Tiranë, kapet vrasësi me pagesë, Flamur Hida
TIRANË- Ëshë arrestuar sot në kryeqytet Flamur Hida, i cili dyshohet si vrasës me pagesë. 33 vjeçari Hida kishte 11 vjet në kërkim, pasi dyshohet të ketë vrare biznesmenin Italian, Stefano Rossi, që kishte një fabrikë këpucesh në Yzberisht. Atij iu sekuestruan tre pistoleta me silenciator në cilësinë e porovës materiale. Nderkohe qe njihet edhe sii anëtari i bandës së Yzberishtit.
Policia e cilëson atë si një nga elementët më të rrezikshëm me tendencë grabitjen me armë dhe krime kundër pronës. Flamur Hida ishte në kërkim prej 27 janarit 1998, kur me shokët Fatmir dhe Fiqiri Avdillari (vëllezër), akuzohet të ketë grabitur dhe vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi.
Arrestimi u bë sot në mesditë nga agjentët e Komisariatit nr. 2, gjatë kontrollit të banesës janë zbuluar tri pistoleta të llojeve të ndryshme, dy granata, silenciatorë dhe sende të tjera të ndaluara. Më pas, i kërkuari është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndaj tij ka nisur një procedurë hetimore, duke e pyetur për veprimtarinë, ndërsa po verifikoheshin lidhjet e tij shoqërore. Hida dyshohet të jetë aktivizuar sërish në grabitje e vrasje me pagesë. Policia ka dërguar për ekspertizë tre pistoletat me silenciator të cilat iu bllokuan.
Lidhur me vrasjen e italianit, policia thotë se dy të dyshuarit e tjerë të krimit janë njëri në burg dhe tjetri ka vdekur. Fatmiri është vrarë në Greqi, kurse Fiqiriu është në burg për vrasje pasi është hakmarrë për vrasjen e të vëllait.
Shekulli
Krijoni Kontakt