Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    3) Pozicioni i komunitetit nderkombetar eshte ne agoni. Pse?
    Komuniteti nderkombetar, nepermjet UNMIK-ut ka adoptuar nje politike graduale e cila shmag me sa te kete mundesi ceshtjen e statusit final te Kosoves. Kursi aktual parashikon PISG-un qe vazhdon te zhvilloje kapacitetin qeverises dhe intensifikoje punen e tij ne ceshtje teknike qe kane lidhje me statusin final nepermjet grupeve te punes te Kryeministrit, duke perfshire serbet e Kosoves dhe kontaktet me Beogradin. Ky kur parasheh UNMIK-un i cili monitoron progresin nen planin e implementimit te Standarteve, dhe te vendose, diku nga 2005-a, nese diskutime eksplicite per statusin final jane te pershtatshme nen driten e ketij progresi. Ky proces do te perfshije kalime te metejshme te kompetencave nga UNMIK-u tek PISG-u, mundesisht duke perfshire kalimin e kompetencave ligjore tek PISG-u, qe do t’i lejoje institucioneve lokale ligjore dhe politike te demonstrojne kapacitetin e tyre per te projektuar sigurine fizike te serbeve dhe minoriteteve te tjere.
    Sipas kesaj qasjeje shumica e shqiptareve te Kosoves inkurajohet per te arritur standarte te cilat ata i shikojne si teper te larta, jo vetem per Kosoven, por per cdo shtet tjeter modern. Ndersa serbeve te Kosoves i thuhet se kjo behet per te krijuar nje shtet shumetnik, megjithese ka pak evidence per ndonje mundesi reale per sigurine e tyre. Ndonese ky skenar duket i pakendshem si per serbet ashtu edhe per shqiptaret, ai mbetet terheqes per komunitetin nderkombetar pasi ai duket se krijon pak rreziqe ne te ardhmen e afert duke kerkuar pak vendimmarrje te veshtira. Ky skenar duket si nje ruajtje e status quo-se aktuale per popullaten e Kosoves, vecanerisht nese privatizimi nuk rifillon ne menyre efektive dhe nese theniet e UNMIK-ut dhe fuqive te medha tregojne skepticizem rreth aftesise se Kosoves per te shkuar me tutje se plani per implementimin e Standarteve ne nje faze thelbesisht te ndryshme te negociatave te statusit final nga mesi i vitit 2005.
    Sikurse tregon edhe dhuna e Marsit te 2004, komuniteti nderkombetar nuk mund te kontrolloje ate qe po ndodh ne Kosove apo ne Serbi, ku rritja e zhgenjimit publik dhe largimi nga procesi politik demokratik ka cuar ne menyre te hapur ne ngurtesimin e pozicioneve dhe ne fragmentimin e autoritetit praktik politik. Vazhdimi me hapa te ngadalte ne kursin aktual ka mundesi te coje ne nje gjendje te veshtire ekonomike, ndarje te institucioneve lokale politike dhe paqendrueshmeri ne rritje, fenomene te cilat jane pertej aftesise per t’u menaxhuar nga KFOR, UNMIK, OSBE dhe BE. Gradualizmi ka te ngjare te coje ne shperthime te reja dhune, me efekte te paparashikueshme per sigurine e minoriteteve si edhe per opinionin politik nderkombetar. Eventualisht, komuniteti nderkombetar do te dorezohet, duke derguar ne terren gjithnje e me shume njerez me pak te zote, duke zvogeluar ndihmen ekonomike, dhe duke u terhequr gjithnje e me shume ne nje obskuritet burokratik mbrojtes.
    Nga analiza e mesiperme eshte e lehte te shohesh jo vetem qe cdo mundesi e pershkruar me lart nuk mund te coje e vetme ne nje zgjidhje per Kosoven, por, akoma me keq, qe ato funksionojne me qellime te kryqezuara dhe cojne ne nje situate ku gjetja e nje zgjidhjeje eshte akoma me e veshtire.
    Konfrontimi i relitetit: rruga perpara
    Konkluzionit se Kosova do te jete eventualisht e pavarur eshte e veshtire t’i shmangesh. Tre pozicionet e pershkruara me siper, sado te ndryshojne nga njera tjetra, te gjitha predikojne se statusi final i Kosoves do te arrihet me nje veprim nga lart – nje lloj “granti” nga komuniteti nderkombetar. Por sic edhe e cilesuam, nje zgjidhje e tille ka pak gjasa. Megjithate ka nje rruge te dyte per te percaktuar statusin final te Kosoves: negociata direkte midis Prishtines dhe Beogradit te cilat do te conin ne nje marreveshje nga ana e Serbise dhe Malit te Zi per t’i dhene te drejten e pavaresise Kosoves.

  2. #12
    Neqoftese nje marreveshje e tille e dyanshme do te arrihej, ajo do te kishte avantazhe te shumta, jo vetem per status quo-ne aktuale te paqendrueshme, por edhe ne ndonje vendimmarrje te mundshme te ardhshme nderkombetare. Duke leshuar vullnetarisht te gjithe ose nje pjese te territorit te Kosoves, Serbia do te deshmoje se e ka kuptuar qe eshte e pazonja te ushtroje sovranitet mbi nje shumice shqiptare, armiqesore ndaj Serbise. Duke treguar pragmatizem ne negociata (potencialisht edhe ne ceshtje territoriale) liderat shqiptare te Kosoves do te demonstrojne se ata jane burra shteti te matur, te vendosur te bejne ceshte e mundur per te miren e shtetasve te tyre. Nje marreveshje dypaleshe e tille do te vinte ne diskutim nevojen per ndonje rezolute te re te OKB-se. Per me teper, nje zgjidhje e tille me pak te ngjare do te krijoje ndonje precedent destabilizues per vendet e tjera qe ndeshen me probleme te tilla ne rajon dhe me gjere.
    Megjithate menjehere do te kishte argumenta se realitetet politike ne Serbi dhe Kosove pamundesojne negociata te suksesshme. Mendimi yne eshte se eshte detyra e komunitetit nderkombetar qe te konfrontoje kete realitet dhe te adoptoje veprimet e duhura nxitese duke implementuar strategji ne menyre qe palet te negociojne me njera tjetren. Ne mungese te nje strategjie veprim-nxitese, komuniteti nderkombetar nuk do te mund te kontrolloje ngjarjet ne Kosove apo ne Serbi, ku rritja e pakenaqesise popullore dhe largimi nga procesi politik demokratik jane duke cuar ne menyre demonstrative ne ngurtesim te pozitave dhe fragmentim te autoritetit politik.
    Strategji Veprim-nxitese
    Eksperienca njerezore ne te gjitha llojet e negociatave – nderkombetare, ujdi gjygjesore dhe rregullimi i marredhenieve ne pune – ka treguar se nuk para ka te ngjare qe palet te marrin vendime te rendesishme dhe leshime domethenese te nevojshme per te negociuar nje zgjidhje per nje ceshtje te veshtire ne mungese te ndonje ngjarjeje veprim-nxitese – nje greve apo mbyllje e fabrikes nga pronari ne rastin e marredhenieve punedhenes-punemarres, mundesia e nje vendimi te kundert ne gjygj ose nje proces gjygjesor me pasoja te renda financiare, frika e nje nderhyrjeje ushtarake ose sanksione ekonomike ne kontekstin nderkombetar. Aktualisht, ne Kosove nuk ka ndonje ngjarje veprim-nxitese. Gjerat do te vazhdojne te jene pak a shume sic jane ne mungese te nje marreveshjeje te negociuar nga palet, dhe asnjera nga palet e shikon gjendjen aktuale si teper te papranueshme.
    Nje strategji efektive e cila do te sjelle ne tryeze Prishtinen dhe Beogradin do te kerkoje me siguri me shume sesa urdhra nga UNMIK-u, “vendimmarrje” nga Keshilli i Sigurimit i OKB-se, apo rekomandime nga grupime ekspertesh apo nga OJQ-te.
    Ata qe jane te interesuar ne zgjidhjen e nje statusi final per Kosoven duhet te jene me energjike ne gjetjen e nje morie “karrotash” dhe “shkopijsh” qe mund te jene veprim-nxitese. Ne te gjithe skenaret qe ne mund te perfytyrojme, deshtimi per te arritur nje zgjidhje te negociuar, brenda afatit kohor te percaktuar do te conte ne nje rikonfigurim te prezences nderkombetare ne Kosove. Nese te dyja palet do te shikoheshin si kontributore pak a shume te barabarte ne deshtimin e negociatave, komuniteti nderkombetar thjesht do te terhiqej nga Kosova, duke lene nje force te vogel ushtarake ne jug te lumit Iber per te ndaluar sulme te papritura nga ana e Serbise ne pothuajse 100% te territorit shqiptar dhe per te mbrojtur disa nga manastiret serbe qe kane vlera te medha historike dhe kulturore. Deshtimi sipas ketij skenari do te mund te shoqerohej me nje deklarim formal te pavaresise dhe shtetesise nga ana e Kuvendit te Kosoves, mbase e shoqeruar me nje referendum, me shpresa qe Kosova do te njihet si nje shtet i pavarur nga nje numer i madh shtetesh. Me pas do te ishte ne dore te qeverive te ndryshme per te njohur ose jo Kosoven si nje shtet i pavarur. Nese Kosova do te njihej nga nje numer i konsiderueshem shtetesh, Kosova do te arrinte de jure pavaresine sipas ligjit nderkombetar. Keshtu, terheqja ne rrethana te tilla do te conte ne nje ndarje te Kosoves sipas kufijve etnike dhe nje te ardhme te izoluar per serbet (afersisht 120,000 syresh) qe jetojne ne jug te lumit Iber. Gjithashtu kjo do te shtynte per nje kohe shume te gjate cdo konsiderim per antaresim ne EU si per Serbine ashtu edhe per Kosoven e re te pavarur.
    Mund te imagjinohet lehtesisht se asnjera pale nuk do te mbetej e kenaqur me nje ujdi te tille, duke i bere ata qe te negociojne me seriozisht ne menyre qe te gjejne nje zgjidhje me te mire. Gjithashtu eshte lehte te mendosh, se per nje seri arsyesh, secila nga palet mund te mosveproje ne mirebesim. Nese kjo do te ndodhte, bashkesia nderkombetare duhet te kete artikuluar “shkopinj” te llojeve te ndryshem per te ndeshkuar palen qe vepron ne keqbesim, si edhe “karrota” per palen qe vepron me mirebesim. Nese pala qe vepron ne keqbesim eshte lidershipi serb, nuk eshte e veshtire te mendohet nje pakete stimuluese. Komuniteti nderkombetar do ta njihte Kosoven me kufijte e vitit 1974, dhe te zhvendoste forcat per te kontrolluar keto kufij, duke cmontuar institucionet paralele qe u krijuan nga Beogradi per te qeverisur provincen. Ne te njejten kohe Serbia dhe Mali i Zi do te beheshin subjekt i izolimit diplomatik dhe ekonomik. Eshte pak me e veshtire te mendohet per ndonje pakete stimuluese nese pala shqiptare do te veproje ne keqbesim. Pas te gjithave, nese Beogradi merr sovranitetin e Kosoves, megjithese ne teori duket kercenuese dhe do te mirepritej nga disa politikane nacionaliste, kjo do te coje ne nje kaos total nese do te implementohet, pikerisht ai kaos qe NATO-ja donte te ndalonte ne 1999-en kur nderhyri ushtarakisht ne Kosove. Megjithate, nje kercenim i tille, se bashku me ndonje premtim se disa trupa nderkombetare do te mbeten ne province, por tashme per te ndihmuar serbet te krijojne nje regjim modern europian, do te ishte i mjaftueshem per te therritur udheheqesit shqiptare te Kosoves ne tryezen e bisedimeve dhe per t’i mbajtur ata ne kete tryeze.

  3. #13
    Procesi i ndermjetesimit
    Negociatat midis Prishtines dhe Beogradit nuk kane te ngjare te jene te suksesshme pa ndermjetesim. Edhe nje njoftim i detajuar mire me nje pakete te pershtatshme, por statike, te “karrotave” dhe “shkopijve” nuk do te jete i mjaftueshem per te nxitur palet ne nje dialog dypalesh dhe ne marreveshje.
    Interpretime te ndryshme te historise dhe realitetit aktual, mosbesimi teper i madh, dhe mungesa e pervojes ne negociata nderkombetare te veshtira me shume te ngjare do ti minojne keto negociata nese nuk ka nje ndermjetesim te shkathet.
    Komuniteti nderkombetar duhet te gjeje nje menyre per t’i ingranuar perfaqesuesit serbe dhe kosovare nepermjet nje procesi ndermjetesues te vazhdueshem, ne te cilin palet dhe ndermjetesuesi do te lejonin te gjitha opsionet “mbi tavoline”, dhe ndermjetesuesi do t’i pershtase stimulimet ne baze te nje deshtimi te mundshem, pergjate negociatave, per njeren apo tjetren pale ne menyre qe ata te negociojne ne mirebesim. Nese shqiptaret, per shembull, refuzojne t’i pergjigjen propozimeve konstruktive ne lidhje me shqetesime te drejta qe serbet mund te kene per nje ceshtje te caktuar, atehere ndermjetesuesi nderkombetar duhet te jete ne gjendje qe te kercenoje me nje skenar kur shtetesia per Kosoven ka pak te ngjare. Anasjelltas, nese negociatoret serbe shfaqin papajtueshmeri, ndermjetesuesi duhet te jete ne nje pozite ku mund te kercenoje me nje skenar ku serbet e Kosoves duhet t’ia dalin vete mbane ne nje shtet Kosovar te pavarur, te dominuar nga shqiptaret.
    Per me teper, komuniteti nderkombetar, si edhe palet ne bisedim, duhet te pranojne nje negocim ne te cilin gjithcka eshte e “shtruar mbi tavoline”. Ne menyre qe te ndermjetesoje negociatat per statusin final, komuniteti nderkombetar duhet te braktise idene qe nje status final per Kosoven do te kete nje “lloj efekti domino” ne vende te tjera te Ballkanit, duke pare nje seri pretendimesh per te ndryshuar kufijte ne menyre qe te krijohen shtete te tjere monoetnike. Negociatat per statusin final te Kosoves perceptohen nga shume si rreziqe per stabilitetin e Bosnjes dhe Maqedonise ne te ardhmen. Zgjidhja e statusit final te Kosoves, nese eshte e suksesshme, mund te kete ndikim domethenes ne keto dy shtete ballkanike, i cili mund te jete pozitiv.
    Ne Bosnje, partite nacionaliste theksojne qe vendi eshte me mire te jete i ndare sesa i bashkuar. Tre entitetet te cilat perfshihen ne 2 struktura, Federata Boshnjake-Kroate nga njera ane dhe Republika Serbe ne anen tjeter, jane me te forta se institucionet federale. Dy njesite federale kane ushtrine dhe policine e tyre dhe disa intitucione fiskale formale dhe joformale. Autoritetet lokale nacionaliste pengojne procesin e kthimit te refugjateve dhe personave te zhvendosur. Megjithate, nuk eshte aspak e qarte, nese progresi ne Bosnje do te minohet nga nje zgjidhje e negociuar e Kosoves. Ne fakt nje status final per Kosoven mund te vendose nje precedent konstruktiv per Bosnjen: aspiratat e etniciteteve ne te njejtin territor duhet te permbushen nepermjet negociatave ku ka mirebesim midis paleve, dhe me ndermjetesim nderkombetar.
    Maqedonia paraqet nje situate me te komplikuar. Megjithese disa parti politike ne Maqedoni reflektojne nje model europian, duke mos patur alternativa te mirefillta etnike por alternativa politike moderne, keto parti mbeten te vogla dhe pa influence. Megjithese sfera politike dominohet nga parti me baza etnike, Maqedonia ka arritur te kete paqe, stabilitet, sovranitet dhe integritet territorial me nje ndihme aktive nga komuniteti nderkombetar. Te nenshkruara pas dhunes se pranveres te 2000, marreveshjet e Ohrit siguruan reforma demokratike te rendesishme per te ruajtur pavaresine, sovranitetin dhe integritetin territorial te shtetit maqedonas. Keto reforma respektojne karakterin multietnik te Maqedonise nepermjet qasjeve pluraliste, te cilat sigurojne respekt te plote per reforma te thella, duke perfshire te drejtat e njeriut dhe te drejtat nacionale. Ne vecanti, marreveshja e Ohrit ka cuar ne institucione shteterore te reformuara, qe i perfshijne te gjitha grupet etnike dhe struktura te pushtetit lokal te decentralizuara ne perputhje me parimet europiane te shperndarjes se pushtetit. Marreveshja kornize e Ohrit, ne qofte se do te implementohej drejt, do te riintegronte te gjitha grupet etnike, minoritetet dhe individet ne nje shoqeri demokratike brenda Maqedonise.
    Statusi final i Kosoves, padyshim, do te influencoje te ardhmen e Maqedonise. Nese nje zgjidhje e negociuar per Kosoven do te permbaje ndarjen sipas vijave etnike, ajo do te forconte gjithashtu argumentat per federalizimin apo ndarjen e plote te Maqedonise. Nga ana tjeter, zgjidhja e statusit te Kosoves, si nje territor i paprekur nen kufijte aktuale, do te coje ne forcimin e unitetit ne Maqedoni, duke cuar ne forcim te stabilitetit atje. Por ne cilindo rast, precedenti i Kosoves do te vendose qe cdo ndryshim kufijsh duhet te behet me negociata dhe te pranohet nga palet, dhe jo te imponohet nga komuniteti nderkombetar ne nje menyre qe i ngjan politikave te shteteve te medha ne shekullin e 19-te.
    Frika se po shkohet drejt krijimit te “Shqiperise se Madhe”, e cila ka paralizuar gjate perpjekjet nderkombetare per te adresuar statusin final, do te lihej menjane. Nuk ka ndonje evidence te besueshme se liderat politike ne Kosove, Shqiperi ose ne partite politike ne Maqedoni e deshirojne nje gje te tille.

  4. #14
    Nderkohe
    Formulimi i nje strategjie veprim-nxitese, mbledhja e nje mbeshtetjeje te mjaftueshme per te dhe stukturimi i nje ndermjetesimi te pershtatshem e te sofistikuar, do te kerkoje kohe. Nderkohe, duhet te vazhdoje puna per ceshtje qe duhen zgjidhur sido qe te rrjedhe situata, duke perfshire formulimin e nje programi ekonomik per Kosoven, zhvillimin e analizave me te thella ligjore te alternativave konstitucionale, qe perfshijne nje kuader per mbrojten e minoriteteve, organizim te marreveshjeve per siguri ne rajon, dhe nje progres ne problemin e Mitrovices.
    Zhvillimi i nje programi ekonomik
    Kosova aktualisht ka afersisht nje papunesi prej 60% dhe nje deficit te bilancit te pagesave te po kesaj shkalle. Perpjekjet e meparshme nderkombetare per te reformuar ekonomine u ndalen per disa vjet per shkak te pasigurise ndermjet keshilltareve ligjore te OKB-se nese rezoluta 1244 e OKB-ja autorizon per reformimin e ligjeve dhe pronave. Tashme, pavaresisht se opinioni i pergjithshem eshte se mandati i OKB-se eshte mjaft i gjere qe te mbuloje reforma ekonomike nen konceptin e “kujdestarise politike”, nuk ka ndonje vizion koherent per te ndertuar nje ekonomi te qendrueshme.
    Cdo status final i shendetshem per Kosoven, pavaresisht sesa i pranueshem eshte politikisht, varet nga nje ekonomi e qendrueshme e Kosoves, e cila duhet te jete ne gjendje te krijoje 30,000 vende pune ne vit. Duke pasur parasysh madhesine e Kosoves dhe faktin qe nuk ka dalje ne tregtine detare, suksesi ne ekonomi varet nga integrimi rajonal. Suksesi ekonomik kerkon gjithashtu terheqjen e investitoreve te huaj, i cili si shkembim kerkon vazhdimin dhe pershpejtimin e procesit te privatizimit, i cili pati nje fillim te suksesshem ne fillim te 2003-shit, por qe ka ngelur ne vend per mese 9 muaj per shkak se udheheqja e UNMIK ka qene e paqarte. Privatizimi duhet te rifilloje menjehere, jo vetem se mund te terheqe investitore te huaj, por sepse ai eshte esencial ne lirimin e sasive te konsiderueshme te pronave e cila aktuKosova ka marre pjese ne menyre konstruktive ne nje seri aktivitetesh ekonomike rajonale nepermjet zyres se Kryeministrit, por per shkak se nuk ka status sovran, ajo nuk eshte anetare formale e Paktit te Stabilitetit te Europes Juglindore. Kjo shpesh nenkupton se Kosova lihet menjane per planifikime strategjike si per rruget automobilistike, dhe mbase nuk ka “tabelen e qitjes” per te insistuar qe vendet e tjera ne rajon t’i kushtojne vemendje nevojave dhe potencialeve te Kosoves. Duhet te behet nje pune teper serioze, qe Kosova te marre pjese me emrin e saj ne organizatat nderkombetare qe diktojne telekomunikimet, transportin ajror, financat nderkombetare dhe planifikimin ekonomik rajonal, edhe duke mos qene formalisht “shtet”. Procedurat operative te Paktit te Stabilitetit duhen rishikuar qe ta lejojne Kosoven te marre pjese si anetare me anetaresi te plote pa pritur per ndonje veprim per statusin final.
    Negociatat rreth makanizmave institucionale per te promovuar integrim ekonomik rajonal duhet te intensifikohen. Politikat tregtare dhe doganore te Kosoves dhe te gjithe vendeve ne rajon duhet te reflektojne konceptin e nje “Ballkani pa Kufij”. OKB-ja dhe BE-ja duhet t’i japin nje prioritet shume me te madh zhvillimit ekonomik te orientuar ndaj ekonomise se tregut. Zhvillimi ekonomik akoma tenton te zere nje “vend te pasem” ne krahasim me prioritet e tjera, madje edhe ne Planin me te ri te Implementimit te Standarteve.
    Zgjidhja e statusit final do te kerkoje me domosdoshmeri krijimin e nje mekanizmi qe te zgjidhe pretendimet qe ngrihen nga konflikti Kosovar dhe nga periudha e administrimit te OKB-se. Marreveshja per ndarjen e pasurive te Jugosllave do te ishte nje model i pershtatshem per proporcionimin e borxhit dhe aseteve, por kjo marrevshje nuk i mbulon pretendimet private, sic jane pensionet, dhe pronat e ndermarrjeve dhe individeve, te cilat jane vecanerisht te rendesishme ne rastin e Kosoves. Nje mekanizem me i gjere qe do te perfshinte keto pretendime duhet te mbushe boshlleqet ne regjimet aktuale te Dhomes-Speciale dhe Drejtorise se Pronave te Shtepive, dhe mund te modelohet ne baze te Komisionit te Prentendimeve Ndekombetare qe u krijua nga OKB-ja pas luftes se pare ne Irak, dhe mbi Gjykaten e Pretendimeve Iran-SHBA.
    Privatizimi i ndermarrjeve me pronesi publike apo sociale eshte i domosdoshem per te terhequr investime dhe per te krijuar vende pune. Pavaresisht numrit te ndermarrjeve publike dhe shoqerore qe mund te vihen ne pune, privatizimi eshte i nevojshem per te zhdukur mjergullen mbi tapite e pronave te patundshme qe kane akses ne infrastrukture. Nderprerja 9 mujore e privatizmit qe filloi ne Tetor te 2003, ishte nje gotitje serioze per zhvillimin ekonomik dhe besimin e publikut ne aftesine e institucioneve egzistuese per te krijuar progress ekonomik.
    Privatizimi duhet te filloje menjehere, pa vonesa, te cilat do te rezultojne sigurisht nga ripunimi rrenjesor i politikave te tenderimit dhe te punes. Te gjitha ceshtjeve gjygjesore mbi pronesine te mbetura pezull ne Dhomen Speciale te Gjykates se Larte te Kosoves, duhet t’i jepet zgjidhje e menjehershme.
    alisht kontrollohet nga ndermarrje jofunksionale publike, qe jane ne liste per t’u privatizuar.

  5. #15
    Percaktimi i strukturave ligjore

    Pune pergatitore esenciale per negociatat e statusit final duhet te ndermerren, duke perfshire rishikimin e korinizave alternative kushtetuese, duke i kushtuar vemendje te vecante mbrojtjes se minoriteteve dhe decentralizimit.
    Megjithese permbajta e kushtetutes per statusin final te Kosoves do te buroje nga negociatat, do te ishte me vlere per udheheqesit opinioniste dhe ekspertet politiko-legale qe te fillonin te skleletonin konturin e kesaj kushtetute. Ne vecanti, ata duhet te shqyrtojne kuadrin kushtetues nen Rregulloren 2001/9 te UNMIK-ut dhe te identifikojne vecori specifike te ketij kuadri qe nuk do te ishte i pershtatshem per statusin final.
    Ata gjithashtu duhet te fillojne pune serioze per te identifikuar obsione konkrete per decentralizimit e pushteteve qeveritare, duke marre experience nga pervoja e deritanishme ne shperndarjen e pushteteve midis institucioneve qendrore PISG dhe qeverive lokale dhe te shikojne ne modele te huaja te pershtatshme sic jane sistemet federale dhe komunale vetadministruese ne Gjermani, SHBA dhe Kanada, dhe ne modelet per shperndarjen e pushtetit politik ne nje shtet shume-gjuhesor ne Belgjike dhe Zvicer.
    Rendesi duhet t’i jepet strukturave ligjore qe do te mbeshtesnin mbrojtjen ligjore formale te te drejtave te minoriteteve me mekanizma detyrues dhe te mbikqyrura nga nderkombetaret, sic jane njohja e juridiksionit me Gjykaten Europiane te te Drejtave te njeriut.
    Mbrojta e te drejtave te minoriteteve
    Necociatoret e statusit final duhet te kene te qarte obsionet per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve ne Kosove, duke perfshire serbet, romet, turqit, dhe boshnjaket, per trajtim te njejte ligjor, per te qene te sigurte nga kercenimet fizike, dhe per mundesi te barabarta ekonomike. Ekspertet duhet te pergatisin propozime alternative te sofistikuara per nje miks te regjimeve ligjore lokale dhe nderkombetare per te siguruar mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
    Kater jane menyrat baze per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve ne kontekstin Kosovar:
    1. Nen nje regjim me ligje te forta ne nje demokraci te pavarur qe perqafohen ne mbare Bashkimin Europian.
    2. Nen nje regjim te te drejtave speciale
    3. Nepermjet perfaqesimit proporcional ose me marrevshje bashke-qeverisese ne institucionet politike
    4. Nepermjet autonomise territoriale
    Asnje nga keto obsione nuk eshte i mjaftueshem ne vetvete. Perfundimisht, me siguri mbrojtja me e mire e te drejtave te minoriteteve eshte kulture politike, demokratike dhe pluraliste ku toleranca multietnike eshte norme. Ndersa ky eshte nje qellim afatgjate per Kosoven, ai eshte i paplote ne kontekstin e kalimit te Kosoves nga statusi aktual ne nje status me te pavarur per shkak te paqartesise se formes qe do te kete sistemi i ardhshem politik ne Kosove dhe per shkak te mosbesimit ne procesin politik.
    Nje regjim i te drejtave speciale perfshin ligje penale dhe civile qe i vene detyra institucioneve publike dhe individeve qe te mos i keqtrajtojne minoritetet. Keto ligje mund te jene komunale ose ato mund te jene me origjine nderkombetare. Cilado qofte burimi i mbrojtjes se te drejtave te minoriteteve, regjimet e te drejtes speciale nuk do te jete efektive pa institucione detyruese, te mbeshtetura nga autoriteti nderkombetar.
    Sistemet per te siguruar perfaqesi proporcionale ne organet ligjvenese apo ne organet bashke-qeverisese dhe ekzekutive mund te jene nje pjese e programit te pergjithshem per mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve, por keto qasje nuk jane te mjaftueshme ne vetvete. Perfaqesues te minoriteteve ne Kuvend mund te mbivotohen ne cdo moment. Bashkeqeverisja ne organet ekzekutive shpesh con ne paralizim te vendimmarrjes, sikurse ndodhi ne Bosnje pas implementimit te marreveshjeve te Dejtonit apo ne ish-Jugosllavi pak para shperberjes.
    Autonomia territoriale perfytyron mbrojtjen e minoriteteve duke i lejuar ata te mblidhen ne rajone gjeografike te caktuara dhe te kene autonomi politike te konsiderueshme per punet e tyre. Efikasiteti i qasjeve decentralizuese te tilla varet nga shperndarja gjeografike e etnive dhe nga menyra e funksionimit te te institucioneve qe kane per detyre te mbajne balancen e duhur midis niveleve te ndryshme qeverisese. Mbeshtjeta me se tepermi ose plotesisht ne autonomine territoriale per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve do te coje ne zhvendosje te metejshme bazuar ne etnicitet, qe do te shoqerohet me lindjen e grindjeve dhe percarje midis njerezve.
    Se fundi, nje zgjidhje e negociuar me te ngjare do te perfshije nje kombinim te te kater qasjeve, nje angazhim politik nga institucionet e pavarura sovrane per mbrojtje te barabarte, regjime te te drejtave speciale, te mbeshtetura nga nje makineri detyruese nderkombetare, perfaqesi proporcionale legjislative, pse jo edhe egzekutive, dhe decentralizim per te lejuar qeverisje lokale ne perputhje me deshiren politike te popullsive lokale me perberje etnike te ndryshme. Mbrojtja e te drejtave te pakicave do te jete ne qender te cdo lloj diskutimi apo negociimi per statusin final te Kosoves. Progresi do te kerkoje braktisjen e qendrimeve te thjeshtuara sic mund te jene, “na beni te pavarur ne fillim dhe me pas ne do te krijojme institucione per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve”, “ju s’mund te negocioni statusin final pa pasur mbrojtje totale per te drejtat e minoriteteve”, dhe “e vetmja menyre per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve eshte ndarja e Kosoves”.

  6. #16
    Kujdesi per sigurine ne rajon

    Duhet te behet me shume pune per te percaktuar alternativa per sigurine ne rajon pasi KFOR-i te largohet. Si mund te mbrohet nje Kosove e pavarur nga fuqia ushtarake superiore e Serbise dhe Malit te Zi? Si mund te mbrohen Maqedonia dhe Lugina e Presheves nga rebelime te reja te sjella nga elemente militante etnike shqiptare brenda Kososves? Si mund te integrohet TMK-ja - te cilen kosovaret e Kosoves e shikojne si ushtria e ardhshme e kosoves - ne nje regjim sigurie qe promovon sigurine ne vend qe ta kercenoje ate? Cili duhet te jete roli i NATO-s?

    Zgjidhja e problemit te Mitrovices

    Mitrovica eshte nje miniature e gjendjes e te gjithe Kosoven. Ndarja e Mitrovices dhe statusi politik i pazgjidhur perforcon krizen ekonomike dhe socilale dhe nxit tensionet etnike. Paqartesia rreth se ardhmes se Mitrovices e mban qytein ne nje spirale kokeposhte, dhe helmon te ardhmen e Kosoves.
    Problemi i Mitrovices jep nje shans per ndertim mirebesimi. Nje perpjekje urgjente nga liderta politike shqiptare dhe serbe, e asistuar nga nje ndermjetesi nderkombetare, per te negociuar nje zgjidhje per Mitrovicen mund te jete nje “raund pergatitor” per negociimin dhe ndermjetesimin ne shkalle me te gjere te statusit final.
    Lideret politike lokale ne Mitrovice dhe komuniteti nderkombetar duhet te tregojne lidership ne perballjen e sfides se dyfishte te shtet-ndertimit dhe ndertimit te ekonomise. Udheheqesit shqiptare te Kosoves duhet t’i japin propozime reale dhe te besueshme komunitetit serb qe jeton ne Kosove dhe te perfshihen menjehere ne negociata direkte me Beogradin. Lideret kosovare duhet te tregojne qe ata i kuptojne mire shqetesimet dhe friken e komunitetit Serb ne Kosove dhe te dy palet – Prishtina dhe Beogradi – duhet te punojne shume ne arritjen e marreveshjeve kompromis dhe te adresojne problemet e te drejtave dhe kthimit te pronave si edhe rolin e ardhshem te Serbise ne Kososve. Perpjekje serioze duhet te behen nga aktoret lokale dhe nderkombetare per ta kthyer kete pengese te madhe ne nje oportunitet.
    Rezultatet domethenese, kthimi apo demshperblimi i pronave dhe transformimi i rolit te Serbise ne Kosove nga qeverisje paralele ne nje donator afatgjate ne Mitrovice mund te cojne ne nje progres real per gjithe Kosoven. Nje negociim i suksesshem rreth se ardhmes se Mitrovices mund te adoptoje qasjen e sygjeruar ne nje pakete propozimesh ne Shkurt te 2004-es nga OJQ-ja ESI (European Stability Initiative) liderave lokale, ose ajo mund te coje ne nje ndarje monoetnike.
    Paketa e ESI, http://www.esiweb.org, qe perbehet nga tre elemente: zgjidhja e plote e te drejtave mbi pronat dhe rivendosja e lirise se levizjes ne 2004-en, zhvillimi i nje strategjie asistence dhe zhvillimi per Mitrovicen dhe riformulimi i kufijve bashkiake per te krijuar nje bashki me shumice serbe por multi-etnike, ne veri te mitrovices dhe ne Zvecan.

  7. #17
    Konkluzione

    Ne Kosove eshte vene shume ne loje. Ajo qe eshte vene ne loje eshte permbushja e aspirates te dy milione shqiptareve per demokraci dhe vetvendosje, si edhe aspirata e shtate milione serbeve per tu pranuar plotesisht ne Europe. Vetem kjo do te ishte e mjaftueshme per te nxitur anetaret e tjere te komunitetit nderkombetar per te permbushur mandatin e tyre te Kombeve te Bashkuara per te ndermjetesuar nje marreveshje finale.
    Por ne loje eshte vene akoma me shume. Ka ardhur koha qe t’i jepet forme nje rendi te ri nderkombetar te bazuar ne paqe dhe siguri, dhe koha per te provuar qe misionet politike nderkombetare-vecanerisht ato shumepaleshe- mund te jene te suksesshme. Kosova eshte nje eksperiment shume i dukshem. Druajtja dhe frika e rrezikut politik vetem do t’i jape fushe veprimi cinizmit dhe forcave politike nacionaliste, jo vetem ne Prishtine dhe Beograd, por edhe ne kryeqytete te tjera te botes. Nese ne e kemi pershkruar drejt rugen drejt suksesit eshte me pak e rendesishme sesa te kuptojme se dicka duhet ndryshuar, dhe kjo nuk ka te ngjare te ndodhe pa udheheqje kurajoze tek te gjitha palet dhe nje perkushtim per rezultatet: nje perkushtim qe te vendosim statusin final sa me shpejt ne nje menyre qe te fuqizojme demokracine, te mbrojme te drejtat e njeriut, te perligjim shtetin ligjor, dhe te promovojme prosperitet ekonomik per te cilindo ne Ballkan.

    Autore: Henry H. Perritt, Jr hperritt@kentlaw.edu, Andrew Baruch Wachtel a-wachtel@northwestern.edu

    http://pbosnia.kentlaw.edu/symposium...y-albanian.doc

  8. #18
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Shqiptarët e Kosovës me sy në ball e drejt në bunar !!...nga i cili nuk do të kenë mundësi të dalin asnjëher.Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që edhe ëndrrat e shqiptarëve për bashkim kombëtar të shuhen.Le ta dinë të gjithë shqiptarët në trojet e veta etnike shqiptare se me fundosjen e Kosovës nuk do të ket fitues as për Shqipërinë e cunguar e as për pjesët tjera etnike shqiptare,pra qdo projekt i gjertanishëm dhe i ardhshëm në këto troje do të jet i pavlerë pra i pa suksesshëm.Humbës do të jemi të gjith.
    -------------------------------------------------------
    Kemi hyrë në tynelin e pakthim sepse kemi fjetur shum kur të tjerët nuk kan fjetur as natën.
    Mos të paraqitemi se me Kosovën dhe rreth saj nuk është duke ndodhur asgjë e tmerrshme.

    "Mr.Dituria"alias Bota Univerzale

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    A po kontribuohet rajonalizimi i Kosovës mbi baza etnike ?


    20 mars 2006 /TN

    Në një shkrim të 23 shkurtit, pra pas kthimit të delegacionit të Kosovës nga Vjena ku ishte zhvilluar takimi i parë për decentralizimin, ndër tjerash pata shkruar: “A kanë premtuar krijimin e komunave serbe, dhe a kanë premtuar kompetenca shtesë për to? Në këtë kontekst, a është premtuar, apo së paku a ka rrezik që këto komuna të krijojnë një lidhje horizontale-territoriale, nëpërmjet të të cilës do të injorohej lidhja vertikale-institucionale?” Tash kur është kryer edhe takimi i dytë, delegacioni i Kosovës u dha përgjigje pozitive këtyre pyetjeve.

    Shkruan: Rexhep KASTRATI

    Delegacionet u takuan në Vjenë dhe biseduan vetëm një ditë, për dallim nga hera e parë kur biseduan dy ditë. Të dyja palët deklaruan fitoren, dhe edhe ndërmjetësit u ndanë të kënaqur. Të gjithë shkuan, të gjithë biseduan, të gjithë fituan dhe të gjithë u kthyen. S’ka më mirë.

    As në përralla më mirë nuk bëhet. Dhe lum ne që po jetojmë në një botë përrallore! Po çka u bisedua? Çka fituan palët? Përse u kënaqën të gjithë? Me t’i shtruar këto pyetje bota përrallore fillon të shpërbëhet dhe kthehemi në botën reale, në atë botë në të cilën kemi qenë edhe para se delegacionet të rrezatojnë kënaqësi nga goja e tyre e lyer me sheqerka e llokume. Dhe fatkeqësisht del se jo të gjithë kanë fituar.

    Dhe fatkeqësisht jo të gjithë kanë arsye për t’u kënaqur. Është kështu se delegacioni i Kosovës po na i ha fjalët dhe ndryshe po flet para se të niset, e ndryshe pasi po kthehet. Pra, më duket se dikush këtu po rren: Veton Surroi që tha se delegacionit të Kosovës i është sugjeruar që të mos pranojë lidhje horizontale të komunave të reja, ose delegacioni i Kosovës që ende pa mbërritur në Prishtinë tha se është pranuar lidhja horizontale e komunave. Dhe këtu zë fill bota reale, e cila na bën që të kuptojmë se nuk paskemi qenë në një botë përrallore, por në një botë përrallash e mashtrimesh.

    Dhe e keqja është se delegacioni i Kosovës po komunikon me opinionin e gjerë vendës sikur të komunikonte me ndonjë grumbull kalamajsh që mund t’i mashtrosh me fjalë të ëmbla sikur t’u jepte sheqerka, çokollada apo llokume. Me fjalë të tjera, delegacioni i Kosovës si herën e parë i drejtuar nga Lutfi Haziri, si herën e dytë i kryesuar nga Hashim Thaçi, po vazhdon që lëshimet strategjike ndaj Beogradit t’i paraqesë si konstruktivitet dhe seriozitet të palës nga Kosova dhe si epërsi në raport me paraqitjen e palës nga Serbia.

    Mirëpo, me këto lëshime që duket sheshit se janë lëshime substanciale, politike e juridike po realizohet lidhja horizontale-territoriale e komunave serbe dhe shkallë-shkallë po shkohet drejt krijimit të një entiteti politiko-territorial etnik. Nuk është me rëndësi se si do të quhet ky entitet, por duket sheshit që jo vetëm do të mundësojë kompetenca shtesë, por edhe një lidhje institucionale ndërmjet komunave, ashtu edhe siç ka parashikuar shumë kohë më parë edhe Beogradi.

    Ky realitet i zymtë dhe kjo botë reale që nuk është aspak si në përralla, duket se do të qartësohet më 3 prill, dy ditë pas ditës së rrenave, sikur për të dëshmuar se dita e rrenave tanimë do të ketë kaluar.

    Atëherë do të ketë rënë maska komike e delegacionit të Kosovës dhe do të mund të vërehet tragjika e Kosovës, e cila ndodhet para dy rreziqeve të tmerrshme: rrezikut që në fund të procesit bisedimor të mbetet përfundimisht pa veriun e Kosovës dhe me një entitet politiko-territorial të veçantë brenda Kosovës, ashtu siç edhe kam shkruar para 5 vjetësh në fejtonin “Pse po ndodh Mitrovica?” dhe të botuar në “Bota sot”, e të cilin do ta ribotoja në kontekst të zhvillimeve aktuale po të ketë mirësinë botuesi i “Botës sot” që t’m’i japë bashkë me shkrimet e tjera që më kanë mbetur në atë gazetë.

    Deklarata e ministrit të punëve të jashtme të shtetit aktual shqiptar, z. Besnik Mustafaj lidhur me ndarjen eventuale të Kosovës, sikur është edhe një paralajmërim dhe një alarm që duhet të kuptohet drejt dhe seriozisht, e jo siç e komentuan dy linjat politike: linja e Tiranës/Kretës dhe linja udbasho-jugosllavokomuniste që gati se ishin në të njëjtën vijë me komentet e Beogradit.

    Edhe pse komentet e linjës institucionaliste ishin më të pjekura dhe më realiste, pra joinferiore, duhet thënë se kjo linjë duhet të lirohet nga ngërçet e brendshme për kreun e LDK-së dhe të mos bjerë viktimë e pazarllëqeve, shantazheve dhe e kurtheve brenda llojit edhe në raport me çështjen e decentralizimit që është në rend dite në takimet e Vjenës, dhe të mos mbetet vetëm në nivelin deklarativ.

    Kur them këtë, kam parasysh se përfaqësuesit e LDK-së në Ekipin Negociator, por edhe në delegacionin për decentralizimin, jo që nuk po veprojnë në përputhje me interesat reale të Kosovës, por edhe po e paraqesin veten si pjesë të delegacionit partiak të PDK-së dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi.

    Të përfshirë në pazarllëqe të ndyra me mr. Eqrem Kryeziun për eliminimin e akademik Dacit, Fatmir Sejdiu,Lutfi Haziri, Kolë Berisha, Skënder Hyseni e Naim Jerliu, kanë shkelur me të dy këmbët konceptin e dr. Ibrahim Rugovës për decentralizimin, që është koncept funksional dhe qytetar e jo territorial e etnik, dhe ashtu si shefi i tyre mr. Eqrem Kryeziu, duket se duan të rrënojnë gjithçka rugoviste brenda LDK-së. Në këtë drejtim duhet të aktivizohet edhe Kuvendi i Kosovës, i cili debatin eventual për këtë çështje nuk duhet ta kalojë ashtu sa për të thënë, por të ketë një qasje serioze dhe në përputhje me interesat reale të Kosovës.

    Është çështje tjetër që pjesa më e madhe e deputetëve të këtij Kuvendi e kanë degraduar veten në një numër sustash elektorinke, apo në një tufë kartonësh të cilët mund t’i aktivizojë sipas qejfit dhe sipas interesave të tij personale mr. Eqrem Kryeziu, prandaj edhe është shumë e diskutueshme që a do të mund të ringrihen në nivel të dinjitetit të tyre si deputetë dhe të diskutojnë me seriozitetin që e kërkon çështja, dhe në kundërshtim me interesat personale të një tufe servilësh që postin e kryetarit të Kosovës, të zëvendëskryeministrit dhe ndonjë post tjetër e kanë paguar me bindje ndaj shefit të tyre të ri.

    Sidoqoftë mbetet të shihet kur të zhvillohet debati për decentralizimin në Kuvendin e Kosovës se a është shndërruar institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve të Kosovës në një servis të një grupi individësh që për interesa personale mund të provojnë të luajnë me fatin e Kosovës, apo vërtet do të mbrojë interesat e Kosovës. Ajo që mund të thuhet qysh tash është se njëkohësia e zhvillimit të bisedimeve për decentralizimin dhe e shkarkimit/zëvendësimit të akademik Dacit është një parathënie e keqe edhe për vetë Kuvendin.

    Ndonjë Sabri Hamit që mund të çojë pluhur, do të mund të qetësohet nga miku i tij dhe bashkëluftëtari mr. Eqrem Kryeziu dhe të mos prishet plani për decentralizimin e Kosovës sipas interesave serbe, pra sipas interesave të Beogradit. Dhe kur them “plani për decentralizimin e Kosovës”, nuk mendoj absolutisht më për sintagmën tjetër terminologjike: “reformimi i pushtetit lokal”, sepse takimi i dytë i Vjenës përfundimisht e ka nxjerrë nga fjalori politik në përgjithësi, por edhe nga fjalori politik i delegacionit të Kosovës, pasi që në asnjë rast nuk më ka rënë ta dëgjoj nga asnjëri anëtar i këtij delegacioni as në Vjenë, e as në Prishtinë.

    Duket se më në fund edhe delegacioni i Kosovës e ka të qartë se bashkësia ndërkombëtare, e me këtë edhe ndërmjetësit ndërkombëtarë për statusin e Kosovës, ka falur vazhdimisht për decentralizim e jo për reformim të pushtetit lokal, prandaj edhe është më afër konceptit serb për ristrukturimin e relievit territorial të Kosovës. Përveç pranimit të komunave me bazë etnike, përveç kompetencave shtesë për këto komuna, përveç lidhjeve horizontale-territoriale të këtyre komunave, delegacioni i Kosovës ka pranuar se në Kosovë realisht po ndodh decentralizimi e jo reformimi i pushtetit lokal.

    Mbetet të shihet se a do të pranojnë më 3 prill edhe lidhjet e komunave serbe me pushtetin e Beogradit, financimet e Beogradit për këto komuna, që ne dhe vetë delegacioni i Kosovës të flasim për entitet të ri politiko-territorial brenda Kosovës. Edhe me kaq sa ka pranuar, delegacioni i Kosovës tashmë e ka shkelur edhe modelin sllavomaqedonas të decentralizimit, duke pranuar për 5-6 % të qytetarëve të Kosovës që quhen serbë, shumëfish më shumë autonomi se për 25% të qytetarëve të Maqedonisë që quhen shqiptarë.

    Sidoqoftë 3 prilli do të jetë datë që do t’na nxjerrë përfundimisht nga bota përrallore dhe nga bota e përrallave që i kemi dëgjuar pas dy takimeve të gjertanishme të Vjenës, duke ua hequr shijen e ëmbël nga goja secilit anëtar të delegacionit të Kosovës. Kur e ha sapunin për samun vetëm shkumë mund të nxjerrësh nga goja, në mos edhe diçka më të rëndë.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Se ç'farë po ndodhë kjo po shihet qartë,por të bëjmë pyetje e edhe të përgjigjemi sipas mundësisë,se cka duhët bërë në të ardhmen populli i Kosovës?.A duhet që Kosova t'i pranoj plagë të tilla në trup të saj?A kemi apo nuk kemi alternativa? Çka do të ndodhë në të ardhmen?.Çka duhët bërë?...!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •