Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Por ajo a ėshtė e domosdoshme?



    Bibla ėshtė e domosdoshme sepse na sjell Lajmin e gėzueshėm mbi shėlbimin e njerėzimit qė nė emėr tė mbarė njerėzimit i ka qenė drejtuar e dhuruar popullit tė Izraelit e nėpėr Jezu Krishtin pėrsėri mbarė njerėzimit. Aty gjejmė dėshminė e fesė sė hebrenjve (BV) dhe tė krishterimit (BV e BR). Tė lexohet Shkrimi Shenjt do tė thotė tė gjesh kėtė mesazh nė dėshminė e fesė tė tė paraardhėsve tanė dhe dėshminė tonė fetare ta krahasojmė me atė. Nga Bibla mėsojmė se Hyji vazhdon ta krijojė botėn, tė flasė ende nė historinė e njerėzimit e tė dėftojė se do mė shumė drejtėsi nė mesin tonė. Hyji me anė tė Biblės, me ndikimin e Shpirtit Shenjt, jep hire pėr tė ngritur “profetė” – njerėz tė mirė, shenjtėr qė me nėnshtrim tė vullnetit tė tij vullnetit tė Hyjit, dėshmojnė Hyjin deri nė derdhje tė gjakut. Lexohet Bibla pėr t’i krahasuar e madje pėr t’i bazuar bindjet tona religjioze a janė tė sakta me dėshminė e fesė tė tė parėve tanė.

    Nėse feja ėshtė e njėjta, mėnyra pėr ta jetuar ndryshon sipas kohės. Nė njė kohė ka theksimin mbi njė send e njė kohė tė vjetėr mbi njė send tjetėr: feja e njėjtė e mėnyra dėshmimit e ndryshme. Ilustrim: ndarja e pasurisė nė fillim tė krishterimit na thotė se na duhet tė jetojmė po atė fe, por jo mė nė grumbullimin e pasurisė “tė kėmbėt e apostujve”, por duhet kėrkuar mėnyrė tjetėr si psh. ndarjen e drejtė tė pasurisė, solidaritetin etj.etj.

    Kush mendon se Shkrimi Shenjt jep recepte tė gatshme pėr rregullimin e botės e ka gabim; por nė bazė tė saj mund tė nxirren tė gjitha parimet pėr njė jetė religjioze e dinjitoze tė sigurt njerėzore dhe shumė humanitare. Bibla ėshtė e domosdoshme pėr themelet e fesė sė Kishės.

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Bibla sajon mendėsinė e krishterė


    Feja nuk jetohet vetėm por nė bashkėsinė qė quhet Kishė. Kishės i duhet vazhdimisht tė mbėshtetet nė Shkrimin Shenjt pėr tė nxjerrė nga burimi i sigurt udhėn qė duhet tė ndjekė. Ajo e siguron a ėshtė mėnyra si e jeton Ungjillin sot nė pėrkim me zbulesėn e Biblės. Tė vėrtetat e fesė nuk ėshtė lehtė tė shprehen nė mėnyrė tė kuptueshme. Kėshtu feja nė Bibėl ka burim tė pashtershėm pėrfytyrimesh, shprehjesh, ngjarjesh e simbolesh pėr tė siguruar se dėshmimi ynė i fesė ėshtė nė pėrkim me tė vėrtetėn.
    Ngjarja p.sh. e viēit tė artė bėhet simbol i hyjnive tė vogla personale qė, dalngadalė, siē janė mendja e madhe, ngurrimi tė mos pranohet e vėrteta e njohur ose e drejta, e mira qoftė personale e dikujt qoftė edhe e mbarė popullit / siē janė sistemet totalitare/, ose nė studime ajo anėsi qė kundėr ndėrgjegjes pohon ēfarė s’ėshtė i bindur se ėshtė e vėrtetė.
    Nuk ėshtė mė nė modė idhujtaria materiale ndėr popujt e civilizuar, por kėto hyjni personale qė i pėrmendėm mbeten gjithherė nė mesin e njerėzve – mohojnė Hyjin e vėrtetė e kėshtu simbolikisht “ adhurojnė viēin e artė “ qė e ndėrtuan izraelitėt nė shkretėtirė.
    Procesioni rreth Jerihonit dhe rrėnimi i mureve na thotė se toka ėshtė dhuratė e Hyjit e si tė tillė duhet ta ruajmė. Kjo parabull edhe neve sot na thotė se na duhet tė jemi mirėnjohės pėr tokėn e dhuruar e na detyron tė kemi nderim pėr tė e ta ruajmė me kujdes, ta kėrkojmė e ta pėrdorojmė pėr tė mirėn e njerėzve pa e shpėrdoruar / ekologjia sot ėshtė lėvizje moderne /.
    Nė njė fjalė strategjia hyjnore ėshtė tė mos bėjė dhunė nė vullnetin e lirė tė njeriut, por me anė tė pedagogjisė, duke dhėnė shenja pėr edukim, Bibla bėhet burim i pashtershėm pėr edukimin e njerėzve. Ajo trajton njė mendėsi nė njerėz qė i bėn mė tė gatshėm ta hetojnė praninė e Hyjit e, simbas ndėrgjegjes ta jetojmė jetėn e qenėsit tė arsyeshėm qė nuk ėshtė i hedhur rasandodhas nė hapėsirėn e rruzullit.
    Ajo na lidh me tė gjithė besimtarėt e kohės sė shkuar dhe tė tashmes. Na rreshton nė ndeshtrashat e besimtarėve nė Hyjin qė prej Adamit, nėpėr Noehin e Abrahamin deri nė Jezu Krishtin, tė Ringjallurin e Nazaretit. Na shtie nė rrethin ngushėllues tė shpresės sė madhe tė thirrjes sonė “ tė birėsisė nė shpirt – adoptimit “.
    Tė lexohet Bibla pėr tė krishterin nuk duhet tė vlerėsohet si diēka qė njeriu e bėn pėr “ hobi “ o pėr tė kaluar kohėn o edhe vetėm pėr tė njohur kulturėn, por ėshtė e domosdoshme pėr disa arsye. Kėshtu mund t’ kuptohet se Bibla edhe pse libėr i vjetėrsisė, prapė mbetet shumė aktual e me rėndėsi tė shumėfishtė pėr ta bėrė jetė – jetuar.

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Bibla ėshtė pėr gjithkėnd


    Faqet e mėparshme mund tė formojnė njė mendim se Bibla ėshtė shumė e komplikuar, madje aq e vėshtirė sa qė shumica e madhe as qė ka pse ta marrė nė dorė. Qenka libėr qė duhet t’u lihet vetėm ekspertėve. Jo, assesi! Biblėn mund ta lexojnė e duhet ta lexojnė tė gjithė pa qenė ekspertė tė studimit tė saj: ajo ėshtė pėr tė gjithė njerėzit.

    Pse?

    a) Mė sė pari pse si besimtarė tė gjithė e kanė njė ndihmė tė veēantė: fenė e vet. Bibla ka njė afėri – afinitet nė fe tė atyre qė e lexojnė me fenė e atyre qė e kanė shkruar. I krishteri e lexon Biblėn i nisur nga feja nė Jezu Krishtin e bashkė me Jezu Krishtin e ringjallur.
    Vėrtet, besimi nė njė Hyj qė aq fort na don sa qė ka dhėnė njė tė vetmin Birin e vet pėr shėlbimin e tė gjithė njerėzve e qė don ta jetojnė mbretėrinė e tij tė paqes e tė dashurisė, jep njė ēelės tė mrekullueshėm pėr leximin e kuptimin e Shkrimit Shenjt. Kjo bindje e besimtarit i tupit tė gjitha vėshtirėsitė e kuptimit, sepse i zhduk tė gjitha ato pėrshkrime ahmarrėse, hidhėruese, ndėshkuese tė tjera, kėshtu qė i krishteri e merr vesh lehtė se ato pėrshkrime nuk janė pėrshkrime realiteti, por mėnyrė paraqitjeje e kohės, stil jete tė kohės sė kaluar.

    b) Leximet biblike tė liturgjisė bėjnė qė i krishteri tė mos jetė krejtėsisht pa njoftime mbi Shkrimin Shenjt sepse pjesėt qė lexohen / tri janė tė marra nga Bibla / e shtjellohen nė bashkėsinė e besimtarėve, lehtėsojnė shumė kuptimin e Biblės. Kėtu ėshtė Kisha qė na e dhuron leximin e pjesėve tė Shkrimit Shenjt nė meshė e nė ndarjen e sakramenteve e tė sakramentaleve.

    c) Leximi nė grupe – ėshtė njė pasurim shumė i madh nė kuptimin e Shkrimit Shenjt. Ndihmon sidomos pse, si bashkėveprim kishtar anėtarėsh, ka hire e ndihmė tė posaēme prej vetė Hyjit.

    d) Ekzegjeza ėshtė njė degė shkence biblike qė shtjellon vendet mė tė vėshtirat e Shkrimit Shenjt. Tė dhėnat e saja nė botimet katolike shėnohen nė fund tė faqes – vėrejtjet e ato ndihmojnė tė merret vesh Shkrimi Shenjt. Botimet katolike i kanė gjithmonė vėrejtjet. Por gjithashtu janė edhe parathėniet zakonisht para ēdo libri. Kjo ėshtė njė shėrbesė e brendshme e Kishės ku, nė bazė tė arritjeve tė shkencave biblike, shtjellohen vendet e vėshtira.

    e) Magjisteri i Kishės jep shtjellime mbi ndonjė vend qė ndoshta sjell ndonjė ēėshtje tė ndėrlikuar. Barinjtė pėrgjegjės tė Kishės, pėrfaqėsues e tė profesionit e tė misionit ndėrhyjnė pėr tė dhėnė shtjellim e sqarim sipas rrethanave e tė arriturave tė kohės.

    Shėrbesa e Magjisterit kishtar ndėrhyn nė tė mirėn e ruajtjes tė visarit tė Shkrimit Shenjt qė ndonjė grup tė mos e marrė krepēinė mbi Biblėn nė raste kur ndonjė ēėshtje del nė pah pėr kuptimin e saj qė tė mos bėhet ndonjė shmangije nė shpjegimin e saj. Magjisteri pengon qė tė mos bėhen pėrshpejtime qė mund tė bėjnė tė devijohet nga e vėrteta. Merr parasysh tė gjitha rrethanat e mundshme e ēėshtja zhvillohet sipas arritjeve tė shkencės biblike e tė tjerave qė thirren nė ndihmė pėr tė mirėn e bashkėsisė sė besimtarėve. Magjisteri bėn ēmosin tė favorizojė e tė mundėsojė tė hapet pėrherė e mė mirė interpretimi i Biblės.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. ēeshtje te tekfirit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 23:28
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •