Close
Faqja 22 prej 24 FillimFillim ... 122021222324 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 233
  1. #211
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    "Mulosmani na furnizonte me veshje policore"

    E Marte, 24 Nentor 2009

    Redinalda Caushaj

    Tirane- "Banda e Durresit" eshte furnizuar me veshje policie nga Jaho Mulosmani, i denuar per vrasjen e ish-deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari. Keto te dhena jane bere te ditura nga i penduari i "Bandes se Durresit", Adriatik Coli, i cili ka treguar detaje te reja ne lidhje me veprimet qe jane kryer nga anetaret e bandes. Perpara Gjykates se Krimeve te Renda, Coli ka deklaruar se nje prej personave me te cilin ka pasur lidhje banda, ka qene edhe Jaho Mulosmani. Burime nga Gjykata e Krimeve te Renda, kane bere me dije se i penduari ka shpjeguar qe ne vitin 1998, i ati i Mulosmanit ka shkuar ne qytetin e Durresit dhe ka furnizuar me rroba policie anetaret e bandes. Sipas deklarimit te dhene para gjykates, mesohet se rrobat i ishin kerkuar nga kreu i "Bandes se Durresit", Lulzim Berisha, i cili i pasi ishte takuar me te atin e Mulosmanit, i kishte kerkuar qe veshjet t'ia dorezonte Adriatik Colit ne banesen e tij, duke i dhene edhe adresen se ku mund ta gjente. I penduari mesohet se nuk ka dhene asnje shpjegim se per cfare vrasjesh jane perdorur keto veshje. Ngjarja per te cilen jane furnizuar me veshje policore anetaret e bandes, ka ndodhur perpara se te kryhej vrasja e deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari, periudhe kur Mulosmani ishte shefi i rendit ne qytetin e Tropojes. Sipas burimeve nga gjykata, mbrojtesit e te pandehurve kane kerkuar edhe deklarimet e Colit ne lidhje me tre vrasjet e reja, per te cilat i penduari pretendon se ka dijeni. Pikerisht behet fjale per vrasjet e Ali Kertushes, Dorjan Semes dhe Ledion Kecit. Mbrojtesit jane njohur nga prokuroria se per keto ngjarje, hetimet kane nisur ne tetor te ketij viti, ndersa nuk eshte percaktuar se jane kryer apo jo nga anetaret e "Bandes se Durresit", ashtu sic edhe ka pretenduar i penduari. Seanca e djeshme eshte mbyllur per te vazhduar serish me pyetjen e te penduarit, nga avokatet dhe te pandehurit. Gjate deklarimeve te dhena perpara gjykates, i penduari Coli ka shpjeguar se ndihmesi i grupit kriminal ka qene edhe Dritan Dajti, i cili kishte rene dakord qe te ekzekutonte Lulzim Berishen kundrejt pageses prej 200 mije eurosh, pazar i cili me pas ishte prishur. Te pandehurit e ketij procesi jane 16 persona, te cilet akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per ngjarjet e ndodhura pas vitit 1997, sidomos ne qytetin e Durresit.

    "Banda e Durresit", krimet e saj

    Sipas prokurorise, ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, banda e ka zanafillen e saj ne vitin 1997, ne krye te se ciles qendronte i pandehuri Lulzim Berisha. Me pas banda u nda ne dy grupe, qe u kthyen edhe ne rivale, midis Berishes dhe Klodian Saliut. Pas vrasjes se ketij te fundit ne 2005, drejtimin e mori Indrit Dokle. Pas operacioneve te policise, u arrestua edhe Adriatik ( Dritan) Coli, i cili perfitoi statusin e te penduarit te drejtesise.

    Deklarimet

    I penduari Adriatik Coli, per 5 seanca me radhe ka rrefyer te gjitha vrasjet qe jane kryer nga "Banda e Durresit", pjese e se ciles ka qene edhe ai vete. Coli ka treguar me detaje te gjitha levizjet qe jane kryer nga anetaret, para dhe pas ndarjes se bandes, perfshire ketu edhe trafikun e droges.

    KJ

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqe de facto kryeminister e kryeprokuror e kryegjakates i shqiperise eshte edvin dokle ruci.. e meqe zevendesa te tije jan namiku me dadushet.. gjyqi kunder vrasesit dokle indrit kurre nuk do perfundoje dhe indriti ka per te dal i pafajshem dhe shteti do ti paguaj demshperblim..

    fshati qe duket sdo navigator gsm a ca i thone.. .. thot poplli..

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rrëfimi i Adriatik Colit

    GSH

    --


    Banda e Durresit,

    Rrëfimi i Adriatik Colit:

    11 vrasjet dhe 9 plagosjet





    Krimet e famshme të bandës së Durrësit vijnë "të gjalla" në deponimin para prokurorëve të Adriatik Colit, i penduari i drejtësisë që ka rrëfyer hap pas hap veprimtarinë e tij dhe të miqve të tij. "Gazeta Shqiptare" vendos të ripublikojë të plotë dëshminë e Colit në suplementin "Dosjet e Vitit", i cili ka rrëfyer dhjëtëra krimet, zanafillën dhe zbatimin e tyre. Publikimi vjen pasi një pjesë e medias e ka "dekonspiruar" atë që presupozohej të ishte një hetim sekret për shkak të rëndësisë së procesit.

    FILLESA E AKTIVITETIT
    Unë kam ikur në Itali dy ditë pas vrasjes së shtetasit Ilir Koldashi, në fund të muajit tetor 2005, në vendin e quajtur "Disko e shtetasit A.Zeneli", e cila ndodhet tek "Sheratoni". Unë kam qenë bashkautor në këtë vrasje dhe u largova në Itali për t'iu shmangur kapjes nga policia. Shkova në Itali dhe qëndrova 4 muaj. Aty mora vesh që kishin ardhur persona për të më eliminuar. Po kështu, mora vesh që të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e Ilir Koldashit ma kishin hedhur mua. Në Itali kam mësuar se kishin dërguar njerëz për të më eliminuar shtetasit Indrit Dokle, Lulzim Berisha si dhe të afërmit e viktimës. I gjendur në këto kushte, vendosa që me vullnetin tim të lirë të kthehem në Shqipëri dhe të paraqitem para organeve të Drejtësisë për të deklaruar gjithçka di lidhur me vrasjen e shtetasit Ilir Koldashi, si dhe të gjithë aktivitetin kriminal të grupeve kriminale të qytetit të Durrësit, në të cilat edhe unë kam qenë pjesëmarrës. U nisa nga Italia dhe shkova në Austri me makinë. Në kufirin midis Austrisë dhe Sllovenisë më kapi policia sllovene dhe nuk më la të kaloj për në Slloveni. Pastaj, policia austriake më kthehu në Kosovë, pasi unë u prezantova me emrin Arben Krasniqi si shtetas i Kosovës. Nga Kosova erdha me avion në Shqipëri, ku zbrita në Rinas. Pas kësaj erdha drejt e në polici, me qëllim dhe me dëshirë për të treguar të gjithë aktivitetin tim si dhe lidhjet e mia shoqërore që kam pasur më parë. Dua të shpjegoj se unë kam banuar në lagjen nr.9 në qytetin e Durrësit, në shtëpi private, lindur dhe rritur aty. Arsimi im është tetëvjeçar, të cilin e kam mbaruar në shkollën 8-vjeçare të lagjes. Pas mbarimit të shkollës kam punuar marangoz, tek zdrukthëtaria në Spitallë. Në vitin 1991 kam shkuar në Itali dhe kam jetuar përkohësisht deri në vitin 1995. Në vitin 1995 unë u nisa nga Italia për në Gjermani, për të transportuar 1 kg heroinë, të cilën ma kishte dhënë një qytetar kosovar që jetonte në Itali. Emri i tij nuk më kujtohet, pasi kanë kaluar vite. Në Gjermani, në qytetin Singen mua më kapi policia gjermane me 1 kg drogë me vete. U dënova 4 vjet burg, nga të cilat bëra vetëm 2 vite, pasi dy të tjera më liruan me kusht për të mos u kthyer më në Gjermani. Në muajin dhjetor të vitit 1997, unë u ktheva në Shqipëri pasi më ktheu policia gjermane. Kur u ktheva në shtëpi, vura re se përballë banesës time kishte ardhur për të jetuar një familje e re. Pjesëtari i kësaj familje ishte shtetasi Lulzim Berisha, i moshës rreth 35 vjeç. Unë këtë shtetas e njihja. Si rezultat i fqinjësisë ne krijuam shoqëri me njëri-tjetrin, e cila u forcua pasi Lulin e qëlloi me pistoletë Festim Qoli, të cilin e thërrisnin "Feste", ngjarje ku Luli u plagos. Kjo ngjarje ka ndodhur në verë, ndoshta në vitin 1998, tek lokali i "Xhorxhit të Nores", që ndodhet në afërsi të Nish Gomës së vjetër, në Durrës. Nga Luli dhe persona të tjerë kam mësuar se së bashku me 'Festen', atë ditë që u qëllua Luli ka qenë edhe K. Plaku. Të dy këta shtetas kanë qëlluar ndaj Lulit. Edhe Luli i kishte qëlluar ata me pistoletë, por nuk i ka goditur. Unë jam informuar për ngjarjen në orën 17:00 të pasdites dhe shkova në spital tek Luli, ku gjeta edhe disa djem të tjerë që kishin qenë te lokali, që nuk më kujtohen emrat. Që atë natë, Luli erdhi në shtëpinë e tij dhe unë e vizitoja dhe e ruaja përnatë, prandaj edhe miqësia jonë u forcua. Unë kam mësuar se shkaku i përplasjes me armë midis 'Festes' dhe Lulit ishte një shkak banal.
    MIQESIA ME LUL BERISHEN
    Nga mesi i verës të vitit 1998, Luli filloi ndërtimin e një shtëpie në një truall të cilin e zuri pa leje, afër shtëpisë së kunatit të tij, Plarent Dervishi. Në atë kohë, me Lulin shoqëroheshin edhe shtetasit Plarent Dervishi, Redi, vëllai i Plarentit dhe Julian Meçaj. Unë e ndihmoja Lulin për ndërtimin e shtëpisë, duke porositur në emër të Lulit materiale për ndërtimin e shtëpisë. Në atë kohë, Lulzim Berisha kishte para të shumta në dorë, pasi këtë e shikoja nga mënyra se si blinte materialet e ndërtimit për shtëpinë e tij. Në vitin 1994, Luli ka qenë në Rimini dhe erdhi në Monza me një femër që punonte si prostitutë dhe quhej Diana, e cila ishte nga Fushë-Arrëzi.
    Përveç parave që Luli kishte nxjerrë nga Diana në kohën që po ndërtonte shtëpinë, unë mësova që ai merrej me transportimin e drogës në drejtim të Italisë. Në vitin 1998 qëllojnë me kallashnikov tek shtëpia e tyre, tek dritarja e kuzhinës, Redi dhe Plarent Dervishit, por nuk u godit asnjë nga ata. Më pas doli që atë natë kishin qëlluar shtetasit Tan Sallaku dhe një shtetas tjetër që e thërrisnin "Torra", emri i vërtetë është Ilir Nela me banim në Shkozet. Të nesërmen, Luli më mori në telefonin e shtëpisë dhe më tha të shkoja në Spitallë. Shkova në Spitallë dhe u takova me Lulin tek klubi i Latës. Në atë kohë, jashtë lokalit ishin Lulëzim Berisha, Plarent Dervishi, Ilir Xhunga dhe Klodian Saliu. Ata po bisedonin me njëri- tjetrin. Sa shkova unë, Luli më tha që do shkosh në Tiranë, tek lokali i quajtur "B..." dhe do të takosh një shtetas me emrin Geri, mbiemrin nuk ia di. Geri ishte shok i ngushtë me shtetasit Denis Xhilaga dhe Rimi, mbiemrin nuk ja di, i cili është pronar i "B..." Luli më tha që do takosh Gerin dhe do t'i marrësh makinën, dhe do ta sjellësh në Spitallë. Unë ashtu bëra. Shkova takova Gerin, të cilin e kisha takuar edhe 2-3 herë tek shtëpia e Plarentit. Geri ishte rreth 171 cm, me moshë rreth 23 vjeç në atë kohë, flokët kaçurrel të zeza, të shkurtra, me fytyrë të rrumbullakët. I thashë Gerit që Luli më kishte thënë për t'i marrë makinën dhe ai më dha një makinë tip 'BMË 325' me ngjyrë gri e zezë me targa TR, numrat nuk më kujtohen. Mora makinën dhe shkova në Spitallë, ku më priste Luli. Lashë makinën dhe ika në shtëpinë time. Në darkë, rreth orës 18:00 shkova përsëri në Spitallë, ku takova Klodin, Plarentin, Ilirin dhe Lulin. Këta ishin jashtë lokalit të Latës dhe po bisedonin me njëri-tjetrin dhe po bënin plani si t'i qëllonin Tan Sallakut. Ata e dinin që Tani rrinte në një lokal afër shkollës "7 Nëntori" dhe çuan një person që ta ruante dhe t'i lajmëronte kur Tani të shkonte atje. Unë nuk e dija se kush do t'i lajmëronte, por do të flisnin me telefon celular, pasi në atë kohë kishin dalë numra celularë. Luli dhe Klodi kishin celular me "20", po unë nuk ja mbaj mend numrat, se është kohë e gjatë.
    Rreth orës 19:30-20:00 të darkës, ata u lajmëruan se Tani kishte ardhur tek lokali. Ata hipën në makinën "BMË" që solla unë nga Tirana. Luli ishte shofer, në vend të parë hipi Klodi, ndërsa mbrapa hipën Plarenti dhe Ilir Xhungën. Plarenti kishte një armë "Skorpions", Klodi kishte pistoletë dhe Ilir Xhunga kishte pistoletë. Unë qëndrova tek lokali. Pas 10 minutash, ata u kthyen me shpejtësi dhe Luli ma bëri me dorë nga makina që të ikja. Unë ika në shtëpi, dhe kur shkova atje mora vesh se ishte vrarë Dritan Sallaku dhe ishte plagosur 'Torra' dhe Gim Rexhepi.
    Luli mori vesh nga policia që ishte zbuluar fotografia e Gerit ose e Denisit tek makina "BMË" dhe filloi të ruhej dhe të rrinte mbyllur tek shtëpia e Plarentit, që ndodhej te Stacioni i ri i Trenit, tek shtypshkronja "10 Korriku". Ndërsa Klodi rrinte tek shtëpia e tij në Spitallë dhe nuk dilte. Gjatë kësaj kohe, unë lëvizja lirshëm duke shkuar edhe në shtëpinë time si dhe tek Plarenti. Pas një jave, Dash Sallaku dhe Marsel Sotiri, i cili ishte shoku i ngushtë i Dashit si dhe Arjan Paja, i cili kishte ardhur nga Italia, pasi e kishte thirrur Marseli për këtë rast, filluan të lëviznin nëpër Durrës për të qëlluar Lulin. Ata po i ruanin dhe ishin vendosur rreth shtëpisë së Plarentit. Një nga këto ditë doli Redi, vëllai i Plarentit nga shtëpia rreth mesditës, ndërkohë unë isha te shtëpia me Plarentin, Lulin dhe familjarët e tyre. Redi shkoi te shtëpia në ndërtim e Lulit, e cila është afër me shtëpinë e Plarentit, për të kontrolluar punimet dhe në momentin që po kthehej në shtëpi, afër hyrjes së pallatit i afrohet duke e gjuajtur me pistoletë Arjan Paja. Emrin e personit që qëlloi mbi Redin, Lulit ia tregoi shtetasi N.K, i cili erdhi pas dy ditësh dhe bisedoi me Lulin. Në këtë moment, Redi ishte afër hyrjes dhe vrapon i përkulur dhe futet brenda shtëpisë e shpëton pa u goditur. Sa u fut në shtëpi, në dritaren e shtëpisë që shihte nga rruga u qëllua me kallash. Nga plumbat nuk u plagos asnjë. Ne nuk dolëm nga shtëpia dhe pak më vonë erdhi policia, bëri veprimet dhe na pyeti kush qëlloi, por ne nuk treguam gjë dhe policia u largua. Unë pas gjysmë ore u largova për në shtëpinë time. Të nesërmen, Luli dhe Plarenti shkuan në Spitallë dhe u takuan me Klodin, ku i treguan ngjarjen dhe pas dy ditësh shkuan dhe u vendosën tek shtëpia e dajës së Lulit në Shkozet. Mbas disa ditësh mua më thirri Luli për të çuar qenin Pitbull të tij, të cilin pasi e mora të shtëpia që kushte Luli me qira e çova në Shkozet. Aty kur shkova gjeta Lulin, Plarentin, Ilir Xhungën, Klod Saliun dhe dy djem nga Elbasani që nuk i kam njohur në atë kohë pasi kam ndenjur jo më shumë se 5 minuta. Aty, ata ndenjën rreth 3 ose 4 ditë dhe mora vesh që kishin në plan për të vrarë Marsel Sotirin, pasi ky ishte më i fuqishëm se Dritan Sallaku dhe kishte rrjet më të madh shoqëror dhe ia kishin frikën atij. Gjatë kësaj kohe nuk e realizuan dot goditjen e Marselit dhe shkuan për të qëndruar te shtëpia e gjyshit të Lulit, në kodrën e Rrashbullit. Kjo ishte një shtëpi njëkatëshe me oborr, në të cilin kishte pemë të mbjella dhe më duket se kishte dy dhoma dhe një kuzhinë.
    TENTATIVA PER
    VRASJEN E MARSEL SOTIRIT
    Pas dy ose tri ditësh, te shtëpia në Rrashbull filloi të mblidhej gjithë shoqëria e Lulit. Atje erdhën Plarenti, Ilir Xhunga, Klodian Saliu dhe Ermir Dervishi, si dhe unë. Ndonjëherë unë shkoja vetë dhe ndonjëherë më thërrisnin ata. Aty flitej sesi do të organizonin vrasjen e Marselit. Dua të sqaroj se Marseli punonte në doganën e Tiranës dhe për lëvizjen e tij na jepte informacion kunati i R.Dervishti, me emri Gazi. Redi i kishte marrë motrën atij për grua. Gjithashtu, për të kontrolluar lëvizjet e Marselit kur vinte në drejtim të Durrësit kishim lënë Julian Meçen në Maminas, i cili do të lajmëronte në telefon celular për mbërritjen e Marselit. Vëzhgimi për lëvizjet e Marselit vazhdoi rreth dy-tri ditë. Ditën e ngjarjes në mëngjes, më thërret Luli në telefon dhe unë shkova me furgon tek shtëpia e gjyshit të Lulit dhe atje gjeta Lulin, Klodin, Plarentin dhe Ilir Xhungën, dhe aty qëndruam deri në mesditë. Aty unë mora vesh se Juli kishte dalë për të vëzhguar Marselin në Maminas, i cili lëvizte me makinë të doganës. Ajo ishte një makinë fuoristradë me ngjyrë ulliri me fenelinë. Rreth mesditës mori në telefon Juli dhe foli me Lulin, ku i tregoi se po vinte Marseli. Atëherë Luli na tha, 'hajdeni shpejt se po vjen'. Lulzim Berisha, Klodian Saliu, Plarent Dervishi dhe Ilir Xhunga hipën në makinën tip "Golf" duke marrë secili nga një automatik kallashnikov në dorë. Në timon hipi Luli, në vendin e parë të pasagjerit hipi Klodiani dhe dy të tjerët hipën mbrapa. Mua më lanë si detyrë që të merrja makinën "Lancia" dhe të shkoja t'i prisja tek shinat e trenit, tek unaza. Në makinën që hipi Luli ishin një paruke, më duket me ngjyrë të zezë dhe tre kapele sportive me strehë të gjata para. Ata u nisën para meje dhe u shkëputen nga unë, ndërsa unë mora "Lancian" dhe rrugës për tek Unaza rashë në një gropë me ujë, e cila ndodhej poshtë shinave të trenit. Unë kërkova ndihmë në një shtëpi aty pranë, ku ngeci makina, në krahun e djathtë të rrugës për në plazh. Shtëpia ishte larg shinave rreth 20 metra. Aty doli një burrë i moshës 40 vjeç, nxori makinën e tij veturë 'Benz' dhe me atë tërhoqi derisa nxori "Lancian" nga gropa. Unë i thashë që 'a mundet ta lë makinën tek oborri juaj dhe të vij ta marr nesër', dhe ai pranoi. Dua të theksoj se unë para se të ikja pashë pozicionin ku kishte ndaluar "Golfi". Ai ishte afër një ferre të madhe, ku zunë pozicionin Luli, Plarenti, Klodiani, Iliri. Në atë pozicion kryqëzohej rruga e trenit me rrugën automobilistike Tiranë-Durrës dhe makinat që kalonin aty ishin të detyruara të ulnin shpejtësinë. Si rrjedhojë, ishte pozicion shumë i përshtatshëm për t'u bërë prita. Pasi pashë këtë vendosje, unë ika atje ku shpjegova më sipër. Pasi lashë makinën e prishur tek oborri i shtëpisë së personit që me ndihmoi, unë prita Lulin me gjithë shokët e tjerë. Pas rreth 10 minutash, Luli bashkë me tre shokët e tjerë erdhën në këmbë drejt meje. Ata panë makinën që ishte prishur, Luli më bëri shenjë me dorë që të largohesha. Ata u nisën në drejtim tjetër dhe unë në drejtim tjetër. Unë shkova në shtëpi dhe atë ditë nuk u takuam me njëri-tjetrin. Po atë ditë unë mora vesh se ishin vrarë Viron Curri dhe Arjan Paja, ndërsa Marseli ishte plagosur dhe e kishin çuar në spital në Tiranë. Atë e kishte kapur një plumb në qafë dhe një në këmbë. Të nesërmen u takuam tek shtëpia e Plarentit, ku ishte edhe Luli, dhe aty Luli më tha 'sesi e humbe fare duke futur makinën në ujë, po s'ka gjë se e ke për herë të parë'. Pas dy ditësh jemi takuar përsëri tek shtëpia e Plarentit, ku kemi qenë unë, Plarenti, Luli, Iliri dhe Klodi. Aty filluam të diskutonim rreth ngjarjes. Unë mësova se ata kishin qëlluar të katërt dhe Iliri tha në bisedë tha se, 'desha të kthehem t'i gjuaj përsëri Marselit, por vura re se dera e makinës ishte e hapur dhe Marseli ishte në pozicion të shtrirë dhe kujtova se ai kishte vdekur'. Aty u diskutua se në makinën e Marselit kishte qenë edhe një kile kokainë e vendosur në kroskotin e makinës si dhe 80 mijë marka. Po ashtu, aty u diskutua sesi nuk arritën të vrisnin dot Marselin si dhe ku i hodhën armët pas vrasjes. Ata treguan se armët i kishin hedhur në një kanal me ujë, i cili ishte afër makinës "Golf". Gjatë bisedës njëri thoshte se arma ime u zhyt e tëra brenda kanalit, ndërsa një tjetër tha që arma ime nuk u zhyt e tëra. Nuk e di me saktësi nëse ata i hodhën të gjitha armët në kanal apo mbajtën ndonjë me vete për t'u mbrojtur nga frika e ndonjë përplasjeje që mund të ndodhte gjatë rrugës në kthimit. Pas kësaj prite morëm vesh se Marseli u shpërngul dhe shkoi të jetonte në një shtëpi në plazh, kurse Luli, Plarenti, Iliri dhe Klodi rrinin gjithnjë bashkë. Ata jetonin në dy shtëpi, te shtëpia e Plarentit dhe te shtëpia e Klodit në Spitallë dhe nuk para dilnin në qytet, se ruheshin. Kurse, unë dilja vazhdimisht.
    Unë në atë kohë përdorja "Lancen Tema" dhe i kisha vënë targat e fuoristrës së Lulit. Unë merresha me ndërtimin e shtëpisë së Lulit. Gjithashtu, unë mbaroja çdo punë që më thoshte Luli, p.sh, shoqëroja motrën e Lulit për pazar dhe për punë të ndryshme.
    EKZEKUTIMI I ED ONGARIT
    Ka qenë korrik i vitit 1999, unë shkova në shtëpinë e Lulit dhe gjeta Jul Meçen. Aty ishte dhe Plarenti. Luli na tha të merrnim dy armët "Skorpions" dhe një kallash që e kisha mbrapa në bagazh si dhe një paruke të kuqe dhe t'i çonim tek shtëpia ime se do t'i binim Edit bashkë me Jul Meçen. Unë ashtu bëra dhe po prisja gati në shtëpi. Mora edhe një 'Benz 240', që ma dha Luli për ta përdorur për vrasjen. Këtë makinë ai nuk e ka përdorur më parë. E kam parë vetëm atë ditë që e mora unë. Pas një ose dy ditësh, Plarenti, Luli, Indriti dhe Klodi ishin tek shtëpia e motrës së Lulit, e cila ndodhet në kryqëzim tek muzeumi në një pallat në katin e pestë. Më mori Luli në telefon dhe më tha që, 'merr makinën dhe një 'Skorpions' dhe kallashin dhe hajde tek 'pesëkatëshi', në hyrje të lagjes'. Shkova aty dhe gjeta Lulin, Klodin dhe Indritin. Hipëm të katërt tek 'Benzi' jeshil. Në atë moment më mori gruaja në telefon, gruaja e Lulit të cilën e kishte lajmëruar Edmond Koci, të cilit ne i themi Monc Çekiçi, i cili ka lidhje krushqie me Lulin. Mondi e kishte parë në një lokal afër shtëpisë së tij që në mëngjes rreth orës dhjetë, që ndodhet afër bar bufe 'Stadiumit'.
    Luli hipi në timon, Klodi në vend të parë, kurse unë me Indritin u ulëm mbrapa. Në atë moment, Luli vuri parukën e kuqe, ndërsa Klodi vendosi kapelën dhe u nisëm. 'Skorpionsin' e mori Klodi, ndërsa Kallashin e kishim ne mbrapa, unë dhe Indrit Taullai në sediljen e pasme. U nisëm dhe kur u afruam te lokali, Luli më tha që të zbrisja dhe të shikoja sa vetë ishin dhe t'ia bëja më shenjë. Unë zbrita nga makina dhe u afrova, dhe pashë që jashtë lokalit ishin ulur të karriget Edi me dy veta të tjerë. Unë i bëra shenjë Lulit me gishta dhe i thashë që janë tre veta, Edi me dy të tjerë duke pirë kafe. Në atë moment zbriti Luli me paruke të kuqe në kokë dhe me kallash në dorë, ndërsa Klodiani kishte vënë kapelën e zezë prej meshini me strehë para dhe 'Skorpions' në dorë. Ata u afruan anës së murit që të mos i shihnin dhe dolën përballë me tavolinën, dhe Klodi e qëlloi nga afër Edin me breshëri. Edi ra përmbys sipër tavolinës. Ata hipën në makinë dhe u larguan, ndërsa unë ika në këmbë në shtëpi. Ata e lanë makinën afër rajonit të policisë, në një rrugicë që del te ish-tregu industrial, afër shtëpisë së Mir Hotit, që është doktor. Më vonë ata vijnë në këmbë te shtëpia e ime, Indriti, Luli dhe Klodi. Në shtëpi s'kisha njeri. I pyeta unë, 'po makinën ku e keni lënë', dhe ata me treguan vendin. Ata thanë që i kishin lënë të gjitha gjërat brenda. Pas ca minutash të rrugica para shtëpisë erdhi një makinë që nuk e mbaj mend sesi ishte dhe mori Klodin e Indritin dhe iku.
    Luli u largua në këmbë. Pas një orë unë shkova vetë, pa më thënë njeri dhe mora makinën që i kishte çelësat në kroskot dhe ishte të shtëpia e Mir Hotit dhe e çova pas muzeumit, afër shtëpisë sime. Mora armët dhe paruken dhe e fsheha në një ferrë afër. Makinën e mbylla aty. Rreth një javë më vonë, ka qenë muaji korrik 1999, unë isha në shtëpi kur më erdhi një djalë që nuk me kujtohet dhe më tha, hajde se të do Luli. Unë hipa në makinë me atë dhe ai me çoi tek një shtëpi e vjetër njëkatëshe, që ndodhet tek unaza e plazhit. Aty gjeta Lulin, Plarentin, Klodin dhe Indrit Taullain si dhe burrin e motrës së Isuf Morinës që e thërrasin Tiku. Aktualisht, Tiku është në Amerikën, sa hyra brenda Plarenti më tha që, "sot do palosim Marselin". Unë i thashë "ishalla. Po vij dhe unë të gjuaj se ai më la gjysmë njeriu". Kur u bënë planet, Luli tha, "ti Tiku do jesh shofer dhe do marrësh 'Benzin' jeshil që përdorëm tek vrasja e Ed Ongarit dhe do na çosh ne tek ura, që ndodhet tek shinat e Trenit që del të plazhi 'Iliria'. Vetë do rrish sipër te kodra. Kur të dëgjosh krisma, do vish menjëherë aty ku na le dhe do të bllokosh rrugën nga krahu i "Plepave", që të kemi të lirë kalimin për në Durrës. Sa ishte errësuar, unë mora 'Benzin' jeshil dhe hipa bashkë me Lulin, Plarentin Indrit Taullain dhe Klodin. Ne morën me vete një mitraloz të rëndë "Kolinov", një mitraloz të lehtë me rrotacile, ku futëm fishekët, një kundra tank, tre automatikë kallashnikov, një e kisha unë, katër. Shkova dhe i lashë çunat me armët te ura. Në makina mbajta vetëm kallashin tim. Kthehem mbrapa dhe qëndrova në buzë të rrugës kryesore, në faqe të kodrës. Pas rreth gjysmë ore unë...
    ...dëgjova krisma të shumta armësh dhe menjëherë shkova me makinë te ura, ku më thanë ata. Mora kallashin, dola nga makina dhe bllokova qarkullimin e rrugës nga drejtimi i rrugës së Plazh - Durrës, që të kishim rrugën e lirë për t'u larguar. Pas rreth 10 minutash aty erdhi në këmbë Luli me Plarentin. Luli kishte në dorë një kallashnikov, kurse Plarenti nuk kishte gjë. Kur po vinin, unë pyeta ku është Klodi. Luli thirri dy herë: "o Klodo, o Klodo". Pastaj hipën menjëherë në makinë dhe unë hipa në timon. Shkuam deri tek shinat e trenit, tek unaza që merr për në Durrës dhe aty zbriti Luli me Plarentin. Luli mori dhe kallashin tim dhe më tha që kthehu merr Klodin. Ata vetë ikën anës shinave. Unë nuk u ktheva se kisha frikën e policisë, por vazhdova drejt. Kalova Nish-Gomën e re dhe vazhdova për nga këneta. Kur arrita aty lashë makinën dhe u ktheva në këmbë për në shtëpinë time. Të nesërmen, kur dola pashë në afishe se kishte vdekur Marsel Sotiri. Unë shkova, mora makinën dhe e çova tek shtëpia e Plarentit. Lashë makinën dhe ika.
    VRASJA E TAN DISHES
    Ai i tha që personi që e thërrisnin "Cupe", i cili kishte një furgon ngjyrë të bardhë me targa Durrësi, që punonte si taksi në linjën Spitallë-Durrës. Klodi i tha Cupes që do marrësh këta çunat dhe do t'i dërgosh deri në Shënavlash. Ai pranoi. Unë me Indritin e vogël morëm secili nga një kallash tek shtëpia e Klodit, i pastruam dhe i morëm me vete në furgon. U nisëm me furgon unë, dy Indritët, Bujar Gashi dhe si shofer Cupja, që i pa armët. Të armatosur ishim unë me Indritin e Vogël me kallash dhe Indriti i Madh me pistoletë. Shkuam në Shënavlash tek shtëpia vëllait të Mehmetit. Aty pritëm sa u errësua pak. Aty priti dhe Cupja. Pasi u errësua, Bujari kishte lënë një djalë për ta ruajtur tek lagja e Tan Dishës se kur do të dilte Tani për në Durrës. Unë nuk e dija se ku ishte ky djali. Dolëm me makinën e Cupes dhe zbritëm poshtë. Cupja iku. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300 - 400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai me Bujar Gashin shkuan 500 metra para nesh në drejtim të rrugës që vinte nga Durrësi, që të na lajmëronin ne që Tani po vinte. Në zumë pritë dhe kishin bërë plan që ta qëllonin kur të kthehej nga Durrësi për në shtëpi. Dua të them se Bujari e njihte edhe Tanin dhe makinën që ai lëvizte. Me sa më kujtohet, makina e Tanit ishte tip BMV ngjyrë jeshile. Kemi ndenjur gjysmë ore në pritë në të dy anët e rrugës. Afër një gardhi ky kishte parkexh makinash, në krahun e kënetës ne dëgjuam një të shtënë pistolete që ishte sinjali që kishim lënë me Indritin për ardhjen e Tanit. Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij në anë të rrugës. Sa pashë dritat e makinës që po afrohej, e lashë të afrohet rreth 20 metra dhe e qëllova me automatik derisa mbarova një krehër. Pasi mbarova krehrin, qëlloi Indriti. Në atë moment makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë ndërrova karikatorin, u afrova rreth 1-2 metra dhe e qëllova Tanin edhe njëherë me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh që kalon afër kënetës. Vendin po ta shoh nga afër mund ta gjej se ku i hodhëm armët. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: "Vdiq? Unë u thashë: "Po, po". Pastaj u shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë Luli ishte në burg në Itali.
    Pas vrasjes së Tan Dishës ra qetësia dhe secili shikonte punët e tij. Unë me Bujar Gashin filluam të qëndronim nga Spitalla me Klodin. Dua të them se kur kishin qenë në Itali, Klodi kishte punuar fort me drogë me Lulin, Indritin e Madh dhe Plarentin. Lekët, rreth 600 milionë lireta i mbanin bashkë. Pas vrasjes së Tanit, Plarenti erdhi për të ndarë paratë e drogës me Klodin dhe Indritin. Unë isha tek shtëpia e Klodit kur erdhi Plarenti. Ai kërkoi pjesën e parave. Klodi i dha rreth 5.5 kg e gjysmë heroinë dhe i tha ta shiste. Plarentit i ngeli qejfi, por e mori drogën dhe nuk tha gjë dhe e nisi për në Itali. Klodi i tha, kur të vijë Luli bëjmë llogarinë përfundimtare. Klodi për pjesën e tij ishte ortak me Indrit Taullain. Pas ca disa ditësh unë isha tek Klodi dhe ai në muhabet e sipër më tha që "Plarenti me Lulin futën dorë dhe kanë marrë lekë pa hesap te shuma që ishte bashkë, se ku shkuan 300 milionë lireta...". Më pas u ftohën muhabetet me Plarentin dhe vinte më rrallë në Spitallë tek Klodi. Pas nja një muaji e gjysmë pas vrasjes së Tan Dishës, rreth muajit shtator të vitit 2000 është arrestuar Klodian Saliu. Klodi u arrestua fillimisht për çështjen e një vrasjeje me thikë shumë kohë më parë rreth vitet 1992 ose 1993, por më pas doli puna se e akuzonin se dolën gjurmët e gishtave te makina "Golf" me të cilën ishte kryer vrasja e Arjan Pajës e Viron Currit, si dhe e plagosjes së Marselit. Klodi ndenji rreth një vit e ca në burg. Gjatë kësaj kohe, Klodin e shkonim dhe takonim në burg unë, Indrit Taullai, vëllai i tij Shkëlqimi (tashmë i vrarë) dhe Indrit Dokle si dhe Rudin Taullai, i cili është kushëri i Indrit Taullait. Indriti i Vogël gjatë kësaj kohe rrinte te shtëpia e Klodit, si vëlla me Klodin.
    PERPLASJA ME ERION LAMEN
    Disa muaj para se të dilte Klodi nga burgu, mbaj mend se ka qenë dimër, vija re se Erion Lame ishte fuqizuar shumë. Ai kishte bërë shumë lekë dhe kishte blerë Benz katërfenerësh. Erjon Lame në atë kohë punonte me Ben Shabanin, Festen dh Artur Labin, të cilët merreshin me drogë. Tur Labi kishte një anije 2500-tonëshe. Di që Ben Shabanin e kanë arrestuar pasi policia gjeti një laborator droge tek shtëpia e tij në Shkozet. Unë kur shkëmbehesha me Erion Lamen, më shikonte shtrembër. Një ditë, Indrit Dokle më tha që e kishte marrë në telefon Erion Lame dhe i kishte thënë që kur do pimë një kafe, se me Indrit Taullain kam pirë një kafe dhe jam sqaruar. Indrit Dokle i kishte thënë që nuk pi kafe me njeri. Erioni i ishte përgjigjur që "po mirë, kush t'i këpusë kokën njëri-tjetrit". Pas kësaj, unë i thashë shkojmë e i këpusim kokën. E ruajtëm të dy Erion Lamen për rreth tre muaj rresht, por nuk po na dilte në shteg. Pastaj një ditë, Indritin e mori në telefon një shoku i tij dhe i tha se 'Erjonin e ke te klubi i Nard Muratit', që është afër me Bashkinë. Indriti erdhi te shtëpia ime. Unë mora pistoletë, kurse Indriti mori "Scorpions"-in, të cilin e kishte në shtëpinë e tij. U nisëm dhe zumë pritë tek rruga poshtë Bashkisë dhe po prisnim Erjonin. Ai ishte i detyruar të vinte tek rruga ku ishim ne, pasi rrugë tjetër nuk kishte. Ndenjëm rreth gjysmë ore, derisa Indriti pa makinën e Erion Lames. Unë nuk e njihja makinën e tij. Pak metra para se të vinte tek ne, ai ndaloi makinën dhe po bisedonte me Agim Hasanin. Ata biseduan rreth 5 minuta dhe pastaj Erjoni erdhi në drejtimin tonë. Kur ishte rreth tre metra larg nga ne, Indriti e qëlloi me "Scorpions". Makina doli anës rrugës dhe goditi shtyllën elektrike. Unë u mundova të hapja derën e pasagjerit, pasi pashë se Erjoni ishte shtrirë. Nuk e hapa dot derën se ishte në siguresë. Kapërceva makinën dhe dola nga ana e Erjonit. Ai në këtë kohë lëvizi dhe donte të hapte derën e tij. Unë në çast e qëllova me pistoletë dy herë. Një herë në gjoks dhe njëherë në bark. Pastaj ai hapi derën dhe ra. Ne u larguam me këmbë me vrap në drejtim të magazinave të birrës dhe armët i hodhëm përballë ambulancës ku po ndërtohej një pallat i madh në atë kohë. Pastaj u ndamë dhe secili shkoi tek shtëpia e tij. Në darkë erdhi dhe më shoqëroi policia dhe më pyeti rreth vrasjes së Erjonit, por unë nuk tregova. Mësova se edhe Indritin e shoqëroi policia dhe e pyeti për këtë problem. Në polici mësova se Erjon Lame kishte vdekur tashmë nga goditjet që i kishim bërë ne. Kam dëgjuar nga shokët e mi që makina me të cilën u vra Erioni, është lëvizur nga ai vend ku u vra dhe është dërguar te "Hotel Florida", pronë e Hasanëve në Durrës. Gjatë kohës që ka qenë Klodi në burg, unë me Indrit Doklen gradualisht u ftohëm me Indrit Taullain, pasi ky i fundit filloi të bënte pisllëqe të vogla, si p.sh., fuste të tjerë me vjedhje etj, gjë që ne s'e pëlqenim. Unë po filloja të rrija me Indrit Doklen.
    "DIVORCI" LUL BERISHA-KLOD SALIU
    Në këtë kohë kisha parë se Indrit Taullai rrinte me Plarentin dhe Julian Meçen. Nja dy muaj pas vrasjes së Erjon Lames doli nga burgu Luli. Unë me Indrit Doklen shkuam për vizitë në shtëpinë e re që ndërtoi përballë Plarenti. Te shtëpia ishte Luli dhe Mond Çekiçi. Vizita ishte thjesht dhe ne u larguam. Pas rreth 20 ditësh nga ardhja e Lulit doli Klodi nga burg. Atë ditë që doli nga burgu, unë e takova Klodin për pak kohë se kishte shumë njerëz për vizitë. Të nesërmen po bëja xhiro me një fuoristradë të Verit, që nuk më kujtohet si e ka emrin gjatë. Gjatë xhiros pashë Lulin që po shkonte me Plarentin tek shtëpia e Klodit në Spitallë. Pas dy ditësh më thirri Klodi dhe unë shkova në Spitallë. Ai më tha që njerëz më të afërt kam ty dhe Indritin. Me Lulin nuk kam më punë, meqë kur isha në ditë të zeza, nuk më pa njeri. Pas tre-katër ditësh, Klodi me Shkëlqimin, të vëllain shkoi te shtëpia e Lulit për t'i kthyer vizitën. Unë e pashë vetë këtë, pasi në atë kohë isha te shtëpia e Klodit. Unë mesa me kujtohet pritëm me gjithë Indritin jashtë shtëpisë së Lulit me dy makina dhe i pritëm derisa u kthyen pas gjysmë ore, që nga ajo ditë Klodi nuk është takuar asnjëherë me Lulin. Mbas takimit Klodi u shpreh: "Kishim ça kishim me Lulin, i pashë pisllëqet e tij dhe nuk më ka ndihmuar, tani ai në punën e tij, unë në punën time. Kemi qenë shokë deri dje, ruajtëm ça kishim për të ruajtur, tani nuk jemi armiq dhe të shikojë çdonjëri punën e vet". Pas ndarjes me Lulin, Klodi kishte si shok të ngushtë Indrit Doklen dhe pastaj mua. Në atë kohë filloi të afrohej dhe Altin Begu që ishte çun i lagjes. Altini i rrinte në shërbim me makinë Shkëlqimit, vëllait të Klodit, kur bridhte për punën e Klodit kur ishte në burg. Pas një muaji, rreth nga mesi i vitit 2002, Klodi i shiti një tokë që kishte tek Plepat në Durrës një tiranasi dhe mori nja 70 mijë dollarë që i futi në punë. Klodi na tha: "Çuna, ju m'u gjendet në ditë të zeza dhe ju me kismet të na eci puna do t'u ndihmoj dhe do të rregullohemi të gjithë". Klodi filloi të blinte drogë, heroinë të pastër. Unë nuk e di se ku e blinte, pasi Klodi ishte shumë i zgjuar dhe nuk na tregonte se ku e merrte drogën. Ai zakonisht merrte 6 kg heroinë, ndonjëherë 12 kg dhe e sillte te shtëpia e vjetër dhe për këtë nuk dinte gjë njeri. Këtë muhabet e dinim vetëm unë, Altini dhe Indriti. Klodi na mësoi se si bëhej përzierja. Përzierja bëhej me frutatriçe, që është një aparat elektrik që ne e fusnim në prizë dhe e përziente vetë. Ne hidhnim në aparatin përzierës 150 gram heroinë të pastër dhe e përzinim me 350 gram që është pluhur apostafat dhe bëhej gjysmë kile, të cilën e paketonim dhe e stamponim. Ne e paketonim me skoç kafe, i cili është ngjitës rulo dhe e stamponim me një kallëp hekuri. Klodi pasi e bënim gati, e niste në Itali. Dua të them se Klodi ishte shumë i kujdesëm edhe me transportimin e drogës nuk ngatërronte asnjë nga ne, pasi ne vetëm e paketonim dhe e lajmëronim që ishte gati dhe iknim. Klodi niste zakonisht një dërgesë prej 20 kg drogë në muaj. Pasi merrte paratë e ngarkesës së parë, ai niste tjetrën. Paratë i merrte gjithmonë në dorë. Pasi merrte paratë e dërgesës së parë, merrte drogën e pastër që e përzienim ne. Për rreth një vit puna eci normal dhe ne dërgonim nga një ngarkesë në muaj. Pas një viti që filluam këtë punë, Klodi na tha që na u kap një ngarkesë rreth 20 kg heroinë në Kroaci dhe që atëherë puna ra pak, pasi ishte e vështirë për të gjetur transportues si dhe kishim frikë mos kapnin ngarkesën. Që atëherë dërgonim më rrallë, rreth 1 herë në dy muaj. Tre ose katër muaj pas kapjes së ngarkesës së parë na u kap dhe një ngarkesë tjetër prej 15 kg drogë të llojit heroinë, e cila u kap në qytetin e Modenës në Itali. Shoferi më duket se ka qenë ose slloven, ose kroat, por nuk mund të them me siguri këtë. Pasi u kap kjo ngarkesë, u bënë dhe dy ose tri rrugë me heroinë dhe u la puna. Klodi më ka thënë se fitimi ishte rreth 40 mijë euro për ngarkesë.
    FUQIZIMI I INDRIT DOKLES
    Pas gjashtë muajsh kur Klodi doli nga burgu dhe ne kishim filluar punë në drogë, Indritit të vogël filloi t'i pëlqeje vetja dhe kur shkëmbehej me Lulin, e shante nëpër dhëmbë dhe e shihte shtrembër. Një ditë te muzeumi shkëmbehet Luli me Indrit Taullain dhe Indrit Dokle me Altin Begun. Indriti e shau nëpër dhëmbë dhe Luli e pa dhe ktheu makinën. Kur e arriti, hapi xhaminë e makinës dhe i tha: "Nuk është mirë të bëjmë fjalë me njeri-tjetrin se je i vogël ti. Indriti i kishte thënë se nuk të shava.
    Atë ditë u takuam në një lokal me Indritin e vogël, Klodi dhe Altini. Indriti i tregoi muhabetin dhe Klodi i tha se nuk është mirë të bëjmë fjalë me njëri-tjetrin se kemi ngrënë bukë bashkë dhe do qeshë dynjaja.
    Pas 10 minutash ai tha, "çfarë ka ai byth..., hajde shkojmë në shtëpi të marrim armët". Shkuam morëm pistoletat dhe filluam të kërkonim Lulin. Gjithashtu, me vete morën edhe Shkëlqimin. Në një makinë hipi Çimi, Klodi dhe Indriti, dhe në makinën tjetër unë me Altinin për të gjetur Lulin nëpër Durrës. Duke zbritur për tek "Vollga", pamë makinën e Lulit, një 'Benz' i blinduar ngjyrë gri. Klodi e parakaloi dhe i tha që të ndalojë dhe ata ndaluan përballë shkallëve të lokal "Arvit". Aty zbritëm të gjithë nga makina. Luli ishte me Indrit Taullain dhe Julian Meçen, ndërsa ne ishim të armatosur të gjithë me pistoleta, përveç Shkëlqimit.
    Klodi doli jashtë dhe nuk foli fare dhe dërgoi Çimin të flasë me Lulin, si vëllai më i madh. Çimi del dhe i thotë si është puna që ke kap Indritin. Luli u thotë, 'thuaju atyre kalamajve të tu mos të ngacmojnë këta të mitë'. Shkëlqimi i thotë, 'kalamaj ata nuk janë, por janë çuna që kanë lyer duart me gjak dhe po mora vesh ndonjë ngacmim tjetër, nuk ndahemi mirë me njëri-tjetrin'. Klodi të nesërmen pa Indrit Taullain tek lokali i Lulit "Çera una Volta", i cili ishte vetëm në trotuar. Klodi zbriti në këmbë dhe shkoi dhe e kapi tek qafa Indritin dhe duke e shtrënguar i thotë, "veç se kena hëngër bukë bashkë, se e di se ça të bëj". Indrit Taullai i thotë të hiqte dorën, dhe u ndanë. Atë ditë, Klodi ka qenë me Altinin në makinë. Këtë muhabet unë e mora vesh nga Klodi. Pas 4 -5 muajsh vjen Plarent Dervishi nga Amerika dhe këta sikur forcohen. Fillojnë përsëri të shikoheshin me inat, zakonisht Plarenti ishte ngacmues. Ne talleshim dhe qeshnim, duke i lënë të kuptohet se nuk kishte çfarë të na bënte neve. Një muaj para se të vritej, Klodi takohet me N. K. te "Zeusi". Atje Klodin e çova unë me makinë. N. e kishte ftuar Klodin për kafe. Unë pashë që nga jashtë që N. ishte ulur të tavolina e fundit dhe dukej nga xhami. Ata ndenjën dhe rreth një orë e gjysmë muhabet. Mua me mori Klodi në telefon pasi kisha një nr. me kontratë dhe e kisha marrë në emër të nënës sime, Nurije Maku.
    VRASJA E KLOD SALIUT
    Pasi takuam Klodin, unë i kujtova orarin e ndeshjes së futbollit në kalçeto në orën 20:00. Klodi më tha të shkonim të bëheshim gati dhe shihemi në kalçeto. Në orën 20.00, në kalçeton që ndodhet te "Eurodrini", në afërsi të Urës së Dajlanit, erdhi Klodi dhe kemi luajtur së bashku rreth një orë. Ne luanim 5 me 5, ku në ekipin tim ishte Klodi, Gent Rexhepi nga Durrësi dhe dy persona të tjerë që nuk i kujtoj. Kundër nesh luajtën Tepshet, që në afërsi të "Galaktikut" kanë një servis makinash. Pas ndeshjes unë pyeta Klodin nëse ishte për kafe, dhe ai u përgjigj se ishte i lodhur dhe u nis për në shtëpinë e tij, ndërsa unë shkova në shtëpinë time rreth orës 21:10, me makinën time. Klodi nga kalçeto u largua së bashku me Osmanin, me makinën e tij që e rregulluam atë ditë. Rreth orës 22:00, kur unë isha në shtëpi duke parë televizor, më ka telefonuar Indrit Dokle dhe më ka thënë se ka bërë karambol Klodi me makinë dhe ka thënë të shkoja te kirurgjia për t'u interesuar se ishte duke ardhur. Menjëherë unë u vesha dhe me makinë shkova te spitali në Durrës, në kirurgji, sipas fjalëve të Indritit. Aty mora vesh se në kirurgji ndodhej vetëm Osmani i plagosur, ndërsa Klodin e kishin dërguar në Spitalin Ushtarak. Këto informacione i mora nga policia që gjendej aty. Menjëherë u nisa për në Spitalin Ushtarak, ku më thanë se ishte Klodi, rrugës më mori Indriti dhe më pyeti nëse Klodi ishte në spitalin e Durrësit apo jo. Unë iu përgjigja Indritit se Klodi ndodhej në Spitalin Ushtarak dhe se unë po shkoja në drejtim të tij. Indriti pas ndeshjes ishte nisur për në drejtim të Tiranës, ku ka edhe shtëpinë dhe këto telefonata po mi bënte rrugës në kthim për në Durrës. Indriti për Klodin kishte informuar dhe një person me emrin "Zaçe", ku i kishte thënë se Klodi kishte bërë aksident. Kur vajta në Spitalin Ushtarak, aty gjeta Indritin, i cili më tha se Klodi kishte vdekur jo nga aksidenti, por e kishin vrarë me armë. Pas 10 minutash aty erdhi N. K., të cilin e kishte njoftuar Indrit Dokle në lidhje me vrasjen. N. erdhi me makinën e tij tip 'Benz', i pashoqëruar me njeri. Pasi erdhi N. aty, ai thirri Indritin te makina e tij, por me Indritin shkova dhe unë. Indriti e pyeti N.: "o N., kush e ka vrarë"? Dhe, N. u përgjigj: "Lul Berisha e ka vrarë". Te Spitali Ushtarak erdhi Altini, të cilin e lamë aty. Ndërsa unë dhe Indriti shkuam tek lokali "Trieste", në plazhin Durrësit për t'u qetësuar për ngjarjen. Gjatë rrugës po bisedonim për vrasjen e Klodit, dhe N. na tha se me 100 firma e jap unë që ai Luli e ka vrarë. Kur shkuam te lokali gjetëm Ard Abazin, që është shofer i Lefter Kokës dhe Mondin, nipin e N. Më pas shkova në shtëpinë time dhe i lajmërova për vrasjen e Klodit, pastaj u ktheva tek lokali. Më vonë unë dhe Indrit Dokle shkuam te shtëpia e Klodit, ndërsa N. nuk erdhi. Aty lajmëruam prindërit e Klodit dhe pasi sollëm trupin e Klodit nga Tirana, e bëmë gati. Të nesërmen në varrim nuk erdhi asnjë nga kundërshtarët e tij, as Luli, e as shokët e tij. Mbaj mend që erdhi babai i Indrit Taullait.
    ATENTATI I DESHTUAR
    NDAJ LUL BERISHES
    Pas vrasjes së Klodit, unë me Indritin u angazhuam për të marrë hak. Luli, 4-5 ditë para vrasjes së Klodit kishte shkuar në Turqi dhe erdhi të nesërmen e varrimit të Klodit. Me Indritin, blemë një makinë "Volsvagen Passat", të cilën do ta përdornim për vrasjen e Lul Berishës. Kjo makinë ishte pa targa dhe ishte e vjedhur jashtë shtetit. Makina kishte ngjyrë ulliri të hapur. Indriti, nëpërmjet shoqërisë së vet thirri për të kryer vrasjen e Lul Berishën dy persona nga Burreli, njëri me emrin Ervin dhe tjetri Alban. Dy personat nga Burreli, Indritit ia gjeti Altin Olloni, që banon në 'Komunën e Parisit', Tiranë. Në fillim erdhi Altini në Durrës, që takoi Indritin dhe ne u takuam te shtëpia e Altinit. Te shtëpia e Altinit, i thamë të na gjejë dy persona dhe do t'u jepnim nga 100 mijë euro për vrasjen e Lulit. Dua të them se Indriti ka qenë shok që shumë kohë më parë me Altin Ollonin. Altini i tha se do i gjente ai. Unë mora një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, tek Muzeumi i Dëshmorëve, nëpërmjet agjencive që merren me dhënien e shtëpive me qira. Kjo shtëpi është në katin e tretë të një pallati 5-katësh, përballë ish-punishteje dhe lekët i kam paguar me faturë për 6 muaj. Këtë shtëpi do ta përdornin Ervinin dhe Albanin. Këto të dy kanë ardhur 2-3 ditë para të 40-tave të Klod Saliut dhe i solli Indriti tek shtëpia që e zumë me qira. Kur erdhëm tek shtëpia me qira, shkuam unë me Indritin dhe këta të dy. Indriti u tregoi të gjitha fotografitë e Lulit që kishim dalë në kohën kur ishim bashkë. Atë natë bëmë plane se si do të qëllojmë Lulin. Armët i morëm te shtëpia e Klodit dhe u dhamë dy automatikë "Skorpions" me numra të fshirë, një pistoletë dhe një pistoletë të vogël, të gjitha me silenciator. Ne bëmë plane që të vrisnim Lulin tek lokali i tij "Ç'era una Volta". Unë i mora dy çunat dhe i dërgova nëpër rrugica deri te lokali i Lulit natën, dhe u tregova vendin kur lokali ishte i mbyllur. Ata e kontrolluan vendin dhe e shëtitën në këmbë për ta njohur më mirë. Ata nuk kishin qenë asnjëherë në Durrës. Ata kërkuan dhe shofer për të drejtuar makinën, pasi nuk njihnin qytetin. Indriti u interesua për shofer dhe Gaz Qorri, që është nga Spitalla, një shok i Indritit na dërgoi kunatin e tij nga Ferma e Sukthit, të cilit i kishte marrë motrën për grua. Gazi ishte çuni i xhajës së Altinit. Ne i thamë Gazit se na duhet për të drejtuar makinën që do përdorim për vrasjen e Lulit dhe do i japim 20 mijë euro. Shoferi erdhi pasi kishte bërë muhabetin me Gazin dhe ishte dakord. Ditën ku u mbushën të 40-at nga vrasja e Klodit, Ervini, Albani dhe shoferi u nisën për të vrarë Lulin. Shkojnë me makinën që e blemë dhe me targa gjermane false, që ja ka vënë Ridi Xhunga, vëllai i Ilir Xhungës, me një djalë që e ka emrin Besnik të cilin e arrestoi policia për këtë ngjarje. Indritin, një ditë para të dyzetave të Klodit thirri në telefon Ridin dhe i dha çelësat e makinës 'Pasat' që ndodhej të shtëpia me qira te Muzeumi dhe i tha të shkonte ta lante. I dhamë targat gjermane dhe i thamë t'ia vinte. Atyre s'u treguam asgjë për punën, që do të qëllonim Lulin. Albani dhe Ervini, pasi shkuan tek lokali zbritën dhe po shihnin për Lulin. Në atë moment Luli ishte futur tek bashkia. Në ato momente, ata për të mos rënë në sy që po prisnin Lulin, hynë në makinë dhe filluan të bëjnë xhiro për rreth bashkisë. Aty i kapi një polici i qarkullimit që quhet Tarja. Ai u sheh armët dhe u thotë të ndalojnë. Ata i thanë që na lër të ikim dhe të japim ndonjë lekë. Por, Tarja nuk pranoi dhe lajmëroi me radio policinë. Në këtë moment këta lanë armët dhe ia mbathën. Kjo punë dështoi. Në këtë moment ne kemi qenë për të dyzetat e Klodit te lokali i Lumnës, në Spitallë. Këta çunat morën ne telefon Indritin dhe i treguan për këtë punë. Dua të theksoj se armët që i lanë në makinë çunat ishin të pastra, pra nuk ishin të përdorura më parë në ndonjë rast tjetër, pasi ne nuk mbanin armë të pista në shtëpi, që mos të kishim probleme.
    Pas të dyzetave, Indriti fjeti te shtëpia ime dhe të nesërmen nisemi për në Tiranë. Atje takuam Altin Ollonin, te lokali "01", te 'Komuna e Parisit' dhe i themi këtu-këtu puna. Më pas, që nga ajo ditë kemi ndenjur 20 ditë te shtëpia e Indritit. Gjatë këtyre ditëve, ne rrinim me Altin Ollonin. Atje unë mora një shtëpi me qira dhe Indriti zuri një dashnore, D.K rreth 30 vjeç dhe rrinte te shtëpia e Denisës me qira. Indriti pagoi lekët për 6 muaj. Shtëpia e Denisës ishte te 'Komuna e Parisit'. Te shtëpia që mora unë linim armët, ndërsa flinim tek shtëpia e Denisës. Gjatë kësaj periudhë nuk shkonim fare në Durrës, me qëllim që Luli të dilte lirshëm. Gjatë kësaj kohe që takoheshim me Altinin, jemi takuar dhe me Albanin e Ervinin nga Burreli. Ne po bisedonim që në duhej një djalë tjetër për të vrarë Lulin. Ata thanë që e gjejmë ne personi. Ky person erdhi te shtëpia me qira që i morëm Denisës. Ky djalë quhet Sela, të cilin po ta shikoj, e njoh. Tek shtëpia isha unë me Indritin, Albanin, Ervinin, Altin Ollonin dhe Selën, që ramë dakord që të bëhej vrasja për shumën prej 150 mijë eurosh. Dua të them se këto lekët i kishim futur në punë për të vrarë Lulin dhe i fituam pasi nisëm një dërgesë prej 20 kg heroinë nga Kosova për në Itali. Këtë dërgesë e kishim nisur pa mbushur dyzet ditët e vdekjes së Klod Saliut. Transportuesin e drogës e gjeti Indriti dhe ai ishte një kosovar. Drogën në Itali e priste Ervin Cuko, nga Spitalla dhe ai na dërgoi rreth 180 mijë euro. Këto para, 100 mijë shkuam e i morëm tek shtëpia e Ervinit dhe 80 mijë eurot e tjera i morëm më vonë. Dua të them se Ervin Cuko erdhi vetë tek ne, pas vrasjes së Klodit dhe na kërkoi të punonte me ne. Drogën ai e priste në qytetin e Peskarës, në Itali. Ndërkohë, në kohën që qëndronim në Tiranë, së bashku me Indritin kemi bërë edhe dy a tre rrugë tjera me drogë. Droga ishte e...
    ...pastër dhe ne pasi e blinim, e shtonim duke përzier. Nga kjo punë që është bërë kemi fituar 600 mijë euro të thata, para të cilat i mbante Indrit Dokle në shtëpinë e tij.
    RRENGU QE I PUNUAM LUL BERISHES
    T'i kthehemi edhe njëherë përpjekjeve që kemi bërë për vrasjen e Lul Berishës. Një javë rresht, Sela së bashku me Ervinin dhe Albanin kanë ruajtur Lulin për ta vrarë tek lokali i tij "Ç'era una Volta", te fermentimi. Pamë se ata nuk po arrinin ta qëllonin Lulin. Ne menduam që t'i bëjmë një intrigë Lulit. Për këtë qëllim, shkuam me taksi së bashku me Indritin tek pallatet e reja, tek "Vollga" dhe takuam N. K. Pasi bëmë muhabet me te dhe i thashë që neve nuk kemi gjë me Lulin, i thamë N. që po deshi ai të vijë të pijë kafe me ne. Pasi bëmë këtë muhabet, unë me Indritin u nisëm për në Tiranë dhe shkuam tek shtëpia e Indritit. Atje N. mori në telefon Indritin, po atë natë që të vinte me Indrit Taullajn që të na takonte. Ne i thamë që të vinte dhe të na takonte në Tiranë dhe lamë takim tek "21 Dhjetori", tek shtëpia e Indritit, në një lokal poshtë shtëpisë, tek Drejtoria e Taksave.
    Vonë në darkë, N. erdhi me Indrit Taullain dhe një djalë që e thërrasin Klod Cerri, i cili aktualisht përdor makinën e N., një fuoristradë të zezë tip 'Benz'. Pasi u ulëm tek lokali filluam bisedën, dhe Indrit Dokle i tha Indrit Taullajt se çfarë kishte me neve. "Po ta dimë se jemi hasmë, na thuaj që jemi hasmë, në qoftë se nuk kemi gjë, në rregull. Ne s'jemi komandantë, se komandantët vdesin shpejt". Indrit Taullai i tha që, 'nuk kemi gjë, dhe as mos e vrit trurin'. Mbasi ndenjëm një copë herë me njëri-tjetrin dhe bëmë shaka, u ndamë dhe unë me Indrit Doklen shkuam tek shtëpia e Denisës, ku na priste Sela me Ervinin. Të nesërmen niset Sela me Ervinin për në Durrës për të vrarë Berishën. Ata morën nga një pistoletë, ku Sela kishte një pistoletë tip 'Klock', ndërsa Ervinit nuk ia mbaj mend llojin. Të dy ata shkuan në Durrës me furgon. Aty rreth orës 10:00, Luli del nga shtëpia dhe Ervini që po e ruante tek polici që rri në kryqëzim, i lajmëron Selës që po e priste tek stacioni i trenit se 'Benzi' i Lulit është duke ardhur. Luli afrohet para lokalit të tij, zbret nga makina dhe po bënte shaka me Isuf Morinën dhe me një tjetër me mbiemrin Haxhiaj. Sela ishte në trotuarin përballë lokalit dhe afrohet avash-avash pranë Lulit. Kur i afrohet, rreth dy metra pranë tij e nxjerr pistoletën, e mbush ia drejton Lulit për ta qëlluar. Në fillim qëllon Isuf Morinën. Në atë moment fut dorën në brez ai që e kishte mbiemrin Haxhiaj dhe Sela e qëllon edhe atë dhe vazhdon duke qëlluar në drejtim të Lulit. Luli rrëzohet në tokë dhe në këtë moment, pistoleta e Seles ngeci dhe nuk mund të qëllonte më. Pastaj Sela iku me vrap dhe Luli thërret me të madhe, "oj none, oj none". Sela pas kësaj ikën dhe vjen në Tiranë dhe u takuam me të tek shtëpia e Denisës. Ne e pyetëm se si ndodhi ngjarja dhe ai na tregoi gjithë ngjarjen, siç e thashë më sipër. I thamë nëse e kishte vrarë, por ai na tha se nuk e kishte vrarë dot. Atëherë ne i dhamë atij 25 mijë euro dhe Selën e nisëm për në Burrel. Në darkë shkuam tek shtëpia e Indritit dhe na merr N. në telefon. Telefonin e hapi Indriti dhe N. i tha: "O Indrit, çfarë na bëre". Indriti i thotë në telefon që unë, 's'kam bërë gjë dhe nëse t'i mendon se unë kam bërë gjë, thuaji Lulit që të vijmë dhe ta takojmë tek shtëpia e tij në Durrës'. N. në moment mori Lulin në telefon dhe i tha për bisedën që po bënte me Indritin, dhe i tha se Luli i kishte thënë që të vijnë.
    BALLAFAQIMI NE
    SHTEPINE E LUL BERISHES
    Kur N. po fliste në telefon me Indritin, herën e parë me N. foli dhe babai i Indritit, Mensuri, por bënë biseda pa interes. N. njihet me Mensurin, pasi ky i fundit ka qenë drejtor i rezervave në Durrës pas vitit 1997. Këtë Indriti e përdori për t'i treguar N. se babai i tij ishte në dijeni që do të shkonim tek Luli, në mënyrë që Luli mos të bënte ndonjë pisllëk. Atë natë, në përfundim të bisedës, pasi mori miratimin e Lulit, ne i kërkuam N. që të vinte të na merrte me makinë. Pas rreth gjysmë ore erdhi tek shtëpia e Indritit shoferi i tij, i quajtur Tit Cenka, me një "Benz Rexhina". Titi mori në telefon N. dhe i tha se ne kishim arritur. U futëm të shtëpia e Lulit, ku aty gjetën N. K., Indrit Taullatin, Lulin dhe Plarentin. U hap biseda për gjuajtjen e Lulit dhe neve i thamë se nuk kishim gjuajtur. Luli na tha se ju keni shtirë njerëz për të më gjuajtur mua. Ne i thamë, jo, dhe i thamë të shikonte se mos i kishte gjuajtur çuni i dajës së Klodit, që është në Itali, se mos ta ka bërë Çimi, vëllai i Klodit. Luli tha që, 'nga Çimi unë rroj 10 vjet, këtë Indrit ma ke bërë ti'. Ne i thamë Lulit që nuk kemi bërë gjë. "Po të kemi bërë gjë, ja ku na ke, na vrit". Ai na tha se përderisa ju kam ftuar në shtëpi, as qimja e flokut nuk na lëviz. Unë e pyeta se si e kishte dorën dhe ai më tha, mirë e kam. Pasi bëmë shaka pak me njëri-tjetrin, dolëm nga shtëpia e Lulit. Luli qëndroi tek dera kryesore e shtëpisë, Lenti tek porta e jashtme. U larguam unë me Indrit Doklen, Indrit Taullain dhe N. Ikëm bashkë me makinën e N. Kur shkuam tek kryqëzimi për tek polici, unë thashë të ikim të pimë ndonjë gotë dhe i thashë të pinim në Tiranë, por N. nuk pranoi dhe shkuam tek lokal 'Trieste'. N. rrugës u dërgoi sms pronarëve të lokalit, duke u thënë: mbylleni lokalin dhe kur shkuam, e kishin mbyllur. Atëherë, ne u kthyem për në shtëpi, në fillim çuam Indrit Taullain tek shtëpia e tij. Pastaj më dërguan mua tek shtëpia ime së bashku me Indritin. Të nesërmen, së bashku me Indrit Doklen kemi shkuar në Tiranë. Mbas dy ditësh Indrit Dokle i telefonoi Indrit Taullait, pasi kishim shkëmbyer numrat me njëri-tjetrin gjatë kohës që ishim në makinë. Indrit Dokle i thotë Taullait, 'kur të vijmë të pimë ndonjë kafe?' Indrit Taullai i thotë, hajde kur të duash. E lamë një ditë të caktuar që të takoheshim me Indritin, tek shtëpia ime në Durrës. Atë ditë që e kishim lënë për t'u takuar, vjen Indriti me makinën e blinduar të Lulit tip "Benz sel", ngjyrë miu. Pasi hipëm në makinë, dolëm xhiro nga plazhi duke bërë muhabet. 'Benzin' e drejtonte Indrit Taullai, unë kisha hipur mbrapa, ndërsa Indrit Dokle ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit. Mbasi bëmë muhabet dhe një xhiro me makinë me Indrit Taullain, ai na la tek shtëpia ime dhe e lamë që të takoheshim edhe njëherë tjetër.
    SI I QELLUAM TAULLAIT
    ME FISHEKE MESIMORE
    Mbas tre-katër ditësh ishim tek shtëpia e Indrit Dokles, në Tiranë dhe po bënim muhabet të dy për të eliminuar Indrit Taullain. Ne vendosëm që ta vrisnim Indritin tek 'Benzi' i Lulit, por pasi ta bënin këtë, vrasja do t'i ngelej Lul Berishës. Kështu që e vendosëm për ta eliminuar. E morëm në telefon Indrit Taullain dhe i thamë që të pinim një kafe. Indriti pranoi dhe ne i thamë që të takoheshim te shtëpia ime në Durrës. Në të errësuar u nisëm për në Durrës dhe kur shkuam tek shtëpia ime, e lashë me Indrit Doklen që Indriti të hipte përpara makinës, ndërsa unë mbrapa. Indrit Dokle mori një pistoletë franceze me silenciator, ndërsa unë mora pistoletën 'Bereta'. Kur Indrit Taullai iu afrua shtëpisë sime, mori në telefon duke na thënë se kishte ardhur. Ne dolëm nga shtëpia me pistoleta në brez. Kur shkuam të hipnim tek makina, Indriti hapi derën e pasme dhe hipi mbrapa, ndërsa unë u ula në vendin e parë të pasagjerit. Indrit Taullai dyshoi dhe më tha: "o Tiku, do na falësh se kam një muhabet me Indritin". Pasi bënë muhabet rreth pesë minuta, më thërrasin mua dhe unë futem brenda makinës në vendin e parë. Shkuam deri tek Ura e Dajlanit dhe aty Indrit Taullai na thotë se ku do të shkojmë. Unë i thashë të shkojmë nga Plazhi dhe u nisëm rrugës së plazhit. Sapo hymë tek rruga e plazhit, unë i them Indritit, "si i gjuajtët Klodit, Klodi donte të të afronte". Indriti më tha, "sa më dhemb shpirti mua për atë, nuk ju dhemb ju të dyve". Pastaj vazhdoi të thoshte se kishte qenë ai që e kishte penguar, se ata kanë dashur ta vrisnin më përpara (e kishte fjalën për Lulin dhe Lentin). "Isha unë ai që vendosa të mbarohej kjo punë, çfarë u bë u bë". Pas kësaj, Indrit Taullai e ndryshoi muhabetin dhe po na thoshte se do të vinin 50 kg kokainë nga Bolivia me 10 mijë dollarë kilogrami. Shkuam deri në fund, te Plepat dhe aty Indrit Taullai na thotë të ktheheshim, por unë i thashë t'i binim nga unaza dhe të bëjmë atë rrugë që bëmë herën tjetër. Dhe, ashtu bëmë, i ramë nga Unaza. Sapo futemi tek hyrja e Unazës, Indrit Dokle nxjerr pistoletën dhe qëllon Indrit Taullain. Taullai thërret me të madhe dhe hap derën. Qëllohet edhe dy herë të tjera. Në atë kohë, makina ngel pa shofer dhe unë kapa timonin dhe i bie anash rrugës. Pasi ndaluam makinën kemi hedhur pistoletat në kanal, tek shinat e trenit dhe kemi ikur me mendjen se e kemi vrarë Indritin. Lajmëruam Rid Xhungën dhe pasi ai erdhi me makinën, kemi shkuar ne Tiranë, tek shtëpia e Indrit Dokles. Për vendin ku kemi hedhur armët, jam në gjendje që t'u dërgoj atje dhe t'i gjej konkretisht ku i kemi hedhur. Ditën tjetër morëm vesh se Indrit Taullai ishte akoma gjallë dhe ne u habitëm se si kishte mundësi, sepse gëzhojat dolën nga arma dhe ato i kishte gjetur Lul Berisha tek makina e tij. Këtë gjë e mësuam më vonë dhe na e tha N. K. disa ditë pas ngjarjes. N. pas kësaj ngjarje erdhi në Tiranë dhe na takoi tek shtëpia e Indritit, dhe na tha se ndodhi që nuk e vratë. Por, ne i thamë që kemi gjuajtur me fishekë mësimorë. Në fakt, e vërteta ishte se ne i gjuajtëm për ta vrarë atë. Por siç duket, fishekët e pistoletës së Indrit Dokles duhej të kishin qenë fishekë mësimorë. Këtë pistoletë që përdori Indrit Dokle në këtë rast na e kishte shitur Altin Olloni për 1 mijë euro. Kjo pistoletë kishte fishekë kalibër 7.65 mm, por ne nuk e provuam asnjëherë para se t'i gjuanim Indrit Taullait.
    KUNDERTANKE DHE
    KOSOVARE PER LUL BERISHEN
    Në atë kohë, unë rrija me Indritin, Sardjan Sulejmanin dhe Kujtim Bunën, pasi me Altin Ollonin ishim prishur. Gjatë kësaj kohe po bënim plane për të vrarë Lulin me kundërtank, për këtë gjë u interesua Kujtim Buna, i cili i telefonoi një personi nga Kosova për të blerë dy kundërtanke njëpërdorimësh. Këto dy kundërtanke i sollën dy shtetas kosovarë, të moshës rreth 40 vjeç. Njëri prej tyre ishte i gjatë dhe rreth 1.80 m dhe i shëndetshëm, kishte flokë biondë, ndërsa tjetri ishte më i shkurtër, rreth 1.65 m me trup të dobët dhe me flokë të rëna. Bisedat paraprakisht me këta i kishte bërë Kujtimi, dhe me këta Kujtimi kishte shoqëri, këtë e kuptuam me pas. Tre apo katër ditë pas porosisë së Kujtimit, dy kosovarët për të cilët fola sollën në Tiranë dy kundërtanket e fshehur në një kamion të mbushur me patate. Kamionin me patate e kanë sjellë deri në afërsi të rrugës "Komuna e Parisit".
    Në këtë vend ndaluan makinën pak larg, i morën kundërtanket në një thes dhe na i sollën në shtëpi. Kur erdhën në shtëpi po na mësonin se si t'i përdornim. Nga udhëzimet e tyre mësuam se këto ishin njëpërdorimshe dhe pasi bëhej shpërthimi i parë që çanin blindën, shpërthenin përsëri brenda dhe kishin një temperaturë 4000 gradë. Në këtë kohë, Kujtimi bisedoi me kosovarin e shkurtër dhe i kërkoi t'i gjente nja dy vetë, kosovarë, të cilët duhej të qëllonin për të vrarë Lul Berishën. Erdhën dy kosovarët që i solli baca i vogël, me këtë emër e thërrisnim kosovarin e shkurtër që solli kundërtanket. Me këta e bëmë pazarin për 80 mijë euro për të vrarë Lul Berishën. Ne u kërkuam që të qëllonin me kundërtank, por ata nuk pranuan dhe thanë se është më lehtë ta vrisnim me pistoleta, pasi t'i afrohemi afër. Ne këtyre u dhamë dy pistoleta si dhe fotografinë e Lul Berishës, fotografi kjo e prerë nga fotot e tjera ku Lulit i kishte dalë vetëm koka dhe një varëse me zinxhir. Njëri nga kosovarët ishte më i shkurtër dhe e quanin "kinezi", ndërsa tjetrit nuk ia mbaj mend emrin. Dy kosovarët i dërgoi në Durrës Sardian Sulejmani dhe u tregonte vendin dhe lokalin ku do t'i gjuanin Lulit. Kosovarët i strehuam në plazh, tek një hotel të cilin nuk e di mirë. Ditën që ka ndodhur ngjarja, dy kosovarët po qëndronin në zonën afër lokalit të Lulit, por të shkëputur me nga 50 metra nga njëri-tjetri.
    Në kohën kur po prisnin daljen e Lulit, njëri prej kosovarëve ishte sulmuar prej tre personave të cilët i ishin qepur për ta rrahur. Ky kishte futur dorën tek pistoleta dhe ishte vetëplagosur po dashje. Siç na tregoi Sardiani më vonë, ai i kishte rënë telefonit të këtij kosovarit, por ai nuk përgjigjej. Më vonë ai është përgjigjur me gjysmë zëri. Atëherë është afruar Sardiani me kinezin dhe e kanë gjetur kosovarin të shtrirë në tokë. Ai i ka kërkuar Sardjanit ndihmë. Por, Sardiani ia ka marrë armën atij dhe kinezit dhe ka ikur. Kinezi, ndërkohë ka lajmëruar policinë dhe ka shkuar bashkë me shokun e tij në spital. Kur policia më pas ka shkuar në spital, kinezi i është dorëzuar policisë dhe kjo tentativë për të vrarë Lul Berishës dështoi.
    SI IA MBLODHA AVNI
    GASHIT COPAT E KOKES NE QESE
    Indrit Dokles i ishte bërë fiksim se Avni Gashi kishte spiunuar kur ishte vrarë Klodi. Kjo përshtypje i ishte krijuar, pasi natën e vrasjes së Klodit, Avniu kishte qenë duke shkuar për në Tiranë dhe kishte ndaluar në autostradë, ku kishte parë makinën e Klodit të përmbysur. Këtë muhabet, Avniu na e kishte treguar mua dhe Indritit. Atë ditë do të luhej ndeshja Shqipëri-Turqi në Tiranë. Para se të fillonte ndeshja, unë me Indritin, Sardianin dhe Kujtim Bunën ishim tek shtëpia me qira, tek "21 Dhjetori". Indriti e mori në telefon Avniun dhe i tha, "hajde e flasim për punë pune, por mos i trego njeriu që ke ardhur këtu". Indriti la takim me Avniun tek hotel 'Mondial', te "21 Dhjetori", në Tiranë dhe e porositi që të vinte me furgon që të mos ta shikonte njeri. Dhjetë minuta para ndeshjes, Avniu i bëri telefon Indritit e i tha se kishte ardhur tek 'Mondiali'. Indriti i tha se po vij aty. Në këtë moment ne ishim te garazhi poshtë shtëpisë sime dhe po prisnim ardhjen e Avniut. Pas telefonatës që i bëri Indritit, ky i fundit dërgoi Sardianin në këmbë për ta marrë Avniun, pasi shtëpia ishte rreth 300 metra larg hotel 'Mondial'. Pas rreth 5 minutash, Sardiani erdhi së bashku me Avniun pa asnjë merak, pasi njiheshin me njëri-tjetrin. Sapo Avniu erdhi, ai u takua me mua, Kujtimin dhe Indritin dhe u ulëm tek karriget. Unë në atë kohë isha duke luajtur në kalçeto dore me topa ping-pongu së bashku me Kujtimin. Përpara se të vinte Avniu, ne e kishim planifikuar se ai do të vritej. Sapo Avniu u ul në një karrige, Indriti e pyeti atë për ngjarjen e vrasjes së Klodit dhe ai i tregoi momentin që na kishte treguar më parë. Pas pesë minutash ata afrohen afër meje dhe Kujtimit. Sardiani ishte në krah të djathtë të Avniut. Kur Avniu afrohet afër kalçetos, Sardian Sulejmani nxjerr pistoletën tip 'Zastava' me silenciator nga xhepi i brendshëm i xhaketës në krahun e majtë dhe e qëllon Avniun dy herë në krahun e djathtë të kokës. Avniu bie menjëherë në tokë. Unë mora një qese të zezë, vesha një palë doreza dhe me qese e mblodha kokën e Avniut dhe qesen e shtrëngova me skoç rreth qafës, në mënyrë që mos të dilte gjaku. Kujtimi më ndihmoi duke e ngritur kokën e Avniut që unë ta fusja në qese dhe ta shtrëngoja me skoç. Pastaj i hoqa jelekun Avniut, pasi ishte bërë me gjak dhe e tërhoqa nga pellgu i gjakut. Hapa bagazhin e "Jaguarit" dhe shtrova qese të zeza dhe pastaj morëm kufomën dhe e futëm brenda të katërt. Jelekun e futëm me një qese dhe e hodhëm në një kazan plehrash në lagje. Pasi e futëm trupin e Avniut në bagazh, filluam të pastronim pellgun e gjakut, të cilin e kemi pastruar me shtupa dhe detergjente. Shtupat, fshesat dhe celularin e Avniut, pasi i thyem, i hodhëm të kazani i plehrave në lagje. Kur i mbaruam këto punë, Indriti na tha që ai do të ikte para me Kujtimin, ndërsa unë me Sardianin do ta ndiqnim mbrapa me "Jaguar".
    Indriti me Kujtimin morën një taksi dhe kur taksia erdhi, ne e ndoqëm nga mbrapa. Makinës "Jaguar" i jepja unë, ndërsa Sardiani ishte në vend të parë. Vazhduam rrugën për në autostradë dhe në Sukth morëm Indritin dhe Kujtimin, të cilët kishin zbritur nga taksia. Pastaj kaluam mbikalimin dhe morëm rrugën Plepa-Tiranë. Aty qëndruam në një lokal dhe hëngrëm bukë. Në atë kohë, ishte pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Turqi. Ne pritëm sapo u errësua pak dhe me pas hipëm makinës dhe morëm drejtimin për në Tiranë. Pasi kishim bërë rreth 100 metra rrugë, pamë një lavazh makinash dhe na u duk vendi i përshtatshëm për të hedhur kufomën e Avniut. Kthyem makinën me prapakolp, unë me Kujtimin veshëm doreza nga ato që përdoren për pastrim shtëpie, dolëm nga makina, hapëm bagazhin dhe pasi morëm kufomën e Avniut, e ulëm në tokë. Pastaj unë i hoqa qesen që kishte në qafë dhe këtë qese e futa në një qese tjetër të pastër dhe Avniun e vrarë e hodhëm tek disa ferra poshtë lavazhit. Mbasi e hodhëm trupin, i hoqëm dorezat dhe i futëm tek qesja me gjak. Këtë qese e futëm përsëri në bagazhin e makinës dhe pasi u futëm në makinë u nisëm dhe morëm rrugën nga kishim ardhur. Kur dolëm te 'Katër Rrugët e Shijakut', ndoqëm rrugën për në Tiranë. Kur kaluam Maminasin, ndaluam makinën dhe dogjëm qeset me çakmak dhe nga ato nuk ngeli asgjë. Pastaj vazhduam rrugën për në Tiranë, ku shkuam te garazhi i shtëpisë sime. Ata ikën të tre tek shtëpia e re që kishim marrë me qira, ndërsa unë qëndrova. Më pas mora vesh nga Indriti se armën me të cilën Sardiani qëlloi Avniun ai e kishte bërë copa-copa dhe e kishte hedhur nëpër puseta të lagjes.
    Të nesërmen te garazhi i shtëpisë sime ka ardhur Kujtim Buna, dhe unë me Kujtimin pastruam edhe njëherë vendin ku u vra Avniu. Mbasi e pastruam mirë dhe na u mbush mendja se nuk kemi lënë asnjë shenjë, filluam të mbyllnim dy vrimat që kishte lënë pistoleta në momentin që u qëllua Avniu. Vrimat i mbushëm me llaç dhe i lyem me gëlqere. Vrimat ishin në faqen e majtë të murit, në pozicion sipër njëra tjetrës kur futesh te garazhi majtas. Pasi i bëmë këto punë, Kujtimi iku, ndërsa unë qëndrova. Disa ditë më pas, Indritin e morën në telefon nga shtëpia e tij dhe i thanë se ka ardhur një fletë-thirrje nga Prokuroria e Durrësit. E kishin sjellë dy oficerë krimesh. Indriti konsultohet me babanë e tij dhe i thotë që nuk kam pse të shkoj. Indriti i tha babait të tij të takonte avokatin, në mënyrë që të pyeste nga prokuroria se për çfarë e kishin thirrur. Avokati nuk kishte kthyer përgjigje dhe pas dy ditësh, Indritit i vjen fletë-thirrja e dytë nga Prokuroria e Durrësit, të cilën ia kishte çuar tek shtëpia një mikrobus policie. Indritin e morën përsëri nga shtëpia e tij dhe e lajmëruan se kishte shkuar mikrobusi i policisë së Durrësit dhe i kishte çuar fletë-thirrjen. Indriti vendosi që të paraqitej në Prokurori.
    VRASJA NE DISKO
    E ILIR KOLDASHIT
    Një ditë para se të shkonte në Prokurori, ai ishte së bashku me mua tek shtëpia e tij me qira. Atë natë, tek shtëpia e Indritit ishte Kujtim Buna, Sardian Sulejmani dhe unë. Kujtimi doli nga shtëpia rreth orës 18:00-19:00 dhe na tha se do të shkonte të takonte disa shokë. Vjen në shtëpi aty nga ora 22:30, ishte i prerë dhe filloi të shante me fjalë të ndyra. Unë dhe Indriti e pyetëm se çfarë kishte që shante, por ai vazhdonte duke rrahur duart dhe duke sharë. Indriti e pyeti se çfarë kishte. Ai u përgjigj që truproja i diskos ia kishte bërë për kunj. Ne e pyetëm si është puna, dhe ai tha se kishte hyrë në disko me një shef policie të Lezhës, dhe atë nuk e kishte kontrolluar bodigardi, kurse Kujtimin e kishte kontrolluar. Kujtimi nga mërzia dhe nga inati kishte filluar të pinte në disko dhe kur erdhi në shtëpi, rreth orës 22:30, ishte bërë tapë. Indriti, pasi dëgjoi këtë i tha Kujtimit të shkonte të e zihej. Në këtë moment, Kujtimi stepet pak dhe unë e Indriti i thamë ta linte këtë muhabet për ta zgjidhur nesër. Kujtimi më përgjigjet mua, duke më thënë: "unë të kam ngrënë bukën në shtëpi ty, ndërsa ti akoma s'ma ke ngrënë bukën mua". Indriti i thotë Kujtimit që ai është më i madh se ty, prandaj duhet t'ia dëgjosh fjalën. Kujtimi, pas këtyre fjalëve merr në telefon një shok të tij që është punonjës policie me origjinë nga Kukësi. Kujtimi i tha atij që të shkonte tek shoku i vet, që ishte një mundës me origjinë nga Kukësi, me banim në Laprakë dhe të merrte dy pistoletat. Po ashtu, Kujtimi mori në telefon edhe mundësin që e thirri në emër, po mua nuk më kujtohet, dhe i tha që do të vijë shoku ynë t'i marrë pistoletat dhe t'ia japësh. Ai punonjësi i policisë shkoi i mori armët dhe ia solli po atë natë tek shtëpia, me qese. Ne kishim zbritur nga shtëpia dhe dolëm para restorantit turk, që ndodhet në rrugën e Kavajës dhe e pritëm atë policin që erdhi me makinën e tij. Hipën që të katërt, unë, Kujtimi, Indriti dhe Sardiani. Në makinë morëm pistoletat që ishin dy, unë të tipit 'CZ" dhe "Beretën" e mori Kujtimi. Të gjithë bashkë shkuam te disko që ndodhej tek "Hotel Sheratoni". Aty zbritëm nga makina dhe hymë në disko, unë, Indriti dhe Sardiani, ndërsa Kujtimi dhe polici qëndruan tek dera e diskos. Indriti takoi përgjegjësin e sigurisë së diskos dhe dolën që të dy jashtë duke biseduar, ndërsa unë me Sardianin i shoqëruam nga pas. Kur dalim jashtë, duke kaluar derën e diskos, Indriti i thotë përgjegjësit se cili është badigardi që e ka kontrolluar Kujtimin. Pas këtij momenti, Kujtimi shkon tek cepi i hyrjes së diskos që futesh për nga hoteli. Nga ajo si tip porte që ndodhej në këtë krah nga shkoi Kujtimi, del një person që e tërheq Kujtimin si leckë. Unë ndërkohë i them se kush je ti, se ne jemi katër vëllezër. Në këtë moment pas meje ishte Indriti, i cili me zë të lartë i thotë personit që po tërhiqte Kujtimin: "kush je ti"?
    Ky person i thotë se jam Ilir Koldashi, po ti kush je. Indriti i përgjigjet: "unë jam Indrit Dokle". Ai i thotë: "ti je ai krimineli? Indriti i përgjigjet se jam nga Hasi, ndërsa atij i tha emrin e fshatit të tij. Personi nuk iu përgjigj dhe ne morëm rrugën për të ikur. Indriti del tek dera e portës së diskos. Personi ishte afër me Kujtimin dhe Sardianin. Në krahun tim ka qenë përgjegjësi i diskos. Indriti, para se të dalë tek dera shan duke thënë: "mbajeni mend se do t'u bëj motrën të gjithëve". Personi i thotë: "mua më shan nga motra, more kllëf", dhe i turret Indritit. Indriti i tha që unë nuk të shava ty. Kujtimi i del përpara këtij personi që u prezantua si Ilir Koldashi dhe e qëllon me të dy duart në fytyrë. Iliri i gjuan Kujtimit me grusht dhe ata lidhen me njëri-tjetrin duke u munduar t'i qëllonin njëri-tjetrit me grusht. Në atë kohë, Ilirin e kisha me kurriz dhe nxora pistoletën dhe e qëllova dy herë dhe pastaj ika me vrap. Vrapova në drejtim të pastiçerisë "Venecia" dhe mbas meje vjen Kujtimi dhe Sardiani me vrap. Indriti ikën avash-avash, ndërsa ne morëm drejtimin për në rrugën që të çon te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
    Kur shkova në buzë të rrugës së Elbasanit, afër një muri, tek cepi i tij e hodha pistoletën. Mora rrugën majtas dhe u futua tek rruga në krah të Fakultetit Ekonomik. U ktheva përsëri majtas dhe dola përsëri tek kryqëzimi ku kisha hedhur pistoletën. Aty u bashkova me Sardianin dhe Kujtimin. Kujtimi më dha pistoletën e tij dhe celularin dhe më tha të iki se ishte plagosur. Pashë se Kujtimi kishte gjak tek gjoksi. Pasi ikën Kujtimi me Sardianin, pistoletën e Kujtimit e hodha poshtë një qebaptoreje portative, ndërsa celularin e Kujtimit e kam hedhur në lulishten rrethuese të Fakultetit Ekonomik, brenda rrethimit. Pastaj mora drejtimin e fushës së sportit dhe pasi dola sipër Qytetit Studenti, u ktheva djathtas në një rrugë të asfaltuar dhe dola në rrugën kryesore të Elbasanit, dhe më pas u futa tek kodrat e Liqenit Artificial. Në një rrugicë afër Gardës kam ndaluar një djalë që po vinte me motor, të cilit i thashë që të më çonte deri tek "21 Dhjetorit" se e kam babanë shumë të sëmurë dhe i dhashë 20 euro si shpërblim. Gjatë gjithë rrugës, Indriti më ka marrë në telefon rreth 4-5 herë, duke më pyetur se ku isha.
    Nga vendi ku kam bërë vrasjen e deri tek shtëpia, kam folur në telefon vetëm me Indritin dhe asnjë person tjetër. Shkova tek shtëpia e Indritit, ku rrinte me qira dhe aty më tha që ai djali ka vdekur në vend, ndërsa Kujtimi është rëndë. Pastaj Indriti më tha: "çfarë na bëre". Unë iu përgjigja: "ti e shave, Kujtimi i gjuajti, edhe ti po ta kishe në brez në atë moment do të qëlloje". Ai më tha që unë nuk do t'i shtija. Pastaj, Indriti më tha që unë të iki. Unë i thashë që unë po iki, e ai më tha: 'prit se do të vij edhe unë'. Dolëm nga kjo shtëpi dhe kemi shkuar tek shtëpia e një shoku tek stadiumi "Dinamo", në një pallat të ri shumëkatësh. Atë natë kemi fjetur aty dhe i treguam të gjitha atij shokut se çfarë kishte ndodhur. Para se të shkonim, ky shoku e kishte marrë Indritin në telefon dhe i kishte thënë që po e priste. Gjatë kësaj kohe, Indritit i telefonoi babait i tij dhe i tha që në shtëpi kanë ardhur për kontroll policia. Indriti iu përgjigj: "po mire, le të vijnë, se unë nuk kam bërë gjë".
    Të nesërmen, unë i thashë Indriti që të shkonim tek shtëpia ime në Tiranë. Kështu bëmë. U nisëm të dy dhe shkuam tek shtëpia ime, që ndodhej tek lagja "21 Dhjetori". Kemi ndenjur në këtë shtëpi një ditë. Unë thirra gruan dhe fëmijët për të ndenjur atë natë me ta, ndërsa Indriti thirri në telefon Ervin Çukën nga Spitalla, i cili erdhi dhe kanë ndenjur bashkë duke bërë muhabet gjithë natën. Të nesërmen në mëngjes, Ervini iku dhe shkoi tek shtëpia e një sportisti nga Kukësi, që merrej me mundje dhe banonte në Tiranë, tek i cili Indriti i kishte lënë 70 mijë euro në ruajtje. Këtë mundësin po ta shikoj, e njoh. Unë atë ditë përcolla gruan dhe fëmijët dhe u thashë që të merrnin plaçkat dhe të shkonin tek shtëpia në Durrës, se kismet kur do të shihemi. Kur iku nusja, vura re se Indriti ia kishte dhënë numrat e telefonit të gjitha Ervinit dhe e kishte ngarkuar që të merrej me punët tona. Ervini shau pasi i ngeli barra atij, e kush merrej me të gjitha këto tani. Indriti i kishte dhënë 10 mijë euro borxh Ervinit. Në fakt, ishin 8500 euro. Indriti e mori në telefon motrën e tij të madhe dhe i thotë të vinte dhe ta takonte. Ne i thamë që t'i binte vërdallë rrugicave se mos e ndiqnin. Ajo erdhi dhe i tha Indritit se babai ka lexuar gjithë natën nenet dhe nuk bën më shumë se 8 vjet burg. Indriti i tha që: "unë nuk kam bërë gjë, do të marr blindën dhe do të dorëzohem". Unë nuk u ndjeva fare. Indriti i dha motrës 50 mijë euro dhe e përcolli. Kur iku motra e Indritit, i thashë atij që të vinte me mua në Itali, por Indriti më tha që do të dorëzohej në polici. Nuk kam gjë për të shtuar. Procesverbalin, pasi e gjej të rregullt, e firmos pa vërejtje.

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -

    Familjarët e të penduarit të Bandës së Durrësit pohojnë se janë kërcënuar ditët e fundit. Të afërm të të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, në procesin gjyqësor të "bandës së Durrësit" tek Krimet e Rënda kanë pohuar se tre ditë më parë kanë marrë kërcënime për jetën në telefon. Lajmi konfirmohet nga burime pranë prokurorisë. Për rastin në fjalë në Prokurorinë e Tiranës është bërë edhe një kallëzim penal ndërsa familjarët e Ardiatik Colit, e kanë paraqitur fillimisht shqetësimin e tyre tek Krimet e Rënda. Bëhet e ditur, se autoritetet e prokurorisë kanë pranuar kallëzimin dhe janë duke shqyrtuar rrethanat nëse janë kushtet për nisjen e një procedimi penal. Adriatik Coli, prej disa seancash, nën statusin e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, është duke zbardhur përpara gjykatës, episode të rënda kriminale për të cilat akuzohen të cilësuarit si anëtarë të "bandës së Durrësit".
    KERCENIMI
    Sipas burimeve bëhet e ditur se kërcënimet janë bërë pak ditë më parë në "adresë" të familjarëve të "të penduarit" Coli. Familja e Colit, që prej "kontratës" së tij me drejtësinë, strehohet në një vend sekret dhe mbahet në vëzhgim 24 orë në 24 nga efektivët policorë të programit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Mësohet se kërcënimet janë bërë me anë të një telefonate anonime në numrin e njërit prej pjesëtarëve të familjen së të penduarit. Burime pranë organit të akuzës, sqaruan se në prokurori është paraqitur Sh.C., i cili ka bërë një kallëzim penal. Duke iu druajtur hakmarrjes, për shkak të dëshmisë të familjarit të tyre kundër gjithë të akuzuarve të tjerë të "bandës së Durrësit", Sh.C. ka treguar në prokurori gjithë ç'i kishte ndodhur. Procesi ndaj "bandës së Durrësit" tek Krimet e Rënda është lakuar edhe tjetër herë në lidhje me kërcënimet fizike. Pak muaj më parë, i afërmi i një prej gjyqtarëve të çështjes u kërcënua fizikisht.
    COLI
    Pasi kishte më se dy vite që procesi ndaj të akuzuarve si anëtarë të "bandës së Durrësit" zvarritej, në ditët e fundit të 2009-ës Adriatik Coli, i penduar i drejtësisë, nisi dëshminë e tij në Gjykatën për Krime të Rënda. Ne seancat në vijim ai iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë për episode kriminale për të cilat akuzohet "banda". Aktualisht, ai po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve mbrojtës. Sjella e Colit në gjykatë nga vendstrehimi i tij sekret, bëhet me anë të një autoblindi. Gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit, ai është i veçuar nga të bashkëpandehurit e tjerë dhe gjatë gjithë kohës pranë tij qëndronin efektivë të forcave speciale të maskuar dhe të veshur me antiplumb dhe të armatosur.

    I penduari
    Adriatik Coli, njëri nga të pandehurit e Bandës së Durrësit nënshkroi një kontratë me Drejtësinë që nga viti 2007, pasi ndihmoi hetimin në zbardhjen e krimeve të Bandës së Durrësit. Ai dhe familja e tij u morën në mbrojtje të posaçme nga sektori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Ministrinë e Brendshme.

  5. #215
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Arrestohet banda e dytë e Durrësit, akuza për trafik droge

    Trafiku i drogës, 7 në pranga në "Lindjen e diellit"

    TIRANE- “Lindja e Diellit” operacioni i përbashkët i policisë shqiptare me antimafian italiane ka vënë në pranga 7 persona të tjerë të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Të dhënat e para bëjnë të ditur se operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë e Leces në Itali e cila kishte lëshuar dhe fletëarrestet për të akuzuarit. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda bën publik emrat e personave të përfshirë në këtë trafik

    Indrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit
    Isuf Buna
    Rindi Xhunga
    Vito Biba
    Edmond Taullai
    Shefqet Vata
    Eglantina Bulo


    Arrestimet vijnë pak ditë pas vizitës që Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leces Cataldo Motta zhvilloi në Tiranë më 22 prill 2010.

    KAPET MBI 1 TON DROGE
    Ndërkohë në fillim të prillit operacioni i përbashkët policor shqiptaro italian coi në sekuestrimin e një sasie prej më shumë se 1 ton, saktësisht 1215 kg marihuanë në brigjet salentinase dhe arrestimin e 2 shqiptarëve, dhe një person tjetër në masën e sigurisë i ndaluar. Droga kishte mbërritur në Itali nëpërmjet kanalit të Otrantos.
    Të arrestuarit ishin Arbresh Hazizaj, 23 vjec, Almarind Brama, 26 vjec dhe Gezim Bircaj,46 vjec. Nëse droga do të shitej e tëra në treg, trafikantët do të arrinin të përfitonin 600 mijë euro. Nëse do të shitej pak nga pak fitimi do të kapte shifrat e 1 milionë eurove.
    Në kuadër të këtij operacioni në Shqipëri u arrestuan 4 persona si dhe u sekuestruan 215.5 kg lëndë narkotike. Lënda narkotike u kap në flagrancë rreth orës 23.00’ të datës 1 prill 2010 në urën e Lumit Vjosë. Droga do dërgohej në Vlorë më pas drejt Italisë. Në pranga të policisë përfunduan Eduart Kujtim Lushkaj, 20 vjec, Eglivan Novruz Atija, 28 vjec, Selami Hamet Lushkaj, 37 vjec, të tre nga rrethi i Fierit, si dhe Andi Hysni Kurti, 41 vjec banues në Tiranë.

    (s.g/BalkanWeb)

  6. #216
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Përgjimet e drogës, zbulojnë korrupsionin

    "Pazaret" bëheshin për pushimin e akuzave për "përdhunimin" në ngarkim të Emdond Taullajt dhe lirimin e tij nga burgu

    Një gjyqtar e një prokuror, të dyshuar se i mbyllën dosjen të akuzuarit për trafik droge, i arrestuar dy ditë më parë

    TIRANË- Hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda në kryeqytet, ndaj shtatë të dyshuarve, të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e "trafikut të drogës" të njohur si "Banda 2 e Durrësit", kanë zbuluar veç trafikut edhe "pazaret" e avokatit, prokurorit dhe një gjyqtari, për një çështje në ngarkim të Edmond Taullait, për akuzën e përdhunimit.


    Çështja në ngarkim të tij për veprën penale të "përdhunimit", e ngritur në kohën e hetimit të linjës së trafikut të drogës, u pushua dhe i akuzuari Taullai, 25 vjeç, u lirua nga burgu.

    Një fakt i tillë konfirmohet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që sqaruan për "Shekullin" se "çështja" tashmë i ka kaluar Task-forcës, për hetime të mëtejshme.

    Sipas të njëjtave burime, mësohet se në dhjetor të 2008, në Drejtorinë e Policisë në Durrës është paraqitur për të dhënë një kallëzim një vajzë me inicialet E.Rr. 22 vjeçe, studente e Universitetit të Durrësit.


    Ajo ka denoncuar për "përdhunim" dhe dhunë sistematike të kryer ndaj saj nga i dashuri Edmond Taullai. Ai gjatë përgjimeve të prokurorisë për linjën e trafikut të drogës është i njohur edhe me emrin Moke.

    Pas marrjes së kallëzimit, policia e Durrësit së bashku me forcat speciale të RENEA-së organizuan operacionin e koduar "Spitalla 2" dhe më 24 dhjetor 2008, arrestuan në banesën e tij në lagjen 18 të të Durrësit Edmond Taullain. Ndërkohë, emri i tij ishte në listën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi prej shtatori të vitit 2008 ai ishte nën përgjim për akuzat e "trafikut të drogës".


    Edhe pas arrestimit të tij, Taullai dyshohet se vazhdoi të mbante lidhjet me linjën e trafikut të drogës që nga dhomat e paraburgimit në Durrës. "Gjatë qëndrimit të tij në qeli, ai ka ndryshuar 10 numra celularë, që ia blinin policë të paraburgimit. Edhe pse i ndryshonte numrat shpesh, zyra e përgjimit ka arritur t'ia identifikojë numrat e rinj që përdorte.


    Gjatë kohës që ai përgjohej, janë regjistruar biseda të ndryshme telefonike të kryer mes të dyshuarit Taullai, familjarëve dhe avokatit të tij, se si do veprohej që ai të dilte nga burgu dhe akuza për "përdhunim" ndaj tij të pushohet-thuhet nga zyrtarë të prokurorisë.


    Sipas tyre, në këtë kohë, janë regjistruar biseda të kryera nga Taullai, nëpërmjet të cilave prokuroria pretendon se është zbuluar se si është ushtruar presion ndaj studentes 23-vjeçare me inicialet E.Rr, të tërheqë kallëzimin.

    Më pas, dyshohet se kundrejt rryshfeteve, gjykata dhe prokuroria kanë pushuar akuzat ndaj Taullait. Ndërkohë, edhe pas lirimit nga qelia për akuzën e "përdhunimit", Edmond Taullai ka vazhduar aktivitetin e tij kriminal, në drejtim të trafikut të heroinës. Në lidhje me përgjimet, mësohet se i janë dërguar zyrës së Prokurores së Përgjithshme.

    Çështja tashmë mësohet se ndodhet në në duart e prokurorëve të njësisë së Task-forcës në kryeqyte, që po hetojnë çështjen. Në lidhje me trafikun, e drogës, Taullai dyshohet se ka furnizuar me heroinë, nëpërmjet linjave të tij të kontaktit dhe me porosi të Endrit Dokles nga burgu, të arrestuarin Isuf Buna, Shefqet Vata e Jorid Xhunga, që nëpërmjet "korrierëve" e nisnin mallin drejt Italisë në rrugë tokësore.


    Bashkë me personat e mësipërm, policia arrestoi Vito (Vehap) Bibën, bashkëshorten e tij Eglantina (Lulo) Biba si dhe 25-vjeçarin Edmond Taullai. Arrestimi i tij, u krye në orën 03:00 të të shtunës në një disko në Sarandë, ku ndodhej bashkë me Vehap Bibën. Pritet që të gjithë këta të arrestuar, të dalin paraditen e sotme para Gjykatës për Krime të Rënda për verifikimin e masave të sigurisë "arrest me burg" dhënë në mungesë.

    Shekulli

  7. #217
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ajo qe me cudit me teper ne lidhje me kete gjykimin maratone se pjestareve te bandes se Durresit,eshte deshmia surprize e te penduarit,Debatik Coli ne lidhje me ish kreun e PDK-se ne malesine e madhe,Aleksander Keka,fill pas vrasjes se tij..ne kete pike edhe njeriu me i padjallezuar do te dyshonte se keto gjyqet e bandave sherbejne me teper si inskenime politike se sa si nevoje per te ndeshkuar realisht keqberesit...

  8. #218
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    E dashura e Klodian Saliut: Si e nxora në pritë Marsel Sotirin për bandën e Durrësit

    DESHMIA ne gjykate

    Kam jetuar në Durrës në vitit 1999. Në shkurt të vitit 1999 kam ikur në Durrës me familjen time, babai, mami, motra, dy fëmijët edhe unë. Vëllai nuk erdhi. Nga Skrapari jemi shpërngulur në Durrës, lart spitalit të qytetit, në një shtëpi private. E kemi marrë me qira. Motra kishte një vajzë rreth 3 vjeç, kurse çuni 2. Burri i motrës është vrarë në vitin 1997.
    Unë vetë njëfarë kohe ndenja pa punë, pastaj rastësisht takova një shoqe timen, me origjinë nga Skrapari, e cila quhej E…. U prezantuam, u takuam rastësisht, sepse ajo kishte shtëpinë nga e kisha edhe unë, andej e kisha rrugën. Nuk e dija se me kë shoqërohej. Ne dolëm për të pirë kafe, pasi ajo erdhi nga shtëpia dhe u prezantua me ata të shtëpisë. Dolëm për të pirë kafe te lagjja e saj dhe rastësisht takuam një çun që ajo e njihte mirë dhe që quhej Klodian Saliu. Pasi takuam Klodianin dhe u prezantuam, ai na kërkoi të pinim një kafe. Unë ngaqë nuk e njihja nuk pranova, por ajo më tha që është çun i mirë. Nga aty pastaj kemi ikur për të pirë kafe. Më duket se kemi ikur në Bishtpallë të Durrësit, për të pirë kafe. Kur jemi ulur në një lokal, ka ardhur shoku i tij i quajtur Arben Paja. Shkuam me një “Benz” tip kabriolet të zi. Ishte i Klodian Saliut. Më pas u prezantuam dhe me këtë shokun e tij dhe pimë kafe e bëmë muhabet. Mu prezantua se quhej Klodian Saliu. Ishte çun Spitalle. Mosha e tij ishte tek 23 apo 25 vjeç. Arben Paja, shoku i tij ishte përmetar në origjinë. Kishte kohë që jetonte në Durrës. Edhe ky ishte afërsisht në të njëjtën moshë me Klodin. Kur u kthyem isha unë dhe E… në makinën e Klodianit.
    Si vazhduan raportet?
    E… vinte shumë shpesh nga shtëpia ime, në atë kohë që Klodiani më kishte takuar mua. Që atë ditë që e takova, E… më fliste vetëm për Klodianin, që ishte çun shumë i mirë. E… donte që unë të njihesha më shumë me Klodianin. Kemi dalë përsëri për kafe me E… dhe Klodianin. Kafet i pinim në një lokal në Bishtpallë, ku shkonim me “Benz”-in e zi. Klodiani nuk bënte biseda për veten dhe vetëm jam trembur njëfarë kohe, sepse ai mbante në makinë një kallash dhe një radio policie. E kam pyetur dhe më ka thënë se ka plot njerëz të këqij në këtë qytet. Nuk shpjegonte se çfarë kishte për jetën e vet. Për sa i përket shokut të tij, Arbenin, e kemi takuar pasi mua më propozoi Klodi dhe kisha një javë pa i dhënë përgjigje. Pasi unë i dhashë përgjigje që do të bëhesha e dashura e tij, që atëherë e takoja çdo ditë Arben Pajën. Në një moment kemi takuar edhe Ilir Xhungën. Kur vajta për në Bishtpallë me E… dhe Klodianin, që unë doja që t’i thosha që jam e dashura e tij, aty ka ardhur edhe Ilir Xhunga që të mbante E… dhe të na linte vetëm mua me Klodianin. Iliri erdhi me të njëjtën makinë që erdhi Arbën Paja, një “Golf”. Klodian Saliu më propozoi një javë pasi e kisha takuar për herë të parë. Ai më tha thjesht dua të lidhem me ty, se më pëlqen si gocë. Pas këtij momenti, raportet e mia me Klodin ishin normale si gjithë raportet në çift. Ai shoqërohej më shumë me Ilir Xhungën. Atë e kishte shokun e tij më të ngushtë. Për çdo gjë i vinte nga pas. Unë nuk dilja nga shtëpia, pasi nuk më lejonin prindërit. Me Klodin, unë takohesha kur dilja për kafe me shoqen time E…. Më pas unë u detyrova dhe i thashë Klodit të më gjente një punë që të dilja ta takoja, pasi ishte dhe më e lirshme. Më gjeti një punë afër varrezave në një rrobaqepësi. Punë fillova një muaj e gjysmë pasi kisha vajtur me shtëpi në Durrës. Aty punonin rreth 300 gra. Klodiani vinte më takonte te puna çdo ditë. Vinte me Ilir Xhungën dhe Arbën Pajën. Raportet mes nesh vijuan normalisht. Shihesha edhe me Arben Pajën, pasi ai kishte një të dashur që ma kishte prezantuar mua, e cila quhej I…. Ilirin dhe Arbenin i kam takuar deri sa kanë vdekur.
    Keni dijeni mbi rrethanat e vdekjes së Ilir Xhungës dhe Arben Pajës?
    Kisha dalë poshtë nga Vollga. Isha me motrën dhe me fëmijët e saj dhe me një kushërirën time të vogël, që quhet K. Jaho. Kur jemi ngjitur aty afër spitalit, kam parë një makinë “Citroen” që ishte bërë copash. Ishte qëlluar me armë. Kam takuar aty një polic dhe e pyeta ç’kish ndodhur. Ai më tha që janë vrarë dy persona, njëri Ilir Xhunga dhe tjetri Arben Paja. E pyeta për Klodian Saliun dhe nuk më ka kthyer përgjigje. E pyeta, sepse ata që ishin vrarë, Klodiani i kishte shokë të ngushtë. Unë ndalova aty dhe pyeta sepse u tremba, pasi makina ishte bërë copë-copë dhe e dija që atë makinë e kishte Klodiani. Me këtë makinë më kishte marrë Klodi.
    U interesuat te Klodiani atë natë për këtë ngjarje?
    Jo nuk kontaktova fare atë natë dhe as të nesërmen. Pas dy-tri ditësh jam takuar me Klodin, i cili erdhi dhe më mori te shtëpia. E pyeta nga se erdhi vrasja dhe ai më tha që ka ardhur nga hasmi im, që quhej Marsel Sotiri. Më ka thënë Klodiani se do t’i vras dhe fëmijët në djep, që ka Marsel Sotiri. Aty jam trembur shumë, pasi nuk e mendoja të dëgjoja ato fjalë nga Klodian Saliu, sepse dukej ndryshe dhe u shfaq ndryshe.
    Të nesërmen e ditës së ngjarjes ku u vra Xhunga dhe Paja, ç’keni bërë?
    Të nesërmen kam qenë në shtëpi dhe vijova jetën normalisht. Pastaj erdhi I…, e dashura e Arben Pajës dhe me kërkesën e saj shkuam në varrimin e Pajës.
    Shkuam te shtëpia e tij. E kishte pranë shtëpisë së shoqes sime E…, mbi varrezat. Aty kishte shumë njerëz dhe nuk njoha asnjë. Klodianin aty nuk e pashë, por te varrezat po. Nga shtëpia deri te varrezat ishte 5-10 minuta. Arkivolin e mbajtën shokët e tij. Nuk pashë njerëz të armatosur. Në varrimin e Ilir Xhungës nuk kam qenë fare.
    Jeni takuar më me I… pas këtij momenti?
    Jam takuar në rrethana normale. Ajo më ka thënë të shkonim në varreza, te varri i të dashurit të saj, Arben Pajës. E kam shoqëruar. Gjatë rrugës kur kam vajtur te varrezat, kam parë një varr që ishte i Artan Sallakut dhe I… më tha që këtë e ka vrarë Klodian Saliu. Nuk i besova fjalët e saj, sepse mu duk e pabesueshme.
    Si vijuan raportet tuaja me Klodian Saliun?
    Vijuan si mos më keq. Nuk vazhduan siç ishin normale më parë, sepse Klodiani kishte bërë muhabete të tjera për mua e doli ndryshe. Nga ai mësova që unë duhet të ikja në plazh për Marsel Sotirin, që ta nxirrja unë në shteg, që ai ta vriste. Këtë ma tha vetë Klodiani. Këtë ma tha afër shtëpisë së tij, që ishte e pa ndërtuar ende. Aty ai më ka treguar se kush ishte Marsel Sotiri dhe çfarë lidhje kishte Marsel Sotiri me familjen e Klodian Saliut dhe kush kishte vrarë Ilir Xhungën dhe Arben Pajën. Më tha se duhet të hakmerrem ndaj Marsel Sotirit, sepse më ka vrarë shokët. Ka tentuar, më tha, që të më vrasë edhe mua. Kjo ka ndodhur kur ka qenë i shoqëruar me vëllain e tij, A.Saliun. Ajo kishte ndodhur sapo kishte ardhur nga Italia, te Plepat nuk e mbaj mend, ishin fjalët e tij. Unë në atë kohë nuk e kisha njohur Klodianin.
    Biseduat gjë tjetër?
    Klodian Saliu kishte bërë plane me vëllezërit e vet Ç. dhe A. Saliun, që mua të më çonin në plazh dhe të nxirrja në shteg Marsel Sotirin. Klodiani më ka thënë që unë duhet të ikja në plazh dhe duhet të nxirrja Marselin në shteg, që ai ta vriste. Unë nuk kam pranuar, sepse isha tmerruar nga Klodian Saliu. Ai pastaj më ka kërcënuar mbi familjen time dhe fëmijët e motrës sime. Ai më ka thënë se unë duhet të shkoja në atë vend dhe po të mos shkoja, ai do të më vriste. Më ka çuar në shtëpi. Në atë kohë vinte shpesh në shtëpinë time dhe më thoshte të njëjtat fjalë, që do të më vriste po të mos e bëja këtë gjë. Ai më tha që e kam bërë në plan që të iki me vëllezërit e mi, për të bërë vrasjen e Marselit. Nuk më përmendi emra se me cilët do të shkonte.
    Si vazhdoi më tej debati yt me Klodianin?
    Ai përditë vinte të më kërcënonte. Më thoshte të shkoja me familjen në plazh, të dukesha familjare, se unë vetëm nuk mund të shkoja. Kam vajtur në shtëpi e tmerruar dhe e frikësuar. Bëra bisedë me motrën time G. Cufen.
    Çfarë bisede keni bërë me motrën tuaj G.Cufen (Jahon)?
    Motrës i thashë që Klodian Saliu më ka kërcënuar me jetën time dhe të familjes, jetën e fëmijëve të saj. Më kishte kërcënuar që unë duhet të shkoja në plazh se s’bën të lidhesha me Marselin. Motra nuk pranoi në asnjë mënyrë për këtë. Klodit i thashë që motra nuk pranoi, por ai më tha: do e bësh se s’bën, se unë do të vras, nuk ke nga të shkosh. Kjo kërkesë zgjati disa kohë, derisa i mbusha mendjen motrës duke i thënë që përpara familjes nuk do të vendosja asnjeri. Ajo u detyrua ta pranonte për hatrin tim. Familja ime nuk ishte në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe që unë isha kërcënuar nga Klodian Saliu. Unë nuk ia bëra prezent prindërve këtë gjë. Vajta i thashë Klodit që vetëm motra ka pranuar, por familja ime nuk di gjë. Më tha që ti do të bësh të pamundurën të marrësh edhe prindërit. Vetëm bërtiste Klodiani dhe më ka gjuajtur me shpullë dy-tri herë dhe më thoshte që do e bësh se s’bën, je e detyruar ta bësh. Duhet të vija se s’bën në plazh që unë të njihesha me Marsel Sotirin dhe t’ia nxirrja në pritë, që Klodi të vriste Marselin.
    Familja ime ishte në dijeni të lidhjes sime me Klodianin. I kisha thënë pas vrasjes së Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Babai im nuk donte që unë të kisha lidhje me Klodianin.
    A e diskutuat me Klodianin se si do të shkonit në plazh?
    Bisedova me të. Ai më ka treguar një fotografi të Marsel Sotirit. Unë nuk e njihja kush ishte. Fotoja ishte bardh e zi. Kishte dalë me dy shokë të tjerë. Marseli ishte me flokë të gjata, me xhup meshini dhe kishte dy shokë anash. Klodiani kishte gjetur një shtëpi në plazh, afër shinave të trenit. Aty do të na çonte neve. Kishte marrë një furgon me qira. Shoferi erdhi poshtë shtëpisë sime, ku jetoja me qira. Unë babait i kam thënë që furgonin e kishim paguar ne. Ata nuk e dinin që ne po shkonim te banesa që na kishte gjetur Klodi. Për plazhin, prindërve u thamë unë dhe motra. Babi nuk pranoi fillimisht, për shkak të problemeve me tensioni, por ia mbushëm mendjen. Ne nuk e dinin se ku ishte banesa, por Klodiani ia kishte treguar shoferit të furgonit. Pagesën e kishte bërë vetë Klodi, por unë nuk dija gjë. Shtëpia ishte pranë shinave të trenit, kur vjen nga unaza e Durrësit.
    Hera e fundit që takova Klodin ishte para se të shkonim në atë shtëpi, ka qenë një ditë para në darkë. Ai më tha që të bëja kujdes me hapat e mija, veprimet e mia. Gabimi më i vogël që do të bëja ndaj Marsel Sotirit, që mos t’i thosha atij se më ka futur filani, Klodi do të më vriste të gjithë familjen time, do e shuante. Ai më tha që do të linte persona të tjerë në vëzhgim që të më shikonin mua. Nuk më tha se kush do të më vëzhgonte.
    Në ç’mënyrë do ta gjenit Marsel Sotirin?
    Pranë vendit ku do të bëja plazhin ishte një lokal që quhej “Pista”. Më kishte shpjeguar Klodi rrugicat që të nxirrnin drejt saj. Në zonën e plazhit ishte një lokal tjetër. Lokali ishte i madh. Me shtëpinë, lokali ishte afër rrugës kryesore. Me makinë nuk bëhet as 10 minuta. Në këmbë bëhej për rreth 15 minuta. Ishte një lokal “Kashta”, që rrinte Marsel Sotiri. Në këto dy lokale do të shkoja unë. Ato dy lokale ishin 5 minuta larg njëra-tjetrit. Më afër shtëpisë ku rrija kisha “Kashtën”. Faktin që Marsel Sotiri frekuentonte këto dy lokale, ma ka thënë Klodian Saliu. Unë do të gjeja Marsel Sotirin me anë të fotografisë, pasi unë nuk e njihja fare se kush ishte. Fotografinë ma tregoi Klodi dhe pastaj e mori prapë me vete.
    Çfarë bëtë pasi vajtët në shtëpi?
    Atë ditë që vajtëm, dolëm pasdite në plazh me familjen. Ndenjëm dy orë. Unë vetë vajta piva një kafe te “Pista”. Familjen e lashë në plazh. Pista ishte 20 metra larg vendit ku bënim ne plazhin. Piva kafe aty me motrën time. Ndenjëm pak e pastaj u kthyem. Të nesërmen vajtëm në plazh në mëngjes herët. Vajtëm po aty, te “Pista”. Ndenjëm ca kohë aty dhe unë me motrën vajtëm te “Pista” të pinim kafe. Pimë kafe, nuk ndenjëm shumë dhe ikëm. Kur kalamajtë kërkuan ujë, unë ika për të blerë një bidon. Aty takoj një djalë nga Skrapari, që e kishte emrin D… shkurt. Pasi mora bidonin me ujë, më flet një person nga prapa dhe thotë, ia paguaj unë bidonin e ujit. Unë nuk e lejova. Pagova lekët dhe ika. Mbasi lë turnin, ky çuni nga Skrapari, D… vjen më takon te vendi ku isha në plazh. Unë e pyeta se kush ishte ai që më ofroi ujin. Ai më tha që quhej Marsel Sotiri. Kur kam parë fotografinë dhe pashë personin që ishte Marsel Sotiri, nuk e njoha fare, sepse ishte ndryshe nga fotografia në realitet. Ishte njëqind për qind ndryshe, se flokët në foto i kishte të gjata, aty i kishte të shkurtra. Në fotografi dukej i shkurtër, në të vërtetë ishte i gjatë.
    Si vazhduan raportet tuaja me Marsel Sotirin, pas këtij momenti?
    Unë isha shumë e trembur nga Marseli që e njoha. Në fakt, ai më erdhi vetë mua. Nga Klodiani më ishte bërë presion gjatë gjithë kohës. Më pas në orën 12:00 të drekës vajta në shtëpi. Nga aty i them motrës që ishte Marsel Sotiri, që në momentin që ne po flisnim me djalin nga Skrapari. Ajo u tremb, pasi nuk e dinte si do të vente jeta jonë. Pasdite dolëm sërish. Morëm fëmijët dhe
    shkuam te “Pista”. Aty ulemi dhe pimë kafe. I njëjti person që kisha parë, edhe në mëngjes i tha kamerierit që na i kishte paguar ai lekët e kafes. Motra ime nuk pranoi. Paguam lekët dhe u çuam për të ikur në shtëpi. Kur nisemi për në shtëpi, ai vjen nga prapa me një makinë “Audi” të kuqe. Na ndalon te rrugica ku ikja për në shtëpi, pa dalë në rrugë kryesore. Aty ndalon dhe bën prezantimin që ishte Marsel Sotiri, 25 vjeç. Ishte me origjinë nga Fieri. Aty më tha që e kishte me mua. Iu prezantova se kush isha unë, motra dhe fëmijët, duke i thënë emrat e vërtetë. Ai na tha të na shoqëronte. Unë i thashë në asnjë mënyrë, se do të ikim vetë në shtëpinë time. Ai më tha që doja të pija një kafe. Unë i thashë për ditën e nesërme, se ishte vonë atë ditë. Isha dhe e frikësuar. Ai më tha që të takohemi te “Pista” dhe orar nuk lamë. Unë i thashë të dalim një herë në plazh nesër, pastaj flasim. U nisëm për në shtëpi në këmbë. Filloi dita e nesërme.
    Kishit ndonjë marrëveshje me Klodianin, që do ta mbaje të informuar?
    Jo, nuk kisha marrë asnjë raport, sepse Klodiani kishte lënë persona të tjerë për të parë se çfarë lëvizjesh do bëja unë. Mua më ka thënë: ki kujdes se mos bësh gabimin më të vogël, se do të të vras. Nuk e di se kë person kishte lënë Klodi. Të nesërmen vajta për të pirë kafe te “Pista” me motrën. Fëmijët i lashë në plazh me prindërit. Në lokal gjej Marsel Sotirin. Ai erdhi në tavolinën time dhe tha që mund të ulem dhe unë të rri me ju? Nuk kisha si t’i thosha jo dhe ai u ul me ne, me mua dhe motrën time. Bëmë biseda se nga isha, ku jetoja. Marseli më pyeti se në çfarë qyteti rrija. Unë i thashë që jetoja akoma në Skrapar dhe kisha ardhur për plazh nja 15 ditë me familjen time. I thashë kështu, se isha e detyruar se mos bëja ndonjë gabim dhe më vriste, e më kuptonte se kisha ardhur për punët e Klodian Saliut. Bëmë dhe ca biseda familjare me motrën time. Ndenjëm dhe pak kohë dhe ika për të bërë plazh, se ashtu i thashë Marsel Sotirit. Ai më pyet që do të pimë kafe pasdite. Unë i kam thënë që, po do të pimë. Orarin e lamë në orën 17:00 te “Pista”. Më pas filloj plazhin. Futem në det dhe aty vjen Marsel Sotiri me gjithë rroba i veshur, duke bërë muhabet me mua. Bëmë pak muhabet, se erdhi koha që do iknim në shtëpi. Atij i kishin ardhur disa shokë që po e thërrisnin dhe lamë takimin e orës 17:00. Nisemi për në shtëpi për drekë dhe ai vajti te shokët e tij. Vjen pasditja, ora 5:00. Shkojmë prapë te “Pista” dhe aty na priste Marsel Sotiri. Merr makinën dhe na thotë nuk do të pimë kafe këtu, po do pimë në një lokal ku do të çoj unë. Unë isha me motrën dhe dy fëmijët. Vajtëm te lokali me makinë dhe ai lokal ishte lokal “Kashta”. Vajtëm po me atë makinë “Audi” të kuq. Aty te lokal “Kashta” u ulëm për të pirë kafe dhe vjen një shoku i tij. Ai u prezantua si shoku i Marsel Sotirit. Ndenjëm një fare kohë aty dhe Marseli tha që do na përcillte ai për në shtëpi, sepse i thashë unë që vajti shumë vonë dhe duhet të ikim. Hipim në makinë të tij dhe vjen edhe shoku i tij me ne. I biem nga plepat për të vajtur në shtëpinë që unë kisha në plazh. Nuk e futa në rrugicën e shtëpisë time. I thashë të na linte në rrugën kryesore. Nuk e lashë se kisha frikë, se mos kuptonte ndonjë gjë nga unë. Më pas shkojmë në shtëpi. Ai më tha do të takohemi prapë nesër tek i njëjti lokal te Pista. Të nesërmen, unë nuk e pashë atë te “Pista” dhe u bëra merak se mos kishte marrë vesh ndonjë gjë për mua, se kush isha unë në të vërtetë, se mos më kishte futur Klodian Saliu. E tmerruar lashë motrën te plazhi dhe bëra një xhiro afër shtëpisë së tij. Atë ma kishte treguar Marsel Sotiri nga Pista. Marseli ma kishte treguar një ditë përpara. Nga pista ishte larg jo më shumë se 100 metra.
    Ndenja duke bërë xhiro dhe po vinte ora që do të iknim për në shtëpi. Në momentin që unë po ikja, ai më pa. U ul poshtë dhe vjen dhe më takon. E pyes se çfarë kishte dhe më tha që ishte për një darkë te shokët dhe kishte ndenjur shumë vonë. Ndenjëm nja 5 minuta, pasi do iknim në shtëpi dhe e lamë për t’u takuar pasdite. Do të takoheshim po te Pista në orën 05:00 të pasdites. Iki për në shtëpi, qetësova dhe motrën. Ajo ishte frikësuar se kishte hall se mos kishte marrë gjë vesh për ne. I thashë që do të ikja ta takoja Marselin në orën 05:00. Vjen pasditja dhe ne dalim me motrën dhe fëmijët e saj. Takojmë Marselin aty dhe ai nuk donte që unë të rija te “Pista” dhe vajtëm në një lokal pak më poshtë se lokali “Kashta”. Tek “Kashta” ishin ca shokë të tij, që nuk donte Marseli që mua të më shihnin. Atje vajtëm me makinën “Audi”.
    Rastësisht i kam parë të mbuluar me gazetë një pistoletë Marsel Sotirit, kur ishim në lokal të ulur. Pistoletën e kishte mbi tavolinë. Aty u trembëm dhe motra e pyeti çfarë është kjo. Ai tha që ka njerëz të këqinj këtu në Durrës. Më ka thënë që kjo pistoletë futet dhe në avion dhe nuk duket që ke armë me vete, sepse ishte me pjesë kauçuku. Marseli i thotë motrës time që do të më tregonte mua shtëpinë. Motra ishte e frikësuar dhe nuk donte të më linte, pasi ia bëja dhe unë me shenjë që të mos më linte. Ai i tha që nuk do ta vonoj më shumë se gjysmë ore. Motra u detyrua që të mos binim në sy se për çfarë plani kishim ardhur aty. Për të mos rënë në sy tek Marsel Sotiri kam folur me njerëzit e mi, se gjasme jetoj akoma në Skrapar. Kam folur me celularin e tij. Kam folur me nusen e xhaxhait tim nga Skrapari. Ai besoi që unë isha me tërmend nga Skrapari dhe nuk kisha ardhur me shtëpi në Durrës. Pastaj u nisem për te shtëpia e Marsel Sotirit dhe motra po më priste me kalamajtë në lokal. Vajtëm tek shtëpia që ishte e pandërtuar. Bëmë biseda të thjeshta familjare. Aty ai më propozon, se deri në atë moment nuk më kishte propozuar. Thjeshtë pinim kafe. Unë nuk i ktheva përgjigje, sepse sa vajtëm te shtëpia u vonuam dhe i binte që të iknim te motra, se vajti gati gjysmë ore. Ora ishte 7 e gjysmë maksimumi. Shtëpia e tij pashë që ishte në ndërtim dhe nuk kishte plaçka. Muhabet kemi bërë lart në soletë. Shkallët për të hipur në soletë ishin nga jashtë. Unë e frikësuar se mos më bënte ndonjë gjë, iu luta për të ikur tek motra, se kishim lënë orar. Ai nuk shfaqi agresivitet, por me mënyrën që më kishte thënë Klodi që ishte kriminel ai, unë kisha frikë. Atje u vonuam gati 20-30 minuta. Nga aty kemi ikur dhe kemi vajtur te motra. Ajo ishte e frikësuar dhe kur më pa u qetësua. Po më priste te lokali që e kisha lënë. I thashë atij që jam bërë vonë dhe do të iki në shtëpi. Ai më tha do të çoj unë në shtëpi. Kur nisemi për në shtëpi ai thotë, më dha një defekt makina “Audi”. Unë u tremba.
    Mori një shokun e vet në telefon dhe i kërkoi një makinë “BMW” që e kishte po të veten. Vajtëm te pista e plazhit me “Audin” që i kishte dhënë defekt dhe takoi shokun që i dha “BMW”-në dhe ai i la “Audi”-n shokut të vet. Hipim në makinën “BMW” dhe ajo ishte shumë e rëndë. Dyert kur mbylleshin dhe kur hapeshin ishin të rënda. Ngjyra e makinës ishte e zeze. Targat nuk ia pashë, nuk marr vesh fare për tipin e makinës, por dëgjova Marselin që ishte makinë e tillë. Ishte makinë e blinduar, prandaj ishin dyert e rënda. Makinën e ngau Marseli dhe unë hipa përpara. Motra me fëmijët mbrapa. Ora po shkonte 8 e ca e pasdites, ishte errur. Do të na përcillte deri te shtëpia dhe i ramë po të njëjtës rrugë nga plepat, që i binte nga unaza. Vajtëm deri afër shtëpisë. Unë i thashë të na linte te rrugica. Ai tha do t’ju çoj te shtëpia. Nga rruga kryesore është futur te rrugica e shtëpisë sime. E ndaloi makinën në një rrugicë ku ishin dy shtëpi anash. Në atë kohë kur po dilja nga makina, ai tha bëjmë nja 5 minuta muhabet. I tha motrës të na linte vetëm. Motra e frikësuar nuk kishte ç’të bënte dhe ishte e detyruar të na linte 5 minuta vetëm. Ajo priste afër rrugicës së shtëpisë, pa vajtur në shtëpi. Makina që ndaloi ishte gati 30-40 metra larg shtëpisë time. Ndenjëm rreth 5 minuta duke bërë muhabet. Unë i thashë se u bë vonë dhe ai më tha që do të më përcillte. Unë dola nga makina dhe ai hapi derën e makinës dhe eci mbrapa meje. Bëmë 2 sekonda muhabet. I thashë natën e mirë, dhe e lamë si gjithmonë të takoheshim ditën e nesërme. Kur më pa motra që unë po vija, ajo iku para meje. Ajo nuk ishte shumë larg makinës, duke më pritur mua. Motra eci përpara, unë mbrapa dhe kur u futa tek porta e shtëpisë kam dëgjuar krismat, ku kishte ndaluar makina e Marsel Sotirit.
    Kishte krisma breshëri kallashnikovi. Dëgjova edhe të shtëna pistolete. Unë u shtriva përtokë. Kur mbaruan krismat u futëm në shtëpi, se ishin dhe plazhistë të tjerë. Krismat zgjatën rreth 5 minuta. Babi ishte brenda, kur erdha aty unë ishte mami im në oborr me motrën dhe kalamajtë. Kishte dhe plazhistë të tjerë, tek një bordurë në oborr. Kur dëgjuam krismat të tjerët, ca u shtrinë ca u futën në shtëpi. Kur mbaruan krismat, u futëm në shtëpi. Unë rrija e frikësuar, se nuk dija se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
    Isha e frikësuar se mos Marseli kishte marrë vesh ndonjë gjë. Kisha frikë dhe nga krismat. Dola në banjë që të mos shikoja se mos kishte lëvizje, pasi dritarja e saj shikonte nga kishte makinën Marseli. Nuk pashë lëvizje. Policia erdhi rreth gjysmë ore pas krismave.

    Panorama

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i tmerrshem ky tregimi i ksaj vajze..

    apapapa..

    dhe femijet e vegjel ne loje..

    kulmi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-05-2010 më 13:38

  10. #220
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Banda e Durrësit, dëshmitari: “Më kanë thënë se djalin ma vrau Lulëzim Berisha”


    Nikolla Ongari tregoi dje si e kishte mësuar vdekjen e të birit

    Laureta Rryçi

    Procesi për bandën e Durrësit vijoi dje me dyer të hapura për mediat me dëshmitarin e radhës të thirrur nga akuza. Nikolla Ongari, babai i një prej viktimave që janë përfshirë në dosje, i vuri gishtin dje si autor të kësaj vrasjeje Lulëzim Berishës. Ky i fundit është etiketuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i bandës së Durrësit. Dëshmitari pranoi se nuk kishte qenë vetë dëshmitar në vrasje, por ndërsa njerëzit i vinin për ngushëllime, linin dhe llafe në shtëpinë e tij duke i treguar për vrasësit e të birit. Madje dje, gjatë dëshmisë, ai dha para gjykatës edhe emra konkretë që i kishin treguar se të birin ia vrau Lul Berisha. Seanca, pas dëshmisë së Ongarit, u ndërpre për shkak të debateve që u përfshinë palët në proces me njëra-tjetrën. Avokatët e të pandehurve nisën të debatonin me prokurorët e çështjes për shkak të thënieve të dëshmitarit. Ata ngritën pretendimin se nuk mund të mbaheshin në procesverbale si akuza të mirëqena fjalë të thëna nga persona të tretë.

    Dëshmia e Nikolla Ongarit

    “Kam dy djem, Lorencin dhe Eduartin, që nuk jeton më. Më 5 korrik të vitit 1999, Eduartin e kanë vrarë. Vrasja e tij na la me pasoja, thamë se nga vjen kjo vrasje. Në erdhën njerëzit për ngushëllim. Aty linin edhe bisedat. Secili jepte hesapin e vet. Unë i dëgjoja dhe kisha sikletin për dhimbjen e madhe. Nga bisedat që lindnin mësuam se na e ka vrarë një Lulëzim Berisha. Më thirrën të plotfuqishmit që më pyetën dhe unë deklarova se nuk dija gjë. I kam thënë hetuesit që në vend ta gjeni, ju më pyesni mua. Në vendngjarje nuk kam qenë, por dëgjova ta ketë vrarë Lulëzim Berisha. Arsyen nuk e dija. Gjatë kësaj kohe kam dashur të mësoj pse e ka vrarë. Që e ka vrarë, kjo nuk ngjitet më se ajo që thyhet nuk ngjitet më. Lulëzim Berishën e kam dëgjuar ditën e ngjarjes. Djali atë kohë kishte shkuar për kafe me ca shokët e tij. Grupi i Lulëzim Berishës e ndiqte nga pas. Ka qenë me një marangoz, i cili më tha që ‘erdhi një djalë, menduam se do pinte kafe, se nga shkoi. Pas 5 minutash na vijnë 2 veta nga mbrapa në mes të lokalit dhe me një pushkë pa zë e qëllojnë. Ndërsa Edi u vra në tavolinë aty’. Më vonë lajmëruan policinë shokët e tij. Më lajmëruan kur isha në shtëpi. Ngjarja ndodhi paradite, unë e mora vesh në mesditë. Dy ditë më vonë erdhi marangozi. Unë kam shkuar më pas në atë vend bashkë me nipin e gruas, Juljan Kërpuzin, që ka qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja. Ka qenë në tavolinë, në atë kohë ka qenë 15 vjeç. Kur vajtëm te lokali Juljani më tregoi tavolinën dhe pozicionet që kishin qenë. Për largimin e autorëve nuk më tha se qe larguar për vete. Juljani më tha se nuk i njihte se kush qenë. Më tha që qenë me kapele me strehë, një qe pak më i hollë se tjetri. Erjon Lamen, Marsel Sotirin dhe Lazër Hazanin nuk i njoh. Djali ka pasur një Benz me ngjyrë të kuqe”, - përfundoi dëshminë Ongari.

    Procesi
    Procesi ndaj bandës së Durrësit ka nisur prej kohësh, mirëpo vetëm pak muaj ka që po zhvillohet normalisht. Seancat e para u dëgjua dëshmia e të penduarit Adriatik Coli, i cili jo vetëm konfirmoi krimet e përfshira në dosjen për gjykim, por i shtoi edhe disa të reja Prokurorisë për të nisur gjykimin. Më pas vijuan dëshmitë e dy dëshmitareve që kanë përfituar statusin e dëshmitares së drejtësisë, ndërsa tani kanë nisur familjarët e viktimave.

    Albania

    4 Qershor 2010

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •