-
Dita e Hashures
Sot mė 10 Muharrem ėshtė dita e matirizimin tė imam Husejnit a.s. Sot me rastin e ashuras sė Husejnit a.s. (ditės sė martiriziit tė kėtij imami), miliona besimtarė tė botės mbajnė zi. Nė vitin 61 hk, imam Husejni a.s. dhe shokėt e tij, u rrethuan nė shkretėtirėn e Qerbelasė nga ushtria e Jezidit, dhe nė ditėn e dhjetė tė muajit muharrem nė njė luftė tė pabarabartė, Imam Husejni a.s. bashke me 72 shokėt e tij besnik u martirizuan. Muslimanėt e vendeve tė ndryshme tė botės, pėr ēdo vit nė kėtė ditė, organizojnė ceremoni zie pėr Imam Husejnin a.s. dhe derdhin lot pikėllimi.
-
-
Hashurja nuk eshte feste Bektashije. Eshte nje dite e veēante ne kalendarin lunar. historia eshte kjo:
politikisht ne keto dite(behet fjale per ditet e matemit) vritet Nipi i Muhamedit rreth 30 vjet pas vdekjes se te derguarit hazretit muhamed a.s. Devijimi politik i Islamit (shiat apo iranianet e sotem) e mban kete dite si me te zezen e historise dhe mbajne nje zi te kobshme e vete-infligohen. Argjirimi qe ishte tradite e adhurimit e afrimit me zotin u be nje forme vetmohimi e zije. Ordodoksia turke per te evituar futjen ne mase ne popull te kesaj psikologjie negative te zize ne diten e Muharremit, me ane te Tarikateve, nxorri ne pah nje atmosfere festive, per ditet e Ashuras (eshte emri i ketyre diteve te muharremit...me pas i embelsires). Dhe duke qene se dita e Ashuras ne traditat monoteiste eshte dita e fundit e Noes ne anije dhe zbritja e tije ne toke, i dha prioritet ne tradite te lashte, Embelsires te Nuhut, qe sipas tradites eshte ushqimi i fundit qe u henger ne anije. eshte nje mix frytash te thata. hashurja (nga origj. Ashura) u be nje embelsite e nje rast i mire per te vizituar te afermit,per te shkembyer embelsirat e per te embelsuar gojen e rrjedhimisht shpirtin ne keto dite ku devijimet tentonin ta benin dite zije e makabre.
Ideja e hashures mes bektashimzit shqiptar eshte nje gjurme qe tregon qe bektashimi origjinal s'eshte shia apo Alevi siē thane me siper, dhe ka elemente te forta te Ehli Sunnetit.
.
Te jesh bektahsi do te thote te pranosh Allahun te vetmin Zot, te pranosh te derguarin e Tij Muhamnedin e ta duash ate, te mesosh prej tije dhe tijes se tij qe trasmetoi Aliu i dashuri i Profetit, dhe tere familja e tij. Te duash familjen e te derguarit e te ndjekesht Kur'anin.
Nuk ka alkol e festa te habitshme ne Bektashizem...Sot me bektashizem identifikohet nje shtrese shume injorante qe s'e ka idene se ē'eshte shkolla e haxhi Bektash Veliut dhe urtesia e Tij. Per fat tani ka filluar dhe nje zgjim intelektual mes Bektashinjsh megjithse i quajtur heretik...nga tradicionalistet injorante.
-
-
Dyzet ditėt e martirizimit tė Imam Hysejnit a.s, vazhdimėsi e mesazhit tė Ashuras
Nė pėrvjetorin e tė dyzetave tė martirizimit tė Imam Huseinit (as) dhe shokėve tė tij ėshtė njė rast i pėrshtatshėm pėr tė rikujtuar dhe kuptuar epopenė e Qerbelasė. Kryengritja e Imam Huseinit (as) ėshtė njė kryengritje qė sa mė shumė qė tė kalojė kohė nga kjo ngjarje po aq mė shumė ėshtė dinamike dhe mė e gjallė
*******************
Ajo ēka u ndodhi familjes sė pejgamberit pas martirizimit tė Imam Husejnib (as) ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme pėr shoqėrinė islame. Jazidi, me fitoren qė ishte vetėm nė dukje ndaj Imam Husejnit dhe shokėve te tij e pa veten si ngadhėnjyes, mirėpo tė dhėnat historike dhe vet koha flet tė kundėrtėn. Fjalimet e njohura dhe njėherit shpalosėse tė sė vėrtetės tė Hazrete Zejnebit s.a. dhe Imam Saxhadit (as) nė ditėt e para tė martirizimit tė Imam Husejnit (as) nė fakt kanė zgjuar opinionin publik qė ishte nė gjumė nė atė kohė. Kėta njerėz madhėshtor treguan tė vėrtetėn se Imam Husejni (as) ka bėrė kryengritje pėr ta ringjallur fenė islame dhe shpėtimin e shoqėrisė islame nga sunduesi diktator i asaj kohe dhe me mėnjanimin e perdes sė mashtrimit dhe tradhtisė, dhe zbardhjen e tė sė vėrtetės nė fakt dolėn shkėndijat e para tė revolucionit dhe fillimit tė zhvillimeve dhe ndryshimeve nė shoqėrinė islame. Jazidi, duke parė kėto zgjime tė popullit, Imam Saxhadin (as) dhe Hazrete Zejnebin (sa), sė bashku me pjestarė tė tjerė tė Ehli Bejtit, i dėrgoi nė Medine. Karavani i Ahli Bejtit nė rrugėn e kthimit tė tyre nė Medine kaluan edhe neper Qerbela dhe nė bazė tė disa tė dhėnave historike ata dyzet ditė pas martirizimit tė imam Husejnit a.s. ishin po nė kėtė vend. Ata qė mbijetuan nga kjo ngjarje vizituan varrezat e dėshmorėve dhe aq ishin nė pikėllim dhe zi sa qė shumė njerėz ranė nėn ndikim tė tyre.
*******************
Lufta kundėr dhunės dhe padrejtėsisė nga diktatorėt e kohės ėshtė shembull i njerėzve liridashės tė botės nė kohėra dhe vende tė ndryshme tė jetės. Imam Husejn (as) ėshtė gjithashtu nė mesin e njerėzve tė mėdhenj tė Zotit dhe filloi lėvizjen e vet kur ndjeu se e vėrteta po ndryshohet dhe shoqėria islame ka nevojė pėr reforma thelbėsore .Ai duke bėrė tė ditur vlerat dhe pastėrtinė e njeriut, formuloi njė pikėpamje tė re ku njeriu duhet tė ketė njė jetė tė qetė por duhet tė jetė liruar nga dhuna dhe pėr tė arritur deri te kėto qėllime sublime ka nevojė qė tė sakrifikojė. Nė kėtė botėkuptim njeriu ėshtė njė qenie mė e lartė dhe pėr nevojat dhe dėshirat e pavlefshme nuk duhet qė tė pranoj dhunėn. Ajo qė sipas imam Husejnit ka vlerė ėshtė pikėrisht njė jetė qė do tė pranoj sundimin e Zotit dhe udhėheqjen e tė personave kompetent dhe tė pastėr. Jeta atėherė ėshtė e lumtur kur njeriu duke pasur lirinė e vet tė arrij tė ruaj vlerat dhe pastėrtinė e vet. Ėshtė e natyrshme qė pranimi i cdo sundimi mbi njeriun pėrveē sundimit tė Zotit e drejton atė drejt devijimit dhe dyanėsisė dhe njerėzit me largimin e tyre nga synimet madhore shkojnė drejt humbjes dhe shkatėrrimit dhe nė kėtė mėnyrė pėrgatitet rruga pėr sundimit tė personave tė padrejtė dhe jo kopmetent. Imam Husejn (as) bėri kryengritje kur pa se njė rrezik i kėtilėl po i kėrcnohet shoqėrisė islame dhe ka thėnė : Unė jam larguar nga Medina pėr tė tė pėrmirėsuar kombin e stėrgjyshėrve tė mi.
Imam Husejni (as) nuk u bė i pėrjetshėm nė histori vetėm me parulla dhe fjalė. Ai me trimėri tė pashembullt nuk pranoi dhunėn dhe arriti tė zbatoj parullat mė sublime tė njeriut. Kjo parullė nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė ēmohet dhe vlersohet lartė nga njerėzimi. Si ėshtė e mundur qė njeriu tė arrij deri nė kėtė shkallė qė asnjė pikė dhunė tė mos pranoj? Ėshtė e qartė se mbėshtetja tek Zoti dhe tė dėrguarit e tij janė mėnyrat e arritjes nė kėtė shkallė .Nė tė vėrtet, cila ishte epopeja me madhėshtore qė Imam Husejni (as) e kujtoi ne kohen kur ishte nėn shigjetat e armikut? Imam Husejni duatė me tė thella dhe mė tė kuptimta i belbėzoi nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė vet. Madje edhe nė kulmin e betejės ai synonte qė tė udhėzoj nė rrugė tė drejtė ushtrinė e vet. Prezenca e kėsi lloj karakteristikash janė pikėrisht ato qė e kanė shndėrruar tė pėrjetshėm emrin dhe epopenė e Imam Husejnit (as) dhe nga kėto veēori tė lartpėrmendura ai ndryshe njihet edhe si drita e udhėzimit dhe anija e shpėtimit tė njerėzimit.
*******************
Tashti nė ēdo vend ku njė grup personash qė ēohen tė kundėrshtojnė dhunėn duke marrė shembull nga epopeja e Imam Husejnit (as) nė njė farė mėnyrė nė tė vėrtet po ringjallin ngjarjen e Qerbelasė. Ndėrkaq ata tė cilėt i vėnė nėn thundėr vlerat dhe moralin njerėzor pėr tė arritur interesat e tyre personale dhe jo legjitime, nė fakt po ndjekin rrugėn e devijuar tė Jazidit. Ata mundohen qė me dhunė, frikė dhe tmerr tė imponojnė kėrkesat e tyre mbi tė tjerėt dhe nė kėtė rrugė derdhin gjakun e personave liridashės dhe tė drejtė por sundimi Hyjnor ka teguar se rruga e tė humburve ėshtė gjithmonė nė devijim kurse drejtėsia gjithmonė ka pėr tė triumfuar. Ndėrkaq, sot edhe me kalimin e shekujve tė shumtė jemi dėshmitarė se Imam Husejni (as) po kujtohet pėr tė mirė dhe emri i tij mbjell dashur dhe entuziazėm nė zemrat e njerzve. Megjithse ai u pėrball me vėshtirėsi tė panumėrta nė rrugėn e tij kundėr dhunuesve por mėnyra e kundėrshtimit tė tij me sundimtarėt e kohės sė tij ka krijuar skena tė bukura dhe tė papėrsėritura. Ai me njė personalitet tė qėndrueshėm ka theksuar: Unė nė njė ambient tė tillė tė kėnaqshėm, vdekjen e sheh si lumturi ndėrsa jetėn nėn sundimtarėt e di si pjesė te vuajtjes dhe dhunės. Ai me mesazhin e vet dha njė kushtrim tė rėndėsishėm pėr njerėzimin dhe njėkohėsisht ka deklaruar se nė kushtet ku mirėsia dhe lumturia ėshtė e privuar nga njeriu nė atė kohė lufta qė mbaron nė martirizim ėshtė po ajo lumturia e vėrtet e njeriut. Nga pėrvoja qė kemi pasur nė periudha tė ndryshme na ėshtė bėrė e qartė se bota ėshtė vendi ku duhet tė pėrhapet paqja dhe pastėrtia morale dhe kur njė grup po lėviz jashtė kėtyre kornizave tė lartpėrmendura, ngushtohet jeta e njerėzve tė devotshėm dhe tė drejtė. Nga kjo buron edhe dėshira e peronave tė ndritur pėr tė luftuar injorancėn dhe padrejtėsinė. Gjė tė cilėn e bėri edhe nipi i pejgamberit tė islamit, Imam Husejni (as).
*******************
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt