Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up Disa ēeshtje lidhur me BIBLEN!

    Disa ēėshtje lidhur me Biblėn



    Me padurim kemi pritur botimin e Biblės nė terėsi nė gjuhėn tonė tė dashur nga Mons. Simon Filpaj. Sigurisht se ėshtė ngjarje me rėndėsi tė madhe jo vetėm pėr ēėshtjen fetare tė tė krishterėve – sepse Bibla ėshtė ‘Letra e Hyjit njerėzve’, por edhe pėr mbarė kulturėn tonė shqiptare.
    Mendoj qė, si pėrgatitje sado e vogėl, tė thuhen disa fjalė lidhur me Shkrimin Shenjt nė pėrgjithėsi, sepse Bibla paraqet shumė vėshtirėsi dhe situata tė komplikuara pėr atė qė fillon tė lexojė pa pasur fare pėrgatitje.


    Shumė pengesa
    Pėr atė qė se pari fillon tė lexojė Biblėn, ajo do shfaqet shumė e komplikuar. Janė tė rendomta ēėshtjet qė i vėnė nė pyetje ata qė e lexojnė Biblėn. Ato duhen marrė seriozisht sepse shumicės u duken tė pakalueshme dhe bėhen pengesa serioze pėr ta lexuar e sidomos pėr ta marrė vesh. E s’ėshtė pėr t’u ēuditur kur e dimė se Bibla megjithėse thuhet se ėshtė njė BIBLIOTEKĖ prej 73 librash tė llojeve tė ndryshme letrare, tė shkruara e tė redaktuara brenda njėmijėvjeēari! Tė autorėve tė ndryshme tė njė mijė vjetėve para Krishtit!
    Po i marrim parasysh disa nga kėto ēėshtje e vėshtirėsi mė tepėr nė pėrgjithėsi.

    Disa tekste duken si tė mos jenė interesante
    Bibla na shpie nė kohė e periudhė tė largėt qė ėshtė shumė e ndryshme nga ditėt e sotme. Ndėr sa e sa tekste shumė interesante dhe njėmend tė mrekullueshme qė lehtė kuptohen e lexohen me shije, dalin edhe tregime qė nuk janė tė tilla, po tė lexohen me nxitim me kriteret e sotme si ēdo libėr tjetėr dalin interesante.

    Ja disa shembuj: Ligjet e shumta tė Levitikut mbi ushqime, mbi afshė tė pastėrta dhe tė papastėrta – ta mėrzisin edhe trashėgimtarėt nė fronin e Davidit nė Librin e dytė tė Samuelit. Shpeshherė si tė ishte njė roman policesk, ku intrigat s’dinė tė marrin fund me vrasje, me korrupsione, dredhi. Vetė Davidi tashti ėshtė hero e tashti i ligshtė, sidomos me anėtarėt e familjes. Ēfarė duan tė na thonė kėto tregime? Ēfarė duan tė na thonė kėto tregime? Ēfarė interesi tė lexosh litanitė e numrave tė regjistrimit tė Librit tė Numrave? Kapitujt 40-42 tė profecisė sė Ezekielit na e pėrshkruajnė me fuqi tė madhe e imtėsisht Tempullin e ardshėm tė Jerusalemit qė secilit arkitekt do t’i dukej e pamundshme ta bėjnė ndėrtimin e tij.
    Po Bėselidhja e Re – Fjalimet e Jezusit lidhur me ditėn e fundit tė botės sė vėshtirė kuptohet? Letrat e shėn Palit aq tė mrekullueshme, nė sa e sa vende janė tė vėshitra tė kuptohen. Po kush mund t’i marrė vesh pėrfytyrimet dhe simbolet e shumta nė Zbulesėn e shėn Gojartit?
    E shkruar nė kohė salvimesh, prej njė tė salduarit e tė mėrguari me dhunė nė ishullin Patmos, pėr lexuesit e afėrm edhe ata tė salvuar tė kohės e tė njerėzve qė ata mund t’i kuptonin mirė, pėr ne pas 2.000 vjetėsh – gjithė ajo mori simbolesh – mund shumė i madh qė tė mund tė vihen tė gjitha nė ‘vijen e kuptimit’.
    Tė mos e harrojmė tė vėrtetėn se tė gjithė librat e mėdhenj tė njerėzimit pak a shumė i kanė faqet e veta tė vėshtira dhe tė mėrzitshme nėse lexohen si njė poezi e shkruar dje apo pardje. Sa i pėrket Biblės, duhet pasur mirė parasysh bashkėsinė e hebrenjve pėr BV si dhe bashkėsinė e krishterė pėr BR u ėshtė e dashur jo pjesė tė zgjedhura, por Bibla nė tėrėsi pa u munduar tė korrigjojnė sipas shijes sė lexuesit.

    Disa pėrpikėri tė pabesueshmėrisė
    Shkenctarėt pohojnė se formimi i tokės ėshtė bėrė miliarda e miliarda vjet. A nuk ėshtė mė mirė tė themi me Biblėn se bota ėshtė krijuar brenda gjashtė ditėve? Nuk kemi as s’duket se duhet tė kemi as s’duket se duhet tė kemi njė pėrmbytje me ujė tė mbarė rruzullimit tokėsor. A mund tė mendohet se ka pasur njerėz qė kanė jetuar 950? Si ke qenė numėrimi i kohės dhe viteve? A ka mundur Jozuehi tė ndalė diellin pėr fitoren e parė? Po a lėviz diellin rreth tokės apo toka rreth diellit? Lista e shembujve dot shkonte tepėr gjatė. Ėshtė krejtėsisht e kotė tė mundohemi ta pėrkojmė Biblėn me shkencat e ndryshme ekzakte, kur dimė se Bibla ka objekt tjetėr. Ēėshtja e shkencave ekzakte ėshtė: si u bė bota, njeriu? Ndėrsa Bibla ka krejtėsisht tjetėr qėllim tjetėr dhe ēėshtja e saj mund tė vendoset nė pyetjen: pse u bė bota, njeriu? Biblėn e shkencėn nuk duhet t’i vėmė njerėn kundėr tjetrės. Kanė objektin e vet secila: janė dy shikime mbi tė njėjtėn gjė, ato nuk kundėrshtohen por plotėsojnė njėra-tjetrėn.

    Tekste dhune e hakmarrje
    Ka edhe tekste qė na tronditin. Bibla ėshtė plotė zhurmė luftėrash! Librat e Gjyqtarėve e Libri i Jozuehit na pėrshkruajnė luftėra e vrasje me shumicė. Shohim se si banorėt e Kanaanit bėhen fli shfarosje me pėlqimin e Hyjit. Hyji paraqitet si njė luftėtar i tmerrshėm. Njė Hyji qė kėnaqet nė hakmarrje! Hidhėrohet! Ėshtė xheloz! Si tė kuptohet kėrkesa e Hyjit qė Abrahami tė flijojė djalin e vetėm – trashėgimtarin, Izakun? Si tė mund ta themi si lutje Ps. 137Bijė shkatėrruese e Babilonit (i lumi ai qė ty tė hakmerret). Pėr tė kėqijat qė na i ke bėrė! (I lumi ai qė i kap medorė) Dhe i pėrplasė fėmijėt tu pėr shkėmbit!)

    Po vet teksti a ėshtė i sigurtė?
    Edhe pėr Biblėn bėhet me tė drejtė pyetja: po teksti a ėshtė i saktė? A mos ka qene ndrequr, ndryshuar? Plotėsuar? A mos ėshtė deformuar gjatė shekujsh? Poashtu mos ka pasur edhe libra tė tjerė tė Biblės? Kush e ka caktuar kanonin e Biblės? Pas tė gjitha kėtyre pyetjeve lexuesi i paanshėm si dhe besimtari i vėrtetė ka plot tė drejtė tė pyes sidomos nėse Bibla e thotė tė vėrtetėn.
    Do tė mundohemi tė pėrgjigjemi nė mėnyrė qė lexuesi tė mbetet i kėnaqur pa i marrė parasysh tė gjitha zotrimet e mundshme. Pėr to mund tė gjinden pėrgjigjet nė ndonjė komentarėt e Biblės nė gjuhėt moderne.

    Teksti i Biblės ėshtė i sigurtė?
    Manjetofonėt, manjetoskopėt, fotokopjet japin riprodhimin e sigurt tė dokumentave. Por kėto mjete s’kanė ekzistuar pėr autorėt e Biblės siē e dimė fort mirė. Megjithatė ne mund tė jemi tė sigurt se na ėshtė ruajtur teksti i saktė i Shkrimit Shenjt. Me mjetet e sotme, me pėrparimin e kristikės tekstuale, me studimin e madh e tė paanshėm tė shkencėtarėve mund tė jemi tė gėzuar se pak a shumė e kemi po atė tekst qė na e kanė shkruar hagiografėt. Vėrtet Bibla nuk ekziston nė tekstin e parė, s’kemi asnjė tekst tė origjinalit, por vetėm kopjet. I menēuri nuk ka pse tė ēuditet, kur e di se librat e vjetėr – edhe Bibla – kanė qenė shkruar nė papirus e nė pergamena, lėndė qė koha i prish pa mėshirė.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjuhėt e Biblės
    Shumica e madhe e librave tė BV kanė qenė shkruajtur nė hebraisht. Ka edhe disa fragmente tė shkruajtura arabisht. Kemi edhe disa libra, qė mė vonė janė tė shkruajtura nė greqisht. Librat e BR janė shkruajtur nė greqisht, tė quajtur ndryshe edhe si ‘koine’ – gjuhė botėrore e komunikimit nė kohėn e parė tė krishterimit.

    Kopistėt a kanė qenė besnikė?
    S’mund tė mohohet se duke kopjuar tekstet nuk janė bėrė edhe gabime. Tė mendohet mundi i madh qė ėshtė dashur tė hiqet nė pėrgatitjen e materialit tė shkrimit si dhe nė vetė aftėsimin e shkruesve. Ka pasur gabime teknike, gabime qė kopjisti nuk e ka marrė mirė vesh tekstin, ndonjėri ka pasur dėshirė tė korrigjojė, gjoja kėshtu e bėn tekstin mė tė kuptueshėm. Kopjet qė quhen ‘kode’ ruhen nėpėr bibliotekat botėrore. Specialistėt bazohen nė to pėr ta caktuar tekstin e sigurt.
    Pėr fat tė mirė kemi edhe njė tjetėr gjė: BV ka pasė qenė pėrkthyer greqisht pėr bashkėsitė hebrenje tė shpėrndara qė mė nuk e kuptonin hebraishten. Ndėr pėrkthimet nė greqisht, mė i pėrmenduri ėshtė, ai qė quhet: Tė shtatėdhjetėt – Septuaginta, tė quajtur kėshtu se thuhet se e kanė pėrkthyer 70 vetė. Thuhet se e kanė pėrkthyer pėrpikėrisht. Ėshtė pėrkthyer nga nja tekst hebraisht qė ka humbur, por qė ėshtė krejt afėr me tekstin hebraisht qė ne e kemi. Pėr ne tė krishterėt ėshtė shumė i nderuar pari autorėt e BR e kanė cituar e pėrdoruar. Shėn Jeronimi e ka pėrkthyer ne shekullin IV nė gjuhėn latine qė nė perėndim latinishtja tashmė kishte zėnė vendin e greqishtes dhe ky pėrkthim latinisht u quajt Vulgata, njė emėrtim qė do tė thotė ėshtė pėrkthyer lirisht ose e pėrkthyer nė gjuhėn popullore. Nė Kishėn e Perėndimit ka qenė pėrdorur ‘zyrtarisht’ deri qė u hoq latinishtja si gjuhė e vetme liturgjike nė Koncilin II Vatikanit.

    Teksti masoretik
    Lidhur me tekstin e BV nė gjuhėn herreje, del njė problem: mbi cilin tekst tė hebraishtes tė bazohet pėrkthimi? Nė kohėn e fundit mendimi i pėrgjithshėm i specialistėve ėshtė tė merret teksti hebraisht masoretik qė u vendos prej ekspertėve hebraik tė shek. VI dhe VII, sepse nė kėtė kohė u futėn ‘masore’ – vokalet, pasi dihet se gjuhėn semitike (hebraishtja) nuk i kanė shėnuar zanoret.

    Tė shtatėdhjetėt (LXX)
    Edhe sot e kėsaj dite u jepet rėndėsi e madhe tė LXX-ve pėr shkak tė pėrdorimit tė gjatė tė kėtij pėrkthimi. Vulgata mbetet, pėr shkak tė pėrdorimit tė saj tė gjatė nė Kishėn e Perėndimit, njė tekst shumė i ēmueshėm referimi.

    Vulgata e Re
    Pali VI mė 29 nėntor 1965, themeoi Komisionin Papnor pėr tė rishikuar nė bazė tė arritjeve moderne tė kritikės sė shėndoshė tekstuale e linguistike tė kohėve tė fundit tė specialistėve te shkencave biblike. U bė njė punė shumė e madhe eskpertėsh biblistė tė tė gjitha degėve e tė gjitha konfesioneve tė krishtera e ēifute. Papa Gjon Pali II me Konstitucionin SCRIPTURARUM THESAURUS tė datės 25 prill 1979 e shpalli botim tipik.

    Jeta e dorėshkrimeve
    Kopjuesit janė munduar, siē e kanė pėr detyrė, t’i jenė sa mė besnikė tekstit qė kanė kopjuar, pra origjinalit. Megjithatė nuk pėrjashtohet edhe mundėsia qė tė kenė vjedhur edhe ndonjė gabim. Ndonjė kanė mundur tė bėjnė edhe qėllimisht qė (nė mendjen e tyre) teksti tė dalė mė i qartė. Por krahasimi i shumė manuskripteve u jep mundėsinė specialistėve tė kritikės tekstuale ta gjejnė atė qė nė tė vėrtetė ka qenė teksti i parė i hagiografit.
    Gabimet qė pa qėllim kanė mundur tė bėjnė janė aq pak e tė parėndėsishme, saqė aspak nuk ia kanė ndryshuar shpirtin Biblės. Bibla na paraqitet e shėndoshė krejtėsisht me gjithė vėrragėt qė gjatė shekujve i ėshtė dashur t’i pėsojė, por plotėsisht tė shėruara.

    Specialistėt
    Shumė specialistė bibilistė e studiojnė vazhdimisht kėtė ēėshtje, sidomos sot me mjete teknike qė kanė zbuluar njerėzit mund t’i krahasojnė qindra e qindra manuskriptesh si dhe fragmentet e ndryshme qė gjenden kohė pas kohe. I krahasojnė me dorėshkrime edhe pėrkthimet e ndryshme. Puna e tyre na siguron se teksti qenėsor i Biblės ėshtė pa farė dyshimi mirė i pėrcaktuar, mijėra herėsh mė mirė se tė gjithė tekstet e tjera tė antikitetit tė autorėve klasikė qė askush nuk i vė nė dyshim. Edhe nė kėtė pikėpamje Bibla zė vend tė veēantė me njė besueshmėri tė autenticitetit tė sigurt. S’ka specialistė qė nė ndėr ditėt tona nuk ka besim tė plotė nė kėtė tekst.

    Pėrkthimi shqip
    Megjithėse nuk mund tė lavdėrohemi se kemi shumė pėrkthme tė Biblės nė gjuhėn shqipe, sidoqoftė nė letėrsinė tonė, pėrkthimet e Biblės zėnė me siguri njė vend nderi, edhe pse shumė prej tyre kanė humbur gjatė shekujve, ndėrsa ato qė i kemi janė njė nder i madh pėr gjuhėn shqipe. Mjafton tė pėrmendim se gjuha e shkruar shqipe fillesėn e vet e ka nė tekste Biblikė, pėrndryshe si edhe pėr gjuhėt e tjera tė Europės. E ndėse e marrim parasysh tė dhėnėn qė na e jep Arqipeshkvi i Tivarit Gulimus Adae: Directorium ad passegium faciendum per Philippum regjem Franciae in terram sanctam anno 1332, ku nė pjesėn e parė tė shekullit XIV, arqipeshkvi Tivarit na jep njė tė dhen tė mrekullueshme se shqiptarėt megjithėse kanė njė gjuhė krejt tė ndrshme nga latinishtja nė tė gjitha librat e vet pėrdorin shkronjat latine. E ēfarė duhet tė kenė qenė kėta libra? Me siguri me tematikė religjioze e me siguri mė se shumti pėrkthime tė Shkrimit Shenjt. Pastaj nėse e marrim parasysh librin e parė tė botuar shqip Mesharin, kemi pėrveē tė tjerash pėrkthime copash tė Shkrimit Shenjt tė BV dhe BR. Po edhe Bogdani nė njė relacion tė vitit 1665 shkruan se nėpėr famulli gjenden kėta katėr libra:
    L’Evangeli in Albanese - Ungjijtė shqip
    Il Specchio Romano – Rituali romak shqip
    La Dottrina Piccola – Doktrina e vogel shqip (Luigj Marlekaj)
    Pietro Bogdani e l’Albania del suo tempo - D'Antonio Editrice S.n.c. Paolo del Colle (BA), faqe 146.
    Jemi tė mendimit se Ungjijtė shqip duhej tė kenė qenė sė paku Leksionarėt me pjesė tė Biblės qė janė lexuar ditėve tė diela e tė kremteve. Ndoshta mund tė jenė edhe prej Mesharit tė Buzukut, por mendoj se mė parė duhej tė kenė qenė pėrkthime tė tjera, pasi qė njė numėr specialistėsh mendojnė se edhe Dom Gjoni do t’i ketė gjetur pjesėt e Biblės tė pėrkhyera para tij e ai vetėm i ka ndryshuar ndonjė pjesė nė botimin e tij.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Lista zyrtare e librave tė Biblės
    Kanoni – kush e ka pėrcaktuar tė hyjė ky ose ai libėr nė Bibėl? S’ka tjetėr pėrgjigje, por pėrvoja e bashkėsisė sė besimtarėve. Bashkėsitė herreje e pastaj kristiane e kanė pėrcaktuar listėn – kanonin e librave tė Biblės. Librat e tjerė u pėrjashtuan dhe u quajtėn ‘apokrifė’.
    Vėrtet kemi dallime nė kanonin e Biblės. Hebrenjtė librat e BV tė shkruar greqisht. Kisha protestante nuk i pranon pėr kanonikė librat qė ne katolikėt i quajmė ‘deuterokanikė’. Bashkėsia e krishterė etiopase ka edhe disa libra plotėsues. Ky ndryshim i vogėl nuk e dėmton Biblėn nė tersi. Tregon mė tepėr vitalitetin e saj qė ėshtė mė tepėr Sihariq – Lajm i gėzueshėm se sa grumbull – koleksion librash.

    Librat deutorokanonikė e apokrifė
    Bibla ėshtė njė bibliotekė e vėrtetė. Librat kanonikė tė Biblės janė 73: 46 tė BV dhe 27 tė BR. Emėrtohet Bibėl, Shkrimi Shenjt, Shkrimet shenjta dhe ndahet nė dy pjesė tė mėdha: Besėlidhja e Vjetėr dhe Besėlidhja e Re, sipas asaj se librat e shkruajtura para Krishtit (BV) dhe pas Krishtit deri nė fund tė shekullit tė parė (BR). Emėrtohet edhe ndėr ne Dhiata (gr. Dhiate) dhe Testamend (lat. Testamentum) qė duan tė pėrkthejnė fjalėn hebraishte Berit’h e ka qė ka kuptimin: marrėveshje, besė e lidhur, godi, pakt, aleancė, besė e lidhur ndėrmjet Hyjit dhe njerėzve. Parapėlqej kėtė emėrtim se mė duket se mė mirė e shpresh mendimin qė do tė thotė Berit’h i hebraishtes. Tė dy Besėlidhjet kanė unitet tė pandashėm sepse pa njėra tjetrėn s’mund tė kuptohet asnjėra. Pa BV s’mund tė kuptohet BR dhe as s’mund tė hyhet nė tė.
    Nė bashkėsitė e krishtera u shtrua pyetja: a duhet tė pranohen nė kanonin e librave tė Biblės ato libra tė BV qė u shkruan greqisht e qė bashkėsia hebraike i refuzoi (quhen deutrokanonike); Libri i Tobisė, i Juditės, dy Librat e Makabenjve, Baruku, i Urtėsisė, Siraku, disa pjesė tė Esterės, tė Danielit dhe Letra e Jeremisė. Nė shek. XIV Siksti nga Siena ua ngjiti kėtyre librave emrin Dueterokanonike pėr tė pohuar se janė pjesė e kanonit tė Biblės por nė vend tė dytė. Dyshimet pėr katolikėt i zhduki Koncili i Trentos mė 8 prill 1564 duke u pėrcaktuar numrin e librave kanonikė ndėr tė cilėt figurojnė edhe kėta deutorokanonikėt.
    Protestantėt qė nė botimet e tyre shpeshherė i lėnė jashtė, kėta libra i quajnė ‘apokrifė’ – tė fshehtė nė vėshtrim tė pėrjashtuar nga leximi publik. Kurse katolikėt apokrifė quajnė ata libra qė s’hyjnė nė kanonin e Biblės, ndėrsa protestantėt i emertojnė pseudo-epigrafė. Kėta janė me shumicė. Krijimi i tyre nuk ka pushuar gjatė shekujsh. Mbartnin emrin e ndonjėrit ndėr apostuj si psh. Ungjilli sipas Tomės i cili pėrmban 114 thėnie qė i mbėshteten Jezusit. Apokrifėt janė mė tepėr prodhim sektesh e nuk mund tė gėzojnė besuesmėrinė e Fjalės sė Zotit.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NJĖ HISTORI E SHENJTĖ


    Ndėrmjet tė njė ngjarje dhe treguesit tė saj patjetėr ėshtė jnė distancė herė mė e vogėl e shpeshherė mjaft e madhe. Pastaj secili tregon ashtu siē e ka kuptuar ngjarjen ose nga kėndvėshtrimi i tij, atė qė mė shumė i ka interesuar ose atė qė mė tepėr i ka lėnė mbresa.
    Atėherė ēfarė, nė tė vėrtetė, ka ndodhur? Ėshtė pyetje qė zakonisht ia bėjmė vetvetes dhe tė tjerėve. Kjo nė mėnyrė tė veēantė bėhet kur ėshtė ēėshtja lidhur me Biblen. ‘Moisiu vėrtet e pa kaēubėn tė ndezur flakė e nuk digjej? Deti i kuq vėrtet u nda dysh pėr ta lėnė popullin e Izraelit tė kalojė terikut? Jezusi vėrtetė me frushkull i dėboi tregtarėt nga Tempulli? Fjalė pėr fjalė e kėndoi Zoja e Bekuar Magnificat.. etj.etj.


    Njė krahasim
    Njė shkrimtar del tė frymėzohet nė shėtitoren e bregut tė detit nė Durrės. Ėshtė ditė e mirė vjeshte sė vonuar. Kur ja, zihet dielli, qiellin e mbulojnė retė, ēon erė dhe ia fillon tė bjerė shi me rėshekė siē di tė ndodhė nė vjeshtė. Ikin tė gjithė, ikėn edhe shkrimtari e kur hyn nė dhomė shėnon: “Dola tė marr pak frymė e tė mė vijė ndonjė mendim pėr tė shkruar. Por papritmas u mbulua qielli e ia plasi shiu. S’mbeti askush nė shėtitore pėrveē dy tė rinjve qė ishin ulur nė bankė. Dukej se s’iu kujtonin stuhisė... ishin krejtėsisht tė... tretur”.
    Pas pesėdhjetė vjetėsh mbesa pyet gjyshen: “Mė trego si ka qenė kur ia ke dhėnė fjalėn gjyshit se do tė martoheshe me tė”. E gjyshja i pėrgjigjet: “Ishte ditė e bukur pranverore. Dielli ngrohte kėndshėm. Lule gjithkund pėrreth. Ne rrinim njėri bri tjetrit nė njė bankė shėtitore tė Durrėsit”. Gjyshja ka harruar pas pesėdhjetė vjetėve se si ka qenė moti e ē’stinė ka qenė.
    Asaj i kujtohet ajo qė ka sprovuar nė zemėr kur ėshtė fejuar dhe i kujtohen pesėdhjetė vjetėt qė i ka kaluar nė pėrkim me fatin e vet.

    Cila ėshtė e vėrteta?
    E vėrteta e reportazhit ėshtė ajo qė e ka shėnuar shkrimtari. Po e vėrtetė, nė njė nivel tjetėr ėshtė kjo qė e tergon gjyshja: ēfarė i ka ndodhur nė brendinė e shpirtit asaj: fakti se atė ditė ėshtė fejuar e kjo ėshtė plotėsisht e vėrtetė: kjo ka rėndėsi pėr tė, ta dėshmojė e jo tė bėjė reportazh mbi dukuritė e jashtme tė asaj dite.
    E vėrteta shikohet disa aspekte: shkrimtari shėnon si kamera televizive, gjyshja kujdeset tė tregojė ēfarė nė tė vėrtetė ka ndodhur nė shpirtin e saj atė ditė. Kjo e vėrtetė kėrkon kohė. Zakonisht nuk shihet me sytė e lėngėt. Kush pėrshkruan duke shfletuar dokumente e dokumente.

    Po Bibla?
    E vėrteta e Biblės nuk ėshtė reportazh. Pėrshkrimi ekzakt i jashtėm i zhvillimit tė ngjarjeve as qė ėshtė qėllimi i parė i Biblės. Njė popull ka parė gjatė historisė sė tij njė mbrojtje tė veēantė dhe njė drejtim tė posaēėm tė Hyjit Shėlbues e Mbrojtės dhe pėr kėtė ai bėn dėshmi tė ēiltėr. Pikė se pari Bibla ėshtė ky dėshmim i fesė. Besimtarėt pėrkujtojnė kėto momente me rėndėsi tė ndėrhyrjes sė Hyjit nė historinė e kėtij populli. Zakonisht nė tė mirėn e tij por edhe sa herė nė qortim tė tij gjithmonė pėr ta pėrkujtuar se ėshtė i varur prej Tij. Shkrimtarėt e Biblės s’kanė pėr qėllim tė bėjnė histori, nė asnjė mėnyrė nė kuptimin qė ne sot i japim historisė. Kėndej ata zgjedhin ndodhje, tregojnė ngjarje ashtu qė t’i shėrbejnė kėtij qėllimi: pėrforcimit tė fesė e rritjes sė shpresės nė mbrojtjen e tij.
    Atėherė a mund t’i besojmė Biblės? A mos ėshtė kthyer nė legjendė, ku faktet s’kanė mė rendėsi nė vetvete, por kanė vlerė aq sa rrisin dhe ushqejnė fantazinė? Jo, assesi! Ata qė e kanė shkruar Biblėn, ata i afrohen shumė nė mirė tė sė vėrtetės sė fakteve. Por duhet tė mos harrohet se e njėjta e vėrtetė ndryshe paraqitet nė poezi, ndryshe nė njė fjalim oratorik, ndryshė nė njė uratė, nė gjegjėza, fjalė tė urta, nė humor, nė sarkazėm, nė letėr... etj. Ndryshe njė popull nga njė tjetėr, ndryshe nė kėtė kohė tė ndryshme. Kur populli ynė thotė: “Kėta rrahen kodrave e duhen gropave’. – s’ka malėsor as fushanjor qė nuk e merr vesh se kėta dy shkojnė mirė ndėr vete por e lyp puna qė nė publik t’i kundėrshtojnė njėri-tjetrit. Ta marrėsh vesh ad litteram do tė thotė se s’ka marrė vesh asgjė.
    Nė kohė kur kanė shkruajtur Biblėn nuk kanė qenė kriteret e sotme.
    Disa shembuj - a) Tregimet e Zanafillės mbi krijimin e botės janė meditime tė kohės qė aso kohe kanė qenė nė qarkullim. S’ka dyshim se redaktori ose redaktorėt i kanė shfrytėzuar ato dije qė nė atė kohė kanė ndikuar nė mendimin e njerėzve. Tregimi i dytė mbi krijimin (Zan 2-3) ndikohet patjetėr nga tė dhėnat e kohės si psh. prej tregimeve babiloneze tė poemės sė Gilgameshit. Pse tė ēuditemi nėse nė librat e shkencės para Kopernikut do tė lexosh se toka ėshtė qendėr, rreth sė cilės sillet dielli. Deri atėherė ka qenė shkencor sistemi gjeocentrik e jo heliocentrik. Ēdo ditė nga shkenca zbulohen tė dhėna tė reja qė kryekėput e ndryshojnė teorinė e pakmėparshme, por ajo qė ėshtė e qartė e ēfarė do tė thotė Bibla ėshtė se bota – gjithėsia dhe njeriu vijnė prej Hyjit: bota i ėshtė dhėnė njeriut e pėr rregullimin e saj ėshtė pėrgjegjės; Hyji nuk ėshtė kundėr njeriut; s’ka por vetėm NJĖ HYJ. Kėt janė tė dhėnat qė shpall Bibla, merret vesh me ato mjete e mėnyra diturore qė kanė qenė nė atė kohe. S’ėshtė ndoshta jashtė vendit tė pėrseritet fjala e njė kardinali nė Koncilin e Trentos kur tha me buzė nė gaz: “Zanafilla nuk na tregon si ėshtė bėrė qielli, por si shikohet nė qiell”.
    b) Tregimet mbi patriarkėt (Zan 11-50) janė trajtuar sipas tė dhėnave gojore tė ēdo fisi brez pas brezi siē dihet se ka ndodhur nė ēdo komb pėr sidomos ndėr semitė. Ēdo fis ka ruajtur nė traditėn e tij emrin dhe veprat mė me rėndėsi tė trungut tė tij. Redaktori pastaj i ka renditur e stilizuar dhe nuk dyshohet se janė persona historik.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Etapat e mėdha tė historisė sė Izraelit

    Nė fuqi tė tė dhėnave tė Daljes nga Egjipti, tė tė dhėnave profetike, historianėt ia kanė dalė ta rikonstruktojnė historinė e Izraelit nė konturat e saja tė mėdha. Rreth vitit 1250 para Kr., njė grup ia del tė shkėputet nga skllavėria e Egjiptit dhe tė arrijė nė Kanaan. Atje bashkohet me grupe tė tjera tė tė njėjtės gjuhė dhe tė njėjtit gjak. Me kohė merr pushtetin mbi Kanaanin dhe organizohet nė shtet. Rreth 1.000 para Kr., njė ushtarak Davidi, ia del ta bashkojė Veriun dhe Jugun nė njė mbretėri. Por pas tij mbetet e hapėt rruga pėr fron. Salomoni ia del tė mbizotėrojė, por kah fundi i mbretėrimit tė tij nisin pakėnaqėsitė. Pas vdekjes sė tij ndahen dhjetė fiset e Veriut e mbretėria ndahet nė Izrael e Judė. Mbretėria e Izraelit humbet nė vitin 721 para Kr., prej asirianėve. Juda sharron nėn pushtetin e babilonezėve nė vitin 787 para Kr. Njė pjesė e popullit shpėrngulet me dhunė e pas 50 vjetėsh pėrafėrsisht, nėn sundimin e persianėve, kthehet nė atdhe, por gjithmonė nė robėri pas persianėve nėn grekė e pastaj nėn sundimin romak. Kėshtu historianėt ia kanė dalė tė japin njė skelet tė historisė nė pika tė mėdha pėr tė cilėn histori flet nė mėnyrėn e tij Bibla. Kėrkimet arkeologjike si dhe dokumentet e historisė profane i pranojnė pėr tė dhėna historike mėgjithėse dallohet se insistojnė mbi do ngjarje e heshtojnė mbi disa tė tjera, pėr ēka s’duhet tė ēuditemi pasi shkrimtarėve tė Biblės u intereson tė pėrforcojnė fenė dhe shpresėn e bashkėatdhetarėve tė tij nė Hyjin mbrojtės dhe Shpėtimtar. Pėr kėtė qėllim fusin nė pėrdorim tradita, tregime, kėngė popullore tė lidhura me ndonjė ngjarje historike, pėrdorin arkivat ekzistuese pėr tė treguar lavditė e mbretėrve.
    Tė mos harrohet se hariografėt kanė pėr qėllim ta edukojnė lexuesin. Ata shkruajnė njė histori ‘tė shenjtė’. Megjithatė ata janė tė siqertė nė tregimin e ngjarjeve historike, megjithėse theksimi bie mbi ‘e shenjtė’.



    Librat profetikė



    Shkrimet profetike janė tekste predikimesh tė disa njerėzve besimtarė tė grishur e tė shndritur prej Hyjit, qė e kanė mėsuar, qortuar e ngushėlluar popullin e Izraelit gjatė historisė sė tij. Me anė tė teksteve qė kemi tregohet feja e madhe nė Zotin dhe shpresa ngushėlluese nė mbrojtjen e tij. Por kėto tekste s’janė – s’ėshtė vėshtirė tė kuptohet – nxjerra nga shiriti i manjetofonit – janė pėrmbledhje tė predikimeve tė tyre tė renditura e tė tilla e kanė parė dritėn e diellit dhe bashkėsia i ka pranuar pėr fjalėn e Zotit. Ato janė pėrmbledhje tė sa e sa profetėve nėn emrin e njėrit. Kėshtu nė Librin e Isaisė specialistėt shohin nėn atė emėr sė paku tri grupe pa marrė parasysh sa e sa copėza qė mund tė jetė tė ndokujt tjetėr. Tekstet profetike janė rrjedhoja e njė pune shumė tė madhe, ku shprehet jeta e bashkėsisė qė i ka pranuar.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Besėlidhja e Re

    Duke lexuar Biblėn duhet t’i hiqemi mendimit tė reportazhit. Sidomos lidhur me Ungjijtė dhe Veprat e Apostujve. Letrat lidhen drejtėpėrdrejt me lexuesit, tė cilėve janė tė drejtuara.
    Po edhe me Ungjijtė lidhur me ngjarjet qė na jepen, nuk janė tė gjitha tė tė njėjtit nivel. Ata na tregojnė ēfarė u ka bėrė mbresa tė pashlyeshme nxėnėsve. Mėsuesin e panė tė munduar, tė kryqėzuar, tė vdekur e tė varrosur, por edhe tė ngjallur. Mėsuesi me ngjalljen e tij hap njė periudhė tė re nė histori, kohėn e re ose kohėn tonė. Ai ėshtė i ngjallur dhe i lavdishėm tė Hyji ku edhe nė aq sa ėshtė njeri – rri nė vendin e nderit (nė tė djathtėn e Hyjit!). Ai do tė vijė me lavdi nė mbarimin e kohės pėr tė gjykuar.
    Ja pra, nga fakti i ngjalljes sė Jezusit tė Nazaretit, bashkėsia e krishterė nis tė pėrpilojė tregimin mbi jetėn, mėsimin dhe veprėn e Jezusit. As nėpėr mend s’u shkon tė tregojnė tė gjitha ngjarjet e jetės e tė veprės sė Jezusit (krah. Gjn 20, 30-31). Sė pari ata i japin rėndėsi kohės sė fundit tė jetės sė Jezusit nė Jerusalem: mundimit, vdekjes, varrimit dhe ngjalljes. Ndryshe nuk do tė mund tė kuptohej ngjallja. Pastaj zgjedhin ngjarje e thėnie qė mund t’u vlejnė besimtarėve pėr ta pėrforcuar fenė nė Tė, pėr ta kuptuar mė mirė jetėn e tij dhe tė mirėn qė u k asjellė njerėzve Fjala e Zotit me mishėrimin, mėsimin, mundimin, vdekjen e ngjalljen e tij. Ungjilltarėt s’janė arkeologė tė gropojnė nė tė kaluarėn, por besimtarė qė duan ta forcojnė besimin nė Jezusin e Nazaretit. Kujdesi pastaj i kushtohet rregullimit tė bashkėsive tė reja, marrėdhėnieve midis tyre dhe kultit, se pa kult nuk ka fe.


    E vėrteta e Ungjillit

    Ungjilltarėt kanė pėr qėllim tė na japin fenė e vėrtetė tė tė krishterėve tė parė. Ata na e japin saktėsisht dhe pashmangėshmėrisht atė qė ka jetuar Jezusi prej Nazaretit lidhur me misionin e tij, dėshmitė qė ka dhėnė me jetėn, vdekjen e tė ngjallurit tė tij. Ungjilltarėt kanė lexuesit e tyre: Mateu judenjtė, Marku e Luka paganėt e kthyer nė krishterim, Gjoni me telogjinė e tij tė lartė mbi Hyjninė e vėrtetė dhe natyrėn e vėrtetė njerėzore tė Jezusit e plotėson mėnyrėn e kėrkesės tė lexuesve tė kohės duke plotėsuar sinoptikėt. Ai shkruan pėr tė krishterė dhe predikimet i shėrbejnė pėr ta pėrmbledhur mėsimin e Jezusit tė rishikuar nė dritėn e Pashkėve. I ngjalluri ėshtė gjithnjė pranė nė kishėn e vet dhe Shpirti Shenjt u jep mundėsi besimtarėve tė marrin vesh mesazhin e Jezusit.
    Lexuesit e Ungjillit e kuptojnė se Jezusi ėshtė Mesia – Krishti, Shėlbuesi. E kjo ėshtė e vėrteta qė Ungjijtė duan tė na e japin.



    E vėrteta e fesė

    Tregimet biblike tė shkruara brenda njė mijėvjeēari e mė drejtpėrsėdrejti na lidhin me hariografėt e nė mėnyrė tė zhdrejtė mė ngjarjet. Tregimet e ngjarjeve, sipas stilit tė kohės, nivelit kulturor janė dhėnė ashtu si ka qenė mėnyra e kohės e nevoja e lexuesve tė bashkėsisė. A do tė shqetėsohemi ne pse kureshtja jonė nė disa gjėra mbetet e paplotėsuar? Jo, assesi! Bibla s’ka pėr qėllim tė na japė reportazh mbi krijimin e rruzullit, as tė njeriut – s’ėshtė objekti i saj – kjo u pėrket shkencave tė tjera, por tė na thotė se: bota e njeriu vijnė prej Zotit.[/size]

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Bibla dhe Shkenca

    Ato nuk janė nė kundėrshtim njėra me tjetrėn, por plotėsohen. Shkenca ka pėr objekt: si u bė bota, njeriu; ndėrsa Bibla: pse u bė bota, njeriu – si u bėnė pėrnjeherėsh apo gjatė miliarda vjetėsh – ėshtė ēėshtje qė i pėrket shkencės tė na e thotė – por ky njeri pse ekziston? A u duk nė rruzull ashtu kot? A duhet tė mbarojė ose tė zhduket kot? Pse ėshtė nė tė njė etje kaq e madhe e lumturisė? A thua vdekja ėshtė fati i vetėm i tij? Nė Bibėl, pra s’duhet kėrkuar shkenca ekzakte, sepse ajo s’ėshtė ‘doracak shkencash ekzakte’, por ajo na mėson me sigurinė e vėrtetėsisė sė fesė se: ėshtė Hyji – njė i vetėm – qė i ka pėr zemėr tė gjithė njerėzit, qė e do tė mirėn dhe urrėn padrejtėsinė; se aq for i ka dashur njerėzit, saqė ka dėrguar njė tė vetmin Birin e tij, Jezusin prej Nazaretit, pėr t’i shėlbuar tė gjithė njerėzit. Kjo ėshtė e vėrteta e Biblės e kjo s’mund tė vihet nė dyshim. Vetėm nė kėtė pikėpamje Bibla ka gjithmonė arsye. Mund tė japim si pėrfundim: Bibla thotė tė vėrtetėn. Por e vėrteta e saj nuk ėshtė ajo qė e kėrkojnė disa tė rekonstruktojnė ‘tė vėrtetėn materiale’, e vėrteta e saj i pėrkėt rendit tė fesė.


    A teprohet ndoshta me kritika tė Biblės?

    Ndoshta tė duket se tepėr vihet Bibla nė djepin e kritikės letrare. Ashtu u ėshtė dukur edhe shumė tė tjerėve, madje njerėzve me rėndėsi tė madhe kulturore e fetare si psh. Paul Claudel qė nė librin e tij J’aime la Bible, bėn kėtė dilemė: “... ose Bibla ėshtė vepėr njerėzore... ose Shkrimi Shenjt ėshtė vepėr hyjnore”. Dilemė e ēuditshme, me siguri e gabuar qė kurrė nuk e ka bėrė tė veten Kisha. Kjo ėshtė sikurse tė pohosh: Jezu Krishti ose ėshtė Njeri ose ėshtė Hyj i vėrtetė. Ose pėrsėri sikurse tė pyetje: Njeriu ose ėshtė trup ose ėshtė shpirt, sikurse pėr Biblėn duhet tė thuhet se ėshtė: Fjalė e Zotit e fjalė e njeriut.
    Ėshtė plotėsisht e vėrtetė se Feja nėnkupton: pagabueshmėrinė e Biblės, por pagabueshmėrinė e mėsimit religjioz. Po edhe nė kėtė teksti i origjinalit nuk mund tė ketė gabime religjioze, por jo mė ky apo ai botim dhe jo mė ky apo ai pėrkthim. Kėndej duhet tė mirret parasysh nė Bibėl pjesa njerėzore, stili i kohės i secilit autor, mėnyra e tė shprehurit dhe gjinia letrare: prozė, poezi, uratė, dokument arkivi, gjėgjezė, fjalė e urtė, kėngė lavdi... etj.etj., ēfarė ka dashur hartografi tė thotė me parabull simbolike etj. e atėherė veē mund tė jesh i sigurtė se e ke marrė vesh ēfarė thuhet nė kėtė apo nė atė vend tė Biblės me paraqitjen e dhėnies doktrinare, ligjore tė pėrkohėshme apo me vlerė tė pėrhershme pėr tė gjitha kohėrat.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BIBLA - A ėshtė Fjala e Zotit?



    Bibla ėshtė e zbuluar, e frymėzuar prej Hyjit, ajo ėshtė Fjala e Hyjit. Kjo ėshtė e dhėnė e fesė (de fide), siē thuhet nė Teologji. Por a nuk na habit? Si mund tė pohohet pėr njė libėr se ėshtė Fjalė e Zotit?

    Nuk ėshtė Fjalė e njė Hyji magjik
    Ka ekzistuar dhe sot ekziston njė tendencė nė mendjen e atyre qė quhen ‘fundamentalistė’ qė s’mund tė pėrkojė me tė vėrtetėn. Ata arsyetojnė: ‘Pasi Bibla ėshtė fjalė e Hyjit, ajo duhet tė jetė e pėrsosur’. Vazhdojnė nė pohimet e veta: “Nė qoftė se shkencat kundėrshtojnė tė dhėnat e Biblės atėherė shkencat janė gabim”. Nisen nga njė parim i gabuar. Me dhelpėrinė e vet Renan, me anė tė njė sofizmi, thotė nė Souvenirs d’Enfance e de Jeunesse: “Nė njė libėr hyjnor gjithēka ėshtė e vėrtetė e dy kundėrthėnieve nuk mund tė jenė njėherėsh tė vėrteta, nė tė nuk mund tė ketė kundėrthėnie”.
    Renan bėn shaka me botėn. Njė parim qė vlen pėr logjikė, pėr gjeometri, s’vlen pėr poezi, pėr vepra qė dalin nga frymėzimi, nga paradoksi.
    Poashtu edhe fjalorėt e vjetėr biblikė bien shpesh nė kėtė grackė. Pohohet se bota ėshtė krijuar brenda gjashtė ditėsh sipas pėrshkrimit poetik tė kap. 1 tė Zanafillės. Mundohen tė shtjellojnė se Jona ka mundur tė jetėojė nė barkun e peshkut tri ditė. Thonė se ėshtė krejtėsisht normale qė patriarkėt para Noehit tė kenė jetuar aq gjatė, se janė gjetur pjesė tė arkės sė Noehit nė Ararat etj.
    Po kėshtu veprojnė e mė zi nė arsyetim edhe njė numėr shkencėtarėsh qė s’mund tė kuptojnė Biblėn e i bien shkurt: “Pasi krijimi i botės s’ka mundur tė bėhet brenda gjashtė ditėve, atėherė gjithēka thotė Bibla ėshtė pėrrallė e pa farė vlerė”.

    Bibla s’ėshtė shkencė ekzakte
    Pohimi i tyre ėshtė i pavend, sepse Bibla nuk ėshtė “doracak” i shkencave ekzakte. Pastaj e vėrteta e Biblės ėshtė e njė llojit tjetėr, ajo ka pėr objekt religjionin – fenė. E vėrteta e Biblės nuk mund kėrkohet nė materialitetin e secilės fjalė ose frazė qė e pėrmban. E vėrteta e fjalės sė Hyjit shprehet me tėrė librin.

    Fjala e Hyjit
    Po ē’vlerėsim ka nė tė vėrtetė shprehja: Fjalė e Hyjit. Nė njerėn anė kemi shprehjen fjalė qė do tė thotė mjet komunikimi tė mundshėm. Fjala shėrben tė kėmbejmė mendimet. Nė anėn tjetėr kėtu ėshtė ēėshtja: kėmbim i Hyjit me njerėzit. Pra Fjala e Zotit kėtu do tė thotė kėmbim i Hyjit me ne. Hyji pranon tė merret vesh me ne. Vėshtirėsia tjetėr del se Bibla ėshtė shkresė e jo fjalė qė dėgjohet me veshė. Pastaj vėshtirėsi tjetėr vjen ngase Hyji – Qenie trashendentale – krejtėsisht Tjetėr nga ne, krejtėsisht tjetėr nga ne, i paafrueshėm pėr ne qė kurrė s’mund ta njohim nė vetvete, qė s’e shohim, qė kurrė s’mund ta dėgjojmė fjalėn e tij ashtu si e dėgjojme fjalėn e njė miku me tė cilin bisedojmė. Por ėshtė e sigurt se Hyji s’mund tė kufizohet, tė mund tė na dėftohet e tė na flasė nė ndonjė mėnyrė duke mbetur ai vetė i pandėrrueshėm. A mos e ka zgjedhur Biblėn si mjet pėr tė komunikuar me ne?

    Fjalė njerėzore
    Njė vėshtirėsi tjetėr: Bibla ėshtė edhe vepėr njerėzore. Janė shkrime tė pėrftuara nga njerėzit qė janė nė kohė, nė vend, kanė emrin, kanė vepėr tė madhė pėr njerėzimin. Ajo na jep tekste tė mrekullueshme, ku nuk ėshtė vėshtirė ta ndjejmė nė brendinė e shpirtit tonė njė frymė hyjnore. Por jep edhe tekste qė pa dyshim sjellin vėshtirėsi si tė tilla. Megjithatė feja na thotė se Bibla ėshtė fjalė e Hyjit.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Disa pėrcaktime

    Qė tė mos pohohet mė tepėr s’pretendon tė thotė vetė Shkrimi Shenjt, e kėshtu tė merret vesh, duhet tė theksohet se Fjala e Zotit ėshtė shėnuar nė Bibėl ashtu si hagiografi e ka marrė vesh tė shndriturėn e Hyjit e frymėzimin e tij pėr tė cilėn na jep dėshmi. Dėshminė na e jep nė mėnyrėn njerėzore po nė atė mėnyrė qė janė shprehur nė epokė kur bėhet dėshmia. Vėrtet, Bibla na e jep dėshminė e fesė sė popullit qė gradualisht shkon, nėn shndritjen e Hyjit, duke kuptuar se: Hyji ėshtė njė, ėshtė person dhe ėshtė i tė gjithėve. Ai njerėzit i lė tė lirė dhe i fton nė besėlidhje pėr njė jetė mė tė lumtur, po nė kėtė shpallje tė fesė ne nisim ta kuptojmė fjalėn e Hyjit. Hyji pak nga pak shkon duke u zbuluar. Po kjo fjalė na komunikohet edhe neve sot me anė tė kėtyre teksteve. Por pse konditat tona janė tė ndryshme nga ato tė kohės sė Moisiut, tė Samuelit, tė Davidit, tė shpėrnguljes... tė fillimit tė krishterimit, megjithatė mbetet e sigur se na duhet tė jetojmė po me atė fe qė kanė jetuar tė parėt tanė. Si ilustrim: kur lexojmė nė Veprat e Apostujve se tė krishterėt kishin gjithēka tė pėrbashkėt ēfarė na thotė kjo e dhėnė? Se edhe ne duhet tė jemi njėri me tjetrin ‘solidarė’, por jo assesi tė hamė nga i njėjti ‘kazan’. Do tė thotė se me anėn e fesė, sikurse ata kanė gjetur mėnyrėn t’i pėrballojnė situatat e ndryshme me anė tė njėjtės fe t’i pėrballojmė edhe tonat. Bindjet e tyre ripėrtėrijnė, i forcojnė dhe i nxisin bindjet tona.

    Hyji flet edhe sot
    Si dikur edhe tani Hyji komunikon me ne, me botėn. Nė jetėn e Kishės, ne jetėn e bashkėsisė, nė vėllezėr. Pėr tė krishterėt ai na komunikohet nė mėnyrė mė tė pėrsosur nė Jezu Krishtin – tė Ringjallurin. Bibla hyn nė atė komunikim tė veēantė me anėn e Fjalės hyjnore. Po kjo u jep mundėsi bashkėsive tė krishtera ta lexojnė kėtė fjalė tė Zotit nė jetėn e pėrditshme qė nė bazė tė Shkrimit Shenjt, Hyji komunikon me ne. Kjo nuk ėshtė mjaft pėr sa kėrkon Fjala Hyjnore prej nesh.

    Duhet tė jetė efikase
    Ēdo fjalė duhet tė jetė efikase. Aq mė tepėr Fjala hyjnore, pėrndryshe do tė ishte fjalė nė ajėr, tingėllim teneqeje. Ėshtė me tė vėrtetė Fjalė e Zotit nėse prodhon rrjedhojėn e vet nė jetė nė ata qė e pranojnė. Kjo me siguri ėshtė rrjedhoja e Biblės. Na e dėftojnė me jetėn e tyre shenjtėrit, njerėzit, qė tė mbėshtetur nė Bibėl, kanė mrekulluar njerėzimin me drejtėsi, fe, shpresė e dashuri ndaj Hyjit e ndaj njerėzve – vėllezėrve tė vet ‘solidaritet’. Ata qė kanė vepruar e veprojnė pėr tė fshirė lotėt e atyre qė vuajnė me veprimtarinė e vet. Ata ia dalin ta ndėrtojnė dėshminė e fesė sė vet nė fenė e Biblės – Fjalės sė Hyjit. Duhet pra tė jetė efikase nė bashkėsi qė e lexon.
    S’duhet harruar se Fjala e Hyjit nuk ndikon vetėm nė individ, por kryesisht nė bashkėsi, nė Kishė.

    Ideja e drejtė e Biblės
    Shkruan R.P.Benoit: “Bibla mbart nė vetvete ndikimin e dyfishtė qė e ka prodhuar, ajo ėshtė njėherėsh hyjnore e njerėzore. Jo mė hyjnore nė mendime e njerėzore nė fjalė, por hyjnore e njerėzore nėn njėrin e tjetrin raport. Hyjnore ėshtė pėr sublimitet, pėr shenjtėri, pėr tė vėrtetėn, pėr efikasitetin qė veprimi i Shpirtit Shenjt ua dhuron mendimeve dhe shprehjeve tė njeriut autor. Njerėzore ėshtė nė kufizimet e saja qė tė shihen papėrkryemėritė tė cilat veprimtaria hyjnore i lejon tė jenė nė frymėn e nė gjuhėn – nė mėnyrėn e tė shprehurit tė veglės sė vet” (krah. Tomė Akuini, Summa Theologica – Prophetia).

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Ē’vlerė ka sot Bibla?


    Nė njė kohė si kjo e jona nukleare, tė arritjeve tė teknikės e tė gjitha shkencave tė tjera – njerėzit kanė arritur nė heėnė! Ēfarė mund tė thotė sot Bibla pėr njerėzit? Ē’vlerė mund tė ketė?
    Vėrtetė se Bila nuk jep automatikisht pėrgjigje nė mėngėsitė e kohės sonė, por ajo na ve nė jnė gjendje tė mundshme t’i kuptojmė shumė gjėra, nė njė histori qė mund t’ia marrim vesh vėshtrimin, kuptimin.
    E pajisur me njė pėrvojė tremijėvjeēare Bibla i pėrket mbarė botės. Ėshtė e ndėrtuar nė themelet e kulturės evropiane. Jo vetėm hebrenjtė e tė krishterėt, por edhe njerėzit qė s’i pėrkasin Biblės gjejnė e jo veē mund tė gjejnė arsye referimi. Sot nė shumė Universitete botėrore studiohet Bibla dhe kėrkojnė tė bėhet mjet studimi me kulturėn. Por tė shohim se sa ka rėndėsi Bibla lidhur me jetėn e tė krishterit?


    Njė libėr i vjetėr

    Bibla ėshtė njė libėr i vjetėrsisė. Nė njė vėshtrim ajo nuk ėshtė e aktualitetit. Disa mendojnė se nė Bibėl gjendet pėrgjigja e tė gjitha problemeve tė sotme. Kjo s’ėshtė e vėrtetė. Kush e mendon kėshtu nuk e nderon, ai mjerisht e bėn idhull. Thua se Hyji ėshtė nė dispozicion tė njeriut e i duhet tė japė pėrgjigje pėr ēdo problem. Kjo vlen si pėr BV ashtu edhe pėr BR.


    Krishterimi nuk ėshtė feja e njė libri

    Biblėn nuk duhet mbajtur se ka ardhur drejtpėrdrejtė nga qielli ashtu qė duhet tė pranohet se secila fjalė e secila pikė e presje ka ardhur si diktat nga goja e Perėndisė. Feja e krishterė ėshtė e pėrqėndruar nė PERSONIFIKIMN E JEZU KRISHTIT, FJALĖN E MISHĖRUAR. Jo nė njė liėr, Bibla ėshtė mjet, njė mjet esencial pėr ta jetuar e thelluar jetėn nė fenė e Jezu Krishtit, sikurse janė edhe sakramentet, jeta vėllazėrore, urata, solidariteti pėr ta pranuar dhe e vėnė nė veprim Fjalėn hyjnore. Duhet tė mos harrohet se s’ėshtė fjalė e telefonuar drejtpėrdrejtė nga Hyji.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. ēeshtje te tekfirit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 23:28
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •