JEZUSI
- Nga Katekizmi i Kishės Katolike -
430 Jezus nė hebraisht d.m.th.: Zoti shpėton. Nė momentin e Lajmėrimit, engjelli Gabriel thote se emri personal i tij do tė jete Jezus, emer i cili nė tė njejten kohė e shpreh dhe thekson identitetin dhe misionin e vet. Me qenė se vetem Zoti mundet t'i falė mėkatet, ai nė Jezusin, Birin e pėrjetshėm tė vetin tė bere njeri, do ta shelbojė popullin e vet prej mėkateve tė tija. (Mt 1, 21). Kėshtu, nė Jezusin, Zoti , e rilind tė gjithė historinė e shpėtimit nė dobi tė njerzve.
431 Nė historinė e shpėtimit, Zoti nuk eshte kufizuar pėr ta liruar Izraelin prej skllaverisė (Lp 5, 6) duke e nxjerrė nga Egjipti, por e shėlbon edhe prej mėkateve tė tija. Me qenė se mėkati eshte pėrherė fyerja e bere ndaj Zotit, vetėm Zoti mundet ta fshije. Prandaj Izraeli duke njohur gjithnje e me shume tėrėsinė e mkatit, nuk mundet te kerkoj shėlbim nė asgje tjetėr vetėm nė thirrjen e emrit tė Zotit Shpėtimtar.
432 Emri i Jezusit dtth se vet Emri i Zotit eshte i pranishėm nė personin e Birit tė vet tė mishruar pėr Shelbimin e pėrgjithshėm dhe pėrfundimtare nga mekati. Vetėm emri hyjnor e sjell shpėtimin, dhe qė prej tani mund ta therrasin tė gjithė sepse, me Mishrimin, ai u bashkua me tė gjithė njerzit, ashtu qė vetėm nėpėr Tė fitohet shėlbimi. Sepse pėr tė vėrtetė, ska asnjė person (nė gjuhen greke eshte emėr, nė shqip eshte pėrkthyer person) tjetėr nėn kėtė kupė qielli qė Hyji ua dha njerėzve me anėn e tė cilit do tė mund tė shėlbohemi. (Vap 4, 12).
433 Kryemeshtari, mbasi qė me gjakun e flisė e ka sterpikė pajtimtoren e Shejtrores mbi shejtrore, e ka thirrur, vetėm njė herė nė vit, Emrin e Zotit pėr faljen e mėkateve tė Izraelit. Pajtimorja ishte vendi i pranisė sė Zotit. Kur shėn Pali thotė pėr Jezusin se Atė Hyji e caktoi tė jetė, nė saje tė fesė, fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet. (Rom 3, 25), deshiron ta vertetoj se tė qenit njeri tė tij sepse Hyji nėpėr Krishtin e pajtoi botėn me vetvete ( 2 Kor 5, 19).
434 Ngjallja e Jezusit eshte lavdėrimi i emrit tė Zotit Shpėtimtar sepse tani emri i Jezusit e shfaq nė plotėsi pushtetin suprem Emėr qė eshte mbi ēdo emėr (Fil 2, 9-10). Shpirtrat e kėqij frigohen prej Emrit tė tij dhe nė kėtė emėr nxenėsit bejnė mrekulli; dhe ēdo gje qė ata kėrkojnė prej Atit nė emrin e tij, Ati ju jep.
435 Emri i Jezusit eshte nė qendėr tė lutjes sė krishterė. Tė gjitha lutjet liturgjike pėrfundojnė me formulėn nėpėr Zotin tonė Jezu Krshtin ( ) Lutja Tė falemi Mari e arrin kulmin nė fjalėt dhe i bekuar eshte fryti i barkut tėnd Jezus. Lutja e zemrės, e rėndomtė te lindorėt e thirrun edhe Lutja e Jezusit, thotė: O Zot Jezu Krishti, Biri i Zotit, ki mėshirė pėr mue mėkatarin. Shumė tė krishtenė, si shėn Gjon d'Ars, vdesin me vetėm njė fjalė nė buzė: O Jezus.
Krijoni Kontakt