Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459

    Si ka mundesi qe ndodhin gjera te tilla me shqipen?

    http://www.peshkupauje.com/?p=522

    Le te habiten ata qe s'e kane pare.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Te postojme materialin:

    Alfabeti i ri i inxh. Bashkim Kopliku….30 Janar 2006 @ 5:20 am · nė Kulture · nga LlTako

    Shqipja sipas inxh. Koplikut:

    Inshallah, pushteti i ri, sf paku do tf na ndryshojf dy shkronjat qf po na bfjnf tf humbim e tf ngatfrrojmf, si mos mf keq, dy tingujt tanf, /ė/ dhe /ē/! Sa vjen e mf tepfr po thellohet ngatfrresa e kftyre dy tingujve, sidomos /ė/ me /e/, si nf shkrim, si dhe nf tf folurin shqip—sidomos kfto vitet e fundit, qf kush nuk shkruan e kush nuk flet.

    Prej disa kohėsh kanė qarkulluar nė faqet e Gazetės Shqiptare dhe nė disa lista Shqiptare nė internet disa shkrime tė inxh. Bashkim Kopliku, ish-kryeministėr i Shqipėrisė dhe ish-funksionar i PD-sė pėr ndryshimin e alfabetit tė Shqipes. Thelbi i ideve tė inxh. Kopliku ėshtė pak a shumė qė alfabeti Shqiptar ėshtė i papėrshtatshėm pėr kėtė botė moderne ku pėrdorimi i kompjuterit ėshtė njė dukuri e jetės sė pėrditshme. Prandaj sipas tij pėr kėtė duhen ndėrmarrė disa ndryshime tė cilat janė si mė poshtė:

    1) Fillmisht: nė vėnd tė shkronjės “ė” tė pėrdoret “ee” dhe nė vend tė shkronjės “ē” tė pėrdoret “cs”.
    2) Mė pas alfabeti Shqip tė shkurtohet nė 26 shkronjat duke hequr qafe “dyshkronjėshat” si “dh”, “ll” etj.
    3) Mė vonė “ė”-ja tė zėvendėsohet nga “f”-ja, “ē”-ja tė zėvėndėsohet nga “cs” dhe sė fundmi “f”-ja vetė tė zėvendėsohet nga “w”-ja………….

    Nė kėtė mėnyrė thotė inxhinieri do tė heqim qafe problemet e mėposhtėme:

    1) “ė” dhe “e” nuk do tė ngatėrrohen mė pa hesap nga folėsit e shkruesit (kėtu mė duket ta pranoj qė edhe unė jam fajtor, asnjė s’ėshtė i pėrkryer)
    2) Shqipshkruesit nuk do tė zėvendėsojnė mė “ė”-nė me “e” dhe “ē” me “c” pėr kollajllėk.
    3) Duke shkurtuar alfabetin, shkrimi Shqip do tė shkurtohet rreth 2% prandaj psh nė njė libėr me 100 faqe do tė kursejmė 2 faqe (shėmbull i inxh. Koplikut).

    Tė them tė drejtėn kur lexoj shkrime tė kėtilla mė vjen edhe tė qesh edhe tė qaj. Mė vjen tė qaj se asnjė nuk hedh idenė qė ti pėrmbahemi alfabetit tė sotėm e tė “mundohemi” pak mė tepėr tė respektojmė gjuhėn tonė. Nė vėnd qė tė kėshillohen njerėzit tė pėrdorin gėrmat e caktuara u jepen atyre mundėsi pėr tė qėnė “pėrtacė” duke hequr qafe shkronja tė cilat i kanė shėrbyer Shqipes e Shqipfolėsve mjaft mirė deri tani. Mė vjen edhe tė qesh me budallallėkun e ideve tė kėtilla tė cilat vijnė nga njerėz aq tė dashuruar me veten sa qė kur shkruajnė pėrdorin vetėn e parė shumės, psh …

    Po japim dy ndryshime… para se ta publikojmė kėtė propozim nė Gazetė, kemi bėrė studime qė na kanė kushtuar me qindra orė pune, e qė ua vėmė nė dispozicion: mjafton tė drejtohen nė bkopliku@infinito.it

    Pėr tė parė absurditetin e idesė sė inxhinierit po marr njė paragraf nga shkrimi i tij i fundit i botuar tek Gazeta Shqiptare dhe po e “pėrkthej” nė alfabetin e tij:

    Sipas hapit tė parė:

    Inshallah, pushteti i ri, see paku do tee na ndryshojee dy shkronjat qee po na beejnee tee humbim e tee ngateerrojmee, si mos mee keq, dy tingujt tanee, /ė/ dhe /ē/! Sa vjen e mee tepeer po thellohet ngateerresa e keetyre dy tingujve, sidomos /ė/ me /e/, si nee shkrim, si dhe nee tee folurin shqip—sidomos keeto vitet e fundit, qee kush nuk shkruan e kush nuk flet. Deri edhe publikimet e tee tre pushteteve tee pavarur, tee qeverisee, ligjveeneesit (Kuvendi) dhe tee gjyqeesorit (gjykatat etj.), janee see bashku nee keetee ngateerrim, i ngateerrojnee leemsh keeto kateer tinguj tee shkretee tee gjuhees sonee aq tee dashur. Ka marree liri tee plotee tee shkruarit pa /ee/ dhe pa /ē/

    Sipas idesė pėrfundimtare:

    Inshallah, pushteti i ri, sf paku do tf na ndryshojf dy shkronjat qf po na bfjnf tf humbim e tf ngatfrrojmf, si mos mf keq, dy tingujt tanf, /ė/ dhe /ē/! Sa vjen e mf tepfr po thellohet ngatfrresa e kftyre dy tingujve, sidomos /ė/ me /e/, si nf shkrim, si dhe nf tf folurin shqip—sidomos kfto vitet e fundit, qf kush nuk shkruan e kush nuk flet. Deri edhe publikimet e tf tre pushteteve tf pavarur, tf qeverisf, ligjvfnfsit (Kuvendi) dhe tf gjyqfsorit (gjykatat etj.), janf sf bashku nf kftf ngatfrrim, i ngatfrrojnf lfmsh kfto katfr tinguj tf shkretf tf gjuhfs sonf aq tf dashur. Ka marrf liri tf plotf tf shkruarit pa /ė/ dhe pa /ē/

    Siē shihet nga “pėrkthimi”, gjuha re e inxhinierit do tė ishte njė ēorbė qė do tė na duhej tė kishim nga njė pėrkthyes Koplikian secili pėr ta lexuar e shkruar. Dashtė
    Perėndia e ngelet thjesht ide…..

    Llukan Tako
    29 Janar 2006

    ----------

    Ky shkrim ka shume gabime ortografike.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shkrimi nga Gazeta Shqiptare

    Koha pėr ndryshim … shkronjash

    Inshallah, pushteti i ri, sė paku do tė na ndryshojė dy shkronjat qė po na bėjnė tė humbim e tė ngatėrrojmė, si mos mė keq, dy tingujt tanė, /ė/ dhe /ē/! Sa vjen e mė tepėr po thellohet ngatėrresa e kėtyre dy tingujve, sidomos /ė/ me /e/, si nė shkrim, si dhe nė tė folurin shqip—sidomos kėto vitet e fundit, qė kush nuk shkruan e kush nuk flet. Deri edhe publikimet e tė tre pushteteve tė pavarur, tė qeverisė, ligjvėnėsit (Kuvendi) dhe tė gjyqėsorit (gjykatat etj.), janė sė bashku nė kėtė ngatėrrim, i ngatėrrojnė lėmsh kėto katėr tinguj tė shkretė tė gjuhės sonė aq tė dashur. Ka marrė liri tė plotė tė shkruarit pa /ė/ dhe pa /ē/. Deri dhe spikeret e masmediave i ngatėrrojnė kėto tinguj: njėra thotė “ka qenė” e tjetra “ka qėnė”, “fushė e gjerė”—”fushė e gjėrė”, “nė qendėr”—”qėndėr”, kėshtu vėrshon lumi i masakrimeve tė shqipes. Ata qė duhet ta parandalonin, Instituti i Gjuhėsisė, Ministria e Arsimit, kanė “dhjetra vite” qė i lajnė duart si Pilati: “ne e kemi thėnė fjalėn tonė, qeveria duhet tė zbatojė ligjin”, apo “e ku po e zbatojnė ligjin shqiptarėt, qė ta zbatojnė pėr gjuhėn!”. Ka ardhur koha pėr ndryshim shkronjash, sė paku pėr dy prej tyre duhen edhe shkronja alternative (kemi shkruar pėr kėtė problem, edhe muaj mė parė, por pak kush ka lėvizur vendit!). Po japim dy ndryshime, qė sigurojnė qė asnjė titėr nė ekran, asnjė dokument, as me makinė shtypi e as me pajisje elektronike, tė mos shtypet pa pėrfaqėsimin e dy tingujve (fonemave) nė fjalė; e kjo duke pėrdorur vetėm kombinime shkronjash standard, qė merren nga alfabeti latin standard, a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v x y, pra shkronjat qė praktikisht i kanė tė gjitha pajisjet e prodhuara pėr Amerikėn, Italinė, Francėn, Gjermaninė, Spanjėn, etj.
    1 Alfabeti alternativ
    Kur nuk shkruajmė dot shkronjėn /ė/ apo /ē/, fare mirė mund tė shkruhet nė vend tė tyre /ee/ dhe pėrkatėsisht /cs/. Nuk dimė tė ketė ndonjė pajisje ku merret mundim tė shkruhet shqip, qė mos t’i ketė kėto shkronjat /e/, /c/ dhe /s/, ndėrkohė qė shkronjat /ė/ dhe /ē/, shumė shpesh nuk i gjejmė dot!
    Ja pra ku u “shpik” mėnyra pėr tė mos i ngatėrruar kėto katėr tinguj—pa ligje dhe urdhėresa qeveritare. Nuk e zgjidh problemin kokėfortėsia qė ose do tė shkruhet shqipja me /ė/ dhe /ē/, ose mė mirė tė mos shkruhet fare! Praktikisht, ka qenė ky qėndrim kokėfortė, i specialistėve, i gjuhėtarėve tanė, shkaktari qė shqipja po shkruhet duke ngatėrruar tingujt e saj—kur autoritetet nuk japin zgjidhje, njerėzit detyrohen tė improvizojnė, t’i thėrrasin nevojės!
    E kundėrshtojnė kėtė zgjidhje, ata “qė i duan aq shumė shkronjat e Kongresit tė Manastirit”, sa sakrifikojnė edhe gjuhėn shqipe pėr tė mos i konkuruar ato. Shumė shtete i kanė dubluar shkronjat e “kongreseve tė tyre”. Kėshtu e kanė bėrė gjermanėt, danezėt, e shumė tė tjerė, qė kanė mundėsi ta bėjnė. Ka disa alfabete dhe gjuhė qė nuk e kanė bėrė, sepse praktikisht nuk e bėjnė dot. Kėto gjuhė janė tė detyruar tė pėrdorin se s’bėn, ose shenjat diakritike (bishta e pika poshtė e lart shkronjave), si polonishtja, etj. ose shkronja tė tjera, e shkrimi me alfabete alternative ėshtė praktikisht i pamundur pėr to, sepse zgjatet dhe komplikohet shumė shkrimi. Por ne shqiptarėt, e kemi fatin qė gjuha jonė mund tė shkruhet fare mirė dhe lehtė, vetėm me shkronjat standard tė alfabeteve latinė, pra edhe pa /ė/ dhe /ē/, pėrse mos ta bėjmė xhanėm!
    Ju rekomandojmė tė shkruani me alfabetin alternativ, sa herė s’keni zgjidhje tjetėr, pa pritur miratime nga askush, njėsoj si shkruajmė pa /ė/ dhe /ē/, pa patur miratim nga askush. Alfabeti alternativ i transmeton kėto dy tingujt, nuk i vret ato, siē e bėn shkrimi pa to.
    Masmediat elektronike, sidomos nė tekstin qė u japin spikereve, duhet tė pėrdorin /ee/ dhe /cs/, nėse nuk kanė /ė/ dhe pėrkatėsisht /cs/. Njė spikere qė do tė mėsohet me /ee/-tė, kur fjalėn “njė”, do ta shohė tė shkruar “njee” (e jo “nje”), nuk do tė bėjė kurrė gabimin ta lexojė “njE” (si “pe” Korēe); apo tė lexojė “KuvĖndi”, kur do t’i vijė e shkruar “Kuvendi” e jo “Kuveendi” (si “na” Vlora”); apo tė lexojė “kE “ (si “ka” Shkodra) kur t’i vijė e shkruar “kee” e jo e “ke”. Jemi tė bindur se me t’u filluar praktika e shkrimit me /e/ dhe /ee/, nuk do tė dėgjoni mė spikere tė improvizojnė nė kundėrshtim me gjuhėn standard.
    U bėjmė thirrje edhe tė gjithė organeve tė pushteteve, qė tė praktikojmė alfabetin alternativ kur nuk shkruajnė dot me /ė/ dhe /cs/. Nė ēdo moment, teksit me /ee/ dhe /cs/, mund tė zėvendėsohet me /ė/ dhe /ē/—me kompjuter bėhet fare lehtė, automatikisht pėr punė sekondash. Kurse njė tekst i shkruar vetėm me /e/ dhe /c/, nuk kthehet dot nė njė tekst me /ė/ dhe /ē/! Mos tė gėnjejė mendja njeri se vėrtetė nuk bėhet dot automatikisht me kompjuter, por bėhet me dorė, se ai di t’i dallojė! Si dallohet, p.sh. mbiemri i njė shokut tonė nė Amerikė, qė e shkruan “Gellci”? A ėshtė “Gėllci”, apo “Gėllēi”, apo “Gellci”, apo “Gellēi”?!
    2 Alfabeti i Ri
    Nė fakt, ka ardhur koha tė bėjmė njė ndryshim rrėnjėsor nė tė shkruarėn tonė, gjė qė do tė na zgjidhte “njėmijė e njė” probleme me shkrimin, sidomos do t’u zgjidhte punė njerėzve tanė qė jetojnė jashtė shteti—u hapėm, s’kemi ē’bėjmė tani. Ja njė zgjidhje qė propozojmė, qė gjuha shqipe tė mund tė shkruhet me “tė gjithė alfabetet e botės”, Alfabeti i Ri:
    1—Tė ketė vetėm 26 shkronja, vetėm shkronjat a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y. Dyshkronjėshat tė mos jenė shkronja tė veēanta, por bashkime dy shkronjash tė veēanta qė japin tingujt e njohur tė alfabetit tė sotėm, dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh-pra shqipja njėsoj, do tė ketė po 36 tinguj, por jo 36 shkronja!. Edhe renditja e shkronjave, tė jetė standard.
    2—Tė gjithė shkronjat tė jenė njėsoj si alfabeti zyrtar i sotėm, pėrveē tre shkronjave qė do tė ndryshohen si vijon: /ė/ qė do tė bėhet /f/, /ē/ qė do tė bėhet /cs/ dhe /f/ qė do tė bėhet /w/.
    Alfabeti alternativ (zgjidhja 1), e zgjat shkrimin e shqipes nja 9%, prandaj edhe e konsiderojmė zgjidhje emergjence, nga halli, dhe jo pėrfundimtare. Me Alfabetin e Ri, shkrimi shqip, jo vetėm nuk zgjatet, por do tė shkurtohet rreth 2% krahasuar me ē’ėshtė sot, pra nė ēdo 100 faqe libėr, do tė kemi 2 faqe mė pak se sot.
    Gjermanėt ndėrruan nga alfabeti gotik, nė latin, turqit nga ai arab nė latin, etj. Edhe tani vonė, kėto 10 vitet e fundit, kanė ndėrruar alfabetin e tyre, spanjishtja, norvegjishtja, danezshja, irlandishtja etj. Pėrse mos ta ndėrrojmė edhe ne: “kokfwortfsia fshtf ves, ndryshimi fshtf virtyt”—kjo e fundit, nė thonjėza” u shkrua me Alfabetin e Ri, bėni zėvendėsimet /f/ me /ė/, dhe /w/ me /f/, qė tė mund ta lexoni; mėsohet fare lehtė!
    Le tė shpresojmė se, me kėtė “Alfabetin e Ri”, t’i kemi shtyrė pėr tė menduar gjuhėtarėt tanė, dhe pėr tė ndryshuar! Natyrisht, para se ta publikojmė kėtė propozim nė Gazetė, kemi bėrė studime qė na kanė kushtuar me qindra orė pune, e qė ua vėmė nė dispozicion: mjafton tė drejtohen nė bkopliku@infinito.it

    Bashkim Kopliku
    Gazeta Shqiptare
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marinela_Greqi
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Postime
    230
    te shkretit i pasken ra trut ne qaf Z.BASHKIM KOPLIKUT mevjen gjynah per te.me cfare te drejte don te ndrroje fjalorin SHQIPTAR,nga kush e ka lejen?se ne si popull nuk do ta pranojme nje gje te tille.

  5. #5
    kunder racizmit
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Ndoshta cdokush ka te drejte te shprehi mendimin e vet.

    Un per vete nuk jam i mendimit se shkrimi i gjuhes shqipe ka arritur ne nje perfeksion.
    Zoti bashkim ka hedhur nje ide. dikush tjeter mund te hedhi nje tjeter. Ndoshta e ka bere edhe nga fakti qe eshte gati e pamundur qe me mjete moderne te shkruash ""ė"" ose ""ē"" dhe shqipja nuk shkruhet sakte.
    Pashe me vemendje parafolesit e mi qe shajten dhe asnjeri prej tyre si ka perdorur keto 2 germa ""ė"" dhe ""ē""ne te shkruar

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nuk shoh Francezet te ndryshojne ē-ne e vet apo Emily Brontė per boten moderne.
    Pse ne? Sa perpjekje e mjere nga ana jone per tu modernizuar.
    Ky dashka te na coje ne nje bote utopike ku nuk ka simbole te "cuditshme" apo te "prapambetura" ne gjuhe, ose vecorira te tjera. Gjuhet do bashkohen, kulturat po ashtu (pse jo rracat?), drejt modernizmit. Le te krenohemi me aftesine per te ndjekur masat. Not very Democratic of you, Bashkim Kopliku! Keta te shumequajturit Demokrate s'kane njohur jete tjeter pervec asaj gjate monizmit. Zakonet e vjetra nuk vdesin (dot).

    P.S.: Ne cilen tastiere nuk gjindet ė-ja dhe ē-ja? Hera e pare qe po propozohet te bastardohet alfabeti per dudumat qe nuk dijne/mesojne si ti shkruajne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 20-03-2006 mė 11:34
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #7
    Shqiptari Maska e J-X
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    Si ka mundesi mo shqiptar te duash te duash te ndrosh gjuhen tende. gjuha do rri ashtu si eshte se ajo na ben te jemi shqiptare

    Lyco Jay

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga darkman
    Ndoshta cdokush ka te drejte te shprehi mendimin e vet.

    Un per vete nuk jam i mendimit se shkrimi i gjuhes shqipe ka arritur ne nje perfeksion.
    Zoti bashkim ka hedhur nje ide. dikush tjeter mund te hedhi nje tjeter. Ndoshta e ka bere edhe nga fakti qe eshte gati e pamundur qe me mjete moderne te shkruash ""ė"" ose ""ē"" dhe shqipja nuk shkruhet sakte.
    Pashe me vemendje parafolesit e mi qe shajten dhe asnjeri prej tyre si ka perdorur keto 2 germa ""ė"" dhe ""ē""ne te shkruar
    Darkman, jam dakord me ty qe secili ka te drejte te shprehe idete e tij. Fundja, jemi ne demokraci. Por le t'i shprehe idete ne tavolinen e kafenese me shoket, apo ne shtepi me familjen. Jo ne gazeta, jo ne pushtetin e katert. Por fajin s'e ka Kopliku, sepse aq ka, aq ben. Fajin e ka gazeta qe ia ka botuar. Une nuk perpiqem te botoj artikuj ne gazeta, sepse mendoj se nuk jam aq i ditur per gjera te tilla. Por tani, deri sa kane botuar kete gomarllek, pa e ndare artikullin ne nje rubrike "Budallalleqet Moderne", pse te mos shkruaj edhe une? Madje, ftoj kedo te mos kete frike te shkruaje neper gazeta. Edhe po te jene gomarlleqe, do t'ia botojne.
    Ndersa per sa i perket perfeksionimit te shqipes, jam dakord qe do rregulluar. Por jo nga shkronjat qe mezi i ka mbrojtur per kaq shume vite, por nga fjalet e huaja, nga barbarizmat dhe nga ata qe e shkruajne gabim dhe thone se e kane ne rregull. Botimi i shkrimit te Koplikut, per mendimin tim, eshte nje fyerje e rende per shqipen.
    Le qe po e zgjasim kot, sepse nuk kam degjuar deri me sot te ankohet njeri per "ė-te" ne tastiere. Kush do te shkruaje nje tekst formal, i ben "ė-te" me "w" dhe ne fund i ben replace all (ctrl+h). Ndersa "ē-ja" i ka komandat e saj ne tastiere ("ē" alt+ 135 dhe "Ē" alt+128"), dhe nuk te lodhin aspak t'i shtypesh, sepse jane shkronja qe hasen rralle ne tekst. Ai qe do te shkruaje shpejt dhe sa per t'u sqaruar, si ne ne kete forum, mund te perdore "e" dhe "c", pa e demtuar shqipen deri tek "f-ja". Pikerisht kjo ka ndodhur deri me sot, fare natyrshem, pa lodhur njeri. Kopliku le te shohe nje teme te ketij forumi, qe flet pikerisht per "ė-te" dhe "ē-te" ne tastiere, dhe le te mesoje se si perdoret pajisja me e njohur e koheve te sotme, kompjuteri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga njeriu2006 : 20-03-2006 mė 14:19

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Nuk shoh Francezet te ndryshojne ē-ne e vet apo Emily Brontė per boten moderne.
    Pse ne? Sa perpjekje e mjere nga ana jone per tu modernizuar.
    Ky dashka te na coje ne nje bote utopike ku nuk ka simbole te "cuditshme" apo te "prapambetura" ne gjuhe, ose vecorira te tjera. Gjuhet do bashkohen, kulturat po ashtu (pse jo rracat?), drejt modernizmit. Le te krenohemi me aftesine per te ndjekur masat. Not very Democratic of you, Bashkim Kopliku! Keta te shumequajturit Demokrate s'kane njohur jete tjeter pervec asaj gjate monizmit. Zakonet e vjetra nuk vdesin (dot).

    P.S.: Ne cilen tastiere nuk gjindet ė-ja dhe ē-ja? Hera e pare qe po propozohet te bastardohet alfabeti per dudumat qe nuk dijne/mesojne si ti shkruajne.
    Kaq shume dakord jam me ty sa nuk ka ku te shkoje me. Eshte pikerisht, ndikim i se kaluares se qelbur moniste, eshte qellim bastardimi per shkak te pamundesise per te mesuar, per shkak te dembellekut dhe mos-respektit ndaj vetes.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ky propozimi i Koplikut me duket si ajo thėnia e moēme shqiptare: prish shtėpi tė bėsh kasolle. Idetė janė gjithmonė pararendėset e pėrparimit, por idetė e mbrapshta janė edhe shkatėrruese, sidomos nė njė shoqėri qė ende pėrpėlitet pėr qėndrueshmėri. Pa vazhduar aforizmat, problemi shkas i kėtij shkrimi mund tė zgjidhet krejt ndryshe:

    - Disa djem e vajza shqiptarė kanė krijuar programe tė thjeshta pėr t'u pėrdorur e tejet frutdhėnės. Programet nė fjalė pėrshtasin tastjerėn nė shqip me njė tė shtypur butoni, duke shfrytėzuar disa shenja nė tastjerė qė s'janė pothuaj aspak tė pėrdorshme, pa ndėrruar gėrmat fillestare tė tastjerės. Njė program tė tillė nga njė miku im (anėtar edhe i FSH) kam vite qė e pėrdor, ėshtė shumė i thjeshtė dhe i saktė.

    - Nėse lajmdhėnėset/it (spikeret/ėt) apo "personalitete" tė tjera tė vendit e kanė tė vėshtirė tė vendosin midis Kuvendi dhe Kuvėndi, une do t'i kėshilloja t'i ktheheshin edhe njė herė shkollės, tė paktėn asaj 8 - vjeēare. Kurse pėr -nE- edhe -nė- nuk po u bie shumė nė qafė, pasi logjikėn ėshtė vėshtirė ta mėsosh pas njė moshe tė caktuar.

    Sa kohė tė lirė kanė ata nė mėmėn dhč mor zot!
    Perėndia nuk ėshtė mace...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Atlantis nė Shqipėri
    Nga SyntheticZero nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 636
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 14:36
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 18:24
  3. Dėshmia e parė pėr shqipen e shkruar
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-01-2007, 10:58
  4. Dėshmia e parė pėr shqipen e shkruar
    Nga GL_Branch nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 21:25
  5. Ndihmė pėr njė drejtshkrues (spellcheck) pėr shqipen
    Nga 109UV nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 05:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •