coptic
Meqë sipas besimit tënd ne të gjithë e paskemi gabim dhe ti e ke drejt, unë jam shumë kurioz të di dy gjëra:
- Dëshminë tënde se si u bëre i 'krishterë'
- Mënyra se si ju ose ti personalisht lutesh
Në pritje.
Nën Hirin e Tij,
ns
coptic
Meqë sipas besimit tënd ne të gjithë e paskemi gabim dhe ti e ke drejt, unë jam shumë kurioz të di dy gjëra:
- Dëshminë tënde se si u bëre i 'krishterë'
- Mënyra se si ju ose ti personalisht lutesh
Në pritje.
Nën Hirin e Tij,
ns
קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ
I Shenjtë I Shenjtë...
Nodark, (coptic)
Ato fjale nga Gjoni 15:18-19 jane per te krishteret ata te cilet e adhurojne Jezu Krishtin ne fryme dhe te vertete. Ti si deshmitar i Jehovait mund ta gjesh veten tek keto fjale qe Jezu Krishti do te drejtoje ne diten e gjykimit po qe se nuk pendohesh deri atehere, Mateu 7:22-23:
Shume do te me thone ate dite: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne ne emrin tend, a nuk i debuam demonet ne emrin tend, a nuk kemi bere shume vepra te fuqishme ne emrin tend?" Dhe atehere une do t'u sqaroj atyre: "Une s'ju kam njohur kurre; largohuni nga une, ju te gjithe, qe keni bere paudhesi."
Pendohu sa s'eshte vone dhe kerkoji Jezusit te te fale. Vetem Ai mund te te shpetoje. Ketu ne forum mund te shkruash, mund te te perjashtojne, mund te regjistrohesh me emer tjeter, akoma ke mundesi ta besh kete fale hirit te madh te Perendise, por atje tej kur te ndodhemi perpara Perendise nuk do ta kesh me kete mundesi. Do te kerkosh te cbesh zgjedhjet e tua por nuk do te mundesh me. Akoma hiri i Perendise eshte i disponueshem per te gjithe ata qe pendohen dhe heqin dore nga e keqja.
Zoti te dhente mend dhe guxim per te dale prej andej sepse e di se te lesh kongragacionin tend eshte e veshtire dhe ata te bejne gjyq per kete, por ki me shume frike gjyqin e Perendise se sa gjyqin e deshmitareve te Jehovait.
Shalom dhe agape nga Zoti i lavdishem Jezu Krisht.
Astriti.
Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus
Pse e mundon veten more shoku?
Çfare te ka bere vetja qe e mundon kaq shume?
Une nuk kam perjashtuar njeri, por edhe sikut te kish mundesi do e beja sepse kur dikush nuk perndohet, duhet zbatuar drejtesin.
Eshte e vertet qe Zoti eshte i hirshem, por edhe i drejt.
Ju e dini mire qe Bibles po i jepni nje pamje krejt ndryshe nga ajo qe i dha Zoti, dhe e din se cfare thot Ai nese dikush ndryshon Fjalen e Tij? Lexoje:
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Zbulesa 22:18
A i kemi dy apo tri kokrra ate po e shohim me syt tane!
Ne matematike + x + = + bejne jo injoranc. Ndoshta sipas teje edhe bejne ashtu si thua ti!
Sa per frike, nuk ia kam friken asnje njeriu te gjalle mbi toke.
Ajo qe eshte shqetesuese ju Deshmitaret e Jehovait, eshte se ju nuk jeni normal ne koke. Me vjen keq qe shprehem keshtu, por eshte realitet. Ju mohoni cdo doktrine te bibles.
Mohoni Trine,
Mohoni natyren Hyjnore te Krishtit,
Mohoni natyren e Frymes se Shenjte,
Shtremberoni menyren e shpetimit...etj.
Une i kam thene edhe coptic-it se nje nder cmendurit me te medha qe ju zbatoni dhe mesoni eshte mos dhenja gjak! Vetem kjo duhet te te bej te kuptosh se kemi te bejm me nje fenomen anti njerezore dhe anti biblik. Eshte e vetmja doktrine ne bote qe e mbeshtet kete cmenduri.
E si mund une te jem dakort me ty atehere?
Nese Jezusi sheroj te semure, nese Jezusi u dha pushtet apostujve te sheronin, a nuk jeni kunder Tij ju qe i thoni vetes Deshmitare te Jehovait?
Nese une bej nje aksident, ju do me lini te vdes. E si mund une te ju dua dhe perkrahe atehere?! Jo shoku jo, as te mos e mendosh!
Si perfundim, te pershendes coptic!
Gregu
Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 17-02-2009 më 09:24
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
Gregu, nodark
Pa ofendime dhe me qete. Ketu jemi ne forum dhe le te themi mendimet tona pa ofenduar dhe lenduar njeri ne menyre personale. Kjo eshte nje keshille nga ana ime qe jam anetar i thjeshte si edhe ju. Mekati eshte i rrezikshem dhe krijon barriera ne maredheniet.
Ju pershendes
Astriti.
Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus
Kohet e fundit ne universitet, mu afrua nje student dhe me pyeti: “Pse Jezusi eshte e vetmja rruge per t’i rivendosur marredhenjet me Perendine?”. Une i tregova se Jezusi ka pohuar se eshte e vetmja rruge per te Perendia, se deshmia e Bibles dhe e apostujve eshte e besuaeshme dhe se ka mjaft te dhena per te merituar besim ne Jezusin si Zot dhe Shpetimtar. Megjithate ai pyeti: “Pse pikerisht Jezusi? A s’ka ndonje rruge tjeter per t’u lidhur me Perendine? Po Buda, Muhameti? A nuk mjafton qe njeriu te jete i moralshem? Nese Perendia eshte Perendi i dashurise, pse nuk i pranon njerezit ashtu sic jane?”.
Nje person tjeter me ka thene: “Sic duket, ti e ke vërtetuar se Jezu Krishti eshte Biri i Perendise. Por, a nuk ekziston edhe ndonje rruge tjeter per t’u lidhur me Perendine pervec Jezusit?”.
Keto komente tregojne se cfare pyetjesh bejne njerëzit sot rreth asaj se pse njeriu duhet t’i besoj Jezusit si Shpetimtar dhe Zot per te pasur lidhje me Perendine dhe per te përjetuar faljen e mekateve.
Iu përgjigja studentit duke i thene se shume njerëz nuk e kuptojne natyren e Perendise. Zakonisht pyesin keshtu: “Si eshte e mundur qe nje Perendi plot dashuri te lejoje nje mekatar te shkoje ne ferr?. Ndersa une do te kisha bere kete pyetje: “Si eshte e mundur qe Perendia i shenjte dhe i drejt ta lejoje njeriun mekatar ne pranine e tij?”. Keqkuptimi i natyres dhe i karakterit te Perendise eshte shkak i shume problemeve teologjike dhe morale. Shumica e njerëzve e kuptojne Perendine si Perendi vetem i dashurise dhe nuk shkojne me larg. Problemi eshte se Perendia nuk eshte vetem Perendi i dashurise. Ai eshte gjithashtu edhe Perendi i drejte dhe i shenjte.
Perendine, ne themel, e njohim permes veçorive te tij. Veçoria nuk eshte vetem nje pjese e Perendise. Kam menduar njehere se, nese i marre te gjitha vecorite e Perendise- shenjterine, dashurine, drejtesine, shpirtdliresine,-dhe i bashkoj, shuma e përgjithshme do te ishte e barabart me Perendine. Mirpo nuk eshte keshtu. Veçoria nuk eshte pjese e Perendise, por dicka qe eshte e vertete per Perendine. Kur Perendia na do, ai vetem vepron sipas natyres se tij.
Ketu ka nje problem, i cili u zhvillua se rezultat i renjes se njeriut ne mekat. Perëndia ne te kaluaren e përjetshme, vendosi te krijoje qenien njerezore, burrin dhe gruan. Une besoj se Bibla na tregon qe Ai e krijoi njeriun me qellim qe ta ndaje dashurine dhe lavdine e tij me te. Por, kur Adami dhe Eva u rebeluan dhe ndoqen rrugen e tyre individuale, atehere ne racen njerezore u fut mekati. Ne ate cast cdo individ u be mekatar dhe u nda nga Perendia. Kjo ishte “gjendja e veshtire” ne te cilen u gjend Perendia. Ai i krijoi njerëzit qe ta ndante lavdine e tij me ta, ndersa ata e perbuzen keshillen dhe urdherin e tij dhe zgjodhen mekatin. Ai u afrua prap me dashuri per t’i shpetuar. Por, meqenëse ai nuk eshte vetem Perendi qe do, por edhe Perendi i shenjte, i denjte dhe shpirtdelire, natyra e tij do ta shkatërronte cdo person mekatar. Bibla thote: “paga e mekatit ehte vdekja”. Pra mund te themi se Perëndia u ndesh me nje problem.
Ne natyren hyjnore, Perendia Ate, Perendia Bir dhe Perendia Shpirt i Shenjte, moren nje vendim. Jezusi, Perendia Bir, do te merrte vet trup njerëzor. Ai do te behej Perendi-njeri. Kjo eshte e shkruar tek ungjilli i Gjonit ne kapitullin e pare, ku thuhet se Fjala u be njeri(mish) dhe banoi nder ne. Po ashtu edhe tek letra e Filipianeve ne kapitullin e dyte thuhet se Jezusi e zbrazi veten dhe mori formen e njeriut.
Jezusi ka qene Perendi-njeri. Ishte njeri, sikur te mos kishte qene kurr Perendi dhe, ishte Perendi, sikur te mos kishte qene kurr njeri. Vullnetarisht jetoj nje jete pa mekate, krejtësisht duke ju bindur Atit. E vërteta biblike se “paga e mekatit eshte vdekja” nuk u zbatua ne te. Per shkak se nuk ishte njeri i kufizuar, por Perendi i pakufizuar, ai kishte aftesi te pakufizueshme per t’i marre mbi vete mekatet e botes. Kur shkoi ne kryq, rreth 2000 vite me pare, Perendia i shenjte, i drejt dhe shpirtdelire zbrazi krejt zemërimin mbi Birin e vet. Dhe, kur Jezusi tha: “U krye!”, ligji i drejtesise se Perendise u përmbush.
Shume njerëz pyesin: “A s’eshte e mundur qe Perendia vetem te na falte?”. Njerëzit nuk arrijne te kuptojne se per cdo falje duhet te paguhet dicka. Zakonisht une perdor nje shembull te thjesht: Per shembull, te themi se nje femije thyen nje pjate. Nje baba i dashur e fal, e përqafon dhe i thote: mos qaj biri im. Une te dua dhe te fal. Dhe njerëzit me thone: “Ja keshtu duhet te veproj edhe Perendia”. Atehere i pyes: kush duhet te paguaj per pjaten e thyer? Fakti eshte se babai duhet ta paguaj pjaten e thyer. Mos harro, gjithmonë duhet nje cmim per faljen. Nese dikush ju fyen para te tjereve dhe ju, me vone, i thoni me meshire: “Une te fal”, kush e mban çmimin e faljes? Sigurisht ju.
Kete ka bere Perendia. Ai ka thene: “Une te fal”. Por ai ka qen i gatshem qe vete te paguaj çmimin permes vdekjes ne kryq.
Sot njeriu ka shpikur shume "rruge" per te Perendia. Njeriu nuk po i beson rruges qe Perendia ndertoj, ose don qe te behet me i zoti se Ai!
Une ju them, ne fakt vet bibla e thote se ka vetem nje rruge-Krishti.
Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 18-02-2009 më 11:57
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
Gregu,
Nje shkrim i shkelqyer qe permban ungjillin dhe tregon rrugen per tek Perendia. Faleminderit vella per kete shkrim. Ne duhet me shume te fokusohemi tek lajmi i mire qe Bibla ka per te gjithe njerezit pa perjashtim. Sot me shume se kurre bota ka nevoje per kete lajm te mrekullueshem. Mjafton vetem te shohesh lajmet ne cdo stacion ne tv apo te lexosh vetem titujt e gazetave dhe do te shikosh se shumica e lajmeve aty jane te trishtueshme dhe te dhimbshme. Bota renkon nen peshen e mekateve ne nje kohe kur nuk duhet ta beje kete.
Perendia ofron paqen dhe faljen e te gjitha mekateve falas. Akoma jemi nen hirin e Tij. Une shpesh here pyes veten dhe habitem se sa i durueshem eshte treguar Ai me mua. Nuk shikoj asnje arsye te vetja ime se pse une nuk duhet te shkoj ne ferr pervecse ne dashurine dhe hirin e Tij. Denimi ne kryq i Birit te Perendise, Zotit dhe Shpetimtarit tim per mekate te mia permbushi gjithe drejtesine e Perendise. Ai me ka falur dhe me ka pastruar permes sakrifices se Birit te Tij. Eshte e pakuptueshme se si Ati e braktisi Birin ne kryq per mua dhe kedo qe pranon faljen permes hirit dhe besimit tek Biri i Perendise. Qofte levduar Perendia per kete hir dhe dashuri te madhe. Vetem Atij i perket nderi, lavdia dhe fuqia ne jete te jeteve, amen.
Le te fokusohemi tek ky lajm dhe le te perpiqemi te jemi drite dhe kripe per boten. Drite qe vjen nga Jezu Krishti per te ndricuar vendet e erreta dhe kripe per te ruajtur nga prishja.
Ne disa shkrime me siper Miriami ka kerkuar se si mund te shpetohet dhe se si ti lutet Perendise. Ketu ne kete teme ka shkrime shume te mira qe tregojne se si nje mekatar shpetohet vetem duke u penduar nga mekatet, duke hequr dore dhe duke i kerkuar Perendise qe ofron falje vetem permes Jezu Krishtit. Vetem Perendia mund te fale mekatet dhe Jezu Krishti fal mekatet sepse Ai e ka kete pushtet te fale mekatet. Miriam lutju Perendise dhe kerkoje me kembengulje, mos hiq dore, Ai i degjon te gjitha lutjet e tua kudo qe te jesh dhe Ai do te pergjigjet ne kohen e Tij dhe ne menyren me te mire.
Tek Gjoni 14:6 Jezusi thote: "Une jam udha, e verteta dhe jeta: askush nuk vjen tek Ati pervecse nepermjet meje."
Faleminderit Perendi qe na ke treguar udhen dhe faleminderit qe na jep jeten e perjetshme permes Birit tend Jezu Krisht.
Zoti i dhente te gjithe atyre qe akoma nuk besojne tek Jezu Krishti guxim dhe besim.
Pershendetje te gjitheve nga Astriti.
Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 18-02-2009 më 11:58
Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus
Perendine, ne themel, e njohim permes veçorive te tij. Veçoria nuk eshte vetem nje pjese e Perendise. Kam menduar njehere se, nese i marre te gjitha vecorite e Perendise- shenjterine, dashurine, drejtesine, shpirtdliresine,-dhe i bashkoj, shuma e përgjithshme do te ishte e barabart me Perendine. Mirpo nuk eshte keshtu. Veçoria nuk eshte vetem pjese e Perendise, por dicka qe eshte e vertete per Perendine.
Kur Perendia na do, ai vetem vepron sipas natyres se tij.
Ketu ka nje problem, i cili u zhvillua si rezultat i renjes se njeriut ne mekat. Perëndia ne te kaluaren e përjetshme, vendosi te krijoje qenien njerezore, burrin dhe gruan. Une besoj se Bibla na tregon qe Ai e krijoi njeriun me qellim qe ta ndaje dashurine dhe lavdine e tij me te. Por, kur Adami dhe Eva u rebeluan dhe ndoqen rrugen e tyre individuale, atehere ne racen njerezore u fut mekati. Ne ate cast cdo individ u be mekatar dhe u nda nga Perendia. Kjo ishte “gjendja e veshtire” ne te cilen u gjend Perendia. Ai i krijoi njerëzit qe ta ndante lavdine e tij me ta, ndersa ata e perbuzen keshillen dhe urdhrin e tij dhe zgjodhen mekatin. Ai u afrua prap me dashuri per t’i shpetuar. Por, meqenëse ai nuk eshte vetem Perendi qe do, por edhe Perendi i shenjte, i denjte dhe shpirtdelire, natyra e tij do ta shkatërronte cdo person mekatar. Bibla thote: “paga e mekatit ehte vdekja”. Pra mund te themi se perëndia u ndesh me nje problem.
Kjo video eshte nje ilustrim i nje vendimi sakrifikues qe u deshte te merrej! Ky vendim shkaktoj dhimbje, por solli shprese:
Ne natyren hyjnore, Perendia Ate, Perendia Bir dhe Perendia Shpirt i Shenjte, moren nje vendim. Jezusi, Perendia Bir, do te merrte vet trup njerëzor. Ai do te behej Perendi-njeri. Kjo eshte e shkruar tek ungjilli i Gjonit ne kapitullin e pare, ku thuhet se Fjala u be njeri(mish) dhe banoi nder ne. Po ashtu edhe tek letra e Filipianeve ne kapitullin e dyte thuhet se Jezusi e zbrazi veten dhe mori formen e njeriut.
Jezusi ka qene Perendi-njeri. Ishte njeri, sikur te mos kishte qen kurr Perendi dhe, ishte Perendi, sikur te mos kishte qen kurr njeri. Vullnetarisht jetoj nje jete pa mekate, krejtësisht duke ju bindur Atit. E vërteta biblike se “paga e mekatit eshte vdekja” nuk u zbatua ne te. Per shkak se nuk ishte njeri i kufizuar, por Perendi i pakufizuar, ai kishte aftesi te pakufizueshme per t’i marre mbi vete mekatet e botes. Kur shkoi ne kryq, rreth 2000 vite me pare, Perendia i shenjte, i drejt dhe shpirtdelire zbrazi krejt zemërimin mbi Birin e vet. Dhe, kur Jezusi tha: “U krye!”, ligji i drejtesise se Perendise u përmbush.
Shume njerëz pyesin: “A s’eshte e mundur qe Perendia vetem te na falte?”. Njerëzit nuk arrijne te kuptojne se per cdo falje duhet te paguhet dicka. Zakonisht une perdor nje shembull te thjesht: Per shembull, te themi se nje femije thyen nje pjate. Nje baba i dashur e fal, e përqafon dhe i thote: mos qaj biri im. Une te dua dhe te fal. Dhe njerëzit me thone: “Ja keshtu duhet te veproj edhe Perendia”. Atehere i pyes: kush duhet te paguaj per pjaten e thyer? Fakti eshte se babai duhet ta paguaj pjaten e thyer. Mos harro, gjithmonë duhet nje cmim per faljen. Nese dikush ju fyen para te tjereve dhe ju, me vone, i thoni me meshire: “Une te fal”, kush e mban çmimin e faljes? Sigurisht ju.
Kete ka bere Perendia. Ai ka thene: “Une te fal”. Por ai ka qen i gatshem qe vete te paguaj çmimin permes vdekjes ne kryq.
Gregu
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
C.S. Luis në librin e tij “Mere Christianity” (Krishtërimi i pastër) shkruan: “ Po mundohem të parandaloj këdo që kërkon të thotë gjënë më të pamend që njerëzit zakonisht thonë për Të [Jezus Krishthin]: - “Jam gati ta pranoj Jezusin si një mësues të madh të moralit, por nuk e pranoj që Ai është Zot”. Kjo është një gjë që ne nuk duhet ta themi. Një njeri i thjeshtë që ka thënë ato gjëra që ka thënë Jezusi, nuk mund të ishte një mësues i madh i moralit. Ai ose ka qenë një i çmendur – në nivelin e një njeriu që thotë se është një vezë e zierë – ose ka qenë vetë Djalli. Ju duhet të bëni zgjedhjen tuaj. Ky njeri ose ka qenë dhe është Biri i Perëndisë, ose është thjesht një i çmendur, ose diçka më keq.... Ju mund ta izoloni Atë si një të çmendur, ose mund ta pështyni dhe ta vrisni si të jetë një demon; ose ju mund të bini para këmbëve të Tij dhe quani Zot dhe Perëndi. Por le të mos nxjerrim përfundime të tilla të pakuptimta se ai ishte një mësues i madh human. Ai nuk na ka lënë asnjë zgjedhje të hapur, as që e kishte ndërmend.”
Ashtu siç ka argumentuar edhe C.S Luis, të besosh se Jezusi ishte një mësues i mirë nuk është një zgjedhje. Jezusi në mënyrë të qartë dhe të pamohushme shpalli se ishte Zot. Nëse Ai nuk është Zot, atëhere Ai është gënjeshtar që do të thotë se Ai nuk është as profet, as një mësues i mirë dhe as një njeri i perëndishëm. Në përpjekje për të shpjeguar fjalët e Jezusit, “studiues” modernë shpallin se “Jezusi i vërtetë historik”, nuk i ka thënë shumicën e atributeve që shkruan Bibla për Të. Kush jemi ne që të vemë në diskutim Fjalën e Zotit në lidhje me çfarë ka thënë ose nuk ka thënë Jezusi? Si mundet një “studiues” dymijë vjet pas kohës së Jezusit të ketë të dhëna më të sakta rreth asaj që ka thënë ose nuk ka thënë Ai, se sa vetë ata që kanë jetuar me Jezusin, i kanë shërbyer dhe kanë marrë mësime nga Ai (Gjoni 14:26)?
26 Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju.
Gregu
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
I lexova me vemendje te gjitha shkrimet qe jane psotuar ne kete tem, dhe vertet ndjej kenaqesi, sepse ne thelb ato tregojne ate qe Krishti ka bere ne vete jeten tone. Finalja e kesaj teme eshte natyrisht Mirjami, kjo vajze kosove, zemra e se ciles kerkon Jezusin. Rruget e Perendise natyrisht qe jane te ndryshme. Ai eshte Bariu i mire, i cili njeh dhe po mbedh delet e tij ne mbare globin. Une dota falanderoja Gregun, Peniel dhe Astrit 77, te cilet me shkrimet e tyre i kane dhene nje ndihme shume te mire vajzes kosovare.
Shembulli me femijen dhe policin, te cilin une kam sjelle ne fillim te temes, mendoj se eshte nje shembull i arrire, per te kuptuar tri gjera: cdo te thote te jesh FEMIJE, te jesh i HUMBUR, dhe te gjesh SHTEPINE.
Moter Mirjam, kam deshire qe te ndaj me ty disa fjale nga shkrimi i shenjte, ashtu sic bene dhe vellezerit e mij pak me siper.
Besimi ne Krisht, nuk eshte thjesht pranimi dhe zbatimi i nje sere rregullash fetare, apo detyrime dhe mesime religjionesh. Besimi ne Krisht eshte i vetmi moment, ku ti arrin te njohesh kush je, nga vjen dhe ku po shkon. Kur Jezusi shkoi ne kryq, se bashku me te u kryqezuan dhe dy kriminele. Njerit prej krimineleve qe u kryqezua se bashku me Jezusin, ju desh pikerisht ky fund tragjik ne kryq, ne menyre qe ai te njihte veteveten, dhe te pranonte me ne fund se ai ishte nje kriminel. Por jo vetem kaq. Ai mesoi pikerisht gjene me te rendesishme te jetes se tij, pikerisht fundin e perjetshem qe e priste, dmth ferrin e zjarte. Por nese do te mbaronte ketu do te ishte edhe me tragjik ky fund. Ai mesoi lajmin me te mire qe kishte digjuar dhe mare ndojnehere pergjate gjithe jetes se tij. Ai mesoi se edhe pse ishte nje kriminel, perseri prej hirit te Perendise, ka nje falje. Por ku dhe si ky kriminel i mesoi keto gjera? Natyrisht kjo mrekulli ndodh vetem ne prani te Jezusus Krishtit, nese ti e pranon dhe e beson ate me gjith zemer.
Eshte shume e veshtire dhe krejt e pamundur qe njeriu te shohe dhe te mesoje, se sa kriminel eshte ai ndaj vete jetes se tij. Kur ja kam thene kete gje nje mikut tim, i cili nuk besonte ne Krisht, ai me tha:
"si ka mundesi qe te jesh kaq kriminel i vetes, ashtu si ti thua, dhe te mos e dish??? Mendoj se duket pak paradoksale."
Une i thashe:
" Eshte pikerisht njeriu, ai qe i cili vendos me liri te plote vajten e tij ne ferr. A nuk eshte ky krimi me i madh qe mund ti besh vetes tende??
Por miku me tha:
"E ceshte ai qe i vendos vetes nje fund te tille kaq tragjik?
Une i thashe:
"Nese njeriu nuk pranon Krishtin si te vetmin Zot e Shpetimitar, ai i ka hequr plotesisht mundesin e vetes se tij, per te pare krimin qe po i ben vetes se tij, si dhe i ka hequr perfundimisht vetes se tij mundesine per shpetim.
Shume njerez per shkak te mosnjohurise qe kane ndaj Perendise, perpiqen te fajsojne Zoti per Ferrin. Qe ti ta kuptosh me mire kete miku im, po te them se Jezusi erdhi ne kete bote te mjere dhe mekatare, pikerisht qe ta shpetoje njeriun nga mekati dhe vdekja ne ferr. Ai shkoi ne kryq per te paguar mekatet tona, duke vdekur ne vendin tone dhe duke shkuar Ai ne ferr per ne, ne menyre qe ne te clirohemi perfundimisht nga mekati, vdekja dhe ferri. Tani para njeriut ka nje gje: te pranoje kete SHPERBLIM qe Jezusi i beri BORXJIT tone, duke na CLIRUAR PERFUDMISHT, ose ta kundershtoje. Tani perzgjidh."
E dashur moter Mirjam, Jezusi vdiq personalisht per ty ne kryq, ne menyre qe ti te kesh falje te mekatit dhe te maresh falas jeten e perjetshme. Sot eshte dita, nese e digjon zerin e tij mos nguro po thuaj:
"Eja Jezusi dhe behu Zot i jetes dhe zemres time. Te pranoj si te vetemin Zot e Perendi shpetimitar, si te vetemin Bir te Atit qe erdhe ne kete bote te mjere dhe vdiqe per mekatet e gjithe botes. Te faleminderit Jezus per dashurine, hirin dhe meshiren qe tregove per mua, sepse sot mesova se jam e dobet dhe mekatare. Falem o Zo ashti sic ti Fal. Duame o Zot ashti sic ti do. Shpetome o Zot ashtu sic ti shpeton. Jeten time e vendos ne doren tende, pasi ti je Bariu im. Bekoje jeten time, familjen time, kishen tende kudo qe ajo ndodhet dhe vendin tim Kosoven. AMIN."
I falenderoj dhe inkurajoj te gjithe ata qe i sherbejen Krishtit dhe kishes se tij. Zoti ju bekofte. Amin.
Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 14-05-2009 më 00:06
Krijoni Kontakt