Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LETRAT KATOLIKE



    Shtate letrat e Beselidhjes se Re qe nuk jane te Shen Palit, u mblodhen se bashku ne nje koleksion te vetem, edhe pse me origjina te ndryshme: njera e shen Jakut, nje e shen Judes, dy te shen Pjetrit, tre te shen Gjonit. Titulli shume i vjeter i "katolikeve" rrjedh ndoshta nga fakti qe pjesa me e madhe e tyre nuk ka qene drejtuar bashkesive apo personave te ndryshem, por veshtrojne me teper te krishteret ne pergjithesi.

    JAKOBIT
    Eshte me teper nje permbledhje gojedhenash mbi predikimet sesa nje leter. Letra qe rinjohur e shkruar ne Beselidhjen e Re per here te pare ne shekullin e IV.

    1 - 2 PJETRIT
    Letra e pare permban disa thirrje morale dhe pohime besimi. Letra e dyte eshte nje shkrim doktrinal.

    1 - 3 GJONIT
    Nuk eshte shume e qarte vertetesia e autorit.

    JUDA
    Letra synon t'u hape syte bashkesive te ndryshme nga disa mesues te rreme dhe menyren e tyre te qendrimit. Ze fill ne shekullin e I-re (pas Kr.).

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    ZBULESA - APOKALIPSI


    Fjala "Apokalips" eshte transkriptim i nje fjale greke, qe do te thote: 'zbulim'. Do te ishte pra nje zbulim qe Hyji u ben njerezve mbi gjerat e fshehta dhe te njohura vetem nga ai. Ne menyre te vecante per gjera qe i perkasin se ardhmes.
    Me sa duket eshte shkruar rreth vitit 95. pas Krishtit dhe iu bashkangjit autorit te Ungjillit te katert, pra Gjonit. Eshte nje liber ngushellimi, me te cilin Zoti do te forcoje bashkesine e tij.

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjuhėt nė Shkrimin Shenjt


    Fillimisht Shkrimi Shenjt ka qenė shkruar nė tre gjuhė tė ndryshme, dy prej tė cilave nė gjuhėn semantike: gjuha hebreje e aramaike dhe e treta gjuhė indoeuropiane: greqishtja.

    • Besėlidhja e Vjetėr: pjesa mė e madhe ėshtė shkruar nė gjuhėn hebreje, edhe pse pėrmban pjesė nė gjuhėn aramaike, kryesisht nė librat e Esdres dhe Danielit. Greqishtja ėshtė pėrdorur pėr ti shkruajtur librat e ashtuquajtur deuterokanonik, edhe pse disa prej tyre nė fillim kanė qenė tė shkruajtura nė gjuhėn hebreje.
    • Besėlidhja e Re: ka qenė shkruajtur nė gjuhėn greke hellenistike ose koinč. Kjo gjuhė greke popullore ėshtė pėrdorur gjatė shekujve IV para Kr. dhe VI pas Kr., mendohet tė ketė qenė gjuha mė e popullarizuar e mė e kuptueshme tė asaj epoke, qė shėrbente si “urė” ndėrmjet shume popujve dhe kulturave qė lagėshin nga deti Mesdhe.

    Kėshtu qė nuk na habit fakti qė Besėlidhja e Vjetėr tė ketė qenė pėrkthyer shumė shpejt edhe nė gjuhėn greke: lloji mė i pėrhapur ėshtė quajtur Septaguinta (ose i Shtatėdhjetave), sipas legjendės shtatėdhjetė njerėz tė urtė kanė pėrkthyer Pentateukun nga hebraishtja nė greqisht.

    Latnishtja do tė pėrdoret nė pėriudhat kohore qė vijojne pėr tė pėrkthyer Shkrimin Shenjt nė tėrėsi. Pėrkthimi bėhet nga shėn Jeronimi (nga Dalmacia) ndėrmjet shekujve IV dhe V: ky pėrkthim do tė marr emrin Vulgata.

  4. #14
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NDARJA E BIBLES HEBRAIKE



    E njohur nga hebrenjte e Palestines ne fillimet e eres se krishtere, poashtu eshte e ruajtur edhe nga hebrenjte e sotem.

    LIGJI ose PENTATEUKU

    Zanafilla
    Dalja
    Levitiku
    Numrat
    Ligji i Peterire

    PROFETET
    a) Profetet e vjeter
    Jozuehu
    Gjyqtaret
    I e II i Samuelit
    I e II i Mbretereve

    b) Profetet e rinj
    Izaia
    Jeremia
    Ezekieli
    12 Profetet
    (Ozea, Joeli, Amosi, Abdia,
    Jona, Mikea, Nahumi, Habakuku,
    Sofonia, Agjeu, Zakaria, Malakia)

    SHKRIMET
    Psalmet
    Jobi
    Fjalet e Urta
    Ruta
    Kenga e Kengeve
    Kishtari (Qoelet)
    Vajtimet
    Estera
    Danieli
    Ezdra - Nehemia
    Kronikat

  5. #15
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NDARJA E BIBLES GREKE (SEPTAGUINTA)


    Bibla greke e te Shtatedhjeteve (Septaguinta), kushtuar hebrenjeve ne diaspore, permban:
    a) Librat e Bibles hebraike te perkthyer ne greqisht me variantet ne Librat mbi Esteren dhe Danielin.
    b) Librat deutorokanonike
    c) Veprat apokrife te permendur ne kllapa.

    LIGJI KUSHTETOR dhe HISTORIA
    Zanafilla
    Dalja
    Levitiku
    Numrat
    Ligji i Peterire
    Jozuehu
    Gjyqtaret
    Ruta
    Kater "Librat e Mbretereve"
    - dtth I e II i Samuelit dhe III e IV i Mbretereve -;
    Kronikat
    Kater librat e Ezres
    (Ezra I - apokrif); Ezra II (Ezra - Nehemia;
    Ezra III dhe IV apokrifet);
    Estera (pjeset vetem ne greqisht)
    Judita
    Tobia
    Makabenjte I e II (dhe III e IV - apokrifet)

    POETET e PROFETET
    Psalmet
    [Odet]
    Jobi
    Fjalet e Urta te Salomonit
    Kishtari (Ekklesiastes)
    Kenga e kengeve
    Jobi
    Libri i Urtise ("Urita e Salomonit)
    [Psalmet e Salomonit]
    Dymbedhjete profetet e vegjel
    [Ozeja, Amosi, Mikea, Joeli,
    Abdia, Jona, Nahumi,
    Habakuku, Sofonia, Agjeu,
    Zakaria, Malakia]
    Isaia
    Jeremia
    Baruku ["Letrat e Jeremise"]
    Vajtimet
    Ezekieli
    Danieli

  6. #16
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BIBLA KATOLIKE


    Sipas Kanonit te Kishes katolike Beselidhja e Vjeter perbehet prej 46 librash, ndersa Beselidhja e Re 27 libra (greqisht).
    39 libra te Beslidhjes se Vjeter jane ne origjinal dtth hebraisht, me pjese ne aramaisht te Ezdra (4, 8 deri 6, 18; 7, 12-26) dhe Danieli (2, 4 - 7, 28 ).
    7 te tjeret dhe pjeset e Esteres dhe te Danielit - keta libra jane shenuar me nje yll - jane perkthim i Septaguinta ose te Shtatedhjeteve (LXX), i cili ka qene shkruar per hebrenjte ne diaspore. Botimet protestante pranojne Beselidhjen e Vjeter sipas Bibles hebraike - Bibla e Hebrenjve palestineze - dhe per kete arsye zakonisht nuk i permbajne librat dhe pjeset qe vijojne (te ashtuquajturit deutorokanonik): Tobia, Judita, 1 dhe 2 i Makabenjeve, Baruku, Libri i Urtise, Siracidi, Estera, Danieli 3, 24-90; kap. 13 dhe 14.

    • BESELIDHJA E VJETER

    Pesėlibershi:
    Zanafilla (Zan)
    Dalja (Dal)
    Levitiku (Lev)
    Numrat (Nr)
    Ligji i Pertrire (Lp)

    Librat historikė:
    Jozuehu (Joz)
    Gjyqtaret (Gjq)
    Libri i pare i Samuelit (1 Sam)
    Libri i dyte i Samuelit (2 Sam)
    Libri i pare i Mbretereve (1 Mbr)
    Libri i dyte i Mbretereve (2 Mbr)
    Libri i pare i Kronikave (1 Kro)
    Libri i dyte i Kronikave (2 Kro)
    Esdra (Esd)
    Nehemia (Neh)
    Tobia* (Tob)
    Judita* (Jt)
    Estera[*] (Es)
    Libri i pare i Makabenjve* (1 Mak)
    Libri i dyte i Makabenjve* (2 Mak)

    Librat poetikė dhe tė urtė:
    Jobi (Jb)
    Psalmet (Ps)
    Fjalet e Urta (Fu)
    Kishtari (ose Koheleti) (Kish)
    Kenga e Kengeve (Kk)
    Libri i Urtise (Ur)
    Libri i Siracidit (Sir)

    Librat Profetikė:
    Isaia (Is)
    Jeremia (Jer)
    Vajtimet (Vaj)
    Baruku (Bar)
    Ezekieli (Ez)
    Danieli[*] (Dan)
    Ozeja (Oz)
    Joeli (Jl)
    Amosi (Am)
    Abdia (Ab)
    Jona (Jon)
    Mikeja (Mik)
    Nahumi (Nah)
    Habakuku (Hab)
    Sofonia (Sof)
    Agjeu (Agj)
    Zakaria (Zak)

    • BESELIDHJA E RE

    Ungjilli sipas Mateut (Mt)
    Ungjilli sipas Markut (Mk)
    Ungjilli sipas Lukes (Lk)
    Ungjilli sipas Gjonit (Gjn)
    Veprat e Apostujve (Vap)
    Letra drejtuar Romakeve (Rom)
    Letra e pare drejtuar Korintasve (1 Kor)
    Letra e dyte drejtuar Korintasve (2 Kor)
    Letra drejtuar Galatasve (Gal)
    Letra drejtuar Efesianeve (Ef)
    Letra drejtuar Filipianeve (Fil)
    Letra drejtuar Kolosianeve (Kol)
    Letra e pare drejtuar Selanikasve (1 Sel)
    Letra e dyte drejtuar Selanikasve (2 Sel)
    Letra e pare drejtuar Timoteut (1 Tim)
    Letra e dyte drejtuar Timoteut (2 Tim)
    Letra drejtuar Titit (Tit)
    Letra drejtuar Filemonit (Flm)
    Letra drejtuar Hebrenjve (Heb)
    Letra drejtuar Jakobit (Jak)
    Letra e pare e Pjetrit (1 Pjt)
    Letra e dyte e Pjetrit (2 Pjt)
    Letra e pare e Gjonit (1 Gjn)
    Letra e dyte e Gjonit (2 Gjn)
    Letra e trete e Gjonit (3 Gjn)
    Letra e Judes (Jud)
    Zbulesa (Zb)

  7. #17
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BIBLA nuk ėshtė teologjia e njeriut por antropologjia e HYJIT


    • UNGJIJTĖ SINOPTIKĖ


    Fjala ungjill rrjedh prej fjalės greke evangelion, prej sė cilės buron fjala latine evangelium, qė shqip do tė thotė »lajmi i gėzueshėm, sihariqi...« Ungjijtė tregojnė dhe dėshmojnė fjalėt dhe veprat e Jezu Krishtit, por tė shkruara prej ungjilltarėve. Ata flasin pėr mėsimin e Jezu Krishtit Ai nuk i pėrshkruan (tregon) mrekullitė, por ka bėrė mrekulli. Tė katėr ungjilltarėt dėshmojnė dhe shkruajn pas vdekjes sė Jezu Krishtit veprimin e tij nė tokė.
    Siq theksuam, janė katėr ungjijė: sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit. Sinoptikė quhen tre ungjilltarėt e parė dmth. Mateu, Marku dhe Luka. Fjala SINOPTIKĖ (SIINOPSA) ėshtė greke SYN OPTIKOS qė shqip mund tė pėrkthehet »shiqim i perbashkėt, bashkėkundrim«. Kėtė fjalė, nė kėtė domethėnie, i pari e ka pėrdorur J. GRIESBACH nė vitin 1774. Para tij ėshtė pėrdorur, por nuk ėshtė e shkruar.
    Dihet se Jezu Krishti ka predikuar nė gjuhėn arameike, kurse ungjijtė janė tė shkruar nė gjuhėn greke. Por ka tė shėnuar edhe diēka nė gjuhėn arameike, megjithatė janė shumė tė skurta dhe mund t'i cekim, posaqe kėto vendė dhe kėto fjalė: ABBA Mk 14,36; Talita kumi Mk 5,41; effata Mk 7,34...
    Kėto fraza, nė gjuhėn shkencore tė Biblės quhen LOGIA, dhe janė tė shėnuara ashtu si Jesu Krishti i ka folur. Ungjijtė sinoptikė dėshmojnė vetėm njė vit veprimi botėrisht tė Mesisė; ata e cekin vetėm njė »PASHKĖ« dhe vetėm njė ardhje tė Jezusit nė Jeruzalem. Shėn Gjoni ungjilltar i cekė 3 Pashkė dhe ardhje tė shpeshta nė Jeruzalem. Kjo dėshmon se ungjilltarėt nuk e kanė pasur qėllimin biografik tė Jezusit, por veprimtarinė e tij, mundimet, vdekjen dhe ngjalljen e tij. Ungjilltarėt nė fillim kanė predikuar ungjillin e mė vonė e kanė shenuar. Ata mes vete janė kuptuar se si tė predikonin dhe predikimet kanė qenė mė sė shumti dėshmimi i fjalėve dhe veprave tė Jezusit. Pėr kėtė mė sė miri argumentojnė ungjijtė sinoptikė.
    »Zwei QUELLE theori - teoria e dy burimeve«; ėshtė teori e fillimit tė kėtij shekulli dhe qė ka pėr qėllim tė tregoj se ungjilli i parė ėshtė sipas Markut dhe i shkruar prej Markut - veprat e Jezusit, kurse Mateu dhe Luka janė tė varur prej Markut dhe prej fjalėve (logia) tė Jezusit, qė nė literaturėn shkencore shkruhet me shkronjen Q (Quelle gjermanisht, shqip ėshtė burim).
    Sipas kėsaj teorie Marku ėshtė i pari qė formoi formėn literare e cila mė parė nuk ishte, kurse ajo formė ėshtė ungjilli.

    Formgeschichte Methode - metoda e formimit historik; paraqitet pėr ungjilltarėt qė formuan ungjijtė si i kemi sot, apo ata me njė mėnyrė ishin pėrmbleshės tė shkrimeve dhe gojėdhėnave. Sipas kėsaj, ungjilltarėt Mateu dhe Luka janė antarė tė vėrtetė, por kompilatorė, pėrpilues. Gjenerata e parė e krishterė vuri themelet e traditės ungjillore. Ata dėshmuan me fenė e gjallė veprimtarinė e vet. Ungjijtė pėrbėhen prej logisė (logia) apo prej fjalėve qė Jezusi i ka thėnė, dhe prej pėrshkrimeve tė ngjarjeve qė ai i ka bėrė.

    Redaktiongeschicht (historia e redaktimit); metodė qė shkencėtarėt e quajnė ungjilltarin vetėm redaktues (redaktor), do tė thotė qė vetėm e kanė bėrė rregullimin e ungjijve, sepse materialin e kanė trashėguar. Kjo metodė tejkalon edhe metodėn e formimit historik (formgeschichte methode. E vėrteta ėshtė se ungjilltarėt - shkrimtarėt shenjtė kanė trashėguar burime, por ata e kanė shkruar, secili sipas metodės sė vet, ato janė auktorė tė ungjillit tė shkruar.

    UNGJILLTARĖT
    ungjilltarėt janė autorėt qė kanė shkruar Ungjillin - Lajmin e gėzueshėm. Tė gjithė nxėnėsit e Jezusit predikkonin ungjillin e Mėsuesit, kurse disa edhe kanė shkruar ato fjalė qė Jezusi i ka predikuar dhe ata ēka kanė predikuar vetė. Pasė qė ungjijtė kanė tė bėjnė me veprimtarinė e Jezu Krishtit, do tė kalojmė dhe do t'i shenijmė disa burime historike jo tė krishtera , se ēka thojnė pėr Jezusin.
    Jozef Flavio pėrmend »Jakobin, tė vėllain e Krishtit, i cili quhet jezus«
    Filoi i Aleksandrisė pėrmend Pilatin dhe gjykimin e tij tė padrejtė.
    Taciti pėrmend djedjen e Romės nė vitin 64, qė Neroni i fajsonte tė krishterėt. Thotė se ky ėmėr vjen prej Krishtit, tė cilin Pilati e gjykoi pėr vdekje.
    Plini i Ri pėrmend njerėzit qė i luteshin Jezusit si Hy. Cekė se ka vrarė tė krishterėt qė nuk e mohonin Krishtin.
    Svetoni shkruan se hebrenjėt qė bėnin shqetėsime, tė ndikuar prej Krestit (mendon nė Krishtin) ishin tė larguar prej Romės

    MARKU
    Do tė sqarojmė mė hollėsisht tre ungjilltarėt sinoptikė. Sipas burimeve qė deri mė sot janė tė njohura, ungjilli i parė i shkruar ėshtė i shėn Markut. Nė ungjillin e vet ka 16 kre dhe 661 rende (me mungesė tė 16,9-20, qė mė vonė do tė sqarojmėe). Tė shohim se prej nga e dimė se ėshtė shėn Marku autorė i kėtij ungjilli. Papio, ipeshkėv i frigjisė prej Azisė sė Vogėl, shėnon se Marku ishte sqarues (hermeneutes) apo pėrkthyes i shėn Pjetrit dhe ai ka shėnuar tė gjitha saktėsisht ēka i kujtonte. AI vet nuk e ka dėgjuar J. Krishtin, por atė ēka e trashėgoi prej shėn Pjetrit - Udhėheqėsit tė parė tė Kishės. Irenej dhe Origeni niashtu e pėrmendin ungjillin e shkruar prej Markut.
    Do t'i shėnojmė vetėm vendet ku mund tė gjejmė emrin e shėn Markut ungjilltar nė Besėlidhjen e re; 1Pt 5,13; Vap 12,12.25; 13,5.13; 15,37.39; Kol 4,10; 2Tim 4,11;1Pt 5,13; Flm 1,23. Edhe vet shėn Marku e shėnon ne 14,51.

    Deri nė 16,8 nuk ka problem tė pėrcaktohet shkrimi se kush e ka shkruar, por prej 16, 8-20 ėshtė sipas shumė studiusėve nuk ėshtė i Markut. Ai ėshtė i shėnuar me kllapa dhe quhet mbarimi i Freerit. Ky mbarim nuk ėshtė tipik i Markut. Deri nė 16,8 ėshtė tipik i tij. Si lloj provokatori, sepse nuk dėshiron t'a kėnaq lexuesin, nuk dėshiron t'ia plotėsoidėshirėn, por dėshiron t'a nxisė, ta vė nė veprim, ta aktivizojė, por niashtu edhe provokon me pėrfundimin e vet. Dėshiron qė lxuesi tė filloi tė kėrkojė mė shumė se sa nė tekstin e ungjilltarit, pikėrisht tė hyjė nė veprim me fjalė qė i ka lexuar. Shumė me rėndėsi janė pėrcaktimet gjeografike, apo ngjarja qė ndodhė nė vende tė Palestinės. Pas pagėzimit nė Jordan, Jezusi filloi predikimin nė Galile (1, 14-9, 50) qė pėr shėn Markun ungjilltar ka domethėnie tė madhe teologjike. Pastaj vazhdon mė tutje nė Jeruzalem. Atje predikon dhe atje mbaron jeta tokėsore e Tij. Jezusin nuk e pranon Jeruzalemi si Galilea. Galilea ėshtė pagane, por ungjilltari vė nė dije se ėshtė vend i ngjarjeve mė tė mira pėr veprimtarinė e Mesisė nė tokė dhe kjo ėshtė shenje pranimi dhe mirėseardhjes sė Tij. Jeruzalemi e dėbon, largon Mesinė. Por edhe nė Jeruzalem Ai vuan mundimet qė njerėzimi ia shkaktoi. Por nė fund Marku ungjilltar shkruan: »Shkoni e thoni nxėnėsve tė tij - veēanėrisht Pjetrit: Po shkon para jush nė Galile. Atje do ta shihni, sikur u pat thėnė.« (16,7). Me kėto fjalė Jezusi dėshiron tė lajmėron nė Galile dhe tė ripėrtrijė ngjarjet mė tė mira. Do t'i shtjellojmė dy ngjarjet qė Jezusi ushqeu me mrekulli njerėzit e uritur. Ato janė nė ungjillin e Markut me shumė rėndėsi. Ushqimi i pesė mijė vetėve 6,30-43. Kėtu Mesia gjendet nė anėn e liqenit tė Galilesė, ku ėshtė e banuar me hebrenjė. Kėtu teprojnė 12 shporta pasi qė ngrėnėn. Ushqimi i katėr mijė vetėve 8,1-10. Kėtu ėshtė ana tjetėr e liqenit ku ėshtė e banuar me paganė. Kėtu teprojnė 7 shporta pas ngrėnjes. Kjo ėshtė njė atmosferė eukaristike, me shumė rėndėsi. 12 shporta janė pėr ushqimin e popullit hebrenjė, sepse pėrcakton 12 fiset e tyre, pikėrisht ky numėr pėrkufizon dhe nuk lejon qė tė zgjerohet nė veprimin e Mesisė, sepse ėshtė i kufizuar dhe i pėrcaktuar pėr 12 fiset e popullit hebrenj. Kerse 7 shporta »tė tepėrta« janė pėr tėrė popujtė e botės. Sepse numri 7 nė mėnyrėn semite ėshtė mė i madh se 12 dhe mė i madhi, i pakufishėm; dmth. se Mesia ėshtė pėr tė gjithė popujtė e botės, pėr ēdo njeri nė kėtė botė. Shėn Marku ungjilltar ėshtė teolog i thellė.

    Ndarja e ungjillit (rrėfimi - dėftimi i Pjetrit)
    Ungjilli i shėn Markut ndahet nė dy pjesė tė medha. Njė deri 8,26. Kjo pjesė gjithmonė detyron tė pyetėsh se kush ėshtė ky njeri i cili quhet Jezus. Pėrherė shtrohet pyetja kush ėshtė Jesohuah. Pėrgjegjėn e gjėjmė nė vendin lidhės tė kėtyre pjesėve. Rrefimi apo dėftimi i Pjetrit nė 8,27-30. Me kėtė jepet pėrgjigja pėr pjesėn e parė tė ungjillit »kush ėshtė ky njeri i quajtur Jezus«? Pjetri thotė: »Ti je Mesia« (8,29). Thotė ti je »ha mashija«, me artikul e shėnon fjalėn Marku ungjilltar, sepse pėrcakton vetėm njė mesi tė vetėm. Pėrgjegja tjetėr ėshtė e Centurionitnė 15, 39 kur thotė pėr Jezusin sė ėshtė »ben Elohim« (biri i Hyjit). Kėtė pėrgjigje e jepė njeriu pagan - Centurioni. Marku nuk shkruan fare dėftimin e Jezusit (shkruan vetėm pėrfundimin e Freerit apo pėrfundimi i gjatė dhe pėrfundimi i shkurtėr, qė sipas traditės nuk janė tė Markut). Me kėtė dėshmon se nuk duhet kėrkuar Mesinė nė varr, por nė dritė, sepse varri ėshtė terr. Atė duhet kėrkuar nė fjalėn e shpallur, sepse tė ngjallurin nuk duhet kėrkuar tė tshiqojmė me sy por me shpallje, kumtime dhe fjalė liturgjike. Ai nė pėrfundim dėshmon kėshtu: »Tė parėn ditė mbas tė shtunės«, »nė mėngjes«, »shumė heret«, me tė lindur tė diellit« (16,2), »tė veshur me petka tė bardha« (16,5). Kjo dėshmon se fillon njė ngjarje - jetė e re, KISHA e themeluar prej vet Mesisė, Jezus, qė do tė shpallė fjalėt e Tija dhe do tė dėshmon veprat e Tija.

    Kush ėshtė Jezusi tek Marku?
    Jezusi ėshtė pėr Markun njeri, plotėsisht qenie njerėzore, qė e zbulojmė pėr ēdo ditė. Me shumė karakteristike njerėzore, p.sh. ėshtė i hidhėruar nė sinagogė, hanė, shkon nė gostitje, ėshtė i lodhur, flenė... Ai nuk dėshiron qė nė rend tė parė tė tregojė natyrėn hyjnoretė Jezusit. Ėshtė i friguar dhe nė ngushticė: »Shpirti im ėshtė i trishtuar pėr vdekje. Mos u largoni e rrini zgjuar« (14,34). MArku ka dėshirė qė Jezusin t'a quaj »didaskalos« - mėsues. Nuk dėshiron tė ndalet nė fjalė, por nė vepra, sepse mbretėria qė po e shpallė tashmė ėshtė e pranishme. Ky Jeshua ėshtė Mesia, por i kryqėzuar. Ashtu ėshtė i paralajmėruar, sidomos Izaia shkruan pėr kėtė nė kėto vende; 42,1-7; 49,1-9; 50,4-9; 52,13. Nė tekstin e Izasisė qė do tė pėrqėndrohemi, ėshtė profeci e thellė mbi jetėn e Mesisė, Jezusit prej Nazaretit, shkruan kėshtė: »Para Tij u rrit porsi pinjolli, porsi rrėnja nga toka e thatė. S'kishte bukuri as hijeshi, qė tė mund tė vėrejmė nė tė, as pashi qė tė mund tė na pėlqente. Ishte i pėrbuzur, mė i sprasmi ndėr njerėz, njeri dhimbjesh, i regjur me vuajtje, si ai, para tė cilit mbulohet fytyra, i pėrbuzur, kėndej as se bėnim pėr send! E pra, Ai i mori mbi vete vuajtjet tona, mbi shpatulla tė veta i ngarkoi dhimbjet tona! E ne ishim tė bindur se ishte i ndėshkuar, i munduar prej Hyjit e i nėnēmuar! Kurse Ai ishte i plagosur pėr shkak tė paudhėrive tona, i ndrydhur pėr shkak tė fajeve tona; ndėshkimi, peng paqeje pėr ne, peshoi mbi Tė: me vėrragėn e tij ne u shėruam. Tė gjithė ne endeshim si berret e humbura, secili udhėn e vet ndiēte e Zoti e ngarkoi mbi Tė paudhėrinė e tė gjithė neve. I marrė me tė keq, lejoi tė pėrvuhet, nuk e ēeli gojėn e vet; porsi qengji qė e qojnė pėr ta therrur, porsi delja e pazė para qethėtarėve, nuk e qeli gojėn e vet. E hoqėn kėso jete me dhunė e me gjyq. Kush kujdeset pėr fatin e tij? PO, e zhbinė nga toka e tė gjalėve, pėr faj tė popullit tė vet qe goditur pėr vdekje« Iz 53,2-8. Mesia mori shembull nga ajo ēka profeti tregoi, parafoli. Kėtė tekst profetik mund t'a kuptojmė plotėsisht, sepse shohim ngjarjen Mesianike. Mesia ėshtė »njeri dhimbjesh, i regjur me vuajtje« (Iz 53,3), Ai i cili quhet Biri i Njeriut, Ai ėshtė edhe Biri i Hyjit. Tek shėn Marku ungjilltar ėshtė shpesh herė rasti kur Jezusi iu ndalon tė flasin publikisht mbi mesinė, posaēe nė pjesėn e parė, 1,14; 7,24.36; 8,26; 9.30. Kjo porosi e Mesisė nxėnėsve tė vet quhet »Fshehtėsia Mesianike«.
    Ky Mesi ėshtė pėrcaktuar tė shpėtoi njerėzimin nga robėria, vdekja, mjerimi, humnera. Me »vdekje« ai ngjallė njerėzimin, vlerėson jetėn njerėzore, i jep asaj kuptim, me fjalė tė tjera, nėpėrmjet vuajtjes njeriu mund tė kuptoi dhe vlerėsoi jetėn. Nė Kalvarė ėshtė i vetmuar, pa askėnd, nuk i afrohet askush pėrveē asaj qė ia shporroi zemrėn dhe nxėnėsit tė dashu. Edhe nėnėn e vet, nėpėrmjet nxėnėsit tė dashur ia dhuroi - dorėzoi - tėrė njerėzimit. Pėr tėrė njerėzimin vdiq, edhepse nė vetmi, pa njeri afėr. Kjo ėshtė Dashuria hyjnore e Birit tė Hyjit - Jezu Krishtit. Dashuria e Tij shpėton njerėzimin

    MATEU
    Nė fillim do tė shofim se ēka flasin dėshmimet pėr ungjillin e tij. Papiu shkruan se »Mateu i rregulloi fjalėt e Hyjit nė gjuhėn hebraike«. Deri mė tani nuk ėshtė gjetur asnjė shkrim nė gjuhėn hebraike tė shkruar nga Mateu, siē e kemi nė gjuhėn greke ungjillin e tij. Irenej poashtu shkraun se Mateu ungjillin e shkroi nė gjuhėn e hebrenjėve. Euzebije niashtu. Origeni shkruan se Mateu e shkroi nė gjuhėn arameike dhe qė ishte tagrambledhės dhe apostull. Tė cekurit dhe Origeni mendojnė nė »kerigmen palestineze« apo qė ka qenė Mateu arame, sespse ungjilli burimor dhe kanonik ėshtė nė gjuhėn greke. Nuk duhet kuptuar qė tradita shkruan se Mateu shkruan arameisht apo hebreisht por ėshtė e shkruar nė mėnyrė hebraike, interpretimi ėshtė hebreisht. Ai mendon polotėsisht hebreisht dhe arameisht - nė mėnyrė midrashe Kėtrė ungjill e shkroi mė sė shumti pėr posa tė kthyerit nė krishterizėm. Ėshtė i shkrua nė njė stil ,ė tė ngritur, solemn, tė vėrtetė liturgjik, pėr dallim nga Marku i cili ėshtė spontan. Shumė fjali janė tė marrura pėr liturgji nga Mateu. Ai nuk bėnė drama tė mėdha, pėr tė ėshtė me rėndėsi t'a vė nė qendėr Zotrin, Mretėrinė e Hyjit. Shkruan pėr elitėn qė e njeh Shkrimin SHenjtė, tė cilėt dėshirojnė tė pėrparojnė nė shenjtėri.

    Me breznitė (nė fillim) ka pėr qėllim qė tė tregoi se Jezusi ėshtė Mesia qė populli i izraelit e prite.
    Marku ka 18 citate tė marrura prej Shkrimit Shenjtė, Luka 19, Gjoni 12, kurse Mateu ka 70 citate. Mė parė e cekėm se ai shkruan pėr ata qė mė tepėr e njohin Shkrimin shenjtė. Ungjilli i tij ėshtė ungjilli kishtar. I vetmi ungjilltar qė pėrmend qartė dhe drejtpėrdrejt Kishėn: »Ti je Pjetėr - Shkėmb dhe mbi kėtė sshkėmb do t'a ndėrtoj Kishėn time - ten ekklesian« ...(16,18). Apo »Nė qoftė se as ata nuk i dėgjon, tregoj Kishės - eiton te ekklesias. Nėse as Kishėn - tes ekklesias...» (18,17). Ai ėshtė koncentruar nė pėrmbajtje duke theksuar bashkėsinė dmth. Kishėn.

    Lutja "Ati ynė" (6,9-13)
    Gjuha burimore e lutjes Atynė sigurisht ėshtė arameike dhe fjala e parė ėshtė »ABBA«. Tertuli thotė pėr Atynėn se ėshtė »BREVIARIUM TOTIUS EVANGELII« - pėrmbledhje e tėrė ungjillit. Cipriani thotė : »CELESTIS DOCTRINE COMPENDIUM« - pėrmbledhje e doktrinės qiellore. Maksim Rrėfyestari: »kompendium i dogmatikės, mistikės dhe filozofisė sė krishterė«.
    »ABBA« - o Atė, ėshtė fjalė e cila fėmiu nė sigurimin dhe mbėshtetjen e vėrtetė i drejtohet Atit, Babait tė vet. Metafora »nė qiell« sygjeron dikė i cili ėshtė afėr, i cili ėshtė plotėsisht tjetėr, por i cili ėshtė dėftuar, ėshtė afruar. Shėn Augustini pėr kėtė pjesė thotė: »Intimio intimo meo, superior sumo meo«. »U shenjtėroft emri ytė« - shenjtėrimi i emrit tė Hyjit. Kjo ėshtė edhe mėnyra orientale e emėrtimit tė emrit. Hyji posedon emrat mė tė mirė. »Ardhtė Mbretėria jote«! Kjo pjesė ka tė bėjė me psalmet 66-99. Hyji ėshtė mbret i tokės dhe i gjithėsisė, sepse Ai ėshtė Krijues, Bėrės. Mbretėria kėtu ka tė bėjė me domethėnien ek=skatologjike, ardhmėria, qielli dhe toka e re. Por kjo ėshtė e pranishme nė veprat e Jezusit. »U bėftė vullnesa jote« ėshtė lutje psalmesh, por qėllimin e ka qė ēdo vepėr qė tė kryheėt nė tokė tė jetė sipas vullnesės - dėshirės - sė Krijuesit. »Bukėn tonė tė pėrditshme na jep sot«! E nevojshmja e pėrditshme trupore dhe shpirtėrore. Mė shumė e ka qėllimi pėr bukėn shpirtėrore se asaj trupore - buka eukaristike. »Na i fal fajet tona, sikurse ne i falėm fajtorėt tonė«! Falja e mėkatėve bėhet sikurse ne falim dhe sa falim, prandaj falja varet vet prej neve. »Mos lejo tė biem nė tundim«, mund tė thuhet qė mos lejo tė biem nė sprovė, shtytje. »Por na shpėto nga i Ligu«! Lutja Atynė ėshtė lutje qė Jezusi na mėsoi, por mund tė kuptohet mė sė miri nė lidhshmėri tė tėrėsishme. Ne i drejtohemi Zotit me »ABBA«, prandaj kjo ėshtė e kuptueshme deri nė fund, nėse e kemi mė qėndrimet dhe veprat tona Atin prijės tė jetės sonė - Krijues.

    Predikimi nė mal
    Predikimi nė mal ėshtė kėrkimi i mėsuesit qė ne tė jemi tė pėrsosur. Ndoshta ky kėrkim ėshtė i pakufishėm. Ai na porositė: »Jini, pra, tė pėrkryer siē ėshtė i pėrkryer edhe Ati juej qė ėshtė nė qiell!« (Mt, 5, 48). Shenjtėrimi, pėrkryermėria, pėrsosmėria janė virtyte e jo vetėmohime. Ai na thėrret nė diēka mė shumė. Predikimi nė mal karakterizon edhe kėtė: nxėnėsit janė rreth tij, sepse ata do tė jenė dėshmitarėt e fjalėve tė tija dhe dėshiron qė tė jenė afėr Tij. Ai kėrkon ēka ėshtė e mundshme. Mund tė marrim shembull lumturinė e parė ku thotė: »Lum skamnorėt nė shpirt, sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve«! Nė aparatin kritik tė Biblės sė pėrkthyer shqip nga Don SImon Filipaj shkruan kėshtu: »Ai qė di se prej vetvetes nuk ėshtė nė gjendje t'i fitojė tė mirat e shpirtit dhe kėshtu ėshtė i varur prej Hyjit. Atij qė vetja i mjafton - ai ėshtė krenar dhe si i tillė, vetvetiu e varfėron vetveten prej tė mirave qė do t'ia jepte Hyji«.

  8. #18
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LUKA


    Ungjilli i tretė ėshtė i shėn Lukės. Ky ungjil ėshtė shkruar nė kohėn kur Kisha ishte tashmė »njė bashkėsi« (bashkėsia e shėlbimit) e cila ėshtė e animuar me Krishtin. Luka ungjilltar ishte pagan, me njė kulturė heleniste, por njohės i mirė i Septuagintės. Kishte ndjenja pėr »tė vegjėlit«, pėr »tė panjohurit« pėr »tė dėbuarit«. Lajmėrimin e lokalizon nė Nazaret, nė njė vend tė panjohur. Rolin e ngjarjes ia jepė njė vajze tė panjohur - Marisė.
    Pėr Lukėn shkruajnė: Irenej thotė se ishte bashkėpunėtor i ngusht i Palit. Marcioni shkruan se Luka Sirios prej Antiokisė ishte mjek, nxėnės i Palit dhe qė vdiq kur i kishte 84 vite. Shkruan se ungjijtė janė tė shkruar: Mateu nė Jude, Marku nė Antioki, kurse Luka nė Akajė pėr nevojat e paganėve. Jeronimi thotė se ėshtė edhe autor i Veprave tė Apostujve. Nė B.R. kemi kėto dėshmi pėr Lukėn: Kol 4,14; Flm 23; 2Tim 4,11; Vap 16,10-17; 20,6-15; 21,1-18; 27; 28...
    Ai shkruan se i shqyrtoi tė gjitha burimet (burimet shkrimore dhe gojore) dhe pastaj e shkroi ungjillin. Nė fillim shkruan kėshtu: »Pasi shumė vetė ndėrmorėn tė rendisin tregimin mbi ngjarjet qė ndodhėn nė mesin tonė - ashtu siē na i lanė ata qė i panė me sy tė vet qė nė fillim dhe u bėnė mbarėshtues tė Fjalės - e, mbasi i shqyrtova hollėsisht tė gjitha qysh prej fillimit, vendosa t'i shkruaj pėr ty,...(1,1-3). Luka nė fillim ka gjėrėsisht mbi lindjen dhe fėmijėrinė e Jezusit. Kjo na jep njė paraqitje mė tė plot tė jetės sė Krishtit. Besohet se kėtė ia ka rrėfyer Maria - Nėna e Jezusit.
    Luka e ka njė gjuhė tė bukur. Tenton qė t'i vendos ngjarjet historikisht, edhe pse nuk e kishte qėllimin e historisė si e tillė. Ėshtė i impresionuar me imtėsi, hollėsi, delikatesė, bukuri qė Jezusi e ka ndaj tė vegjėlve, varfėrve,

    Historia e Shėlbimit
    Luka ungjilltar historinė e shelbimit e shefė nė 3 etape.

    a) Koha e premtimit (Besėlidhja e Vjetėr); nuk mbaron me librin e fundit tė B.V., por me predikimin e Jezusit nė sinagogė tė Nazaretit (4,21). Jezusi ka detyrė tė pėrgatisė atė popull prej kohės sė premtimit pėr ardhjen e mesisė. Ai mbetet nė atė kohė tė pėrgatitjes. E pėrbėn atė pjesė tė pėrgatitjes (3,21), pagėzimi. Atėherė ai popull nė personin e Jezusit pėrsėri kthehet nė shkreti dhe qė pėrsėri tė bėjė Ekzodus qė herėn e parė nuk ka arritur. Jezusi ėshtė ai popull, por edhe njerėzimi nė tėrėsi - Adami i Ri. Kjo tregon edhe nėpėrmjet gjenealogjisė. Tek Luka breznitė shkojnė deri tek Adami - njeriu i parė, pėr dallim nga Mateu, duke treguar lidhshmėrinė e pritjes sė Mesisė qė prej krijimittė njerėzimit. prej tashtit janė tė hapura dyertė e Mbretėrisė Qiellore pėr tė gjithė popujt. Luka shpesh herė pėrdorė fjalėn »duhet« pėr historinė e shelbimit, jo nė atė kuptim determinizėmi por nė kuptimin e plotėsimit harmonik tė planit tė Zotit.

    b) Jezu Krishti - Ungjilli. Nė pėrgatitjen e ungjillit tė vet, Luka shėrbehet me materialin i cili e ka trashėguar prej traditės Quelle. E rregullon, i shton tradita specifike vetėm te atij. Kėtu ėshtė qendra e historisė sė shelbimit, dmth Jezu Krishti ėshtė Shelbues dhe nėpėrmjet ungjillit e njohim dhe vėrtetohemi pėr Shelbimin e njerėzimit..

    c) Koha e KISHĖS; Kėtu Luka bashkon, mbledh shumė material, tema prej predikimeve tė shėn Pjetrit, shėn Palit... Plani i Veprave tė Apostujve ėshtė i tillė qė vetė Jezusi e emėrtoi, caktoi. Koha e Kishės ėshtė koha e fjalėve e cila pėrhapet prej Jeruzalemit, merrė havė nė Jude, lulėzonė nė Samari dhe zhvillohet sė shpejti deri nė skaj tė botės. Ky ishte koncepti i Ungjillit tė shėn Lukės dhe autorit tė Veprave tė Apostujve. Duhet cekur se Luka shkruan shembėlltyrat qė janė shumė tėrhjekėse pėr ēdo lexue. »Delja e humbur«, »drahma e humbur«, dhe shumė e rendesishme shėmbėlltyra »»djali i tretur (humbur) pėrsėri i gjetur«, »njeriu i pasur dhe Lazri skamnor« (15;16)

    Pasi qė populli hebrenjė dha kontributin mė tė madh tė kulturės botėrore, do tė japim njė pasqyrė tė shkurtėr tė ngjarjes mė tė madhe qė populli hebrenj e pėrkujton. Pashka hebrenje qė ēdo bebrejė e pėrkujton daljen nga robria. Ēdo pjesė e »mbrėmbjes sė Pashkės« e ka rėndėsinė e vet. Do tė shėnojmė shkurtimisht si duket festimi dhe atmosfera e mbrėmbjes sė Pashkės:

    1. Pjesa preliminare
    -- bekimi i festės
    pihet gota e parė me verė
    -- (Heja) pjata e dhimbshme
    gota e dytė me verė
    2. Liturgjia e Pashkės
    -- Hagada e Pashkės
    kėndohet psalmi 114 (Halel)
    3. Heja e Pashkės
    -- buka e bekuar, qengji i Pashkės
    gota e tretė me verė
    4. Pjesa pėrfundimtare
    -- kėndohen psalmet 114-118
    gota e katėrt me verė
    5. Nata e vigjilimit. Kėtu fillon pjesa kryesore e kėsaj feste. Tėrė natėn vigjėlon e tėrė familja, kėndohen psalmet, ripėrtrihet e kaluara e tė parėve tė popullit hebrenjė (Abrahami, Izaku, Moisiu, Aroni Davidi, Salomoni...), kėshtu qė Mbrėmbja e Pashkės ėshtė kujtim i historisė sė hebrenjėve dhe lavdi Hyjit qė i nxorri nga robėria e huaj.

    NGJALLJA (MUNDIMET, VDEKJA) E JEZUSIT
    Duke marrė parasysh tre ungjilltarėt sinoptik Gjonin dhe letrat e apostujve tė tjerė, do tė flasim diēka mbi vuajtjet, mundimet, vdekjen dhe triunfin e tyre - ngjaljen e Jezusit. Sipas shėn Markut, udhėtimi i Jezusit drejt Jeruzalemit paraqitet udhėtimi kah vdekja (9,51; 13,22; 17,11).
    Nė ēdo njėrin prej nesh (nė ēdo njeri) ekziston dėshira e thellė qė tė jetojmė edhe atėherė kur jeta nuk ka kupti. Nė ne ėshtė njė aspiratė ndaj jetės. Ajo ēka i frymėzoi tė krishterėt e parė ishte siguria qė njė njeri Jezus i cili jetoi me ta, ėshtė ėshtė kryqėzuar, janė dėshmitarė qė ka vdekur nė kryq, por prapseprapė janė dėshmitarė qė e kanė parė pėrsėri tė gjallė. Porosia (fjalėt dhe veprat) e tij ishin arsyeja e gjukimit pėr vdekje, kurse pas tri ditėsh Zoti e ngjalli. Hyrja e tij nė Jetė i pėrket atij, por edhe neve, sepse erdhi pėr njerėzimin.

    Mundimet dhe vdekja
    Duke shiquar nga ana njerėzore, kjo ėshtė vdekje e njė njeriu qė vdesė pėr idetė e veta. Ai vdesė sepse ėshtė njeri. Si njeri shkon nga vdekja. E dimė shumė mirė duke shkuar qė prej krijimit tė botės, prej Moisiut, Abrahamit.. si Hyji urdhėron tė jetojmė. Tė jetojmė nė shėrbim tė tė tjerėve dhe nė shėrbim tė Hyjit. Nė kėtė relacion tė tė pėrgjegjim prej vetė zemrės sė ekzistimit tonė nė thirrjen e Hyjit. Pore dimė niashtu si mund tė na kushtojė kjo thirrje. A ėshtė e mundur nė tė gjitha rrethanat, do tė pyeste njeriu? Nė Jezusin shohim si Hyji ndanė kondicionin tonė dhe vjenė nė vendin tonė. Gjatė jetės sė vet Jezusi ėshtė njeri para Hy\jit dhe nė dorėzimin e tėrėsishėm vullnesės sė Hyjit dhe pėr njeriun. Ka ndjenjesn e vetmisė, niashtu kėrkon tė mos jertojė vetėm. Ai ėshtė njeri qė vdesė pėr idetė e veta, pėr dėshminė tė cilėn e jep pėr Hyjin. Vdekja e tij ėshtė pasoja logjike e sjelljeve tė tija, sepse erdhi nė konflikt me mendim publik. Ai ėshtė Mesia tė cilin Izraeli nuk ka mundur ta paramendojė tė tillė. Ai realizon krejtėsisht »ndryshe« Mesinė. Izraeli - populli hebrenjė - ka zgjidhje ose ta pranojė ose ta gjykojė, qė pastaj tė mohojė mendimin e Mesisė. Jezusi nuk dėshiron t'i ikė vdekjes, por e zgjedh. E pranon me vetėdije tė plotė dhe e shėnrron nė dėgjesė. Vdekjen e shėndrron nė dėgjesė. Mėkatin na ka mbyllur nė koncepcionin tonė. Prej Atij mund tė lirohemi, nėse lirohemi prej mėkatit. Ai i jep kuptimit kuptim. Vdekja ėshtė paktimi i fundit, kurse Ai me ngjallje (me vdekje) i jep vdekjes kuptim. Jezusi jeton personalisht, por nė solidarizėm tė plotėsishėm me njerėzit (shėrbėtori besnik). Apostujtė e kuptojnė vetėm pasi qė ndodhėn tė gjitha, pas ngjalljes. Ajo u duket si pėrgjegje e Hyjit. Jezusi e luti me vajtim, ankim tė fortė dhe me lotė qė ta lirojė. Kėtij vajtimi kėsaj Kryqe Hyji i pėrgjegji me ngjallje. Ai i cili ėshtė kryqėzuar ėshtė ngjallur. Nuk ka vdekur kushdo, pikėrisht ky njeri ka hyrė nė jetė dhe vdekja e tij e dorėzuar ėshtė bėrė vdekje e vdekjes. Ai ėshtė prej tė shelbuerve. ,shtė i liruar nga vdekja dhe tash me kėtė ngjarje, vdekja nuk ėshtė vdekje, por kalim nė jetė. Ngjallja e shiquar si ngritje. Kjo ngjarje ka domethėnie tė rėndėsishme pėr Jezusin dhe pėr njerėzimin. Pėr Jezusin: nėpėrmjet ngjalljes dmth. se ėshtė ėshtė i shėndrruar shpirėrisht, mund pėrfundiminsh t'i pėrgjegj me tėrė qenien e vet fjalės vendimtare tė cilėn ia drejton Ati. Nė Agimin (mėngjesin) e Pashkėve Hyji shprehet nė mėnyran definitive duke marrė parasysh Jezusin Kėshtu qė Jezusi bėhet plotėsisht Biri i Tij. Nė ngjallje Hyji ia drejtoi fjalėn vendimtare »Ti je Biri im«, tash Zotėri, Zotėrues. Jezusi pėrfundimish ėshtė vendosur si Mesi dhe bota e re kėtu ėshtė inauguruar. Tani ėshtė ai Adami i Ri, Njeriu i Parė i njerėzimit tė ri. Kjo ėshtė Pėrgjegje definitive Atit dhe Shpirtit. »Njė njeri prej tokės tonė ėshtė bėrė kulminacion i tė gjithė krijesave. Ngjallja ka tė bėjė edhe me ne! Ajo pėr ne ėshtė, para sė gjithash, shenjė. Kėtu Jezusit i ngjan ajo ēka Hyji premtoi pėr nė nė fund. Kėtu na u ėshtė bėrė e pranishme koha e fundit. Nė tė mund tė kontemplojmė pėrfundimin. Nė tė shohim qė vdekja ka njė faqe tjetėr qė qenėsisht hapet mė shumė. Ngjallja e tij ėshtė anticipim i ngjalljes tonė. Me ngjalljen e vet i ėshtė ofruar Hyjit. Dhe si i tillė afron rreth vetes tė gjithė ata qė janė me tė. Nė tė tė gjithė njerėzit tashmė hyjnė nė lavdinė e Hyjit. Pritja (shpresa) e krishterė bazohet vetėm nė Krishtin i cili ėshtė tashmė kėtu, por pret realizimin e mbretėrisė pėrfundimtare. Shpresa jonė kėrkon transformimin e jetės sė tashme. Teologjia e shpresės nė teologjinė e misionare tė Kishės. Eskatologjia e BR, e cila ėshtė realizuar nė Jezusin, duhet tė transformuar premtimin nė BV, nė planin e vet historik. Qellimi i misionit tė krishter duhet tė jetė edhe i precizuar, i saktė. Nė Krishtin ėshtė plotėsuar e gjitha dhe nėpėrmjet tij jami ngjallur, por jemi tė thirrur tė veprojmė qė tashmė tė realizohet premtimi historik. Nė cilėn mėnyrė i ngjalluri na shpallė lavdinė? Nėpėrmjet ngjalljes bėhet trup shpirtėror. Me ngjallje bėhet Zotri i tėrė botės. Me fjalė tė tjera kjo ėshtė me ndihmėn e Shpirtit Shenjtė.
    Pashka e Krishtit ėshtė ngjarje historike dhe ekzistojnė shenjat e ngjlljes. Ekzistonė Ekzistenca e njė bashkėsie, e cila e ka parė tė ngjallurin. Ky ėshtė fakti qė duhet sqaruar. Ka disa nzėnė tė cilėt largohen prej Jezusit, e mohojnė duke konstantuar: » kurse ne kemi shpresuar ...« Mė vonė i gjėjmė tė njėjtit nxėnės tė cilėt e dėshmojnė qė Ai ėshtė ngjallė, edhe nė rreziqet e jetės e dėshmojnė kėtė lajmė. Bujqit, peshkatarėt, jo shumė tė arsimuar, por edhepse ishin mė parė frikacakė, pas Pashkės sė Krishtit me tėrė fuqinė e vet e dėshmijnė. Ata mė vonė misionarė, tė pėrgatitur edhe pėr vdekje. Ēfarė sqarimi mund tė nxjerrim prej sjelljeve tė tyre? Diēka u ka ndodhur ēka i detyron t'a ndrrojnė dyshimin e tyre. Tė gjithė apostujtė kumtojnė edhe dyshimin. Dika ka ndodhur qė ata erdhėn deri te siguria e re, kurse kjo ėshtė Jeta e Jezusit dhe ngjallja e Tij. Pėrndryshe ndrrimi i jetės sė tyre do tė mbetetė enigmė, sekret, fshehtėsi e pazbuluar.
    Sa duket, apostujtė nuk kanė pritur ngjallje. Sipas Mateut, Markut, dhe Gjonit, ata kthehen nė Galile, dhe ėshtė ndoshta qesharake kur tregohet qė ata kanė pritur. Dita e tretė ėshtė pėtr apostujtė pėrfundimi i kohės. Kėtu gjinden ata qė janė largė pritjes. I befasonte diēka, sepse fjala ishte pėr pritjen qė do tė mund t'a shėndrronin ne realitet. Tre nxėnės nuk janė tė hutuar (habitur), poashtu edhe nė Nain dhe kthimi i tillė nė jetė pėr ta ėshtė befasi por nuk u paraqet pengesa, kurse Jezusi i bėnė tė hutuar, habitur. Nuk kanė fjelė qė atė ta shprehin. Shėn Paali ka shprehje tėrėheqėse: »Jezusi ėshtė ngjallė, ai ėshtė trup-shpirtėror.« Shkruan se hanė me nxėnės, por prapseprap kjo ėshtė njė jetė e re. Shprehja trup-shpirtėror ėshtė duket pak kontradiktore, por duhet tė mendohet mė thellė. Apostujtė e njohin vetėm me fe. Dija qė kanė pasur kalon nė dije tė re. Shenja historike qė ndoshta nuk tregon diēka argument, por na shtynė tė mendojmė, ėshtė »varri i zbrazėt«. Hebrenjėt ndoshta e kanė marrė trupin, apo apostujtė, por edhe ndoshta ėshtė ngjallur.
    Kumtimi i vizitės sė grave varrin e Jezusit ėshtė qellim qė shpallė relitetin e ngjalljes, por mund tė jetė edhe shenjė historike. Hebrenjtė nuk e demantojnė varrin e zbrazėt, por e shpjegojnė ndryshe. Ngjallja e Krishtiot, pra, ėshtė sakrament, shenjė efikase e jona pėr kalimin nė jetėn e re. Eukaristia ėshtė prej kėtij momenti shenjė efikase sakramentale e ngjalljes sė Krishtit. E njohim me fe qė njė pjesė e gjithėsisė ėshtė e mistifikuar...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  4. A kane te drejte shqiptaret per nje vize?
    Nga drague nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 18:53
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •