Pse lind tradhtia ne cift
Tradhtia ne cift eshte nje dukuri, e cila lind kryesisht nen kornizen se nuk je duke perjetuar nje jete te lumtur ne cift. Sipas sondazheve me te fundit, 60 per qind e femrave e justifikojne tradhtine qe i bejne partnerit me pakenaqesine qe kane me te. Ne njefare menyre, tradhtia perkthehet keshtu si nje menyre per t'i rikthyer vetes te drejten per te qene i lumtur. Pasi, ne fund te fundit, ka kaluar tashme koha kur femrat duhet te duronin fatin e tyre deri ne fund te jetes dhe te sakrifikoheshin per burrin e vetem. Eshte edhe nje thenie e vjeter, qe pas disa vitesh qe rrine se bashku, femra arrin te kuptoje se nuk eshte me e lumtur dhe e kerkon qetesine e saj ne nje lidhje te re. Per kete arsye, ajo nuk e ndalon veten te hidhet ne krahet e dikujt tjeter.
Por tradhtia mund te linde edhe si nje forme hakmarrjeje ndaj partnerit per te cilin merr vesh se te tradhton me dike tjeter dhe ne te tilla raste zgjedhin vellain, shefin apo mikun me te mire te partnerit apo partneres. Dhe sa me e perverse te jete kjo strategji hakmarrjeje, aq me shume vuajtje shkakton. Nderkaq, nje arsye tjeter e cila vlen me shume per tradhtine e femrave, eshte ajo qe keto te fundit kane gjithmone e me shume deshire te ndihen te deshiruara nga meshkujt. E nga ana tjeter, eshte nje nostalgji e brendshme per kohet e para te dashurise, atehere kur doje cdo gje prej tij apo prej saj, por qe tani nuk jane me. E ne te tilla kriza, kur ve re se nje koleg i zyres te sheh, atehere eshte momenti me i pershtatshem per te rene brenda ne kete katastrofe te re, e cila quhet "tradhti".
Por ka edhe dashuri me shikim te pare. Ti ke vite qe jeton me nje partner dhe papritur sheh dike me te cilin dashurohesh me shikim te pare dhe kupton se ky i fundit paska qene burri i vertete i jetes tende. Ne kete rast e humbet teresisht kontrollin e situates dhe je gati ta ndjekesh edhe deri ne fund te botes ose deri ne hotelin, ku ai te le takimin. E nese nuk je dakord per kete ndjenje, qe sapo te ka lindur, ky zjarr ka per t'u shuar menjehere, te jeni te sigurt. Ama, nese vertet bindeni se eshte dashuria e jetes suaj, mos u ktheni me mbrapa, edhe pse jeni duke tradhtuar partnerin tuaj real, i cili nuk eshte ai i duhuri per ju. E ne fund, eshte nje arsye te cilen te gjithe e kane provuar dhe e kane pranuar. Pas vitesh te tera ne te njejtin shtrat, nisin te shfaqen shenjat e para te merzitjes. Dhe nis te kuptosh se ke gjithmone e me shume deshira seksuale, te cilat nuk arrin dot te t'i kenaqe partneri yt aktual. E ne kete rast, ti ke nevoje te gjesh nje partner te ri seksual, pa hequr dore ama asnjehere nga ai qe ke pasur ne fillim.
Arsyet qe cojne drejt tradhtise
1. Nje jete e pakenaqshme ne cift mes dy paleve
2. Forme hakmarrjeje ndaj partnerit qe tradhton
3. Deshire per t'u ndjere i deshiruar seksualisht
4. Nostalgjia per kohet e para te dashurise
5. Ka edhe dashuri te forta me shikim te pare
6. Nevoja per pervoja te reja pas merzise ne shtrat
Krijoni Kontakt