Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Thumbs up Ekspertë Amerikanë flasin për pavarësinë e pashmangshme

    Duke hedhur poshtë teorinë e presedanit që do të krijonte njohja e pavarësisë së Kosovës për disa krahina me konflikte në ish republikat sovjetike, një ekspert amerikan në një shkrim në të përditshmen Baltimore Sun thotë se ky argument dëshmon për mosnjohje thelbësore të ngjarjeve të dekadës së fundit në ish Jugosllavi. Tim Kennedy bashkëkrijues i organizatës Grupi i Politikës Strategjike në Washington thotë se Kosova e pavarur nuk do të ishte një presedan politik, por do të pasonte presedanin e krijuar në vitet e 90-ta kur u njohën pavarësia e Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë


    “ Populli i Kosovës e ka të drejtën ligjore për vetëvendosje dhe Kombet e Bashkuara duhet t’ia njohin këtë të drejtë në përputhje me parimet që tashmë janë mbarështruar nga Grupi i Kontaktit dhe palët e tjera pjesëamrrëse”, thotë Kennedy. Në Universitetin Georgetown ndërkaq, në një panel të ekspertëve ballkanik u tha se përkundër kundërshtimeve nga Serbia, pavarësia e Kosovës është e pashmangshme. Morton Abramovitz, ish diplomat amerikan dhe njëri nga këshilltarët e delegacionit kosovar në bisedimet në konferencën e Rambujesë, tha se gjëja më e mirë dhe më e rëndësishme që mund të bëjnë tani kosovarët është të sigurojnë mbrojtje për pakicat, përmes cfarëdo veprimi apo legjislacioni. Abramovitz tha se negociatat e tashme duhet të vendosin nëse Kosova do të ketë pavarësinë e plotë dhe vendin në Kombet e Bashkuara. Ai tha se negociatat gjithashtu duhet të zgjidhin cështjen e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Charles Kupchan, profesor i marrëdhënieve ndërkombtare në Georgetown shfaqi drojën e ndarjes përkundër deklarimeve të bashkësisë ndërkombëtare se ndarje s’do të ketë. Ai tha se nuk shihte shumë gatishmëri të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Prishtinës për ta bërë Mitrovicën dhe pjesën veriore si pjesë funksionuese të shtetit të Kosovës.


    RTK 23/03/2006 10:21:36

  2. #2
    Sulejman Gashi, New York

    Nuk ka presedan siç pretendon Rusia, por Kosova e pavarur do të pasonte presedanin e krijuar në vitet e ‘90-të kur u njohën pavarësia e Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.

    - Negociatat e tashme duhet të vendosin nëse Kosova do të ketë pavarësinë e plotë dhe vendin në Kombet e Bashkuara.

    - U shfaq edhe droja e ndarjes përkundër deklarimeve të bashkësisë ndërkombëtare se ndarje s’do të ketë.

    Duke hedhur poshtë teorinë e presedanit që do të krijonte njohja e pavarësisë së Kosovës për disa krahina me konflikte në ish republikat sovjetike, një ekspert amerikan në një shkrim në të përditshmen Baltimore Sun thotë se ky argument dëshmon për mosnjohje thelbësore të ngjarjeve të dekadës së fundit në ish Jugosllavi.

    Tim Kennedy bashkëkrijues i organizatës Grupi i Politikës Strategjike në Washington thotë se Kosova e pavarur nuk do të ishte një presedan politik, por do të pasonte presedanin e krijuar në vitet e 90-ta kur u njohën pavarësia e Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë

    "Populli i Kosovës e ka të drejtën ligjore për vetëvendosje dhe Kombet e Bashkuara duhet t’ia njohin këtë të drejtë në përputhje me parimet që tashmë janë mbarështruar nga Grupi i Kontaktit dhe palët e tjera pjesëmarrëse”, thotë Kennedy.

    Në Universitetin Georgetown ndërkaq, në një panel të ekspertëve ballkanik u tha se përkundër kundërshtimeve nga Serbia, pavarësia e Kosovës është e pashmangshme.

    Morton Abramovitz, ish diplomat amerikan dhe njëri nga këshilltarët e delegacionit kosovar në bisedimet në konferencën e Rambujesë, tha se gjëja më e mirë dhe më e rëndësishme që mund të bëjnë tani kosovarët është të sigurojnë mbrojtje për pakicat, përmes çfarëdo veprimi apo legjislacioni.

    Abramovitz tha se negociatat e tashme duhet të vendosin nëse Kosova do të ketë pavarësinë e plotë dhe vendin në Kombet e Bashkuara. Ai tha se negociatat gjithashtu duhet të zgjidhin çështjen e qytetit të ndarë të Mitrovicës.

    Charles Kupchan, profesor i Marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown shfaqi dronë e ndarjes, përkundër deklarimeve të bashkësisë ndërkombëtare se ndarje s’do të ketë. Ai tha se nuk shihte shumë gatishmëri të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Prishtinës për ta bërë Mitrovicën dhe pjesën veriore si pjesë funksionuese të shtetit të Kosovës.


    Postuar më: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Mar 23, 06 | 9:49 am

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Po qka flasin ekspertët amerikan pas perdeve ?,po ekspertët Rus e Kinez ?.Këta "ekspert"Amerikan,flasin gjithfar pallavrash thuase Kosova na qenka një kontinent.Po për parat që marrin nga lobi shqiptar,me miliona dollar,a do t`i arsyetoin më në fund para lobit prej të cilit edhe i kanë marër?,apo më në fundë ,do thojnë:na falni se ne u munduam ,po q`të bësh kur qeveria amerikane nuk do të prishet me Rusinë e Kinën ,sepse ia vlenë të flijohet Kosova e t`i ipet bakshish Serbisë sepse Amerikës i duhet më së shumti aleat tani kur për veti ka probleme të mëdhapër të cilat edhe ju z.lobista e dini shumë mirë.
    Me një fjelë këta "ekspert"dijetar të paguar majshëm nga lobi shqiptar në Amerikë do t´iu thojnë shqiptarëvea tani pak ca dështuam por kini kurajo sepse ne do jemi ata të cilët do ta ngreimë zërin tek qeveria jonë që të bëjë prasion në Beogradin që të mos u përbijë të gjallë.Por që ne të kemi sukses dhe që zëri ynë të dëgjohet jo vetëm në Amerikë por edhe në tërë planetin ,ju të nderuar shqiptar të Amerikës e kudo që gjendeni ,na paguani edhe më tepër se gjer më tani.Edhe pse tani keni mbetur nënë Serbi kini kurajo dhe mendoni e jetoni sikur të jeni të pavarur sepse më gjenocid nuk ka,
    e se pavarësia do krijohet ngadale për te duhen vite e vite andaj keni durim dhe na dëgjoni ju o shqiptar të "menqur".

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “SERBIA DUHET TA LËRË KOSOVËN TË BËHET NJË SHTET I PAVARUR” - Ish-ministri britanik për Evropën, Denis Macshane – Intervistë për BBC – Diana Kola


    “SERBIA DUHET TA LËRË KOSOVËN TË BËHET NJË SHTET I PAVARUR” - Ish-ministri britanik për Evropën, Denis Macshane – Intervistë për BBC – Diana Kola

    Ish-ministri britanik për Evropën, Denis Macshane thotë se Ballkani ose do të evropianizohet ose do të përballemi me ballkanizimin e Evropës. Zoti Macshane është deputet në parlamentin britanik që nga viti 1994. Ai konsiderohet si një nga përkrahësit më të fortë të Bashkimit Evropian dhe zgjerimit të tij. Në karrieren e tij ka qënë gazetar i BBC-së, president i sindikatës se gazetarëve dhe themelues i Institutit të Politikës Evropiane. Dr Macshane është njohës i mirë i Ballkanit dhe vazhdon të ketë interes në të ardhmen e tij.

    Diana Kola bisedoi me Dr MacShane pas një leksioni që ai dha në London School Of Economics -- Ballkani Përëndimor, nga historia në Evropë. Ai fillimisht flet për sfidat që ka Ballkani dhe Evropa në vitin2006.

    Zoti Macshane: Vendimet e mëdha këtë vit janë, së pari për statusin e Kosovës. Shpresoj që Beogradi mund ta kuptojë se Serbia duhet ta lerë Kosovën dhe të bjerë dakort që me mbrojtje për serbët që jetojnë atje, ta lerë Kosovën të bëhet një shtet i pavarur. Mendoj se ky do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në 2006 . Mendoj se problemi tjetër është se ka shumë krim, por nuk ka kapitalizëm të mjaftueshëm në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri. Fatkeqësisht, pavarësisht nga përpjekjet e Dr. Berishës dhe qeverive të tjera, Shqipëria ka reputacionin ndërkombëtar se aty ka shumë kriminalitet. Unë do të dëshiroja të shihja një politikë të mirë ekonomike, ajo që mund të quhet kapitalizëm modern, dhe më pak ekonomi të keqe, që do të thotë krim: kontrabandë të duhanit, trafik të drogës, imigracion ilegal dhe forma të tjera korrupsioni që prishin shanset e Shqipërisë.

    BBC: Le të ndalemi tëk çështja e parë që ju përmendët. Kur thoni që Serbia duhet ta lerë Kosovën, e keni fjalën që Kosova duhet të jetë krejtësisht e pavarur?

    Zoti Macshane: Po. Ministrja e jashtme zvicerane Micheline Calmy-Rey ka dalë hapur dhe ka thënë se Kosova duhet të ketë status të pavarur si një shtet sovran. Është e pazakontë që një vend si Zvicra të udhëheqë në fushën diplomatike. Normalisht zviceranët parapëlqejnë të presin për vende të tjera të marrin vendime të mëdha në fushën e politikës së jashtme. Por unë mendoj se ajo ka të drejtë, dhe ajo po thotë me zë të lartë atë që çdo ministër i jashtëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe në komunitetin ndërkombëtar po e thotë privatisht: se ne nuk duam të vazhdojmë me Kosovën si një protektorat i Kombeve të Bashkuara, me UNMIK-un duke e drejtuar atë në mënyrë jo efikase. Kosova ka nevojë për më pak ushtarë dhe më shumë policë, dhe Kosova si një shtet i pavarur sovran, e varfër, me burime të pamjaftueshme, me të gjitha veshtirësitë që ka, do të mund të marrë më shumë përgjegjësi për vendimet e veta - dhe nuk do të bllokojë me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, sepse ky është çmimi i madh. Me një ekonomi me moderne, me popullatë të arsimuar, me burime të mëdha, me një kryeqytet të madh si Beogradi dhe qytete të tjera të mëdha si Novi Sadi, Serbia duhet të jetë së shpejti në rrugën drejt Evrop;s, por duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës fillimisht dhe në të njëjtën kohë duhet të sigurojë që kriminelët e luftës si Mlladi, Karaxhiç të shkojnë në Hagë.

    BBC: Pse nuk po e thonë udhëheqës të tjerë evropianë këtë me zë të lartë -- si ministrja e jashtme zvicerane, por edhe kur po përdoret fjala "pavarësi" i shtohet epiteti "i kushtëzuar"?

    Zoti Macshane: Të gjitha shtetet evropiane kanë pavarësi të kushtëzuar, në atë kuptim që ne kemi rënë dakort të dorëzojmë një pjesë të sovranitetit tonë duke qënë pjesë e Bashkimit Evropian. Unë nuk mendoj se duhet të obsesohemi me terminologjinë. Në histori ka shumë shembuj në Evropë të diçkaje më pak se një shteti të plotë sovran, republikan ku mbyllen kufinjtë për pjesën tjetër të botës. Në fund të fundit ne pamë një shembull të një shteti të pavarur shqiptar nën zotin (Enver) Hoxha kur ai ishte në krye të Shqipërisë -- kjo ishte një katastrofë e plotë. Kështu në Evropën moderne, pavarësia e kushtëzuar është ndoshta cilësimi korrekt, por ne duam ta shohim Kosovën me autoritetin e një shteti që është në gjendje të marrë kredi, që është në gjendje të vendosë marrëdhënie me institucionet ndërkombëtare, të ketë përgjegjësi për sigurinë e vet, për policinë e vet dhe të pranojë përgjegjësi për minoritetet që jetojnë brenda kufijve të vet



    BBC: Çfarë do t‘i thoshit atyre që janë të shqetësuar për egzistencën e dy shteteve shqiptare në Ballkan?

    Zoti Macshane: Nuk ka asnjë problem, në kuptimin që Shqipëria ka egzistuar aty historikisht dhe ka qënë aty për shekuj, pavarësia e të cilës si shtet është konfirmuar me kufij të përcaktuar për pjesën më të madhe të shekullit të 20 edhe pse për nga qeverisja përvoja e saj nuk ka qënë e kënaqshme, dhe Kosova është me një shumicë të madhe shqiptare. Unë nuk shoh asnjë vështirësi - për shembull a duhet të shqetësohemi se ka dy-tre, apo dy shtete e gjysmë gjermane, Gjermania, Austria, dhe Zvicra apo tre shtete e gjysmë franceze, Franca Belgjika, Zvicra etj. Unë i konsideroj këto argumente irelevantë. Ajo që ka rëndësi në Evropën e sotme është mposhtja e krimit, korrupsionit, mposhtja e theksit të tepruar mbi identitetin fetar dhe ecja përpara në ekonominë moderne, me një shoqëri të drejtë, me arsim të mirë për të gjithë qytetarët.

    BBC: Në leksionin tuaj, ju përmendët pesë probleme të mëdha që egzistojnë në Ballkan që ju i cilësuat si 5 C-të në anglisht apo 5 K-të në shqip -- konfesioni (feja); kapitalizmi; korrupsioni, krimi dhe komunizmi dhe të paktën katër prej tyre lidhen me Shqipërinë, të cilën ju e përmendët edhe në fillim të intervistës si një nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku duhen zgjidhur disa probleme. Si ish-ministër i Evropës në kabinetin britanik, nga kontaktet tuaja me politikanët shqiptarë dhe me Shqipërinë vetë, pse mendoni se egzistojnë këto probleme thuajse 15 vjet pas rënies së komunizmit?

    Zoti Macshane: Me përjashtim të Koresë se Veriut, nuk mendoj se ka patur një sundues komunist aq të lig sa Hoxha. Shqipëria ka patur trashëgiminë më të mjerueshme. Jugosllavia, 20-25 vjet më parë ishte një vend nga i cili të gjithë mund të udhëtonin pa viza, ishte një vend i pasur, i suksesshëm, pastaj erdhi periudha e Millosheviçit që e çoi në luftrat e viteve ‘90. Shqipëria ka vazhduar të bëjë gabime. Skandali i piramidave i mesit të viteve ‘90 ishte në fakt një lloj kryengritje e armatosur, që pastaj solli ndërhyrjen e domosdoshme të operacionit Alba ku u futën ushtarët italianë. Mendoj se Hoxha la pas një nga strukturat administrative shteterorë me të dobëta, me inefikase dhe ka qënë shumë e lehtë që si përgjigje ndaj problemeve të Shqipërisë të kalohet te krimi, kriminaliteti ndërkombëtar. Shqipëria varet shumë nga shqiptarët që jetojnë jashtë dhe dërgojnë të ardhurat e tyre në vend. Ajo nuk ka qënë në gjendje të zhvillojë ekonominë e vet, veçanërisht turizmin, por këto janë të gjitha sfida që mund të kapërcehen. Shqipëria, nga ana tjetër, është shumë e përgjegjshme në arenën ndërkombetare. Ajo është pjesë e komunitetit global që vepron kunder terrorrizmit - bashkëvepron në Afganistan dhe Irak. Udhëheqësit e vet thonë gjërat e duhura. Ajo ka kaluar në një proces zgjedhjesh demokratike dhe ka patur një ndryshim demokratik të qeverisë dhe shpresojmë që në Shqipëri po krijohet një kapital politik që do të mundësojë një qeverisje më të mirë të vendit në të ardhmen.

    BBC: Ju vetë keni thënë se jeni optimist dhe njiheni si një nga mbështetësit me të mëdhenj të Evropës dhe zgjerimit të saj. Ku e mbështesni këtë optimizëm dhe çfarë do t‘i thoshit skeptikëve që thonë se vende si Shqipëria nuk kanë vend në Evropë, të paktën në të ardhmen e afërt? Mos harrojmë se shpesh nëpër raporte të institucioneve ndërkombëtare dhe media, Shqipëria përmendet për krim, trafik, korrupsion dhe përveç problemeve reale ka edhe probleme të mëdha imazhi në Evropë.

    Zoti Macshane: Të dorëzohesh para pesimizmit do të thotë të dorëzohesh para fatalizmit dhe determinizimit politik dhe ekonomik që është qesharake. Kur unë isha djalë i vogël në vitet 1950, vendi që dukej se kontrollonte krimin në Londër ishte Malta, maltezët. Nuk e di pse të shkretët maltezë shiheshin si shqiptarët e botës së krimit të Londrës. Tani Malta është një vend i pasur, i suksesshëm i Bashkimit Evropian. Më kujtohen vende si Spanja për shembull që jo shumë kohë më parë kanë qenë pabesueshmërisht të varfra, por qeveria dhe autoritetet spanjolle thanë: Jo, le të zhvillojmë industrinë e turizmit, të jemi miqësore dhe mikëpritës ndaj të huajve, të ndërtojmë hotele të mira dhe plazhe të bukura, dhe shumë shpejt Spanja u bë më e pasur. Pra bëhet fjalë për udhëheqje. Unë nuk do të komentoja mbi politikanët në Shqipëri. Kjo do të ishtë e pasjellshme dhe i uroj atyre gjithë të mirat, por është e domosdoshme që Shqipëria të dërgojë sinjale të qarta se po lufton krimin e organizuar brenda Shqipërisë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. Unë s‘flas shqip. Policët britanikë nuk flasin shqip, as policët italianë apo gjermanë nuk flasin shqip, përveç disa specialistëve. I takon vetë Shqipërisë dhe udhëheqësve të vet të thonë: "A duam që vendi ynë të jetë i suksesshëm apo e vetmja gjë që duam është ta lemë dhe të shkojme të jetojmë diku tjetër?". Ky është një propozim qesharak në Evropën bashkëkohore. Ne duam që Shqipëria të jetë një vend normal evropian ku njerëzit janë të lumtur të jetojnë dhe të përparojnë, ku kanë mundësi të udhëtojnë, nga ku mund të vizitojnë vende të tjera, të punojnë jashtë si të gjithë ne, pa viza, por kjo kërkon udhëheqje nga brenda Shqipërisë.

    BBC: Po kjo pikë e fundit që ju përmendët ka mjaft rëndësi -- pra lëvizja e lirë -- edhe në nivel individual, por edhe si shoqëri. Për shumë njerëz të thjeshtë lëvizja e lirë është shumë e rëndësishme për t‘i dhënë atyre mundësinë për të punuar, studiuar etj., dhe qeverive të Evropës Përëndimore i kërkohet vazhdimisht nga qytetarët, por edhe nga politikanët shqiptarë të lehtësojnë regjimin e vizave për t‘u dhënë mundësi shqiptarëve të shkojnë në Evropë edhe për të punuar përkohësisht në mënyrë që të ndihmojnë ekonominë e familjeve të tyre, por edhe të vendit pasi siç e thatë edhe ju është një vend mjaft i varfër. Në fakt ajo që po ndodh me sistemin e vizave është se për shkak të kufizimeve janë bandat kriminale ato që po përfitojnë duke i siguruar shqiptarëve kalimin ilegal në Evropë që krijon edhe probleme të kriminalitetit.

    Zoti Macshane: Po kjo është e drejtë -- është si problemi i vjetër i periudhës së ndalimit të alkoholit në Shtetet e Bashkuara, ku u përpoqën t‘i ndalonin njerëzit të pijnë alkohol dhe menjëherë mbërritën bandat kriminale duke i dhënë njerëzve mundësinë të bënin atë që donin, pra të pinin. Po kështu ndodh me udhëtimin e lirë. Mendoj se ka arsye për të bërë një lehtësim të kufizimit të vizave, por kjo është një deklaratë nga dikush që është i interesuar për politikën e jashtme dhe në rritjen e Evropës. Nëse flet me policë britanikë apo me ministritë e brendshme në Evropë dhe këtu në Londër, që është përgjegjëse për këto çeshtje, ata janë shumë të frikësuar dhe të nervozuar. Ata thonë: "Kjo është çmenduri. Nëse heqim regjimin e vizave do të vijnë më shumë kriminelë". Unë personalisht nuk mendoj se është kështu. Unë mendoj se ne kemi nevojë këtu në Britani për njerëz që janë të gatshëm të punojnë. Ne i kemi hapur kufijtë për vendet e tjera të lindjes që janë anëtare të BE-së në një kohë kur vende si Franca dhe Gjermania e ruajtën kontrollin strikt, dhe kjo ka funksionuar në avantazh të Britanisë. Kështu me kalimin e kohës, dhe nëse Evropa rikthehet në rrugën e rritjes ekonomike, nëse Gjermania për shembull po rritet me 3 ose 4 për qind do të kërkojë punëtorë shqiptarë për të bërë punët që do të hapen. Por për momentin, në Gjermani, Francë, në Itali, tre ekonomitë e mëdha të Evropës përveç Mbretërisë së Bashkuar, ne kemi një rritje prej 0 për qind, kemi papunësi masive dhe kemi një politikë ku njerëzit janë të frikësuar nga heqja e kufizimeve të vizave, por kjo eshtë diçka që duhet të kemi si synim të arrijmë.

    BBC: Dhe së fundi çfarë mendoni ju se do t‘i bëjë evropianët, optimistët dhe skeptikët, që kur të shohin Ballkanin të thonë: Po, kemi arritur evropianizimin e Ballkanit?

    Zoti Macshane: Përfundimi i çështjeve të papërfunduara të viteve 1990, që do të thotë dërgimi i atyre që akuzohen për krime lufte aty ku u takon - në Hagë. Së dyti, t‘i jepet mundësi Kosovës të jetë Kosovë. Së treti, të mos kemi lajme nga Ballkani, sepse nuk ndodh asgjë që shkakton interes, nuk ka trazira, nuk po sulmohen kisha, ndaj fshatrave serbe nuk ka kërcënime, nuk ka skandale të mëdha kriminaliteti si skemat piramidale, nuk ka trafikim të njerëzve dhe fëmijëve. Pra, Ballkani Përëndimor të bëhet monoton, sepse kjo i pëlqen parave. Kapitalit i pëlqen stabiliteti, normaliteti dhe jo titujt bombastikë të lajmeve. Dhe ajo për të cilën ka nevojë Ballkani Perëndimor është investimi ekonomik, por ai nuk mund të krijohet në mënyrë artificiale, ose nuk mund t‘u thuash investitorëve të çojnë paratë e tyre në një rajon nëse ata nuk mendojnë se paratë e tyre do të jenë të garantuara, se ka shtet ligjor, se vendimet merren për arsye biznesi, jo sepse një politikan do që t‘i sigurojë vend pune të birit apo bijës së vet në këtë kompani perëndimore. Dhe në fakt njerëzit e dinë se çfarë duhet bërë, ata thjesht duhet të nisin ta bëjnë në mënyrë modeste hap pas hapi, por mendoj se kjo mund ta përshpejtojë, dhe për këtë unë shpresoj, që Ballkani Perëndimor do të bëhet si çdo pjesë tjetër e Evropës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Çeku: Të gjithë e shohin pavarësinë si një opsion të pashmangshëm


    Prishtinë, 23 mars 2006 (Kosovapress)

    Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tha të enjten se është në dorën e vetë kosovarëve se sa e pavarur do të jetë Kosova nga prezenca ndërkombëtare dhe çfarë sovraniteti do të ketë ajo.Me t’u kthyer nga vizita disaditore në Vjenë dhe Bruksel, kreu i ekzekutivit tha në një konferencë për media në aeroportin e Prishtinës se nga takimet që ka pasur ka kuptuar se të gjithë mendojnë që Kosovës i takon pavarësia dhe këtë ata e shohin si një opsion të pashmangshëm. Kuptova me një fjalë që pavarësia është një e drejtë historike, por është një vonesë politike, tha Çeku.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nuk ka nevojë Kosova që vendet e tjera të kërkoinë nga Serbia që ta lëshoi apo mos ta pengoi Kosovën që të bëhet shtet.Një sjellje e tillë e vendeve të Europës dhe të komunitetit ndërkombëtar është lojë politike fëminore e cila luhet me popullin e Kosovës pa kurfar turpi.Kosova ka nevoi për fillimin e njohjes ndërkombëtare nga vendet e lartëpërmendura.
    Deklarata e z.Agim Çekut është negativisht e tmerrshme .Të analizohet një deklaratë e tillë kërkon së pari qetësim të nervave e ulje të presionit të gjakut.
    O z.Agim Çeku os u korit o zotni se pasha besën e zotit as nuk din se q´është sovraniteti,e as pavarësia.kthehu ku ke qen o burr i dheut se do ta turpërosh veten ,do ti turpërosh shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në tër hapsirën shqiptare dhe kudo që ata gjenden.
    Mos u merr me politikë të lutem se je kalama i politikës dhe aspak njohës i rjedhave politike vendore e ndërkombëtare.Mos bëjë deklarata të ngjajshme të lutem se të njejtat shkoinë drejtpërdrejt në mullirin e Serbisë dhe të bajrajktarëve europian e ndërkombëtar për kthim sa ma të lehtë të një sovraniteti serb në kosovë.

Tema të Ngjashme

  1. Fituesit e llotarisë amerikane për vitin 2008
    Nga tani_26 në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 01:21
  2. Studentja shqiptare terheq vemendjen e mediave Amerikane!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 12:02
  3. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •