Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437

    A jane Shqiptaret Popull Pesimist ?

    E hapa kte teme thjesht ta diskutojme dhe te marrim mendimet e njeri tjetrit.

    Besoj keni degjuar dhe takuar shqiptare te ndryshem te cilet ankohen shume mbi jeten e tyre ,ēdo gje ne jete u duket sikur eshte e pamundur dhe e paralizueshme per ta .

    Ju si mendoni ?

    A jane shqiparet Popull pesimist ?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Per tu ndjere me mire eshte mese i nevojshem optimizmi dhe vleresimi i vehtes. Por edhe me ndonje perberes tjeter sipas deshires....

    Dikur thoshin se "lumturia nuk i perket kesaj Toke". Shpeshhere ajo ka marre trajten e mashtrimit, te nje pasqyre per laureshat, madje edhe te simptomes se cmendurise. Pra, lumturia, ajo qe per fjaloret eshte "pervoja me te cilen paguhemi per ate qe bejme", eshte konsideruar gjithnje si nje enderr e parealizueshme.

    Tre vjet me pare, ne kongresin e Apa-s, shoqates se psikologeve amerikane, presidenti Martin Seligman, i ftoi koleget t'i linin menjane semundjet dhe te fillonin te mendonin per rruget qe cojne ne lumturi. Tashme kane mberritur edhe perfundimet e para te ketij hopi cilesor:. Lumturia "I perket kesaj Toke" dhe me kujdesin e te gjitheve, ajo mund te kultivohet dhe mireruhet. Mjafton qe gjithkush te fuse ne jeten e tij disa perberes te njejte per te gjithe dhe te zgjedhe mes perberesve te tjere subjektive ata qe i pershtaten me mire. Pra, sic eshte shprehur edhe Ed Diener, psikolog i University of Illinois ne Urbana-Champaign, "secili prej nesh eshte pergjegjes per lumturine e tij". Ja se si duhen gjetur dhe perzjere perberesit e duhur.

    A JE I LUMTUR?

    Per te zbuluar se kur jeni te lumtur, beni test-in 1 dhe kontrolloni ne kete menyre se cila eshte shkalla e kenaqesimarrjes nga jeta juaj. Rreth 30% e njerezve pohon se "jane shume te lumtur" dhe shume te kenaqur nga jeta qe bejne. Por mbi c'baza mbeshteten keto pohime? Per t'i kuptuar, kerkuesit kane studiuar se cfare i dallon "shume te lumturit". Dhe paksa te habitur, ata kane dale ne perfundimin se ata nuk jane as te pasur, as te bukur dhe madje as shume te zgjuar, nuk kane popullaritet dhe pushtet dhe nuk bejne ndonje jete luksoze. Ja pra qe lumturia nuk varet nga keta faktore.

    Sipas Ken Sheldon-it i University of Missouri - Columbia, ato qe kerkon lumturia jane: pavaresia, kompetenca, vleresimi i vehtes dhe marredhenie te kenaqshme me njerezit. Ketyre faktoreve, Diener i shton te tjere: te qenet origjinal, nje pune e kenaqshme dhe synime vetjake nxitese. Por keto kerkesa mbeshteten ne dy perberes baze: ne optimizmin dhe vleresimin e vehtes.

    OPTIMIZMI

    Per te kuptuar nese jeni optimiste, duhet bere test-i nr.2. Po perse eshte kaq e rendesishme te qenit optimiste?

    "Sepse lejon reagimin ndaj gjerave negative, duke synuar gjithnje gjetjen e nje zgjidhjeje per kapercimin e pengesave", shprehen psikologet. "Edhe provat me te dhimbshme, me te bezdisshme dhe me te lodhshme perballohen kur ke nje shpirt luftarak. Nese ndihemi te pafuqishem, rrezikojme ne kete menyre te humbin cdo mundesi qe na ofron jeta".

    MESIME BESIMI

    Mungese kurajo, apati, pasivitet Dhe ne te kundert. Besim, entuziazem dhe kembengulje. Ndryshimi qendron ne menyren se si merret jeta. Optimizmi i shnderron sfidat ne mundesi, ndersa pesimizmi ne gracka. E ka zbuluar Martin Seligman, i cili ka 30 vjet qe studion optimizmin. Seligman ka zbuluar se, qofte optimizmi, qofte pesimizmi nuk jane te lindur. Ata mesohen gjate jetes. "Eshte nje zakon te menduari qe e mesojme qe ne femijeri dhe adoleshence", thote Seligman. "Duke i shpjeguar vehtes ato qe na ngjasin dhe duke u mbeshtetur ne nje vetevleresim per vendin qe zeme ne kete bote: nese jemi optimiste, mendojme se jemi te vlefshem dhe e meritojme; nese jemi pesimiste, na duket vetja te padenje dhe qe nuk meritojme asgje". Ndryshimi? Qendron ne thelb.

    Per optimistet cdo sukses eshte:

    1. Personal: rrjedh nga aftesia vetjake dhe verteton po kete aftesi per tu perballur me realitetin;

    2. Perfshires: ka rreze te gjere dhe ndikon ne menyre pozitive tek te gjithe.

    3. i perhershem: do te perseritet ne te ardhmen, sepse varet nga une dhe nga aftesine e mia;

    Ndersa cdo deshtim eshte:

    1. Jo i karakterit personal: nje incident per shkak te rrethanave;

    2. Kufizues ne pasojat qe sjell: nuk do te ndikoje aspak ne rrjedhen e jetes sime;

    3. i rastesishem: nuk do te perseritet ne te ardhmen.

    Pesimistet i interpretojne ngjarjet ne kah te kundert: ata nenvleftesojne rrezen e gjere te suksesit, nenvizojne rastesine dhe mbivleresojne kushtet e favorshme, nderkohe qe marrin mbi supe gjithe pergjegjesite e deshtimeve, per shkak te paaftesise se tyre per te mbjelle sukses.

    Pasojat e kesaj menyre te te parit te botes jane te jashtezakonshme. Nderkohe qe optimisti mendon se e kontrollon mire jeten e tij, pesimisti dyshon ne lidhje me mundesine e te qenit zot i fatit te tij, duke iu nenshtruar ne kete menyre pasivitetit dhe vetekeqardhjes.

    TERAPI ANTIPESIMIZEM

    Seligman, fillimisht pesimist, beri te mundur njohjen e mendimeve te gabuara, duke i emertuar me termin "optimizem i llojit tjeter". Nuk behet fjale per fantazi ngushelluese, por per aftesi te zbuluara ne laborator, te cilat i jane nenshtruar kontrolleve te rrepta eksperimentale, madje edhe tek kafshet.

    Nje simptome e pesimizmit mund te jete, per shembull, qenia dobet me mesime. Kjo mund t'i shoqeroje prinderit dhe mesuesit ne perfundime te gabuara se ky nxenes nuk eshte i talentuar. "Nderkohe qe mund te jete pesimizmi qe i ndalon te shkelqejne, madje edhe te rrezikojne", shprehet Seligman "Perfundimet negative perkeqesojne trajtimin qe i ben nxenesi vehtes dhe kete e ndjen menjehere rendimenti i tij ne mesime". Pertacia dhe zgjuarsia e dobet jane dy faktore qe perhapen ne te gjitha aktivitetet qe kryhen individi duke u bere karakteristike e perhershme e tij. Per te kaluar keto gjendje depresioni, menyra me e mire eshte te fillosh ta trajtosh cdo deshtim te vogel si incident te natyres rastesore. Duke e vleresuar ne kete menyre mund te ringjallet deshira per ringritje, per te perballuar me kurajo sfiden e rradhes.

    VLERESIMI I VEHTES

    Nje tjeter perberes baze per te qene te lumtur eshte vleresimi i vehtes, e thene ndryshe, ai qendrim mendor qe na ben te ndihemi kompetente dhe na jep ndjesine e te pasurit te jetes nen kontroll. Vleresimi i vehtes eshte gjykimi qe jep cdo individ per vlerat e tij (nese desheroni te dini se cfare gjykimi jepni per vetvehten, beni test-in nr.3).

    Aestimare ne latinisht do te thote "te vleresosh", qe permban ne vetvehte nje kuptim te dyfishte: "te percaktosh vleren e vehtes" dhe "te kesh nje mendim per vehten". Vleresimi i vehtes eshte shikimi qe i hedhim vehtes dhe gjykimi qe rrjedh per pasoje eshte jetesor per ekuilibrin tone psikologjik. Kur vleresimi eshte pozitiv, ai ben te mundur te vepruarit ne menyre te efektshme, te ndjerit mire, duke perballuar ne kete menyre veshtiresite e jetes. Kur ai eshte negativ, behet burim vuajtjesh dhe shqetesimesh, te cilat nderhyjne ne cdo cast ne jeten tone te perditshme. Vleresimi i vehtes bazohet ne tre perberes kryesore: dashurine per vehten, pamjen qe secili krijon per vehten dhe se fundi ne besimin ne vehte.

    1. DASHURIA PER VEHTEN

    Ka te beje me pelqimin e vehtes, pavaresisht nga te metat dhe defektet. Kjo dashuri e "pakushtezuar", nuk varet nga ajo qe dime te bejme, por na lejon te perballojme problemet e jetes duke e marre vehten edhe pas ndonje deshtimi te pesuar. Atij qe i mungon dashuria per vehten, dyshon per aftesite e tij ne marredhenie me te tjeret, eshte i bindur se nuk eshte ne lartesine e duhur dhe ndihet medioker edhe ne rast se ka sukses.

    2. PAMJA QE SECILI KRIJON PER VEHTEN

    Eshte shikimi qe i hedhin vetvehtes, vleresimi, i bazuar ose jo, qe i japim si cilesive ashtu edhe te metave tona. Nuk ka rendesi se si jemi gatuar realisht, por se si jemi te bindur se jemi, nuk ka rendesi se cfare cilesish apo defektesh kemi, por se cfare besojme ne te te vertete. Kjo sepse, pamja qe secili krijon per vehten eshte subjektive dhe nuk ka te beje shume me realitetin. Nje pamje pozitive per vehten eshte nje force e brendshme qe te lejon te perballosh te papriturat dhe kurthet e jetes ne pritje te ardhjes se nje gjendjeje te re. Kjo pamje eshte ne themel te ambicjeve dhe projekteve. Ndersa ai qe nuk e vlereson shume vehten, nuk ka kurajo ne zgjedhjet qe ben, eshte konformist, varet nga mendimet e te tjereve, nuk eshte kembengules ne zgjedhjet e karakterit vetjak dhe ka ambicje qe qendrojne shume me poshte se aftesite e tij.

    3. BESIMI NE VEHTE

    Eshte pasoja e dashurise qe ushqejme per vehten dhe e pamjes qe krijojme po per vehten, e cila ne terma praktike perkthehet ne veprimet qe ne kryejme. Na lejon te guxojme, te kembengulim dhe te pranojme deshtimet qe na ofron jeta. Na bind se jemi te afte te veprojme siC duhet edhe ne gjendjet me te veshtira, se jemi te afte ne pune dhe te vleresuar ne shoqeri. Na lejon gjithashtu, te perfundojme gjithcka ndermarrim, te jemi te ndergjegjshem per kufijte se deri ku mund te arrijme pa kaluar ne nenvleresim te vehtes. Atij qe i mungon besimi ne vehte karakterizohet nga pasiguria, te qenit i acaruar, te pasurit nevoje per qetesim te vazhdueshem, nga mungesa e iniciatives, nga frika e deshtimeve ne rast ndermarrjesh qofte edhe te parendesishme. Ai heziton, ka frike dhe braktis.

    Nje fillim i mire per te patur besim ne vetvehte eshte te besh sikur ke. Nje studim ka nxjerre ne pah se "te hiqesh i sigurt" con ne rritjen e dozes se vleresimit te vehtes.

    nga revista klan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Shqiptaret nuk jane pesimiste, por jane dembele!

  4. #4
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Cfare mendimi keni mbi nje shqipetar qe nuk ankohet per jeten e tij? Apo thoni, nuk e jepka veten ne publik ky.

  5. #5
    ThjeShtENjeMysAfiR Maska e fatijonuk
    Anėtarėsuar
    16-03-2006
    Vendndodhja
    In the land of the unkown man
    Postime
    137
    Citim Postuar mė parė nga Titi
    E hapa kte teme thjesht ta diskutojme dhe te marrim mendimet e njeri tjetrit.

    Besoj keni degjuar dhe takuar shqiptare te ndryshem te cilet ankohen shume mbi jeten e tyre ,ēdo gje ne jete u duket sikur eshte e pamundur dhe e paralizueshme per ta .

    Ju si mendoni ?

    A jane shqiparet Popull pesimist ?
    Nuk e di se kush Shqiptar ta ka thene kte por nuk ma ha mendja se ata e dine vuajtjen dhe historine e tyre.

    Shqipetaret nuk jane popull pesimist sepse deri me sot kemi arritur te ruajme traditat dhe pavarsine tone...Gjithashtu komunismi nuk na ka lejuar qe te perparojme nga ana ekonomike dhe shoqerore...Kjo do te thote qe perkundrazi Shqiptaret jane popull optimist dhe ne mos sot, neser do te arrije tja tregojme te gjithe botes se kush jemi.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Nu ka te beje Shqiptare apo jo, bota eshte e ndare ne njerez optimiste dhe jo, dhe nje pjese e tyre jane edhe ne Shqiperi!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    >>>>> Jo. <<<<<

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ka optimizem me te madh se te sjellesh Berishen ne qeveri per here te dyte?

  9. #9
    use your brain... Maska e MRI
    Anėtarėsuar
    06-03-2006
    Postime
    34
    Te jetosh ne realitetin Shqiptar dhe te mos jesh pesimist???? Vetem po te jesh i lidhur fort pas idealit tend, ndryshe nuk ja del dot.
    Don't worry...be happy

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Teme me vend kjo Interisto.
    Un mendoj qe shqiptaret jane pesimiste, madje nuk besoj te kete popull me pesimist se neve ne Europe, mbase dhe ne bote. Ju mund te permendi ata qe vdesin per te ngrene ne Afrike, mirepo ata nuk i ka pare syri kurrgje tjeter vecse mjerime, keshtu qe do ishte e veshtire t'i krahasoje. Ndersa Shqiperia, ne kohe te vet ka qene nje popull qe ka diktuar politikisht ne rrajonin Ilirik deri te pakten sa u shkaterrua nga Romaket, e me pas nga Turqit, vetem per te gjetur menyren qe te rimekembet perseri nga shekulli 18-19, kur komandonte praktikisht perandorine osmane. Do thoni ju, c'hyn historia, aq me teper kjo e lashta. Hyn qe cke me te, eshte e rrenjosur thelle ne kujtesen e popullit te mjeruar ai shkelqim dhe kjo renie, kjo eshte dhe aresyeja qe nuk e krahasoj shqiptarin me afrikanin qe vdes per buke kur vjen puna tek pesimizmi. Shqiptari u la ne balte disa here nga fuqite e medhaja, nuk u ndihmua sic duhet, madje ju dhane lidera te importuar si Enver Hoxha, kryemafiozi i tere Shqiperise Ramiz Alia edhe sot e kesaj dite, Fatos Nano e tani perseri Sali Berisha me brigadieret e vet. Keta njerez vecse pasurojne veten e tyre per te ndenjur si dhespote ne te ardhmen ne popullaten e mjeruar shqiptare qe eshte pak a shume kthyer ne nje rend skllavopronar modern.
    Shqiperia eshte e karakterizuar nga nje Tirane e larmishme me lokale nga te tipit bythjashte, tek cazinote, tek bare te tipit Shanti ku vetem dridhet hashash, apo tek e ashtuquajtura zona Blloku ku mblidhen gjithe parallijte dhe femijet e parallijve dhe harxhojne shuma marramendese parashe edhe me standartet me te larta Europiane nese do krahasoheshin. Nga ana tjeter e Tiranes vete kemi nje pjese qe vuan tmerresisht, e mos flasim me per rrethet. Pra shqiperia eshte kthyer si nje tip Bombay me nje qender te Tiranes sterluksoze dhe me periferi dhe rrethe qe skane buke, drita, uje e pune.

    Por shqiptari eshte pesimist edhe kur iken jasht shtetit. Ati i duhet qe ta zhveshi menjehere identitetin e tij qe te pranohet ne shoqerine Europiane, kjo sepse tashme ka marre buje personaliteti i tij(sic dihesh kjo) i lire dhe rrebel sic paraqitet sot(pasi nuk nenshtrohet me si ne 91 ne kushte kafsherore pune, dhe po shihet gjithmone e me teper nje largim nga Europa) por kurrsesi nuk do i akuzoja si kriminele sic bejen Italianet, Greket apo me tej duke hequr problemet e shoqerise se tyre tek emigrantet, dhe duke mos i dhene kreditin e duhur faktit qe puna e ketyre emigranteve mban cmimet ulet per ta dhe mundeson perparimin intelektual te shoqerive(pasi emigranti do jete ai qe do bej punen e rendomte me mire dhe me lire se kushdo). Ky pesimizem i vjen natyrshem mbas heqjes se identitetit te tij, mbas mohimit te vetvetes si qenie shqiptare me te drejta si gjith te tjeret. Ky transformim tek shumica e njerezve nuk rri pa pasoja, por sjell nje krize identiteti te pashmangshme, kjo e komplikuar nga fakti qe shume njerez jane te lidhur me memedheun sepse kane dhe njerez atje.

    Qe t'i kthehet optimizmi ketij populli, duhet t'i kthehet krenaria qe ka patur. Sot ky popull eshte kthyer ne nje popull apatik ku krenaria eshte zevendesuar me mburrje instiktuale por pa themel njohurish te duhura qe te mbrohet identiteti dhe te kultivohet ne ate menyre qe t'i pershtatet ndryshimeve ne arenen politike dhe kulturale qe po ndodhin sot ne Europe, ne menyre qe mos garantohet thjeshte mbijetesa por dhe kontributi i rraces tone ne perparimin e pergjithshem te vetes tone por dhe ne kuadrin akademike boteror te vije perseri ne ato nivele te larta qe ka qene perhere.
    Shpresojme
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  5. A e duan shqiptarėt bashkimin kombėtar?
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •