Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    C'u be ketu more aman? Eshte forumi i protestanteve jo i myslimaneve... shume mire qe kupton ti alko71, po shkruaj te forumi yt, jo ketu. Kur Antipatrea ta parashtroje pyetjen ne forumi mysliman jepi pergjigje, ketu s'ke pune te besh propagande myslimane.
    Shendet te gjitheve dhe Zoti me juve!
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Te lutem shume Matrix qe te mi gjeshe versetet kur anore ku urdherohet rrahja e gruas dhe vrasja e te krishtereve?(dhe arsyet,shkaqet e tyre)

    Une e thash te mos bini ne perfundime te shpejta pa u thelluar ndersa ti edhe shkon aq large sa i quan kafsheri urdherat e krijuesit tend.
    Une nuk e quaj Biblen te tille.

    Jezusi paska thene me ndic mua e jo me adhuro, qe do te thot ndicni rrugen qe ju tregova.
    Edhe Muhamedi ka thene te njejten gje ,kush me pason mua i garantoj shpetimin.
    Asnjeri prej te derguarve nuk ka vdekur(fikur)por ata jane te gjalle te krijuesi i tyre dhe ne nuk i shohim.

    Pra ndicni urdherat e Jezusit e mos e adhuroni se ceshtja e tij ishte sikur ceshtja e Adamit.Jezusi lindi pa baba,ndersa Adami pa baba dhe pa nene(e Eva pa nene).

    Per mua jane kafsheri, per ty mbase jane te drejta dhe te mira.
    Ndiqe pra Muhamedin dhe rrugen qe te dha ai.


    Vetem nje keshille po te jap.
    Kur te fillosh ta ndjesh se po zhytesh ne llum, largohu me vrap sa nuk eshte vone...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 13-04-2006 më 15:17
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Manulaki
    C'u be ketu more aman? Eshte forumi i protestanteve jo i myslimaneve... shume mire qe kupton ti alko71, po shkruaj te forumi yt, jo ketu. Kur Antipatrea ta parashtroje pyetjen ne forumi mysliman jepi pergjigje, ketu s'ke pune te besh propagande myslimane.
    Shendet te gjitheve dhe Zoti me juve!
    Une nuk jam kunder qe keta te shkruajne ketu.
    Mbase per te dalluar driten, duhet te shohesh njehere erresiren ...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Te lutem shume Matrix qe te mi gjeshe versetet kur anore ku urdherohet rrahja e gruas dhe vrasja e te krishtereve?(dhe arsyet,shkaqet e tyre)

    Une e thash te mos bini ne perfundime te shpejta pa u thelluar ndersa ti edhe shkon aq large sa i quan kafsheri urdherat e krijuesit tend.
    Une nuk e quaj Biblen te tille.

    Jezusi paska thene me ndic mua e jo me adhuro, qe do te thot ndicni rrugen qe ju tregova.
    Edhe Muhamedi ka thene te njejten gje ,kush me pason mua i garantoj shpetimin.
    Asnjeri prej te derguarve nuk ka vdekur(fikur)por ata jane te gjalle te krijuesi i tyre dhe ne nuk i shohim.

    Pra ndicni urdherat e Jezusit e mos e adhuroni se ceshtja e tij ishte sikur ceshtja e Adamit.Jezusi lindi pa baba,ndersa Adami pa baba dhe pa nene(e Eva pa nene)
    Alko 71.


    Nuk mendoj se je i papranueshem per te diskutuar ne kete forum te krishtere, por ka nje kufi, qe natyrisht duhet ta respektosh. Kujto qe je vetem nje lexues me mendimet dhe perzgjedhjet e tua, dhe qe di te respektosh qellimin e temes. Nese do te flasim per besimin islam, dhe cfare ai eshte, mendoj se duhet ta besh me mire ne forumin mysliman. Kjo nuk do te thote se, ti nuk ke te drejte te maresh pjese ne diskutim, por qe duhet te respektosh regullat e forumeve ne te cilat ben pjese.


    Mendoj se MAtrix te ka dhene nje pergjigje mjaft te qarte, por ti natyrisht qe nuk mund ta pranosh. Sa per vargjet qe kerkon pak me lart ne kuran, une te them: me mire shiko VEPRAT qe kryejne myslimanet, dhe pak rendesi kane vargjet e shkrojtura, pasi vepra eshte ajo qe verteton vargjet. Ne avganistan duan ti presin koken nje myslimani, i cili pranoi Krishtin si Shpetimtar te jetes se tij. Mendoj se eshte no coment.

    Sa per krahasimin qe ben per Jezusin gabohesh. Jezusi nuk lindi pa Baba. Ati i tij ishte pikerisht Ati qiellor, te cilin ju nuk e njihni dhe nuk mund ta shikoni, sepse kete ta zbulon Vetem Biri. Sa per Adamin dhe Even ata nuk LINDEN por u krijuan. Lindje dhe krijim nuk eshte e njejta gje. Krijesa vjen ne ekzistence permes lindjes, por gjishka u krijua ne gjashte dite.
    Do te rekumandoja te gjithe ata qe deshirojne te marin pjese ne kete diskutim, te mos ndryshojne temen, duke sjelle mendimet e tyre ne dem te temes.

    Faleminderit per mirkutpimin.

    Cdo kush eshte i mirseardhur, nese ai vertet deshiron te mare dicka te frytshme apo te sjelle dicka te frytshme. Por edhe nese deshiron te mesoje dicka te frytshme eshte i mirpritur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 14-04-2006 më 12:50

  5. #15
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Cila është rruga?


    Ishte një pyetje që shumica na e bënin sot në një ungjillizim që bëmë me rastin e Pashkëve. Ka shumë të ngatërruar. Njerëz që nuk dinë se ku të besojnë, kujt ti besojnë, cili ka të vërtetën.


    Për ne të gjithë ishte mëse e qartë: Krishti është rruga dhe e vërteta. Po sa do të mund ti bindte kjo gjithë bashkëpatriotët tanë të lodhur nga jeta e vështirë e emigrantit dhe nga bombardimi i vazhdueshëm i sekteve fetare, që përpiqen me mënyrat e tyre ti bindin njerëzit për të vërtetën që ata mbrojnë me fanatizëm?


    Shpallëm Krishtin e kryqëzuar sepse Ai është e vërteta, e vetmja rrugë. E jetojmë, e shijojmë çdo ditë. I drejtuam tek Perëndia që ata vetë të binden për të vërtetën. Lutemi që të gjithë njerëzit në këto ditë të shenjta të mendojnë më tepër për rrugën dhe të vërtetën, e vetmja që ekziston, Krishti.


    Perëndia ju bekoftë.




    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  6. #16
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga coptic Lexo Postimin
    Cili profet tjetër në Bibël paska thënë "Unë jam udha e vërteta dhe jeta"? As edhe një, por ky që tha ishte shumë më tepër se një profet edhepse nuk ishte Perëndia siç mendojnë disa. Njerëzit kishin pritur për aq kohë duke mbajtur sytë drejt profetëve derisa rruga e shpëtimit të shfaqej, kur ajo të shfaqej çfarë tjetër nevojitej? Kundërshtim patjetër se aprovimi ishte bërë nga vetë Perëndia.

    C0PT1C

    Pershendetje COPT1C!

    Besom, pa ndoni qellim te keq e shtroj këtë pytje; kush është Jezusi per ty? Zot, Engëll, Profet apo çka?

    Ajo qe un besoj dhe kështu e adhuroj: Jezusi Zot në nder te Hyjit At. Zot dhe Njeri. Bir i Atit të gjithpushtetshem, një me Atin.


    Krishti Jezus në ne.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin



    Ajo qe un besoj dhe kështu e adhuroj: Jezusi Zot në nder te Hyjit At. Zot dhe Njeri. Bir i Atit të gjithpushtetshem, një me Atin.


    Krishti Jezus në ne.
    Si mund te jete edhe ZOT edhe njeri ne te njejten kohe ?
    Si mund te jete edhe BIR i ATIT edhe ATI njekohesisht ?
    Nuk e kam lexuar biblen dhe sincerisht dua te kuptoj Jezu KRISHTIN si duhet por me keto shkrime me keni krijuar konfuzion .

    P.S. nuk besoj ne fene islame (sepse e kam lexuar kuranin dhe nuk me ka bindur)dhe jam ne kerkim te fese se duhur.

  8. #18
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Pershendetje Miriam

    Citim Postuar më parë nga MIRIAM Lexo Postimin
    Si mund te jete edhe ZOT edhe njeri ne te njejten kohe ?
    Si mund te jete edhe BIR i ATIT edhe ATI njekohesisht ?
    Nuk e kam lexuar biblen dhe sincerisht dua te kuptoj Jezu KRISHTIN si duhet por me keto shkrime me keni krijuar konfuzion .

    P.S. nuk besoj ne fene islame (sepse e kam lexuar kuranin dhe nuk me ka bindur)dhe jam ne kerkim te fese se duhur.
    Miriam,
    Ky eshte misteri i besimit. Perendia eshte Trini ne Nje. Eshte nje Perendi i vetem ne Tre Persona, Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjte. Ne nuk e kuptojme kete gje se si funksionon dhe asnjehere nuk do ta kuptojme sepse Perendia eshte i pafundem. Ne as pafundesine nuk e kuptojme dot se cfare do te thote dhe si eshte.
    Te keshilloj ta lexosh Biblen dhe te uroj qe te mos bashkohesh me asnje fe. Fete ose religjionet jane krijuar nga njerezit dhe djalli. Feja thote bej kete dhe ate dhe mos bej ate dhe kete. Po bere keto rregulla kaq here ne dit, jave, muaj, vite ndoshta arrin te shpetosh.
    Lutem qe te gjesh besimin e vertete qe thote, Perendia beri per ty sakrificen me te madhe, te paimagjinueshme, denoi Birin e Tij ne kryq per mekatet e tua dhe te miat dhe sot Ai ofron faljen e mekateve per cdonjerin qe pranon se eshte mekatar perpara nje Perendie te shenjte dhe se ndjen nevojen per clirimin nga mekatet. Ai ofron faljen falas dhe nuk duhet te besh asgje per te marre faljen e mekateve por te pendohesh sinqerisht dhe te besosh tek vepra qe Jezu Krishti kreu ne kryq per ty. Duket e lehte nga ana e jashtme por kerkon nje sakrifice te madhe. Kerkon te mohosh vetveten dhe ta lesh veten tende ne dore te Perendise qe do te coje ne siguri dhe do te jape paqen e Tij. Eshte e vetmja rruge shpetimi. Ose eshte falas ose po i hyre fese pra sistemeve ku duhet te punosh per shpetimin tend je e humbur.
    Te uroj gjithe te mirat dhe suksese ne rrugen tende te kerkimit
    Astriti
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #19
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga MIRIAM Lexo Postimin
    Si mund te jete edhe ZOT edhe njeri ne te njejten kohe ?
    Si mund te jete edhe BIR i ATIT edhe ATI njekohesisht ?
    Nuk e kam lexuar biblen dhe sincerisht dua te kuptoj Jezu KRISHTIN si duhet por me keto shkrime me keni krijuar konfuzion .

    P.S. nuk besoj ne fene islame (sepse e kam lexuar kuranin dhe nuk me ka bindur)dhe jam ne kerkim te fese se duhur.
    Si eshte e mundur nuk e di, por se eshte dicka e till, jam i bindur!

    Krishti eshte Bir, por jo i nje natyre sic jam une bir i babait tim.
    Krishti nuk lindi ne nje kohe te caktuar. Ai ishte perhere prane Atit. Lindja e Tij ndodhi para 2000 vitesh, por bibla thote se Ai eshte i pari dhe i fundit.
    Ne ungjillin te shkruar nga Gjoni, thuhet se permes Tij u krijua bota.
    Pra Krishtin nuk e gjejm ne nje vit apo shekull. Ai nuk ka fillim e as fund.

    Krishti nuk eshte Ati, jani ngaterruar ketu.

    Perendia ka komunikuar me njeriun ne tre forma-menyra.
    Si At, si Bir-Krisht dhe si Fryme e Shenjte.

    Ne Testamentin e Vjeter ishte Ati qe komunikonte. Me ardhjen e Krishtit, ishte Krishti qe komunikonte me njerezimin. Pas vdekjes dhe ringjalljes kemi Frymen e Shenjte.
    Pra te "tre" keta "persona" perbejn Perendine.
    Kjo e ben me te kuptueshme qe Perendia eshte dashuri, i drejt, komunikon, gjykues...
    Nese do ishte vetem nje nga keta "tre persona" do te ishte e veshtire per te pasur dashuri ne Perendin, komunikim, marrje vendimesh...

    Ta kuptosh se kush eshte Zoti, nuk eshte e lehte. Prandaj kerkon besim dhe vullnet personal per ta "zbuluar" te verteten.

    Lutem dhe shpresoj se do e gjesh.
    Kerko ne Bibel.

    Gregu
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Astrit 77 dhe Gregu faleminderit per mundimin qe moret per te me spjeguar.
    Une kam pare vetem filma rreth jetes e vepres se Jezu Krishtit kur kam qene adoloshente dhe prej ateher kam dashuri e respekt per TE dhe pikerisht Jezu Krishti me ka bere besimtare ne ZOT sepse rrjedhe nga nje familje muslimane (vetem me emer) sepse prinderit e mi kane qene ateista.Nuk e di a me ben besimtare ose e shpetuar fakti qe une vetem dashuri kam per Zotin e Jezu Krishtin sepse ende figuroj ne statistika muslimane dhe nuk zbatoj asnje ritual fetar te krishter.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •