Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 233
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Banda e Durrësit: Vendimi i gjyqit, “burg për jetë” për 4 anëtarë

    Ministria e Brendshme njofton arrestimin e 6 pjesetareve te "organizates kriminale te drejtuar nga Lulzim Berisha". Ne kerkim, Lulzim Berisha dhe bashkepunetoret e tij te ngushte. Hetimet qe filluan pas zgjedhjeve te 3 korrikut dhe ekzekutimet e kryera nga banda ne Tirane e Durres permes rekrutimit te vrasesve me pagese

    Sokol COBO

    Shpartallohet banda e Lul Berishes ne Durres. Ndersa biznesmeni i njohur eshte shpallur ne kerkim, bashke me dy nga bashkepunetoret e tij me te ngushte, policia ka vene ne pranga 6 persona te tjere, qe sipas saj, jane anetare te organizates kriminale te drejtuar nga Berisha. Te konsideruar si "sundimtare" prej 10 vitesh te qytetit te Durresit, ata jane vene nen hetim menjehere pas zgjedhjeve te 3 korrikut 2005. Hetimet jane finalizuar dje me goditjen e kesaj organizate, te perbere nga dy krahe kundershtare; njeri i drejtuar nga biznesmeni Berisha dhe tjetri nga Indrit Dokle, nipi i is-zevendeskryeministrit socialist Namik Dokle.

    Pas nje hetimi disamujor, Policia e Shtetit, ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, bene te mundur shkaterrimin e nje organizate kriminale prej 21 personash, te kryesuar nga biznesmeni Lulezim Berisha (ne gjendje te lire), Klodian Saliu (i vrare) dhe Indrit Dokle (i arrestuar). Altin Ndroqi, zedhenes i Ministrise se Brendshme beri publik detaje te operacionit "top secret". Berisha, Saliu dhe Dokle akuzohen per "krijim, organizim dhe drejtim te grupit te strukturuar kriminal, per vrasje, trafik nderkombetar droge, armesh dhe prostitucion".

    Hetimet per kete bande kriminale kane filluar pas zgjedhjeve politike te 3 korrikut te vitit te kaluar dhe, sipas Ndroqit, ekzistojne prova se, fillimisht banda drejtohej nga Lulezim Berisha dhe Klodian Saliu. Nga nje mosmarreveshje banda u nda. Klodian Saliu u vra ne vitin 2005, pas nje prite ne autostraden Tirane-Durres. Ekzekutoret e tij ende nuk jane identifikuar, por hetuesit hedhin dyshime mbi Berishen, i cili u ka shpetuar prangave te policise dhe mendohet se fshihet jashte shtetit. Sipas policise dhe prokurorise, "sundimtaret" e Durresit bashkepunonin mes tyre ne arste te caktuara, pavaresisht kontradiktave qe kishin.

    Vrasjet ne Tirane dhe Durres

    Banda kriminale, me drejtues te perbashket Lulezim Berisha dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 ne qytetin bregdetar. Sipas Ministrise se Brendshme, "ajo eshte autore e nje sere vrasjeve te ndodhura ne Durres e Tirane, nga viti 1998 e ne vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, me 17 tetor 1998, ne qytetin e Durresit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, me 29 tetor 1998 ne fshatin Rrashbull te Durresit. Ndersa ne vitin 1999, pasi kishin deshtuar nje vit me pare per vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndermori nje aksion dhe e ekzekutoi ate me 22 gusht, ne zonen e Plazhit. Ne vitin 2000, banda akuzohet per vrasjen e Dritan Dishes, me 9 qershor, ne fshatin Shenavlash te Durresit. Nder vrasje te tjera, zedhensi Ndroqi permendi edhe ate te Ervin Lames, me 14 janar 2002, ne lagjen nr. 3 te qytetit te Durresit. Pas vrasjes se Saliut, organizata qe u vendos nen drejtimin e Dokles, akuzohet per vrasjen e Avni Gashi, me 13 tetor 2005, ne Tirane. Kufoma e Gashit u hodh ne fshatin Romanat te Durresit. Ndersa me 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi ne Tirane, prane stadiumit 'Qemal Stafa', shtetasin Ilir Koldashi. "Per qellimet e tyre, drejtuesit e organizates edhe vrases me pagese, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli", shtuan burimet zyrtare te Ministrise se Brendshme.

    PJESETARET E ORGANIZATES

    Te arrestuar me pare

    Indrit Dokle

    Kujtim Buna

    Serdian Sulejmani

    Te arrestuar dje

    Dritan (Adriatik) Coli

    Elvin Hoxhosmani

    Alban Neli

    Spartak Kalthi

    Selman Heti

    Altin Olloni

    Te arrestuar ne Itali

    Altin Nikolla

    Julian Mece

    Jurid Xhunga

    Ende te pa-arrestuar

    Lulzim Berisha

    Plaurent Dervishaj

    Indrit Taullaj

    I vrare

    Klodian Saliu


    Korrieri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Indrit Dokle, biznesmen karburantesh

    Pas goditjes se grupeve kriminale te Durresit, hetuesit filluar verifikimin e pasurive te tyre. Nga te dhenat e para eshte konkluduar se Indrit Dokle eshte aksioner ne depozitat e karburanteve, me filial ne Durres. Sipas burimeve te Ministrise se Brendshme, kjo eshte depozita me e madhe ne Shqiperi e karburanteve, ku shkarkohen thuajse te gjitha importet e ardhura nga jashte. Policia e Tiranes e ka vene ne pranga Doklen, me 31 tetor te vitit te kaluar, si nje nga nga autoret e dyshuar per vrasjen e Ilir Koldashit, ngjarje e ndodhur ne oborrin e bar-klub "Fashion". 23-vjecari Dokle, nipi i deputetit te Partise Socialiste, Namik Dokle, nga Durresi, arriti te largohej ne momentin e vrasjes se Koldashir e plagosjes se Kujtim Bunes, ndersa Sarian Sulemani u vu ne pranga qe ne ate moment. Ai u ka shpetuar bresherive te plumbave ne oborrin e barit dhe mundi te largohej me vrap, ne momentin kur policia ishte duke mberritur. Pas vrasjes, policia tha se shkaku i ekzekutimi jane pazaret pambyllura te droges e trafiqeve te tjera. S.C.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    shume mire sali berisha hallall ja bofshte zoti

    sa me shpejt te vendoset rendi ne shqiperi aq me mire do jete per shqiperine dhe shqiptaret kudo qe te jene brenda dhe jashte

    ka ik koha e te forteve ,shqiperia nuk ka per tu bere kurre si napoli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Urime e suksese te metejshme per policine shqipetare. Dhe ti o njeri i mire ( Te shkon me teper njeri i keq ) shko beji tjeterkund ato shkrimet e tua te helmeta. Shqiperia nuk do te ndahet kurre ne veriore dhe jugore. Te gjithe jemi shqipetare.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Indrit Dokle, biznesmen karburantesh

    Pas goditjes se grupeve kriminale te Durresit, hetuesit filluar verifikimin e pasurive te tyre. Nga te dhenat e para eshte konkluduar se Indrit Dokle eshte aksioner ne depozitat e karburanteve, me filial ne Durres. Sipas burimeve te Ministrise se Brendshme, kjo eshte depozita me e madhe ne Shqiperi e karburanteve, ku shkarkohen thuajse te gjitha importet e ardhura nga jashte. Policia e Tiranes e ka vene ne pranga Doklen, me 31 tetor te vitit te kaluar, si nje nga nga autoret e dyshuar per vrasjen e Ilir Koldashit, ngjarje e ndodhur ne oborrin e bar-klub "Fashion". 23-vjecari Dokle, nipi i deputetit te Partise Socialiste, Namik Dokle, nga Durresi, arriti te largohej ne momentin e vrasjes se Koldashir e plagosjes se Kujtim Bunes, ndersa Sarian Sulemani u vu ne pranga qe ne ate moment. Ai u ka shpetuar bresherive te plumbave ne oborrin e barit dhe mundi te largohej me vrap, ne momentin kur policia ishte duke mberritur. Pas vrasjes, policia tha se shkaku i ekzekutimi jane pazaret pambyllura te droges e trafiqeve te tjera. S.C.



    eheheheheehh Indritin e kam pas shok...ska qene cun i keq po kohet e fundit mora vesh se i kishte hy keq xhiros!

    Nga ajo lista njof disa nga ato cunat...gjynof se shpesh te bo halli ne Shqiperi me u mar me kto gjona, nga pamundesia per te punuar i hyjn atyre rrugeve!

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Deri tani eshte bere vetem gjysma e punes. Ceshtja eshte qe te marrin denimin e merituar (fatkeqesisht Europa na pengon t'u japim 5-lekshin pas qafe)!
    Komente te tipit jug-veri jane sa naive aq dhe dashakeqese, Zani e te tjere mesa di une nuk i shin nga Tropoja apo Kuksi!
    Krimi nuk ka parti apo gjeografi!
    Nuk pajtohem me apologjine e tipit "Ishin cuna te mire po skamja i beri te....." Ne Shqiperine Kapitaliste te Ekonomise se Tregut 40% e popullsise tashme shijon frytet e kapitalizmit nen nivelin e varferise absolute, 30 e popullsise ha buke me lista.......
    Jo cdo i varfer shkon drejt rruges se krimit!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Kreu në arrati i organizatës ishte shpallur në kërkim nga interpoli gjerman dhe turk. Verifikohen pasuritë e tij

    Lul Berisha, i kërkuar për trafik droge nga Turqia e Gjermania

    Dashamir Biçaku

    TIRANE- Organizata e drejtuar nga Lul Berisha hetohet për trafik narkotikësh në drejtim të Gjermanisë. I arratisuri gjatë operacionit të fundit të policisë, Lulzim Berisha, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane të drejtësisë, pasi akuzohet për trafikim lëndësh narkotike në drejtim të këtij vendi. Ky është fakti më i ri, i cili bëhet i ditur për “Shekullin” nga burime të Ministrisë së Brendshme, të cilët pohojnë se Berisha ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafikim droge. Madje, në bazë të këtij urdhër-arresti, Berisha është arrestuar në vitin 1997 në Durrës, por nuk ka qëndruar veçse disa ditë në qeli. Në të njëjtën kohë që kërkohej nga policia gjermane, Lul Berisha gjykohej në mungesë edhe në një proces në Turqi. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, Lulëzim Berisha tashmë është i kërkuar edhe nga policia turke, për akuzën e organizimit të trafikut të lëndëve narkotike. Në vitin 2000, sipas burimeve të policisë, Berisha është përfshirë në një organizatë të fuqishme të trafikut të drogës, që niste nga Turqia dhe më pas kalonte në Bullgari, Maqedoni, Shqipëri, Itali dhe në vende të tjera perëndimore. E fundit në listë, përsa i përket shpalljes në kërkim të Lul Berishës duket se është policia shqiptare, e cila e akuzon atë për një seri eliminimesh në Durrës dhe Tiranë.
    Pasuritë
    Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, menjëherë pas shkatërrimit të anëtarëve të bandës së Lulëzim Berishës dhe asaj rivale, të kryesuar pas vrasjes së Klodian Saliut nga Indrit Dokle, ka nisur verifikimin e pasurive të tyre. Fakti i mësipërm pohohet nga burime të Ministrisë së Brendshme, të cilët shtojnë se grupe të posaçme që merren me hetimin e veprimtarisë kriminale të grupeve të mësipërme dhe anëtarëve të tyre, kanë nisur verifikimin e pasurive që ata disponojnë. Burime të policisë pohojnë se do të verifikohen në mënyrë paralele pasuritë e të gjithë personave të arrestuar prej tyre, apo për të cilët ekzistojnë urdhër-arreste dhe që rezultojnë të jenë lidhur me këto dy organizata kriminale. Sipas burimeve të policisë, Berisha është pronar i ish- pikës së fermentimit në qytetin e Durrësit, i një vile luksoze dhe i një lokali të tillë në qytetin bregdetar. Ndërkaq, rivali i tij, Indrit Dokle, i akuzuar edhe si organizator i disa atentateve ndaj Berishës mësohet të jetë pronar i disa karburanteve në Durrës. Ndaj këtyre pronave të evidentuara tashmë nga prokurorët e çështjes, ende nuk është marrë ndonjë masë sekuestrimi.
    Organizata
    Javën e kaluar, policia e Durrësit në një operacion të organizuar në shkallë të gjerë mundi të vinte në pranga disa nga pjesëtarët e bandës së Berishës dhe rivalit të tij, Indrit Dokle, duke shkatërruar në këtë mënyrë dy bandat, rivaliteti i të cilave kishte shkaktuar shumë viktima. Në prangat e policisë përfunduan së paku 7 persona të përfshirë në veprimtarinë kriminale të bandave të mësipërme. Po sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga policia të dielën, 4 nga personat e arrestuar ishin rekrutuar si vrasës me pagesë nga Indrit Dokle me qëllim eliminimin e Lul Berishës. Ky i fundit akuzohet se ka vrarë në plazhin e Durrësit Klodian Saliun, banda e të cilit drejtohej së fundmi nga Indrit Dokle. Policia e Shtetit i akuzon anëtarët e dy bandave rivale për vrasjen e 8 personave, ndërkohë që po heton edhe për zbardhjen e vrasjeve të vjetra, të cilat dyshohet se mbajnë vulën e Lul Berishës. Ky i fundit i shpëtoi operacionit të policisë së Durrësit, ndërkohë që destinacioni i tij mbetet ende i paqartë për policinë.

    2003
    Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre

    26 shkurt 2005
    Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Kjo vrasje është kryer në autostradë më datë 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit

    13 tetor 2005
    Vetëm 9 muaj ka vonuar kundërpërgjigjja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle dhe akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit

    30 tetor 2005
    Hakmarrja e grupit të kryesuar tashmë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumin ndërkombëtar “Qemal Stafa”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lul berisha
    seanca

    Rrëfehet Selman Heta, gjykata burgos gjashtë anëtarët e bandës, njëri vetëm 17 vjeç


    “Lul Berishen tentova ta vras për 150 mijë euro”




    Keti Banushi (panorama)

    “Për të vrarë Lulzim Berishën më kanë ofruar një shumë 100 deri në 150 mijë euro, por m’u bllokua pistoleta dhe munda vetëm ta plagos atë dhe dy personat që po e shoqëronin. Për këtë mora vetëm 25 mijë euro”. Kjo ishte deklarata e pazakontë që bëri dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda 20-vjeçari Selman Heta, i arrestuar javën e kaluar në qytetin e Durrësit, pasi dyshohet si autor i atentatit të Lulzim Berishës më 5 maj të vitit 2005.

    Ai u arrestua së bashku me të pandehurit Alban Neli, Altin Nikolla, Elvin Hoxhosmani, Altin Ollani dhe Spartak Kalthi, për të cilët dje Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundim të gjykimit. Por, ndërsa ka pranuar autorësinë e plagosjes së Lul Berishës, Heta ka pohuar se nuk ka pasur njohje me asnjë nga të pandehurit e tjerë, përveç një djali me emrin Tiku, cili i kishte dhënë shumën e 25 mijë eurove, duke e rekrutuar në këtë mënyrë për vrasjen e personit që ishte vënë në shënjestër. Pyetjes së kryetarit të seancës se cila ishte arsyeja për të cilën i akuzuari donte të vriste Lul Berishën, 20-vjeçari i është përgjigjur se këtë e ka bërë vetëm për para, për asnjë arsye tjetër. Pavarësisht dëshmisë së Selman Hetës, deklarimet e të akuzuarve të tjerë kanë qenë të ndryshme. Ata kanë mohuar akuzat që u janë bërë nga Prokuroria dhe kanë thënë se nuk kishin njohje me njëri-tjetrin përveç ndonjë përshëndetjeje të zakonshme.

    Seanca në gjykatë
    Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, bëri vlerësimin e masës së sigurisë për gjashtë të pandehurit. Akuza përfaqësohej nga dy prokurorët e çështjes, Anton Martini dhe Sokol Malaj. Në mbrojtje të të pandehurve ishin avokatët Vjollca Pustina, Qazim Gjoni dhe Ilir Murati. Fillimisht seanca ka filluar me të pandehurin Selman Heta, i cili pranoi autorësinë e plagosjes së Lul Berishës një vit më parë. Heta tha se për këtë ngjarje kishte marrë 25 mijë euro si shpërblim për atentatin. I pandehuri tjetër, Altin Nikolla ka pohuar se, ditën e atentatit ka pasur detyrën e shoferit, por ka mohuar të kishte dijeni mbi ngjarjen. Ndërkohë, i akuzuari tjetër Altin Ollani, i cili sipas Prokurorisë ka qenë personi që rekrutonte vrasësit me pagesë, gjatë deklaratës së tij kundërshtoi plotësisht akuzën, duke u shprehur se nuk kishte lidhje shoqërore me asnjë nga të pandehurit. Sipas tij, ata kishin vetëm përshëndetje të thjeshta. Anëtari tjetër i organizatës, Elvin Hoxhosmani nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, të cilat u komunikuan nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Vetëm i pandehuri tjetër, 17-vjeçari Spartak Kalthi nuk ka pranuar të flasë gjatë seancës gjyqësore, duke ia lënë fjalën avokatit të tij, Qazim Gjonit. Ky i fundit tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me të pandehurit e tjerë. Sipas avokatit, gjykata duhet të marrë parasysh dhe faktin se Kalthi është minoren. Kryetari i seancës vendosi edhe për 17-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg, por ndryshe nga të pandehurit tjerë, ai nuk do të qëndrojë në të njëjtin paraburgim me ta.

    Akuzat e Prokurorisë
    Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon gjashtë të pandehurit Alban Neli, Altin Nikolla, Elvin Hoxhosmani, Altin Ollani, Selman Heta dhe Spartak Kalthi për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale të armatosur”, “veprime në organizatë kriminale”, “vrasje me dashje”, “tentativë vrasje me dashje”, “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Gjithashtu, të pandehurit Alban Neli, Selman Heta, Spartak Kalthi dhe Elvin Hoxhosmani akuzohen si vrasës me pagesë. Sipas burimeve zyrtare, ndaj të pandehurve pritet të ngrihet dhe akuza e “trafikut të lëndëve narkotike”. Prokuroria tha se, personi që rekrutonte vrasësit me pagesë ka qenë Altin Olloni, i cili akuzohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Indrit Dokles, nga i cili kryesohej organizata. Sipas burimeve, Olloni duke shfrytëzuar njohjet e tij në qytetin e Burrelit, siguronte personat, të cilët paguheshin me 100-150 mijë euro për vrasjet që kryenin. Burimet shtuan se, nëse vrasja nuk arrihej të realizohej, por objektivi vetëm plagosej, atëherë pagesa ishte më e vogël. Sipas akuzës, banda e kryesuar nga Indrit Dokle akuzohet se ka kryer atentatin ndaj Lul Berishës, ngjarje e ndodhur në datë 5 maj të vitit të kaluar.



    Si i qëlloi papritur autori 20-vjeçar
    Atentati i 5 majit që plagosi Lulzim Berishën

    DURRES – Disa vjet pas kthimit nga Italia dhe lëvizjeve me makina të blinduara dhe një grupi të madh shoqëruesish, më 5 maj 2005, Lulëzim Berishës i kryhet një atentat para lokalit të familjes së tij. Si pasojë e disa plumbave pistolete, të cilat u qëlluan nga një i ri që nuk të linte hije dyshimi për atë që do të bënte, Berisha, bashkë me dy miq të tij mbetën të plagosur, ndonëse pa rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi rreth 10:00, para picerisë “C’era una volta”, pranë ish-fermentimit në Durrës. Megjithëse në atë kohë kishte një numër të madh kalimtarësh, autori është afruar qetësisht dhe pasi ka nxjerrë armën e zjarrit nga poshtë xhaketës ka qëlluar 8 herë drejt një tavoline të vendosur në ambientet e jashtme. Lulzim Berisha, 34 vjeç, ishte në prani të kushëririt të tij, Isuf Morina, si dhe të një shoku, Kujtim Haxhiajt. Të tre kanë pësuar plagë në pjesën e këmbëve, por pas shtrimit në spital ata kanë marrë mjekimin e nevojshëm, pa probleme për jetën. Dëshmitarët dhe vetë 3 të dëmtuarit kanë pohuar pas ngjarjes se nuk e kishin vënë re personin që po u afrohej. Bëhej fjalë për një djalë të ri, rreth 20-22 vjeç, me flokë të zeza, të prera shkurt me një model të kohëve të fundit. Ai nuk e kishte të maskuar fytyrën, kështu që me lehtësi ka mundur të depërtojë mes njerëzve dhe t’i afrohet tavolinës-shënjestër. Më tej, sipas dëshmitarëve, po me qetësi autori është larguar pas pallateve, ku mund ta ketë pritur ndonjë makinë, me të cilën është arratisur nga vendi i krimit. Të dëmtuarit e atentatit përjashtuan në dëshmitë e tyre të kenë pasur ndonjë lidhje me ndonjë konflikt që të ketë shtyrë dikë të marrë hak duke qëlluar mbi ta. Madje, vetë Berisha e përjashtoi mundësinë që të ketë qenë ai shënjestra e krimit, duke ia kaluar dyshimet dy personave të tjerë. Autori i plagosjes nuk u kap dot në atë periudhë, ndonëse forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje me shpejtësi, pasi patrullonin jo shumë larg zonës ku ndodhi tentativa e vrasjes. Sipas ekspertëve të policisë, personi që qëlloi me armë mund të ishte ngarkuar për ta kryer këtë vepër, pasi dhe të plagosurit nuk e klasifikuan në listën e personave që njihnin.



    I akuzuari Altin Ollani, i cili sipas Prokurorisë ka qenë personi që rekrutonte vrasësit me pagesë, gjatë deklaratës së tij kundërshtoi plotësisht akuzën, duke u shprehur se nuk kishte lidhje shoqërore me asnjë nga të pandehurit. Sipas tij, ata kishin vetëm përshëndetje të thjeshta. Anëtari tjetër i organizatës, Elvin Hoxhosmani nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, të cilat u komunikuan nga prokurorët e Krimeve të Rënda





    Mbrojtja: Klientët tanë nuk njohin njëri-tjetrin, kështu funksiononte grupi. Fshihet dëshmitari

    Akuza: Organizata “përçahet” në qeli
    Prokuroria: Të arrestuarit treguan krimet e njëri-tjetrit

    Nëse të arrestuarit e akuzuar si anëtarë të organizatës së Lulzim Berishës e Klodian Saliut nuk do të kishin folur pasi kanë përfunduar në qeli, atëherë ata nuk do të mbanin mbi supe “malin” e akuzave të publikuara nga Ministria e Brendshme.

    Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila la në burg gjashtë personat e arrestuar pesë ditë më parë, Prokuroria tha zyrtarisht se të dyshuarit kanë zbuluar njëri-tjetrin. “Ata kanë folur për veprimet e njëri-tjetrit, për aktivitetin dhe lidhjet e tyre me personat që qëndronin në krye të grupeve”, thanë burimet zyrtare nga organi i akuzës. Institucioni hetimor pretendoi se, pas arrestimit të gjashtë personave që bënin pjesë në organizatë, ata kanë pësuar një “përçarje” gjatë qëndrimit në qeli. Pasi ishin ndaluar, katër nga gjashtë të arrestuarit kanë zbuluar krimet e njëri-tjetrit gjatë dëshmive që kanë dhënë para grupit hetimor të çështjes. Dy prej personave të tjerë nuk kanë treguar për krimet e anëtarëve të organizatës që është drejtuar nga Klodian Saliu. Selman Heti, i akuzuar si vrasës me pagesë, ka folur vetëm për “bëmat” e tij, duke thënë se nuk i njihte anëtarët tjerë të grupit.

    Përçarja
    Pikërisht ai konfiktualitet i krijuar mes katër personave të arrestuar, pretendohet prej Prokurorisë si një sukses i saj që ka çuar në zbardhjen e krimeve enigmë. Katër nga gjashtë të arrestuarit kanë treguar për njëri-tjetrin veprimet që kishin kryer, duke denoncuar në këtë mënyrë anëtarët e grupit ku bënin pjesë. Pavarësisht se Prokuroria pretendoi në “përçarjen” mes katër të arrestuarve, një gjë e tillë nuk është konfirmuar dje në gjykatë. Gjashtë të arrestuarit kanë dalë para togave të zeza dhe vetëm Selman Heti ka pranuar se ishte rekrutuar për të vrarë Lul Berishën. Pesë të arrestuarit tjerë jo vetëm që nuk kanë folur për krimet e njëri-tjetrit, siç pretendon akuza, por nuk kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj secilit prej tyre. Gjithsesi, “përçarja”, të paktën siç pretendon Prokuroria, ka ndodhur në birucat e policisë dhe ende mund të cilësohet e mbuluar me mister. Dëshmitë e të akuzuarve janë marrë atje ku menjëherë pas arrestimeve të javës së kaluar, prokurorët kanë shkuar me vrap për të marrë deklarimet e atyre që u cilësuan si anëtarë të grupit që ishte udhëhequr nga Klodian Saliu dhe pas vrasjes së tij, nga shtetasi Indrit Dokle.

    Organizata
    Një fakt që bie ndesh me pretendimin e Prokurorisë për përçarjen e “grupit” është dhënë dje nga avokatët e të akuzuarve. Ata thanë se klientët e tyre nuk e njihnin njëri-tjetrin e si rrjedhim, nuk kishin mundësi të tregonin për krimet që kishin kryer. Nga ana e Prokurorisë është pretenduar se një prej të pandehurve kishte treguar gjatë dëshmive në dhomat e izolimit se vrasësit paguheshin 100 mijë euro për çdo ekzekutim. Madje, këto deklarime shkuan deri aty sa u deklarua se për një plagosje pagesa ishte më e ulët, 25 mijë euro. Deklarata të tilla nuk u konfirmuan dje nga i arrestuari Selman Heti. Ai pohoi para gjykatës se pagesa për vrasjen e Lulzim Berishës ka qenë 150 mijë euro dhe jo 100 mijë euro. Burimet nuk kanë konfirmuar nëse deklarata për “përçarjen” mes të arrestuarve është një tentativë për të realizuar qëllimin e hetuesve, apo një përpjekje për të fshehur faktin se një anëtar i organizatës ka treguar gjithçka. Një fakt i tillë u konfirmua dje nga burimet e çështjes, të cilët thanë se “i penduari” që nuk e ka fituar statusin ende është arrestuar muaj më parë, para prangosjes së gjashtë personave javën e kaluar.



    Të pandehurit

    1-Alban Neli
    2-Altin Nikolla
    3-Elvin Hoxhosmani
    4-Altin Ollani
    5-Selman Heta
    6-Spartak Kalthi

    akuzat

    Pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur
    Veprime në organizatë kriminale
    Vrasje me dashje
    Tentativë vrasje me dashje
    Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake


    Hetimi i pasurive
    Tashmë Prokuroria ndodhet në fazën e hetimit të pasurive që zotërojnë të gjithë personat e akuzuar si anëtarë të organizatës së Lul Berishës e Klodian Saliut. Në rrugë zyrtare është mësuar se në Prokurori hetohet një dosje për privatizimin e ish-fabrikës së fermentimit të duhan-cigares në Durrës. Burimi i financimit në këtë rast, sipas hetimeve të Prokurorisë, është bashkëpunimi mes disa biznesmenëve nga Durrësi, të cilët nuk kanë probleme në aktivitetin e tyre. Kjo dosje pritet të ndëshkojë punonjës shtetërorë që kanë lejuar shitjen nën kosto të objektit.

    Rivaliteti i grupeve
    Shkaqet e vrasjes së Klodian Saliut nuk janë deklaruar ende nga policia dhe Prokuroria. Bosi i disa bizneseve në Durrës u ekzekutua më 26 shkurt 2005, dy vite pasi, sipas Ministrisë së Brendshme, Klodian Saliu kishte marrë drejtimin e një grupi të shkëputur nga organizata që kryesohej prej Lulzim Berishës. Sipas Ministrisë së Brendshme, organizata është ndarë në vitin 2003 dhe pas këtij zhvillimi, grupi i drejtuar nga Klodian Saliu e më pas nga Indrit Dokle ka tentuar vazhdimisht vrasjen e Lulzim Berishës.

    Zbulimi i krimeve
    Prokuroria e Durrësit ka deklaruar se, lidhja me njëra-tjetrën e krimeve që janë kryer prej grupeve të Lul Berishës e Klodian Saliut u zbulua pas një rishqyrtimi të vrasjeve që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë e Durrës. “Tre muaj më parë kemi nisur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe te Krimet e Rënda disa dosje atentatesh që ndodhura në Tiranë e Durrës. Nga hetimet për këto ngjarje u mësua se ato kishin për autorë njerëz që ishin anëtarë të grupit, ose persona që ishin përdorur prej tyre”, kanë pohuar zyrtarët e organit të hetimeve.

    Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë konfirmuar se po bashkëpunojnë me Interpolin dhe me organet e drejtësisë italiane për hetimin e veprimtarisë së dy anëtarëve të organizatës kriminale, të cilët janë arrestuar në Itali. Sipas burimeve zyrtare, me policinë italiane hetuesit po bashkëpunojnë edhe për identifikimin e vendndodhjes së Lulzim Berishës, i shpallur zyrtarisht në kërkim gjashtë ditë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila po heton dosjen.




    panorama

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    I arrestuari nga Mati, Selman Heti, rrëfen para gjykatës bashkëpunëtorët e tij në atentatin kundër Lul Berishës

    Lul Berisha, miliona në emër të motrës

    Prokuroria: Banda rivale jepte 150 mijë euro për vrasjen e Berishës. Katër akuza të arrestuarve

    Flamur Vezaj

    TIRANË- “Unë kam tentuar të vras Lulzim Berishën më 5 maj të vitit të kaluar, por m’u bllokua pistoleta. Vetëm sa munda ta plagosja dhe për këtë gjë, Adriatik Coli më ka dhënë 25 mijë euro”. Kështu u shpreh mëngjesin e djeshëm 23-vjeçari nga fshati Koms i qytetit të Burrelit, Selman Heti, para gjytarit të Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Në prani të avokates së caktuar kryesisht nga gjykata, Vjollca Pustina, dhe dy prokurorëve të çështjes, 23-vjeçari nga Burreli pranoi se ka tentuar të vrasë Lulzim Berishën dhe dy shoqëruesit e tij, Isuf Morina dhe Kujtim Haxhiaj, ku gjatë këtij atentati mbetën të plagosur, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e 5 majit të vitit të kaluar para piceri “C’era una volta” në Durrës. Në këtë mënyrë, 23-vjeçari nga Burreli pranoi se ishte paguar për të eleminuar Lul Berishën, ndërkohë që kishte mundur të fitonte vetëm 25 mijë euro, pas dështimit të atentatit.
    Dëshmia
    “Unë nuk njoh asnjërin nga këta që përmend prokuroria, përveç Adriatik Colit. Këtë e njoh se kam biseduar me të për vrasjen e Lul Berishës, ku mbeti i plagosur. Këtë e kam pranuar dhe e pranoj se e kam bërë”,- tha 23-vjeçari i zverdhur në fytyrë. Sipas prokurorëve të çështjes, Sokol Malaj dhe Anton Martini, gjashtë të arrestuarit: Edvin Hoxhosmani, Alban Neli, Altin Nikolla, Altin Olloni, Selman Heti dhe Spartak Kalthi dyshohen se kanë kryer veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “kryerjen e veprave penale si organizatë kriminale” dhe “vrasje me paramendim, të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake” në bashkëpunim. Sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal, të dyshuarit nëse shpallen fajtorë për këto vepra kriminale rrezikojnë të dënohen nga 15-vjet burg deri me burgim të përjetshëm. Mëngjesin e djeshëm, përveç të dyshuarit Selman Heti, i cili pranoi akuzat, para togave të zeza, dolën edhe 5 shokët e tij, të arrestuar fundjavën e kaluar. Pesë të dyshuarit, para kryegjyqtarit Sandër Simoni nuk pranuan akuzat, duke pretenduar se: “nuk kemi të bëjnë me këto akuza të organizatës kriminale, siç e quan prokuroria”.
    Akuza
    Kuksiani Altin Olloni, i cili dyshohet se është kreu nr. 2 i organizatës kriminale të udhëhequr nga Indrit Dokle, sipas organit të akuzës, është personi, i cili gjente dhe rekrutonte “vrasësit” me pagesë. “Kuksiani me banim në kryeqytet, në lagjen “Komuna e Parisit”, pas vrasjes së Klodian Saliut nga djemtë e ish-shokut të tij, Lulzim Berisha, ka gjetur dhe rekrutuar vrasësit me pagesë, Edvin Hoxhosmani, Alban Neli, Altin Nikolla dhe Spartak Hersi, të gjithë nga qyteti i Burrelit”-pohuan prokurorët. Sipas akuzës, vrasësve u është premtuar se kush vret Lulzim Berishën ka një shpërblim prej 100 deri 150 mijë euro. Katër matjanët, gjatë një periudhe të gjatë kohë kanë përcjellë dhe vëzhguar të gjitha lëvizjet e Lulzim Berishës dhe kanë dështuar në katër atentate të tyre, pasi ky i fundit lëvizte me makina të blinduara. Nga ana e tyre, të akuzuarit si vrasës me pagesë nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe pse nuk kanë preferuar të japin shumë shpjegime lidhur me mospranimin e akuzave, duke i lënë fjalën avokatëve të tyre mbrojtës, Qazim Gjoni dhe Ilir Murati. Sipas prokurorëve të çështjes, e gjithë historia e vrasjesve mes ish-shokëve Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu filloi në vitin 2002, menjëherë pas ndarjes së tyre në dy grupe. Bashkëpunëtorë që prej vitit 1994, ata u ndanë në dy grupe , njëri i udhëhequr nga Lulzim Berisha dhe grupi tjetër criminal, i udhëhequr nga Klodian Saliu, tashmë i vrarë gjatë një atentati të kryer më 26 shkurt të vitit 2005, nga djemtë e ish-shokut të tij, Lulzim Berisha. Nga viti 1994 e deri në vitin 2002, Berisha dhe Saliu punonin së bashku duke kontrolluar trafikun e lëndëve narkotike dhe vrasjet me pagesë në qytetin e Durrësit. Pas ndarjes së tyre në vitin 2002, mes tyre filloi konflikti për influencën e kontrollit të trafikut në qytetin bregdetar. Sipas prokurorisë, pas një debati mes ish-dy shokëve, Lul Berisha urdhëron djemtë e grupit të tij që të vrasin Klodian Saliun.

    RIVALITETI

    Atentatet e dështuara ndaj Lul Berishës

    TIRANË- Pas atentatit që i kushtoi jetën Saliut, udhëheqjen e grupit e merr Indrit Dokle, Adriatik Coli dhe Altin Olloni. Për vrasjen e kundërshtarit të tyre, Lulzim Berisha, ata rekrutojnë “vrasës” me pagesë. Kështu, Altin Olloni dhe Adriatik Coli rekrutuan katër djem nga Mati, Edvin Hoxhosmani, Alban Neli, Altin Nikolli dhe Spartak Kalthi, të cilët vëzhgonin të gjitha lëvizjet e Lulzim Berishës për të gjetur rastin që ta ekzekutonin. Pas katër atentateve të dështuara me antitank, më 5 maj të vitit të kaluar, Selman Heti gjendet përballë Lulzim Berishës dhe qëllon në drejtim të tij me pistoletë. Pas disa gjuajtjeve, pistoleta e “vrasësit” bllokohet dhe Heti largohet me vrap, duke lënë mbrapa Lulzim Berishën të plagosur. Atentatet nuk kanë të mbaruar dhe më 30 tetor, Sardjen Sulejmani vret Ilir Koldashin afër stadiumit “Qemal Stafa”, ku i pranishëm në këtë vrasje ishte edhe Indrit Dokle, i dyshuar si kreu i kësaj organizate pas vrasjes së Klodian Saliut.

    DËSHMIA

    Heti: Si u planifikua vrasja e Berishës

    Gjyqtari: Nga jeni dhe kur keni lindur?
    Kam lindur në fshatin Koms të rrethit të Burrelit në vitin 1993. Jam beqar dhe vetëm me tetë klasë shkollë.
    Gjyqtari: Si jeni njohur me të arrestuarit tjerë?
    Unë njoh vetëm Adriatik Colin, me të kam biseduar për vrasjen.
    Gjyqtari: Për cilën vrasje keni biseduar?
    Atë të cilën e kam bërë, plagosjen e Lul Berishës dhe dy të tjerëve, pasi m’u bllokua pistoleta.
    Gjyqtari: Në çfarë rrethanash është bërë vrasja?
    Më 5 maj, pasi e kanë vëzhguar të tjerët, isha i informuar se në 9:00 të mëngjesit del nga lokali dhe kam qëlluar në drejtimin e tyre. Por m’u bllokua pistoleta dhe u largova me vrap.
    Gjyqtari: Me kë keni biseduar për ta vrarë Lul Berishën dhe me kë veprove?
    Unë kam biseduar vetëm me Colin (Adriatik Colin), të tjetër nuk i njoh dhe nuk e di kush ka qenë tjetër organizator i kësaj.
    Gjyqtari: Po ju për ç’farë e bëtë këtë tentim vrasje?
    Pas kësaj plagosje, Adriatik Coli më pagoi 25 mijë euro.
    Gjyqtari: Po tjetër kush ka qenë në dijeni për këtë?
    Asnjë tjetër nuk e dinte

    Provat shkresore

    Procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes ku mbetën të plagosur Lulzim Berisha, Ram Haxhiaj dhe Isuf Morina të datës 5.5.2005 në Durrës
    Procesverbali i marrjes së provave në vendin e ngjarjes së plagosjes së tre shtetasve të datës 5.5.2005
    Akt-ekspertimi i provave të gjetura në vendin e ngjarjes
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Adriatik Coli i pyetur si person nën hetim të datës 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Edvin Hoxhosmani i pyetur si person nën hetim të datës 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Alban Neli i pyetur si person nën hetim të datës 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Altin Nikolla i pyetur si person nën hetim të datës 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Altin Olloni i pyetur si person nën hetim të datës 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Selman Heti i pyetur si person nën hetim të datës 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Spartak Kalthi i pyetur si person nën hetim të datës 18.3.2006
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Endrit Dokle i pyetur si person nën hetim të datës 1.11.2005
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Kujtim Bunës i pyetur si person nën hetim të datës 1.11.2005
    Procesverbali i deklarimit të shtetasit Sardjen Sulejmani i pyetur si person nën hetim të datës 1.11.2005

    STATUSI

    Sulejmani, i penduari i organizatës

    TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda, në shkatërrimin e kësaj organizate që funksiononte që nga viti 1994 ka siguruar një të penduar të drejtësisë. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bëhet e ditur se i akuzuari për vrasjen e Ilir Koldashit, të ndodhur më 30 tetor të vitit të kaluar, Sardjan Sulejmani, është personi që ka treguar të gjitha vrasjet e bëra nga grupi i tij, i udhëhequr fillimisht nga Lulzim Berisha dhe pastaj nga Klodian Saliu e Indrit Dokle. Po këto burime shtojnë se organi i akuzës është duke përgatitur dokumentet që i penduari i kësaj organizate të merret në mbrojtje nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pranë Ministrisë së Brendshme. Javën e kaluar, policia e Durrësit në një operacion të organizuar në shkallë të gjerë prangosi disa nga pjesëtarët e bandës së Berishës dhe rivalit të tij, Indrit Dokle, duke shkatërruar në këtë mënyrë dy bandat, rivaliteti i të cilave kishte shkaktuar shumë viktima në kryeqytet dhe në qytetin bregdetarë të Durrësit. Policia e Shtetit i akuzon anëtarët e dy bandave rivale për vrasjen e 8 personave, ndërkohë që po heton edhe për zbardhjen e vrasjeve të vjetra, të cilat dyshohet se mbajnë vulën e Lul Berishës dhe Klodian Saliut apo Indrit Dokles.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Bo bo ca paskan qen kta mer jahu.

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •