Close

Rezultati i Sondazhit: Sa zota ka?

Votues
47. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Nje dhe vetem 1

    37 78.72%
  • Mund jene dhe 2

    2 4.26%
  • Ben vaki dhe 3

    1 2.13%
  • 4 cop e lart

    7 14.89%
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 117
  1. #101
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anėtarėsuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Matrix

    Te sakrifikosh nje jete te tere per njerezimin dhe te duash ate qe te persekuton, ne asnje menyre nuk verteton njeshmerine e Perendise apo egzistencen e tij.Ne kete nenforum ka nje teme domethenese "Feja koncept vetzhvlefsues".Sikur miliona si nene tereza kane kontribuar per te miren e njerezimit dhe shume prej tyre kane perqafuar me dashuri ata qe i kane persekutuar ka dhe shume tjere qe nuk kane besuar ne Krisht dhe Allah por ne Yje,gure,planete,kafshe,qe kane bere te njejten gje.Pra kane ndjekur linjen e asaj qe kane besuar.Kane sakrifikuar nje jete te tere,kane dashur ata qe si duan.Nuk ke pse e ngaterron kete me natyren njerezore pasi ne shpirtin e njeriut ka dhe vend qe te sakrifikosh nje jete te tere dhe te perqafosh ata qe te persekutojne dhe pa qene nevoja qe te jesh fetar apo per ndihmen e nje "Perendie" qe ti beson.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga F_LASKU : 29-03-2006 mė 04:50
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  2. #102
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jo F Lasku,

    Nuk mundet kurre ai qe adhuron guret, te jape jeten per besimin e tij, madje duke qene ne paqe me armiqte e tij.

    Ai mund te marre jetet e te tjereve per besimin e tij, kete e pranoj, por kurre nuk mund te jape jeten e vet.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #103

    per laskun

    hmmm,,,,un jam i bindur ne ate qe besoj,,,ti genjenn veten tende dhe te tjeret me ato fjale boshe qe i zbukuron,por qe nuk kan asnje kuptim.....


    kurse sa per te vertetuar mund te sjell me miliarda argumenete por kam frik se sdo ti lexosh se do pertosh




    Rastėsi apo inteligjencė?
    ANALYS
    Universiteti i Torontos





    Vėrtet, kjo gjithėsi shfaq njė perspektivė tė rendit dhe vazhdimėsisė. Pėr shembull, ne mund tė vėshtrojmė rregullsinė e madhe me tė cilėn trupat qiellorė pėrcjellin orbitėn precize, dhe tė mahnitemi me mėnyrėn nė tė cilėn uji i detrave sillet deri te toka nga retė qė i lėvizin erėrat, tė cilat sipas radhės janė tė formuara me avullimin e ujit; pa kėtė plotėsim, jeta do tė ishte e pamundur. Ne po ashtu mahnitemi me modelet migruese tė shumė llojeve, pėrfshirė ngjalat e posalindura qė udhėtojnė me mijėra milje oqeanike qė tė strehohen nė rrymat (rrjedhat) e veta lokale, dhe tė bletėve, tė cilat pėrdorin dritėn e diellit pėr navigim nė kėrkimin e tyre pėr nektar. Ne mund tė mendojmė nė atė se pse tė gjitha gjėrat e gjalla ekzistojnė nė ēifte, dhe tė sodisim mbi optimumin e proceseve qė pėrfshijnė tėrė universin. Madje, edhe ndryshimet e jashtėzakonshme minutore do tė ērregullonin balancimet nė natyrė; fundja, sikur orbita e tokės tė kthehej pak nė cilėndo anė, uji dhe format rezultuese tė jetės s’do tė paraqiteshin. Nė tė vėrtetė, nė vėshtrojmė njė unitet nė ligjet e kozmosit. Pėrmes spektrumit tė shtrirjes jetėsore dhe tė pajetė, prej grimcave subatomike mikrokozmike deri te zgjerimi makrokozmik i vetė universit, integrimi manifestohet nė ēdo nivel.



    Tė menduarit mund tė na ēojė deri te pyetjet pėrkatėse: A do tė mund tė ngrihej njė rend pėrfshirės i tillė thjesht nga rastėsia e paqėllimtė? Apo, a do tė mund tė ishte ndonjė shpikės intelegjent i kėtij koleksioni spektakular i formave jetėsore dhe tė pajetė – njė pėrpilues qė ka mundur t’i zhvillojė ato pėrmes proceseve qė tek mbetet tė vendosen (zbulohen) plotėsisht? Cilat konkludime janė evidente?



    A ka mundėsi qė tė gjitha shkronjat nė kėtė fletė tė ndahen vetvetiu rastėsisht, qė tė formojnė kėto fjali tė strukturuara dhe tė kuptimplota? Si atėherė mundet qė qenia njerėzore – me vesh, sy dhe mendje – tė jetė formuar rastėsisht? A ėshtė e besueshme qė njė univers i pafund me miliarda galaksione tė panumėrta te ketė evuluar rastėsisht? A nuk e tejkalon integrimi dhe kompleksiteti i njė qelize tė vetme atė tė njė letre tė thjeshtė me tė shkruar tė kuptueshėm nė tė, lere mė universi me tėrė atė qė pėrmban? (Posaēėrisht pasi universi poashtu pėrmban kėtė copė letre...!)



    Ne e dimė qė ne nuk jemi shkaku i vetės sonė, sepse zhvillimi embrional ėshtė i organizuar dhe drejtuar nė etapa nėn ligjet natyrore. Por i drejtuar nga ligjet e kujt? Rastėsisė? Apo inteligjencės?



    Ēka lidhur me shumėllojshmėrinė e qenieve tė pafundme? A do tė mund tė ishin kėto pėrgjegjėse pėr kėtė fabrikim kozmologjik? A nuk do tė ishte gjendja rezultuese e kėtij universi e ērregulluar dhe kaotike pėr shkak tė urdhėrave konfliktuozė tė kėtyre entiteteve tė pafundme e tė fuqishme, tė cilat do tė mundoheshin qė tė ngriheshin nė fronin e autoritetit nė rivalitet? Vėrtet, nė njė regjim tė tillė, do tė pritej tė shihnim njė mospėrputhje ne univers nė kundėrshtim me pėrputhjen. Nė vend tė shiut, ne pėrfytyrimisht do tė mund tė pėrjetonim njė rrebesh elefantėsh nga qielli. (Sigurisht qė ombrella nuk do tė ishte tmerrėsisht e dobishme nė njė gjithėsi tė tillė!) Nė njė skenar tė tillė sigurisht se do tė parashtrohej pyetja: cila nga krijesat e pafundme ėshtė paraqitur e para? Dhe pse? Nė anėn tjetėr, nėse njė shumėllojshmėri e tillė e qenieve tė pafundme do tė ishte nė njė harmoni tė pėrsosur gjatė tėrė kohės, atėherė s’do tė kishte nevojė pėr mė shumė se njė – e as qė ka ndonjė dėshmi.



    Nėse reagimi juaj ndaj hipotezės sė rastėsisė (krijimit tė paqėllimtė) dhe shumėllojshmėrisė (krijimit nga dy apo mė shumė qenieve) ėshtė negative, ateherė pėrgjigja jonė duhet tė shtrihet nė mes zeros dhe dyshit. Me fjalė tjera, mund tė jetė vetėm njė inteligjencė unike drejtuese – unike pėr shkak tė mospasjes sė gjysėm-zotave, ndėrmjetėsuesve, qenieve mistike inkarnuese, apo ndonjė tjetėr shoqėrues njerėzor ose jonjerėzor. Kjo inteligjencė e pafundme e vetme, atėherė, do tė ketė krijuar dhe zhvilluar tė gjitha gjėrat e gjalla dhe tė pajetė, si dhe vetė hapėsirėn/kohėn, dhe prandaj duhet qė tė jetė e pavarur prej saj.



    Nėse ky ėshtė konkludimi ynė, atėherė do tė thotė se format e panumėrta tė materies dhe energjisė, si dhe struktura psikologjike e qenies njerėzore duhet t’i jenė nėnshtruar ligjeve natyrore tė kėsaj inteligjence drejtuese tė vetme dhe tė pavarur.



    Krahas kėsaj varėsie tė pavullnetshme psikologjike tė qenieve njerėzore ndaj ligjeve tė caktuara natyrore, ne jemi tė pajisur me mendje e cila ka kapacitet qė vullnetarisht tė pyes dhe rezonojė. Personi i arsyeshėm do tė ishte tėrhequr nė mėnyrė natyrore deri te konkludimi logjik nė ekzistimin e njė shpikėsi unik, dhe si pasojė njė qėllimi kuptimplotė tė kėsaj ekzistence. Personi i tillė do tė jetonte me kėtė njohje, nė paqe me veten e tij apo saj dhe me pjesėn tjetėr tė natyrės.



    Vėrtet, njerėzit e arsyeshėm jetojnė dhe kanė jetuar pėrgjatė epokave nė tė gjitha pjesėt e botės. Ata mund tė gjenden duke jetuar nė mesin e xhunglave tė bollshme apo nė qytetet tona tė mėdha, tė populluara dendur dhe tė mbushura. Ajo qė do t’i dallonte individėt e tillė, do tė ishte angazhimi i arsyes si fundament i jetės. Nėse njerėzve tė tillė do t’u jepej njė emėr i cili gjuhėsisht tregon ‘nėnshtrimin e vullnetshėm paqėsor’ ndaj kėsaj inteligjence unike, dhe e cila pėrfshin tė gjitha kėto atribute, njė term i pėrshtatshėm nė njė gjuhė do tė ishte fjala Musliman.




    salafipublications.com



    Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    nga Ibn el-Kajjim





    Imami dhe Shejhu i Islamit, Ibn el-Kajjim ka thėnė nė el-Feua’id [f.31-32]:



    “Zoti, mė i Larti, i thėrret nė Kur’an robėrit e Vet qė ta njohin Atė nė dy mėnyra:



    a] Tė shikuarit nė punėn e bėrė [tė Zoti, nė krijimin]
    b] tė menduarit mbi vargjet e [e recituara] Tij, tė medituarit mbi to



    Prej kėtu, shenjat e para vėshtrohen dhe dėshmohen, ndėrsa shenjat e dyta recitohen dhe kuptohen.



    Pėrsa i pėrket llojit tė parė, ato janė sikurse nė thėnien e Tij, “Vėrtet! Nė krijimin e qiejve dhe tokės, dhe nė ndėrrimin e natės dhe ditės, dhe nė anijet qė lundrojnė nėpėr det me atė qė ėshtė nė dobi tė njerėzimit” [Bekare: 164], deri nė fund tė ajetit. Dhe thėnia e Tij, “Vėrtet! Nė krijimin e qiejve dhe tokės, dhe nė ndėrrimin e natės dhe ditės, ka shenja pėr njerėzit qė kuptojnė” [Aali Imran: 190]. Dhe kėtė e hasim shpesh nė Kur’an.



    Pėrsa i pėrket llojit tė dytė, ato janė sikurse nė thėnien e Tij, “A nuk e pėrfillin ata Kur’anin [me kujdes]? [en-Nisa: 82]. Dhe po ashtu thėnia e Tij, “A nuk menduan ata thellė mbi Fjalėn [Kur’anin]?” [el-Mu’minun: 68]. Dhe po ashtu nė thėnien e Tij, “[Ky ėshtė] njė Libėr [Kur’ani] pėrplot bekime, tė cilin Ne ta kemi zbritur, qė ata tė mendojnė pėr vargjet e tija, dhe qė tė pėrkujtojnė ata qė kanė mend.” [Sad: 29]



    Kėtė po ashtu e hasim shpesh nė Kur’an.



    Pėrsa i pėrket punėve tė bėra [nė krijimin], ato japin dėshmi pėr veprimet [qė janė ekzekutuar nė to], dhe veprimet [sipas radhės] japin dėshmi pėr Cilėsitė. Ngase ai [objekti] qė ėshtė bėrė, jep dėshmi pėr zbatonjėsin e veprimit [qė e bėri atė], dhe kjo sipas radhės e bėn tė nevojshme ekzistencėn e zbatonjėsit tė veprimit, fuqinė e tij, vullnetin, dhe diturinė.



    Kjo ėshtė pėr shkak tė pamundėsisė sė ndodhjes tė ndonjė veprimi – qė bėhet mė zgjedhje – nga njė gjė e paqenė apo nga diēka qė ekziston por qė s’ka fuqi, jetė, dije dhe vullnet.3



    --------------------------------------------------------------------------------
    3. Dobia1: Ateizmi ėshtė njė nga pavėrtetėsitė mė tė mėdha bashkėkohore

    Nė atė qė ėshtė thėnė mė lart nga Shejh ul-Islam Ibn el-Kajjim, gjendet njė dėshmi bindėse kundėr argumentit ateistik [dhe evolucionar]. Dhe nė sqarimin e asaj qė ėshtė thėnė nga Ibn el-Kajjim, themi: Sikur njė ateist tė merrte ndonjė objekt tė pėrditshėm [apo tė merrte ndonjė fenomen ose proces natyror] dhe tė mendonte pėr disa ēaste, ndoshta do t’i bėhej e qartė realiteti i njė "Krijuesi". Le ta marrim njė libėr pėr shembull:

    Sė pari, ky objekt, nė dhe prej vetes sė tij, si edhe ekzistenca e dukshme e tij, ėshtė dėshmi nė veten e vet pėr atė, apo sendin, apo qenien qė e ka shkaktuar atė, apo qė ka qenė pėrgjegjės pėr bėrjen e tij nė formėn e tij tė qartė. Nuk ka mundėsi qė tė gjykuarit e shėndoshė tė cilitdo njeri ta mohojė kėtė, qoftė ai qė ka jetuar 3000 vite mė parė nė vendet e largėta tė shkretėtirės sė Saharės, apo nė kohėrat e sotshme nė xhunglėn e Amazonit, apo nė qendėr tė qytetit tė Nju Jorkut, apo madje edhe nėse ndokush do tė jetonte 1000 vite prej tash. Elementi mė themelor i tė gjykuarit tregon nė atė se ky deduksion ėshtė i vėrtetė dhe i vlefshėm pėr cilindo send, objekt, gjė apo qenie; i gjallė apo i pajetė, i bėrė nga njeriu apo ndryshe.

    Sė dyti, vetė paraqitja fizike e kėtij objekti, nė dhe prej vetes sė vet, ėshtė dėshmi se ai [objekti] ka kaluar nėpėr njė proces apo procese tė shumta dhe i ėshtė nėnshtruar njė plani tė kalkuluar, tė shpikur, tė organizuar dhe inteligjent, para se tė vinte nė ekzistencė apo nė gjendjen e tanishme tė tij. Dhe qė kėtej e tėrė kjo jep dėshmi pėr “veprime” tė ndryshme qė janė zbatuar me qėllim qė ky objekt tė sillet nė gjendjen e tanishme fizike tė tij. Ose kėto “veprime” ishin veprime tė rastėsishme qė ndodhin rastėsisht, ose ato janė kalkuluar dhe shpikur. Tė gjykuarit e shėndoshė, madje edhe parimet shkencore, nuk e pranojnė se diēka qė ėshtė e ērregullt kalon nė diēka qė ėshtė e rregullt me tė qėlluar apo rastėsisht.

    Sė treti, dy deduksionet e mėsipėrme, tė cilat pėrgjithėsisht janė tė vlefshme dhe nė pėrputhje me tė gjykuarit e shendoshė, tė lidhura mė arsyen dhe mendjen e shėndoshė, dhe tė cilat refuzohen vetėm pėr shkak tė arrogancės apo marrėzisė, tregojnė nė [1] ekzistencėn e entitetit apo qenies e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr objektin nė gjendjen e tij tė tanishme [nė rastin tonė njė libėr] dhe [2] cilėsitė e ndryshme tė kėtij entiteti qė e ka shkaktuar dhe plotėsuar atė. Kėto cilėsi, tė cilat njihen nga mendja e shėndoshė dhe nga domosdoshmėria, pėrfshijnė:

    a] Diturinė: Entiteti qė ka qenė pėrgjegjės pėr kėtė “libėr” duhet medoemos tė ketė pasur dituri pėr njė vistėr tė tėrė disiplinash, dmth botimin, petėzimin, prerjen, formatizimin, dhe kėshtu me radhė. Mirėpo, shumė shpesh mund tė ndodhė qė tė ketė shumė entitete qė bashkėpunojnė me qėllim qė tė plotėsohet kjo punė e bėrė, dhe tė gjithė ata kanė dituri lidhur me disiplinat e tyre pėrkatėse. Pėr shembull: Pėrmbajtja e kėtij libri ėshtė nė pėrgjegjėsi tė autorit i cili ka njohuri speciale mbi subjektin, pastaj botuesi, pastaj tipografi, e kėshtu me radhė. Kėshtu qė “libri” tregon nė praninė e njė vistri tė tėrė shkencash dhe disiplinash tė ndryshme.

    b] Fuqia apo Mundėsia: Entiteti qė ka qenė pėrgjegjės pėr kėtė “libėr” duhet tė ketė pasur fuqinė apo mundėsinė pėr ta zbatuar kėtė “punė”.

    c] Vullneti: Entiteti qė ka qenė pėrgjegjės pėr kėtė “libėr” duhet tė ketė pasur vullnet, me qėllim qė tė zgjedhė pėr t’ia filluar kėsaj “pune” nė rend tė parė, posaēėrisht mėnyrėn nė tė cilėn e ka bėrė, dhe tė prodhojė prodhimin e pėrpunuar nė mėnyrėn qė ėshtė.

    Veē kėtyre tre cilėsive esenciale tė mėsipėrme, gjithashtu ėshtė e mundshme, me anė tė tė menduarit, qė tė deduktohen cilėsi dhe kualitete tjera tė "entitetit". Pėr shembull: Pėrmbajtja tematike e librit, nė shembullin tonė, e qartėson qėllimin apo synimin e entitetit nė vendosjen se a tė shkruhet apo botohet "libri", dhe ne mund tė vazhdojmė nė kėtė mėnyrė gjersa tė pėrfitojmė mė shumė informata lidhur me "entitetin" qė ėshtė pėrgjegjės pėr kėtė punė tė bėrė. Nė dritėn e kėsaj, shpjegimi me rastėsi pėrjashtohet si njė shpjegim, meqė rastėsia nuk posedon "dituri" apo "vullnet" [kėtė nuk mund ta bėjė nga vetė natyre e vet!]

    Gjykimi i mėsipėrm ėshtė pėrgjithėsisht i vlefshėm dhe mund tė aplikohet nga kushdo dhe nė cilėndo kohė, nė cilindo vend apo lokacion, me ēfarėdo objekti, tė gjallė apo tė pajetė. Dhe kjo ėshtė njė ndėr dėshmitė vendimtare tė "Krijuesit". Dhe ēfarėdo forme tjetėr e tė gjykuarit apo tė shpjeguarit pėr tė mohuar ekzistencėn e "Krijuesit", gjithmonė do tė jetė

    a] hamendje e thjeshtė e ndėrtuar nė supozim, gjė qė ėshtė spekulim teorik;
    b] apo e ndėrtuar rreth njė niveli domethėnės apo ndodhisė sė rastėsishme;
    c] apo bazuar nė argumente emocionale mė parė sesa nė ato logjike;
    d] apo bazuar nė pėrjetime tė kėqija personale;
    e] apo bazuar nė mundėsinė e individit pėr tė parė apo gjetur shpjegime pėr realitete tė caktuara veēas nga ato qė janė formuar nė atė qė gjendet nė pikat "a" deri nė "d" mė lart.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Atėherė, nė shumėllojshmėrinė [e madhe] dhe tiparet e dallueshme dhe tė veēanta tė tė gjitha gjėrave rreth nesh, gjendet dėshmia pėr vullnetin e Bėrėsit. Dhe se veprimi i tij s'ėshtė diēka qė ndodh nga natyra [pa zgjedhje], nė kuptimin qė ajo ndodh vetėm njėherė dhe pastaj nuk pėrsėritet mė4…" Mbarim i fragmentit tė parė nga Ibn el-Kajjim.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Pra nuk ka dyshim nė lidhje me Shpikėsin dhe Krijuesin. Referoju seksionit "Shtojca tė Fragmentit tė Parė", qė gjendet mė poshtė. Kjo formė e argumentimit, e cila hedh poshtė pėrfshirjen e rastėsisė, shqyrtohet mė poshtė dhe gjithashtu kjo ėshtė diēka nė tė cilėn Dijetarėt shpesh aludojnė.

    Dhe nė Kur'an Zoti fton njerėzimin qė tė mendojnė nė punėn e bėrė tė Tij dhe prej tyre tė kuptojnė se punėt e Tija vėrtet tregojnė mė njė siguri absolute nė ekzistencėn e Krijuesit dhe Formuesit, tė cilin ata janė tė obliguar ta njohin dhe ta dhurojnė.

    4. Kjo po ashtu ėshtė njė pikė qė pėrmban njė pėrgėnjeshtrim tė teorisė sė evolucionit, e cila pohon se shumėllojshmėria nė krijimin ėshtė rezultat i mutacionit tė rastėsishėm qė ka zėnė vend pėrgjatė kohės dhe e cila ka ēuar nė paraqitjen e llojeve tė reja apo evolucion tė llojeve tė reja. Dhe e tėrė kjo ėshtė pavėrtetėsi, meqė baza e kėsaj teorie mbėshtetet nė rastėsi, pa marrė parasysh se si mund t'i parashtrojnė tė dhėnat e tyre evolucionistėt e mahnitshėm, tė kėndshėm, bindės, arrogantė dhe kokėfortė. Dhe asgjė inteligjente dhe komplekse s'ėshtė krijuar rastėsisht…le ta sintetizojnė mohuesit arrogantė njė krah tė mizės me mutacion tė rastėsishėm dhe ndodhi tė rastėsishme…nėse e flasin tė vėrtetėn.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ajo nė ēka ėshtė aluduar nga Ibn el-Kajjim me anė tė disa fjalėve, mund tė zgjerohet nė kėtė qė vijon:



    Dėshmitė racionale5

    E para: Mundėsitė intelektuale nuk janė mė shumė se tre



    Kushdo qė nuk e pranon ekzistencėn e Zotit [dmth Krijuesit] dhe Zotėrimin e tij mbi gjithėsinė, atėherė ėshtė e mundshme qė tė pėrdoren dėshmi kundėr tė tij, tė atilla qė ai s'do tė ketė zgjedhje veēse t'u nėnshtrohet atyre, apo pėrndryshe tė lihen tė gjitha ndjenjat e inteligjencės dhe tė hyhet nė ēmenduri dhe nė natyrėn e ēoroditur. Pra, atij qė e refuzon kėtė i thuhet:



    Tė gjitha gjėrat qė janė tė mundshme nė ekzistencė nuk bien nė asgjė tjetėr pos nė njėren nga tre ēėshtjet:



    1] Se tė gjitha gjėrat e krijuara erdhėn nė ekzistencė vetvetiu, rastėsisht pa ndonjė Shpikės apo Krijues. Kjo ėshtė e pamundshme, dhe intelekti e refuzon dhe e hedh poshtė kėtė vendosmėrisht, nga nevoja. Dhe po ashtu dihet me siguri se kushdo qė mendon kėsisoj, ai ėshtė mė afėr ēmendurisė sesa gjendjes normale dhe mendjes sė shėndoshė. Kjo ngase ēdo person i arsyeshėm e di se s'ėshtė e mundur pėr ndonjė gjė qė tė vijė nė ekzistencė pa diēka qė do ta binte nė ekzistencė atė, apo pa njė shpikės. Qė kėtej, ēdo ndodhi, apo gjė, apo ēėshtje, kėrkon qė ta sjellė atė nė ekzistencė. S'ka mundėsi qė kjo tė refuzohet. Ekzistenca e ndonjė sendi pa njė shpikės ėshtė e pamundshme dhe s'ėshtė veēse pavėrtetėsi - me anė tė perceptimit ndijor dhe instiktit natyror.



    2] Apo tė gjitha gjėrat e krijuara komplekse erdhėn nė ekzistencė dhe e krijuan vetveten - dhe kjo gjithashtu ėshtė e pamundshme nga nevoja intelektit. Ēdo person i arsyeshėm ėshtė i vendosur se njė gjė s'mund ta sjellė vetveten nė ekzistencė e as ta krijojė vetveten. Meqė mė pėrpara se ekzistenca e tij ėshtė mosqenia, si mund qė ajo tė jetė krijues i vetvetes?



    3] Apo tė gjitha gjėrat e krijuara, nė pėrgjithėsinė e tyre, mė e larta dhe mė e ulėta prej tyre, me doemos e kanė njė Shpikės i cili kontrollon ēėshtjet e tė krijuarit, tė poseduarit dhe tė rregulluarit, dhe kjo s'ėshtė tjetėr veēse Zoti i Plotfuqishėm, Krijuesi i ēdo gjėje, Ai qė rregullon dhe sistemon tė gjitha ēėshtjet, Kontrolluesi i tė gjitha ēėshtjeve. Pėr kėtė arsye Zoti, mė i Larti, e pėrmend kėtė dėshmi absolute racionale: "A mos u krijuan ata nga asgjėja apo ata vetė ishin krijuesit?" [Tur: 35]. Dhe pėr kėtė shkak Xhubeir bin ***'em qe prekur tepėr nga kjo kur ai e dėgjoi Pejgamberin [sallallahu alejhi ue selam] duke e recituar atė. Ai tha: "Kam dėgjuar Pejgamberin duke recituar nė namazin e Akshamit suren e Turit, dhe kur ai e mbėrriti kėtė varg: "A mos u krijuan ata nga asgjėja apo ata vetė ishin krijuesit? Apo a mos i krijuan ata qiejt dhe tokėn? Jo, por ata nuk janė tė bindur. Apo a mos janė tek ata thesaret e Zotit tėnd? Apo a mos janė ata tiranė me autoritet qė tė bėjnė ēfarė tė duan?" [Tur: 35-37]; zemra ime gati pushoi sė rrahuri." [Transmetuar nga Buhari, Kitab ut-Tefsir] dhe nė njė transmetim tjetėr: "Kjo ishte hera e parė qė Imani u fiksua nė zemrėn time." [Transmetuar nga Buhari, Kitab ul-Maghazi].



    --------------------------------------------------------------------------------
    5. Materialet nė kėtė seksion janė nxjerrur dhe modifikuar nga teza e doktoraturės sė Seid bin Uehf el-Kahtanit, "el-Hikme Fid-Da'ueh Ilallah" [f.348-356]. Kėtij teksti i janė shtuar shtojca dhe sqarime.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Qė kėtej, krijimi me doemos ka krijues, dhe ēfarėdo "sendi i fabrikuar" e ka "Fabrikuesin" dhe kjo ēėshtje ėshtė mirė e njohur pėr tė gjithė individėt me intelekt tė shėndoshė.




    E dyta: Mosqenia nuk krijon ndonjė gjė


    Dhe kjo po ashtu njihet nga intelekti dhe mendja e shėndoshė, qė do tė thotė se gjėja e paqenė nuk krijon ndonjė gjė. Meqė ajo qė ėshtė e paqenė s'mund tė krijojė, me doemos. Dhe kur njė person inteligjent tė mendojė pėr tė gjitha ēėshtjet e krijimit tė cilat shfaqen dhe ndodhin, e qė nuk kanė qenė nė ekzistencė para asaj kohe, siē ėshtė ajo qė ndodh me njerėzit dhe shtazėt, dhe gjithashtu edhe nė kohė, ditėn dhe natėn; po ashtu me diellin, hėnėn, planetet dhe yjet, dhe po ashtu tė gjitha ngjarjet qė zėnė vend nė baza ditore, nė tokė, nė det, nė qiell, nė mesin e njerėzve, mes shtazėve dhe kėshtu me radhė, atėherė intelekti i shėndoshė do tė jetė i prerė se e tėrė kjo s'ėshtė bėrė nga njė gjė e paqenė, domethėnė prej asgjėje dhe nga asgjėja. Mė saktė, kjo ėshtė nga puna e bėrė e Zotit, mė tė Lartit.




    E treta: [Nėna] Natyra nuk posedon fuqi [pėr tė krijuar] dhe ajo qė nuk posedon diēka s'mund t'ua jep atė tė tjerėve



    Pėrgjithėsisht ėshtė rėnė dakord nga tė gjithė personat me intelekt tė shėndoshė dhe formim tė fortė mental se prej personit tė varfėr nuk kėrkohet pasuri dhe prej personit injorant nuk kėrkohet dije, meqė ai i cili nuk posedon diēka s'mund t'ua japė atė tė tjerėve.



    Prej kėtu, kushdo qė pohon se natyra e ka krijuar atė apo se ajo ka krijuar ndonjė gjė, atėherė ai ka kundėrshtuar intelektin dhe tė vėrtetėn, e ka humbur fromimin mental dhe si pasojė ai ka nevojė pėr njė themelim mental. Kjo ngase ēdo gjė nė ekzistencė tregon nė faktin se Krijuesi i saj ka dituri, urtėsi, dhe furnizon e mban, udhėzon e mbron, si dhe tregon mėshirė. Se Ai ėshtė unik dhe i vetėm [nė sundimin e vet]. Pėr sa i pėrket "natyrės", ajo nuk ka fuqi madje as mbi njė atom.



    Njerėzit kanė dituri, vullnet, fuqi, mundėsi dhe pėrkundėr kėsaj s'janė nė gjendje tė krijojnė madje edhe njė mizė - "O njerėz! Ja njė shembull, veni veshin pra: Vėrtet ata tė cilėt i lutni krahas Zotit s'mund tė krijojnė asnjė mizė, edhe nėse tė gjithė bėhen bashkė pėr kėtė qėllim. E nėse miza ua rrėmben atyre ndonjė send, ata s'do tė kenė mundėsi qė ta lirojnė atė prej mizės. Tė dobėt janė tė dy, edhe lutėsi edhe i luturi." [el-Haxh: 73]



    Pra, kur kėshtu qėndron puna me njerėzit qė s'kanė mundėsi pėr kėtė, atėherė "natyra" si njė tėrėsi dhe si njė entitet, e cila as nuk sheh as nuk dėgjon, e as nuk posedon dituri as mundėsi, vėshtirė qė do tė jetė nė gjendje ta bėjė kėtė.



    Qė kėtej, nga intelekti i shėndoshė kėrkohet qė Shpikėsi dhe Krijuesi tė ketė tė gjitha cilėsitė e pėrsosurisė, nė kuptimin absolut, nė kuptimin se Ai a] ėshtė i pavarur dhe qė s'ka nevojė pėr askė qė ėshtė veē Tij; b] ėshtė i pari qė s'ka fillim; c] ėshtė i fundit qė s'ka mbarim; d] nuk ėshtė i kufizuar me kohė; e] apo me vend; f] ėshtė i aftė, ka mundėsi mbi atė qė dėshiron; g] dhe ėshtė nė dijeni pėr secilėn ēėshtje qė ka ndodhur, qė do tė ndodhė, dhe nėse ajo qė nuk ka ndodhur do tė ndodhte, si do tė ndodhte ajo.



    Tė gjitha kėto karakteristika janė tė pėrshtatshme vetėm pėr njė Krijues, qė ėshtė i pėrsosur nė ēdo aspekt. Kjo nėnkupton pavėrtetėsinė e materialistėve, meqė materia dhe esenca fizike e saj, pjesėrisht apo e tėra, s'mund tė pėrshkruhet me ndonjė nga kėto!




    E katėrta: Rastėsia nuk ka kontroll mbi jetėn


    Ateistėt besojnė nė ndodhitė e rastėsishme dhe se tė gjitha gjėrat e krijuara kanė arritur nė gjendjen nė tė cilėn janė me anė tė rastėsisė, jo me qėllim, vullnet, dhe kontroll.



    Kėshtu qė tė tillit i thuhet: “Prej nga e merr kjo botė dhe kjo gjithėsi rregullin e vet dhe rregullimin e pėrsosur? Si mund qė e tėrė kjo t'i pėrshkruhet rastėsisė dhe supozimit? Dhe si janė bashkuar tė gjitha kėto pjesė individuale [atome, qeliza, etj.] dhe si janė bėrė pjesė tė organizmave tjerė, duke e ditur saktėsisht pozitėn e tyre tė caktuar dhe cilat janė rolet e tyre tė pėrcaktuara? Rastėsisht?”



    Shembulli i njeriut tė tillė ėshtė mu sikurse ai qė pohon se fjalori i Websterit ėshtė krijuar nė formė libri, me rend tė pėrsosur alfabetik nga njė shpėrthim nė njė fabrikė. Apo si ai qė hedh miliona letra individuale nė njė kuti tė madhe, e pėrzien atė dhe pas disa orvatjeve ai mė nė fund e nxjerr "Enciklopedinė Britanika". Me siguri se ai qė orvatet tė sqarojė plotėsisht gjithėsinė dhe tėrė atė qė gjendet nė tė, me tėrė kompleksitetin dhe mjeshtėrinė e saj, ėshtė i ēmendur dhe sa mė shpejt qė do ta vizitonte psikiatrin aq mė mirė.



    Allahu, mė i Larti, thotė: “Ēka! A mos keni ndonjė dyshim nė lidhje me Zotin, Krijuesin e qiejve dhe tokės?” [Ibrahim: 10].6



    --------------------------------------------------------------------------------
    6. Dobia3: Kotėsia e modelit tė sintezės sė rastėsishme evolucionare

    Dhe mu kėtu demaskojmė arsyetimin e shtrembėr tė evolucionistėve nė orvatjen pėr ta pėrdorur modelin e sintezės sė rastėsishme pėr tė provuar se diēka kuptimplotė dhe e rregullt mund tė krijohet rastėsisht. Shpesh kjo merr formė tė njė programi kompjuterik i cili selekton shkronjat me njė formė tė aldoritmit tė rastėsishėm. Ėshtė e lejuar qė tė udhėhiqet tė krijuarit e njė rendi shkronjash, tė cilat vazhdimisht ndėrrohen dhe zėvendėsohen gjersa tė gjendet njė “i barabartė”. Kjo ėshtė kur ajo tė korrespondojė me njė fjalė nė gjuhėn Angleze/Shqipe apo qė gjendet nė fjalor dhe e cila, kushtimisht, ėshtė sė paku gjashtė letra e gjatė. Ky model nė parim ėshtė defektiv dhe nė vend tė kėsaj kjo dėshmon ekzistencėn e njė Krijuesi, mė parė sesa atė ēka evolucionistėt kanė menduar me tė. Kjo ngase modeli i tyre supozon para-ekzistencėn e asaj qė i jep kuptimin dhe konceptin fjalės qė ėshtė prodhuar rastėsisht. Pėr tė ilustruar kėtė, imagjinoni se fjala e parė e prodhuar ėshtė “majmun”. Tash, rendi i shkronjave nė fjalėn “majmun” do tė thotė vetėm majmun ngase dikush apo diēka e ka bėrė kėtė rend tė shkronjave tė korrespondojė me dhe tė tregojė nė shtazėn e caktuar tė cilėn ne e njohim si "majmun". Dhe kjo po ashtu ėshtė pėr tė gjithė emrat abstrakt dhe jo-abstrakt, dhe po ashtu pėr foljet. Me fjalė tjera, modeli supozon para-ekzistencėn e njėfarė forme tė inteligjencės, e cila i ka dhėnė kuptim dhe domethėnie shprehjeve dhe fjalėve. Kjo po ashtu supozon ekzistencėn e atyre realiteteve, qoftė abstrakte apo konkrete, tė cilat janė tė identifikueshme me fjalėn qė ėshtė prodhuar rastėsisht[!!].

    Sikur tė ishte model pėrfaqėsimi i realiteteve tė vėrteta – siē konsiderohet nga evolucionistėt – atėherė pa marrė parasysh se ēfarė fjale ėshtė prodhuar, kjo nė fakt do tė ishte e pakuptimt, sepse nė modelin evolutiv dhe peshoren kohore, ajo qė ne do ta quanim “inteligjencė”, apo “kuptueshmėri”, apo “gjuhė”, s’do tė ekzistonte, nė mėnyrėn qė njė pjesė e caktuar e fjalės tė mund tė identifikohej me emrat abstrakt apo konkret! Prej kėtu, ky model ėshtė ilustrim i ekzistencės sė Krijuesit i cili krijon, formon, modelon gjėra dhe u jep atyre kuptime, role, dhe cilėsi. E ndėrlidhur me kėtė ėshtė degjenerimi i gjuhės, mirėpo ky s’ėshtė vendi pėr kėtė lloj diskutimi, por diskutimi i degjenerimit tė gjuhės po ashtu e shkatėrron plotėsisht teorinė e evolucionit.

    --------------------------------------------------------------------------------


    E pesta: Debatet racionale

    Kjo ilustrohet me incidentin e njohur, ku pėrfshihet Ebu Hanife [v.150H], nė tė cilin ai debaton me disa ateistė. Ata i thanė atij: “Cila ėshtė dėshmia pėr ekzistencėn e njė Krijuesi?” Ai i pyeti ata: “Ēfarė thuani pėr ndonjė i cili ju thotė se ka parė njė anije me ngarkesė pa kapiten dhe ekuipazh nė mes tė shtrėngatės sė tėrbuar, por duke lundruar mirė drejt njė porti tė sigurt [nė kėtė mėnyrė duke e shpėtuar veten]? A e pranon intelekti juaj kėtė?” Ata thanė: “Tė gjykuarit tonė nuk e pranon kėtė.” Ebu Hanife mė pas komentoi: “Nėse tė gjykuarit e juaj nuk e pranon tregimin e anijes pa ekuipazh udhėheqės, atėherė si e pranoni lėvizjen e njė universi tė tėrė me tė gjitha kushtet ndryshuese tė tija dhe natyrėn komplekse pa njė Krijues me pėrgjegjėsi tė plotė?” [Der’et et-Te’arud el-Akl uen-Nakl 3/127].




    E gjashta: Origjina e shkaqeve



    Realiteti i jashtėm dhe intelekti i shendoshė dėshmon pėr faktin se kur njeriu ka hapur sytė e vet [nga lindja e mė tej], ai kurrė s’ka vrojtuar ndonjė ndodhi pėrveēse ajo tė ketė pasur njė shkak, dhe ngjashėm ai kurrė s’ka dėshmuar diēka tė re pėrveēse ajo tė ketė pasur njė shpikės. Dhe nė llogari tė kėsaj vazhdoi vrojtimin pėrgjatė jetės sė tij, duke u bėrė kjo njė realitet tė cilėn s’mund ta kundėrshtojė intelekti i shėndoshė. Kjo refuzohet dhe kundėrshtohet vetėm nga njė intelekt i shuar apo nga ai i cili sė paku ėshtė i mangėt. Dhe i tilli ėshtė sikur shembulli i njė fėmije i cili thyen njė kupė apo njė pjatė dhe pastaj thotė, duke u arsyetuar, “ajo vetė ėshtė thyer”[!!]. Vėrtet, ky shembull ilustron kufijtė e skajshėm tė intelektit tė njė atesisti, atij qė thotė “ėshtė krijuar vetė”, apo “ėshtė krijuar nga asgjėja”, apo “e ka krijuar asgjėja”, dhe kėshtu me radhė.



    Ėshtė transmetuar se kur ėshtė pyetur njė beduin pėr dėshminė e ekzistencės sė njė Krijuesi, ai ka thėnė: “Bajga e devesė jep dėshmi pėr [ekzistencėn e] devenė, dhe gjurmėt nė tokė tregojnė nė ekzistencėn e udhėtarit. Qiejt kanė zbukurim [yjet] dhe toka ka shtigjet e veta. Detet kanė valė, nata ėshtė errėsirė dhe dita ėshtė e ndriēuar. A nuk jep e tėrė kjo dėshmi pėr mė tė Mirin dhe mė tė Butin dhe Atė qė ėshtė i informuar pėr ēdo gjė?” [Rijadh un-Nadireh f.257].



    Pėr sa i pėrket pohimit tė ateistėve se sikur ēdo gjė tė kishte shkak apo shpikės, atėherė ēka e solli Zotin nė ekzistencė? Dhe kjo pyetje qėndron jashtė vendit dhe logjikisht nuk parashtrohet. Kjo ngase mendja e ateistit ka menduar pėr kėtė pyetje sepse ai ka bėrė analogji mes krijimit [dhe ligjet e parimet me tė cilat krijimi drejtohet dhe mbahet] dhe Krijuesit e Shpikėsit i cili e ka nxjerrur krijimin nė ekzistencė. Kėto tė dyja janė krejtėsisht tė ndryshme. Dhe prej kėtu, kjo pyetje nuk parashtrohet fare nė rend tė parė. Nė krijim ēdo gjė e ka njė shkak, sepse kjo ėshtė mėnyra tė cilėn Zoti e ka pėrcaktuar, dhe Ai ėshtė shpikėsi i tė gjitha shkaqeve. Pėr shembull, shiu bėn qė toka tė pasurohet dhe kjo bėhet shkak qė bimėt tė rriten, por retė bėnė qė shiu tė bjerė, kurse vetė era ishte pėrgjegjėse pėr grumbullimin dhe formimin e reve, dhe prej detit dhe efekteve tė diellit retė qenė formuar sė pari. Pra, tash ne kemi dy entitete tė jashtme gjer tek shiu: diellin dhe erėn. Ēka ka qenė shkaku i erės dhe ēka e solli diellin. Dhe kėshtu me radhė, ne mund tė bėjmė kėtė analizė pėr ēdo gjė dhe pėr mėnyrėn nė tė cilėn funksionojnė krijimi dhe fenomenet nė tė. Mirėpo, nė secilin rast ne pėrfundimisht do tė vijmė nė situatėn kur nė s’do tė mund tė shkojmė mė tutje pa e pranuar ekzistencėn e njė Shpikėsi dhe Krijuesi, atij qė ėshtė i pari pa fillim dhe i fundit pa mbarim. Ai qė s’ėshtė i krijuar, por vetė ėshtė Krijuesi. Dhe nė kėtė stad ne thjesht do tė ktheheshim nė pikėn e parė nė kėtė seksion, qė do tė thotė se mundėsitė intelektuale [pėr shpjegimin e ekzistencės] nuk janė mė shumė se tre.


    sa per filllim...po dehse ka prap


    - - - - - - - - -



    here tjeter me mire ver link se kete shkrim e ka postuar dhe realitetiweb diku te evolucioni me duket.




    - darwin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 30-03-2006 mė 00:53
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  4. #104
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anėtarėsuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Copy paste te tipit carcaf afghan mbushur plot me dogma e pa asnje pergjigje per temen ne fjale nuk vlejne per asgje tjeter vecse per te renduar serverin e per te dehur dhe me shume te dehurit.

    Asgje nuk ke sjellur Rule,
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  5. #105
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anėtarėsuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Jo F Lasku,

    Nuk mundet kurre ai qe adhuron guret, te jape jeten per besimin e tij, madje duke qene ne paqe me armiqte e tij.

    Ai mund te marre jetet e te tjereve per besimin e tij, kete e pranoj, por kurre nuk mund te jape jeten e vet.
    Matrix

    Mos e keqkupto ate qe shkruajta.Desha te them me pak fjale qe ka pasur dhe do kete gjithnje njerez qe kane cilesi qe ty te duken si te paarritshme pa ndihmen e "Perendise"
    Jeta e nene terezes,jeta e shume tjereve qe fetaret i quajne shenjtor absolutisht ne asnje menyre nuk argumenton egzistencen e Zotit,njeshmerine e tij dhe vertetesine e feve.Sikur the dhe vete ata perfaqesojne vetveten me pas ate qe besojne.Kete e deshmon dhe fakti qe jane te dyja ekstremet si te miret si te keqinjte qe perfaqesojne veten dhe ate qe ndjekin.Ti me thua shih jeten e nene terezes ndersa un dua te shoh dhe ate te krimineleve qe kane derdhur gjak te pafajshem per te imponuar besimin e tyre tjerevet.
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  6. #106
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une nuk di asnje shembull te dikujt qe beson ne Krisht dhe te kete vrare dike qe nuk beson.

    Vertet ka pasur inkuzitore, kryqetare, mbreter, perandore, qe kane vrare ne emer te fese te krishtere, por njesoj do kishin vrare dhe po te ishin nen nje fe tjeter.

    Ti mund te thuash se dhe nene tereza do kishte bere te njejten gje dhe po te kishte nje fe tjeter, apo te ishte ateiste, por une nuk e besoj kete.

    Njeriu nga natyra(e rene) eshte egoist, i lindur ne ligesi, dhe per te dale nga kjo ligesi, i duhet forca e Jetes se Zotit.

    I duhet te rilinde.

    Ky eshte besimi yne. Nqs ti nuk e beson kete, jam i sigurt se nje dite do ta besosh, nqs je i sinqerte.

    Eshte vetem ceshtje kohe...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #107
    Iku dhe nje dite Maska e F_LASKU
    Anėtarėsuar
    16-07-2005
    Postime
    182
    Supozimet mbeten supozime pa u vertetuar ndersa te vertetat jane te verteta.
    Njeshmeria e Zotit dhe egzistenca e tij absolutisht nuk vertetohet duke pare shembujt e njerezeve te fese pasi ata perfaqesojne ne rradhe te pare vetveten me pas ate qe besojne.Ne shpirtrat e njerezve ka dhunti qe te sakrifikosh tere jeten per dicka,ka dhunti qe te vrasesh e te shkaterrosh per bindjet dhe besimin.
    Por njeshmeria e perendise mbetet dogme si shume tjera qe besojne por nuk e dine.
    Per dashuri jap jeten,per liri jap dashurine

  8. #108
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga F Lasku
    Supozimet mbeten supozime pa u vertetuar ndersa te vertetat jane te verteta.

    Mendja njerezore ka vene ne pikepyetje dhe ekzistencen e vet keshtu qe asgje nuk eshte absolutisht e vertete nga ana mendore.

    Prandaj thashe qe duhet te rilindim per te kuptuar te Verteten.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #109
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Matrix

    Ti mund te thuash se dhe nene tereza do kishte bere te njejten gje dhe po te kishte nje fe tjeter, apo te ishte ateiste, por une nuk e besoj kete.

    Njeriu nga natyra(e rene) eshte egoist, i lindur ne ligesi, dhe per te dale nga kjo ligesi, i duhet forca e Jetes se Zotit.

    I duhet te rilinde.

    Ky eshte besimi yne. Nqs ti nuk e beson kete, jam i sigurt se nje dite do ta besosh, nqs je i sinqerte.

    Eshte vetem ceshtje kohe...

    Njeriut nuk i duhet nje moral i dhene nga pacavure si ato qe ia bombardoni koken qe ne moshe te vogel (per librat "e zbritur", them) dhe i shpjegoni se qe te gjeje te miren dhe te moralshmen i duhet te ngreje koken lart, dhe nderkohe vazhdoni qe ato gjepurat semite t“i paraqisni si burimin e atyre dy cilesive me lart.. standartet e moralit i arrin nepermjet arsyetimit.

    Ky eshte arsyetimi yne. Nese ti nuk e kupton kete, une uroj qe ti t“ia arrish, nqs je i sinqerte me veten.

    Eshte vetem ceshtje kohe.. ketu te ateizmi eshte vend i duhur per sherim.

    (me fal qe vetem ndryshova fjalet e tua, por kuptimi nuk u dilte keq)
    Prektora

  10. #110
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ateizmi eshte nje ilac i mire kunder diktatures fetare...


    Por kur njeriu sherohet, ka nevoje per ushqim dhe ateizmi nuk ja ofron dot kete.
    Nje dite i duhet t'ja lere vendin Dikujt tjeter ....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •