KORPI DHE GJAKU I KRISHTIT -B-
15.06.2006

L1: Dal 24,3-8; L2 Heb 9,11-15; Ungjilli: Mk 14,12-16.22-26


Kjo festė, tė cilėn po e kremtojmė ėshtė njė festė ku pėrkujtojmė dhe na bėnė tė mendojmė dhe tė jetojmė me Korpin dhe Gjakun e Jezu Krishtit. Inkarnimi i Birit, Jezu Krishtit ėshtė ngjarje mė e madhe nė historinė e Zotit me njeriun. Me jetėn tokėsore tė Jezusit ky inkarnim nuk erdhi ende nė cak, por kjo vazhdohet nė sakramente tė cilat u ndahen besimtarėve nėpėrmes meshtarėve nė kishė. Nė euharisti ėshtė bėrė Krishti Buka e jetės pėr ne, pėr mbarė njerėzimin. Ai neve na fton tė kemi pjesėmarrje nė kėtė ushqim tė shenjt, nė euharisti.

EUHARISTIA ĖSHTĖ MESI I JETĖS PĖR NE BESIMTARĖT.

Njė libėr i Papės Benediktit XVI titullohet: „Zoti ėshtė afėr nesh - Euharistia: mesi i jetės“. Euharistia nė kuptimin e vėrtetė bėhet si njė shkollė e veprimit tė dashurisė ndaj tė afėrmit. Euharistia na udhėheq nė njė mėnyrė tė kėsaj dashurie, dhe kjo neve na tregon se ēfarė vlere ka njeriu si vėlla e motėr jonė nė sytė e Zotit, qė Jezu Krishti vetvetėn na dhuron nė formėn e bukės dhe tė verės. Zoti, pra ėshtė afėr nesh - Euharistia ėshtė mesi nė jetėn tonė krishtere.

Euharistia dhuron jetėn dhe ėshtė jetė pėr ne tė gjithė dhe burim i dashurisė ndaj tė afėrmit dhe Zotit. Jezu Krishti mė anė tė Korpit dhe tė Gjakut tė vet nė formėn e Bukės dhe tė verės behėt qendra e jetės e sė cilit prej nesh, bėhet jetė pėr ne. Pjesėmarrja nė euharisti pėr tė gjithė tė pagėzuarit ėshtė mė tė vėrtetė zemra e tė se dielės dhe pėr kėtė ka nevoja jeta jonė e krishterė. Ai e dhuroi jetėn e vet qė neve t“na bėhet ushqim shpirtėror. Nė flinė e shėlbimit duhet tė kanė tė gjithė njerėzit pjesėmarrje. Euharistia ėshtė pėrshpirtėria mė e mira, ėshtė mesi i jetės sonė.

Euharisti ėshtė gjithė njė mister, qė do tė thotė nė shenjė tė bukės dhe verės, pėrkujtim tė mundimeve dhe tė ngjallurit tė Jezusit: Besimtari i cili nė kėtė Korp tė flijuar dhe Gjakė tė derdhur, fiton fuqinė e tė shndėrruarit, ashtu si shėn Augustini na thotė: «Bėhuni, ēka ju merrni, dhe merrni ēka ju jeni» (Sermo 272,1). Nė euharisti ėshtė bėrė Krishti Buka e jetės dhe Buka e gjallė pėr mbarė njerėzimin, por edhe pėr ne qė jemi dhe kemi pjesėmarrje nė kėtė mister tė shenjt. Ai neve na fton tė kemi pjesėmarrje nė kėtė ushqim tė shenjt. Jezu Krishti na urdhėron vet kėtė qė ta marrim dhe prej saj edhe tė jetojmė: “Merrni e hani: ky ėshtė korpi im“! “Merini e pini prej tij gjithė, sepse ky ėshtė gjaku im-gjaku i Besėlidhjes qė do tė derdhet pėr tė gjithė nė shpėrblim tė mėkatėve“. „Bėni kėtė nėpėr kujtimin tim”.

Secili prej nesh duhet tė ketė dashuri dhe dėshmi pėr Euharisti: Ne si miq tė Krishtit takohemi shumė herė e mė dėshirė nė emėr tė Tij, qė Atė t'a lėvdėrojmė, atij t“i kėndojmė dhe atė t“a falėnderojmė. Zoti na dhurohet neve qė ne tė dhurojmė. Korpi i Krishtit ėshtė njė urė lidhėse qė lidhė mbarė njerėzimin nė njė emėr e nė njė qellim.

„Euharistia ėshtė dhurata e dhuratave tė Zotit pėr njerėzimin“. Nė meshėn shenjte kisha shenjte pėrkujton vdekjen e Krishtit dhe kremton ngjalljen e tij. Euharistia ėshtė pranishmėri sakramentale. Nė euharisti Jezusi e tregon mė tė vėrtetė dashurinė e vet ndaj nesh, „deri nė pikėn e fundit“ (Gjn 13, 1). Ky aspekt i dashurisė universale tė sakramentit tė euharistisė bazohet nė vet fjalėt e Shėlbuesit. Si rritet kisha? „Pėrherė nė altar ndodh flija e kryqit, nė tė cilėn ėshtė flijuar Krishti, Qengji ynė i Pashkėve“ (1 Kor 5, 7), kryhet vepra e Shėlbuesit tonė. Pjesėmarrja e besimtarėve nė euharisti i zbaton nė mėnyrėn mė tė drejtpėrdrejtė fjalėt e Zotėrisė: „Banoni nė mua sikurse edhe unė nė ju“ (Gjn 15,4). Apostujt janė poashtu fundament tė euharistisė, sepse kėtė Jezusi vet ua besoj atyre dhe pasardhėsve tė vet. Kisha e kremton euharistinė nėpėr shekuj, kremton atė qė e pėrcillėn apostujt nė ne, si porosi tė Zotėrisė. Bashkėsia, qė bashkohet nė kremtim tė euharistisė, ka nevojė pėr njė meshtar tė shuguruar, qė e udhėheq atė bashkėsi, qė t'mund tė jetė mė tė vėrtetė njė bashkim euharistik. Kisha i bashkon besimtarėt me Trininė Shenjte. Euharistia ėshtė paraqitja mė e lartė sakramentale e bashkėsisė sė kishės.

Euharistia Shenjte ėshtė mėnyra mė e pėrshtatura pėr ne mė tė cilin ne me Tė takohemi, ku vjen ai nė zemrat tona me anė tė Korpit e Gjakut. Buka dhe vera janė shenjat mė tė mėdhajat pėr Korpin e flijuar tė Jezusit dhe pėr Gjakun e tij me tė cilat ai e vulosi Besėlidhjen e Re.

Kjo Besėlidhje duhet qė prej secilit prej nesh edhe tė jetohet dhe tė zbatohet nė jetėn tonė tė pėrditshme. Duhet ta kemi tė gjithė tė kjartė, qė nėse ne si katolik nuk e zhvillojmė jetėn tonė me anė tė kėtyre dhuratave tė shenjta tė Korpit e Gjakut tė Krishtit, atėherė do tė jemi njerėz mė tė ligshtė dhe jo zbatues tė urdhėrit tė tij kur na thotė dhe urdhėron qė tė marrim Korpin gje Gjakun e tij.

Le tė jetė kjo ditė qė ndoshta vendosje e vėrtetė pėr jetė dhe nė jetėn: dua tė ushqehem me kėto dhe tė kam pjesėmarrje sa mė tė shpeshtė. Letė jetė euharistia pėr ne tė gjithė njė shėrim shpirtėor dhe „njė medikament i pavdėkėsisė“ sikur qė thotė shėn Ignaci i Antiohisė, nėse ushqehemi me Korpin dhe Gjakun e tij edhe nėse vdesim do tė jetojmė. A do tė jetojmė apo do tė vdesim kjo mvaret prej nesh? Ta pėrfundojmė me fjalėt e psalmistit nuk dua tė vdes dua tė jetoj!