Shkruan : Sabri SELMANI - Gjermani
Unë mendoi se Konferenca e Rambujesë i ka vënë një pikë njëher e përgjithemonë trajtimit të Kosovës si një qështje e mbrendëshme e Jugosllavisë apo e Serbisë.
Konferenca e Rambujesë, padyshim është njëra prej ngjarjeve më të shënuara në historinë diplomatike të Kosoves,ështe ngjarje e rëndesishme edhe për historinë e mbar Evropës, si rjedhojë e gjithë atyre përpjekjeve e gjith atyre shtypjeve të egra të pushtetit okupues serb mbi shqiptarët dhe mbi Kosoven, dhe si një qëndrim mosperfillës i faktorit ndërkombëtar ndaj kërkesave liridashëse të populli shqiptar të subjekteve politike shqipetare, kur u shqyrtua qështja e Kosovës. Si rjedhojë e ekspensionizmit më të madhe të reoresionit, të gjenocidit të pushtetit okupues mbi shqiptarët dhe si një qendresë gjithnjë e më e organizuar e shqiptarëve ndaj atij pasioni erdhi deri te një moment kur në Kosovë filluan të manifestohen edhe forma të tjera jasht politikës paqësore.
Kjo për faktin se shtypja e madhe e serbëve nuk lente asni hapësire tjetër për shqiptarët dhe kështu shqiptarët kishin shkuar në atë shkallë që ose duhej të zhbëheshin totalisht, ose duhej të bënin diqka për vet.Filluan të manifestoheshin vrasjet e eksponentëve shqiptar e më vonë filluan të vriten edhe disa funksionar disa polic që ishin treguar më rigoroz ndaj shqiptarëve dhe në këtë mënyrë, pra filloi një rezistencë e armatosur. Për këtë arsye faktori ndërkombëtar filloi të alarmoi dhe filluan të shestoin gjetjen e një zgjedhje për Kosovën.
Pozicionet ishin larg njeri tjetrit. Politika botërore konsideronte se duhej të gjendej një hapesirë ku shqiptarët do të duhej të futeshin në një autonomi të gjerë substanciale ,në kuadër të Serbisë. Ndërsa shqiptarët ishin gjithnjë më të vendosur të vazhdoin luftën e tyre për pavaresi. Në anën tjetër Serbia vazhdonte me dorën e hekurt për ti gjunjëzuar shqiptarët. Faktori ndërkombëtar sidomos, misionarët amerikan si Hollbruk, Olbrait, Hill, pas disa eskursioneve që kishin bërë, kishin ardhur në përfundim se do të duhej të organizohej një konferencë për Kosovën dhe kjo konferencë u organizua ne rambuje te francës.Po e ceku prap se se Konferenca e rambujesë i ka vene një pikë njihere e pergjithëmonë trajtimit të Kosovës si një qështje e mbrendshme e Jugosllavisë apo e Serbisë.
Sidoqoftë Rambujeja shënon një pikë kthesë të rendësishme më bashkohore te Kosovës.
Për fat të keq ajo na venë njëhere e përgjithemonë nën prangat e skllavërisë nën pushtetin e Serbisë. A do të mbetemi më vone si skllevër me pranga apo pa pranga, krejt kjo do të varet prej mëshirës së Serbisë.
Krijoni Kontakt