Dje, vura se ne forumin katolik, u postua nje shkrim nga vella Liveintwoplaces, per nje moter katolike te shekullit 17, Jeanne Guyon, e cila ka dhene shume Krisht per brezin kur jetoi dhe per brezat pasardhes.
Sot sapo erdha, mezi po prisja te shihja komentet e vellezerve katolike si Toni apo NoName per kete shkrim, por befas pashe se ky shkrim ishte hequr.
Nuk e di se kush mund ta kete fshire, por une mendoj se ka bere nje gabim.
Mbase ai qe e ka fshire mund te justifikohet se ka zbatuar rregulloren e forumit ku jo-katoliket nuk duhet te shkruajne ketu, por une dua t'i them se eshte nje rregull tjeter shume me i rendesishem, qe na e ka mesuar Zoti yne Jezus Krisht, ky rregull eshte:
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
Mateu 7:13
Po keshtu, shpeshhere rregullat qe vendosin njerezit, jane te kunderta me ato qe kerkon Krishti, por ne:
Duhet t'i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
Veprat e Apostujve 5:29
Krijoni Kontakt