Postuar mė parė nga Bani gjk
Teuesul Ndėrmjetėsimi mes Allahut dhe krijimit
Marrė nga "el-Uesiteh" tė Muhamed bin Xhemil Zeinu
Tema e ndėrmjetėsimit mes Allahut dhe krijimit ėshtė tepėr e rėndėsishme. Fatkeqėsisht, shumė muslimanė janė nė padijeni pėrsa i pėrket kėsaj. Si pasojė ne ia kemi ndaluar vetes ndihmėn e Allahut dhe forcimin tonė nga ana e Tij, gjė qė Ai na e ka premtuar nėse kėrkojmė shpėtim te Ai dhe nėse u bindemi urdhėrave tė Tij.
Allahu i lartėsuar ka thėnė:
"Dhe ėshtė detyrė e Jona qė t'u ndihmojmė besimtarėve". [Rrum, 47]
"Nėse e ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojė dhe do t'jua pėrforcojė kėmbėt vendosmėrisht [nė tokė]". [Muhamed, 7]
"Allahut, tė dėrguarit tė Tij, dhe besimtarėve u pėrket nderi". [Munafikun, 8]
Njerėzimi mund tė ndahet nė tre grupe pėrsa i pėrket tė kuptuarit tė tyre tė ēėshtjes sė ndėrmjetėsimit mes Allahut dhe krijimit tė Tij.
Grupi i parė: Ata qė mohojnė se Allahu ka dėrguar pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] si ndėrmjetėsues pėr tė mėsuar Sheriatin [tė drejtėn e Allahut pėr t'u adhuruar vetėm Ai, urdhėrat dhe ndalimet e Tij dhe tė gjitha mėnyrat e rrugėt qė Allahu i ka ligjėsuar pėr ta ndihmuar njerėzimin qė ta arrijnė qėllimin e tyre nė kėtė tokė] dhe pohojnė qė ky Sheriat ėshtė pėr njerėzit e rėndomtė, duke e emėrtuar atė Dituri e Jashtme. Ata varen nė opinionet dhe janė tė marrosur pas formės sė tyre tė adhurimit, dhe e kanė emėrtuar atė Dituria e Brendshme. Ata poashtu e quajnė atė Kefsh [ndriēimi i befasishėm]. Nė tė vėrtetė, kėto s'janė veēse pėrshpėrtije tė shejtanit dhe mėnyra e rrugė djallėzore, tė cilat janė nė kundėrshtim me shtyllėn mė tė lartė! Thėnia e tyre e mirėnjohur nė kėtė drejtim ėshtė:"Zemra ime mė informoi pėr Zotin tim".1
Ata i pėrqeshin dhe i kritikojnė dijetarėt e Sheriatit ngaqė ata pohojnė pėr ta se marrin dituri "nga tė vdekurit". Pėrsa u pėrket vetė atyre, ata pohojnė se marrin dituri [drejtpėrdrejt] me pėrgėzime [dmth ata pranojnė shpallje] nga i Pėrjetshmi dhe i Vetėmjaftueshmi. Si pasojė e kėsaj, ata shumė njerėz i kanė vėnė nė sprovė dhe i kanė humbur. Ata bėjnė veprime qė janė nė kundėrshtim tė plotė me Sheriatin, tė cilat mund tė gjenden nė librat e tyre. Dijetarėt i kanė shpallur ata mosbesimtarė dhe poashtu e kanė bėrė tė lejueshėm gjakun e tyre pėr shkak tė femohimit, duke qenė se ata janė tė paditur apo vetėm shtiren si tė paditur lidhur me parimin-shtyllė tė parė tė Sheriatit, qė ėshtė se kushdo qė adhuron Allahun me diēka tjetėr veē asaj qė i ėshtė shpallur Muhamedit, ai padyshim ėshtė mosbesimtar [kafir], pėr shkak tė thėnies sė Allahut:
"Por jo, pasha Zotin tėnd, ata nuk do tė besojnė derisa tė bėjnė ty gjyqtar nė tė gjitha mospajtimet e tyre dhe pastaj tė mos ndjejnė kurrfarė kundėrshtimi nė shpirtrat e tyre pėr atė ēka ti gjykon, dhe tė nėnshtrohen krejtėsisht". [Nisa, 65]
Kėshtu shejtani i ka bėrė veprimet e tyre tėrheqėse pėr ta me anė tė ēoroditjes sė diturisė sė tyre dhe duke e shuar dritėn e saj. Si pasojė, ata udhėtojnė nė errėsirė mbi errėsirė dhe u drejtohen dėshirave dhe imagjinatave tė tyre, duke e adhuruar Allahun me kėtė. Ata janė tė cilėt Allahu i ka pėrshkruar nė Kur'an:
"Thuaj: A doni t'ju tregojmė pėr ata qė janė humbėsit mė tė mėdhenj pėrsa u pėrket veprave tė tyre? Ata, pėrpjekjet e tė cilėve janė humbur nė kėtė jetė, ndėrsa mendonin se po kėrkonin tė mirėn me veprimet e tyre? Ata janė tė cilėt mohojnė shenjat e Zotit tė tyre dhe faktin se do tė takohen me Tė [nė jetėn e pėrtejme]. Tė kota do tė jenė punėt e tyre dhe as qė do t'u japim Ne ndonjė peshė". [Kehf, 105]
Ky grup poashtu ėshtė ndarė nė njė numėr fraksionesh, secila nga ato duke e luftuar njėra-tjetrėn pėr shkak tė tė qenit e tyre larg nga Rruga e Drejtė, rruga e atyre tė cilėt Allahu i favorizoi, jo tė atyre mbi tė cilėt ėshtė hidhėrimi i Tij, e as tė atyre qė janė humbur. Tė gjitha nga kėto grupe janė nė zjarr, siē ka pėrmendur i dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam]:"Umeti do tė ndahet nė 73 grupe. 72 do tė jenė nė zjarr dhe njė nė parajsė - ai qė ėshtė nė atė qė jam unė dhe shoqėruesit e mi". [Transmetuar nga Ebu Daud, Tirmidhi dhe Nesa'i me zinxhir tė vėrtetė tė transmetimit nga Ebu Hurejre]
Grupi i dytė: Pastaj janė tė tjerėt qė e teprojnė nė kėtė ndėrmjetėsim. Ky kuptim ėshtė i gabuar. Ata kanė bėrė qė kjo tė bartė njė domethėnie, tė cilėn nė realitet nuk e ka. Ata kanė marrė qenien fizike tė tė dėrguarit [salallahu alejhi ue selam] dhe tė tjerėve midis pejgamberėve dhe tė drejtėve si ndėrmjetėsues, duke besuar se Allahu i lartėsuar s'do tė pranojė asnjė vepėr nga robėrit e Tij pėrveē nėse ata i afrohen Atij nėpėrmjet kėtyre ndėrmjetėsuesve. I lartė ėshtė Allahu nga ajo ēfarė thonė ata. Ata e kanė pėrshkruar Allahun dhe kėrkojmė shpėtim te Allahu me diēka me tė cilėn Ai nuk pranon tė pėrshkruhet. Janė mbretėrit e kėsaj bote ata qė vendosin pengesa te dyert e tyre, qė askush mos tė mund tė hyjė [dhe tė bisedojnė e tė kėrkojnė prej tyre] pėrveē atij qė ka ndonjė lloj tė ndėrmjetėsuesit mes tij dhe mbretit.
Ku qėndron besimi nė fjalimin e Allahut:
"Kur robėrit e Mi pyesin pėr Mua, Unė jam afėr [tyre], dėgjoj lutjen e ēdo lutėsi kur ai mė lutet. Le ta dėgjojnė ata vullnetshėm thirrjen Time dhe tė besojnė nė Mua, qė tė jenė tė udhėzuar". [Bekareh, 186]
Ky ajet fisnik tregon qė njė dhe i vetmi ndėrmjetėsues pėr afrimin te Allahu ėshtė besimi i vėrtetė dhe korrekt nė Tė, pastaj tė adhuruarit Atė me anė tė asaj ēfarė Ai na ka urdhėruar. Ky ajet i ka vendosur veprat e mira si tė qena mbi besimin [imanin] vetėm sa pėr tė vetėdijesuar njerėzimin pėr rėndėsinė e veprave tė mira e korrekte, dhe se kjo ėshtė kusht i domosdoshėm pėr arritjen e suksesit me lumturinė e Allahut dhe hyrjen nė parajsėn e Tij.
Allahu i lartėsuar ka pėrmendur uesileh [mėnyrat pėr t'iu afruar Atij] nė Kur'an duke patur pėr qėllim aktet e bindjes. Ky ėshtė ndėrmjetėsimi i cili do t'ju afrojė mė shumė te Allahu, do t'jua hapė dyert e mėshirės sė Tij dhe do t'ju fusė nė parajsėn e Tij.
"O ju qė besoni! Kini frikė Allahun dhe kėrkoni mėnyra pėr t'iu afruar Atij dhe pėrpiquni nė rrugėn e Tij nė mėnyrė qė tė jeni tė suksesshėm". [Ma'ide, 35]
Allahu ka pėrqeshur tė paditurit e shkujdesur, tė cilėt i kanė marrė robėrit e drejtė tė Allahut si ndėrmjetėsues ndėrsa vetė kėta robėr kanė nevojė pėr mėnyra afrimi te Allahu. Kjo ėshtė bindja qė do t'i afrojė ata mė shumė te Allahu. Nuk ka tjetėr rrugė pėr arritjen e afėrsisė ndaj Tij veē kėsaj, mu siē ka pėrmendur Allahu:
"Ata tė cilėt i lusin dėshirojnė [pėr veten e tyre] mėnyra pėr t'iu afruar Allahut. Madje edhe ata qė janė mė tė afėrmit, ata shpresojnė nė Mėshirėn e Tij dhe kanė frikė hidhėrimin e Tij, se hidhėrimin e Zoti tėnd duhet mbajtur parasysh". [Isra, 57]
Ėshtė thėnė se nga lėnia pas dore e veprave tė mira dhe bėrja e mėkateve, kėta njerėz tė shkujdesur kanė qenė joshur nė tė tillė ndėrmjetėsues. Kjo ėshtė ēfarė ka shkaktuar dėshtimin e atyre muslimanėve, tė cilėt kanė harruar apo shtireshin si tė paditur rreth fjalėve tė Allahut qė ia tha tė dėrguarit tė Tij [salallahu alejhi ue selam], i cili ėshtė udhėheqės i tė gjithė bijve tė Ademit:
"Thuaj: Unė s'kam kurrfarė kontrolli mbi dobinė apo dėmin tim". [A'raf, 188]
Dhe poashtu thėnia e tė dėrguarit [salallahu alejhi ue selam] bijės sė tij, mėrsinės sė zemrės sė tij:"Oj Fatime!... Unė s'do tė tė bėj punė te Allahu"; dhe thėnia e tij [salallahu alejhi ue selam]:"Kur njeriu tė vdesė, veprat e tij ndalen pėrveē triave: lėmoshės periodike, diturisė tė cilėn ai ka dhėnė, dhe birit qė lutet pėr tė".
Po tė kishte qenė nė Kur'an apo Sunet ndonjė dėshmi pėr lejueshmėrinė e kėrkimit tė afėrsisė ndaj Allahut nėpėrmjet pejgamberėve dhe tė drejtėve, pėrveē atij tė Umer Ibn el-Hatab kur kėrkoi nga xhaxhai i tij, el-Abas, tė lutej pėr muslimanėt dhe la teuesulin nėpėrmjet tė dėrguarit [salallahu alejhi ue selam], kjo do tė mjaftonte si pėrgėnjeshtrim kundėr kėtij grupi. Sa e shkėlqyeshme ėshtė ēfarė ka thėnė Imam Ebu Hanife, Allahu pastė mėshirė ndaj tij:"Unė urrej qė Allahu tė lutet [pėr diēka] pėrveē me Allahun [dmth drejtpėrdrejt]", siē qėndron nė "Durr ul-Mukhtar" dhe tė tjera libra tė Hanefive. Po tė ishte i lejueshėm kėrkimi i afėrsisė ndaj Allahut me anė tė trupave tė atyre qė i pėrmendėm, atėherė do tė kishim gjetur lutje nė Kur'an dhe Hadith dhe sa shumė janė ato qė kanė tė bėjnė me bėrjen e teuesulit nėpėrmjet tyre!
Grupi i tretė: Midis muslimanėve janė edhe ata qė e kuptojnė ndėrmjetėsimin mes Allahut dhe krijimit tė Tij tė jetė pejgamberllėku, i cili konsiston nė dituri, edukim dhe formim. Ata e kanė kuptuar rėndėsinė e madhe tė kėsaj dhe shtrirjen e nevojės sė njerėzimit pėr tė. Kėshtu qė ata nxitojnė pėr te i dėrguarii Allahut [salallahu alejhi ue selam] duke e marrė atė si ndėrmjetėsuesin mė tė madh dhe mėnyrė afrimi pėr arritjen e Sheriatit dhe kėrkimin e dritės [dmth udhėzimit] me dritėn e shpalljes. Ata studiojnė, sė bashku, biografinė e tė dėrguarit dhe Sunetin e tij mu siē e studiojnė Kur'anin, duke qenė motoja e tyre thirrja e Allahut tė lartėsuar:
"Ju ka ardhė nga Allahu dritė dhe njė libėr i qartė, me anė tė tė cilit Allahu udhėzon tė gjithė ata qė kėrkojnė kėnaqėsinė e Tij nė rrugėt e paqes dhe sigurisė, dhe i nxjerr ata nga errėsira, me vullnetin e Tij, nė dritė, dhe i udhėzon ata nė njė rrugė qė ėshtė e drejtė". [Ma'ideh, 17-18]
Ky ėshtė grupi i shpėtuar qė ėshtė pėrmendur nė hadithin e mėhershėm dhe i cili ėshtė pėrgėzim i parajsės.
Ėshtė e pafat qė rruga e kėtij grupi ėshtė plot dėme. Kjo ngaqė forma korrekte e Islamit ėshtė bėrė e ēuditshme, dhe shumica e muslimanėve janė larguar nga ai dhe u janė kthyer risive nė fe/bidateve dhe opinioneve.
I dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] na ka informuar qė feja korrekte ėshtė sikur njė i huaj pėr njerėzit, kur ai tha:""Vėrtet Islami nisi si i huaj dhe do tė kthehet si i huaj mu siē nisi, kėshtu qė Tuba [njė lis nė parajsė] ėshtė pėr tė huajt". [Transmetuar nga Muslim nga Ebu Hurejre]. Dhe nė njė transmetim tė Imam Ahmedit dhe Ibn Maxhes:"Atėherė u tha: O i dėrguar i Allahut, kush janė tė huajt?" Ai u pėrgjigj:"Ata qė pėrēmohen nė ēdo fis". Dhe nė transmetimin e Tirmidhit:"Pra Tuba ėshtė pėr tė huajt, ata qė ndreqin ēfarė njerėzit kanė prishur nga Suneti im". Dhe poashtu nė transmetimin e vėrtetė tė Imam Ahmedit, i dėrguari [salallahu alejhi ue selam] pasi u pyet se kush janė tė huajt, tha:"Njerėzit e drejtė midis shumicės sė njerėzve tė kėqinj. Ata qė i kundėrshtojnė ata janė mė shumė se ata qė i dėgjojnė".
Ky grup pėrpiqet pėr mėnyra tė korrigjimit dhe reformės dhe mbart pishtarin e rigjallėrimit, qė muslimanėt tė zgjohen dhe t'i kthehen formės korrekte tė Islamit. Le t'u themi atyre qė kthejnė shpinėn ēfarė Allahu u ka thėnė tė ngjashmėve:
"S'kemi kurrfarė arsye pse mos t'i zėmė besė Allahut. Vėrtet Ai na ka udhėzuar nė Rrugėt qė po ndjekim. Ne me siguri do tė mbartim me durim gjithė dėmin qė ju mund tė na e bėni. Se ata qė mbėshteten, mbėshteten nė Allahun". [Ibrahim, 12]
1. Ibn el-Kajim ka thėnė:"Ai [shejhul-islam] ka thėnė:'Pėrsa i pėrket asaj ēfarė thonė shumė nga njerėzit e imagjinatės dhe marrėzisė: Haddethene kalbi en Rabbi [Zemra ime mė informoi pėr Zotin tim], atėherė s'ėshtė e vėrtetė qė zemra e tij e ka informuar atė. Sidoqoftė, prej kujt? Prej shejtanit apo Zotit tė tij? Kur ai thotė:'Zemra ime mė informoi pėr Zotin tim', ai po ia pėrshkruan kėtė dikujt pėr tė cilin nuk di se a e ka informuar nė tė vėrtetė apo jo. Dhe kjo ėshtė gėnjeshtėr. Ai tha [shejhul-Islam]:'Dhe muhedethi [i frymėzuari] i kėtij umeti [dmth Umer ibn el-Hatab] [duke iu referuar hadithit nė Buhari:"Vėrtet nė popujt pėrpara jush ka patur muhedethun [tė frymėzuar] dhe nėse ka ndonjė nė umetin tim, ky do tė ishte Umer ibn el-Hatab"] kurrė nuk e thoshte kėtė dhe kjo thėnie [Zemra ime mė informoi pėr Zotin tim] kurrė s'qe thėnė nga ai nė asnjė ditė. Allahu e ka mbrojtur atė nga tė thėnit e kėsaj. Nė fakt, shkruesi i tij shkroi njė herė e njė kohė:'Kjo ėshtė ēfarė Allahu i tregoi udhėheqėsit tė besimtarėve, Umer Ibn el-Hatabit'. Kėshtu qė ai [Umeri] i tha:'Jo. Fshije dhe shkruaj: Kjo ėshtė ēfarė konsideroi Umer ibn el-Hatab. Nėse kjo ėshtė e qėlluar, ėshtė prej Allahut; nėse ėshtė e gabuar, ėshtė nga unė dhe shejtani'. Pra, kjo ėshtė thėnia e el-Muhadethit [Umerit], i cili ka dėshminė e tė dėrguarit [salallahu alejhi ue selam]. Dhe ju do t'i shihni Itihaditė [qė besojnė nė Bashkimin Hyjnor] dhe Hululitė [qė besojnė nė pėrfshirjen e Allahut nė krijimin e Tij apo nė pjesė tė krijimit tė Tij] dhe tė humburin e shfrenuar e tė shthurur tė ngre thėnien: Zemra ime mė informoi pėr Zotin tim!
Pra shikoni nė kėto dy thėnie [atė tė Umerit dhe tė atyre qė pohojnė tė pranojnė dituri tė Allahut drejtpėrdrejt, nga zemra e tyre] dhe kėto dy grada, ata qė thonė kėtė thėnie [dmth Umeri dhe ata qė e pohojnė kėtė] dhe kėto dy gjendje [atė tė Umerit dhe atyre krahas tij] dhe jepni secilit pronar tė drejtėn qė i takon dhe mos barazoni mashtruesit me sinqert.
Krijoni Kontakt