Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Arbërishtja - gjuha e dyte zyrtare në Itali

    Gjuha Arberesha eshte zyrtarisht gjuhe e dyte. Ministria e te Mirave Kulturore ka miratuar projektin per rikthimin e gjuhes se vjeter shqiptare ne programet mesimore dhe ne administraten publike. Banoret e Kietit, ruajtes te kujdesshem te kultures dhe tradites arbereshe jane shprehur me pozivitet per zyrtarizimin e gjuhes se tyre, problemet dhe kalvari i gjate deri ne miratim

    Arbereshja, gjuha e vjeter shqiptare, do te mesohet serish ne shkollat e Kietit si dhe do te flitet ne te gjithe zyrat publike. Kjo eshte deshira e shume banoreve te Kietit, mbi te gjitha e me te vjeterve, ruajtes te kujdesshem te kultures, te tradites dhe te nje idiome lokale, e cila rrezikon te zhduket. Pak ore nga lajmi i bere publik ne Minitrine e te Mirave kulturore per projektin "Arberesh", i cili synon per ruajtjen, njohjen dhe promovimin e kultures italo-shqiptare, u ndezen serish shpresat qe gjuha e Gjergj Kastriot Skenderbeut mund te rihyje serish, ashtu sic ishte nje here e nje kohe, mes lendeve mesimore ne shkolle. Qe ne vitin e kaluar shkollor, kishte filluar te levize dicka ne qytetin e vogel te Alto Tavoliere, ku si ne Casalvecchio dhe ne San Marzano ne Pulia, perdoren te dyja gjuhet si italaine dhe ajo arbereshe. Vitin e kaluar femijet dhe te rinjte e Kietit, te shkollave fillore e te mesme te udhehequr nga mesueset Lorena D'Ermes, Rosella Gabrieli, Antonieta Totano dhe Anxhela Dell'Aquila organizuan nje manifesim ne gjuhen shqipe me kenge e valle. "Kete vit shpjegon D'Ermes nuk ishte e mundur ta perserisnim kete eksperience. Nuk eshte e thjeshte te organizosh ne menyren me te mire, te gjithe kete shfaqje. Burokracia, normat shkollore, rregulloret, te gjitha gjera qe e bejne shume te veshtire nje mesim te vertete metodik te gjuhes arbereshe neper shkolla. Duhet ti vihemi punes; te gjithe, docente, prinder, te rinj perreth te njejtes tavoline dhe te programojme saktesisht cdo gje. Nga ana jone, disa prej mesuesve, kane marre pjese dhe ne nje kurs te gjuhes shqipe per mesimdhenien ne shkolla, por padyshim, qe nuk mund te mjaftoje vetem kjo". Mes veshtirsive eshte dhe zgjedhja e gjuhes, qe do te mesojne te rinjte. Arbereshja lokale eshte e ndryshme, nga ajo kombetare. Nderkoke qe per zyrat publike shtrohet nje tjeter problem. Edhe ketu, sipas nje projekti per mbrojtjen e minorancave gjuhesore, duhet te jene punonjes qe njohin dhe i flasin te dyja keto gjuhe. "Sigurisht-shton nenkryetari i bashkise Valter Petronzi- qe do te ishte nje gje shume e mire qe ne cdo zyre publike te vendit, te kishte te pakten nje punonjes, qe te flase e te kuptoje gjuhen tone arbereshe. Ne te vertete, ne Komune ka shume te tille, por nuk eshte e njejta gje dhe ne zyrat publike. Ku ndonjehere vjen dikush nga te vjetrit e fundit, te cilet flasin vetem gjuhen lokale. Keshtu lind nevoja per te patur nje perkthim te vertete. Gjithsesi eshte shume e rendesishme dhe pozitive-pohon ende Petronzi-qe ne fushen e inisiativave per respektin dhe mbrojtjen e minorancave gjuhesore, kete vit hyri dhe gjuha arbereshe. Ne ndryshim me ate qe ndodhi vitin e kaluar, kur mes gjuheve ne minorance, e vetmja qe u perjashtua nga projektet e financuara nga Ministria ishte gjuha jone".

    A. NIKA per Korrierin




    Pasi lexova artikullin e me siperm u gezova qe akoma mbahet gjalle arbereshja ndonese ne itali dhe do doja te dija me shume per gjuhen arbereshe. cfare ndryshimesh ka nga shqipja e sotme dhe si ka evoluar.

    flmd
    katana
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    (me duket se shkronjat jane latine dhe nuk jam i sigurte se si lexohen)

    Arberisht

    Tata ghine cë jee në chiex, schetruarë clost embri ghit, jar reghria jòte. Bûrë clost vulema jute astu në chiest, si në dee. Bucnë tënë tëdiscmen emna sòt. E ndiena meatëtë tona si na ndicgnëmi armikete tënë. Etë mòj bieme ën pirasmô, ma lirona caa ghiet eliga. Astu-clost.


    Shqip

    Ati yn që je ne qiell, i shenjtëruar qoftë emri yt, ardhtë mbretëria jote. Mbarë qoftë vulema (doktorina) jote ashtu si në qiell si në dhe. Bukën tonë të përditshme jepna sot. E ndjena (falna) mëkatet tona ashtu si ne ndjejme armiqtë tanë. E te mos bjejme ne joshje, por lirona nga hijet e liga. Ashtu qoft (Amen)

    www.language-museum.com/a/albanian-arbereshe.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga elbasanas : 03-03-2003 më 16:28

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    E kam nje liber me poezi te nje arbereshi me emrin Mario Belizzi. Me pat pelqyer shume se perkrah versionit shqip, e kishte edhe ate arberesh ose ashtu sic u shkruan ne origjinale keto poezi.

    Me pat pelqyer shume, se u mundoja ta zbertheja dhe me pak mund edhe arrita.

    Lajm shume i mire!

  4. #4
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    wow u mundova ta lexoj me ze te lart qe ta degjoja si tingellon po sme duket si shqip percec disa fjaleve qe jane shume te ngjashme.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    Asgjesikudiell
    na shkruaj disa nga ato poezite arbereshe
    se jam shume kurioz

    te fala

  6. #6
    goca babit Maska e babetironsja
    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    tironse ne chicago
    Postime
    61
    wow e temershme ajo eshte gjuha qe eshte folur ne vendin tone dhe ne nuk e kemi iden.
    te lutem na shkruj dhe ca te tjera sepse jam shuem kurjoze ta dij.
    love u all
    babetironsja
    Alba pride Is on my mind
    Albanian blood is my kind
    step aside n let us through
    cuz its all about da Alba crew
    Albanian love is all around
    4 my fellow Albanians never let me down
    show your pride n say its tru
    cuz Albanian genes can b in u

    i copied that but i love it.
    ALBANIA(tirona) rocks ..............

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Shumë shumë mirë!
    Edhe unë jam shumë kurjoz që të lexoj për ato poezi arbëreshe ASD.

    Ju Falem Nderit (në Arbërisht) të gjithëve
    drini.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Kjo poezi me pelqen shume

    PINO CACOZZA/ZEF KAKOCA



    JEMI NJE KULTURE CE NGE MEND VDES

    Na jemi burri i lodhur pa lot e pa hare
    jemi balta te balta, jemi i treti dhe

    Na jemi trim’ i mbitur çë rri e vete praptë
    jemi nana çë lireu deren haptë

    Na jemi gruaja çë pret, pjaku çë dridhet
    jemi djali çë shllon dhëmbet te qaramidhet

    E mirremi për dora se jemi vëllezer e motra
    jemi një kulturë çë ngë mënd vdes.


    Na jemi aresha çë pret veren sa të zgjohet
    jemi nusja çë ngë sheh heren të martohet

    Na jemi djali te barku çë ngë di pse lehet
    jemi burri i humbur çë çon forcen të dehet

    Na jemi i treti dhe çë ngë mënd vdes
    jemi ajri, suval’e dejtit, jemi lumi arbëresh

    E mirremi për dora se jemi vëllezer e motra
    jemi një kulturë çë ngë mënd vdes.

    Na jemi ata që fjasen me zëmren te dora
    jemi dielli ndë verë, ndë dimer jemi bora

    Na jemi pesqind vjet historje e kale ndër duar
    jemi shpia e bënë me djers e tue kënduar

    Na jerni buka te tryza, lulja te muri
    jemi fara që lulëzon edhe te guri

    E mirremi për dora se jemi vëllezer e motra
    jemi një kulturë çë ngë mënd vdes.

    Kjo poezi është e Zef Kakocës , marrë nga përmbledhja " Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes"; libri është botuar në vitin 1989 në shtëpinë botuese Vatra në Specano Albaneze, nën përkujdesjen e prof. Françesko Altimarit.
    Përveç përmbledhjeve tjera me poezi shumë të bukura Z. Zef kakoca në vitin 1990 boton përmbledhjen:"Për Kosovën e lirë" (Per il Kosovo libero), kushtuar poullit shqiptar të Kosovës.


    http://www.arbitalia.net

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    ashtu sic eshte drejtesisht arbereshja gjuha e dyte zyrtare ne itali ,ashtu duhet te jete dhe italishtja gjuhe e dyte zyrtare ne shqiperi,sepse ne te vertete ajo eshte gjuha me e folur pas shqipes dhe pastaj vjen anglishtja.greqishtja as nuk duhet te permendet fare.poshte greket dhe gjuha e tyre e ndyre........

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kush mund te ndimoje te me tregoj se a ekziston libri i Xhuzepe Katapanos ne Itali Thoti fliste shqip

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Greqi - Hackerat shqiptare sulmojne faqet zyrtare dhe jozyrtare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2005, 10:19
  4. Gjuha Shqipe- Zyrtare në Shkup
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-07-2004, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •