Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    MESIME MBI BIBLEN - Libri me i perkthyer ne bote!

    BIBLA apo SHKRIMI SHENJT

    Hyrje

    Qe prej shume kohesh miliona njerez e kane konsideruar Biblen si librin me te madh te botuar ndonjehere. Deri tani Bibla eshte "best seller-i" NUMER NJE ne tere rrjedhen e historise.
    Me nocionin e pergjithshem “Bibel” nenkuptojme librin e frymezuar per hebrenjt dhe per te krishteret; muslimanet e nderojne poashtu dhe disa pjese te saj i gjejme edhe ne Kuran. Fjala Bibel rrjedh nga fjala greke biblia qe do te thote “librat” (e shenjte), qe rrjedh nga fjala biblos (papirus – liber) sipas qytetit Biblos qe mbikqyrte shitjen e tij.
    E zene fill nga gojedhena e hartuar dhe e shkruar gradualisht Bibla eshte nje teresi jashtzakonisht e perbere qe perfshin libra me stile dhe lloje shume te ndryshme nga te cilet disa jane te nenshkruar ndersa te tjere jane nga autore anonim, ndersa koha e hartimit te saj shtrihet ne dhjete shekuj.
    Per hebrenjte ajo perbehet nga tre pjese: Torah (apo Ligji qe quhet edhe Peselibersh apo Pentateuku, sepse eshte i perbere nga pese librat e pare te Bibles); Neviim – “profetet”, por ky emer perfshin edhe librat e tjere qe te krishteret i quajne Librat historik; dhe Ketuvim – “shkrimet”.
    Beselidhja e Vjeter ne fillim eshte shkruar hebraisht, permban edhe disa pjese ne gjuhen aramaike. Disa libra te cilat i pranon vetem judaizmi aleksandrin, jane mbartur vetem ne greqisht. Katoliket dhe ortodokset i konsiderojne deuterokanonik, ndersa hebrenjte dhe protestantet apokrif.
    Natyrisht doreshkrimet origjinale nuk ekzistojne, por vetem kopjet e tyre. Doreshkrimet me te hershme te Beselidhjes se Vjeter jane gjetur ne vitin 1948 ne Kumran, ne bregdetin e Detit te Vdekur (nje rrotull pothuajse i plote e librit te Isaise dhe shume fragmente te te tjereve). Keto deshmojne per punen jashtezakonisht te mire te kopjuesve sepse dallimet ne mes dorshkrimeve – me gjithe dallimin kohor te disa shekujve – jane ne te vertete shume te vogla.
    Padyshim se Bibla eshte libri me i perhapur ne bote, e perkthyer pjeserisht apo teresisht, ne rreth 1.800 gjuhe dhe dialekte.
    Sipas Kanonit Biblik te Kishes katolike Beselidhja e Vjeter perbehet prej 46 librash. Ndersa 27 librat qe perbejne Beselidhjen e Re qe kane qene te shkruar ne greqisht.
    39 prej tyre jane ne origjinal: ne gjuhen hebraike dhe pjeserisht ne gjuhen aramaike, si psh. Ezdra (nga 4,8 – 6,18; 7,12-26) dhe Danieli (2,4-7,28 ).
    Ndersa 7 librat e tjere (Tobia, Judita, Libri i pare dhe i dyte i Makabenjve, Libri i Urtise, Baruku, Estera dhe Danieli – keto dy te fundit pjeserisht) i kemi ne gjuhen greke te te ashtuquajturve te Shtatedhjeteve (ose Septuagintes – LXX). Septuaginta ka qene kushtuar hebrenjve qe jetonin ne diaspore. Ndersa Bibla Protestante pranojne Beselidhjen e Vjeter sipas Bibles Hebraike, per kete arsye zakonisht nuk i perbejne pjeset qe vijojne: Tobia, Juditam 1 dhe 2 Makabenjve, Baruku, Libri i Urtise, Siracidi, Estera (nga 10,4-16,24), Danieli (nga 3,24-90; kapitujt 13 dhe 14).

    Termi Beselidhje ose Dhiate apo Testament (rrjedhe nga hebraishtja berit, greqisht diateke, latinisht testamentum), qe do te thote marrveshje qe lidhe dy a me shume pale ne nje bashkesi dhe nenkupton te drejta dhe detyrime; qe zakonisht shenohet me nje gjest zyrtar ose me dokumente te nenshkruara nga dy palet. Prishja e nje marreveshje te tille konsiderohet si krim. Ne qofte se njera nga palet gezon pozite te privilegjuar shoqerore, ajo me e dobeta, nese i qendron besnike beselidhjes, fiton prej saj mbrojtjen dhe sigurine.

    BESELIDHJA E VJETER
    Keto jane beselidhjet qe Hyji ka lidhur me popullin e Izraelit dhe qe percaktojne pergjithmone fene dhe popullin e tij si dhe ndajne ate nga te gjithe popujt tjere:
    • Beselidhja me Noen (pas permbytjes me uje);
    • Beselidhja me Abrahamin;
    • Beselidhja me Moisiun dhe popullin e zgjedhur, e vertetuar ne Sinai (apo malin Horeb);
    • Beselidhja me Davidin;
    • Beselidhja sipas profeteve: per shkak te mekatit populli i Izraelit e ka shkelur beselidhjen e lidhur me Hyjin ne Sinai. Megjithate Hyji nuk do te asgjesoj Izraelin, por me pjesen qe ka mbetur besnik deshiron e kryej Beselidhje te Re, qe do te jete e amshuar dhe ta perhap nder pagane.

    BESELIDHJA E RE
    Per te krishteret kjo beselidhje e re ndermjet Hyjit dhe njerezimit realizohet plotesisht me Jezusin. Ajo vertetohet me gjakun e tij. Neper te plotesohet beselidhja e Sinait. Gjate Darkes se Fundit, pasi mori kelkun e veres, Jezusi tha: “Merrni e pini te gjithe prej tij, sepse ky eshte gjaku im – gjaku i Beslidhjes” (krah Mt 26, 27-28 ). Prandaj nese ne Beselidhjen e Vjeter Hyji ka vendosur nje pakt, marreveshje me popullin e zgjedhur (pra popullin e Izraelit), ndersa ne Beselidhjen e Re nepermjet Jezu Krishtit ka vendosur nje marreveshje me mbare njerezimin, pra me te gjithe popujt.



    [vazhdon]

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    SI KA LINDUR BIBLA?



    Bibla - libri i popullit te Hyjit
    Me perpara jetohet e pastaj shkruhet duke kujtuar ate se cfare eshte perjetuar. Librat jane kujtese e popujve. Populli i Izraelit dhe te krishteret qe nga fillimi kane trasheguar pervojen e besimit (fese) ne nje liber: Bibla.
    Librat e Beselidhjes se Vjeter formohen gjate historise se popullit te Izraelit, qe nga epoka e Abrahamit (rreth 1.800 para Krishtit) deri ne ardhjen e Jezu Krishtit. Librat e Beselidhjes se Re tregojne jeten e besimit ne Zotin te bashkesise se pare.
    Beselidhja e Vjeter eshte i perber prej 46 librash, qe ndahen ne: Pentateuku (5 libra), libra Historik (16 libra), libra Poetik dhe te Diturise apo Urtise (7 libra) dhe librat Profetik (18 libra).
    Beselidhja e Re eshte i perbere prej 27 librash: Ungjijte (sipas Mateut, Markut, Lukes dhe Gjonit), Veprat e Apostujve, Letrat e Apostujve (14 te shen Palit; 3 te shen Gjonit; 2 te shen Pjetrit; 1 e shen Jakobit; 1 shen Judes) dhe Zbulesa (Apokalipsi).
    Mesazhi i Bibles permbledh mesimet te lena ne katekeze, te kremtuara ne liturgji e te kremtuara me deshmi te gjalle. Kjo veper e dendur letrare eshte permbushur nen veprimin e Shpirtit Shenjt. Ai eshte Autori i vertete i Shkrimit Shenjt. Autoret e librave kane qene te ndikuar nga frymezimi i Shpirtit Shenjt. Nen driten e Shpirtit, besimtaret e pranojne shkrimin si Fjalen e vertete te Zotit. Kisha ne shkrimet e shenjta rinjeh burimin e Zbulesave te Hyjit bere njerezve.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Gjuhėt nė Shkrimin Shenjt



    Fillimisht Shkrimi Shenjt ka qenė shkruar nė tre gjuhė tė ndryshme, dy prej tė cilave nė gjuhėn semantike: gjuha hebreje e aramaike dhe e treta gjuhė indoeuropiane: greqishtja.

    • Besėlidhja e Vjetėr: pjesa mė e madhe ėshtė shkruar nė gjuhėn hebreje, edhe pse pėrmban pjesė nė gjuhėn aramaike, kryesisht nė librat e Esdres dhe Danielit. Greqishtja ėshtė pėrdorur pėr ti shkruajtur librat e ashtuquajtur deuterokanonik, edhe pse disa prej tyre nė fillim kanė qenė tė shkruajtura nė gjuhėn hebreje.
    • Besėlidhja e Re: ka qenė shkruajtur nė gjuhėn greke hellenistike ose koinč. Kjo gjuhė greke popullore ėshtė pėrdorur gjatė shekujve IV para Kr. dhe VI pas Kr., mendohet tė ketė qenė gjuha mė e popullarizuar e mė e kuptueshme tė asaj epoke, qė shėrbente si “urė” ndėrmjet shume popujve dhe kulturave qė lagėshin nga deti Mesdhe.

    Kėshtu qė nuk na habit fakti qė Besėlidhja e Vjetėr tė ketė qenė pėrkthyer shumė shpejt edhe nė gjuhėn greke: lloji mė i pėrhapur ėshtė quajtur Septaguinta (ose i Shtatėdhjetave), sipas legjendės shtatėdhjetė njerėz tė urtė kanė pėrkthyer Pentateukun nga hebraishtja nė greqisht.

    Latnishtja do tė pėrdoret nė pėriudhat kohore qė vijojne pėr tė pėrkthyer Shkrimin Shenjt nė tėrėsi. Pėrkthimi bėhet nga shėn Jeronimi (nga Dalmacia) ndėrmjet shekujve IV dhe V: ky pėrkthim do tė marr emrin Vulgata.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    PENTATEUKU



    Pese Librat e pare te Bibles, perbejne nje permbledhje qe judenjte e quajne "LIGJI" (hebraisht: Torah).
    Ndertimi i kesaj permbledhje te gjere i eshte bashkangjitur Moisiut te pakten qe ne fillim te eres sone dhe Jezu Krishti e Apostujt iu permbajten ketij opinioni (Gjn 1,45; 5,45-47; Rm 10,5). Por Tradita me antike nuk e kishin shpallur asnjehere qarte qe Mojsiu te kete qene redaktori i Pentateukut.
    Kur vet Pentateuku thote se "Moisiu shume rralle ka shkruajtur", qe e shpreh kete gje ne nje pjese te vecante, ne te vertete studimi i sotem i ketyre librave ka bere te vihen re ndryshime midis stilesh, perseritje dhe c'rregullsi ne tregime qe ndalojne te shohin nje veper te dale e tera nga dora e nje autori.

    ZANAFILLA
    Origjina e botes. Zanafilla ndahet ne 2. pjese jo te barabarta. Historia primitive (kapitujt 1 deri 11); historia patriarkale (kapitujt 12-50) shtjellon figuren e paraardhesve te medhenj: Abrahami, Izaku, Jakobi.

    DALJA
    Dalja nga Egjipti (rreth 1250 para Kr).
    * Lirimi nga skllaveria ne Egjipti nepermjet Moisiut;
    * Beselidhja e Sinait.

    LEVITIKU
    Ligji i prifterinjve te fisit te Levit. Mban rregullat legjislative dhe rituale.

    NUMRAT
    Me rastin e numerimit te kapitujve 1-4. Pershkruan temen e ecjes ne shkretetire.

    LIGJI I PERTERIRE
    Ligji i dyte (Lp 17,18 ). Eshte nje Kod ligjesh qytetare e fetare.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LIBRAT HISTORIK



    Profetet: Jozuehu, Gjyqtaret, Samueli, Mbreterit jane quajtur Profete te meparshem, sepse u paraprijne profeteve te mevonshem: Izaia, Jeremia, Ezekieli dhe dymbethjete profetet e vegjel.
    Beselidhja e Vjeter permban nje grup te dyte librash historik, qe perserisin ne pjesen me te madhe historine e ligjit te pertrire, qe shkon nga Jozuehu gjer ne fundin e librit te Mbreterve, ne te cilin shtohen Ezdra dhe Nehemia.

    JOZUEHU
    Jahve eshte ndihme. Pasardhes i Moisiut. Protagonisti i librit.

    GJYQTARET
    Protagonistet (liruesit) e kohes para mbreterve. Ne liber gjendet permbledhja e emrave dhe i tregimeve mbi shpetimin e Izraelit (1150).

    RUTA
    Tregim popullor i kohes se gjyqtareve. Redaktimi i fundit i librit duhet te jete bere ne shekullin IV para Kr.

    I e II SAMUELIT
    Ne fillim te dy librat perbenin nje veper te vetme dhe quheshin libri i I-re dhe II-te te Mbreterve, ndersa libri i I-re dhe II-te i Mbreterve quheshin libri i III-te dhe i IV-te i Mbreterve.
    Koha e formimit eshte e papercaktuar, mund te shkoje rreth vitit 932 para Kr. dhe 586 para Krishtit.

    I e II MBRETERVE
    Ne fillim perbenin nje liber te vetem, i cili u nda ne versionin grek. Permbajne historine e mbreterve te Judes dhe te Izraelit nga vdekja e Davidit (972 para Kr.) deri ne shkaterrimin e Jeruzalemit (586 para Kr.).

    I e II KRONIKAVE
    Vepra qe don te na ofroje nje paraqitje te pergjithshme te historise duke filluar nga Adami. Vepra eshte formuar ne fillimin e shek. III-te para Krishtit.

    ESDRA
    Pershkruan kthimin e judenjeve nga mergimi ne Jerusalem dhe Edikti i Ciros (538 para Kr.; Esd 1-2), rindertimin e shenjterores (tempullit), riatdhesimin e nje grupi te dyte mergimtaresh nen drejtimin e Esdres (Esd 7-10). Libri ka qene formuar rreth vitit 300 para Kr.

    NEHEMIA
    Pershkruan vepren e rindertimit te mureve te qytetit ne Jerusalem nen drejtimin e Nehemise.
    Librat e Tobise, Judites dhe Estres trajtojne gjeresisht te dhenat e historise dhe te gjeografise. Librat e Judites e te Tobise nuk jane pranuar ne Biblen hebraike dhe nuk jane te pranuar nga Protestantet.

    TOBIA
    Tregohet ecuria e jetes se nje izraeliti (Tobi) te merguar. Tregimi i ndertuar ne menyre artistike me biseda, lutje dhe thenie te ditura. Ka prejardhje ne kohe rreth viteve 200 para Kr.

    JUDITA
    Flet per pushtetin e mbretit asirian Nabukodonosor. Ka qene forumuar rreth shekullit I para Krishtit.

    ESTERA
    Tregim mbi perndjekjen dhe shpetimin e judenjve ne mbreterine persiane te Asuerit. Origjina e librit gjendet ne periudhen 300-800 para Kr.

    I e II MAKABENJEVE
    Emer i vene te gjithe familjes dhe levizjes te filluar nga Juda. Ketu tregohen te bemat e tyre. Data e formimit te tyre eshte rreth vitit 100 para Krishtit. Titulli vjen nga mbiemri "Makabe" i dhene heroit te po kesaj historie (1 Mb 2,4) dhe i njejti emer u vihet edhe vellezerve te tij.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LIBRAT E URTISE



    Jane te quajtur keshtu pese librat e Beselidhjes se Vjeter: Jobi, Fjalet e Urta, Kishtari, Siracidi dhe Urtia. Ketyre u shtohen gabimisht Psalmet dhe Kenga e Kengeve.
    Kryevepra e literatures se urtesise eshte libri i Jobit. Psalmet jane permbledhja e kengeve fetare te popullit te Izraelit. Libri i Fjaleve te Urta eshte me tipiku i literatures se urtise se Izraelit.

    JOBI
    Protagonist kryesor i librit me te njejtin titull.
    * Vuajtja konceptohet si denim per mekatet;
    * Edhe te drejtet si Jobi hidhen ne vuajtjen me te tmerrshme.
    Autori i panjohur, perfundoi librin reth vitit 200 para Krishtit.

    PSALMET
    Permbledhje e 150 kengeve religjioze. 50 prej tyre mbahen pa autor, ndersa te tjeret me teper se 73 jane te Davidit. Me sa duket permbledhja e psalmeve ka filluar ne epoken e mbreterve (Davidi ka qene i njohur si poet dhe kengetar: krah. 1 Sam 16,16-23) dhe ka perfunduar rreth vitit 200 para Kr.

    FJALET E URTA
    FJalet e Urta gjejne ne menyrat e ndryshme te besimit ne Zotin, e konsideruar si parimi themelor i diturise. Autor i tyre mbahet Salomoni.

    KISHTARI
    Duke u nisur nga pervoja personale, autori quan te kot jeten njerezore se bashku me te gjitha problemet e jetes qe sjelle njeriut.
    Libri i forumuar gjate shekullit III para Kr.

    KENGA E KENGEVE
    Permbledhje kengesh te dashurise dhe martesore, zanafilla e te cilit gjendet nga mesi i shekullit V para Kr.

    URTIA
    Sot pranohet nga te gjithe qe libri i Urtise nuk ka qene shkruar nga Salomoni, por eshte shkruar nga nje judeas (shek. I-re para Kr.).

    SIRACIDI
    Nje permbledhje me thenie te urta, lutje dhe kenge falenderimi. Libri eshte shkruar ne periudhen ndermjet viteve 180 dhe 170 para Krishtit.
    Autori, nipi i Sirakut, i cili ishte mesues i ditur i urtise dhe jetonte ne Palestine.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    PROFETET



    1. Thenie profetike, qe jane "orakuj" ne te cilet here flet Hyji, here profeti ne emer te Hyjit; ose "rreshta poetike" qe permbajne nje mesim, nje shpallje, nje kercenim apo nje premtim.
    2. Tregime ne veten e pare, ne te cilat profeti tregon eksperiencen e tij, ne menyre te vecante thirrjen e tij.
    3. Tregime ne veten e trete; qe tregojne ngjarje nga jeta e profetit ose rrethanat e sherbeses se tij.

    ISAIA
    Eshte shkruar rreth fillimit te shek. II para Kr., deri ne fund te vitit 68 para Kr. Libri eshte i ndare ne tre pjese: kap. 1-39; 40-55; 56-66.

    JEREMIA
    Permbledhje gojedhenash. Nganjehere ne liber flet vet Jeremia, nganjehere shoku i tij Baruku e nganjehere flasin te tjeret.
    Permbledhja e gojedhenave eshte bere ne periudha te ndryshme.

    VAJTIMET
    Keshtu quhet permbledhja e 5. kengeve, ne te cilat vajtohet shkaterrimi i Jerusalemit (587 para Kr.), gjykimi ndeshkues i Zotit dhe fati i poetit. Pervec kesaj ato ftojne ne pendese dhe therrasin ndihmen e Zotit.
    Libri "Vajtimet" mbahet se eshte profetit Jeremia. Permbledhja e librit me siguri eshte bere rreth vitit 515 para Kr.

    BARUKU
    "I bekuari" ose "ardhte i bekuari". Permbledhje lutjesh te te merguarve me himne kushtuar Urtise dhe kenge ngushellimi e vajtime.

    EZEKIELI
    "Zoti eshte i forte". Eshte libri qe permban me shume kendveshtrime ne te gjithe librat profetike.

    DANIELI
    Fillemet e ketij libri gjenden rreth vitit 165 para Kr. Autori donte te forconte besimin ne Hyjin e Izraelit qe i sundon dhe i shpeton ne kohen e perndjekjes se judaizmit.

    PROFETET E VEGJEL
    Profetet e vegjel jane: Ozeja, Joeli, Amosi, Abdia, Jona, Mikea, Nahumi, Habakuku, Sofonia, Agjeu, Zakaria, Malakia.



    [vazhdon]

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    BESELIDHJA E RE



    Nga kater ungjijte kanonik, tre te paret paraqesin ngjashmeri te tilla, mes tyre qe mund te vendosen ne shtylla paralele mjaft mire. Dhe te dallohen mjaft qarte ne ngjashmerine e tyre: emri i te cileve edhe "sinoptike".



    UNGJILLI I MARKUT
    Eshte me i vjetri nder te kater Ungjijte dhe ne te vertete perdoret nga Mateu dhe Luka.
    Qellimi i Markut eshte shpallja e besimit ne Jezu Krishtin Mesi. Sigurisht eshte shkruar pak para vitit 70 pas Kr.

    Ndarja e Ungjillit te Markut mund te behet ne kete menyre:
    1, 1-13 Predikimi i Gjon Pagezuesit, Pagezimi i Jezusit, Tundimi;
    1, 14 - 7, 23 Apostullimi ne Galile;
    7, 24 - 9, 50 Udhetimet e Jezusit me Apostujt (ne krahinen e Tirit, Sidonit - Dekapoli, Cezarese se Filipit dhe rikthimi ne Galile);
    10, 1 - 16, 8 Jerusalem; Vuajtja dhe Ringjallja.



    UNGJILLI I MATEUT
    Qellimi i Mateut eshte ai qe te deshmoje se Jezu Krishti eshte Mesia i premtuar. Eshte shkruajtur pas vitit 70 pas Krishtit.

    Ungjilli i Mateut mund te karakterizohet si nje drame ne shtate skena mbi ardhjen e mbreterise se qiejve:

    * pergatitja e Mbreterise ne personin e Mesise femije (1-2);
    * shpallja e programit perpara dishepujve dhe turmes ne fjalimin e mbajtur ne mal (3-7);
    * predikimi i Mbreterise se qiejve (8-10);
    * misteri i Mbreterise se qiejve. Pengesat qe Jezusi takon. Shpjegimi i shembelltyrave (11,1-13,52).
    * fillimet e tij ne grup dishepujsh, me Pjetrin ne krye (13,53 - 18,35).
    * kriza qe pergatit ardhja e tij perfundimtare, krize e lindur nga opozita ne rritje e krereve te judenjve dhe e shpallur nga fjalimi eskatologjik (ne fundin e koherave) (19-28 ).
    * se fundi kjo ardhje e dyte, ne vuajtje dhe triumf, me dhimbje dhe ringjallje (26-28 ).



    UNGJILLI I LUKES
    Autori nuk ka si qellim te shkruaje nje "jete mbi Jezu Krishtin", por nje veper predikimi. Me siguri vepra ka qene e shkruar rreth vitit 80 pas Kr.

    Struktura e ndertimit nga ana e Lukes merr ne vija te pergjithshme nga ungjilli i Markut. Merita e vecante e ungjillit te trete rrjedh nga personaliteti shume terheqes i autorit te vet, qe duket panderprere.

    Luka eshte nje shkrimtar me talent te madh dhe me shpirt shume delikat. E ka shkruar ne menyre origjinale, me nje shqetesim ne informimin dhe rregullesine (1, 3).



    UNGJILLI I GJONIT
    Tregimet e mrekullive dhe bisedat jane te zhvilluara gjeresisht dhe te lidhura ndermjet tyre.
    Me siguri vepra eshte shkruar rreth vitit 100 pas Krishtit, jo nga Gjoni Apostull, por nga ndonje dishepull i tij.
    Eshte nje Ungjill qe mund te permblidhet si nje "shpallje e mesianitetit e te bijesise hyjnore te Jezusit".
    Cdo Ungjilltar ka nje pikesynim themelor mbi Jezusin dhe misionin e tij.
    Per shen Gjonin, Jezusi eshte Fjala qe behet njeri, qe vjen per ti dhene jeten njerezimit (1, 14).
    Misteri i misherimit drejton gjithe mendimin e tij. Kjo teologji e misherimit shprehet ne gjuhen e misionit te deshmise. Jezusi eshte Fjala, Fjala e derguar nga Hyji ne toke dhe qe pasi te mbaroj misionin e tij, duhet te kthehet tek Hyji (1,1).

    * Hyrja (1, 1-18 ): "ne fillim..."

    > Ministeri (sherbesa) i Jezusit:
    1. Lajmerimi i Ekonomise (i familjes Hyjnore) se re (1, 19 - 4,54): java e perurimit; ngjarjet qe sillen rreth pashkeve te para.
    2. Festa e dyte, nje te shtune, ne Jerusalem: opozita e pare ndaj zbulimit (5, 1-47).
    3. Ne Galile, pashket e dyta: opozita e re ndaj zbulimit (6, 1-71).
    4. Festa e tendave: zbulimi i madh mesianik dhe refuzimi i madh (7, 1 - 10, 21).
    5. Festa e dedikimit: vendimi i marr per vrasjen e Jezusit (10, 22 - 11, 54).
    6. Fundi i ministerit ne publik te Jezusit dhe perurimi i Pashkeve te treta (11, 55 - 12, 50).

    > Ora e Jezusit. Pashket e qengjit te Hyjit (13, 1-20, 31)
    1. Darja e fundit te Jezusit me dishepujt (13, 1 - 17, 26)
    2. Vuajtja (18-19)
    3. Tregimet e Ringjalljes dhe lumturia e besimit (20, 1-29)
    4. Konkluzioni i pare i Ungjillit (20, 30 vij).

    Perfundimi (21, 1-25): shpallja e jetes se Kishes dhe pritja e rikthimit te Jezusit.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    VEPRAT E APOSTUJVE


    Lajmerimi i Ungjillit nen ndikimin e Shpirtit te Shenjte nga Jerusalemi deri ne Rome (80 - 85 pas Kr.).

    Ungjilli i trete dhe libri i Veprave te Apostujve do te perbenin nje veper te vetme, qe do ta titullonim si "Histori" te origjines se krishtere". Autori i Veprave te Apostujve identifikohet ne personin e Lukes.

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    LETRAT E SHEN PALIT


    Letrat qe Shen Pali na ka lene nuk duhet te harrojme qe jane shkrime te rastit. Jo traktate teologjike, por disa pergjigje te rrethanave te kohes.

    Letra te mirefillta qe frymezohen nga forumlaret qe perdoreshin ne ate kohe. Ato nuk jane "letra" tamam private, por shpjegime qe Pali iu jep lexuesve konkret dhe pervec atyre te gjithe besimtareve te Krishtit.

    ROMAKEVE
    Bashkesia e Romes me perpara nuk ishte e vizituar nga Apostulli Pal. Megjithate ai i drejton asaj me te rendesishmen e letrave te tij dhe lajmeron viziten e tij (15, 23). Letra eshte shkruajtur nga Pali ne vitet 57-58 pas Kr.

    1-2 KORINTASVE
    Me sa duket Pali u ka shkruajtur 4. letra Korintasve, prej te cilave na kane arritur vetem dy.
    1 e Korintasve eshte shkruajtur nga Pali i cili ndalohet mbi disa ceshtje si ndarjet, martesa, paturpesia etj.etj. (57 pas Kr.).
    Letra e 2-te e Korintasve permban nje qendrim polemik te Palit me armiqte e tij te Korintit.

    GALATASVE
    Asnjera prej letrave te Beselidhjes se Re nuk eshte kaq polemike sa e Galatasve. Me siguri eshte shkruajtur rreth vitit 56 pas Kr.

    EFESIANEVE
    Kjo leter qe shkruajtur kur Pali ndodhej akoma ne burg. Koncepti themlor i "Efesianeve" eshte bashkimi i te gjithe te shpetuarve ne kishe, trupi i Krishtit. Ka mundesi qe kjo leter te jete ndertuar nga nje dishepull i Palit, rreth vitit 61-63 pas Kr.

    FILIPIANEVE
    Pali therret bashkesine e Filipianeve ne unitet, ne dashuri, pervuateri (1, 27; 2, 1-4; 4, 2) dhe ne besnikeri gjate persekutimeve (1, 28; 2, 12-16). Ndertimi i saj si kompozim qe bere ne vitin 55 pas Kr ose 61-63 pas Kr., perkatesisht e shrkuajtur gjate burgimit ne Efez ose ne Rome.

    KOLOSIANEVE
    Pali pershkruan vendin kryesor dhe te vetmin qe Krishti ze ne epoken e shelbimit. "Kolosianeve" eshte nje leter e shkruajtur gjate burgimit.

    1 - 2 SELANIKASVE
    1 Selanikasve me siguri qe shkruar nga Pali ne vitet 51-51 pas Kr., ne Korint. Autenticiteti i letres se dyte eshte i dyshimte.

    1 - 2 TIMOTEUT
    I "kthyer" ne fene e krishtere nga Pali dhe u be bashkepunetor i tij duke filluar qe nga udhetimi i dyte misionar. Tradita e deshmon si Ipeshkvin e pare te Efesit.

    TITI
    Pali i besoi bashkesine e Krishtere te Kretes.

    FILEMONI
    Eshte letra e vetme drejtuar nje njeriu te vetem. Domethenia e saj eshte e ndertuar nga qendrimi ndaj skllaverise.

    HEBRENJVE
    Eshte nje thirrje per te qene kembengules ne Fe.
    Hidhet hipoteza se e ka shkruajtur nje dijetar judeo-krishtere (me siguri nga rrethi i dishepujve te Palit, si Apolli ose Barnaba).
    Per sa i perket kohes se saj te prejardhjes mund te thuhet se ishte e njohur ne Rome rreth vitit 95 pas Kr.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  4. A kane te drejte shqiptaret per nje vize?
    Nga drague nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-06-2009, 18:53
  5. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •