Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ja 20 kriminelët më të rrezikshëm

    Gjatë tre muajve të parë të vitit 2006 është bërë e mundur kapja e 351 personave të shpallur në kërkim. Duke i krahasuar këto rezultate më ato të të njëjtës periudhë të një vitit më parë rezulton se në muajt janar-mars 2006 janë kapur 62 persona të kërkuar më tepër. Arrestimi i këtij numri të konsiderueshëm prej 351 personash të kërkuar nga organet e drejtësisë apo policia është bërë i mundur si rezultat i mirëorganizimit të punës nga strukturat e Policisë së Shtetit në drejtim të grumbullimit të informacionit mbi vendndodhjen e tyre, veprimeve profesionale në organizimin e zhvillimin e operacioneve policore, si dhe nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me komunitetin.

    Po ashtu një rol parësor në këtë drejtim ka patur dhe bashkëpunimi e shkëmbimi i informacionit me policitë homologe të vendeve të tjera. Në sajë të këtij bashkëpunimi është bërë i mundur ekstradimi i 10 të kërkuarve. Ndërkohë që po në sajë të këtij bashkëpunimi u bë e mundur dhe kapja e dy shumë të kërkuarve Aldo Bare dhe Lulëzim Berisha, të cilët kryesonin dy organizata kriminale që kanë kryer një sërë vrasjesh, si dhe trafiqe të pa ligjshme.

    Duke i specifikuar sipas veprave penale për të cilat këto shtetas ishin shpallur në kërkim rezulton se janë kapur:30 të kërkuar për krimin e vrasjes, 13 të kërkuar për krime në fushën e trafiqeve, 14 të kërkuar për krime në fushën e drogës, 39 të kërkuar për krime në fushën ekonomiko-financiare, 83 të kërkuar për krime të tjera kundër personit, 78 të kërkuar për krime kundër pasurisë, 88 të kërkuar për vepra të ndryshme penale, si dhe 6 të larguar nga vendet e vuajtjes së dënimit. Ndaj 152 prej të kërkuarve që kanë rënë në prangat e policisë organet e drejtësisë kishin dhënë vendime dënimi. Për 122 prej personave të shpallur në kërkim, që tashmë janë arrestuar nga policia, ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë që 77 prej tyre ishin shpallur në kërkim bazuar në urdhërat e ndalimit lëshuar nga Prokuroria, apo si të dyshuar nga policia për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Vlen të përmendet kapja e shtetasve të poshtëshënuar: Ali Adem Rrushi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje. Haki Alush Kodra, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasje me dashje. Shefki Ali Rrushi, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasje me dashje. Murat Isuf Fusha, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për vrasje me dashje. Festim Haxhi Xhani, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Isuf Nusret Nuhaj, i dënuar me 18 vjet heqje lirie për vrasje me dashje. Nikollë Mark Nikolla, i dënuar me 15 vjet heqje lirie për plagosje të rëndë me dashje. Dashamir Pjetër Saka, i dënuar me 11 vjet heqje lirie për vjedhje me dhunë. Oliver Alfred Dvorani, i dënuar me 11 vjet heqje lirie për vrasje me dashje.

    Astrit Sulejman Lamnica, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për vjedhje me armë mbetur në tentativë. Fation Muharrem Dauti, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për vrasje me dashje. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit vlerëson kontributin e çmuar të dhënë nga qytetarët në drejtim të kapjes së personave të shpallur në kërkim dhe bashkëpunimin që i kanë ofruar policisë si një tregues të besimit që komuniteti ka tek policia, por dhe si tregues të ndërgjegjësimit të qytetarëve për rolin mjaft të rëndësishëm të tyre në garantimin e rendit e të sigurisë publike. Policia e Shtetit duke falenderuar komunitetin për ndihmën e dhënë në kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale, fton dhe një herë qytetarët shqiptarë të bashkëpunojnë me policinë.

    Për çdo informacion me vlerë si në drejtim të kapjes së personave të kërkuar, ashtu dhe për të informuar mbi një krim, apo për të kërkuar ndihmën e policisë në rast nevoje, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë me shërbimet e policisë përmes numrit telefonik pa pagesë 129. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit garanton të gjithë qytetarët se do të ruhet anonimati për informacionet e dhëna prej tyre. Me qëllim që komuniteti të kontribuojë me informacione të vlefshme mbi vendstrehimin e personave të kërkuar nga Policia e Shtetit, do të publikohet lista dhe fotografitë e 20 prej tyre duke specifikuar vendbanimin dhe masën e dënimit apo të sigurisë dhënë nga organet e drejtësisë ndaj këtyre personave.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    1

    Zgjidhja eshte e thjeshte

    Zgjidhja e ketij problemi eshte e thjeshte, te ekzekutohen qe te gjithe.
    Atedheu Yne ka nevoje per nje Junde Ushtarake qe te pastrrohet nga Funderrinat.

  3. #13
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Lista ka mangesi te theksuar, sepse lista e vertete i kalon te 1.500 emrat, dhe kryesisht personat e kerkuar ne listen e interpolit jane vrases dhe vjedhes bankash, nuk merret interpoli me vjedhes ordinere.

    Dito.

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    813 ne kerkim
    2500 prapa hekurave ne Shqiperi

    Sa ne kerkim e prapa hekurave ne Greqi, Itali, Zvicer, Gjermani?

    Eshte domethenes fakti qe ne disa zona te Shqieprise perendimore evenimenti i arrestimit dhe burgosjes komentohet si 'me rane ne burg'...a thu se burgu eshte nje grope e 'viktima' ka rene pa e pare
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Shum prej tyre i dinin ku ishin por vete polici i lagjes i njoftonte qe kam nje urdher arresti per ty pranej mcifu e mos dil rrugeve , masanej ky i fundit merrte nji tuf me pare ne dore dhe keshtu qe nuk dinte gje se ku eshte fshehur filani apo fisteku, te pakten keshtu doli sivjet neper gazeta ku u arrestuan edhe disa polic lagjesh.

  6. #16
    Rise-the-tempo Maska e edion1
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    london , uk
    Postime
    131
    Nuk e di nga e keni gjetur kete liste por numri mu duk pak i madh dhe vendosa te bej nje kerkim ne internet . Rezultatet jane pak me ndryshe . Me poshte eshte lista me fotografi e interpolit , Offical Website dhe rezultoi se jane vetem 195 shqiptare ne kerkim.
    http://www.interpol.int/Public/Wante...&Search=Search

  7. #17
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ore gjysma paska lindur ne 1 janar! Na rrofte interpoli! U kerkokan 1 janarshat me duket. Ec ta vdeksha cfare krimi te lindesh ne 1 janar!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Ekstradohet shtetasi Arjan Yzi, dënuar me 13 vjet heqje lirie për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”



    14.04.2006

    Nga Zyra Qendore Kombëtare Interpol Tirana gjatë ditës së sotme, datë 14.04.2006, është bërë ekstradimi nga Greqia në drejtim të Shqipërisë i shtetasit Arjan Suat Yzi, vjeç 35, nga Berati.



    Shtetasi Arjan Yzi ka qënë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Berat, me vendim të datës 29 korrik 2002 e ka dënuar me 13 vjet heqje lirie për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.



    Ngjarja për të cilën shtetasi Arjan Yzi është deklaruar fajtor ka ndodhur në mars të vitit 1997 në L.”Çlirimi” të qytetit të Beratit, ku ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin Gentian Çuni.



    Ekstradimi i tij është bërë me qëllim vuajtjen e dënimit prej 13 vjet heqje lirie për të cilin është deklaruar fajtor.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Ekstradohet drejt Hollandës shtetasi Engin Cokguler i shpallur në kërkim ndërkombëtar



    09.03.2006

    Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Shqipëria në drejtim të Mbretërisë së Holandës i shtetasit holandez me kombësi Turke Engin Cokguler, vjeç 30.

    Ekstradimi i tij është bërë me qëllim vënien në dispozicion të autoriteteve gjyqësore Holandeze për vazhdimin e proçedimit penal të filluar ndaj tij për vrasje.



    Engin Cokguler ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Hagë, si person i dyshuar për vrasjen me datë 13 nëntor 2005 të shtetasit Imadeldin Abdalla Medani Elmour. Kjo ngjarje ka ndodhur në Groningen, Holandë, në një bar kafe të qytetit, ku subjekti i ekstradimit pas një mosmarrëveshje me viktimën e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë duke i shkaktuar vdekjen. Pas kryerjes së krimit shtetasi Engin Cokguler është larguar nga Holanda dhe ka mbërritur në Shqipëri duke u strehuar në qytetin e Pogradecit. Autoritet gjyqësore Holandeze ndaj këtij shtetasi kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.



    Shkëmbimi i menjëhershëm i informacionit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Hagë bëri të mundur lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi. Ndërkohë nga koordinimi i punës mes Interpol Tirana dhe Komisariatit të Policisë Pogradec u bë arrestimi i shtetasit Engin Cokguler me datë 21 dhjetor 2005 në qytetin e Pogradecit.



    Gjykata e rrethit gjyqësor Pogradec me vendim të datës 08 shkurt 2006 ka vendosur pranimin dhe lejimin e ekstradimit të këtij shtetasi. Ndërkohë që me datë 06 mars 2006 ekstradimi është miratuar dhe nga Ministria e Drejtësisë Shqiptare.



    Në aeroportin e Rinasit specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana i dorëzuan shtetasin Engin Cokguler autoriteve Holandeze

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Ekstradohet shtetasi Albano Izet Kapllanaj, dënuar me 21 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”


    06.01.2006

    Me datë 06.01.2006 nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Milano, Itali në drejtim të Shqipërisë i shtetasit Albano Izet Kapllanaj, vjeç 28, nga Patosi i rrethit të Fierit.



    Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim të datës 08 prill të vitit 2003 e ka dënuar me 21 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”.



    Shtetasi Albano Kapllanaj në bashkëpunim me shtetasin Ilir Kapllanaj me datë 25 shkurt të vitit 2000, në Patos të rrethit të Fierit kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Gramoz Lika. Ngjarja ka ndodhur pasi viktima Gramoz Lika në vitin 1999 kishte vrarë me armë zjarri shtetasin Artur Izet Kapllanaj (vëllain e Albano dhe Ilir Kapllanaj).



    Nga shkëmbimi i informacionit mes Policisë Shqiptare dhe autoriteve policore Italiane është bërë e mundur kapja dhe më pas ekstradimi i këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë.



    Shtetasi Albano Kapllanaj është ekstraduar me qëllim vuajtjen e dënimit për veprat penale për të cilat është deklaruar fajtor nga Gjykata Shqiptare.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. Ekstradohen dy shtetas te shpallur ne kerkim per vrasje
    Nga AlbaneZ në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 05:47
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 12:55
  4. Në kërkim të hebrenjve të vjetër të Sarandës
    Nga Hyllien në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 09:27
  5. programet dhe faqet me te mira per te bere kerkim ne internet
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 19:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •