Ju ftoj te diskutoni per kete teme duke dhene raste te ndryshme ne menyre qe asnje lexues te mos bie pre e ketij vesi qe nuk do tia deshiroja as hasmit.
Krijoni Kontakt