Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    HIRI - (lat. gratia dtth 'dashamiresi, hir, favor, falje, ndjese, meshire')



    Ne Beselidhjen e Re fjala hir (greq. haris) perfshin dhe karakterizon epoken e re qe ka filluar me ardhjen e Jezu Krishtit ne dallim nga epoka e Beselidhjes se Vjeter ne te cilen ka mbizoteruar Ligji (Rom 6, 14; Gjn 1, 17). Hiri eshte dhurate e qe rrjedh prej Hyjit. Dhenia dhe falja, dhurimi i butesise, miresise, bekimeve: eshte figure e Hyjit ne BV (hebr. hesed). Ardhja e Jezu Krishtit tregon sa e madhe eshte zemergjeresia e Hyjit: edhe te birin e dhuron (Rom 8, 32): tek ai hiri, e verteta (Gjn 1, 17), drejtesia jane dhuruar ne menyre te pamerituar, si Marise 'hirplote' (Lk 1, 28 ).

    Ne teologjine e krishtere hiri eshte dhurate e Hyjit qe u mundeson njerezve pjesemarrjen ne jeten e tij tani dhe pas vdekjes. Gjate shekujve, ne lidhje me hirin, ne bashkesite e krishtera jane bere diskutime analizash te ashpra dhe te zjarrta.

    Ne shekullin e XVI-te, Erazmi dhe Luteri nuk pajtohen ne mendime rreth ceshtjes se shpetimit. Humanisti holandez konsideron se njeriu merr pjese ne shpetimin e tij: De libero arbitrio, 1524; ndersa Luteri mendon se shpetimi eshte krejtesisht dhurate e Hyjit , 'shpetimi me ane te hirit': De servo arbitrio, 1525. Kalvini ne Bazat e krishterimit pohon se Hyji, ne lirine e tij te pakuti u jep hirin e tij atyre qe do t'i shpetoje, ndersa ua ndalon te tjereve qe do te jene te humbur: ky eshte mesimi mbi predestinimin, te cilen Kisha Katolike e ka shpallur si heretik.

    Ne shek. e XVII-te ne France shqyrtimi mbi hirin vazhdon dhe sheh kundershtar Jansenistet dhe Jezuitet. Pascal, qe ne kete grindje gjindej ne anen e jansenisteve, i jep ndriqim te perhershem ketij diskutimi teologjik. Jansenistet - duke u mbeshtetur te Augustinus, te cilin e kishte botuar Jansenius (Ipeshkev i Ypres), ne vitin 1460 shkruan: hiri nuk eshte dhene te gjithe njerezve. Ne lirine e tij te plote Hyji mund t'ua ndaloje edhe te drejteve dhe Jezusi ka vdekur per t'ia siguruar shpetimin nje numri te vogel te zgjedhurish (kete domethenie simbolizojne edhe duart e Jezu Krishtit ne forme V - dhe jo krejtesisht te hapura - ne kryq).

    Jezuitet, ne vecanti jezuiti dhe teologu spanjoll Molina, mbeshtesin qendrimin qe dukej me pak deshpruese: cdo i krishtere, ne qofte se zbaton besnikerisht sakramentet, lutjen dhe virtytet, mund ta meritojne hirin e Hyjit dhe te arrij shpetimin. Molinizmi deshiron te pajtoje ne kete menyre pohimin e lirise dhe efikasitetin e gjithepushtetshem te hirit te Hyjit.

    Ndermjet jansenisteve dhe jezuiteve jane tomistet (dominikanet, nxenesit e Toma Akuinit): Hyji dhuron te gjithe njerezve hirin e mjaftueshem, por vetem disave jep hirin efikas qe eshte i nevojshem ne menyre qe hiri i mjaftueshem te jap fryt. Pascal perqeshte kete hir te mjaftueshem qe nuk eshte i mjaftueshem!
    Pas ketyre diskutimeve ekspertesh qe ne te vertete kane filluar ne shekullin e XVIII-te megjithe bulen e Papes Unigenitus (1713) e cila e denoi jansenizmin, per te krishteret qendron nje pyetje mjaft serioze: si te pajtohen ne veprimin shpetimtar liria e njeriut dhe gjithpushtetshmeria hyjnore?

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    A dhe Ω

    Alfa (A) dhe Omega (Ω) janė shkronja e parė edhe e fundit tė alfabetit grek. Kuptimin e kėtij vetėkarakterizimi tė mistershėm tė Hyjit dhe tė Krishtit (Shpallja 1.8 ) e jep Shpallja 1, 17: "Unė jam fundi dhe fillimi"

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    I.N.R.I.


    Shkurtim i formules Iesus Nazarenus Rex Judaeorum te shkruar ne mbishkrimin qe - sipas zakonit romak - tregonte arsyen e denimit te Jezusit: "Jezus Nazareni, mbret i judenjve" (Gjn 19, 19).

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •