Tolaj: Shėndetėsia ėshtė nė fund tė pusit
Prishtinė, 22 mars 2006 (Kosovapress)
Fatkeqėsisht, edhe gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės, Kosova ende nuk ka arritur ta ndėrtojė njė sistem shėndetėsor adekuat dhe tė aftė pėr tiu pėrgjigjur sfidave dhe obligimeve. Mungesa e qasjes serioze ndaj sektorit shėndetėsor nga tė gjitha qeveritė e deritashme tė Kosovės si dhe nga vetė ministrat qė e kanė drejtuar atė, sipas Tolajt, ka ndikuar qė ky sektor me rėndėsi primare tė bie nė fund tė pusit. Kjo ka rezultuar me fuqizimin enorm tė pozitės sė sekretarit permanent, duke e bėrė kėshtu njė person tė paditur, profesionalisht tė dobėt, pa aftėsi tė tė shprehurit, e pa sens politik, njeriun mė tė fuqishėm nė shėndetėsi. Rezultatet e kėsaj janė evidente. Shėndetėsia ėshtė nė fund tė pusit, tha nė njė intervistė pėr Kosovapress Ilir Tolaj specialist i sėmundjeve ngjitėse dhe shef i njėrit prej reparteve nė Klinikėn Infektive nė Qendrėn Klinike Universitare tė Prishtinės.
Ai thotė se nė Kosovė ende nuk ėshtė arritur tė krijohen struktura tė qėndrueshme dhe tė pėrgjegjshme institucionale shėndetėsore pasi tė gjitha aspektet e zhvillimit tė sistemit shėndetėsor i janė lėnė zhvillimit stihik dhe improvizimeve tė patolerueshme gjė qė ka ndikuar qė gjendja nė kėtė sektor me rėndėsi primare tė jetė e njėjtė me atė tė pasluftės, nė mos mė keq.
Pėrveē rritjes sė numrit tė punėsuarve nė shėndetėsi, vlerėson Tolaj, nė sektorin e shėndetėsisė nuk ka pasur avancime tjera. Ai thotė se ekziston njė mungesė e aftėsisė dhe e njerėzve pėr ti implementuar ligjet e aprovuara tashmė nga Parlamenti i Kosovės, siē ėshtė Ligji pėr Shėndetėsi, apo edhe tė instruksioneve tė ndryshme administrative, tė cilat, sipas tij, pėr mungesė njohurish nuk janė pėrgatitur nga zyrtarė tė institucioneve shėndetėsore vendore, por ndėrkombėtare.
Shkalla e lartė e joprofesionalizmit dhe e konfliktit tė interesave ka bėrė qė sistemi shėndetėsor nė Kosovė tė degradohet nė shkallė tė patolerueshme. Aspektin i ofrimit tė ndihmės shėndetėsorė pėr tė sėmurėt ėshtė dėshtim i plotė. Mjekėsia familjare e proklamuar dhe kaq shumė e mbėshtetur ende nuk funksionin, kujdesi sekondar shėndetėsor ėshtė i njė niveli tė ulėt, ndėrsa nė Kosovė nuk kemi fare kujdes terciar shėndetėsor, thotė Tolaj.
Si pasojė e kėsaj, shton ai, kemi njė vdekshmėri tė lartė tė pacientėve tė hospitalizuar, ku si shembull ai merr se rreth 25 pacientė nga 1000 tė hospitalizuar vdesin nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė. Njė nga kulmet dėshtimit nė sektorin shėndetėsor, Tolaj vlerėson edhe sektorin e barėrave. Njė shkallė e tillė e joprofesionalizimit, keqmenaxhimit dhe e keqpėrdorimit, do tė ishte e tepėrt madje edhe pėr ndonjė vend nė kontinentin e Afrikės, e jo mė nė Kosovė. Si rezultat i kėsaj, tė paktė janė pacientėt qė mjekohen nė institucionet shėndetėsore publike tė Kosovės e qė nuk duhet tė vrapojnė pėr ti siguruar vetė barėrat pėr mjekimin e tyre. Kjo ėshtė e patolerueshme dhe kėrkon njė intervenim urgjent e tė fuqishėm, pohon Tolaj.
Sistemi i financimit ka kolabuar plotėsisht si pasojė e keqmenaxhimit dhe logjikės sė veprimit improvizues. Ai thotė se Strategjia e Zhvillimit tė Sistemit Shėndetėsor nė Kosovė 2005 - 2015, e proklamuar nga Ministria e Shėndetėsisė, ėshtė e bazuar nė shumė premisa tė gabuara, andaj ai vlerėson se si e tillė ajo ėshtė e parealizueshme. Nė planin financiar, kjo strategji bazohet nė premisėn e gabuar se buxheti i shėndetėsisė do tė shtohet ēdo vit pėr 10%, ndėrsa buxheti i viti tė kaluar ka qenė pėr 15% mė i vogėl se ai i vitit 2004, kurse ky i kėtij viti edhe pėr 10% tė tjera. Logjika e veprimit financiar e zyrtarėve tė Ministrisė sė Shėndetėsisė ėshtė plotėsisht e gabuar.
Synohet pėr njė zhvillim kuantitativ dhe kualitativ intensiv tė shėndetėsisė nė Kosovė nė dhjetė vitet e ardhme, gjersa planifikimet financiare janė tė bėra nė mėnyrė qė favorizojnė shpenzimet pėr shėrbime dhe mallra pėr 5-7 herė nė raport me investimet kapitale. Kjo flet mjaft pėr aftėsinė profesionale tė kėtij stafi ministror, thotė ai, ndėrsa shton se Ministria e Shėndetėsisė tashmė nuk konsiderohet nga askush faktor i besueshėm i ndėrrimeve pozitive nė shėndetėsi.
Tolaj thotė se nė Kosovė politika nė shėndetėsi ėshtė pėrzier shumė dhe keq, ndėrsa deri tash veprimin mė tė madh politik sipas tij e ka pasur PDK, kurse nė nivelin lokal ndikim kanė edhe parti tė tjera. Pėr tė pasur njė profesionalizėm mė tė madh nė sektorin shėndetėsor dhe kthesa pozitive ai kėrkon njė pėrzgjedhje tė njerėzve nė vendet e rėndėsishme udhėheqėse nė sistemin shėndetėsor. Kjo sipas tij mund tė bėhet pėrmes angazhimit tė profesionistėve tė vullnetit tė mirė e mė aftėsi adekuate, tė cilėt kanė mbetur tė margjinalizuar dhe pa mundėsi pėr tė ndikuar nė udhėheqjen dhe zhvillimin e shėndetėsisė.
Tolaj konsideron se pėr shkak tė mungesės sė transparencės sė veprimeve tė saja, Ministria e Shėndetėsisė lė tė dyshohet se aty mund tė ketė keqpėrdorime. Investimet e gabuara apo tė dėmshme, sipas tij nuk mund te konsiderohen gjė tjetėr pos si keqpėrdorime.
Renovime tė pėrsėritura nga disa herė, siē ėshtė rasti i Ortopedisė, apo blerja e pajisjeve e kualitetit tė dyshimtė, siē ėshtė rasti i koronarografit qė tashme u bė famoz, janė raste qė flasin pėr vete. Fakti se njerėz qė janė nėn hetime nga organet e drejtėsisė pėr keqpėrdorime nė detyrat e mėhershme udhėheqėse qė kanė pasur nė nivele mė tė ulėta tė sistemit shėndetėsor, keqpėrdorime kėto tė konstatuara nga autoritete relevante tė revizionit financiar, janė avancuar nė pozita tė rėndėsishme nė kuadėr tė kėsaj ministrie flet se ēfarė logjike mbretėron kėtu. Kjo ėshtė plotėsisht e papranueshme. Tė gjitha kėto kanė njė emėrues tė pėrbashkėt: sekretarin permanent. Ai madje edhe tash, kur i ka skaduar kontrata me veprimet e veta vazhdon ti bėjė dėme shėndetėsisė sė Kosovės, thotė Tolaj.
Problemet aktuale nė QKU ai i sheh si pasojė e papėrgjegjėsisė sė sekretarit permanent dhe ndėrrimeve tė shpeshta tė drejtorėve ekzekutivė e mjekėsorė tė kėsaj qendre. Ėshtė instaluar edhe njė udhėheqėsi e dhunshme, ėshtė bėrė pėrzgjedhja e stafit udhėheqės tė tė gjitha niveleve bazuar nė dėgjueshmėri, por gjendja veēse ėshtė rėnduar edhe mė shumė. QKU mė sė paku i pėrngjan njė qendre universitare pėr trajtimin e pacientėve. Problemi kryesor i QKU-sė ėshtė problemi njerėzor. Asaj i duhet njė udhėheqės i respektuar, me integritet profesional e njerėzor, i gatshėm pėr tu ballafaquar me kėtė sfidė dhe i cili duhet tė mbėshtetet nga Ministria e Shėndetėsisė, vlerėson ai.
Mungesa e qasjes serioze ndaj sektorit shėndetėsor nga tė gjitha qeveritė e deritashme tė Kosovės si dhe nga vetė ministrat qė e kanė drejtuar atė, sipas Tolajt, ka ndikuar qė ky sektor me rėndėsi primare tė bie nė fund tė pusit.
Kjo ka rezultuar me fuqizimin enorm tė pozitės sė sekretarit permanent, duke e bėrė kėshtu njė person tė paditur, profesionalisht tė dobėt, pa aftėsi tė tė shprehurit, e pa sens politik, njeriun mė tė fuqishėm nė shėndetėsi. Rezultatet e kėsaj janė evidente. Shėndetėsia ėshtė nė fund tė pusit, pohon Ilir Tolaj.
Ai ndėrkaq shprehet optimist se nė sektorin shėndetėsor do tė ketė pėrmirėsime me njė punė tė pėrbashkėt dhe koncept plotėsisht tė kundėrt prej kėtij tė zyrtarėve aktualė. Nė kėtė drejtim ai pohon se qeveria aktuale me nė krye Agim Ēekun, duhet ndėrmarrė hapa mė energjikė pėr tė nxjerrė sektorin shėndetėsor nga gjendja aktuale dhe kthimin e besimit tė pacientėve tek institucionet shėndetėsore. Nėse edhe njė jetė e vetme humbet pa arsye, nėse edhe njė dhimbje fizike e shpirtėrore shkaktohet nga mosveprimi apo veprimi jonė i gabuar, ne kemi dėshtuar nė pėrmbushjen e betimit tė Hipokratit. Nga stafi i tashėm i Ministrisė nuk pres ndryshime e as qė ta kuptojnė kėtė qė po e them. Ata tashmė ka kohė qė janė pajtuar me marren, thotė Tolaj.
Ilir Tolaj ėshtė specialist i sėmundjeve ngjitėse, shef i njėrit prej reparteve nė Klinikėn Infektive nė Qendrėn Klinike Universitare tė Prishtinės dhe mėsimdhėnės nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė. Nė periudhėn e pasluftės ka qenė zėvendėsdrejtor i Qendrės Klinike Universitare nė Prishtinė dhe drejtor i Klinikės Infektive nė Prishtinė. Nga viti 2001-prill 2003 ka qenė drejtor i Departamentit tė Shėndetėsisė nė Komunėn e Prishtinės, pėr tu rikthyer sėrish nė Klinikėn Infektivė pėr ta vazhduar punėn e specialistit dhe tė mėsimdhėnėsit nė Fakultetin e Mjekėsisė.
marre nga kosovapress.com
Edhe pse intervista eshte marre nga Kosovapress (qe eshte agjensi e afert me PDK-ne), Ilir Tolaj eshte kuader i LDK-se. Ilir Tolaj eshte nje nder kuadrot me te mira shendetesore shqiptare dhe me te vertete eshte dem qe ta vesh, nje profesionist te tille me shume vite pervoje pune, ne varesi te Pleurat Sejdiut (edhe pse edhe per te kam respekt) me nje fakultet te mbaruar ne Londer dhe pa asnje pervoje pune, vetem pse ky i fundit ka qene shefi i UCK-se ne Londer. Shume respekt per punen e tij, por ama ne ne pozita te tilla duhet vene njerezit me te kualifikuar qe kemi.
Krijoni Kontakt