Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 49
  1. #31
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    15 Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.

    16 Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?

    17 Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.

    18 Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.

    19 Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.

    20 Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre.



    Këtë thotë Fjala e Perëndisë së Gjallë. Nuk mund të vish këtu e të bësh propagandë të një besimi që për ne është kryekëput i rremë. Kjo është një metodë e njohur e juaja të mbështeteni fuqimisht në këto vargje. Histori e vjetër kjo taktikë. Edhe djalli me Krishtin në shkretëtirë përdori metoda të ndryshme dhe nga vetë Fjala e Perëndisë. Nuk është çudi që ju bëni të njëjtën gjë.

    Lejohesh të shkruash akoma në këtë Forum Protestant jo se konsiderohesh se je i krishterë, por konsiderohesh si një vizitor që ka disa njohuri mbi Biblën ashtu siç kanë edhe njerëz të tjerë që qarkullojnë në këtë Forum. Por ka edhe nga ata që e quajnë vehten të krishterë dhe pretendojnë se kryejnë vullnetin e Perëndisë në jetën e tyre.

    Ki kujdes kur poston dhe se çfarë shkruan. Nuk kam lejuar asnjë ti flasë si ti vijë për mbarë bashkëbesimtarit tim dhe aq më tepër lidhur me Krishtin, Perëndinë dhe Frymën e Shenjtë.

    Ne lutemi dhe do të lutemi ashtu si Fryma e Shenjtë na mëson. Ai që drejtohet nga Fryma di edhe çfarë thotë e shkruan. Fjalët e njerëzve të tjerë janë të tepërta për të. U pëlqen apo nuk u pëlqen, kjo është puna juaj. Kjo është e vërteta për të krishterët e vërtetë dhe jeta e të krishterit të vërtetë. Quhet dikush i krishterë sepse Krishti banon brenda tij. Ky është premtimi i Krishtit.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  2. #32
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Ty të djeg se Bibla nuk të mbështet idenë e lutjeve dhe fillon të poshtërosh të tjerët. Por punë e madhe. Kjo më bën të ndihem i krishter, jo përralla e kopallat e njerëzve por Fjala e Gjallë e Perëndisë Jehova. Kundërshtimi i të tjerëve, më forcon kur kujtoj shkrimin:

    Mateu 5:11, 12
    Lum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.
    Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush.
    Hahaha, po kush te shau more.

    Cdo postim i yti eshte shpifje dhe trillim. Ku jeton more i uruar?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 15-02-2009 më 05:08
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  3. #33
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Per ta mbyllur kete muhabet, me lejo te them vetem pak fjale.

    Tema thote: Ketej eshte rruga.
    Ne kemi dalur ca nga tema, por nga ana tjeter po flasim per menyren se si te shkohet ne ate rruge.

    MIRIAM, kerkoj te dij ce cfare lutje duhet bere per tu bere e krishter:
    cila eshte lutja qe duhet bere ZOTIT
    Per tu bere i/e krishter, nuk duhet bere ndonje punim diplome, nuk duhet bere ndonje torte me molla e lajthi, nuk duhet bere ndonje sakrifice, ...etj.
    E vetmja gje qe duhet bere, eshte te kesh besimi.
    Efesianve 2:
    8 Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,
    9 jo nga vepra, që të mos mburret askush.


    Nga vargjet shohim se shpetimi vjen nga "hiri". Ky hir vjen vetem nga Perendia.
    Fjala e dyte eshte nepermjet "besimit". Ky besim duhet te vij nga njeriu.
    Dhe e fundit, asnje nga veprat qe ne bejm, nuk na mundeson te marrim faljen dhe te quhemi femije te Perendise.
    Gjoni 1:12 por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.

    Tani, lutja nuk te shpeton. Ajo thjesht shpreh ne forme verbale ate qe nje person beson.
    Lutja qe une solla, nuk te shpeton. Ajo eshte thjesht permban disa element qe ti mund t'ia thuash Perendise derisa e fton ne jeten tende. Mendoj se jam i kuptueshem deri ketu.

    Ti vjen dhe ben pyetje qe nuk kan kuptim:
    Ku i gjete ato fjalë, në Bibël?
    Pse një njeri duhet të përsëritë lutjen e një njeriu tjetër?
    Une nuk thash se keshtu thote bibla!
    As nuk thash se duhet ta thuash me pike e presje sepse ndryshe nuk do te te pranohet. Por thash:
    P.S. Nuk ka lutje formul. Nuk ka bashkim te formulave kimike per te arritur ne nje substanc apo komponim te caktuar. Edhe nese i thua dy fjale Zotit, Ai do jet i gezuar per zemren dhe vendimin tend.
    Kaq.

    Nese ti qe ma mban veten per njeri te zotit, duhet ta kishe kuptuar qellimin dhe mesazhin e atij postimi ku une solla nje forme lutjeje ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...6&postcount=29 ).

    Ter kohen i ke dhene vlera vetes, gje te cilen as Jezusi nuk e beri!
    Hiqesh si shenjtor dhe nuk e kupton qe po gjykon padrejtesisht tjetrin.
    Mundohesh te gjesh te metat e mia duke e bere veten superior!

    Une nuk mund te te puthi doren ty. As te te them se njeri i drejt. E di pse?
    Sepse ti nuk e jep nje pik gjak per nje njeri (familjar apo tjeter).
    Kete nuk e mesoj Krishti. (ndoshta jehovai yt i trilluar mund te ta ket mesuar).

    Mua me vjen keq per kete, dhe shpresoj se nje dite do te pendohesh dhe do marresh rrugen e duhur.

    Se fundi. Te kerkoj te mos vazhdosh me me kete muhabet ne kete teme.
    Besoj se per nje njeri qe ka tru te kthellet, kam dhen shpjegim te mjaftueshem.

    Gregu
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  4. #34
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Do të postoj sepse vetë kërkove Në lidhje me gjakun.
    C0PT1C
    Nuk te kerkova te shkruash per gjakun. Ate e thash per te treguar se asnje fjale e jotja nuk eshte e besueshme dhe e vertet, dhe se une nuk bije dakort me ty ne asnje pike. Sepse kur ti nuk jep gjak per te shpetuar nje jete, atehere ti nuk mund te konsiderohesh njeri. Je nje antikrisht, hipokrit dhe blasfemues.

    Keto jane karakteristikat e tua.
    Shpresoj te heqesh dore nga to.

    Ti nuk ke turperuar Perendine. Je turpi vet.
    Nuk e ke kundershtuar poziten e Krishtit, por je kundershtues.
    Nuk ke kuptuar te verteten, por vazhdon me mashtrime.

    Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një. Gjoni 17:22

    Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua... Gjoni 14:11

    Unë dhe Ati jemi një. Gjoni 10:30
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  5. #35
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Pse të krishterët nuk duhet të pranojnë gjak:
    C0PT1C
    Do kerkoja nga moderatoret dhe nga administratori te largohet nga forumi ky lloj "Hitleri".
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  6. #36
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet. Gjoni 10:11

    Askush s`ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij. Gjoni 15:13

    Por se nuk jap gjak për të shpëtuar një të afërm, të them me sinqeritetin më të madh, se nëse unë do të jepja nuk do të isha një me Krishtin. Ai dha gjakun për t'u dhënë jetë njerëzve, kush jam unë; Krishti? Kurrë mos qoftë të bie në një gjendje të tillë.
    =Antikrisht
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  7. #37
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Tema ka devijuar disi por perseri po tregon rrugen ashtu sikurse e ka vendosur deshmuesi ne fillim kur e ka hapur kete teme. Deshmuesi, Gregu dhe Peniel kane deshmuar per te verteten
    Deshmitaret e Jehovait, Mormonet jane shume me te rrezikshem se sa ateistet. Ata mohojne hyjnine e Krishtit duke perdorur Biblen; te paret duke e ndryshuar fare pak ne disa vende ku permendet hyjnia e Krishtit dhe te dytet duke i shtuar Bibles nje liber tjeter. Te dyja ne fund te cojne ne shkaterrim.
    Dhe nuk eshte per tu cuditur sepse Satanai vet shnderrohet ne engjell drite. Nuk eshte pra gje e madhe nese edhe punetoret e tij shnderrohen ne punetore (marrin trajten e punetoreve) te drejtesise, fundi i te cileve do te jete sipas veprave te tyre. 2 Kor. 11:14-15.
    Kete shkruan apostulli Pal per apostujt e rreme dhe per mashtruesit. Une e di coptic se ti do te citosh dhe te shkruash me qindra vargje nga Bibla per te vertetuar se ti dhe deshmitaret e Jehovait keni te drejte. Beje kete sa here te duash por ki kujdes sepse Bible eshte ushqim por eshte edhe shpate e mprehte me dy tehe. Ose ushqehesh permes saj ose ajo te gjykon dhe gjykimi eshte i tmerrshem. Hiq dore nga paudhesia dhe prano mekatet e tua perpara Jezu Krishtit qe eshte Perendia per lavdi te Perendise At.
    Hebrenjve 1:8-9, "ndersa pe te Birin thote: "Froni yt o Perendi eshte ne shekuj te shekujve; skeptri i mbreterise sate eshte skepter drejtesie. E ke dashur drejtesine dhe e ke urryer paudhesine; prandaj Perendia, Perendia yt te vajosi me vaj gezimi permbi shoket e tu."
    Zoti paste meshire per ty coptic.
    Astriti.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #38
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Coptic,

    Nuk eshte ceshtje perkthimi por eshte teresisht ceshtje besimi. Vetem djalli perpiqet te mohoje me cdo kusht se Krishti eshte Perendia Krijuesi dhe per kete qellim ai perdor cdo metode dhe cdo mjet. Ja te bej dy pyetje ne lidhje me Jezu Krishtin.
    1. A eshte Jezu Krishti, Shpetimtari apo jo?
    2. Cfare eshte Jezu Krishti per ty personalisht?

    Astriti.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #39
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Coptic,

    Sigurisht qe kerkon ti devijosh pyetjes. Nuk je i detyruar te me pergjigjesh mua por nje gje eshte e sigurte se per cdo njeri ne bote ka rendesi se kush eshte Jezu Krishti dhe cdo njeri do apo nuk do, do ti duhet te marre nje vendim ne lidhje me Te. Ose do te bjere permbys perpara Tij sikurse ra Thomai qe dyshonte dhe qe e quajti "Zoti im dhe Perendia im," (Gjoni 20:28), ose do ta quaje profet, mesues i madh (i mire) njeri i mire, madje do te guxoje ta quaje edhe shpetimtar (me te vogel) por nuk do te pranoje qe Ai erdhi nga qielli la Fronin e Tij si Perendi e u be njeri si ne nga dashuria qe ka per ne. Dhe jo vetem kaq por vdiq ne kryq per ne, mori denimin tone ne vendin tone, por Perendia e ngriti dhe sot Ai eshte gjalle dhe do te vije perseri, vecse kete here Ai do te sjelle gjykimin e Perendise per te gjithe ata qe nuk besojne tek Ai dhe sakrifica e Tij.
    N.q.s. Ai eshte Shpetimtari dhe nuk ka asnje emer tjeter nen qiell qe u eshte dhene njerezve dhe me ane te te cilit duhet te shpetohemi atehere Ai eshte nje me Perendine Yahveh.

    Isaia 41:10-11, "Deshmitaret e mi jeni ju, thote Zoti, bashke me sherbetorin qe kam zgjedhur, me qellim qe ju te njihni dhe te keni besim tek une, si dhe te merrni vesh qe une jam. Para meje asnje Perendi nuk u formua dhe pas meje nuk do te kete asnje tjeter. Une, une jam Zoti dhe pervec meje nuk ka Shpetimtar tjeter."

    Coptic lexoji keto vargje me kujdes dhe analizoji. Ne fund te fundit nga ky varg ju edhe keni vene emrin deshmitaret e Jehovait. Para meje asnje Perendi nuk u formua dhe pas meje nuk do te kete asnje tjeter. Per deshmitaret e Jehovait Jezu Krishti eshte nje perendi (sipas perkthimit te tyre te Gjonit 1:1) por ky varg e hedh poshte kete gje kategorikisht. Ka vetem nje Perendi. Dhe sipas Gjonit 1:1 Fjala eshte Perendi. Nuk ka Perendi tjeter thote Yahveh me siper.
    Une, une jam Zoti dhe nuk Shpetimtar tjeter.. Por vargu qe solli ti nga Veprat e Apostujve dhe nga deshmia jote del se Jezusi eshte shpetimtari. Atehere sipas ketij vargu i bie qe Jezusi eshte Yahveh sepse Yahveh po flet ketu dhe thote Une une jam Zoti dhe pervec meje nuk ka Shpetimtar tjeter. Nuk ka shpetimtar tjeter ose Zoti Perendi ose nuk ekziston asnje shpetimtar tjeter. Jezusi eshte Shpetimtar sepse eshte Zoti Perendia, Krijuesi i gjithe universit dhe eshte Ai qe mban gjithe universin ne ekzistence.

    Te pershendes dhe te uroj qe te braktisesh rrugen e shkaterrimit dhe te besh paqe me Perendine qe te deshi dhe dha Birin e Tij per mekatet e tua. Jezu Krishti eshte shalom dhe agape.
    Astriti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit77 : 16-02-2009 më 12:51
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  10. #40
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pikerisht coptic sepse ne e lexojme Biblen dhe e analizojme edhe arrijme ne ate cfare ajo meson se Jezu Krishti eshte Shpetimtari dhe se nuk ka asnje Shpetimtar tjeter pervec Perendise YHWH. Por kjo nuk eshte e vetmja deshmi sepse edhe ti dhe te tjeret e lexojne Biblen dhe nuk e shikoni kete gje por shikoni gjera te tjera. Vetem me ane te Frymes se Shenjte ne themi se Jezu Krishti eshte Shpetimtar dhe Zot, por ju deshmitaret i keni shpallur lufte Triniese se Shenjte dhe me kete kujtoni se po i sherbeni Jehovait. Ne fakt Perendia nuk ka nevoje per dike qe ta mbroje dhe te sqaroje. Ai e ka bere te qarte ne Fjalen e Tij Une dhe Ati jemi nje thote Jezusi. Nje dite, thuhet tek Filipianet 2:10-11:
    qe ne emer te Jezusit te perkulet cdo gju i krijesave (ose gjerave) qiellore, tokesore dhe nentokesore, dhe cdo gjuhe te rrefeje se Jezu Krishti eshte Zot, per lavdi te Perendise Ate.

    Pershendetje
    Astriti.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •