Papa Gjon Pali II - atleti i krishtėrimit
Karol Vojtila ishte papa mė i ri i shuguruar nė shekullin e 20-tė. Ai u rrit nė fshatin Wadowice, nė jug tė Polonisė.
Ai ishte djali i njė ushtaraku dhe u rrit nė njė ambjent ku mbizotėronte disiplina dhe pėrkushtimi. Nėna dhe vėllai i tij vdiqėn kur ai ende nuk kishte mbushur 14 vjeē. Nė moshė tė re atij i pėlqente sporti, pėrfshirė kėtu futbollin dhe skitė, kishte shumė dėshirė tė luante nė skenė dhe i pėlqente teatri. Nė vitin 1939 nė kohėn kur gjermanėt pushtuan Poloninė ai ishte ende adoleshent. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pushtimit nazist ai punonte si punėtor krahu, dhe studjonte fshehtazi teologji. Nė vitin 1944 pas njė fushate kundėr studimeve fetare ai u detyrua tė jetonte i fshehur. Shumė nga shokėt e tij u dėrguan nė kampet e pėrqėndrimit. Por duke i vazhduar studimet pas luftės, ai u dorėzua prift nė vitin 1946. Nga viti 1964 ai ishte arqipeshkvi i Krakovit dhe tre vjet mė vonė u bė kardinal.
Gjatė kėtyre viteve ai fitoi respekt pėr qėndrimin e tij kundėr regjimit komunist. Karol Vojtila 58-vjeēar ishte njė zgjedhje e papritur. Ai ishte i pari joitalian qė zgjidhej papė nė 450 vjet dhe ishte konsideruar si person i jashtėm pėr kėtė detyrė. Ai mori emrin Gjon Pali i Dytė.
Njė prej udhėtimeve tė tij tė para ishte nė atdheun e tij, vizita e parė nga njė papė nė njė vend nėn sundimin komunist. Por vizita e tij u dha forcė zemrave dhe mendjeve tė njerėzve dhe ndihmoi nė mbjelljen e farės sė revolucionit, qė do tė vinte dhjetė vjet mė vonė.
Pas dy paraardhėsish tė dobėt fizikisht ai konsiderohej si njė njeri i veprimit. Gjon Pali i Dytė ka hyrė nė histori si Papa qė ka udhėtuar mė shumė nėpėr botė. Kėshilltarėt e tij e kishin paralajmėruar se ndikimi i tij nė rritje mund ta bėnte atė objekt tė ndonjė pėrpjekjeje pėr ta vrarė, por ai ruajti ritmin e aktiviteteve publike. Mė 13 maj 1981 ai u qėllua dhe u plagos rėndė nga njė vrasės i paguar nė sheshin e Shėn Pjetrit, ndėrsa doli nga makina e tij. Fotografia e tregon atė vetėm disa momente pas atentatit.
Pas njė kohe tė gjatė qė iu desh pėr t'u shėruar, Papa takoi atentatorin e tij, turkun Mehmet Ali Agcha, dhe e fali. Nė maj tė vitit 2000, me rastin e pėrvjetorit tė atentatit, Vatikani bėri tė ditur se nė vitin 1917 tre fėmijė barinj nė Portugali kishin parė njė vizion profetik tė pėrpjekjes pėr vrasjen e Papės.
Ky ishte i ashtuquajturi sekreti i tretė i Fatmės, qė ishte mbajtur i fshehtė pėr dekada, dhe u publikua pėr tė pėrkuar me vizitėn e Papės nė vendin e shenjtė tė Fatmės. Ai besonte se Fatma e virgjėr i kishte shpėtuar jetėn.
Masat e sigurimit pėrreth Papės ishin gjithnjė tė forta pas atentatit pėr ta vrarė, nė vitin 1981.
Udhėtimet e tij tė rregullta jashtė vendit, i dhanė botės njė shprehje tė re: "i lėvizshėm si Papa". Makinat me xhama kundėr plumbit, ku Papa Gjon Pali i Dytė mund tė qėndronte nė kėmbė dhe tė pėrshėndeste njerėzit, u bėnė njė pamje e njohur. Papa pėrjetoi shumė ndryshime politike nė tė gjithė botėn, pėrfshirė edhe rėnien e komunizmit nė Evropėn lindore dhe fundin e aparteidit nė Afrikėn e Jugut.
Nė shtator tė vitit 1995 ai vizitoi Afrikėn e Jugut dhe nė kėtė fotografi ka dalė nė Johanesburg me presidentin e parė zezak tė Afrikės sė Jugut, Nelson Mandela. Nė vitet e mėvonėshme, Papa Gjon Pali i Dytė vuajti nga sėmundja e artritit dhe e Parkinsonit. Nė prill tė vitit 1994, ai bėri njė operacion pėr zėvendėsimin e njerit prej ēapokėve dhe gjatė njė vizite nė Francė nė vitin 1996 atij i ra tė fikėt. Por Papa i vazhdoi udhėtimet nėpėr botė.
Nė Janar tė vitit 1998 Papa vizitoi Kubėn dhe u pėrshėndet nga Presidenti Fidel Kastro, udhėheqėsi komunist i njė vendi me traditė katolike. Papa ka dalė nė fotografi nė maje tė malit Nebo, nė perėndim tė kryeqytetit tė Jordanisė, Aman, ku tė krishterėt besojnė se Mojsiu pa pėr herė tė parė Tokėn e Premtuar. Kjo vizitė ishte pjesė e njė udhėtimi nė njė numėr vendesh me rėndėsi fetare nė vitin 2000 pėr tė shėnuar mijėvjeēarin e ri. Nė shkurt tė po atij viti, ai ishte Papa i parė qė vizitoi Egjiptin njė vend kryesisht mysliman ku ai bėri thirrje pėr harmoni midis grupeve tė ndryshme fetare. Njė nga vendet mė tė rėndėsishme ku ai qėndroi gjatė pelegrinazhit tė tij ishte Bethlehemi, ku ai ndėrhyri nė politikėn e rajonit duke thėnė se palestinezėt kanė tė drejtė tė natyrshme pėr tė patur njė atdhe tė tyre. Papa Gjon Pali i Dytė i caktoi vetes njė program tė ngjeshur pėr vitin 2000, por ishte i vendosur t'i udhėhiqte festimet pėr 'vitin jubile' tė katolicizmit. Momenti kulminant arriti me mesazhin tradicional me rastin e Pashkėve, tė cilin ai e mbajti nė njė ceremoni solemne tė zhvilluar nė sheshin e Shėn Pjetrit nė muajin prill. Muajin nė vazhdim ai festoi 80 vjetorin e lindjes. Megjithėse nuk ishte mirė me shėndet, ai dukej se kishte njė energji tė brendėshme qė e bėnte atė tė vendosur pėr tė vazhduar punėn.
Krijoni Kontakt