Postuar mė parė nga qafezezi
![]()
ps : te me falni per nderhyrjen.isha nis per anej nga 'shkenca' me lexu davius-in se mos ka noi gjo t're anej nga Dulce-ja.![]()
Postuar mė parė nga qafezezi
![]()
ps : te me falni per nderhyrjen.isha nis per anej nga 'shkenca' me lexu davius-in se mos ka noi gjo t're anej nga Dulce-ja.![]()
Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.
askund nuk kam pare se boshnjaket te jene sllave.
boshnjaket jane popuj nga fiset ilirike te sllavizuar sikunder kroatet. me boshnjaket dhe me kroatet jo vetem bashkon shqiptaret nje gjak por dhe te njejtat fe, katolicizmin dhe islamin.
akoma nuk eshte kundershtuar shkencerisht pse boshnjaket nuk jane sllave pervec llafeve euforike.
alket mos u be qesharak
pse po ja fut kot.....kush tha ty qe nuk eshte kundershtuar...futu google.com shikoje historine e Bosnjes dhe prejardhjen nga historianet vendor dhe te huaj...kjo eshte qesharake shume...
pse nuk jane edhe serbet Ilir? pse?, pse maqedonasit sjane maqedonasit antik?, edhe sllovenet pse s`jane Ilir?, Bulgaret pse s`jane Thracian, Malazezet pse sjane Ilir?.
Sepse keta gjithe specie jane sllave te perziera me afgano-taleban-siberian te azise konkretisht keta jane me prejardhje nga azia....pike.
Jeni tu shku drejtimin e anti-shqiptarizmit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 27-03-2006 mė 05:31
Pajtohem 100%, Nuk kam ca te shtoj ma teperPostuar mė parė nga GL_Branch
Komisioni i tė vėrtetės pėrēanė Bosnjėn
Ekspertėt vejnė nė dyshim ligjin mbi mbarėvajtjen e procesit, derisa viktimat ankohen se nuk janė konsultuar.
Nerma Jelacic dhe Nidzara Ahmetasevic / BIRN
Njė iniciativė pėr tė themeluar komisionin e tė vėrtetės pėr Bosnjėn dhe Hercegovinėn ėshtė duke provokuar njė debat tė rreptė nė vend, duke pėrēarė shoqėrinė civile, partitė politike, bashkėsinė ndėrkombėtare dhe njerėzit e zakontė.
Kjo ide ėshtė pritur me reagime tė ndryshme dhe ardhmėria e saj ėshtė nė pikėpyetje. Dyshimet janė ngritur rreth punės qė vetėm ėshtė kryer nė terren lidhur me komisionin.
Ekspertėt e kontaktuar nga Ballkan Insajt kanė ngritur disa pyetje dhe kanė kritikuar ligjin nė pėrgatitje lidhur me mandatin e komisionit dhe qėllimet e tij, dhe Ballkan Insajt ka fituar qasje ekskluzive pėr tė lexuar kėtė draft.
Disa nga ata thonė se ligjit i mungon saktėsia dhe ka qasje tė gabuar ndaj zbulimit tė sė vėrtetės mbi ngjarjet e tmerrshme qė ndodhėn nė Bosnjė nga viti 1992 deri 1995.
E treta e vėrteta
Kjo ėshtė hera e tretė qė njė komision i tė vėrtetės ėshtė propozuar si mjetė pėr t’u marrė me krimet e kryera gjatė luftės nė Bosnje.
Nė vitin 1997, Instituti pėr Paqe i ShBA-ve, USIP, pati konsultime me pėrfaqėsuesit e Bosnjės rreth draftit tė statutit tė njė komisioni tė tillė.
Raporti i USIP tah se organizata ka konsultuar, ndėr tė tjerė, ish presidentin e Bosnjės, Alija Izetbegoviqin, Momcilo Krajshnik, Dragan Kalinic dhe Biljana Plavsic nga Republika Srpska, dhe politikanin Ejup Ganic.
Personalitetet e larta nga bashkėsia religjioze gjithashtu si duket janė konsultuar, pėrfshirė patriarkun ortodoks serb Pavle, myftiun e Mostarit, Seid Smajkic, Kardinalin Vinko Puljic dhe Jakob Finci, presidentin e bashkėsisė sė ēifutėve nė Sarajeve.
Nė atė kohė, Tribunali Penal Ndėrkombėtar pėr ish Jugosllavinė, TPNJ, nė Hagė kundėrshtojė idenė nė baza se gjykata vetėm ishte duke vendosur tė vėrtetėn historike rreth luftės.
Pėr mė shumė, deri nė vitin 2001 dy nga politikanėt serbė tė Bosnjės qė u konsultuan nė vitin 1997, Plavsic dhe Krajisnik, ishin arrestuar nga TPNJ, tė akuzuar pėr krime lufte.
Atė maj, megjithatė, njė konferencė e organizuar nė Sarajeve edhe njėherė deklaroi se ka ardhur koha pėr njė komision tė sė vėrtetės dhe pėr krijimin e njė ligji qė do ta themelonte komisionin. Kėtė herė qeveria e Bosnjės, bashkėsia ndėrkombėtare dhe TPNJ mbėshtetėn iniciativėn. Megjithatė, asgjė konkrete nuk doli. Mė nė fund, pesė vite mė vonė nė nėntor 2005, njė grup punues pėr komision tė sė vėrtetės u formua.
Kėtė herė grupi ishte i pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e tetė partive kryesore politike.
Kėta ishin Besima Boric nga Partia Socialdemokrate, SDP; Alma Colo, nga Partia pėr Veprim Demokratik, SDA; Vinko Radovanovic nga Partia pėr Progres Demokratik, PDP; Momcilo Novakovic nga Partia Demokratike Serbe, SDS; Remzija Kadric nga Partia pėr Bosnje dhe Hercegovinė; Nebojsa Radmanovic nga Aleanca e Socialdemokratėve tė Pavarur SNSD; Lidija Bradara NGA Unioni Demokratik Kroatė, HDZ; dhe Mile Mutic nga Partia Socialiste e Republika Srpskės, SPRS.
I udhėhequr nga njė OJQ, e quajtur Projekti i Dejtonit, grupi kishte pėr detyrė tė pėrpilojė njė ligj mbi krijimin e komisionit tė sė vėrtetės, mandatit dhe pėrbėrjes sė tij.
Dy ekspertė ndėrkombėtarė morėn pjesė si kėshillues: Neil Kritz, hulumtues i lartė i USIP mbi ligjin ndėrkombėtar, dhe Gordon Bacon nga Programi Zhvillimor i Kombeve tė Bashkuara, UNDP, i cili merrte pjesė si i pavarur e jo si pėrfaqėsues i KB-sė.
Anėtari i tetė i grupit, Mutic nga SPRS, u largua pasi viktimat e spastrimit etnik nė Prijedor protestuan angazhimin e tij, duke theksuar aktivitetet e tij nė luftė si redaktor i Kozarski Vijesnik, gazetė nė Prijedor.
Tribunali i Hakės ka pohuar se gazeta ka vepruar si platformė e propagandės nacionaliste tė serbėve, derisa raportet dhe dokumentet e Human Rights Ėatch mbi gjykimet e TPNJ lidhur me Prijedorin treguan se Mutic ishte gjithashtu anėtarė i Komitetit tė Krizės, i cili ishte pėrgjegjės pėr njė pjesė tė madhe tė spastrimit etnik nė rajon.
Pasi Mutic u tėrhoq nga grupi punues, SPRS ka propozuar kandidatin e ri emri i tė cilit ende nuk ėshtė zbuluar.
Pikėpyetjet rreth ligjit
Ligji nė pėrpilim, njė kopje tė sė cilit Ballkan Insajt posedon, definon gjerėsisht mandatin e komisionit. Komisioni do tė “shqyrtojė me objektivitet armiqėsitė... nė Bosnje dhe Hercegovinė dhe ish Jugosllavi nga viti 1990 deri 1996”.
Ėshtė propozuar qė komisioni tė shqyrtojė kėto shkelje gjatė luftės nė pesė kategori.
Kategoria e parė ka tė bėjė me vendosjen e numrit dhe identitetit tė viktimave, pėrfshirė personat e zhdukur, dhe pėrsonat qė u torturuan, dhunuan dhe dėbuan. Kjo pėrfshinė numrat dhe identitetin e personelit ushtarak tė cilėt kanė vdekur, janė plagosur apo zhdukur, varrezat masive dhe shkatėrrimin e monumenteve kulturore dhe religjioze dhe pronės private.
Detyra e dytė ėshtė analiza e zhvillimeve qė krijuan “mosbesim dhe keqkuptim etnik”.
E treta ėshtė vendosja e “rolit dhe pėrgjegjėsisė sė individėve, organizatave, institucioneve tė cilėt me veprimet apo mosveprimet e tyre, ndihmuan apo parandaluan, shkeljen e drejtave tė njeriut”.
Qėllimi i katėrt ėshtė vendosja e “rolit tė aktorėve relevant jashtė Bosnjės dhe Hercegovinės tė cilėt me veprimet apo mosveprimet e tyre ndihmuan dhunėn”.
E pesta shėnon njė zhvillim tė ri ndėrkombėtarisht pėr komisionet e tė vėrtetės. Kjo detyrė kėrkon tė zbulojė “ekzistencėn dhe veprimet e individėve tė cilėt refuzuan tė marrin pjesė nė pėrndjekje dhe tortura [dhe] tė cilėt tentuan tė mbrojnė fqinjėt e tyre”.
Pas ekzaminimit tė kėtyre shkeljeve, komisioni do tė “bėjė tė mundur qė publiku... tė njoftohet me ngjarjet dhe dhunėn e kryer.”
Komisioni atėherė gjithashtu “do tė rekomandojė masat e nevojshme pėr tė zgjidhur dhunėn e kryer dhe parandalimin e pėrsėritjes sė tyre nė tė ardhmen.”
Nė fund, drafti thotė komisioni do tė pėrfundojė punėn e tij dhe do t’i dorėzojė parlamentit raportin final brenda dy viteve.
Sa i pėrket ēėshtjes sė anėtarėsisė, drafti propozon qė komisioni tė pėrbėhet nga shtatė qytetar tė Bosnjės dhe Hercegovinės tė cilėt nuk ishin pėrzier ushtarakisht apo politikisht nė luftė dhe tė cilėt “reflektojnė pėrbėrjen kombėtare, gjeografike dhe gjinore nė vend.”
Komisioni do tė ndihmohet nga Kėshilli i Kėshilltarėve ndėrkombėtar. Ende nuk ėshtė vendosur se kush do tė emėrojė anėtarėt e Kėshillit por Komiteti Emėrues nė krye tė kėsaj detyre, sipas draftit, do tė pėrbėhet nga 15 anėtarė: tre tė nominuar nga liderėt e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe Dhomės sė Popullit tė Bosnjės dhe Hercegovinės dhe katėr tė nominuar nga “organizatat ndėrkombėtare, tė cilat ende nuk janė identifikuar”. Tetė tė tjerėt do tė jenė pėrfaqėsues tė publikut dhe shoqėrisė civile.
Grupi punues ende nuk ka vendosur pėr procedurėn e kėtyre zgjedhjeve. Anėtarėt e komisionit dhe presidentėt do tė emėrohen nga parlamenti nė bazė tė rekomandimeve nga Komiteti Nominues.
Disa ekspertė tė kontaktuar nga Ballkan Insajt kanė shprehur brengėn se mandati i gjerė dhe i pėrgjithshėm i komisionit do tė shkaktojė probleme tė mėdha, duke shtyrė atė tė humbė shumė kohė nė qartėsim tė brendshėm apo beteja politike.
Mithat Izmirlija, gjyqtar boshnjak dhe ekspert i komisioneve paqėsore, thotė se pajtimi duhet tė arrihet paraprakisht mbi pyetjen se si do tė funksionojė dhe ēka do tė arrijė ky komision.
“Para formimit, parimet, qėllimet dhe vlerat qė komisioni dėshiron tė arrijė nė Bosnje duhet tė definohen saktėsisht,” ai tha.
Njė problem tjetėr i ngritur nga ekspertėt qė Ballkan Insajt i konsultoi ėshtė se mandati i komisionit shpesh duket se kopjon punėn e organizatave tjera.
Doune Porter, nga Komisioni Ndėrkombėtar pėr Personat e Zhdukur, ICMP, tha, “Vetėm ekzistojnė disa mekanizma qė do tė ndihmojnė nė zbulimin e tė vėrtetės.”
Pėr shembull, qėllimi i parė i komisionit, mbulon punėt dhe mandatin e Qendrės pėr Hulumtim dhe Dokumentim, RDC, e cila vetėm ekziston. Organizata gjithashtu synon tė krijojė njė regjistėr tė plotė tė numrit tė njerėzve tė cilėt u vranė apo u zhdukėn gjatė luftės, dhe fakte tė tjera mbi vuajtjet e tyre dhe kryesit e krimeve ndaj tyre.
RDC thotė se kėto informata do tė jenė tė hapura si pėr publikun ashtu edhe pėr prokurorėt. Qėllimi pėrfundimtar ėshtė tė vendosen emrat e viktimave nė njė databazė, sė bashku me datėn dhe vendin e tyre tė lindjes, profesionin, etnicitetin, kohėn e vdekjes dhe mėnyrėn e vrasjes sė tyre.
RDC ende nuk ka pėrfunduar punėn e saj por databaza e saj vetėm pėrmban mė shumė se 97,000 emra, dhe numri i pėrgjithshėm pritet tė jetė rreth 110,000.
Porter, nga ICMP, theksoi se Instituti i Bosnjės pėr Personat e Zhdukur ėshtė vetėm duke vendosur tė vėrtetėn pėr numrin e personave tė zhdukur dhe identitetin e tyre.
Ish komisionet e entiteteve pėr persona tė zhdukur gjithashtu kanė pasur pėr detyrė gjetjen e varrezave masive dhe, me ndihmėn e ICMP, identifikimin e viktimave. Disa ekspertė gjithashtu kanė vėnė nė dyshim sistemin e propozuar pėr nominimin e anėtarėve nė komision.
“Ende ekziston mundėsia qė komisioni tė pėrbėhet nga parlamentarėt apo zyrtarėt e tjerė tė cilėt kanė pasur rol aktiv gjatė luftės apo ishin zyrtarė nė qytetet ku krimet janė kryer.” Tha Izmirlija.
“I tėrė projekti mund tė dėshtojė nėse pėrfshihen njerėz kredibiliteti moral i tė cilėve ėshtė i dyshimtė,” ai shtoi.
Sė treti, grupet e viktimave kanė ngritur dyshimet e tyre rreth zbatueshmėrisė sė kohėzgjatjes dy vjeēare, duke druajtur se nuk do tė jetė e mundur tė vendoset e vėrteta brenda kėsaj periudhe. Disa burime tė afėrta me grupin punues kanė thėnė se komisioni planifikon tė dėgjojė vetėm prej 5000 deri 7000 dėshmi nga individėt, nė mėnyrė qė tė pėrfundojė punėt brenda kohės sė caktuar.
Gjithashtu ka pasur polemika rreth propozimit qė komisioni mund “pa paralajmėrim tė vizitojė ēdo institucion apo vend.” Ekspertėt kanė thėnė se kjo shkel Konventėn Ndėrkombėtare pėr Drejta tė Njeriut, e cila stipulon tė drejtėn pėr intimitet tė ēdo individi.
Ndoshta aspekti mė kontroversal i kėtij ligji nė pėrpilim, ėshtė artikulli numėr pesė, i cili rregullon “bashkėpunimin [e komisionit] me institucione gjyqėsore”. Ky artikull stipulon se “raporti pėrfundimtarė nuk do tė identifikojė individėt tė cilėt kryen kėto krime.”
Identifikimi i kryesve tė krimeve shpesh konsiderohet si njė ndėr instrumentet mė tė fuqishme nė duart e komisionit tė sė vėrtetės. Kjo lejon zbulim tė plotė dhe izolon pėrgjegjėsinė e individėve tė cilėt kryen krimet, duke ulur mundėsinė qė i tėrė kombi apo grupi tė fajėsohet pėr atė krim.
Komisionet e tė sė vėrtetės nė Argjentinė, El Salvador dhe Afrikėn Jugore kanė gėzuar tė drejtėn tė publikojnė emrat e kryesve tė krimeve. Nė raportin pėrfundimtar, komisioni i El Salvadorit theksoi se ka rezistuar presionet tė mos fsheh emrat. “Mos emėrimi i individėve do tė pėrforconte mosndėshkimin qė Komisioni ka pėr qėllim ta ndalojė.”
Megjithatė, ky seksion i ligjit nė pėrpilim i Bosnjės thekson se “deklaratat e ofruara pėr komisionin nga individėt nuk do t’i jepen TPNJ-sė apo gjykatave tė shtetit, entitetit, kantoneve apo atyre rajonale nė territorin e Bosnjės dhe Hercegovinės pa pajtimin e individėve tė implikuar.”
Ekspertėt e ligjit penal ndėrkombėtar dhe vendeve tė pas luftės i thanė Ballkan Insajt se kjo dobėson tėrė qėllimin e komisionit tė sė vėrtetės.
Si shtojcė e kėsaj pjese tė ligjit, grupi punues hapi mundėsinė qė komisioni tė dėrgojė tek gjykatat vetėm “informatat qė ofrojnė fakte ēliruese pėr personat e pėrndjekur.”
Njė anėtar i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Bosnjė komentoi se kjo mund tė thotė qė “komisioni do t’i ofrojė faktet pėr ekipet mbrojtėse por jo pėr prokurorėt.” Ai shtoi, “Kjo ėshtė qesharake.”
Kush e themeloi komisionin?
Pas polemikave rreth Mile Mutic, grupet e viktimave dhe organizatat tjera kėrkuan tė njoftohen se iniciativa e kujt ishte krijimi i grupit punues. Derisa disa media pohuan se USIP ishte nxitėsi kryesor, tė tjerėt thanė se iniciativa erdhi nga qeveria e Bosnjės.
Ballkan Insajt gjithashtu ka marrė pėrgjigje tė ndryshme.
Versionet e ofruara nga grupi punues theksojnė se parlamenti i Bosnjės inicioi krijimin e grupit dhe kėrkojė nga partitė tė emėrojnė pėrfaqėsuesit e tyre.
“Ishte iniciative vendore e udhėheqėsisė sė parlamentit,” tha Besima Boric, anėtare e SDP. “Ata i dėrguan tė gjitha partive politike njė letėr duke cekur se puna do tė fillojė nė pėrpilimin e ligjit mbi komisionin e tė vėrtetės dhe kėrkuan nga ata qė tė dėrgojnė pėrfaqėsuesit e tyre,” ajo shtoi.
Boric i tha Ballkan Insajt se grupi ishte formuar nėntorin e kaluar dhe ishte mbledhur dy herė nė muaj. “Gordon Bacon dhe Neil Kritz morrėn pjesė nė mbledhje si kėshilltarė,” ajo shtoi. “Udhėheqėsia e parlamentit sigurisht i ka thirrur ata.”
Por njė anėtare tjetėr e grupit, Remzija Kadric, nga SBdheH, ofroi njė version tjetėr tė ngjarjeve. “Kjo nuk ėshtė iniciativė vendore,” ajo tha pėr Ballkan Insajt. “Kjo ėshtė nxitur nga organizatat ndėrkombėtare, por tetė partitė politike e kanė pranuar.”
Disa pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe tė mediave thanė se Projekti Dejton ishte grupi i cili kishte iniciuar kėtė. Por Maja Marjanovic, zyrtare e projektit nė Projektin Dejton, i tha Ballkan Insajt se OJQ-ja kishte vepruar “vetėm si sekretariat i cili mbėshtet dialogun. Ne ofrojmė ndihmė logjistike pėr punėn rreth pėrpilimit tė ligjit mbi komisionin e tė vėrtetės.”
Projekti i Dejtonit u themelua para njė viti me ndihmėn e USIP ”pėr tė ofruar njė zė pėr shoqėrinė civile... dhe pėr tė ndihmuar nė krijimin e Bosnjė dhe Hercegovinės stabile,” thotė OJQ-ja.
Organizata ėshtė duke punuar nė dy projekte qė merren me ēėshtjet kryesore qė dalin nga lufta. Njė ėshtė reformat kushtetuese dhe tjera ėshtė komisioni i tė vėrtetės, apo Komisioni pėr Ndėrtimin e Besimit, si quhet nga dokumenti i Projektit tė Dejtonit.
Faqja e internetit e OJQ-sė thotė se do tė “vlerėsojė nėse ekziston nevoja dhe gatishmėria pėr Komisionin e Ndėrtimit tė Besimit i cili do tė merret me ngjarjet tė cilat ndodhėn gjatė luftės nė Bosnje dhe Hercegovinė.”
Ekzistimi i grupit punues u bė publike ne janar por vetėm nė shkurtė filluan diskutimet publike rreth kėsaj teme. Nga reagimet nė media, mund tė pėrfundohet se shumica e njerėzve ishin tė zemėruar nga shpejtėsia e krijimit tė grupit punues pa konsultime paraprake.
“Tėrė qasja ėshtė njė katastrofė, sikur qė ėshtė mėnyra se si janė mbajtur diskutimet.” Tha pėr Ballkan Insajt, Mirast Tokaca, nga RDC.
“Askush nuk e dinė se kush nxiti formimin e grupit punues apo iniciativa e kujt ishte kjo. Kjo duket sikur njė operacion gjysmė sekret,” ai shtoi.
Amira Krehic, nga Qendra pėr Qasje tė Lirė nė Informata, kishte tė njejtin mendim. “Nuk e dimė se kush ka formuar kėtė grup dhe ēka ata do tė arrijnė,” ajo tha.
Disa anėtarė tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė cilėt kanė pėrcjellė procesin i thanė Ballkan Insajt se grupi nė fakt ishte themeluar nga iniciativa e USIP.
“Ata patėn diskutime me grupet parlamentare vitin e kaluar dhe grupet dhanė pėlqimin e tyre pėr kėtė proces,” tha njė burim.
Por Neil Kritz, drejtor i programit tė Sundimit tė Ligjit pėr USIP, i tha Ballkan Insajt se ai u angazhua vetėm pasi u thirr nga ministri i Bosnjės pėr drejta tė njeriut, Mirsad Kebo.
“Ideja ishte e krye-parlamentarėve, e tė treve,” Kritz tha pėr Ballkan Insajt. “Ishte ideja e tyre pėr tė krijuar grupin punues pėr tė punuar nė pėrpilimin e ligjit. Unė vetėm janė thirrur si kėshilltar.”
Kritz ka pėrvojė tė gjerė me komisionet e tė vėrtetės nė vendet e tjera, si dhe me drejtėsinė transitore dhe ēėshtjet e krimeve tė luftės nė tėrė botėn.
“Jam impresionuar nga disa diskutime brenda grupit punues,” ai tha, duke theksuar pėrkushtimin e anėtarėve tė grupit pėr tė mbajtur kontakte me sektorin civil dhe me popullatėn e Bosnjės nė pėrgjithėsi.
A janė konsultuar viktimat?
Kur puna e kryer deri mė tani doli nė publik, pėrfaqėsuesit e viktimave dhe asociacioneve tė qytetarėve shprehėn zemėrimin rreth faktit se ata kurrė nuk ishin konsultuar.
“Njė komision apo iniciativė e cila ka filluar pa angazhimin e viktimave nuk ėshtė e mirėseardhur,” tha Milijana Bojic, nga Asociacioni i Familjeve tė Personave tė Burgosur dhe tė Zhdukur nė Republika Srpska.
Murat Tahirovic, nga Asociacioni i Kampit tė tė Burgosurve nė Bosnje dhe Hercegovinė, u pajtua me kėtė mendim. “Dhjetė vite pas pėrfundimit tė luftės njė grup vendos tė zbulojė tė vėrtetėn se ēka ka ndodhur... gjatė luftės kėtu,” ai tha.
“Nė tė njėjtėn kohė, sektori jo-qeveritar dhe njerėzit e zakontė nuk janė nė dijeni tė kėtij projekti,” shtoi Tahirovic.
“Procesi duhet tė filloi nga poshtė lartė,” tha Tokaca. “Procesi duhet tė jetė i hapur pėr qytetarėt dhe nuk mund tė jenė punė e njė shoqėrie sekrete. Unė jam skeptikė se ky proces do tė jetė i suksesshėm.”
Asociacioni i Grave nga Prijedori kishin tė njėjtin mendim. “E vėrteta nuk mund tė vendoset nė takime tė fshehta dhe pėrmes pėrjashtimit tė publikut,” thanė ata nė njė deklaratė pėr shtyp.
Gratė Viktima tė Luftės, tė cilat bashkojnė viktimat femra tė dhunimeve tė luftės dhe keqtrajtimeve tjera, gjithashtu ishin tė pakėnaqura, sikur ishte organizata e Grave tė Srebernicės, e cila shtoi se ishte kundėr njė komisioni i cili pėrjashton viktimat.
Megjithatė, Boric mohoi se grupi punues i pėrbėrė nga politikanėt do tė dėshtojė. “Tė gjitha ligjet duhet tė kalojnė pėrmes parlamentit dhe nėse politikanėt nuk do tė kontribuojnė dhe... japin pėrkushtimin e tyre, ligji nuk do tė pranohet,” ajo tha.
“Pėr kėtė arsye grupi ynė punues... ėshtė opsioni mė i mirė,” ajo shtoi. “Ata do tė sigurohen se ligji aprovohet nga parlamenti.”
Projekti i Dejtonit gjithashtu mendon se diskutimet janė marrė jashtė kontekstit dhe se shoqėria civile ishte e mė e involvuar se sa disa grupe tani pohojnė.
“Ne jemi prezentė si organizatė e shoqėrisė civile dhe po koordinojmė dialogun me organizatat tjera,” tha Marjanovic pėr Ballkan Insajt.
Marjanovic tha se Projekti Dejton ka organizuar tri takime pėr tė diskutuar kėtė ēėshtje, nė Banja Llukė gjatė janarit, Mostar nė shkurt dhe Sarajevė nė mars. Rreth 10 deri 18 pėrfaqėsues tė grupeve tė shoqėrisė civile morėn pjesė nė secilin takim, ajo tha, duke shtuar, “Prezentė ishin kryesisht organizatat qė pėrfaqėsonin viktimat e luftės dhe disa asociacione tė tjera tė qytetarėve.”
“Disa mbėshtetėn punėn e komisionit dhe nismėn e grupit punues. Tė tjerėt ishin kundėr... [dhe] disa dėshironin komisionin por mendonin se kjo ishte njė qasje e gabuar.
Por Tokaca insiston se tri takime nuk ishin tė mjaftueshme. “Ato nuk mund tė konsiderohen si takime nė tė cilat pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile ishin tė angazhuar,” ai tha. “Mediat gjithashtu duhet tė angazhohen.”
Anėtarėt e bashkėsisė ndėrkombėtare gjithashtu kanė marrė qėndrime tė ndryshme, edhe pse tė gjithė pajtohen se njė komisioni i tė vėrtetės duhet tė jetė iniciative lokale dhe pėrfshijė tė gjitha segmentet e shoqėrisė.
“Ky duhet tė jetė njė projekt i Bosnjės,” tha ambasadori i Norvegjisė nė Bosnje, Henrik Ofstad. “Nė ēėshtjen e komisioneve tė vėrtetės dhe iniciativave tė drejtėsisė, ndėrkombėtarėt duhet tė mbajnė profil tė ulėt.”
“Kjo ėshtė e vėrteta dhe pajtimi i juaj, qė do tė thotė se iniciativa duhet tė vijė nga ju,” ai shtoi.
“Ju keni vuajtur [nė Bosnje] sepse kjo nuk ka ndodhur pas Luftės sė Dytė Botėrore, prandaj mos dėshtoni tė pėrfundoni kėtė.”
“A ėshtė koha e pėrshtatshme? Boshnjakėt duhet tė vendosin kėtė,” ai tha. “Fakti se [lideri serbė Sllobodan] Millosheviqi ka vdekur ėshtė argument nė favor tė mendimit se nuk duhet tė humbet kohė. Duhet tė zbuloni tė vėrtetėn derisa njerėzit janė tė gjallė.”
Porter, nga ICMP, u pajtua. “Vendimi nėse komisioni i tė vėrtetės duhet tė krijohet dhe ēfarė mandati do tė ketė duhet tė vendoset nga qytetarėt e kėtij vendi.”
Didier Chassot, udhėheqės i misionit nė ambasadėn zvicerane nė Sarajevė, i tha Ballkan Insajt se ekziston nevoja pėr tė promovuar dialog mbi tė vėrtetėn.
“Ne jemi nė njė fazė ku duhet tė ulemi dhe tė gjejmė njė zgjidhje pėr tė mirėn e tė gjithėve,” ai tha.
Por ai paralajmėroi se komisioni nuk duhet tė lejohet tė hyj nė konkurrencė me ēasjen e tanishme tė gjyqėsore sė Bosnjės ndaj krimeve tė luftės.
“Disa kanė tentuar tė definojnė debatin nė kėtė mėnyrė. Kjo ėshtė gabim. Duhet tė jetė njė ēaste e shumanshme,” ai tha.
A e dėshirojnė boshnjakėt kėtė?
Pyetja nėse Bosnja dhe Hercegovina dėshiron apo ka nevojė pėr njė komision tė vėrtetės mbetet pa pėrgjigje.
Slavisa Jovicic nga Asociacioni i Kampit tė Burgosurve tė Republika Srpska, ėshtė nė favor tė kėsaj ideje. “Komisioni nuk mund tė nxitė pajtimin, por mund tė zbulojė tė vėrtetėn,” ai tha.
“Komisioni duhet tė pėrfshijė pėrfaqėsuesit e viktimave nga tė gjitha nacionalitetet. Ne nuk kėrkojmė njė bilanc nė numėr tė krimeve, por drejtėsi. Komisioni duhet tė ketė mandat tė kėrkojė tė gjitha informatat qė i nevojiten – ato nuk duhet tė fshihen nėn tavolina,” ai shtoi .
“Dėshirojė qė gjithēka tė shpjegohet, dhe individėt tė vihen para drejtėsisė,” pėrfundoi Jovicic.
Megjithatė, komisioni nuk do tė ketė mandat tė vendosė individėt para drejtėsisė, pasi kjo ėshtė detyrė e TPNJ, e Dhomės pėr Krime tė Luftės nė Sarajevė dhe gjykatave tė tjera mė tė ulta nė vend.
Pėr mė shumė, Murat Tahirovic, gjithashtu nga i njėjti asociacion, tha se do tė ishte mė e dobishme qė tė hollat e mbledhura pėr komision t’i jepen gjykatave pėr tė hetuar dhe gjykuar kriminelėt e luftės dhe nė kėtė mėnyrė t’i kontribuojnė tė sė vėrtetės.
“Tė hollat vazhdimisht mblidhen pėr komisione derisa dėshmitarėt tanė madje nuk marrin kompensim minimal pėr dėshmi,” ai tha. “Komisioni po krijohet nė mėnyrė qė dikush tė pėrfitojė nga mjerimi ynė.”
“Ne e dimė se shumė mund tė fitohet nga kjo ēėshtje,” u pajtua Kada Hotic, nga Asociacioni i Nėnave nga enklavat e Srebernicės dhe Zepės. “Nėse ky ėshtė qėllimi i dikujt, ata duhet tė turpėrohen.”
“Institucionet shtetėrore ekzistojnė, si Gjykata Shtetėrore dhe zyra e prokurorit, tė cilat mund tė merren me kėto ēėshtje? Tha Milijana Bojic, nga Asociacioni i tė Zhdukurve dhe tė Burgosurve nė Republika Srspka. Por Boric nuk pajtohet. “Neve na nevojitet njė komision sepse pėr tė vazhduar jetesėn me tri apo pesė tė vėrteta ėshtė katastrofė,” tha ajo pėr Ballkan Insajt. “Ka shumė njerėz tė cilėt dėshirojnė tė tregojnė se ēka u ka ndodhur atyre, unė jam njėra nga ato. Por ata kurrė nuk do tė kenė mundėsinė tė jenė dėshmitarė nė gjykim pėr tė rrėfyer pėrjetimet e tyre,” tha Boric.
Ramzija Kadric, kolegu i saj nė grupin punues, kishte njė mendim pak mė tė ndryshėm. “Unė jam pro dhe kundėr formimit tė komisionit,” ai tha. “Neve na nevojitet njė komision vetėm nėse do tė zbulojė shkaqet, qėllimet dhe rezultatet e luftės nė Bosnje. Nėse komisioni dėshton tė arrijė kėtė, ndoshta do tė tregojė se koha nuk ka qenė e pėrshtatshme,” ai tha pėr Ballkan Insajt.
Dr Erna Paris, autore e librit “Hijet e Gjata: E Vėrteta, Gėnjeshtrat dhe Historia,” gjithashtu ka mendim tė nuancuar. “Komisionet e tė vėrtetės mund tė jenė tė dobishme... por popullata duhet tė jetė e gatshme,” ajo tha. “Nuk jam e sigurt nėse Bosnja ėshtė e gatshme.”
“Njė ditė tė gjithė duhet tė ri-integrohen dhe jetojnė sė bashku, pėrkundėr ‘entiteteve’ tė ndryshme ju jetoni nė njė hapėsirė gjeografike. Pėr kėtė arsye komisioni i tė vėrtetės do tė jetė i dobishėm, edhe nėse ende ėshtė pak herėt,” shtoi Paris.
Kritz nga USIP pajtohet se komisioni i tė vėrtetės do tė ndihmojė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė historive tė ndryshme sa i pėrket luftės nė Bosnje.
“Pyetja duhet tė pėrgjigjet vetėm nga njerėzit e Bosnjės dhe Hercegovinės. Jo nga unė, apo nga ndonjė ndėrkombėtarė tjetėr. Gjithashtu jo nga komisionarėt e lartė, nga USIP apo nda ndonjė organizatė apo institucion tjetėr,” tha ai pėr Ballkan Insajt.
Marjanovic nga Projekt Dejtoni thekson se ende nuk ėshtė vendosur pėr kėtė ēėshtje.
“ Kjo ėshtė vetėm faza e parė e projektit. Duhet tė kemi konsultime tė tjera,” ajo tha. “Ne dėshirojmė tė kuptojmė nėse kjo madje i nevojitet kėtij vendi, dhe vetėm atėherė tė finalizojmė pėrpilimin e ligjit.”
Ende ka kohė
Personat e angazhuar nė kėtė grup punues theksojnė se ligji ėshtė vetėm njė draft dhe nuk do t’i prezantohet parlamentit nė kėtė formė.
“Ne jemi ende shumė larg procedurės parlamentare, prandaj ende ka hapėsirė tė kontribuojmė nė krijimin e komisionit, pėrbėrjen e tij dhe mandatin,” tha Marjanovic.
“Ne presim qė drafti tė kompletohet nė fillim tė prillit. Atėherė ne do tė kėrkojmė komente nga palėt e interesuara,” ajo shtoi.
Por kur Marjanovic u pyet se si saktėsisht qytetarėt e zakontė dhe organizatat mund tė angazhohen kėtė fazė tė projektit, ajo nuk ofroi njė pėrgjigje tė qartė.
“Nuk mund tė ju them saktėsisht,” ajo tha. “Pėr dy apo tri jave ne do tė mblidhemi pėr konsultime. Ato mund tė zgjasin dy apo tri muaj, ndoshta edhe mė shume. Ne do tė kemi njė plan punues pėr kėtė nė dy javėt e ardhshme.”
Grupi punues gjithashtu nuk ka njė afat tė caktuar pėr tė pėrfunduar detyrat. “Nuk ekzistojnė data tė caktuara,” tha Boric pėr Ballkan Insajt. “Ne dėshirojmė tė pėrfundojmė kėtė draft sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur dhe ta dėrgojmė pėr diskutim publik.”
“Ekzistojnė disa ide se gjithēka duhet tė pėrfundojė deri nė fund tė marsit apo prillit por kjo do tė ishte keq,” ajo shtoi. “Ky ėshtė njė vit i zgjedhjeve dhe do tė ishte keq nėse partitė do tė pėrdornin kėtė nė fushatat e tyre. Kjo ėshtė njė ēėshtje e cila duhet tė zgjidhet nė paqe.”
Ajo tha se vetėm pas zgjedhjeve tė tetorit, “ne do tė kuptojmė gjithēka... dhe nėse ėshtė koha e pėrshtatshme pėr kėtė komision.”
Deri atėherė, pohoi Boric, boshnjakėt duhet tė pėrdorin kėtė kohė pėr ta diskutuar kėtė ēėshtje nė mėnyrė konstruktive.
“Mė sė lehti ėshtė tė thuhet ‘Neve nuk na nevojitet kjo, ne e dimė tė vėrtetėn,” ajo shtoi.
“Ju mund tė thoni kėtė dhe tė jeni hero pėr njė ditė. Por nevojitet shumė mė shumė pėrgjegjėsi pėr tė vazhduar dialogun.”
(Nerma Jelacic ėshtė drejtoreshė e BIRN pėr Bosnje dhe Hercegovinė. Nidzara Ahmetasevic ėshtė redaktore e publikimit tė BIRN nė Bosnje dhe Hercegovinė, Raporti i Drejtėsisė. Ballkan Insajt ėshtė publikim i BIRN nė internet)
Nje gje po ja them.....mos iu rrasni beth shume boshnjakve se qeta po mundohen me i asimilu shqiptaret e Malit e zi....ae dini qe sa shqiptar jane konvertu ne boshnjak?....shko pyetni shqiptaret e malit e zi (malsoret) dhe si malazezet dhe boshnjaket po krijojne plane per zhdukjen e shqiptarve nga aty per interesat e tyre politike....malazezet dehsirojne te jene si shtet me i paster etnik kurse boshnjaket (qe gjysa kane qene shqiptar para 50 vjeti dhe qe e kane shit bethen e vet per nje grusht pare) qe mundohen ta rrisin populaten e tyre aty dhe me vone mundohen Sanxhakun ta pavarsojne ose thjeshte ne Malin e zi me dominu boshnjaket pershkak aty jetojne nje numer i vogel te njerzve (qe jane 650.000) qe shume shpejt munden ndryshojne raportet etnike.
Nje histori nga Bosnja
Asmira S. ėshtė e lindur nė Bjelinė para 34 vjetėsh. Nė moshėn 20
vjeēare ėshtė bėrė plak, ėshtė thinjur dhe ka fituar traumė qė e
pėrcjell gjithė jetėn. Sot ėshtė viktimė e harresės, moskuptimit,
padrejtėsisė…
Ky ėshtė rrėfimi i saj:
Sarajevė- Pasi i tregova pėr jetėn time, psikiatri tha se ai ishte
rrėfimi i jetės mė i lėmėritshėm qė kishte dėgjuar ndonjėherė.
Kisha vetėm 20 vjet kur filloi skėterra pėr mua. Jetoja nė shtėpi nė
Bjelinė, me vjehrrėn, bashkėshortin dhe dy fėmijėt. Vajza ishte 6
muajshe, kurse djali dy vjeē.
Nė fund tė prillit tė vitit 1992 nė shtėpi hyjnė papandehur disa
arkanovitė. Si kafshė tė egra u vėrsulen nė mua. Mė pėrdhunuan njėri
pas tjetrit para fėmijėve, para vjehrrės dhe bashkėshortit.
Bashkėshorti u mundua qė ti pengonte por e qėlluan dhe i ra tė fikėt.
Kam menduar se ajo ishte gjėja mė e tmerrshme qė do tė mund tė mė
ndodhte. Nė tė vėrtet tmerri sapo kishte filluar!
Rrėfimi nga skėterra
Bashkėshortin e dėrguan pėr punė tė detyrueshme nė kamp. Kurse unė
sė bashku me fėmijėt mbeta nė burg shtėpiak. Atė ditė kisha
ditėlindjen e njėzet dhe pėr njė gjė tė tillė as qė isha e
vetėdijshme.
Ushtarėt vini ēdo ditė. Mė godisnin (rrihnin) dhe mė prisnin me
thikė nėpėr trup. Ēdo kund kam vragė (shenjė). Kėnaqeshin duke mė
torturuar. Gjithsejtė ishim 11 gra dhe tė gjitha kalonim-
trajtoheshin njėjtė.
Ishte zbavitėse pėr ta qė tė na pėrcillnin rregullisht nė mėnyrė
luftarake kah Oroshi. Atje na jepnin pėr ushtarė qė ashtu tė pistė,
tė dehur pėrsėri tė na dhunonin dhe tė bėnin gjėra qė janė vėshtirė
pėr tu imagjinuar.
Nuk ishte vetėm torturim seksual.
Ishte tmerr.
As nė shtėpi nuk ishte hiē mė mirė. Edhe fėmijėt mi trazonin. Njė
ditė dorėn e vajzės e kishin vendosur mbi njė dėrrasė tė skuqur.
Shuplaka (pėllėmba) i ishte ėnjtur. Ajo tėrė ditėn bėrtiste. Edhe
unė bėrtisja. Ndėrkaq ata qeshnin llahtarshėm.
Tri herė desha tė bėja vetėvrasje. Njė herė gjeta tharm uthulli dhe
e piva. Dy herė i futa nė dorė hapat (tabletat).
Megjithatė mbeta gjallė.
Nuk e kam tė lehtė tė flas pėr atė skėterrė. Po mė pėrcjell
(pėrndjek) nė ėndėrr. Ēdo ditė e kam para syve atė qė kam pėrjetuar.
Nuk mund tė harroj dhe pyes se si jetohet normalisht!?
Tmerrin mė tė madh e kam parė kur janė pėrpjekur tė ma vrasin djalin
U nisėn kah vajza ime dhe mė thanė se do ta ngulnin nė bajonetė.
Bėrtisja, i pėrbetohesha, i lutesha atyre. Pastaj kisha rėnė nė
komė. Kur erdha nė vete nuk arrita ti njihja as fėmijėt e mi. Askė
s'kam mundur ta kujtoj. Askė. Madje as emrin tim personal nuk e
kujtoja.
Ata nuk prisnin qė unė tė kėndellem.
Dhunimi vazhdonte nga dita nė ditė. Nga nata nė natė. Ēdo ditė,
gjatė tėrė 365 ditėve.
Dua tė harroj por s'mundem
Lirimi
Dhe kėshtu kam jetuar deri mė 18 prill 1993. Atė ditė erdhi njė
njeri, serb, mik i prindėrve tė mi. Na bleu pėr 5.600 marka gjermane.
Na liroi qė tė shkonim ku tė donim. Shkova nė Tuzėll ku u vendosa nė
njė kamp pėr refugjatė. Askujt nuk i kisha folur pėr Bijelinėn.
Nė njė moshė prej 21 vjeē isha plotėsisht e humbur, plotėsisht e
thyer, e shkatėrruar, e zhdukur.
Ngjaj nė njė fantazmė
Megjithatė, pas njė viti ndodhi diēka e mirė. Edhe pse mendoja se
asgjė e mirė s'do tė ngjante. Nė njė mėngjes shumė tė bukur u
paraqit bashkėshorti im.
Nuk kam menduar se ndonjėherė ai do tė shfaqej. E kishte mbijetuar
llogorin nė Serbi. Pastaj kishte qenė nė njė qendėr nė Kroaci. Nė
tetor tė vitit 1994 sė bashku mė njė tė internuar kishte arritur tė
ik.
Fatkeqėsisht, miku i tij gjatė rrugės kishte rėnė nė minė dhe ishte
mbytur. Ai kishte vazhduar derisa na gjeti.
Jam shtangur kur e kam shikuar. Gėzimi i madh ėshtė pėrzier me
frikėn se do tė mė braktiste nėse do tė dinte se ēfarė mė kishin
bėrė. Po bėja pyetjen se a do tė dėshironte tė jetonte me gruan e
cila aq shumė herė ishte pėrdhunuar…
Nuk mė la.
Por mė ka premtuar se kurrė s'do tė mė pyet pėr gjėrat pėr tė cilat
s'dua tė flas.
Jeta nė qetėsi
Sot jam 60% invalide. Jetoj nė Sarajevė sė bashku me bashkėshortin,
e pėrcjellė me depresion.
Gjatė muajit marrė 90 KM ndihmė sociale. Ilaēet qė duhet ti pijė
kushtojnė 250 KM. Nuk i kam ato para.
Nė janarin e vitit tė kaluar pushteti mė ka njoftuar se duhet tė
lėshoj banesėn nė tė cilėn banoja. Na kanė thėnė se shtėpia e jonė
nė Bijelinė ėshtė restauruar dhe se mund tė kthehemi.
Mendoni, kanė kėrkuar nga unė tė kthehem nė shtėpinė nė tė cilėn kam
pėrjetuar vuajtjet e pamasė dhe pėrdhunimet?
Nuk jemi larguar. Kėtė muaj, mė 19 maj kam marrė fletė-urdhėresėn
pėr largim. Tani s'di ēfarė tė bėj.
Nuk dua tė bėj asnjė hap nė Bjelinė. Kurrė. Kam frikė se mos e shoh
ndonjėrin nga ata keqbėrėsit. Qoftė madje edhe nė televizion.
Mezi po mbijetoj.
Por, ėndėrroj qė tė shoh fėmijėt e mi se si mbarojnė shkollėn. Dua
ti shoh derisa rriten. Dua qė tė jenė tė lumtur, tė shėndoshė, qė
nesėr tė kenė familjen e tyre tė cilėn do tė mund ta mbajnė.
Kush e fitoi luften kunder serbeve ne bosnje
Ja pse amerika luftoi kunder serbeve ne Kosove sepse ishte friken se Kosova mos behej si bosnja.
Ketu keni luften midis cetnikeve serbe dhe muslimaneve boshnjake muxhahidine qe erdhen nga e gjithe bota(per me shume lexoni librin "Perplasje e qyteterimeve(Clash civilization") te Samuel Huntigtonit..
http://video.google.com/videoplay?do...862690&q=jihad
ketu keni shume video
http://video.google.com/videosearch?q=jihad+bosna
Cetniket te kapur rob nga boshnjaket
http://www.ogrish.com/archives/2006/...mujahideen.wmv
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 15-07-2006 mė 08:30
Une nuk e di se nga jan me origjin boshjaket por masakra e srebrenices eshte e pa pershkruar, por e njejta masaker si srebrenica ishte marrveshja e dejtonit. Ne rradhe te pare ajo ligjeroj masakren e kryer, por ajo qe per mua eshte me kryesore sherbej si nxitja kryesore per serbet per te kryer masakrat ne kosove dhe per te debuar popullsine vendase me mendimin se ne nje konference te ardhshme si ajo e dejtonit do te miratohej edhe ndryshimi i struktures etnike te popullsise ne kosove.
Krijoni Kontakt